UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 54

UDHËZUES PËR PARASHKOLLOR

të ulta dhe duke mos këmbëngulur që këta fëmijë të mësojnë dhe të ndjekin mësimin, por eksperienca jonë na ka treguar se nëse fëmijët Rom kanë vëmendjen e duhur dhe i kushtohet koha e duhur ata mund të jenë nxënës shumë të mirë dhe nëse nga mësuesit punohet kundër diskriminimit të tyre brenda klasës dhe shkollës kjo rrit shumë propabilitetin që ata të kenë rezultate të mira. Fjalët pozitive, vlerësimi dhe vënia në dukje e afësive të tyre, sidomos dhe te komuniteteve të tyre (si talenti për muzikën etj), organizimi dhe pjesëmarrja e tyre ne aktivitete të ndryshme, dhënia e certifikatave për pjesëmarrje, etj sigurisht që vlerësohen shume dhe rregullon komunikimin mes fëmijëve mësuesve prindërve.

Ndërtimi i personalitetit Fëmijët kanë karakteristikat e sjelljes së moshës dhe sfidat e krijimit të personalitetit të tyre Ata janë duke zhvilluar personalitetin e tyre e duke treguar më shumë zhvillim intelektual nëpërmjet: Egocentrizmit. Një parashkollor është qendra e botës. Fëmija juaj beson që çdo gjë në botë është duke u rrotulluar rreth tij; Pavarësisë. Një parashkollor dëshiron të vishet vetë dhe dëshiron t'ju ndihmojë ju në punët e shtëpisë apo të kopshtit. Kini durim që ta lini fëmijën 45 vjeçar t'i praktikojë këto aftësi; Krijimtarisë. Imagjinata është gjithnjë në lëvizje. Bota e fëmijës 4-5 vjeçar është e mbushur me gjëra magjike gjatë gjithë kohës; “Pse?”-së Parashkollorët 4-5 vjeçarë janë në përpjekje të vazhdueshme për të mësuar gjithçka mbi mjedisin që i rrethon; ata dëshirojnë të pyesin gjithnjë “Pse?”. Gjeni kohën e duhur si edukatorë dhe prindër për të ndihmuar fëmijët të mësojnë rreth shkaqeve të ngjarjeve që ndodhin rrotull tyre; Shoqërizimit. Parashkollorët janë duke mësuar të jenë shoqërues të mirë ose shokë për fëmijët e tjerë të moshës së tyre. Kopshti dhe qendrat ditore ofrojnë mundësi të mrekullueshme për fëmijët 4-5 vjeçarë që të mësojnë aftësitë e rëndësishme sociale; Dëgjimit. Parashkollorët duhet të mësojnë të dëgjojnë të tjerët me interes. Modeli i përshtatshëm i sjelljes së dëgjimit për parashkollorët është të dëgjuarit tuaj aktiv kur ata tregojnë rreth ditës së tyre, shokëve dhe zbulimeve që kanë bërë;

54


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.