Revista shije nr 14

Page 103

QERSHOR 2013

Pas formës së saj të përkryer fizike nuk fshihet ndonjë recetë, dietë apo regjim i veçantë ushqimor, që i mban trupin aq në formë në çdo stinë të vitit. Megjithatë ca truke të vogla na i ka rrëfyer. Ejani t’i zbulojmë bashkë

nga Klaudeta Skënderasi Foto: Manila Harizi

(s’)ka sekrete

N

ë paraditen e nxehtë të majit, Ornela Bregu shfaqet në qoshen e rrugës që të nxjerr tek “21 dhjetori”, duke thithur të gjitha vështrimet, sidomos të zonjave të zonjushave që po kalojnë atypari. Nuk janë vetëm ngjyrat fosforeshente të bluzës dhe pantallonave të gjera e verore të mëndafshit. Nuk është vetëm pamja e saj e freskët prej 20 vjeçareje, lëkura shndritshme dhe flokë e verdhë të kapur, është sidomos trupi i gjatë dhe i hollë dhe linjat e përkryera, që në atë cep rrugë vështirë se i lënë indiferentë kalimtaret, të cilat ku me bisht të syrit e ku nën syzet e diellit, zilepsen pas pamjes së patëmetë të Ornelës. Palestra? Ushqimi? Genet? Të gjitha nga pak dhe asnjëra në veçanti. Ornela nuk rendit ndonjë recetë çudibërëse. E as nuk tregon ndonjë sakrificë të madhe që bën në tryezë për ta pasur fizikun që ka. Ama as tregon përralla duke lëvduar organizmin e saj që mund të tretë gjithçka. “Tregohem e kujdesshme në atë që konsumoj dhe nga ana tjetër mendoj se është ushqimi i shtëpisë që unë përgatit çdo ditë ai që më mban në formë”.

103


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.