Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Greqi, ‘Agimi i Artë’ rrëzohet në gjakun që kishte derdhur Helen Smith/ The Guardian

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 30 shtator 2013. Numër 1025. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Energjia dhe pensionet

KQZ drejt shkrirjes, pranë modelit me 1 anëtar Të majtët mund të propozojnë modelin me anëtarë të zgjedhur nga institucione të drejtësisë, ose atë të një institucioni monokratik, të varur nga Ministria e Brendshme FAQE 4

Pengmarrja e kosovarit, të arrestuarit: Na kishte borxhe

Plani ‘Rama’ për të nxjerrë 500 mln USD Qeveria në emergjencë për të stabilizuar arkën e shtetit. Rruga e parë: reforma në pensione përmes rritjes së moshës për të shkurtuar 200 milionë dollarë. Së dyti: mbledhja e borxheve të energjisë dhe rritja e arkëtimeve për të sjellë në buxhet 300 milionë USD. Çfarë parashikojnë reformat dhe pse duhet konsensusi i opozitës... Faqe 3

Tre të arrestuarit për pengmarrje mohojnë akuzat, por gjykata i lë në burg. Njëri prej kuksianëve shfaqet me hematoma në fytyrë dhe pohon se ndodhej rastësisht në vendngjarje. FAQE 6

Ndërtimi pa leje, Bashkia çon në Prokurori deputetin e PS-së Nëpunësi civil

Basha: Rama gënjen, pikëpyetjet mbi ligjin, akt destabilizues FAQE 5

op-ed / 10-11

Bashkia e Tiranës ka kallëzuar në prokurori biznesmenin Vladimir Kosta, njëherazi deputet i PS, për vazhdimin e punimeve në një objekt të pezulluar. Padi edhe për dy vëllezërit përmbarues

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

‘I dashuruar’ pas kooperativave

koment Mitro Çela

koment

Halil Matoshi

Deputeti i Partisë Socialiste denoncohet në Prokurori nga Bashkia e Tiranës, për një ndërtim pa leje në një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katror. Veç tij, zyrtarët bashkiakë kallëzojnë edhe një përmbarues dhe disa persona të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarimi zyr-

Pranga gjinekologut italian, ngacmoi seksualisht shqiptaren

Shumë rrallë, kur dua të “ngjyej” penën për fshatin, mendja më shkon tek Zhak Atali. Ka një shkak. Fund dhjetori 1990...

Një vajzë shqiptare denoncoi mjekun 62-vjeçar për ngacmim seksual. Preferonte vajzat e bukura dhe me kombësi të huaj

Ministri Veliaj, racizmi dhe lajmi pa etikë

Deputeti i Partisë Socialiste denoncohet në Prokurori nga Bashkia e Tiranës, për një ndërtim pa leje në një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katror.

Njerëzit e medias e trajtojnë fotografinë si të barasvlershme me 1000 fjalë...

tar, ku thuhet se janë dërguar për ndjekje penale pesë persona, të cilët akuzohen për ndërtime të paligjshme, pasi gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar dhe gjetur shkelje të ndryshme në ligjin “Për Urbanistikën”. Në njoftimin e saj, Bashkia e Tiranës tha se kishte kërkuar ndjekjen... Faqe 7

Veç tij, zyrtarët bashkiakë kallëzojnë edhe një përmbarues dhe disa persona të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarimi zyrtar, ku thuhet se janë dërguar për ndjekje penale pesë persona, të cilët akuzohen për ndërtime të paligjshme, pasi gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar dhe gjetur shkelje të ndryshme në ligjin “Për Urbanistikën”. Në njoftimin e saj... Faqe 6

vizita në shba

Pritshmëri

Ban Ki Moon takim me Ramën: Luftoni korrupsionin, bëni reforma

FAQE 4

12 kinema

IRHFFA, Festivali me fund të lumtur i Filmit 43 filma dhe dokumentarë. 18 të ftuar ndërkombëtarë. 7 mbrëmje të gjata kinematografike. 4 ditë forumesh. Koncerte muzikore. Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut mbylli dje edicionin e tij të tetë. Ted Orlin: Arti, ai që i jep zemër mbrojtjes së të drejtave

koment / 11

Faqe 16

Ruben Avxhiu

Nishani e Rama, bashkë dhe veç në New York Gjatë kësaj jave në New York e SHBA, Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama, patën itinerare të pavarura që shpesh u kryqëzuan po pa pika takimi. APEN bëri të enjten një pritje të madhe për kryeministrin, por ve t ë m n j ë t a k i m p u n e m e Presidentin. Vatra shtroi një darkë masive për Nishanin, por vetëm pak vetë ishin në takimin formal me Ramën. Por, drejt fundit të dyja vizitat u konverguan në ngjarjen që askush prej tyre nuk donte që ta humbiste, Darkën e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Edhe në sallën luksoze të Çiprianit, ndonëse bashkë, të dy udhëheqësit shqiptarë ishin veç. Nuk ishte edhe shumë e vështirë se edhe njerëzit që i takonin me kuriozitet dukeshin...

2

afër/larg

1

politikë

KQZ drejt shkrirjes, afër modelit me vetëm 1 anëtar

Faqe 4

Basha: Tre gënjeshtrat

e Ramës, ambasadorët s'e kanë përkrahur

Faqe 5

kronika / Ndërtimi pa leje

Bashkia padit në Prokurori deputetin e PS Faqe 7

Kryetari Michaloliakos u arrestua në 7 të mëngjesit të së shtunës në shtëpinë e tij në Athinë. “Kjo që ju po bëni nuk është e drejtë. E vërteta do të shkëlqejë”, u tha ai policëve që raportuan se në shtëpinë e tij u gjetën tri armë pa leje dhe mijëra euro.

Ishte matematikisht e sigurt që në një moment apo një tjetër banda e neonazistëve do të rrëshqiste në gjakun që ka derdhur që prej ditës që është krijuar...Njerëzit thonë që “gjaku është i rrëshqitshëm” dhe ata nuk mund të qëndrojnë më në këmbë. Ata po bien, ata po marrin fund... Antonis Karakousis/ tovima.gr

Greqi, ‘Agimi i Artë’ rrëzohet në gjakun që kishte derdhur Helen Smith/ The Guardian

N

ë Greqi më në fund i vunë emrin që meritonte organizatës neonaziste “Agimi i Artë”. Qindra dosje të prokurorisë dhe policisë greke e dëshmojnë atë si bandë kriminale, ashtu siç duket, ishte në të vërtetë. Gazetat raportojnë për një rrjet tipik mafioz që mbante në këmbë partitë duke “marrë në mbrojtje” kundrejt pagesës dyqanet nga hajdutët apo duke marrë falas peshk të dorës së dytë që përdorej më pas për supën falas “vetëm për grekët”. Duke përdorur mizerjen dhe varfërinë, neonazistët rekrutonin anëtarë me pagesë, të cilët më pas përdoreshin në betejat në rrugë apo sulme të tjera. Një ish i tyre ka rrëfyer se si ishin të organizuar thuajse 3 mijë paramilitarë dhe falangat (emri i huazuar nga një prej seksioneve të ushtrisë së Aleksandrit të Madh) me 50 anëtarë që përdoreshin për përleshjet në rrugë. Të gjithë liderët e saj, përfshi edhe Kristos Papas, i shpallur non grata në Shqipëri, apo kryetarin Nikos Michalolakos, janë tashmë pas hekurave dhe përgjigjen për akuza që pak kanë të bëjnë me politikën: Vrasje, shantazh, gjobëvënie dhe krijim të organizatave kriminale. Në Greqi janë entuziastë për këtë. Titujt e gazetave flasin për demokracinë që funksionon, ndërsa duket se operacioni ka qenë tejet sekret... Operacioni i organizuar prej njësive antiterror filloi të shtunën me ndërhyrjen në selinë e “Agimit të Artë” dhe shtëpitë e krerëve të organizatës dhe 5 deputetëve të saj, 15 anëtarë të tjerë të partisë u arrestuan gjithashtu nën akuza të nxitjes së dhunës dhe të qenit pjesë e një organizate kriminale. Gjatë leximit të 9 faqeve të akuzës, prokurori tha se ata ndiqeshin ndër të tjera për vrasje, pengmarrje dhe pastrim parash. Goditja u përshëndet si “një ditë histor-

