Cloud Computing

Page 5

Çfarë ofron “Cloud Computing”?

Platforma “Cloud Computing” i shmang plotësisht kostot e rrjetit informatik lokal.

� Sot ka në botë kompani shumë të specializuara, që mbajnë server-a në gjendje pune tërësisht të garantuar, sikurse edhe kompani prodhuese programesh (software) aplikative me versionet e fundit. Këto kompani quhen ofruese të Softuerëve si shërbim SaaS (Software as a Service). � Tani një ndërmarrje nuk ka më nevojë të blejë server-a apo programe aplikative; ajo mund të kontraktojë të drejtën e aksesit në programet aplikative, që i përshtaten më mirë ndërmarrjes. Përdoruesi në ndërmarrje ka nevojë vetëm për një kompjuter të thjeshtë, përmes të cilit të lidhet në internet, në “Cloud”, ku janë server-at dhe programet që i nevojiten atij. � Ofruesi i “Cloud”-it i jep përdoruesit në ndërmarrje një adresë faqeje interneti, një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Sapo futet për herë të parë, përdoruesi ka mundësi ta ndryshojë fjalëkalimin, gjë që e bën të pamundur leximin e të dhënave nga personat që nuk e njohin fjalëkalimin. As vetë ofruesi i “Cloud”-it nuk ka mundësi t’i lexojë të dhënat e përdoruesit, sepse ato janë të koduara. Dekodimi i tyre mund të bëhet vetëm nga njohësi i fjalëkalimit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.