Kosovo 2.0 Image Issue, Albanian

Page 66

I

— Shtetasit e Kosovës janë njerëzit më të kufizuar në botë. Ata renditen edhe pas Afganistanit, shtetasit e të cilit mund të lëvizin në 22 vende pa viza. Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza vetëm në 5 vende: në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi dhe Haiti. Kosova është vendi i fundit në Ballkan, qytetarët e të cilit kanë nevojë për viza për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. BE-ja e hoqi regjimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në vitin 2010, njësoj siç bëri edhe për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi një vit më përpara. Komisioni Evropian vazhdon ta shtyjë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo gjë i detyron 2 milionë shtetas të Kosovës që t’u nënshtrohen proceseve të gjata, të kushtueshme dhe shpesh poshtëruese të aplikimit për vizë. Rreth 30 për qind e tyre refuzohen, që është edhe përqindja më e lartë në rajon.

II

— Shtetasit e Kosovës përballen me normat më të larta të interesit në rajon dhe me një procedurë veçanërisht të gjatë aplikimi dhe miratimi. Investuesit e huaj kërkojnë një rikthim 15 për qind të investimit; bankat shpjegojnë se rreziku i lartë ekziston për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë ekonomike dhe politike. Ndërkohë, sektorët e biznesit dhe të bujqësisë pësojnë më së shumti dëme në zhvillim dhe zgjerim, ndërsa luajnë rol kyç në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

V — Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza vetëm në 5 vende.

66

— Qytetarët e Kosovës paguajnë çmime dytre për biletat e aeroplanit nga vendet e Evropës, pasi fluturimet nga Evropa Qendrore dhe Veriore në Kosovë duhet të zgjaten edhe për 200 milje (30 minuta) që të ulen në aeroportin e Prishtinës. Kjo mbase Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil dhe se hapësira ajrore e saj ka qenë e mbyllur nga Serbia që në vitin 1999 dhe kanë mundur të përdoren vetëm disa korridore të ngushta përmes Maqedonisë. Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2006, edhe Mali i Zi i hapi korridoret e veta, duke i shkurtuar udhëtimet për në Angli dhe Evropën Perëndimore dhe anasjelltas. Aeroplanët edhe sot nuk mund të fluturojnë përmes hapësirës ajrore të Serbisë. Kjo do të thotë shpenzime shtesë për kompanitë ajrore për lëndën djegëse dhe çmime më të larta biletash.

kosovo 2.0


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.