ike për Greqinë dhe Evropën” nga ministri i Rendit, Nikos Dendias, i cili mbikëqyri operacionin që deri në atë moment ishte i njohur vetëm për 3 oficerë të lartë të sigurisë. Aksioni, për ironi, filloi pak pas agimit të ditës. “Agimi i Artë vuri në provë aftësinë e demokracisë për të duruar”, tha ministri gjatë një fjalimi televiziv, ku garantoi vijimin e hetimeve për lëvizjet kriminale të grupit. “Sot, ai (Agimi i Artë) mori përgjigjen nga shteti i së drejtës”. Më herët gjatë ditës, ministri i Drejtësisë u premtoi të arrestuarve se do të gjykoheshin me drejtësi. Ndërkohë që operacioni vijoi deri dje në mbrëmje. 25 njësi të antiterrorizmit ndoqën deri në momentin e vetëdorëzimit deputetin Kristos Papas, i akuzuar se ishte pjesë e hierarkisë komanduese të bandës kriminale që fshihej nën maskën e një organizate politike, duke shkaktuar terror në rrugët e Greqisë. 11 persona të tjerë janë ende në kërkim, ndërsa policia thotë se ka prova të pakontestueshme prej përgjimit të telefonatave. Kryetari Michaloliakos u arrestua në 7 të mëngjesit të së shtunës në shtëpinë e tij në Athinë. “Kjo që ju po bëni nuk është e drejtë. E vërteta do të shkëlqejë”, u tha ai policëve që raportuan se në shtëpinë e tij u gjetën tri armë pa leje dhe mijëra euro. Armët janë dërguar tashmë për analizë balistike, për të parë nëse janë përdorur apo jo në krime. Mijëra njerëz ndërkohë u mblodhën në

Përkrahësit e “Agimit të Artë” nuk janë pak në Greqi. Bëhet fjalë për partinë e tretë më të madhe në vend, e cila shfrytëzoi dëshpërimin për të rritur popullaritetin. Pasi arriti të fitonte 7 për qind të votës dhe merrte 18 vende në parlament, organizata shpërtheu një valë dhune kundër emigrantëve, homoseksualëve dhe të majtëve në Greqi.

Alexis Papachelas, drejtor i gazetës liberale-konservatore “Kathimerini” tregohet i habitur për mirë: “Nuk e patëm menduar kurrë që do të përjetojmë një gjë të tillë”, deklaroi Papachelas në kanalin televiziv ‘Skai’. Ministrit të Rendit Publik, Nikos Dendias, gazetari i shpreh me këtë rast mirënjohjen e tij. “Ai mori mbi vete një rrezik të konsiderueshëm, sepse edhe vetë në qeveri nuk qenë të gjithë dakord me taktikën e tij.”

sheshin para komisariatit për të protestuar kundër arrestimit. Përkrahësit e “Agimit të Artë” nuk janë pak në Greqi. Bëhet fjalë për partinë e tretë më të madhe në vend, e cila shfrytëzoi dëshpërimin për të rritur popullaritetin. Organizata akuzohet se kishte si moto dhe qëllim dhunën, ndërkohë që grupet e të drejtave të njeriut thonë se ajo është fajtore për qindra sulme kundër emigrantëve apo edhe turistëve me ngjyrë vetëm gjatë vitit që shkoi. Pasi arriti të fitonte 7 për qind të votës dhe të merrte 18 vende në parlament, organizata shpërtheu një valë dhune kundër emigrantëve, homoseksualëve dhe të majtëve në Greqi. Vrasja e rreperit të majtë Pavlos Fyssas, një yll mes antifashistëve, solli reagim masiv kundër organizatës dhe e detyroi qeverinë të vepronte. Hetimet ndërkohë kanë filluar më herët, pas zbulimeve se anëtarët e organizatës ishin stërvitur prej komandove dhe forcave speciale të policisë greke dhe kishin një bazë të gjerë mbështetjeje në polici, gjë që solli edhe fillimin e hetimeve. Koalicioni qeverisës, jo fort i qëndrueshëm i Samaras, është përshëndetur për lëvizjen e fortë dhe të shpejtë kundër organizatës dhe sondazhet tregojnë një rritje të mbështetjes ndaj tij edhe pse të vogël. Ndërkohë, kreu i opozitës ka mbështetur goditjen kundër “Agimit të Artë”, duke thënë se ata duhet të përballen me ligjin. Sidoqoftë gjërat nuk do të jenë të lehta. Ekspertët shohin shumë probleme për qeverinë e dobët greke, e cila pas kësaj lëvizjeje do duhet të ketë më shumë mbështetje, qoftë edhe për faktin se ‘Agimi i Artë’ gëzon përkrahje te rreth 1 milion grekë dhe krerët e tij kishin premtuar se goditja do të ishte si “të hapeshin portat e ferrit” *Marrë me ndryshime nga The Guardian

kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.09.2013

3

Energjia dhe pensionet, pani Rama për të nxjerrë 500 mln USD Rritja e arkëtimeve nga energjia dhe një reformë në sistemin e pensioneve shihen si mundësitë e para nga Ministria e Financave për të stabilizuar arkën e shtetit deri më 2016. Rritja e moshës se pensionit dhe grumbullimi i faturave të energjisë, në themel të reformave Blerina Hoxha

Mbledhja e faturave të energjisë elektrike dhe një reformë thelbësore në sistemin e pensioneve pritet të sjellin drejt normalitetit arkën e shtetit të paktën deri pas vitit 2016. Këto reforma të mëdha pritet të ndërmerren në dy vitet e para të qeverisjes dhe sipas përllogaritjeve nga ekspertët e financave, pritet të gjenerojnë më shumë se 500 milionë dollarë plus në buxhet. Nisja e tyre u njoftua edhe në konferencën e fundit në media të ministrit Cani me Misionin e FMN-së. Pensionet

Drafti i hartuar nga qeveria e mëparshme me konsulencën e Bankës Botërore për reformën e pensioneve tashmë është gati. I njëjti projekt është edhe në duart e socialistëve dhe pritet të prezantohet për grupet e interesit gjatë vitit që vjen, në pritje për të hyrë në fuqi në vitin 2015. Reforma do të ketë si qëllim kryesor uljen e faturës që aktualisht jep buxheti i

shtetit për pagesat e pensioneve që i kalojnë të 1 miliard dollarët në vit, duke e radhitur Shqipërinë në shpenzimet më të larta në raport me PBB në rajon për pagesën e pensioneve. Kjo për arsyen se qeveritë që nga viti 1992 kanë ndërhyrë herë pas here në skemën e pagesës së pensioneve duke bërë “arnime” për interesa të momentit, shpeshherë duke sjellë kështu pagesa jo të drejta në raport me kontribuuesit. Ndërhyrjet e propozuara nga Banka Botërore në skemë parashikojnë aktivizimin e sistemit trekolonësh, që është një kombinim, shtet-privat dhe gjithashtu rritjen e moshës për pension. Ekspertët e Ministrisë së Financave mendojnë se skema e re do të stimulojë pagesën reale të kontributeve. Aplikimi i kësaj skeme do të gjenerojë 300 milionë dollarë me pak shpenzime. Energjia

Ndërhyrjet në tregun e energjisë elektrike në të gjitha dimensionet

pritet të gjenerojnë hapësira të reja për rritjen e të ardhurave në buxhet e, për pasojë, edhe në rritjen ekonomike të vendit. Mundësia e parë shihet tek grumbullimi i faturave të energjisë, pasi dy vitet e fundit, edhe për shkak të problematikës me çekët e CEZ-it, është faturuar vetëm gjysma e energjisë së hedhur në rrjet. Dëmi i krijuar nga mospagesa e dritave ka gjen-

Drafti i hartuar nga qeveria e mëparshme me konsulencën e Bankës Botërore për reformën e pensioneve tashmë është gati. I njëjti projekt është edhe në duart e socialistëve dhe pritet të prezantohet për grupet e interesit gjatë vitit që vjen, në pritje për të hyrë në fuqi në vitin 2015

eruar një humbje prej gati 200 milionë eurosh gjatë një viti. Nëse do të mund të mblidhej vetëm gjysma e kësaj shume, zinxhiri i financave publike do të shënonte një përmirësim të ndjeshëm. Reforma pritet të përfshijë edhe sektorin e naftës, duke siguruar një transparencë më të lartë për kompanitë sht e t ë r o r e d h e p r ivat e q ë shfrytëzojnë burimet. PS kur ishte në opozitë ka bërë një studim, sipas të cilit, do të gjeneroheshin 400 milionë euro në vit nga miradministrimi i naftës dhe koncesioneve të saj. Në fundjavë ministri Cani prezantoi një situatë të rëndë në financat publike të vendit, duke pohuar se borxhi publik do të rritej përtej niveleve 72 për qind gjatë vitit që vjen. Ndërsa ka reaguar menjëherë ish-ministri Bode, sipas të cilit, Cani nuk ka pohuar realitetin dhe se rritja e detyrimeve mbi 70 % të PBB-së është tërësisht e pajustifikueshme.

