mirdita tosi

Page 13

Fatos Baxhaku

të egër dhe na shoqëron përmes varrezave të Oroshit. “Ky mani ktu e ka një histori, – bën me dorë duke treguar një pemë të vjetër, – ka pas vdekë dikush pa e marrë gjakun. Si shenj të ksaj historie asht mbjellë ky man. Ky i kujtonte të gjithë kalimtarëve se sa e rëndë ishte n’ato kohna me shku pa marrë gjakun”. Një kryq i rëndë prej guri na bën përshtypje mes varreve të rinj të Oroshit. “Ah, ky, – na shpjegon Pjetri, – ky asht i vjetit 1931, e ka pas msheh nji fshatari jonë atëherë kur u prish kisha. Mas 1990 e ka çue në vendin e vet”. Mbi një kryq tjetër lexojmë një datë: 1825. Nuk është edhe aq kollaj të fshihet historia, sidomos ajo e gdhendur mbi kryqe të gurtë. Para se të nisemi, i hedhim edhe një herë sytë andej nga Mali i Shenjtit, Grykë-Oroshi dhe pllajat rreth e qark. Në oborrin e kishës e vetmja qenie e gjallë është një kalë që kullot me përtesë. Edhe pak e dëgjojmë melodinë e ziles së varur në qafën e tij. Na duket sikur është jehona e një këmbore të vjetër, që vjen nga një kishë e vjetër, e fshehur diku mes maleve të lartë.

16


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.