Gazeta Express

Page 19

BOTA 19

E martë, 1 prill 2008

CIA: Al-Qaida ka ngritur bazë në Pakistan Kreu i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit, CIA, tha se al-Qaida ka ngritur një bazë të sigurt në zonat kufitare të Pakistanit, gjë që, sipas tij, paraqet një kërcënim të madh për rajonin dhe për Shtetet e

OKE grumbulluara mbrëmë nga La Palma kanë mbërritur në Belfast përmes internetit. Ato nga Afrika regjistrohen në shirita magnetikë dhe dërgohen herë pas here me avionë. Në laboratorin e Polakos, disa kompjuterë shpenzojnë 12 orë në ditë në ekzaminimin e imazheve të çdo ylli, në kërkim të luajtjes së thellësisë së dritës të shkaktuara nga ndonjë planet që i kalon përballë. Pas kësaj, kandidatët më premtues u kalohen studiuesve si Cameroni për konfirmimet përfundimtare. Teknika "SuperWasp", e njohur si metoda transite, megjithatë ka kufizimet e veta. Vetëm një përqindje shumë e vogël planetësh sillen përreth yjeve përkatës në këndin e duhur, në mënyrë që hijet e tyre të mund të projektohen në tokë dhe vetëm ata me përmasa gjigante prodhojnë aq sinjale sa të zbulojnë praninë e tyre. Por kjo është një fushë ku po vërehen ndryshime tepër të shpejta: përparimet dhe teknikat moderne po i afrojnë astronomët

gjithnjë e më shumë me qëllimin përfundimtar për zbulimin e një Toke të dytë. Më herë gjatë këtij viti, disa shkencëtarë nën drejtimin e Stefan Udrit në Observatorin Jugor Evropian në Gjenevë zbuluan një planet që vërtitet përreth një ylli xhuxh në konstelacionin Libra, 20 vjet dritë larg. Matjet e tyre sugjerojnë se planeti Gliese 581c është i vogël dhe me sipërfaqe shkëmbore. Orbita e tij ka bërë që disa shkencëtarë të spekulojnë se në sipërfaqen e tij ekzistojnë kushtet për praninë e ujit, gjë që i jep udhë edhe idesë se mund të jetë i përshtatshëm për zhvillimin e jetës. Gjithsesi, për të kuptuar nëse në Gliese 581c ka aktualisht jetë, i duhet të gjenerojë aq aktivitet sa të mund të vihet re nga fqinjët e galaksive të tjera. Shkencëtarët e projektit kalifornian të kërkimeve për Inteligjencë Jashtëtokësore (Seti) kanë kërkuar për valë të mundshme radioje të emetuar nga ai sistem diellor dhe nuk kanë arritur të zbulojnë asgjë. Por në ambientet e universitetit "San Andrew", dosjet e pafundme me foto e të dhëna nga këto yje janë vendosur disi mënjanë dhe diskutimet janë përqendruar në një pikë tjetër, duke marrë trajta më filozofike. Gjatë viteve që do të vijnë, mundësitë për gjetjen e një Tokë të re po rriten shpejt, të paktën duke iu referuar arritjeve të deritanishme. Dhe çfarë pas kësaj? Astronomët do t'i përqendrojnë të gjitha mjetet dhe energjitë në kërkime të dëshpëruara për shenja jete. "A do të ndihemi më mirë po të dimë me siguri se nuk jemi të vetëm në univers? Një gjë e tillë do të na bëjë të ndihemi të privilegjuar e të veçantë, apo thjesht të vetmuar e të largët?", pyet Cameron. "Ky do të jetë një zhvillim shumë interesant për kreacionistët", shton Alen Peni, një mik dhe koleg i tij. Në vitin 2009, NASA po planifikon lëshimin e misionit "Kepler", një observues hapësinor, i cili do të dërgohet në hapësirë në kërkim të planetëve të ngjashëm me Tokën. Agjencia Hapësinore Evropiane po ngre në këmbë misionin e saj, Darvin, i cili do jetë i pari që nuk do të ketë në qendër të interesit vetëm planetët, por edhe shenjat e jetës në atmosferat e tyre. Për shembull, mendohet se oksigjeni nuk mund të gjendet në atmosferën e një planeti, në rast se ndonjë formë jete nuk garanton prodhimin e vazhdueshëm të tij. Në Mars, oksigjeni që dikur gjendej në atmosferë u absorbua nga shkëmbinjtë, duke i kthyer elementët në okside. The Guardian

Bashkuara. Drejtori i CIA-s, Michael Hayden tha në televizionin amerikan se kjo bazë është ngritur gjatë 18 muajve të fundit. Ai tha gjithashtu se al-Qaida po trajnon operativë me

pamje perëndimore, të cilët mund të kalojnë lehtë përmes kufijve të Shteteve të Bashkuara. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara po i shkallëzojnë sulmet kundër personave të dyshuar si operativë të al-

Qaidës në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit, siç është njoftuar kohët e fundit në gazetat amerikane, zoti Hayden tha se as mund ta konfirmonte dhe as ta mohonte një pohim të tillë.

