Revista Mapo

Page 31

të jesh i përthithur prej tij, të jesh një me të. Realiteti duhet studiuar e njohur me qëllim ndryshimin e tij, e jo sikurse bëjnë shumica e politikanëve shqiptarë, të cilëve gjendja e rëndë u shërben si arsyetim për të arsyetuar pasivitetin e tyre. Sa për largësinë e realizimit, mbase këtu qëndron edhe kërshëria e angazhimit, te mundësia e pamundësisë. Jemi afër aq sa jemi të angazhuar, pa pyetur për rrethanat e çfarë thotë bota për ne, duke u afirmuar ne përpara botës, për ta ndërtuar botën tonë. Edhe pse tashmë, bashkë me ju ka edhe të paktën 3 lëvizje, ku ju dhe PDIU (Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet) përfaqësoheni në parlament si parti politike që kanë qëndrime të njëjta mbi diskutime që përfshihen në termin “çështje kombëtare”, duket sikur të gjitha këto lëvizje apo parti, janë mjaft larg njëra-tjetrës, madje ka edhe një tentativë për të qenë konkurente, qoftë në retorikë, qoftë në kauza. A nuk është kështu i përçarë ky “front”? A ka ndonjë tentativë për t’i grupuar apo bashkërenduar këto lëvizje? Cilat janë marrëdhëniet me grupimet e ngjashme politike, apo i shihni si rivalë? Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me subjektet që kanë për qëllim afirmimin e çështjes kombëtare. Por, për ne është gjithashtu i rëndësishëm angazhimi serioz e koherenca karshi këtij problemi. Ne nuk e shohim bashkimin kombëtar si spektakël e mistifikim përmes të cilit elektrizohen masat. Për ne res publica e shqiptarëve përfshin edhe pasuritë e tyre natyrore, kompanitë publike që po privatizohen në mënyrën më të egër, buxheti publik që po u vidhet etj. Nuk ka kuptim harta e bashkuar, kur na i kanë hequr të gjitha mundësitë e zhvillimit. Mjaft prej këtyre lëvizjeve nga Shqipëria kanë importuar aktivitetin e tyre edhe në Kosovë, si e shihni këtë? Nuk më brengos një gjë e tillë, përkundrazi është për t’u për-

shëndetur ndërgjegjësimi e angazhimi ngado që vjen e kudo që ndodh në hapësirën shqiptare. Edhe pse jo aq “fort” sa organizimet që ju drejtoni apo në të cilat merrni pjesë, partitë kryesore politike qoftë në Shqipëria, Kosovë apo treva të tjera të banuara nga shqiptarë kanë retorikë, edhe pse të maskuar, të patriotizmit dhe nuk duket se lënë shumë hapësirë për palë të tjera. Mendoni se keni përkrahje popullore për nismat që keni ndërmarrë apo merrni? Ku keni mbërritur deri tani? Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nisur aktivitetin e saj më 12 qershor 2005, nga jo më shumë se 20 persona. Ndryshe nga subjektet e tjera, ne jemi ngjizur me aksion në sferën publike e jo në zyra e tryeza. Në kontakt me qytetarët dhe bashkë me ta. Ishte shkrimi i parullës JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!, duke vijuar pastaj me qindra tubime, protesta, aksione simbolike ku e kemi shpalosur, por edhe e kemi formësuar konceptin tonë politik. Qysh nga atëherë e deri më sot që kemi fituar 14 deputetë në zgjedhjet e fundit, kontakti me qytetarët është ai që e ka rritur, por edhe e ka ruajtur Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga çdo devijim i mundshëm. Lëvizje të ngjashme me Vetëvendosjen u zhvilluan në Tiranë pas suksesit tuaj në politikën e Prishtinës (zgjedhjet dhe përfshirjen në parlament), ndjeheni të “kopjuar” apo shihni te këto lëvizje partnerë të mundshëm? Nuk është problemi nëse jemi kopjuar ne, apo nëse ndjehemi të kopjuar, problemi është te vetë kopja. Ajo është mashtrim dhe nuk prodhon dot kurrfarë emancipimi. Çështjen e bashkëpunimit dhe partneritetit ne e kemi të rregulluar qartë. Ne bashkëpunojmë me secilën organizatë që kemi pikëprerje programore e besim reciprok. Lëvizja VETËVENDOSJE!, gjegjësisht Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë, mban kontakte të vazhdueshme me subjekte të ndryshme politike, organizata joqeveritare brenda dhe jashtë Kosovës.

31


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.