Gazeta Mapo

Page 9

E diel, 3 shkurt 2013 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Avramopulos ka pasur biseda telefonike me homologun e tij italian Giulio Terzi dhe atë të Shqipërisë, Edmond Panariti, për të përcaktuar detajet, ndërkohë që diskutimet do të vazhdojnë mes tre vendeve për tekstin e marrëveshjes

TAP, firmoset më 13 shkurt marrëveshja tri palëshe në Athinë Marrëveshja ShqipëriGreqi-Itali për gazsjellësin Transadriatik do të nënshkruhet mes përfaqësuesve të tre vendeve në kryeqytetin grek, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të qeverisë së Azerbajxhanit Marrëveshja Shqipëri-Greqi-Itali për gazsjellësin Transadriatik (TAP) do të nënshkruhet më 13 shkurt në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se zyrtarë të të tre vendeve kryesore, përmes të cilave, sipas projektit, do të kalojë linja e transportit të gazit TAP, do të firmosin në kryeqytetin grek marrëveshjen në fjalë. Siç raportojnë mediat greke, konfirmimin për takimin tripalësh e ka dhënë ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, gjatë takimit me homologun e Azerbajxhanit, Elmar Mammantiarof, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Sipas zyrës së Avramopulos, lajmi për datën është marrë vesh pas takimit që ai zhvilloi dje në Mynih me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit. Bëhet e ditur se në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes do të marrin pjesë edhe përfaqësues të qeverisë së Azerbajxhanit. Sipas burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, të cilave u referohen mediat greke, zoti Avramopulos ka pasur biseda telefonike me homologun e tij italian Giulio Terzi dhe atë të Shqipërisë, Edmond Panariti, për të përcaktuar detajet, ndërkohë që diskutimet do të vazhdojnë mes tre vendeve për tekstin e marrëveshjes. Në shtator të

deklarata

Berisha në Mynih: TAP, projekti më i leverdishëm

Projekti i gazësjellësit Transadriatik

vitit të kaluar, ministrat e Jashtëm të tre vendeve firmosën në Nju-Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një memorandum mirëkuptimi, në lidhje me çështjen në fjalë. Gjatë këtij viti, Azerbajxhani do të vendosë se cili nga dy projektet, “ Tap” apo “Nabuço”, do të fitojë për transportimin e gazit nga Kaspiku në Europë. Tubacioni TAP do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë, në mënyrë që të reduktohet varësia nga Rusia për furnizimin me gaz. Kapaciteti fillestar i tubacionit TAP do të jetë 10 miliardë metra kub

Konfirmimin për takimin tripalësh e ka dhënë ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, gjatë takimit me homologun e Azerbajxhanit, Elmar Mammantiarof, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih

Shkurtohen afatet, Palushi: Licencat për 4 ditë Fluks kërkesash për leje e licenca në sektorin e shërbimeve. Nëse kërkesa nuk shqyrtohet brenda afatit 10-ditor, aplikohet dhe miratimi në heshtje Vetëm katër ditë duhet të presë një subjekt për të marrë një leje apo licencë për ushtrimin e një aktiviteti. Gjithashtu, nëse Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) nuk e shqyrton kërkesën për leje apo licencë brenda një afati 10-ditor, ajo quhet e miratuar në heshtje. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Licencimit, Edmond Palushi, në një intervistë për “AS” tregon procedurat dhe fushat ku kërkohen më së shumti licencat. “Katër ditë për ato leje e licenca ku vendimi merret nga QKL dhe 10-15 ditë pune për ato leje e licenca që kanë nevojë të shqyrtohen nga një institucion tjetër vendimmarrës, pra nga një ministri e linjës. Një nga mjetet më të mira që QKL ka për t’u siguruar që këto afate respektohen, është miratimi në heshtje, që do të thotë se nëse aplikimi nuk shqyrtohet qoftë nga QKL, qoftë nga institucioni tjetër në proces, brenda afateve të përcaktuara në ligj,