Pensionet, ja çfarë parashikon reforma Drafti për reformën e pensioneve ka në thelb një ndërthurje mes skemës publike dhe asaj private të pensioneve. Ky projekt që është hartuar me asistencën e Bankës Botërore, do të jetë i vlefshëm edhe për qeverinë aktuale, duke ruajtur drejtimet kryesore. Sistemi i ri do të jetë i përbërë nga tri kolona. Kolona e parë është quajtur “kolona zero” dhe në të parashikohet të përfshihen të gjithë të moshuarit, pavarësisht nëse ata kontribuojnë apo jo. Në disa vende, kjo shtyllë aplikohet vetëm për të moshuarit e varfër dhe në disa të tjera, për të gjithë të moshuarit mbi një moshë të caktuar. Qëllimi i kësaj kolone është të ofrojë një nivel të ardhurash bazë për të gjithë të moshuarit, duke u siguruar atyre minimumin jetik, pavarësisht nëse nuk

e kanë vjetërsinë e nevojshme në punë për të përfituar pension. Ndërkohë për sa i përket kolonës së dytë parashikohet që një pjesë e kontributit të detyrueshëm do të administrohet nga skema publike pay as you go (skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis brezave), e cila do të garantojë një pension bazë dhe pjesa tjetër do të administrohet nga kompani private, që do të zgjidhen nga shteti, në bazë të legjislacionit që do të miratohet. Këto kompani, në bazë të ligjit, do t’i investojnë këto fonde në tregun financiar për të bërë të mundur rritjen e masës së parave të kontributeve. Këto para të paguara si kontribut i detyrueshëm së bashku me fitimin e realizuar ndër vite nga investimi i tyre do të jepen në formën e pensionit kur

mbushet mosha e daljes në pension. Ndërkohë kolona e tretë është tërësisht private, pra fondet e pensioneve që funksionojnë aktualisht, të cilat nuk janë të detyrueshme, por janë në zgjedhjen personale. Gjithashtu reforma parashikon edhe një rritje të moshës si për meshkujt ashtu dhe për femrat. Asnjë prej pensionistëve që përfiton aktualisht pension nuk do të cenohet nga skema e re që pritet të aplikohet në vendin tonë. Duke qenë se është parashikuar se do të jenë moshat e reja ato që do të futen në sistemin e ri, prej pensionistëve aktualë nuk duhet të shqetësohet askush se mund t’u cenohen përfitimet e tyre. Parashikohet që në reformë të përcaktohet një vit lindjeje dhe të gjithë personat pas atij viti do të përfshihen në skemën e re të sigurimeve shoqërore.

faturimi

Energjia, reforma, negociata dhe aksione Pavarësisht problematikës në të cilën ndodhet kompania CEZ, me një seri gjyqesh në Arbitrazh, është programuar të jetë një nga burimet themelore për gjenerimin e të ardhurave. Dhe kjo do të ndodhë me grumbullimin e parave të energjisë që shpërndahet në rrjet. Qeveria e re po synon një reformë thelbësore në këtë drejtim, e kombinuar në dy linja. Së pari do të nisin bisedimet me çekët e CEZ-it për të zgjidhur problematikën me pronësinë e kompanisë jashtë Arbitrazhit, ndërsa linja e dytë është gjetja e një mënyre për të mbledhur faturat e energjisë. Ky aksion është menduar të kombinohet me uljen e TVSH-së, skemë e cila pritet të stimulojë pagesat e energjisë. Duke rritur arkëtimet, buxheti i shtetit nuk do të subvencionojë më importin e energjisë, por përkundrazi do të rritet arkëtimi nga tatimi-fitimi që kompania do të paguajë në arkën e shtetit.

4

intervista

ngjarje e ditës

Të majtët mund të propozojnë modelin me anëtarë të zgjedhur nga institucione të drejtësisë, ose atë të një institucioni monokratik, të varur nga Ministria e Brendshme

KQZ drejt shkrirjes, afër modelit me vetëm 1 anëtar Celibashi: Ai institucion meriton të reformohet dhe më së pari meriton t’i rikthehet legjitimiteti. Do të ofrojmë një model dhe një qasje krejt ndryshe nga ajo që ka bërë shumica e kaluar Fejzi Braushi

Mazhoranca e re e majtë sheh depolitizimin si zgjidhjen e problemit të përhershëm të KQZ-së. Është ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, ai që ka bërë dje të ditur idenë që ka shumica e re qeverisëse për të ndërhyrë sa më parë në çështjen e KQZ-së dhe për t’i rikthyer këtij institucioni legjitimitetin, që sipas tyre e humbi në momentin e shkarkimit të Ilirian Muhos. Sipas tij, ideja në fjalë ka të bëjë me riformatimin e këtij komisioni sipas një formule që në thelb ka depolitizimin e tij. “Ai institucion meriton të reformohet dhe më së pari meriton t’i rikthehet legjitimiteti, pasi ky institucion është cenuar pas largimit në mënyrë antilig jore të një anëtari dhe emërimin në vend të tij të një anëtari tjetër. Rikthimin e legjitimitetit do ta bazojmë në ligj dhe kjo s’ka rëndësi se kush është sot në qeveri dhe kush është në opozitë. Është një çështje që është në axhendën e kësaj mazhorance dhe të kësaj qeverie, por mund t’ju them paraprakisht se do të ofrojmë një model dhe një qasje krejt ndryshe nga ajo që ka bërë shumica e kalu-

ar”, - shprehet Celibashi. Megjithëse ai nuk jep detaje mbi formulën që do të kërkohet të aplikohet, burime nga mazhoranca e re kanë bërë të ditur se ekzistojnë modele të ndryshme që kanë në bazë funksionimin e KQZ-së jo mbi bazën e përfaqësuesve apo të zgjedhurve politikë. Një prej tyre është ajo e një KQZ-je me anëtarë që zgjidhen me propozim nga institucionet e ndryshme shtetërore, kryesisht nga ato të drejtësisë. Ndërkohë që bëhet e ditur se gjithmonë e më shumë po shihet edhe mundësia e kthimit të KQZ-së në një institucion monokratik. Pra, kalimin nga një institucion kolegjial në një institucion që funksionon vetëm me një drejtues dhe që mund të jetë në varësi direkte të Ministrisë së Brendshme apo të një ministrie tjetër që ka si objekt të punës së saj dhe marrëdhëniet me pushtetin vendor. Kjo pasi sipas të majtëve, për sa kohë që qeveria mban përgjegjësinë mbi mbarëvajtjen e zg jedhjeve, ajo duhet edhe t’i menaxhojë ato, siç bëhet në një sërë vendesh Diskutimi i këtyre modeleve duket se ka bërë që të majtët të hedhin poshtë tashmë idenë e një rikompozimit të

Rikthimin e legjitimitetit do ta bazojmë në ligj dhe kjo s’ka rëndësi se kush është sot në qeveri dhe kush është në opozitë. Është një çështje që është në axhendën e kësaj mazhorance dhe të kësaj qeverie, por mund t’ju them paraprakisht se do të ofrojmë një model dhe një qasje krejt ndryshe nga ajo që ka bërë shumica e kaluar”, shprehet Celibashi

pjesshëm të kësaj KQZ-je që është. Kjo vërtetohet edhe më shumë me faktin se mazhoranca e re ka futur në axhendën e punimeve të Kuvendit lirimin nga detyra të dy anëtarëve të saj të dorëhequr, Denar Bibës dhe Albana Shtyllës. Madje siç mësohet, kjo e fundit tashmë ka nisur punë edhe si sekretare e përgjithshme e Kuvendit. Pikërisht për të bërë shkarkimin e këtyre dy përfaqësuesve pritet të diskutojë sot edhe Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit , e cila ndërmjet të tjerave do të përcaktojë edhe rendin e ditës së seancës së ardhshme parlamentare. Pavarësisht modelit që do të propozojë e majta për KQZ-në, duket se çdo gjë do të varet nga të djathtët, pasi mazhoranca e re ka përcaktuar tashmë qartë se çdo ndërhyrje nuk do ta bënte pa patur edhe konsensusin e opozitës.

