mirdita tosi

Page 60

Mirdita

rrugës, që është rindërtuar, falë ndërhyrjes humanitare të një austriakeje tjetër, Marianne von Graf. Më e para, që na shfaqet në majë të shkëmbit, është qela, banesa ku priftërinjtë shtynin jetën e tyre në këto vende, që dikur quheshin si të harruara. Barkata nuk e thotë fort qartë se ku pikërisht ka qëndruar në vitet e tij mirditore. Në një vend të ditarit të tij shkruan: “5 maj 1905. Dje u ankova për kushtet në banesën time dhe kjo nuk është aspak e drejtë, pasi Zoti nuk ka falur në Kryezez diçka më të mirë. Sa e varfër është kisha këtu. Katër mure të vjetra dhe mbi to një çati e keqe e papërfunduar me pllaka guri dhe përveç kësaj mungon edhe tavani…”. Ne e kuptojmë sakaq se kisha e Barkatës nuk ka se si të jetë kjo ku jemi, megjithatë nuk mund të rrimë indiferent ndaj vargut të besimtarëve, që vazhdon të ngjitet malit përpjetë. Do të na e bëjë çdo gjë më të lehtë Prena Zefi, kujdestarja e kishës. “Po sot është dita e fundit e Shna Nout”, na spjegon Marta, duke u habitur ca me injorancën tonë në lëmin e festave fetare. Ngjitemi deri lart te një kumborë e vjetër. “Dhuratë popullit të Rubikut, 1932”, dallojmë në trupin e bronztë që ka nisur të kriset. Dhe atëherë na kujtohet se Rubiku është një qytet që ka vetëm 70 vjet që ka nisur të formohet. Andej nga vitet ’30, italianët nisën të shfrytëzonin bakrin dhe kështu nisi të marrë udhë Rubiku, ai që kemi ende sot. 63


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.