atëherë çështja konsiderohet e miratuar në heshtje. Pra, subjekti pajiset automatikisht me leje ose licencë”, - thotë Palushi. Ai bën të ditur se kërkesat më të shumta për leje e licenca janë për sektorin e shërbimeve. Më konkretisht, shërbimet mjekësore parësore, farmacitë, prodhimi dhe tregtia me shumicë e ushqimeve, si dhe lejet e ndikimit në mjedis janë sektorët kryesorë ku sipërmarrësit po tregojnë interes të madh. “Numri i kërkesave për leje dhe licenca dhe si rezultat numri i licencave dhe lejeve të lëshuara nga QKL, vjen gjithnjë në rritje, vit pas viti. Kështu, për shembull, nëse në vitin 2011 numri i tyre ka qenë rreth 3200 leje e licenca të lëshuara, më 2012-ën, numri i lejeve dhe licencave të lëshuara nga QKL ka qenë rreth 3600. Pra, kemi një rritje të ndjeshme krahasuar me 2011-ën. Aktualisht, numri i lejeve dhe licencave të lëshuara nga QKL, që në hapjen e saj në vitin 2009, është rreth 10 700 leje ose licenca”, - sqaron kreu i QKL-së. Që nga hapja e Qendrës Kombëtare të Licencimit janë pezulluar vetëm 226 leje dhe licenca për arsye të ndryshme, si mosplotësim kriteresh, mospagesë të tarifave sektoriale, shkelje ligjore, por edhe me vullnet të vetë subjektit.

në vit, me synimin për të shkuar deri në 20 miliardë metra kub në vit. Aksionerët e TAP janë EGL zvicerane me 42,5%, Statoil norvegjeze me 42,5% dhe E.ON Rurgas gjermane me 15%. Në projekt bashkëpunon edhe kompania italiane e energjisë, “Enel”. TAP do të shfrytëzojë fushat e mëdha të gazit të Shah Deniz II në Kaspik, që është çelësi i strategjisë së BE për rritjen e sigurisë së vet energjetike, sepse në rreth 6 vjet pritet të sigurojë gaz nga Kaspiku në Europë, duke bërë realitet shpresat për një korridor gazi në një prej rajoneve më të pasura të burimeve në botë.

Seanca e dytë e Konferencës së 49të për Sigurinë në Mynih pati si temë kryesore “Energjia dhe siguria”. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Berisha, i cili ka shfrytëzuar rastin për të diskutuar me zyrtarë të niveleve të larta në fushën e energjisë edhe për gazsjellësin TAP. Ai ka sqaruar shkurtimisht nëpërmjet faqes së tij në facebook se çfarë është folur në këtë takim. “Nga panelistët, zyrtarë të niveleve më të larta për çështje të energjisë nga ShBA, BE, Rusia etj., u diskutua mbi rëndësinë e madhe të nxitjes së prodhimit të energjisë, duke shfrytëzuar burimet ujore, erën, diellin si dhe domosdoshmërinë e sigurimit të burimeve të reja energjetike për Europën, ndër të cilat edhe TAP, projekt që për ne është një fat i vërtetë. Unë shfrytëzova rastin për të diskutuar për TAP me disa prej zyrtarëve të rëndësishëm të fushës dhe rezulton se është bindja e plotë se TAP është projekti më i leverdishëm dhe ka shanse reale që të fillojë ndërtimi i tij brenda këtij viti!”, - shkruan Kryeministri. Sipas tij, nga debati, por dhe nga diskutimet me pjesëmarrës, rezulton se Shqipëria, me politikën e shndërrimit në superfuqi të energjisë se rinovueshme në rajon dhe në një qendër të fuqishme të shpërndarjes së gazit të TAP në të ardhmen, do të ketë një rol nevralgjik për energjinë në rajon.

Njoftim për veNd të lirë puNe

2

Bazuar në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin: v Specialist IT, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. Kërkesat e përgjithshme: Konkurruesi duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”. Kërkesat e veçanta: v Arsim të lartë në një nga degët Informatikë, Inxhinjeri Elektronike ose Teknologji Informacioni. v Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e IT-së. v Të zotërojë gjuhën angeze. Paga: Paga mujore bruto e pozicionit është sipas klasës III-b, përcaktuar në VKM nr.524, datë 16.08.2012. Dokumentacioni: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 04.03.2013 në zyrën e regjistrimit të akteve dhe dokumentacionit të KQZsë, këto dokumente: v Kërkesë me shkrim; v Curriculum Vitae; v Dokument identifikimi; v Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor të punësimit; v Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noterizuar); v Dëshmi e Gjuhës së Huaj (fotokopje e noterizuar); v Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); v Vlerësim pune nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superior të institucionit ku janë ndërprerë së fundi marrëdhëniet e punës; v Dëshmi nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë. Më datë 07.03.2013 në selinë e KQZ-së do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej procedurat e testimit, si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë. Testimi bazohet në njohuri për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, si dhe njohuri për fushën përkatëse.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.