Revista Mapo

Page 56

profil Gruaja thotë se i ati kur kishte mësuar se do të fillonte pilotimin i kishte kujtuar se nuk ishte më 17 vjeç, por Desdemona tregon se e bëri babanë të lumtur ditën kur fitoi licencën...

56

thashë kisha një ndryshim të vogël plani...do vazhdoja dhe një çik si studente që të bëhesha instruktore fluturimesh”, thotë ajo. Ajo është tani, veçse pilote me licencë edhe instruktore informatike me kohë të pjesshme dhe vullnetare në skuadrën e IT të qytetit ku jeton. Agari, që në fakt prisnim para se ta njihnim të ishte një person aventurierë, i ka nisur gjërat krejt ndryshe. Ajo ka studiuar Fizikë e Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, por kjo duket se nuk ka mjaftuar ta sjellë me “këmbë në tokë”. Gruaja thotë se i ati kur kishte mësuar se do të fillonte pilotimin i kishte kujtuar se nuk ishte më 17 vjeç, por Desdemona tregon se e bëri babanë të lumtur ditën kur fitoi licencën. Por as ai, as i shoqi e as fëmijët nuk janë të “lumtur” me faktin që ajo kërkon veç të tjerash të marrë pjesë në ndeshje kickboxi. “Nuk duan ta shohin mamanë duke u rrahur”, thotë Desdemona, që shpjegon se sidoqoftë nuk e ka braktisur edhe sportin luftarak në të cilin vazhdon të trajnohet. Ajo e di shumë mirë që këto i ka edhe falë fatit që siç thotë e transferoi në SHBA. Në Shqipëri, ku prej vitesh askush nuk mëson më të fluturojë, ajo do të kishte qenë ndoshta një zyshë apo pedagoge fizike, ndoshta diçka më shumë. Më thatë më herët që do të fluturonit sot. Për ku? Si ju shkoi fluturimi? Kisha planifikuar fluturim lokal me një shok me avionin e tij “Cesna 182”. E anulova për shkak të erës. Ku keni lindur dhe ku jeni rritur? Lindur në Vlorë, rritur në Tiranë. Të mesmen te “Petro Nini Luarasi”, më pas mbarova Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Fizikë. Pas diplomës bëra kurs pasuniversitar për informatikë dhe menjëherë fillova punë tek Fakulteti i GjeologjiMinierave tek laboratori i informatikës. Ndërkohë fillova të punoja me OJQ (organizatat jo-qeveritare) si IRC (International Rescue Commitee) dhe Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Shëndetit Mendor (degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë) në fushën e edukimit dhe administratë reciprokisht. Kur emigruat në SHBA? Çfarë ju shtyu ta bënit, cila është historia e emigrimit tuaj? 10 vjet më parë. Unë e quaj veten me fat që pata mundësinë e ri-zhvendosjes (jo mërgimit) në fillim në Boston, pastaj Tucson dhe Douglas më vonë. Bashkëshorti është doktor në fushën e mjekësisë dhe nënkolonel në ushtrinë amerikane. Jam e martuar prej 13 vjetësh dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm Andreas (11 vjeç) dhe Efthalia (6 vjeçe) që e kanë për nder të flasin shqip si nëna e tyre. Shqipja sidoqoftë është vetëm një nga gjuhët që ata flasin. Shkollimi juaj?


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.