Revsita Mapo

Page 82

Autorët shqiptarë ndjekin këtë model sovjetik stalinist sepse partia në pushtet ka pikërisht këtë linjë aleance me BS dhe nga ana tjetër ajo është e bindur të ndjekë rrugën ideologjike staliniste.

erojnë atë si pikë fillimi të analizave të mëtejshme në farkëtimin e njeriut të ri shqiptar. Duke analizuar artikullin e studiuesit sovjetik, bie në sy fakti që qysh në fillim ai flet për suksese të jashtëzakonshëm të njeriut të ri duke folur për fabrika e për uzina, por asnjëherë (sic!) nuk jep referenca se në cilin vend kanë ndodhur këto suksese të mëdha. Manipulimi, siç do ta shohim edhe në kapitujt e tjerë, e shoqëron përherë farkëtimin e figurës së njeriut të ri. Një tjetër element interesant që del nga ky artikull qëndron në faktin se ai pohon se njeriu i i ri është krijuar përfundimisht në Bashkimin Sovjetik. Ndërkohë që në revistën Rruga e Partisë” duket se ka një përpjekje të vazhdueshme për krijimin e kësaj figure dhe hera herës ka konfuzion dhe pohohet nga disa autorë se akoma nuk është krijuar, nga autorë të tjerë pohohet se është krijuar dhe duhet ta ruajmë nga “infeksionet e mbeturinave të së kaluarës”. Në Bashkimin Sovjetik, formimit të njeriut të ri i jepej një rëndësi e jashtëzakonshme. Në vitin 1970, L. Brezhnjev, kryetar i Partisë Komuniste të BS pohonte: “ ... në raportin e paraqitur në Kongresin XXII të Partisë në vitin 1970, që njeriu sovjetik përbën rezultatin më kuptimplotë të gjashtëdhjetë viteve të fundit”. Me termin “njeri sovjetik” kuptohet “njeriu i ri” dhe të dy termat në literaturën mbi këtë argument janë të barazvlefshëm. Megjithëse Brezhnjev flet për gjashtëdhjetë vitet e fundit duke iu referuar krijimit të kësaj figure, termin “njeri i ri” në kontekstin rus e gjemë para vendosjes së komunizmit. Atë e gjejmë shtjelluar në romanin Ç’të bëjmë të autorit rus Çernishevskij. Lenini, pasi kishte lexuar këtë roman ishte shprehur se kishte ngelur tërësisht i impresionuar. Megjithëse si term është përdorur akoma më herët nga një grupim politik misterioz para revolucionit i quajtur “Komiteti Qendror Revolucionar”. Përballë kësaj panorame sovjetike, autorët shqiptarë fillojnë e përpunojnë një ide shqiptare për formimin e njeriut të ri. Në fillim ata kopjojnë autorët sovjetikë. Ja si shprehet autori H. Beqja në revistën n° 3 të vitit 1955: “Fryma e kolektivitetit dhe solidaritetit është një cilësi e rëndësishme morale e njeriut të ri, e cila shprehet në nënshtrimin e interesave personale të individit ndaj interesave të përbashkëta të shoqërisë, të klasës, në gatishmërinë dhe aftësinë për t’ia nënshtruar vullnetin e individit, vullnetit të kolektivit”.

82

Shihet krejt qartë që Beqja kopjon Igor Kon në artikullin e vitit 1953 që kemi cituar më sipër dhe nuk e përmend fare atë. Ai e paraqet këtë shprehje si reflektim të tij. Po i njëjti autor, Beqja, bën edhe qartësimin metodologjik se fushata e formimit të njeriut të ri përfshin si komunistët ashtu edhe kuadrot pa parti. Është interesant termi “pa parti” pasi presupozohet se një person që nuk është anëtar partie është si një jetim. Në fakt në shumicën dërmuese të literaturës shqipe mbi këtë argument nuk gjejmë thuajse askund shprehjen “nuk është anëtar”, por “është i pa parti”. Autorët shqiptarë ndjekin këtë model sovjetik stalinist sepse partia në pushtet ka pikërisht këtë linjë aleance me BS dhe nga ana tjetër ajo është e bindur të ndjekë rrugën ideologjike staliniste. Në realitetin shqiptar del në pah edhe një element tjetër. Komunistët janë njerëzit e rinj më të preferuar të partisë, ata janë bijtë e saj. Nga ana tjetër, për pranimet në parti, pra për t’i shndërruar në njeri të ri të preferuar, dallohet një element interesant: partia a preferencë për njerëzit me origjinë sociale të varfër. Janë thuajse të përjashtuar ata që kanë qenë të pasur dhe intelektualët shihen me mjaft dyshim. Mjaft konfuz paraqitet problemi se kush e ka për detyrë të formojë njeriun e ri. Ideologët e Partisë pohojnë se kjo është detyrë e të gjithë kuadrove të partisë, e të gjitha organizatave të masave. Pra të gjithë edukojnë njëri – tjetrin! E. Hoxha paraqet edhe kontekstin e përgjithshëm ku duhet formuar njeriu i ri, duke lënë të qartë të kuptohet se çdo gjë është në funksion të këtij qëllimi: “Krahas shkollës, librit, veprës artistike etj., e tërë jeta, edhe prodhimi, edhe mënyra e jetesës edhe e sjelljes, edhe krijimi i ambienteve në uzinë, në shkollë, ose në fshat, edhe mënyra se si ne i ndërtojmë dhe rregullojmë qytetet dhe fshatrat tona, arkitektura dhe urbanistika jonë, mirëmbajtja e rrugëve, edhe mënyra se si i shërbehet popullit, të gjitha, çdo gjë tek ne duhet t’i shërbejë formimit kulturor të njeriut të ri”. Atmosfera e përshkruar nga diktatori nuk lë hapësirë për zgjedhje tjetër, gjithçka që ekziston brenda kufijve të Shqipërisë është në funksion të njeriut të ri. *Materiali, siç është dorëzuar nga autori, ka qenë i shoqëruar me footnotes. Ato janë hequr nga redaksia për arsye teknike.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.