Revista Mapo

Page 96

Nëse do të isha Kryeministër

Elisa spiropali Aktivistja sociale dhe koordinatorja e Forumit Rinor Eurosocialist na tregon se do të ishte një kryeministre ndryshe, duke qenë sipas saj, si të tjerët para saj. Pse duhet t’ju zgjedhim ju? Dreqër jeni ju të Revistës MAPO! Si m’i lexuat skutat më të errëta të trurit? Si ma zbuluat ëndrrën e sirtarit? Kush ua dha çelësin? Faleminderit që ma kujtuat. Duhet të jem unë pra Kryeministre e Shqipërisë dhe asnjë tjetër. Për një arsye të vetme: që unë, Kryeministrja e re, duke ndjekur gjurmët e freskëta të disa paraardhësve të mi, në këtë eventualitet sa fatlum për mua, po aq fatzi për gjithë të tjerët, të kem mundësinë e rrallë dhe kënaqësinë e pafundme që, për t’i sjellë edhe një herë në vete shqiptarët, t’i vë edhe një herë kazmën Shqipërisë për ta shkatërruar të tërën, mundësisht edhe shkrepësen për ta djegur. Që Shqipëria të kthehet edhe një herë në zero. Që pluhur e hi të bëhet gjithçka. Që shqiptarët t’i nisin edhe një herë nga e para të gjitha. Jo vetëm punët, mundësisht edhe Historinë. Me thënë të drejtën nuk do ta lija kurrsesi të më ikte një shans i tillë. Edhe minimal po të ishte. Sepse, në ndryshim nga paraardhësit e m’i pleq destruktorë gjenialë, unë si e re që jam, di dhe mundem t’i shndërroj shanset minimale në mundësi reale. Unë e kuptoj habinë tuaj, dhe unë e di se po të shihet sipërfaqësisht, arsyeja ime për t’u bërë kryeministre duket primitive dhe perfide. Por nuk është ashtu. Sepse, kur e kanë bërë me aq sukses të tjerë, pse të mos e provoj edhe unë njëherë?! Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale? Fare thjesht. Por së pari dua të qartësoj diçka, një lapsus në mënyrën se si pyesni ju. Paratë janë të bëra. Unë nuk do merrem me

96

bërje parash. Unë do merrem vetëm me transferim parash. Nga xhepat e atyre që ato para i kanë bërë me djersë, tek xhepat e mi si kryeministre destruktore. Në këtë këndvështrim unë jam me fat. Sepse ata që do më ndihmojnë, të korruptuarit e fshatrave, komunave, qyteteve dhe administratës në përgjithësi, i kam të gatshëm nga paraardhësit. Do mbyll, jo njërin sy, por të dy sytë, madje sytë do t’i lidh me shami para të gjitha padrejtësive të mundshme dhe të pamundshme për gjithçka që do lejoj të vidhet para syve të mi nga banditët që vetë do i kem zgjedhur; licenca të pamerituara, tendera për punë që nuk do bëhen kurrë, emërime nepotike nga më të ndryshmet për xhaja, daja, halla, teze, lëng stërlëngjesh ku janë e ku s’janë. Do bëj pra çmos që përmes allishverisheve nga më të ndryshmet t’u marr të korruptuarve të përhershëm, jo si deri sot, 10 apo 30 % të pareve të paligjshme, se aq më duket shumë pak, por aq sa di unë, nga 60 deri në 70 %, dhe jo me zarfe, por me çanta. Kështu do siguroj jo vetëm paratë e fushatës, por edhe paratë për të ngritur disa vila të shtrenjta dhe disa makina të mëdha. Cili prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj? Këtu më kape pak ngushtë. Dhe me thënë të drejtën po më vika pak turp. Sepse aktiviteti im kryesor i deritanishëm politik, si sensibilizimi ndaj padrejtësive, pakësimi i korrupsionit, ruajtja e dinjitetit, kujdesi ndaj mungesës së perspektivës, organizimi i të rinjve, janë gjëra njerëzore të cilave unë u kam kushtuar jetën. Por qysh ditën e parë kur do

bëhem kryeministre, premtoj se do bëj kthesë, do godas fort në drejtim të kundërt. Duke nisur me stafin e afërt. Të cilët do t’i mbledh e do t’u them e do t’i bind; se padrejtësitë sociale janë motori që shtyn përpara shoqërinë. Korrupsioni është lubrifikanti i atij motori që vë në lëvizje ekonominë. Dinjiteti është një leckë e vjetër që duhet flakur sepse s’i hyn në punë as dreqit. Papunësia e të rinjve është e dobishme, sepse është një stimul për të ardhur në vete për t’u ndërgjegjësuar. Mungesa e perspektivës, gjithashtu. Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju? Votuesve të m’i do t’u bëj të mundur të dinë rreth meje gjithçka, me përjashtim të videoregjistrimeve të fshehta që do bëj dhe do më bëjnë. Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja? I vetmi aktivitet problematik serioz për truprojat e m’i do të ishte interesimi im për emërimin e nipërve dhe mbesave të tyre të shumtë nëpër ambasada. Por edhe atë problem e kam menduar se si do t’ua zgjidh. Meqenëse numri i nipërve dhe mbesave të truprojave të mi është shumë më i madh se numri i vendeve për ambasadorë, konsuj, dhe shoferë nëpër ambasada, do shtoj numrin e ambasadave. Cili është problemi më i madh i Shqipërisë, dhe si do e zgjidhni? Problemi më i madh i Shqipërisë së sotme është mungesa e një Gërdeci tjetër. Këtë fatkeqësi kam menduar ta zgjidh kështu; Gër-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.