Revista Mapo

Page 23

Preç Zogaj: 21 janari im duket e vranë njërin.” Këto fjalë shuan pamëshirshëm shijen e shakave që kishim shkëmbyer disa minuta më parë. I shikoja në ekran dhe më bëhej se celulari që mbaja në dorë ishte rënduar papritur. Unë kisha një mandatë në celularin tim. Edi Rama ndoshta e kishte marrë këtë lajm para meje. Te kullat binjake kishte disa deputetë socialistë që komunikonin me të. Megjithatë, me mendimin se nuk kisha të drejtë dhe ishte gjynah të mbaja për vete lajmin e zi, vajta dhe ia thashë ashtu siç ma kishte shkruar Bazja. Më duket kanë vrarë një njeri. Mjekra e tij me qime të shkurtra u ashpërsua si një maskë me ferra. Ashtu u duk i huaj dhe sureal. Tani ishin shumë që po i kërkonin të kthehej në zyrën e tij në Partinë Socialiste. Ai, me sa dukej, kishte disa minuta që po mendonte të njëjtën gjë. U nis me një farë nxitimi të frenuar nga njëlloj pendimi, që po i kthente shpinën një demonstrate ku nuk kishte mundur të merrte pjesë tamam dhe ku kishin ndodhur ngjarje të rënda, ende të paqarta. Pak më vonë, pasi u përpoqa pa sukses të konfirmoja vrasjen dhe të mësoja emrin e personit për të cilin me kishte shkruar Mero Baze, u ktheva dhe unë në zyrën e Ramës. Ishte hera e parë pas më shumë se një dekade që kaloja derën e selisë rozë dhe hyja në zyrën e kryetarit të saj. Ishte diçka krejt tjetër nga çfarë mbaja mend nga vizita e marsit të vitit 1997, kur bashkë me miqtë e mi të Aleancës Demokratike kishim shkuar për t’i uruar Fatos Nanos lirimin nga burgu dhe rikthimin në zyrë. Por nuk ishte momenti për të qëmtuar kontraste. Në zyrën e Ramës ishin mbledhur disa kryetarë të partive të vogla. Po diskutonin për daljen e Ramës me një deklaratë për shtyp. Dha secili mendimin e vet, si duhej bërë e çfarë duhej kërkuar. Asnjëri nuk kishte lajme të qarta për vrasje dhe plagosje njerëzish. Rama ishte ulur ndërkaq para kompjuterit në tryezën e tij të punës dhe po shkruante me nxitim. Nuk fliste njeri në zyrë. Dëgjoheshin vetëm të rrahurat ritmike të tastierës dhe zërat e ulët të komentatorëve televizivë nga një ekran në tjetrin. Rama e përfundoi shpejt deklaratën e tij, e printoi dhe doli ta lexonte para mediave në hollin e katit të parë të selisë. Ora donte edhe njëzet minuta të shkonte shtatëmbëdhjetë. Demonstrata, gjithë-gjithë, nuk kishte zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë. Sapo ishte kthyer në zyrë, kur në titrat e televizionit News24 dolën njoftimet e para për të vrarë dhe për të plagosur, që po asistoheshin në spitalin ushtarak. Ngrimë të gjithë. S’kaluan as dy-tri minuta dhe ja, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë, shefi i urgjencës në spitalin ushtarak, Sami Koçeku, konfirmoi se kishte për momentin dy qytetarë të vrarë dhe disa të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rendë. Duke përshkruar plagët e të vrarëve, ky mjek shtoi se armët që i kishin shkaktuar “duhet të jenë armë të një fuqie të vogël; do të thotë se janë qëlluar nga afër me pistoleta të vogla”. Fjalët e tij sesi na u dukën. Jetonim në regjimin e lirisë së fjalës. Gjithkush kishte të drejtë të thoshte atë që mendonte. Por dalja e këtij mjeku të urgjencës në rolin e një eksperti armësh binte erë të keqe. Duhej të prisnim për të kuptuar në çfarë roli ishte dhe kujt ia kishte hedhur topin drejt e nga spitali. Lajmi, tashmë zyrtar, se kishte të vrarë dhe të plagosur, e kishte djegur komunikatën e pakmëparshme të Ramës. Duhej hartuar urgjent një tjetër, por më parë duheshin saktësuar informatat. Kush

