Revista Mapo

Page 5

54 LEXIME/ Sokol Balla

Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash Shumëkush nuk e mban mend Sokol Ballën si fëmijë - aktor. Sepse vetë gazetarit nuk i ka shkuar ndonjëherë në mendje, që në ndonjë nga intervistat e veta të flasë për atë verë, kur ai ishte një nga dhjetëra fëmijët që morën pjesë në xhirimet e filmit “Në ditët e pushimeve”, që rrëfente ngjarje nga një kamp pionierësh. Krahas disa fëmijëve të tjerë në atë film është dhe Sokol Balla, që ndryshe nga fëmijët e tjerë në film, nxirrte nga çanta e rrobave një dëng të madh librash dhe i vinte mbi komodinë.

82

32

RAPORTI BRITANIK 1932 Kur Shqipëria e refuzonte ‘Bashkimin Europian’ QETËSIA mbizotëroi në Shqipëri gjatë këtij viti. Nuk do të thotë se ishte një vit i mbarë – aspak. Gjendja ekonomike ishte e mjerueshme. Të korrat ishin të varfra; eksportet pothuaj arritën në pikën më të ulët, ndërsa importet treguan rënie, më së shumti si rezultat i përfundimit të afërt të shpenzimeve në punët publike nga huaja italiane. Buxheti ku, si zakonisht, të ardhurat ishin shifra të sajuara, ishte në deficit, edhe pse nuk paraqitet shuma e shkurtuar. Nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur. HISTORIOGRAFI 10 betejat vendimtare të historisë Betejat fitojnë luftëra, përmbysin frone, rivendosin kufijtë. Çdo periudhë e historisë njerëzore ka përjetuar beteja që kanë modeluar ta ardhmen. Betejat ndikojnë në përhapjen e kulturës, qytetërimit dhe dogmës fetare. Ato sjellin armë, taktika dhe udhëheqës që do të komandojnë konfliktet e ardhshme

10 DESHMIA

Mehmet bej Alltuni, profili i një antikomunisti në mërgim M’u dukte nji mungesë detyre e do të kishe pasë bremje ndërgjegjejet mos me u lanë pasardhësave episode të jetës së këtij njeriu. Nji ditë të bukur prandveret të vjetës 1949, ndërsa kryejshe punën e përditshme, Burton Rain më dorëzon listën e të arratisunve të porsambrrijtun në Trieste. Më ra në sy emni i Mehmet Alltunit, për mâ tepër vendi i ardhjes: Aleksandri, Egjipt.

10 JETE

PERPARIM FUGA: Afrika ime Në zbulim të Afrikës. Asaj bërthamore. Gjatë misioneve të inspektimit të minierave me uranium dhe centraleve atomike për llogari të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë atomike, mes mrekullive të kontinentit të zi. Fizikani bërthamor, Përparim Fuga shkon më tutje, duke e zbuluar Afrikën përtej detyrës; në aventurën përmes një vendi të pazbutur, natyrës kryeneçe dhe të epërme larg qytetërimit. Atë që ai do ta quajë një përvojë që ndodh një herë në jetë.

26 PYETESORI 33/AGRON GJEKMARKAJ

Duhet një Wikileaks shqiptar; hapje e dosjeve Hulumtuesit e tekstit janë të paktë në Shqipëri; ata që quhen kritikë. Këtu bëhet fjalë për tekstin si të tillë, me simbolikën, zhvendosjet dhe enët e komunikimit letrar, e jo për dogmën në tekst, qëmtues të kësaj të fundit kemi sa të duash, e bash për këtë tranzicioni i kritikës letrare në Shqipëri ka qenë i vështirë. Agron Gjekmarkaj hyn te të parët, ende racë e rrallë, dhe për këtë edhe shumë e çmuar.

5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.