Ban Ki Moon me Ramën: Luftoni korrupsionin Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka mbyllur turin e vizitës së tij në SHBA me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Takimi u zhvillua pak pasi shefi i qeverise shqiptare mbajti fjalën në Asamblenë e Përgjithshme, përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare të kësaj organizate në pallatin e qelqtë. Njoftimin për këtë takim e ka publikuar zyra e Ban Ki-Moon, ku thuhet se biseda është fokusuar tek prioritetet e qeverisë së re shqiptare. “Sekretari i Përgjithshëm inkurajoi qeverinë në vijimin e luftës ndaj korrupsionit dhe përparimin me reformat që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës”, - thuhet në njoftim. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndeti emërimin e një numri ministresh femra në qeveri dhe pozicionet e tjera drejtuese, duke shpresuar që kjo tendencë të vazhdojë. Në njoftimin për shtyp, zyra e Ban Ki-Moon thotë se g jatë takimit me Edi

Ramën, Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm”, si dhe pjesëmarrjen aktive në axhendën p ë r z hv i l l i m p a s 2 0 1 5 . At a gjithashtu biseduan lidhur edhe m e z hv i l l i m e t n ë B a l l k a n i n Pe r ë n d i m o r, ku S e k r e t a r i i Përgjithshëm ka një angazhim të veçantë në Kosovë dhe në raportet e këtij shteti me Serbinë. Rama theksoi se marrëveshja mes dy shteteve mbyll një kapitull konfliktesh në Ballkan dhe i hap rrugë një fryme të re bashkëpunimi në rajon. Kryeministri Rama u shpreh i kënaqur për 104 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur Kosovën dhe kërkoi që procesi i njohjes së Kosovës të vazhdojë dhe të pranohet edhe nga vende të tjera. Po ashtu ai e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, për rolin konstruktiv që vendi ynë do të vazhdojë të luajë në këtë organizatë.

“Sekretari i Përgjithshëm inkurajoi qeverinë në vijimin e luftës ndaj korrupsionit dhe përparimin me reformat që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës”

takimi

Gjoni me Reynolds: Shqipëria, në etapë të re të integrimit Laburistët anglezë mbështesin pa rezerva procesin integrues të Shqipërisë drejt familjes europiane. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur ministrja e ardhshme për Evropën, Emma Reynolds, gjatë një takimi që zhvilloi me Sekretarin Ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni. Siç dhe bën të ditur zyra e shtypit e LSI-së, Reynolds i konfirmoi atij angazhimin e pandryshuar të laburistëve për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe shprehu dëshirën për të forcuar lidhjet ndërparlamentare, si një urë miqësie mes dy vendeve dhe mes dy partive. Ndërsa Gjoni theksoi se mbështetja e Partisë Laburiste si parti proeuropiane do ta shtonte peshën e mbështetjes që Britania e Madhe i jep Shqipërisë në këtë drejtim. Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Britani ai i informoi miqtë laburistë për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, si dhe mbi prioritetet e koalicionit të ri qeverisës. Gjoni kërkoi ndërkaq mbështetjen laburiste për rishikimin e politikave të liberalizimit të vizave nga Britania e Madhe, si një lehtësim për qytetarët shqiptarë dhe si kontribut për rritjen e shkëmbimeve akademike, tregtare e njerëzore mes dy vendeve. “Dua të falenderoj Partinë Laburiste për ftesën që i bëri LSI-së në Konferencën vjetore në Brighton, dhe ndjehem tepër i inkurajuar pas kësaj vizite se forcimi i lidhjeve mes LSI-së dhe Partisë Laburiste do të kontribuojë edhe në forcimin e mbështetjes britanike për integrimin europian të Shqipërisë dhe në marrëdhëniet dypalëshe”, tha Gjoni pas përfundimit të konferencës.

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.09.2013

5

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundërshtoi dje deklaratën e kryeministrit Rama, sipas të cilit, ligji “Për Shërbimin Civil” është i pazbatueshëm "Shërbimi Civil"

Bylykbashi: Rama po shkel Kushtetutën TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd By-

lykbashi preku një tjetër aspekt nga kryetari Basha, por që lidhet me të njëjtën çështje, zbatimin e ligjit “Për Shërbimin Civil”. “Ligji i ri me një dispozitë të veçantë, përkatësisht nenin 68, ndalon marrjen dhe largimin nga puna gjatë periudhës 3-mujore që i paraprin hyrjes në fuqi të ligjit. Ky nen i ka shtrirë tashmë efektet mbrojtëse nga data 1 korrik deri nesër më 30 shtator. Ky ndalim i vendosur me konsensus, synon të pengojë pikërisht atë që Rama ka në plan: spastrimin arbitrar dhe politik të shërbimit civil. Duke shtyrë datën e hyrjes në fuqi, Rama kërkon të rrëzojë mbrojtjen 3-mujore që jep ky nen. Ky është motivi i vetëm. Rama kërkon ta shtyjë dhe jo ta zbatojë ligjin, pasi kërkon dorë të lirë për të larguar masivisht nga puna nëpunësit civilë të kualifikuar dhe të trajnuar”,- tha dje Bylykbashi. Sipas tij, kjo është një përpjekje anti-kushtetuese. “Kushtetuta ia ndalon qeverisë të ndryshojë me akte normative ligjet që kjo Kushtetutë detyron të miratohen me konsensus me 3/5-at e votave. Gatishmëria për të shkelur Kushtetutën dhe shkelmuar konsensusin është një alarm për stabilitetin jo vetëm të administratës publike, por të vendit në tërësi”, - shtoi ai.

“Nëpunësi Civil”, Basha: Tre gënjeshtrat e Ramës, ambasadorët s'e kanë përkrahur “Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit më 30 maj, thotë që aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi më 1 tetor, dhe zoti kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore” TIRANË Tri ishin pikat që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundërshtoi në deklaratën e kryeministrit Rama mbi ligjin “Për Shërbimin Civil”. “Gënjen kur thotë se ligji është i pazbatueshëm, sepse aktet normative nuk janë hartuar. Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit më 30 maj, thotë që aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi më 1 tetor dhe zoti kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore. Pra, në mos qoftë një keqkuptim ap o ke qk ë sh i l l i m , ë sht ë nj ë gënjeshtër e pastër. Së dyti, gënjen kur thotë që ka kërkuar konsensusin e opozitës, aq më pak të Partisë Demokratike; as një akt nuk

kemi pasur deri më sot për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë dhe se çfarë e pengon zotin Rama të zbatojë ligjin, të cilin e ka detyrim ta zbatojë. Së treti, gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnerëve, kur në fakt është mësuar se është ai që ka kërkuar në mënyrë jotransparente, tinëzare, në dhoma të errëta për qëllime të errëta, përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit të 30 majit, konsensusit të tri ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Këto janë tri gënjeshtra”, - tha dje Basha. Kryetari i opozitës shtoi se Rama është i detyruar të zbatojë ligjin. “Ligjet nuk janë që të gjykojë kryeministri në janë apo s’janë të

“Ligjet nuk janë që të gjykojë kryeministri janë apo s’janë të zbatueshme, ligjet nuk janë që të gjykojnë qytetarët janë apo s’janë të zbatueshme. Janë apo s’janë të zbatueshme ligjet, e vendosin gjykatat e vendit. Kryeministri, ministrat, drejtorët dhe çdo qytetar, kanë për detyrim ta zbatojnë ligjin dhe jo të vënë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi”

zbatueshme, ligjet nuk janë që të gjykojnë qytetarët janë apo s’janë të zbatueshme. Janë apo s’janë të zbatueshme lig jet, e vendosin gjykatat e vendit. Kryeministri, m i n i st r at , d r e j t o r ë t d h e ç do qytetar, kanë për detyrim ta zbatojnë ligjin dhe jo të vënë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi. Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga ky hap që ka një dhe vetëm një motiv: spastrimin e administ r a t ë s p u b l i ke m e m j e t e t ë jashtëligjshme”, - tha Basha. Ai shtoi se ligji që hyn në fuqi më 1 tetor, është një ligj i miratuar me

unanimitet, i hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të Bashkimit Europian. “Çdo hap tjetër e vë në pikëpyetje legjitimitetin e një kryeministri që vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, - shtoi ai. Basha e dha këtë deklaratë për mediat pas pjesëmarrjes në nisjen e punimeve për rikualifikimin urban të bllokut tek Dogana, zonë që ndodhet midis Rrugës së Durrësit, Unazës së Madhe të Tiranës, lumit të Lanës dhe komunës së Kasharit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se urbanizimi i këtij blloku do t’u shërbejë 12 mijë banorëve të Tiranës.

