Revista Mapo

Page 28

Por edhe partitë e tjera, që e përdorin patriotizmin sa herë u vjen për shtat dhe u sjell vota, kanë mjaft arsye ta duan atë vetëm për vete

A

Të rëndësishëm? ta nuk mund t’i kenë këto përgjigje pasi, pavarësisht dëshirës dhe programeve politike, zor se ndonjë nga drejtuesit e këtyre lëvizjeve të intervistuar, apo edhe Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi që nuk iu ktheu përgjigje pyetjeve të MAPO, mund ta dinë se si do të ndryshojnë dhe evoluojnë një mori aq e madhe faktorësh përcaktues në këtë rrugë. Gjithë sa mund të dimë janë qëllimet e tyre të shprehura, herë herë duke qëndruar me këmbë në tokë, dhe herë herë mbi ideale apo ëndrra të një të ardhmeje mjaft larg asaj që mund të arrihet me politikën e ditës. Nga ana tjetër, megjithëse në dukje lëvizje ëndërrimtare, asnjë prej tyre nuk mund të anashkalohet dhe as mënjanohet nga skena publike, siç do të ndodhte fare mirë para do kohësh kur tentativa të tilla kanë dështuar pa lënë gjurmë. Tani, dukshëm, ka një rritje të interesimit për çështje që përmblidhen me fjalën “kombëtare” ndër shqiptarë, ka një elektorat që voton duke pasur parasysh këto çështje, dhe të paktën Vetëvendosja (14 deputetë) është në parlament si parti që i ka fituar votat e saj mbi një program bazuar fort në këto terma. PDIU, gjithashtu në një fushatë të bazuar në çështje kombëtare, pretendon se ka zgjeruar ndjeshëm elektoratin e saj. Në zgjedhjet lokale ajo arriti të fitonte disa bashki dhe komuna, madje dhe një minibashki në kryeqytet, pa llogaritur numrin e këshilltarëve dhe votat e tyre që në mjaft njësi vendore janë vendimtare se nga do të shkojë peshorja. Nurellari, tani pjesë e PDIU, por prej kohësh pjesë e ligjërimit publik mbi këtë çështje, e sheh rritjen e interesimit publik për patriotizmin dhe kombin edhe tek ajo që ai e quan “ngjallje oreksi e gjithfarë çakejve e sharlatanëve publik të cilët kurrë më parë s’kanë dëshmuar ndonjë emocion patriotik, apo nuk kanë thënë një llaf për çështjen kombëtare”. Nuk është fort e vështirë të hamendësosh se ku kërkon të godasë ai, madje do mund t’i vinim emrat e lënë bosh me dashje deklaratës po të ishte e mundur, por nga ana tjetër është mjaft e vështirë t’i japësh të drejtë. Dashje pa dashje çdo lëvizje e kësaj natyre e bazuar më së shumti në ndjenja jo fort mirë të përcaktuara, si krenari kombëtare, ka brenda vetes edhe abuzimin dhe, njëkohësisht duke qenë palë, Nurellari mund të fajësohet për “xhelozi” ndaj rivalëve. A ka të tillë në fakt brenda grupimeve e partive patriotike? ...Xhelozë dhe rivalë Patriotët s’do duhej të ishin “armiq” dhe s’do duhej të grindeshin (gjë që s’ka ndodhur as në kohën e Rilindjes). Danaj për shembull, thotë se është i kënaqur që të gjithë lumejtë rrjedhin në një det, atë që ai e quan “Shqipëri Natyrale”. Por Danaj thotë edhe se nuk ka interes të fitojë pushtet,

28

ndërkohë përkundër PDIU, Aleanca Kuq e Zi dhe Vetëvendosja, por edhe partitë e tjera që zyrtarisht nuk futen në këtë grup, por që e përdorin patriotizmin sa herë u vjen për shtat dhe u sjell vota, kanë mjaft arsye ta duan atë vetëm për vete. Dhe një vend zor se ka hapësirë për dy apo më shumë forca nacionaliste. Media e la pa cekur, ose të paktën nuk u mor gjatë me përplasjen, edhe pse pa emra, mes PDIU dhe Aleancës Kuq e Zi pak muaj më parë, kur kjo e fundit thirri një tavolinë mbi çështje të Çamërisë deri në atë moment “pronë” e diskursit politik të PDIU-së. Deklarata e kryetarit të AK, Kreshnik Spahiu që i bënte thirrje shtetit shqiptar të mos merrej me regjistrimin e etnisë dhe fesë, por të regjistronte pronat çame, që ishin të paregjistruara dhe një angazhim i atypëratyshëm se AK do të merrej me këtë çështje, solli kundërpërgjigje të ashpër të PDIU. Kjo ironizoi, edhe pse pa emër, Spahiun se nuk ishte i informuar mirë, se pronat çame ishin regjistruar dhe dokumentuar dhe se bënte mirë që çështjen Çame dhe pronave të çamëve t’ua linte atyre që e dinin këtë punë. Vetëvendosje nga ana e saj s’ka pasur arsye të përfshihet në këtë rivalitet, por nuk është lënë pa cekur kur lëvizjet patriotike shqiptare kanë tentuar, më shumë se njëherë, të shtrijnë domenin e tyre në Prishtinë. Vizita e Albin Kurtit para disa ditësh në Tiranë, që vjen pas shfaqjes në Prishtinë të Kreshnik Spahiut në nëntor 2011, mund të lexohet si një përpjekje për t’u hakmarrë edhe pse Kurti, përndryshe nga aktualisht nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kishte një motiv konkret, veç festës, për të qenë në Tiranë. Nga ana tjetër të dy, me ose pa dashjen e tyre, janë vënë në garë. Albin Kurti fitoi çmimin ‘Njeriu i vitit’ për shqiptarët, i pasuar menjëherë nga Kreshnik Spahiu, në një garë të fortë sipas Top-Channel, organizator dhe ndarës i çmimit. Një tjetër përplasje e fortë mes PDIU dhe AK u regjistrua mu për motivin që kjo e fundit gjeti apo pati për t’u shfaqur në skenë. Regjistrimi i popullsisë nuk qe thjesht dhe vetëm përplasja mes atyre që e kundërshtonin dhe qeverisë që e mbronte, por edhe një “betejë” protagonizmi mes palëve që ishin kundër regjistrimit apo elementëve të tij. Betejë që vazhdon edhe në “ndarjen” e meritës për dështimin, sipas Spahiut, apo vënien nën kontroll dhe shmangien e abuzimit, me vetëdeklarimin e kombësisë, sipas PDIU-së. Në fakt, qe ky regjistrim që i dha shtysën e parë AK, madje bëri që ajo të “përgojohej”, nëse mund të themi kështu, edhe nga drejtues të politikës shqiptare. Në vetvete gjithë kjo histori regjistrimi, edhe pse ende nuk i dihet fundit, duket sikur u mbyll me një blof. AK përfundoi të akuzonte INSTAT se kishte ulur me dashje numrin e shqiptarëve. Pse? ...Abuzive? Me shifrat në fakt është e vështirë të luash, por kjo ndodh


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.