Revsita Mapo

Page 54

Dhe kishe veshur një pulovër gri të errët, që është ngjyra ime e preferuar. Mua, sytë më bënë tmerrësisht përshtypje, sepse ishin shumë njerëzorë. Ishte i njëjti efekt që kishte bërë edhe zëri tri ditë më parë. Unë po ndiqja skenën e ulur në një kolltuk të vjetër dyvendësh Tamam punë fati! Lazri: Por ideja e arratisjes, qoftë dhe e imagjinuar, ishte një mundësi, një shpresë që të bënte të ndjehesh i lirë. Luljeta: Ku i dihet pse ndodhin gjërat? Kam mjaft fakte për të besuar se nuk ndodh asgjë rastësisht. Lazri: Sabato thotë se në politikë rastësi nuk ka! Në jetë është ndryshe, ka edhe rastësi fatlume, dhe fatkëqija. Njohja jonë nuk kishte asnjë lidhje me politikën. Por fakti që ti nuk mund të ishe e lirë si unë, ishte një moment vendimtar për mua. Kurrë s’e kisha dashur atë regjim dhe as bëhej fjalë të bëhesha pjesë e tij, edhe pse punoja si gazetar. Ai donte prej meje Lazrin që nuk isha dhe unë e doja aq vetën time, sa nuk do t’ia jepja askujt, as pushtetit që të rrezikonte kokën. Aq më tepër mund të ma merrte kush veten time me forcë, me dhunë. Unë ia kisha dalë të arrija diçka në jetë duke qenë vetvetja, jetoja relativisht mirë, por e dija se nën atë regjim nuk kisha të ardhme dhe me mikun tim Ndoc Dedën, që shtatëmbëdhjetëvjeçarë bënim plane për arratisje. Na mbajti në Shqipëri gjyshi im. Nuk doja që ai burrë i mrekullueshëm të shuhej në kampe për shkakun tim. Po bash kur ai vdiq të njoha ty. Edhe pse Ndoci me kish porositur shumë herë: Mos u lidh me ndonjë vajzë se do na marrësh në qafë të dyve! Sot e kësaj dite nuk e di se si do të kisha vepruar po ta kisha marrë në kohë telegramin me kod që më dërgonte Ndoci një ditë para se të arratisej. Po unë nuk u ndodha në Tiranë dhe telegramin e mora dy ditë me vonesë, kur ai tashmë ishte arratisur. Nuk e di, por them se nuk do ta kisha lënë vetëm në atë natë të tmerrshme, edhe pse isha i martuar me ty. Lazri: Ndaj vetë jetës. Në rini, gjithçka e mbulon me energjinë dhe gazin e moshës. Po vjen një kohë dhe këto të braktisin. Atëherë ngrenë krye pyetje të ndryshme, pyetje pa përgjigje, pyetje tmerruese. Dhe njeriu i tmerruar kërkon shpëtim... Luljeta: Tek kush? Tek çfarë? Lazri: Në religjion, ose kthehet në hakmarrës. Urren gjithçka. Kam njohur një plak që priste pemët e oborrit dhe i digjte kur po i afrohej fundit. “Pse të m’i hanë të tjerët frutat e pemëve që mbolla e rrita vetë!”- mërmëriste. Natyra e njeriut është e paparashikueshme. Nga librat dinim historinë e kundërt, sigurisht. Luljeta: Është e vërtetë. Njoh raste të tilla. Bekimi më i madh në pleqëri duket Alzhajmer-i. Është mjaft i shëndetshëm për personin. Të tjerët rrotull e vuajnë, por jo ai. Lazri: Nuk ia uroj kujt. Jeta nuk është dhe aq bujare me njerëzit, sa dhe paravdekja t’i torturojë aq mizorisht. Luljeta: Ok. Le të shpresojmë se unë do të kem Alzhajmer, dhe ti do të jesh ai që do të më lexosh çdo ditë prej fillimi librin e përrallave. Lazri: Jo moj, nuk besoj se kam bërë aq mëkate sa të ndëshkohem kaq rëndë!

54

Luljeta: Meqë ra fjala..cilat janë disa nga makthet që të përsëriten herë pas here në gjumë? Situata që do të kenë lënë shenjë tek ti... Lazri: Janë disa. Një lartësi e rrezikshme, prej ku më duket se gjithmonë do të bie, dhe prapë ia dal të mbahem. Po ankthi duket se zgjat një jetë. Pastaj gjithmonë kur dua të jem vetëm, më duket se në atë shtëpi, në atë dhomë është edhe dikush tjetër. Jo se me kërcënon, por është i pranishëm. Dhe kjo ta prish çastin. Luljeta: E di se kush janë tri nga makthet e mia të përsëritura? Lazri: Jo, nuk m’i ke thënë? Luljeta: I pari është shtëpia. Vazhdimisht shoh veten në ëndërr sikur jam pa shtëpi ose në një shtëpi të vjetër e të shëmtuar, që me sa duket, lidhet me traumën për të pasur një shtëpi tonën, që ka zgjatur jo pak vjet. I dyti: lindjet. Sa herë shoh veten në ëndërr shtatzënë, zgjohem e tmerruar nga gjumi, dhe ky makth vjen nga dy lindjet po traumatike. Dhe i treti, e ndoshta më interesanti nga të gjithë, lidhet më fëmijërinë: e shoh veten vazhdimisht të më prishen planet minutën e fundit, të më nxjerrin nga rreshti, e të ma marrin nga dora atë që më takon, që është e imja. Është krejt e qartë: unë isha fëmija i armiqve të klasës, dhe këtë bënin me mua çdoherë: më mbanin deri minutën e fundit, dhe pastaj më përjashtonin nga çdo lloj protagonizmi. Lazri: Nëse nuk do të kishe pasur këto tri ankthe, do të kishe tri të tjera. Luljeta: Nuk thashë se ka njeri pa ankthe, por po të tregoj se cilat janë të miat. Dhe, a e di se cili është tipi i njeriut që më fut frikën? Njerëzit e dhunshëm dhe ata me nishane të mëdhenj në fytyrë. Të dyja kanë diçka infantile dhe jashtë përvojës. Lazri: Unë shpesh shikoj një qytet të vjetër në ëndërr, dhe aty jetoj, takoj njerëzit që dua më shumë. Nuk e kam gjetur askund këtë qytet antik, as në Romë, as në Athinë, as në Kostandinopojë. Është një qytet i humbur, po njëherë, duke fluturuar mbi Vjenë pata përshtypje se po ndjeja poshtë qytetin e ëndrrës. Kjo është dhe arsyeja pse e dua Vjenën. Absurde, apo jo? Por dashuritë po nuk patën një fillesë të marrë, një fillesë absurde, nuk janë dashuri. Luljeta: A e di se cilat janë fobitë e mia? Me siguri që jo. “Coulrophobia” është njëra prej tyre, ose fobia ndaj klounëve. Ndaj edhe karroca e akullores, me atë melodinë gazmore që e ndjek..më fut tmerrin. Fobi tjetër e di se çfarë kam? Me siguri që jo. Rroftë kjo intervistë që ta mësosh. Lazri: Klaustrofobike. Luljeta: E gjete. Po tjetër? Lazri: Tjetër...nuk di. Luljeta: Fobia nga malet shumë të lartë. Desh më pushoi zemra kur po udhëtoja me tren nga Graci në Vjenë, në një


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.