Albanica 60

Page 122

Kultura e demokracisë dhe liderët

Ata e shohin jetën si një sprovë Njerëzit e përqendruar në parimet kënaqen me jetën. Ngaqë siguria e tyre buron nga brendia e tyre në vend se nga jashtë. Ata nuk kanë nevojë të kategorizojnë dhe stereotipizojnë gjithçka dhe gjithsecilin në jetë që t’u krijonte atyre ndjenjën e sigurisë dhe të parashikueshmërisë. Ata shohin me freski fytyrat e vjetra, skenat e vjetra thuajse i shohin ato për herë të parë. Ata janë sikur hulumtuesit e guximshëm, të cilët i kanë hyrë një ekspedite në territore të panjohura; ata, vërtet, nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë, por janë të sigurt se çfarëdo që ndodh do të jetë joshëse dhe e tillë që krijon zhvillim dhe se ata do të zbulojnë territore të reja dhe se do të bëjnë kontribute të reja. Siguria e tyre qëndron në iniciativën, pasurinë e tyre, kreativitetin, forcën e vullnetit, guximin, qëndresën dhe më parë në inteligjencën e lindur se sa në sigurinë, në mbrojtjen, në bollëkun e shtëpive të tyre të kampimit, të zonave të tyre të rehatisë. Ata rizbulojnë njerëzit secilën herë që i takojnë. Ata janë të interesuar për ta. Ata shtrojnë pyetje dhe përfshihen në ato pyetje. Ata janë plotësisht të pranishëm kur i dëgjojnë të tjerët. Ata mësojnë nga ta. Ata nuk i etiketojnë të tjerët në bazë të sukseseve ose të dështimeve të tyre në të kaluarën. Ata nuk e shohin askënd më të madh se sa vetë jeta. Ata nuk janë të magjepsur nga figurat më të larta qeveritare ose nga njerëzit e famshëm. Ata i rezistojnë shndërrimit të ndonjë personi tjetër në dishepull. Ata, në thelb, janë të ftohtë dhe të aftë për t’u përshtatur vërtetësisht ndaj gjithçkaje me të cilën i ndesh jeta. Një nga parimet e tyre të ngulitura është fleksibiliteti. Ata vërtet bëjnë një jetë të begatshme.

Ata janë sinergjistikë Sinergjia është një gjendje në të cilën tërësia është më shumë se sa shuma e tërë pjesëve. Njerëzit e përqendruar në parimet janë sinergjikë. Ata janë katalizatorë të ndryshimit. Ata 122

përmirësojnë pothuajse çdo situatë, në të cilën përfshihen. Ata punojnë me zell e me urti. Ata janë në mënyrë të habitshme të frytshëm, por në mënyra të reja dhe kreative. Në përpjekjet ekipore ata përqendrojnë forcën e tyre dhe përpiqen të përplotësojnë dobësitë e tyre me përparësitë e të tjerëve. Delegimi i rezultateve është i lehtë dhe i natyrshëm për ta, ngaqë ata besojnë në forcën dhe në aftësitë e të tjerëve. Dhe ngaqë nuk janë të rrezikuar nga fakti se të tjerët janë më të mirë në një mënyrë a në tjetrën, ata nuk ndjejnë nevojë që nga afër t’i mbikëqyrin të tjerët. Kur njerëzit e përqendruar në parimet negociojnë dhe komunikojnë me të tjerët në situatë qartësisht armiqësore, ata mësohen të veçojnë njerëzit nga problemet. Ata fokusohen në interesat dhe në preokupimet e njerëzve të tjerë më parë se sa në luftën për pozitat. Gradualisht të tjerët zbulojnë sinqeritetin e tyre dhe bëhen pjesë e procesit të zgjidhjes kreative të problemit. Së bashku, ata arrijnë te zgjidhjet sinergjike, që zakonisht janë shumë më të mira se sa cilido prej propozimeve fillestare krahasuar me zgjidhjet kompromise me të cilat të dyja palët japin dhe marrin nga pak.

Ata kultivojnë vetpërtëritjen e tyre Në fund, ata rregullisht kultivojnë të katër dimensionet e personalitetit njerëzor: atë fizik, mendor, emocional dhe shpirtëror. Ata marrin pjesë në një lloj të programit të rregullt të balancimit, të maturisë, të ushtrimeve të aerobikut dhe të vizuelizimit, që do të thotë të ushtrimit kardiovaskular – duke përdorur muskujt e gjatë të këmbës dhe duke punuar me zemrën e me mushkëritë. Kjo ua siguron durimin – përmirësimin e aftësisë së trupit dhe të trurit për të shfrytëzuar oksigjenin – krahas shumë përfitimeve të tjera mendore dhe fizike. Po ashtu janë të çmueshme ushtrimet e shtrirjes për fleksibilitetin si dhe ushtrimet e qëndresës për forcën dhe freskinë e muskujve.

Ata e ushtrojnë mendjen e tyre përmes leximit, zgjidhjes krijuese të problemeve, shkrimit dhe përfytyrimit ose vizuelizimit. Në aspektin emocional, ata bëjnë përpjekje për të qenë të durueshëm, t’i dëgjojnë të tjerët me bashkëndjesi të vërtetë, të tregojnë dashuri të pakushtëzuar dhe të pranojnë përgjegjësinë për jetërat e tyre vetjake si dhe vendimet e reagimet e tyre. Në planin shpirtëror, ata përqendrohen në lutjen, në studimin e Biblës, meditacionin dhe agjërimin. Unë jam i bindur se nëse një person do ta shpenzojë një orë në ditë në këto ushtrime themelore, ai ose ajo do ta përmirësojë cilësinë, frytshmërinë dhe kënaqësinë e secilës orë tjetër të ditës, duke përfshirë thellësinë dhe pushueshmërinë e gjumit. Asnjë orë tjetër e vetme e ditës nuk do të jetë aq e frytshme sa ora e investimit në mprehjen e atyre katër dimensioneve të personalitetit njerëzor. Nëse këtë e bëni në baza ditore, ju së shpejti do të përjetoni ndikimin e mirë të kësaj në jetën tuaj. Disa nga këto aktivitete mund të bëhen gjatë rrjedhës së zakonshme të ditës; një pjesë tjetër duhet të caktohet të kryhet gjatë ditës. Ato kërkojnë paksa kohë, por në shtigje të gjata kohe ato na e kursejnë një pjesë të madhe të kohës. Ne asnjëherë nuk duhet t’i lejojmë vetes të jemi tepër të zënë sa t’i lëmë këto pas shpine, asnjëherë nuk duhet të jemi aq të zënë në vozitje sa të mos kemi kohë ta shtypin pedalin e gazit. Unë mendoj se nëse e bëj këtë orë të ushtrimit në mëngjes, është si një fitore private dhe e tillë që garanton fitoret publike përgjatë ditës. Por, nëse i lëshohen linjës së rezistencës së dobët dhe shpërfill krejt ose një pjesë të këtij programi, unë e dorëzoj atë fitore private dhe e ndjej veten të çrrënjosur nga trysnia publike dhe streset gjatë ditës. Këto parime të vetëpërtëritjes gradualisht do të prodhojnë një karakter të fortë e të shëndetshëm me një vullnet fuqimisht të disiplinuar dhe të përqendruar në shërbimin. Nga anglishtja Besim Rexhaj 60/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.