Revsita Mapo

Page 88

LIBRI I VITIT

“Lartësitë e stuhishme”, i Emili Bronte, i vetmi roman i shkruar në jetën e saj të shkurtër, një nga klasikët e letërsisë europiane është në krye të kolanës së librave më të mirë të këtij viti, e sjellë në shqip nga Amik Kasoruho

Dy gra në garë, Emily Brontë mund Helena Kadarenë Ky ishte viti i Librit, viti i një Panairi ku avantazhi i shitjeve në numra rekord ishte botimi i autorëve-politikanë. Një avantazh, që jo pak xhelozoi botues e shkrimtarë e që hapi një debat rreth vlerave të librit, rreth asaj që edhe sot mbetet një diskutim i hapur nëse librat më të shitur të ashtuquajtur best seller janë librat më me vlerë për t’ia sugjeruar lexuesit. Nëse për dikë në Panairin e këtij viti, libri pati vëmendjen dhe publicitetin që i duhej pikërisht për shkak të aleancës mes medias dhe botimeve, për një tjetër Panairi i humbi vlerat e vërteta për shkak të vëmendjes mediatike që iu dha botimeve të autorëve-politikanë. E në vorbullën e këtij debati ku libri artistik po kërkon rrugën për të shkuar sa më

88

afër lexuesit, në të njëjtën kohë me shkrimtarët politikanë, jo gjithmonë lexuesi priret ose orientohet saktë drejt një librit me vlera estetike, letrare apo stilistike. Nëse leximin e librave do ta shohim si një lloj bisedimi me autorët më të mirë të kohërave të kaluara (siç thotë Dekarti), atëherë misioni i Revistës MAPO për të sjellë në këtë numër të fundit të këtij viti 12 librat e 2011-ës sipas shijeve të: një përkthyesi, një kritiku letrar, një gazetari dhe një shkrimtari, u shndërrua rastësisht në misionin për të nxjerrë në pah dhe librin më të nominuar. “Lartësitë e stuhishme”, i Emili Bronte, i vetmi roman i shkruar në jetën e saj të shkurtër, një nga klasikët e letërsisë europiane është në krye të kolanës së librave më të mirë të këtij viti, e sjellë në shqip nga Amik Kasoruho.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.