Revsita Mapo

Page 59

Në Kongresin III, pak pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku ishte kritikuar kulti i Stalinit, edhe Enver Hoxha, vasali i Tiranës, bëri të njëjtën gjë. Ai priste, i pasigurt, se nga do të frynin erërat e pushtetit në Kremlin. Për sa kohë që në favor dukeshin hrushovianët, duhej pak antistalinizëm, por jo aq sa për të prishur gjithçka. Me veshë të ngritur, gjithmonë, në pritje të ankthshme të ndërrimit të mundshëm të situatave dhe të kthimit në pushtet të stalinistëve. ...Partija e Punës e Shqipërisë dhe i gjithë populli shqiptar i aprovuan plotësisht vendimet historike dhe të drejta të Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe i konsiderojnë këto vendime jo vetëm si një fitore të shkëlqyer të Partisë Komuniste dhe popullit sovjetik, por edhe si fitore të mëdha për Partinë e Punës dhe për popullin shqiptar. Partia jonë dhe populli ynë aprovojnë luftën guximtare dhe parimore që iu bë kultit të individit. Kulti i individit në personin e shokut Stalin ka pasur edhe në partinë dhe vendin tonë shfaqjet e saj shumë të theksuara. Populli dhe Partija jonë, me të drejtë, kanë theksuar dhe do të theksojnë se Bashkimi i madh janë faktorët vendimtarë të çlirimit të përjetshëm që themeloi Lenini i madh, janë faktorët vendimtarë

të çlirimit të përjetshëm të popullit tonë dhe për këtë arsye dashuria e partisë dhe e popullit tonë për ta, do të jetë e pathyeshme dhe e përjetshme. Por ne tani e kuptojmë mirë rolin dhe vendin që duhet të zërë shoku Stalin në ndërtimin e socializmit dhe të komunizmit në Bashkimin Sovjetik, si edhe me ndihmën dhe rolin që ka luajtur ai në çlirimin e vendit tonë... ...Këtë kuptim të drejtë marksist-leninist të këtij problemi të rëndësishëm parimor na e bëri të qartë Kongresi XX i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Partija e Punës e Shqipërisë dhe populli shqiptar, që i detyron dhe begatinë Bashkimit Sovjetik, do të ndjekin me besnikërinë më të madhe, si kurdoherë, mësimet e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe do të përfitojnë çdo ditë nga mësimet e saj leniniste... ...Partija e Punës e Shqipërisë nxjerr mësime të rëndësishme nga vendimet e Kongresit XX mbi kultin e individit. Është një detyrë me shumë rëndësi për partinë tonë të luftojë në të gjitha instancat e saj për respektin me rreptësi të parimit të kolegjialiteti në udhëheqje dhe për respektimin e plotë të normave leniniste të partisë. Të zhvillohen në rregull dhe të karakterizohen nga një frymë luftarake marksiste-leniniste mbledhjet e organizatave bazë, ato të byrove dhe të komiteteve, aktivet dhe konferencat e partisë.... *Fjala e mbajtur në Kongresin III të PPSH, viti 1956. Marrë nga Arkivi i Shtetit. Dosje 8, faqe 200-205. 59


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.