Berisha: Mirë që Rama është antishqiptar, po të tjerët si e ndjekin? “Më datën 28 janar të vitit 2011, vetëm disa orë para nisjes në Washington, Rama u detyrua të anulojë udhëtimin e të kthente baulet nga aeroporti për shkaqe, që ai i di mirë, por që në këtë udhëtim u kapërcyen” TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në faqen e tij në Facebook fjalimin e kryeministrit Rama në OKB. Berisha e cilësoi Ramën ‘antishqiptar’, ndërsa iu referua një pyetjeje, që sipas tij, një personalitet i Europës i kishte drejtuar. “… Rama, si askush tjetër, mbajti peng për

dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani në pushtet instaloi qeverinë më të dobët, më të korruptuar në historinë e vendit, dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht të shtyjë më tej statusin e vendit kandidat, vetëm të mos konsiderohet si një meritë e qeverisë së PD. Filmat për Shqipërinë janë të pandershëm, por imazhin e Shqipërisë në Europë e ka nxirë më shumë se kushdo tjetër këto vite Piktori dështak. Vetëm pak muaj më parë njëri prej personaliteteve më të shquara të Europës do të më thoshte: “Mirë ai që është haptas antishqiptar, po të tjerët si ka mundësi që e ndjekin atë? Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër”. Vetëtimthi në mendje më erdhën fjalët e Konicës: ‘Zoti e ruajt Shqipërinë

nga shqiptarët’, natyrisht si Edvini”, shprehet Berisha në FB. Më pas në një tjetër postim të ditës së djeshme, Berisha ka shkruar për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBAsë. Edhe në këtë postim, Berisha thumboi në disa radhë vizitën e Ramës. “…Me gjithë këto, duhet të pranoj se deklarata e Ramës se ai po nisej në SHBA për të përmirësuar marrëdhëniet me këtë vend ka një të vërtetë të vogël personale. Kjo e vërtetë e vogël, të cilën Rama ka ende në memorie, lidhet me dt. 28 janar të vitit 2011, kur vetëm disa orë para nisjes në Washington, ai u detyrua të anulojë udhëtimin e të kthente baulet nga aeroporti për shkaqe që ai i di mirë, por që në këtë udhëtim u kapërcyen”, - shkruan Berisha.

6

Kronika e ditës

ditari

Sëmundjet e zemrës po prekin edhe 25-vjeçarët

Grabiten 10 ton qymyr në trenin Tiranë-Shkodër

Në Ditën Botërore të Zemrës, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, premtoi se së shpejti do të nisë puna për kontroll kombëtar. Në aktivitetin e organizuar për këtë ditë, Beqja tha se shëndetësia do të ofrojë kontrolle bazë për moshat nga 40-60 vjeç, të cilët janë më të prekurit nga sëmundje kardiovaskulare. Kardiologu Artan Goda apeloi se situata në Shqipëri po rëndohet pasi sëmundjet e zemrës tashmë po prekin edhe 25-vjeçarët. Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në fakt, në botë SKV shkaktojnë çdo vit 17.3 milionë vdekje dhe shifrat janë në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë do të vdesin nga SKV. 

 Katër persona, ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur katër personat i kanë dalë përpara trenit, duke bërë që makinisti të ulte shpejtësinë. Më pas ata kanë arritur të shkarkojnë nga treni 10 ton qymyr. Nuk dihet ende se me çfarë e kanë transportuar qymyrin, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes. Paraprakisht policia dyshon se në grabitje mund të jenë të përfshirë edhe makinistët e tenit..

Pengmarrja e kosovarit, të arrestuarit: Na kishte 6 mijë euro borxh Tre të arrestuarit për pengmarrje mohojnë akuzat, por gjykata i lë në burg. Njëri prej kuksianëve shfaqet me hematoma në fytyrë dhe pohon se ndodhej rastësisht në vendngjarje. Prokurorja: Kosovari u mbajt peng 1 natë nën kërcënimin e armëve Leonard Bakillari

Ardian Muja, një nga tre kuksianët e arrestuar pak ditë më parë për pengmarrjen e një shtetasi kosovar, ka hyrë në sallën e gjyqit me dëmtime në fytyrë. Me sy të ënjtur dhe hematoma të dukshme, i riu kuksian nuk e ka pranuar akuzën e pengmarrjes që Prokuroria për Krime të Rënda ka ngritur ndaj tij dhe dy personave të tjerë të arrestuar mëngjesin e 26 shtatorit në një lokal pranë pikës kufitare të Morinës. Personi nën hetim, Ardjan Muja, i tha gjyqtarit se ai nuk kishte dijeni për rrëmbimin dhe gjobëvënien, pasi sipas tij, ai ndodhej në lokalin ku dhe e arrestuan forcat RENEA, sepse aty e kishin ftuar për kafe dy shokët e tij. “Unë nuk kam lidhje me këtë çështje. Në lokal kam qenë sepse më kanë thirrur për kafe dy shokët e mi. Jam ndodhur aty kur kanë ardhur forcat speciale të RENEA-s”, - ka deklaruar në sallën e gjyqit i riu kuksian. Por sipas prokurores Erviola Stoja, edhe ky i arrestuar ka qenë pjesë e grupit prej tre personash, të cilët kanë mbajtur peng për një natë një shtetas kosovar, kushëri i shtetasit Flamur Curri, me të cilin dy nga të arrestuarit kishin njohje të mëparshme. Ky fakt është pranuar në sallën e gjyqit

edhe nga të arrestuarit Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku, të cilët mohuan në mënyrë kategorike pengmarrjen. Të arrestuarit thanë para gjyqtarit Dritan Hallunaj se shtetasi Flamur Curri u kishte borxh një shumë parash. Shkëlzen Duraku ka thënë në sallën e gjyqit se nuk bëhet fjalë për asnjë pengmarrje, por shtetasi Flamur Curri iu kishte borxh shumën e parave prej 6 mijë eurosh. Sipas tij, ata kishin lënë si pikë takimi lokalin ku u arrestuan si vendin ku Curri do të dorëzonte shumën e parave që iu detyrohej. Të njëjtin pretendim ka ngritur edhe i arrestuari tjetër, Lumir Gashi, i cili tha në gjykatë se Curri i kishte borxh shumën prej 6 mijë eurosh për një punë të përbashkët që kishin bërë disa kohë më parë në Itali. Por prokurorja Erviola Stoja, që deri pak ditë më parë ka mbajtur detyrën e zv.prokurores së Tiranës, ka kundërshtuar pretendimet e të arrestuarve. Sipas saj, tre personat kanë mbajtur të izoluar për disa orë nën kërcënimin e armëve shtetasin Labinot Curri. Në këmbim të lirimit të tij, ata kanë kërkuar shumën e parave prej 6 mijë eurosh. Për dorëzimin e parave tre të rinjtë kanë lënë si pikë takimi një lokal pranë doganës së Morinës në Kukës, aty ku

Tre të rinjtë nga Kukësi u arrestuan mëngjesin e 26 shtatorit pas denoncimit të një shtetasi kosovar se këta persona i kishin marrë peng kushëririn kundrejt një shumë prej 6 mijë eurosh.

