Albanica 61

Page 105

MonumentaBota Albanica jonë

Film të mbulojë gjithçka nga epi origjinal i Homerit, me pak stilizime të shtuara. Bekim Fehmiu luan rolin e Uliksit. Në role të mëdha ndihmëse të aktrimit është Irena Papas në rolin e Penelopës dhe Marina Berti në rolin e Aretes. Asnjëherë i shfaqur në mënyrë sensacionale në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Aventurat e Uliksit për herë të parë është parë në Amerikë më 7 gusht të vitit 1987. Në filmin Libera, e dashura ime (1975) “Libera, amore mio”, dramë, regjia Mauro Bolognini, Bekim Fehmiu luan me Claudia Cardinalen, Adolfo Celin e Philipe Leroyn. Pasi babai i saj (Adolfo Celi) është dëbuar në ekzil në një ishull të bregdetit në Itali për shkak të politikës së tij kundër Musolinit, Libera (Claudia Cardinale) është e tërbuar nga fashistët italianë dhe bën një numër të madh gjest-

Curt Jurgens, me të cilin Bekim Fehmiu luan në filmin “Cagliostro”, 1975

esh të guximshme fare personale kundër tyre. Në fillim, kjo rezulton në humbjen e punës së burrit të saj, por, në fund, ata dërgohen në ekzil në të njëjtin ishull në të cilin ishte dërguar babai i saj. Atje asaj i lind një pasion për Sandron (Bekim Fehmiu), një tjetër i internuar, por përmbahet nga një aferë me të për shkak të ndjenjës së fuqishme që ajo 61/2006

ka ndaj vlerave. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, rezistenca ndaj fashizmit fillon të bëhet më e organizuar dhe më aktive. Libera, me një numër aksionesh, i bashkohet kësaj rezistence, zakonisht kur këto aksione koincidojnë me më shumë me të afërmit e saj personalë kundër këmishëve të kafta. Cagliostro (1975), film në të cilin, krahas rolit kryesor të Bekim Fehmiut, luajnë, në role të dorës së parë, edhe Curt Jurgens, Rossana Schiaffino dhe Evely Stewart, regjia Daniele Petinari, është kombinim i zhanrit të filmit epik, historik dhe dramës. Drama epike portreton jetën e shkencëtarit Cagliostro (Bekim Fehmiu) të shekullit 18-të, i cili themelon Masonët misteriozë në Evropë para Revolucionit Francez. Ai ndërton rendin sekret të fretërve mbi një filozofi që përbëhet nga idetë e tij për reinkarnimin dhe alkiminë. Ka qenë kjo përgjigjja e tij rebeluese ndaj dominimit të Kishës Katolike. Fatkeqësisht, kasha ka qenë më e fortë dhe ai pushtohet e dënohet me vdekje nga inkuizicioni. Një papë i ri e zvogëlon dënimin e tij në burgim të përjetshëm. Leja për të vrarë (1975), regjia e Cyril Frankel, film në të cilin Bekim Fehmiu luan me Dirk Bogarde, Ava Gardner, Timothy Dalton, zhanri i dramës, portreton spiunazhin si biznes të pistë. Dirk Bogard këtu ud-

hëheq me “Ndërlidhjen e Zbulimit Perëndimor” dhe detyrë e tij është të pengojë udhëheqësin e organizatës së botës së tretë të kthehet në vendin e tij. Një fëmijë i quajtur Jezu (1987) “Un Bambino di nome Gesu, regjia Franco Rosi, zhanri i dramës, film katërorësh i produksionit italian, i filmuar në një lokacion në Tunizi, e kombinon librin e shenjtë me spekulacionin. Filmi përpiqet të fiksojë ” vitet e humbura të Jezusë, ato nga mosha prej 3 deri në 12 vjet. Kur mbreti Herod (Hateb Semlai) duke u frikësuar se Mesia vërtet ka lindur, urdhëron që të gjithë fëmijët meshkuj hebrenj nën moshën trevjeçare të vriten. Jozefi (Bekim Fehmiu) e vendos familjen e tij afër Egjiptit. Këtu Jezusi (Matteo Bellina), duke e parandier dimensionin e tij hyjnor, shpreh dëshirën të kthehet në Nazareth. Duke u kthyer në rrugën për në shtëpi me nënën e tij Marinë (Carmen San Martin), Jezusi rrezaton dritë kundruall ngjarjeve të cilat do të shpalosen në jetën e tij të ardhshme prej të rrituri (Alessandro Gassman luan rolin e Jezusë së rritur në këto skena). Fillimisht i paraqitur në dy pjesë, Një fëmijë i quajtur Jezu është shfaqur në stacionet televizive amerikane gjatë javës së fundit të nëntorit të vitit 1989. (All Movie Guide) Përgatiti: B. R. 105


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.