Katalogu i ofertave turistike të Kosovës

Page 5

Turne një-ditore

Turne në qytetin e Prishtinës dhe Kalërim Pikat kryesore • Shëtitje me ciceron nëpër qytetin e Prishtinës për të vizituar - Statujën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, një prej figurave më të famshme të historisë së Kosovës rezistencën 25 vjeçare ndaj pushtimit osman - Muzeu Kombëtar – Zonë e trashëgimisë botërore sipas UNESCO-s - Teatri Kombëtar - Statuja e Nënë Terezës - Zonën Universitare dhe shenjën kolosale “NEWBORN” të ndërtuar për përkujtimin e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 - Bibliotekën publike kombëtare • Shopping dhe Dreka • Kalërim Në shoqëri të një ciceroni anglisht-folës, turneu i Prishtinës, fillon me një kafe relaksuese në një bar historik afër Muzeut Kombëtar. Do mësojmë më tepër për këtë zonë magjepsëse gjatë vizitës së statujave të figurave të famshme historike si Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe Nënë Tereza, si dhe Bibliotekën Kombëtare, Teatrin Kombëtar dhe Bibliotekën Publike. Shëtitje nëpër oborrin e Ndërtesës së Qeverisë dhe Universitetit të Prishtinës, shëtitje në dyqane për artizanale tradicionale dhe pason shijimi i drekës në një restorant lokal. Pas drekës,vozitje jashtë qytetit në “Ranchin” e afërt dhe vizitë në fushë-betejën e vitit 1389 duke kalëruar. Kthimi nga Prishtina pasdite.

Kosovo Tourism Group

Adresa: Sheshi i Nënës Terezë p.n. 10 000, Prishtinë Tel: +381 (0) 38 220-201, Mob: +377 (0) 44 241-035 (Alb) Email: info@ks-tourismgroup.com Web: www.ks-tourismgroup.com


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.