është kryer edhe arrestimi i tyre nga forcat speciale të RENEA-s. Po sipas prokurorisë, shuma prej gjashtë mijë eurosh do të jepej për nxjerrjen e tri pasaportave biometrike shqiptare të kërkuara nga shtetasi kosovar. Duke qenë se ai nuk i kishte paratë me vete, tre kuksianët kanë mbajtur peng kushëririn e tij deri sa Flamur Curri të dorëzonte shumën e parave me të cilat do të paguheshin pasaportat biometrike. Pasi dëgjoi prokuroren dhe avokatët mbrojtës të të arrestuarve, gjyqtari Dritan Hallunaj caktoi masën e sigurisë

“arrest me burg” për tre të dyshuarit. Gjyqtari tha se ka dyshime të arsyeshme se tre të arrestuarit janë përfshirë në aktivitet kriminal dhe për këtë arsye duhet të mbahen në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se do të verifikohet pretendimi i kallëzuesit për pasaportat biometrike. Tre të rinjtë nga Kukësi u arrestuan mëngjesin e 26 shtatorit pas denoncimit të një shtetasi kosovar se këta persona i kishin marrë peng kushëririn kundrejt një shumë prej 6 mijë eurosh.

Pranga gjinekologut, ngacmoi seksualisht shqiptaren Një vajzë shqiptare denoncoi mjekun 62-vjeçar për ngacmim seksual. Preferonte vajzat e bukura dhe me kombësi të huaj Një 19-vjeçare shqiptare denoncoi për ngacmim seksuale një gjinekolog italian. Mediat raportojnë se mjeku u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Novara të Italisë, pas denoncimit të tre pacienteve të tij. Hetimet që u përmbyllën me arrestimin e mjekut g jinekolog kishin nisur që në gusht nga prokuroria italiane, pas denoncimit të njërës prej viktimave, vajzës me origjinë shqiptare. Pas arrestimit, mjeku 62-vjeçar është lë-

në në arrest shtëpie, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mediat italiane i referohen denoncimit të pacientes kur thonë se ajo është ngacmuar seksualisht që në vizitën e parë. Pas vizitës dhe ekos, mjeku ka filluar t’i bëjë pyetje personale vajzës 19-vjeçare, mes të cilave edhe mbi llojin e marrëdhënieve seksuale që preferon. E tronditur, vajza ka kërkuar më pas këshillën e mikeshave të veta, për ta denoncuar më pas. Që prej këtij momenti, në lojë është futur kuestura e Novarës, e cila ka kërkuar ta verifikojë dëshminë e vajzës përmes burimeve të tjera. Hetimet e mëtejshme nxorën në dritë edhe dy viktima të tjera, njëra prej t cilave 29 vjeç dhe tjetra 19, të dyja emigrante në

Itali. Hetimet zbuluan se sjelljet e mjekut g jinekolog diskutoheshin në qytet që prej viteve ’90, por kundër tij nuk ishte ngritur asnjëherë ndonjë padi. “Nga hetimi u zbulua se shumë gra të tjerë janë molestuar përgjatë viteve, por kanë preferuar të mos bëjnë denoncim. Mjeku preferonte vajzat e reja në moshë, tërheqëse dhe mundësisht të kombësive të huaja”,-tha hetuesja Silvia Passoni. Ajo u bëri thirrje për denoncim të gjitha vajzave, të cilat janë bërë pre e ngacmimeve seksuale n g a mj e ku g j i n e ko l o g, i c i l i ndodhet në arrest shtëpie deri në përfundimin e hetimit. Ndaj tij janë ngritur disa akuza, nga ngacmimi seksual tek shpërdorimi i detyrës.

Hetimet e mëtejshme nxorën në dritë edhe dy viktima të tjera, njëra prej t cilave 29 vjeç dhe tjetra 19, të dyja emigrante në Itali. Hetuesja Silvia Passoni

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.09.2013

7

Dhuna në stadium, Tahiri pezullon policët e Mamurrasit janë shpallur në kërkim tre shtetas që ushtruan dhunë ndaj gjyqtarëve të futbollit, mes të cilëve edhe presidenti i klubit të futbollit të Mamurrasit, Dedë Ndreca. Burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se do të ketë masa të ashpra ndaj punonjësve të policisë, të cilët nuk ndërhyjnë për të ndalur dhunën në futboll në vend. Nga ana tjetër, ky urdhër vjen në vazhdën e disa vendimeve drastike të ministrit Sajmir Tahiri përgjatë javës që lamë pas. Reforma e tij nisi me policinë rrugore të Tiranës, prej nga u

Një ditë pas dhunës në stadium, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri “shkrin” edhe Komisariatin e Mamurrasit. Me urdhër të tij, u pezulluan dje nga detyra të gjithë efektivët e Policisë së Mamurrasit, të cilët nuk ndërhynë në dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve të ndeshjes së futbollit Mamurrasi-Albpetrol, si edhe ata që nuk i dhanë ndihmën e shoqërimit për në spital me pretekstin se nuk kishin mjete. Ndërkohë që nga ana e Komisariatit numër 3 në Tiranë, ku u krye edhe denoncimi, ka nisur procedimi penal dhe

shkarkuan rreth 80 punonjës. Ata u zëvendësuan m efektivë të rinj policie. Hapi tjetër ishte Garda e Republikës, e cila do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të thellë, për t’u shkrirë si institucion më vete dhe për të kaluar në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Gjatë fjalimit që lajmëroi shkrirjen e Gardës, Tahiri e cilësoi këtë institucion si arbitrar gjatë demonstratës së 21 janarit. Ndërkohë, Ministria e Brendshme, një dikaster i dorës së parë në qeverinë “Rama”, paralajmëron të tjera surpriza në vazhdim.

Me urdhër të tij, u pezulluan dje nga detyra të gjithë efektivët e Policisë së Mamurrasit, të cilët nuk ndërhynë në dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve të ndeshjes së futbollit MamurrasiAlbpetrol

Ndërtimi pa leje Bashkia padit në Prokurori deputetin e PS Bashkia e Tiranës ka kallëzuar në prokurori biznesmenin Vladimir Kosta, njëherazi deputet i PS, për vazhdimin e punimeve në një objekt të pezulluar. Padi edhe për dy vëllezërit përmbarues Dashamir Biçaku Tiranë Deputeti i Partisë Socialiste de-

noncohet në Prokurori nga Bashkia e Tiranës, për një ndërtim pa leje në një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katror. Veç tij, zyrtarët bashkiakë kallëzojnë edhe një përmbarues dhe disa persona të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarimi zyrtar, ku thuhet se janë dërguar për ndjekje penale pesë persona, të cilët akuzohen për ndërtime të paligjshme, pasi gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar dhe gjetur shkelje të ndryshme në ligjin “Për Urbanistikën”. Në njoftimin e saj, Bashkia e Tiranës tha se kishte kërkuar ndjekjen penale për biznesmenin Vladimir Kosta për konsumimin e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. Inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë, gjatë ushtrimit të kontrollit për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës kanë konstatuar në njësinë bashkiake nr. 1, rruga “Bajram Curri” se vazhdonin punimet për hapjen e një sheshi ndërtimi në një objekt të pezulluar, që shtrihej

në një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katror. Sipas Bashkisë së Tiranës, gjatë inspektimit është mbajtur një procesverbal, ndërsa më pas janë referuar materialet ndaj Vladimir Kostës në Prokurorinë e Tiranës. Burime zyrtare të Bashkisë së Tiranës thanë se bëhej fjalë pikërisht për z. Vladimir Kosta, deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, i zgjedhur për zonën e Përmetit në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit të këtij viti. Burimet thanë se gjatë inspektimit të zonës ishte konstatuar hapja e një sheshi ndërtimi në rrugën “Bajram Curri”, për të cilën Kosta nuk kishte marrë leje ndërtimi. Pas këtij konstatimi, specialistët e Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor (INU) plotësuan dokumentacionin përkatës, duke nisur edhe kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Për të njëjtën vepër penale, atë të ndërtimit të paligjshëm, INU kallëzoi penalisht në organin e akuzës edhe përmbaruesin Lefter Canaj, bashkë me të vëllanë e tij. Sipas njoftimit të Bashkisë, është kërkuar ndjekja penale për Besnik Canajn dhe Lefter Canajn, pasi gjatë kontrollit për zbatimin e ligjshmërisë në fushën

Hetimet e policisë ende nuk kanë nxjerrë në dritë ndonjë person konkret të dyshuar për atentatin. Ndërkaq, një pistë tjetër që është duke hetuar policia është edhe ajo e vrasjes, që lidhet me aktivitete të tjera të të dëmtuarit brenda apo jashtë vendit.

