Albanica 61

Page 41

Shëndetësi

Bota jonë

Shërbimi shëndetësor në Shqipëri - në proces reformash E. Baçi, Tiranë

Prioritete: reforma financiare dhe ajo spitalore Shëndet të kesh, kjo shprehje sa e vjetër aq edhe e re, kaq kuptimplote, fiton ngjyresën vetëm atëherë kur prej hallit të duhet të trokasësh në dyert e spitalit. Bluzat e bardha prej vitesh janë shndërruar në tmerr për pacientet. Infermierja, për një gjilpër, do pagesën e, po kështu, për një operacion, duhet të paguash një shifër prej 500 mijë lekësh, që të lërë të kënaqur reanimatorin, kirurgun e, pse jo, edhe asistentin, pa harruar më pas ilaqet që duhet t’i blesh vetë, se spitali nuk ka e, poashtu, edhe çarçafet që duhet ti sjellësh nga shtëpia e deri tek absurditeti i pritjes me ditë të tëra për të bërë një dializë etj. etj. Hallet, thotë populli ynë, s’mbarojnë kurrë, por sidomos hallet e shëndetit kur të duhet të udhëtosh orë të tëra me makinë për të zbritur në qytezën më të afërt për t’u vizituar apo shtruar në spital. E, pra, e tillë është një pjesë e realitetit në Shqipëri, them një pjesë sepse krahas fshatrave të largëta, ku mungojnë mjekët, ka edhe zona si Tirana ku gëlojnë klinikat private, mjafton të bësh pagesën. Për shëndetin thuajse flitet përditë, për strategji afatshkurta dhe afatgjata, për implementimin e reformës financiare dhe të asaj spitalore. Madje, kjo ka qënë edhe një ndër prioritetet e dikasterit që mbulon shërbimin shëndetsor. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, situata aktuale e shëndetësisë në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese. Mitmarrja e bluzave të bardha mbetet problematike 61/2006

edhe pas zbatimit të një pjese të reformës financiare në shëndetësi. Pagat e mjekëve në spitale janë ende qesharake në raport me punën, vështirësinë dhe përgjegjësinë e saj, ndërsa ]mimet për të përballuar jetesën sa vijnë e rriten. Sipas studimeve dhe, sipas përvojës së vendeve të tjera kjo ]ështje sociale do të eliminohet vetëm me ndryshimin e financimit të sistemit të shëndetësisë. “Eshtë koha që ne të jetësojnë një strategji të përpunuar prej vitesh në Ministrinë e Shëndetësisë, strategji që kërkon përmirësime të vazhdueshme. Tashmë jemi gati për një kalendar, në të cilin janë të specifikuara afatet për çdo veprim - sot ne jemi për zbatimin e saj”,- u shpreh ministri Maksim Cikuli, që gjithsesi nuk e mohon realitetin, jo shumë optimist, të

shërbimit shëndetësor publik në Shqipëri. Me sa duket, tani në Shqipëri, edhe në këtë drejtim, po përvetësohen përvojat e aplikimit të reformës financiare të Hungarisë dhe Sllovenisë. Synimi, i deklaruar tashmë nga ministri Cikuli, është të shkohet drejt financimit prej një burimi të vetëm të të gjithë sistemit shëndetësor, rol të cilin do ta përmbushë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Aktualisht, ky Institut mbulon shpenzimet e medikamenteve, shërbimin e mjekut të përgjithshëm, të mjekut të familjes dhe dy projekte pilot: Kujdesin Parësor të prefekturës së Beratit dhe spitalin e Durrësit (të përfshira tashmë në skemën e sigurimeve shëndetësore). Po a jemi gati për një zgjerim të mëtejshëm të skemës së sigurimeve shënde41


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.