mirdita tosi

Page 43

Fatos Baxhaku

protestat e ish-ushtarakëve, pensionistëve e kështu me radhë. Sigurisht, ata kanë të drejtën e tyre, por një shtet e një vend nuk mund të lerë mënjanë një kategori njerëzish që po vdesin në lule të moshës. Nuk mund të bëjmë sikur nuk po ndodh asgjë. Kjo nuk më duket njerëzore. Eshtë e papranueshme". Biseda me ish-minatorët ka ardhur drejt fundit. I pyesim se si e ndjejnë veten kur mësojnë lajme tragjike si ato që mbërrijnë shpesh nga Bulqiza. Heshtja dhe një psherëtimë e madhe është përgjigja për këtë pyetje. Eshtë njësoj sikur t'i kthesh në kohën kur ata futeshin përditë me qindra metra thellë nën tokë. Heshtjen e gjatë e prish Tonini, sindikalisti. "Ah, mor vlla - thotë - ne jena ba si puna e bagtisë. Njana ripet, tjetra përtypet pa e ditë se ç'a e pret". Jashtë ka nisur të errësohet. Ai shiu i imët, që lagte në mëngjes flamurët, tashmë ka pushuar. Ndërsa marrim rrugën e kthimit për në Tiranë i shohim edhe një herë ndërtesat e braktisura të industrisë së bakrit. Oxhakët e lartë që janë ende në këmbë, ndërtesat ende impozante, ndonëse të braktisura, madje edhe vetë kalimtarët duket sikur na thonë: "Po ju? Vetëm tash u kujtut për ne?". Dhe ndërsa bie muzgu mbi dheun e bakrit ne ndjehemi disi në faj. Kush e di se përse.

46


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.