mirdita tosi

Page 38

Mirdita

vërtetë nisi andej nga fundi i viteve '50, pasi gjeologët shqiptarë e rusë zbuluan vendburimin e rëndësishëm të Kurbneshit. E kështu rinisi lidhja e fortë e këtyre malësorëve me bakrin. Minierat, fabrikat e pasurimit, metalurgjia e bakrit u bënë shtylla e ekonomisë së kësaj krahine. Mirditorët u shndëruan në pak vite në popull minatorësh. Asgjë, asnjë moment, asnjë punë, asnjë familje nuk kishte mundësi të mos ishte e lidhur, në një mënyrë a në një tjetër me minierën. Kështu vazhdoi gjatë me vite e vite. Miniera krijoi vetë Rrëshenin, Repsin, Kurbneshin e Spaçin, mbajti në këmbë Rubikun, derisa në 1996, për shumë e shumë motive - shumë vetë thonë se ndikoi edhe çmimi i bakrit në tregjet ndërkombëtare - minerave të Mirditës nisi t'u mbyllej porta. Populli minator tashmë ishte një popull i papunë dhe kështu, nga puna e vjetër mbetën vetëm kujtimet dhe ajo, silikoza, sëmundja tinzare që vazhdon përditë të marrë jetë burrash. Tonin Legisi është 48 vjeç. Ka punuar minator. Eshtë baba i katër fëmijëve dhe ka gjashtë muaj pa marrë pensionin. Toninin e takojmë se është kryetari i sindikatës së minatorëve me trajtim të veçantë që aderon në BSPSH. E vetmja e ardhur për Toninin dhe familjen e tij është paga e gruas që punon si sanitare në spital. Tonini na shpalos një tufë me kërkesa që i janë drejtuar qeverisë presidentit, kryetares së Kuvendit, shoqatave… kujtdo që mund 41


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.