Biznesmeni, Vladimir Kosta

e ndërtimit dhe urbanistikës kanë konstatuar në njësinë bashkiake nr. 6, në Rrugën e “Kavajës” përballë ish-‘Misto Mame’ kundravajtjen: “Vazhdim punimesh ndërtimore në objekte të pezulluara në fazë punimi, armim i hekurit për kolona”,- thuhet në deklaratë. Më tej, Bashkia bën të ditur se në vijim të procedurës ligjore do të nxirret vendimi “Për pezullim të punimeve të ndërtimit”, si dhe “dënim me gjobë”, ndërsa procedura do t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Canaj, me profesion jurist dhe përmbarues, është bërë i njohur në opin-

ionin mediatik në vitin 2011, kur ai dhe disa përmbarues u ndëshkuan administrativisht nga Ministria e Drejtësisë, për shkak të abuzimeve të ndryshme me detyrën dhe me ekzekutimin e vendimeve të gjykatës për llogari të personave të tretë. Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës tha se përgjatë dy javëve të fundit janë depozituar pranë saj 10 kallëzime penale ndaj subjekteve të ndryshme për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm”, ndërkohë që bën të ditur se është në proces edhe një grup tjetër ndërtimesh të paligjshme, të cilat janë duke u verifikuar nga inspektorët.

Bashkia nis projektin 195 mln lekë tek blloku i Doganës Kryebashkiaku Basha: Urbanizimi i këtij blloku do t’u shërbejë 12 mijë banorëve të Tiranës. Ne po mbajmë premtimin Me një investim prej 195 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e bllokut të banimit tek Dogana. Ky bllok banimi përbëhet nga ndërtime të pas vitit ’92. Rrugët janë pothuajse në gjendje natyrore, me rrugica të ngushta, pa kanalizime dhe të pakalueshme për banorët në kohë reshjesh. Përveç ndërtimit të rrjetit rrugor do të ndërtohet rrjeti i kanalizimeve, ndriçimi rrugor, sinjalistika dhe pothuajse në të gjitha rrugët e bllokut do të ndërtohen trotuare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i pranishëm në nisjen e punimeve ka

shprehu kënaqësinë e nisjes së urbanizimit të këtij blloku që do t’u shërbejë 12 mijë banorëve të Tiranës.  “Bashkë me banorët e bllokut më periferik të Tiranës perëndimore, blloku që njihet si te dogana, po mbikëqyrim nisjen e punimeve me një sipërfaqe prej 37 ha të këtij blloku, që do të ndikojë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës në mbi 12 mijë banorëve, fëmijëve, të moshuarve dhe familjarëve të kësaj zone. Personalisht jam i kënaqur që shoh nisjen e këtij projekti, pasi ky në fakt është edhe përfundimi i urbanizimit të një blloku të ri të qytetit tonë që përbëhet mbi 99 % nga banesa të reja, të cilat kanë qenë subjekt i ligjit për legalizimin”,-u shpreh kryebashkiaku Basha. Duke e konsideruar si një tjetër premtim të mbajtur para banorëve urbanizimin e këtij blloku banimi, krye-

bashkiaku Basha i kërkoi kryeministrit të mbajë premtimin e tij për legalizim falas të këtyre shtëpive. “Ne sot mbajmë fjalën, me nisjen e këtij projekti dhe unë së shpejti do të kthehem për të inspektuar ecurinë e punimeve dhe besoj brenda një kohë të shkurtër përfundimin e tyre, që do të ndryshojë cilësinë e jetës së banorëve sepse do të bëjë të mundur jo vetëm furnizimin normal me ujë, ndërtimin e kanalizimeve, asfaltimin, trotuaret dhe ndriçimin, por do të bëjë të mundur po kështu një cilësi të re të jetës urbane për të gjithë banorët e zonës përreth. Uroj që me mbajtjen e këtij premtimi nga ana e Bashkisë, të nisë edhe premtimi i zotit kryeministër për të përfunduar pa lekë legalizimin e atyre që s’janë legalizuar dhe për t’iu kthyer lekët atyre që i kanë paguar ato”, - u shpreh kryebashkiaku Basha. 

CMYK

8 30.09.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Zyra e Përfaqesise Acibadem ne Tirane Adresa: Rr.Muhamet Gjo��esha

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Tel: +355 44 50 54 24 +355 69 22 66 525

30.09.2013

9

E-mail: flora.manuka@acibadem.com.tr www.acibadem.a�

TRUEBEAM STX PËR TRAJTIMIN E TUMOREVE REZULTATET MË EFEKTIVE NË NJË PERIUDHË TË SHKURTËR ME DOZË TË LARTË RREZATIMI! Me TrueBeam STX , veçoritë e të gjitha pajisjeve të përdorura në radioterapi janë të kombinuara në një pajisje të vetme. Rrezja True Beam STx jo vetëm që e bën të mundur për indet e shëndetshme për të marrë më pak rrezatim me aftësinë për të fokusuar rrezet në qendër të objektivit por gjithashtu në sajë të aftësisë së saj për rrezatim në dozë të �artë�� redukreduk� tohet koha që pacienti shpenzon nën rrezatimin prej 4-8 herë . Kështu rritet suksesi i trajtimit dhe komoditeti i pacientit. TrueBeam STX� pajisja tekno�ogjikisht më e përparuar për radioterapi e përdorur në terapinë në e kancerit� ofron trajtim trajtim me opsionin e saj rrafrraf� shim të pafi�truar që mundëson rrezet për të arritur pacientin shumë shpejt. Tipari më i rëndësishëm është se ajo është një pajisje superiore që ka kombinuar të gjitha teknikat e avancuara të radioterapisë brenda kapacitetit të saj� të ti��a si IMRT IGRT, RT së kufizuar� RapidArc� SRS dhe SBRT. Kështu të gjitha teknikat e reja të radioterapisë së viteve të fundit janë të kombinuara në një pajisje të vetme dhe nëse dëshirohet kështu� trajtimi mund të jepet me opsionin e rrezes së pafi�truar rea�e për trajtimin më të shpejtë� më të sigurt dhe më efektive. Një tjetër tipar i rëndësishëm i pajisjes është se me një saktësi prej më poshtë se 0.5mm� ajo mund të përcaktojë objektivin me ndjeshmërisë ekstreme dhe rrezatim të drejtpërdrejtë në tumor në një kohë shumë të shkurtër. Trajtimi duke qenë zvogë�uar nga 4 deri në 8 herë gjithashtu u� sasinë e kohës që pacienti duhet të qendrojë në një pozicion të caktuar pa �ëvizur gjatë rrezatimit. Kështu pasiguritë e shkaktuara nga �ëvizjet e tumorit gjatë trajtimit të pacientit janë reduktuar në minimum. Specia�isti i Onko�ogjisë dhe Rrezatimit të Spita�it Acibadem Kozyatagi, Prof. Dr. Meriç Şengöz ka përshkruar avantazhet e metodës së trajtimit me TrueBeam STX si vijon : ÇFARË ËSHTË TRUEBEAMSTX ? Pajisja TrueBeam STX ka qenë p�otësuar me një sistem të dytë dhe më të ndjeshme që vendos pacientin në pozitën e trajtimit mjekësor dhe bën monitorim frymëmarrje� kontro��in e pozicionit dhe korrigjimin. Fa�ë këtij

