Revista shije nr 14

Page 110

GALATEO

Finesa lindi bashkë me pirunin Pjesa më elegante e tryezës. E mendoni dot një tavolinë pa pirunj. Në ditët tona jo, por dikur....

110

Nga Armand Kikino

Nëpër shekuj, për të marrë nga pjatancat ushqimet, janë përdorur gjithmonë gishtat dhe thikat me majë. Po piruni kur dhe ku ka lindur? Kalimin nga një vegël e rëndomtë që i ngjante më shumë një karfice, në një mjet elegant me tre e më shumë maja, e gjejmë në mesjetën e vonë, në oborrin bizantin. Në letërsinë italiane e gjejmë pas vitit 1000 në Firence, Venecia, Piza, por kryesisht në duart e borgjezëve dhe tregtarëve, pasi në oborret mbretërore ishte në fuqi akoma rregulli i të marrit të ushqimeve të ngurta me tre gishta, drejtpërdrejt nga pjatat dhe pjatancat. Një informacion i sigurt për përdorimin e pirunit individual në tavolinë na vjen nga Shën Pier Damjani (1007-1072), i cili tregon për një princeshë bizantine, që kishte shkuar në Venecia për t’u martuar me një pjesëtar të oborrit dhe kur ulej në tavolinë nuk e merrte ushqimin me dorë, por përdorte një pirun me dy maja. Pikërisht rrëfyesi hodhi mbi pirunin mallkimin qiellor, pasi e gjykonte si një luks djallëzor dhe një sjellje skandaloze. Përdorimi

i pirunit shihej në oborre si shenjë dobësie për meshkujt që e përdornin. Të tjera dëshmi na vijnë nga Ludovik Antonio Muratori, autor i librit “Annali d’Ialia’’, i cili tregoi prezencën e pirunit në tryezën e shtruar në 1071, me rastin e martesës së Domenico Silvio me një princeshë bizantine. Por në mesjetën e vonë të haje me duar konsiderohej akoma një veprim madhështor. Në Itali piruni filloi të ishte pjesë e tryezës, pas vitit 1500, me fillimin e vendosjes së rregullave të të ngrënit. Ndërkohë që popullsia e thjeshtë, tregtarët dhe borgjezët e përdornin gati përditë, nëpër oborre konsiderohej si një mjet i panevojshëm për t’u shtuar në morinë e elementeve të kohës për të ngrënë. Prej oborreve italiane piruni u përhap në ato evropiane dhe sidomos ato franceze me vajtjen atje të Caterina de’Medici. Thuhet se kur Caterina i dha ta provonte pirunin Enrikut II dhe oborrtarëve të tjerë, ata silleshin me pirunin si fëmijë, afronin kokën në pjatë për të futur pirunin në gojë. Ishte një skenë komike, sepse më shumë ushqim binte në pjatë, tavolinë dhe në tokë sesa hynte në gojë. Me gjithë punën e madhe të bërë nga Caterina de’Medici dhe i biri, Enriku III, piruni mbeti për shumë kohë një mjet i çuditshëm. Deri në kohën e Luigjit XIV, ose Mbretit Diell, vazhdohej të mos përdorej por të merrej ushqimi me duar. Vetëm pas viteve ‘700, kur u shpall martesa e madhe me spagetin, ishte i paevitueshëm përdorimi i tij. Mbreti Ferdinand IV i Borboneve e çoi në katër numrin e dhëmbëve të pirunit, për të kapur më mirë fijet e makaronave me emrin spageti.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.