Albanica 60

Page 28

Reportazh: Malësia

Malësia midis ruajtjes së identitetit dhe integrimit Po të shkosh në Tuz nga Podgorica, të çon një rrugë e gjerë, e mirë dhe kryesisht e drejtë që vjen nga kryeqyteti i Malit të Zi. Në mes të Podgoricës dhe Tuzit, që kanë rreth 7 km, gjenden disa ndërmarrje të fuqishme të cilat edhe në nivel të Malit të Zi dhe më gjerë kanë bërë emër. Këtu mund të përmendet, para së gjithash, ndërmarrja për shitjen e servisimin e automobilave Rokshped. Kjo ndërmarrje, e cila ka ekskluzivitetin për shitjen e veturave të fabrikës së Follcfagenit e Audit, ka shtrirë veprimtarinë e saj në hapjen e pompave private të benzinës dhe tregtisë me shumicë. Të punësuarit në këtë ndërmarrje në bisedat konfidenciale me të afërmit e tyre pohojnë se këtu një rrogë e një llogaritari mund të shkojë deri në 3-mijë euro. Kjo nuk është e vetmja ndërmarrje e njohur, por sidoqoftë më e njohura, në rrugën Podgoricë-Tuz

Malësorët kërkojnë komunë për Tuzin

Haxhi Shabani uke iu afruar Tuzit, rruga ngushtohet dhe gjarpërohet më shumë. Krejtësisht në hyrje të Tuzit gjendet shkolla më e madhe fillore në Malësi, e cila quhet Mahmut Lekiq. Vetë emri i saj flet për një bashkëjetesë të çuditshme midis popujve, gjuhëve e feve (emri shqiptar i fesë islame, me mbiemrin shqiptar me –iqin sllav). Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle është dashur të protestojnë me vite, pasi shkolla gjendet në rrugë dhe si e

D 28

këtillë kishte rrezikuar shpesh jetën e fëmijëve të tyre, që Ministria e Arsimit më në fund të nisë ndërtimin e shkollës së re që është në fazën e përfundimit të saj. Sapo hyn në Tuz të bie në sy numri i madh i kafiterive e restoranteve, të cilat shumicën e kohës janë plot. Kalimtari i rastit, i cili mund të hyjë në ndonjë nga këto lokale, do të dëgjojë të fliten të dyja gjuhët: shqipja dhe malazezishtja, madje edhe këmbimin e këtyre gjuhëve. Kurse po të përqendrohet edhe më shumë vëmendja, tuzianët zakonisht

njëri-tjetrin e thërrasin jo me emrin zyrtar. Kështu, zakonisht Luigjin e quajnë Lubo, Antonin-Toni apo Senadin-Seno. Qendra e Tuzit, e cila deri para ndonjë viti ka qenë e përbërë nga një grumbull kiosqesh, rrethuar me baltë dimrit e me pluhur verës, tashmë është zëvendësuar me një rrip vendi që ka asfalt e beton, kurse pjesa ku duhet të ketë lule e park vetëm se njihet se është për këtë dedikim. Kultet fetare në Tuz dallohen që nga larg: si kisha dhe xhamia janë të rregulluara mirë. Në oborrin e kishës është busti i Nënë Terezës, shenjtores dhe nobelistes shqiptare, e çmuar shumë edhe në këto anë. Kurse në xhaminë e Tuzit janë ndërtuar objektet e nevojshme për kryerjen e riteve për të vdekurit (që nga vdekja deri te varrimi) si rrallëkund te shqiptarët në Malin e Zi. Ndërtimin e kulteve fetare e kanë bërë vetë qytetarët, e sidomos shqiptarët nga Malësia të shpërngulur në SHBA e gjetkë. Duke shkuar në vazhdim të rrugës kryesore nëpër Tuz, i afrohesh shkollës së mesme të vetme, e cila ka emrin e ish-udhëheqësit të përjetshëm të Jugosllavisë, mareshalit Tito. Nuk njihet të ketë pasur ndonjë kërkesë zyrtare për ndërrimin e emrit të kësaj shkolle, që në zhargonin zyrtar quhet e kombinuar, pasi mësimi zhvillohet në dy gjuhë. Në këtë shkollë mësojnë edhe nxënës malazezë nga Podgorica dhe të tjerë me kombësi myslimane-boshnjake jo vetëm vendës nga Tuzi, por edhe të shpërngulur nga veriu i Malit të 60/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.