Revista Tifozët Gjermanë, nr. 1, janar 2012

Page 52

Michael Schumacher

Formula 1

Fillimi

M

i fundit?

ichael Schumacher konsiderohet si një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e Formula 1. Ai garoi me Benetton për 4 sezone dhe arritjet e mira rezultuan në fitoren e 2 titujve rresht (’94 – ’95). Këto performanca i treguan botës se ai do të ishte vëmendja e re e botës së Formula 1 dhe kapën po ashtu syrin e Ferrari-t. Ata i ofruan menjëherë kontratën Schumit dhe ai pranoi. Kohëzgjatja e këtij bashkëpunimi vazhdoi për një dekadë (’96 – ’06) dhe gjatë gjithë këtyre viteve Michael Schumacher ngjiti hap pas hapi të gjitha shkallët e karrierës. Emri i tij u shkrua përgjithmonë në librin e historisë së garave më të famshme në botë. Nga viti 2000 – 2004 ai ishte i pathyeshëm: 5 vende

52 Tifozët Gjermanë

të para rradhazi për 5 vjet. Rekordi u thye në 2005 nga Alonso. Ky i fundit fitoi edhe në 2006 por paraqitja e tij të bënte më pak përshtypje dhe mund të thuhet se ishte edhe pak çështje fati. Schumacher-i kryesonte sezonin me pikë atë vit por një problem teknik gjatë gjatë njëres prej garave i dha mundësi Alonso-s të dilte i pari dhe për pjesën tjetër të sezonit Micha nuk arriti të rimerrte veten. Edhe pse ishte ende në kulmin e karrierës, 2006 ishte viti kur ai vendosi ta linte pas profesionin e pilotit. Shumë njerëz u shokuan nga ky vendim i papritur sepse besonin se gjermani kishte ende aftësinë për të fituar tituj. Edhe Ferrari e besonte këtë, prandaj e mbajti brenda skuderisë si këshilltar. Më pas, në 2009,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.