Gjuha Shqipe kl 7

Page 118

Të lexuarit

short-i - këtu: fati

118

Në botëkuptimin e grekëve të lashtë, fati ishte fuqia që qëndronte mbi gjithçka. mëkat-i - shkelje e një rregulli a e diçkaje të ndaluar; faj.

Prometeu (i mbërthyer në pranga) Etër qiellorë dhe etër krahëshpejtë, o ju, burime lumenjsh të rrëmbyer, hare e plot drit’ e dallgëve të detit. Ti mëmë Tokë dhe ti disk i Diellit që sheh çdo gjë – juve po ju thërras! Pa shihni, shihni ju një perëndi se ç’po pëson nga perëndit’ e tjera! Por, jo? Ç’po flas kështu, kur fare mirë të ardhmen un’ e di që më përpara? Por as të flas dhe as të hesht nuk mundem për shortin tim, i heq këto mundime se vodha zjarrin, fshehur në kallam. Dhe njerëzve ua dhash’ si dhuratë të çmuar q’u bë për ta mësues i arteve, i çdo mjeshtërie e mjet për të jetuar. Ja, për këtë mëkat nën qiell të hapur në pranga më mbërthyen. Ah, un’ i mjeri! ........................


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.