Gjuha Shqipe kl 7

Page 128

Të lexuarit Bën me dorë nga dritarja. Ja, shiko! Bindu vetë. Ja, ku është Bregu i Drinit, shiko si luftojnë malësorët fytafyt me turkun e zi. Tri anëve të atdheut po jehon kushtrimi i këtij burri: Çohuni kundër turkut, vëllezër, se Pjetër Bogdani ka thënë: - “një është feja e shqiptarit – atdheu!” dhe, kur morën vesh se ç’fe predikon Pro9feti, ata i lëshuan pas shpifësit, hafijet, qentë e tërbuar. E ndjekin këmba – këmbës. Gjallë a vdekur e kërkojnë ta copëtojnë. Dhe, kur e ndjekin-a nuk e strehon motra të vëllanë, a? a nuk i bëhet kështjellë çdo kullë shqiptare këtij prifti tri herë martir? Ku ke parë ti që nëna ta dëbojë nga shtëpia birin e vet të sëmurë? Ti, qyqe, ke frikë se Pjetër Bogdani ta ngjit sëmundjen e murtajës, kurse turku ia ka frikën sëmundjes së librave, që përhap Pjetër Bogdani. Librave në gjuhë shqipe, ndaj ia lëshuan qentë e tërbuar që ta ndjekin. Por, nuk kanë frikë vetëm turqit nga Pjetri, jo! Frikën ia kanë edhe ca shqiptarë kokëbosh, si çifti yt, qyqe! As për së vdekuri nuk do ta lënë të qetë. Jo! Duan ta shkulin nga ky truall... Bën me dorë nga Pjetër Bogdani. ...këtë trung të vetmuar në malin e lashtë. Këtë trung që e mbajnë të qëndrojë – rrënjët e kësaj toke. E, kush nuk e do Pjetër Bogdanin? Kush nuk e do atë, me gojën e të cilit atdheu kërkon ta shqiptojë gjuhën e nënës? Pushim Dhe gënjejnë! Erdhi, thonë, të vdesë për fenë dhe jo për atdheun. E po, kur ta shkulim zemrën, fenë e gjuhën, doket e zakonet – si mund të mburresh e të thuash se ke atdhe? Ç’atdhe është ai ku nuk mund të shkruash e të flasësh gjuhën e nënës? As atë, as nënë, as vëlla, as grua, as fëmijë s’ke aty ku të përbuzin djepin, pragun, kullën e kasollen. Kurse ty ta zë goja e thua: Dolën të gjallët që të vdesin për këtë të vdekur! Por, dije, O tun burri, se Pjetër Bogdani nuk vdes kurrë! Flasin librat e tij shqip, qindra e qindra vjet do të ligjërojnë. Edhe nga varri do t’ua kallin datën armiqve të këtij vendi. Se, jo, kurrë nuk vdes poeti-profeti.

128

Kuptimi

Studiojmë tekstin

1. Në ç’kohë është vendosur ngjarja? 2. Cili ishte shkaku i konfliktit në mes të Tunit dhe gruas së tij, Hanës? 3. Pse Hana e sulmon Tunin, burrin e saj? Pse shqetësohet Tuni? Kujt ia kishte frikën? 4. Ç’kuptoni me fjalët “Këso kohësh njerëzit nuk ndahen në gra e burra, por në luftëtarë e qyqarë”? 5. Ç’kuptoni me fjalët “një është feja e shqiptarit – atdheu”? Cili prej shkrimtarëve tanë ka thënë fjalë me kuptim përafërsisht të njëjtë? 6. Përse Pjetër Bogdani ishte i rrezikshëm për turqit? Punë e pavarur - Çfarë i dallon dhe çfarë kanë të përbashkët Hana dhe Tuni? - Mësoni përmendësh një pjesë të tekstit dhe përpiquni ta vini në skenë të improvizuar në klasë.

Monodrama Monodrama është lloji më i thjeshtë i dramës. Ajo mund të përbëhet edhe vetëm nga një skenë. Numri i personazheve te monodrama është më i vogël se te drama. Konflikti shfaqet që në hyrje dhe zgjidhet shumë shpejt.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.