Revista Mapo

Page 32

Bashkimi kombëtar besoj se rrek zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të jetë tabu, ajo është një gjë që na është privuar

Shpëtim Idrizi Për unifikimin shpirtëror, që i bën kufijtë formalë

K

ryetari i PDIU Shpëtim Idrizi nuk beson që shqiptarët po e teprojnë me patriotizmin, pasi sipas tij patriotizmi i shqiptarëve është i një karakteri tjetër: “jo shovinist” dhe jo i ngjashëm me atë të ballkanasve të tjerë, deklaratë që në fakt i jep qëndrimit të tij grimca të ksenofobisë. Në këtë intervistë të shkurtër ai shpjegon se cilat janë qëllimet e PDIU-së, prej afirmimit të çështjes Çame, arsye edhe pse kjo parti është themeluar, të kthimi i patriotizmit në një timon që drejton politikën. Idrizi që bëri më 2009 një kapërcim nga PS në krye të partisë së re e sheh bashkimin kombëtar si detyrim kushtetues, ndërsa retorikën e shtuar “kuq e zi” si një vijimësi e asaj që u fillua me Rilindjen. Ashtu si Kurti as ai nuk mendon se jemi në terrenin e të pamundurës. Për të bashkimi, si “një kërkesë e natyrshme dhe legjitime e kombit”, do të vijë edhe sikur të duhet të presim për një kohë po aq të gjatë sa çju desh Kinës të priste për tu bashkuar me Makaon. Vetë ai ka zgjedhur një politikë të “gjysmë kompromisit”, duke u bërë pjesë e koalicionit qeverisës dhe votuar ligjet që kërkohen prej këtij detyrimi, dhe njëkohësisht duke mos nguruar të mbajnë qëndrim krej të ndryshëm nga ai zyrtarë mbi çështje të programit të tyre që sipas PDIU-s nuk mund të tjetërsohen. E ndërsa ka dhënë votën për buxhetin, ministrat apo mjaft çështje të tjera, Idrizi dhe deputeti tjetër i kësaj partie nuk kanë përtuar t’i “vërsulen” qeverisë për skandalin e kufijve detarë me Greqinë, të kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë, të thërrasin për qëndrime më radikale ndaj fqinjit Jugor dhe sëfudmi të përkrahin aksionin e Vetëvendosjes, ndërsa

32

kjo ishte dënuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e qeverisë në të cilën ata janë në koalicion. Patriotizëm i idealist apo qëndrim me këmbë në tokë?! PDIU duket se po përpiqet t’i përqafojë të dyja, ndërsa kreu i saj edhe pse thotë se nuk kërkojnë apriori “ndryshim kufijsh”, nuk mohon për asnjë moment dëshirën për një bashkim territorial të shqiptarëve. Çfarë do i sjell Shqipërisë dhe shqiptareve, ajo që po ndodh tani dhe që po e quajmë ngritja e volumit të zërit për kërkesa si “Shqipëri Natyrale apo Shqipëri Etnike”, të cilat për politikën zyrtare janë zhvillime të pamundura? Fillimisht duhet thënë që bërja e përpjekjeve për bashkimin kombëtar është një detyrë kushtetuese. Preambuli i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të votuar me referendum në 1998 fletë në mënyrë eksplicite për “ aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Fatkeqësisht shumë njerëzve përveçse u është venitur vetëdija kombëtare u mungon edhe kultura konstitucionale dhe ligjore dhe nuk e kuptojnë që duan apo s’duan, bashkimi kombëtar është detyrim kushtetues përveçse një kërkesë e natyrshme dhe legjitime e kombit tonë. Unë nuk po shoh diçka të re në atë që po ndodh tani, të cilën nuk do ta quaja një retorikë irredentiste apo luftë nxitëse, por një retorikë patriotike të natyrshme sikurse bëhet në gjithë Evropën e bashkuar, që si qëllim nuk ka apriori ndryshim kufijsh, por ngritje të moralit kombëtar. Ne thjeshtë po vijojmë traditën e rilindësve tanë, e shtetformuesve dhe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.