Revista shije nr 14

Page 12

Janë të padukshme ndonjëherë. Sepse thjesht i shijojmë. Dhe na vijnë nëpër mend vetëm kur u kthehemi albumeve të verës në dimër. Ca detaje të vogla ta bëjnë ditën më të bukur, sidomos në verë

Mëngjesi i dembelosur i të dielës, ndërsa nga dritarja të shfaqet bluja e detit dhe vakti i shpejtë me qumësht, gjalpë dhe reçel

Aroma e freskët e rrobave të sapolara, që thahen në diell për vetëm pak orë

Aroma e detit në ajrin e lagësht të mëngjesit, që të hyn në mushkëri sapo hap dritaret

Ca akullore që të duket më e mira në botë, kur e ha pa e vrarë mendjen se do shëndoshesh

Një birrë e ftohtë në plazh, kur dielli është në të perënduar

Gjumi i pasdites mbi rërën e nxehtë

Tasi plot me qershi të sapolara me ujë të ftohtë

12


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.