Gjuha Shqipe kl 7

Page 109

Përralla dhe histori të vërteta

Legjendë

Liqeni i Prespës

Populli thotë se në një fshat, aty rrëzë malit, gjendej një çezmë e madhe. Në këtë çezmë mbushnin ujë të gjithë njerëzit e fshatrave përreth. Çezma e kishte ujin e kulluar si argjendi e të ftohtë brisk. Një mbrëmje, një nuse që sapo ishte martuar në këto fshatra, mbushi ujë e fundit në këtë çezmë dhe harroi që ta mbyllte. kështu që për gjithë natën rodhi shumë ujë, saqë e mbushi fushëgropën plot me ujë. Prej kësaj çezme u formua liqeni dhe, sipas emrit të vendit, Prespë, u quajt edhe liqeni i Prespës.

Kuptimi 1. Ç’tregon fillimi i legjendës: “Populli thotë se .....” 2. Gjeni në legjendë: •elementet reale çezma e madhe _____________ _____________ _____________ _____________ • elementet fantastike për gjithë natën rrodhi uji aq..... _____________ _____________ _____________ _____________

Detyrë

109

3. Mësojeni ta ritregoni bukur këtë legjendë. 4. A ju pëlqen legjenda? Pse? është e vërtetë, sepse ju nxit imagjinatën, është tërheqëse. 5. Sillni në klasë legjenda të tjera të bukura dhe diskutoni për to me njëri-tjetrin.

LEGJENDA Ky tekst është një legjendë popullore. Në legjenda përgjithësisht flitet për krijimin e lumenjve, liqeneve, qyteteve, kështjellave etj. Krijimi i legjendave bazohet në besimin e lashtë të popullit. Legjendat janë fryt i fantazisë dhe i dëshirave të njerëzve primitivë. Kjo do të thotë se ngjarja që përshkruajnë legjendat s’mund të kenë ngjarë realisht në jetë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.