ishin të vrarët, ku ishin vrarë dhe si? Po të plagosurit? Sa ishin demonstrues dhe sa policë? Si ishte gjendja e tyre? Rama urdhëroi dikë të nisej urgjent me një grup deputetësh në spitalin ushtarak dhe të njoftonin prej atje situatën. Përsëri ra heshtje. Edhe ekranet i kishte pushtuar një lloj hutimi dhe zije. Dukej sikur me të vrarët e demonstratës ishte vrarë edhe fjala. Por fjala doli furishëm pikërisht prej andej nga s’pritej të dilte në atë moment. Nga Kryeministria. Sali Berisha u shfaq para mediave me një pamje të sertë e të pezmatuar. Bulevardi para selisë së qeverisë ishte larë me gjak për herë të parë gjatë njëzet vjetëve të hapjes demokratike të Shqipërisë. Ai kishte qenë në zyrë kur poshtë xhamit të dritares së tij ishin vrarë njerëz që kërkonin maksimumi dorëheqjen e tij si kryeministër. Për shkak të postit dhe vendndodhjes, ai nuk mund të hiqej dorëjashtë për vrasjet. Edhe po të ishte vërtet dorëjashtë. Nuk mund ta ndante fatin e tij nga jetët e shuara me plumb në një tip demonstrate popullore, që vetë ai e kishte modeluar e frymëzuar sa e sa herë kur kishte qenë në opozitë. Unë mendoja se në atë orë, mbi karmën e Sali Berishës, po lëshonte vellon e vet hijerëndë dhimbja, remordi dhe zija për të vrarët, që ishin nënshtetas të vendit të tij, në fund të fundit. E mendoja të tronditur dhe të alivanosur në karrigen e tij. Ndoshta nuk kam gabuar qysh prej fillimit me përfytyrimet e mia. Ndoshta Sali Berisha ishte shokuar vërtet kur ishte informuar për të vrarët. Por pastaj, në vrullin e zhvlerësimit të çdo jete përpara karriges dhe karrierës, kishte marrë vendimin e mohimit të vrasjeve nga trupat e komanduara prej tij. Akuzoi opozitën se kishte organizuar “një skenar puçist, skenarin tunizian” dhe tha: “Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur me armë të lehta. Por kjo do të faktohet shumë thjesht, sepse në të gjitha rastet plumbi nxirret, ka qenë aq i dobët sa nuk i ka përshkuar dot shtresat. Madje thuhet, por do të shohim, se janë me silenciatorë. Këto janë të dhënat e deritanishme që akuzojnë direkt skenaristët…” U mor vesh kujt ia kishte hedhur apo kthyer topin shefi i urgjencës së spitalit ushtarak. I doli koka intrigës. Të vrarët dhe të plagosurit ishin qëlluar pra nga brenda demonstratës, me armë të vogla dhe silenciatorë, nga killer të paguar, sipas një skenari makabër të organizatorëve të protestës, me qëllim që të akuzonin kryeministrin si gjakderdhës për të justifikuar eliminimin e tij. Të luante mendja ta dëgjoje. Vetëm një kryeministër në lëmshin tokësor ia lejonte vetes të fliste para popullit të tij, në një mbrëmje të përgjakshme të historisë së tij, me “thuhet” dhe këto që “thuheshin”, që s’dihej kush i kishte thënë, t’i konsideronte “të dhëna”. Po bënte të skandalizuarin, të indinjuarin dhe të tërbuarin që ishte sulmuar në ndërtesën e tij, që ishte mbajtur në rrethim “për pesë orë”! Po shkonte ora shtatëmbëdhjetë. Demonstrata kishte filluar në orën 14.20. Vrasjet ishin kryer rreth orës 16.00. Demonstrata ishte shpërndarë rreth orës 16.30. Nuk ishin mbushur ende tri orë të plota nga çasti i fillimit të demonstratës, që tashmë ishte shkalafitur. Edi Rama ishte ulur në karrige sikur s’do të ngrihej më kurrë. Ndoshta po priste t’i kalonte tronditja, që të mos i binte me kokë

23


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.