Vatikani: Islami kalon katolicizmin

Selia e Shenjtë pranon ndryshimin e raportit. "Fajtore, lindshmëria e ulët." VATIKAN (Reuters) — Vatikani e ka pranuar zyrtarisht për të parën herë: katolikët ua kanë lënë vendin e parë myslimanëve. Një nga motivet është se këta të fundit bëjnë më shumë fëmijë. Edhe një vit më parë, Baza e të Dhënave e Botës Kristiane, një institut amerikan i specializuar në studimin e tendencave fetare, e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Selia e Shenjtë nuk e ka besuar atë paralajmërim dhe ka bërë verifikimet e saj. Tani, është detyruar ta pranojë: 1 miliard e 322 milionë myslimanë përfaqësojnë 19.2 për qind të popullatës së botës, 1 miliard e 130 milionë katolikë, përbëjnë 17.4 për qind. Konfirmimi vjen nga libri zyrtar i Kishës, "Libri i kuq" i Selisë së Shenjtë, siç e ka quajtur "L'Osservatore Romano", raportin e përvitshëm të Papatit në një intervistë me përgjegjësin e tij, Vitori Formenti. Raporti, i përbërë nga 2511 faqe plot me të dhëna, i shpërndarë në 10 mijë kopje, mbi të gjitha mes hierarkive ushtarake, për-

veç atyre kishtare, është libri më përfaqësues i Kishës. Nga viti i ardhshëm ai do të mund të gjendet edhe në internet. Për shumëkënd, ai është libri i ëndrrave, sepse siç theksohet në preambulë, jo pak ëndërrojnë që emri i tyre të shfaqet diku mes faqeve të tij. Kështu, monsinjor Formenti shpjegon fenomenin: "Katolikët në botë rriten, sepse rritet popullata e botës. Le të themi se në raportin mes rritjes së popullatës dhe rritjes së katolikëve, jemi stabil. Por, për herë të parë në histori, nuk jemi më të parët: myslimanët na kanë kaluar". Bëhet fjalë qartësisht për rezultatin e verifikimeve të kryera në vendet e interesuara, për të cilat është raportuar më pas në Kombet e Bashkuara. "Ne mund të garantojmë vetëm për hetimet tona statistikore, të bazuara mbi të dhënat e kishës. Këto të dhëna vijnë nga Azia, Filipinet, India, Koreja, Vietnami, Japonia, Afrika dhe nga një pjesë e Amerikës Latine.

Ndërsa të dhënat që vijnë nga bota islamike, bazohen mbi përllogaritje që mbajnë parasysh mbi të gjitha rritjen e popullatës myslimane. Është e vërtetë edhe që ndërsa familjet islamike, siç dihet, vazhdojnë të lindin shumë fëmijë, ato kristiane në anën tjetër, synojnë të kenë gjithnjë e më pak. Aktualisht, ndërsa katolikët kanë mbetur në vendnumëro, me 17.4 për qind të popullatës, myslimanët janë në kuotën 19.2 për qind. Statistikat i referohen vitit 2006. Por, nëse vihen përballë të dhënat, duke përmbledhur në njërën anë të gjithë të krishterët; katolikët, ortodoksët, anglikanët e protestantët dhe në anën tjetër myslimanët, raportet ndryshojnë. Të parët përbëjnë 33 për qind të popullatës botërore. Ajo që kompenson pjesërisht rritjen e numrit të myslimanëve, kundrejt katolikëve, në raportin e përvitshëm, është një risi që ka kënaqur veçanërisht papën: numri i priftërinjve është rritur shumë. Priftërinjtë e rinj nuk vijnë as nga Evropa dhe as nga Amerika e Veriut, por mbi të gjitha nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Ndërkohë, njollën e zezë në Evropë e mbajnë Franca, Holanda dhe Belgjika. Në Itali, regjistrohet një ringritje fare e vogël.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.