mirdita tosi

Page 125

Fatos Baxhaku

të takonim dëshmitarë të vërtetë të atyre kohërave. Marim rrugën të takojmë Gjergj Ricën, njeri i njohur në Ulëz edhe sepse ka qenë kryetar lokalitetit dikur. I kthehemi sërish godinave të vjetra prej guri andej nga qendra. Në shkallën e gurtë një plakë e moçme bën shaka: "E ç'dunë gazetart ktu. Kta vijnë gjithherë për belana". Një plakë që proteston në fillim, Sahate Lika, i ka kaluar të 83 vjetët. Miqësohemi shpejt me plakën e mirë, e cila sakaq nis e rrëfen historinë e saj. "Kam ardhur n'kte ven në 1952. Isha e re, por isha gru e ve me një djalë jetim. Kam punu ranë në pikën e betonit. Pastaj jam njoftë me burrin me të cilin bana dy djem të tjerë. Ka qenë punë e ranë, po ne na trajtojshin mirë. M'kujtohet si tashti se sa kemi punu te Shkami i Madh". Sahatja vazhdon të flasë. Ca nga që e krahason rininë e saj me të sotmen dhe ca ngaqë shumë halle i kanë rënë mbi krye, Sahatja nuk bën pjesë në optimistët e Ulëzës. Më vonë, si jemi miqësuar ca më mirë, na rrëfen se jetimi, ai djali që kishte pasur nga martesa e parë, ka pak kohë që i ka vdekur në Shkodër, ndërsa në shtëpi njëri nga dy djemtë e kohës së hidrocentralit dergjet ende sakat. Nuk ka mjaftuar kjo për "Mrikën" e Ulëzës. Një ditë burri i saj u nis për në Lezhë. Nuk u kthye më kurrë. Askush nuk ka ditur t'i thotë Sahates se ku përfundoi njeriu me të cilin ndau një jetë të tërë. Në të njëjtën shkallë gjysmë druri e gjysmëguri, jetojnë Gjergj e Martine Rica, të dy banorë të vjetër 128


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.