sistemi p�otësues të quajtur Novalis-ExacTrac një korrigjim 6 dimensiona� pozicion është i mundur. Radioterapia nën drejtimin e imazhit të fortë dhe ap�ikimin e rrezeve mbi vë��imin në shënjestër� me një diferencë të u�ët bëhet e mundshme me TrueBeam. Teknika e Radio-kirurgjisë(SRS)� e ci�a fokusohet në një objektiv në tre dimensione me një dozë të �artë dhe për këtë arsye është në gjendje për të arritur rezu�tate të njëjta si �argimi i objektivit me ndërhyrje kirurgjika�e� mund të bëhet edhe me TrueBeam STX. Teknika SBRT në të ci�at tumoret me një vë��im të vogë� në çdo pjesë të trupit janë trajtuar në mënyrë të sigurt në më pak seanca (3-5 seanca) është bërë e mundur gjithashtu me këtë pajisje. CILAT JANË AVANTAZHET? Si një pajisje tekno�ogjike e nive�it më të �artë në trajtimin e kancerit� TrueBeam STX i ofron pacientit avantazhe shumë të rëndësishme. Kjo bën të mundur për të trajtuar tumorin me një dozë të �artë në një kohë shumë të shkurtër. Periudha e Terapisë së Rrezatimit që ka reduktuar mundësinë për të ap�ikuar rrezatimin në një kohë shumë të shkurtër� Teknika SBRT në rrit saktësinë e trajtimit dhe komoditetin e pacientit. të cilat tumoret Ci�ësia e imazhit është shumë e �artë. Kështu radio�ogëtt janë në gjen� gjenme një vëllim të dje për të parë detajet më të vog�a. vogël në çdo pjesë Gjithashtu me ndihmën e sistemeve IGRT (radioterapi e udhëzuar me të trupit janë imazh)� përshtatja e saktë e pozicionit të synuar mund të bëhet me më trajtuar në mënyrë shumë ndjeshmëri dhe në një periudhë të shkurtër. Rrezatimi i shtuar dhënë pacientëve nga sistemet e imazhit është 25 të sigurt në më pak për qind më pak me këtë sistem. seanca (3-5 Saktësia Mekanike duke qenë nën një mi�imetër është jetik në aspeseanca) është ktin e fokusimit të rrezeve mbi objektivin me saktësi. Kjo është ajo që bën bërë e mundur të mundur që trajtimi i pacientit për t›u bërë sipas p�anit. gjithashtu me këtë Aftësia e sistemit mekanik për të �ëvizur më shpejt sesa pajisjet e tjera pajisje. redukton periudhën e trajtimi nga 4 deri në 8 herë.

10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Ministri Veliaj, racizmi dhe lajmi pa etikë N jerëzit e medias e trajtojnë fotografinë si të barasvlershme me 1000 fjalë. Mirëpo shpesh harrohet ana tjetër – përtej fotografisë. Fotografia si riprodhim i një realiteti e ka pra edhe anën tjetër, historinë dhe gjenealogjinë e vet, rrethanat që e kanë prodhuar si ngjarje, pamje dhe imazh. Racizmi së bashku me etnonacionalizmin në Evropën Juglindore, pra edhe në hapësirat gjeografike shqiptare janë patologjitë shoqërore që e mbajnë në ngërç modernizmin dhe zhvillimin e këtyre shoqërive Pamja tipike e një dasme nga fëmijëria ime që më ka mbetur në mendje dhe që nuk arrija t’i jepja një përgjigje atëbotë, është ajo kur kthehen sofrat, e para, e dyta, e treta; që atëherë kisha hetuar njëfarë komuniteti me disa rende “qytetare”. Në sofrën e tretë rëndom uleshin ca fukarenj dhe fëmijë.  Porse për romët me tupan e surle, që argëtonin dasmorët, nuk kishte një vend as në rendin e tretë “qytetar” të asaj shoqërie, që tash e vlerësoj thjesht  primitive!?  Mbaj mend që atyre u shtrohej një letër thasësh industrialë pas dere dhe ende me vringëllojnë në kafkë lugët e shkëlqyera si shpata betejash të harruara.  Kisha qejf të ulesha pranë tyre, t’i vështroja instrumentet e tyre muzikore dhe të dëgjoja çfarë thoshin. Ata nuk flisnin, nuk përbuznin.  Të gjithëve u drejtoheshin: “Po, zotni” dhe pas ndonjë shërbimi pasonte heshtja!? Një fotolajm që u emetua në mediet shqiptare e që kishte për subjekt një politikan të ri shqiptar (ministrin Erion Veliaj) dhe një fëmijë (shtetas të tij) në të parë ishte shumë domethënës, me rrezatim humaniteti dhe shkonte përtej logjikës dhe imazhit të politikanit karagjoz e mendjemadh shqiptar. Sipërfaqësisht shprehte ndjesinë dhe frymën e re të një politikani ballkanik. Mirëpo në thelbin e vet fotografia si riprodhim i një realiteti e ka pra edhe anën tjetër, historinë dhe gjenealogjinë e vet, rrethanat që e kanë prodhuar si n g j a r j e , p a m j e d h e i m a z h .  Dhe vetë historia e këtij lajmi dhe kësaj  fotografie e bënte atë hipokrite dhe thjesht një lajm pa etikë. Pse? Ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Erion Veliaj, shihej tek e kishte dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës me veturën e tij zyrtare një vogëlush, bashkështetas, i cili kohë më parë ishte aksidentuar, në ndërkohë që atij i ishte refuzuar ndih-

koment

Halil Matoshi

ma mjekësore, me motivacione administrative por me prapavijë shumë të hapur raciste.  Vogëlushi ishte me përkatësi etnike rome. Dhe pikërisht kjo ia heq lajmit etikën dhe e shndërron në propagandë! Mirëpo Republika e Shqipërisë, ndonëse shtet kombëtar i shqiptarëve, është shtet qytetar i bazuar në demokracinë parlamentare dhe në të drejtat e njeriut dhe në barazinë e shtetasve. Kjo sanksionohet me neni 20 i cili thotë: “Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre”. Në kreun I të Kushtetutës së Republikës (Parimet e Përgjithshme)  në nenin 15, paragrafi 1 thuhet:  “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”. Kurse në nenin neni 18, paragrafi 2 thuhet: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”. ga kjo del se Republika e Shqipërisë de jure mbron shtetasit nga çfarëdolloj diskriminimi  racial, etnik e fetar. Mirëpo realiteti, si çdo kund në Evropën Juglindore është krejtësisht tjetër? Grupet e ndryshme etnike e kulturore jo që janë të diskriminuara, por nuk i gëzojnë as të drejtat elementare dhe sidomos jo katër liritë themeltare të proklamuara në fjalimin e tij inaugurues para 68 vjetësh nga presidenti amerikan Franklin Delano Roseewelt: 1. Liria e fjalës, 2. Liria e besimit; 3. Liria e të dëshiruarit (liria ekonomike) dhe 4. Liria nga frika. Dhe kjo është lehtë e vërejtur në shoqëritë e tranzicionit në Evropën Juglindore, pra edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Përse media duhej të trumbetonte dhe t’i jepte jehonë lajmit se vogëlushi në krahët e ministrit ishte i përkatësisë etnike rome?  Për ta bërë më të fuqishëm lajmin dhe për ta ngjyrosur atë me humanitetin e ministrit ndaj romëve apo thjesht

N

si propagandë e Qeverisë së re shqiptare, si mekanizëm për imazhin e saj të mirë? Me këtë rast përdoret media, që në mënyrë të nënvetëdijshme e pranon se diskriminimi në këtë vend është i hapur. ë parë, 36 familje shqiptare me rrënjë rome ishin zhvendosur nga shteti me masa represive nga një lokacion për t’i hedhur në rrugë. Në këtë histori shfaqet Elidoni i aksidentuar, të cilin e ëma e kishte dërguar për mjekim por i ishte refuzuar shërbimi, kështu që vetë ministri i Mirëqenies sociale dhe i Rinisë, me veturën e tij zyrtare e kishte dërguar atë në Spitalin Ushtarak, ku ka marrë trajtimin e duhur. Ky është lajmi, në të parë inspirues. Por a duhet që gjithnjë të qëllojë afër një ministër, sado i frymës së re dhe sado human (në këtë rast këto cilësi as që  mund t’i mohohen ministrit Veliaj)  për t’i dhënë shërbime mjekësore një fëmije? Posaçërisht nëse ai është me përkatësi etnike rome!? Në ndërkohë ministri Veliaj paskësh premtuar zgjidhje për 36 familjet rome, porse zgjidhja nuk është gjetur ende, derisa po shkruaj këtë kolumne. Mirëpo historia e abuzimit me romët në Shqipëri është e gjatë dhe vjen deri në ditët e sotme.  Sipas një raporti të Qendrës Europiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) të vitit 1997, evidentohen raste të diskriminimit jo vetëm simbolik por edhe faktik, madje ndër më mizoret të trajtimit të romëve. Që nga mohimi i së drejtës për jetë - vrasjeve makabre (ndezje me benzinë) e një të riu rom nga katër të rinj shqiptarë dhe, për ironi prokuroria nuk e cilëson krim klasik i motivuar nga urrejtja raciale porse e cilëson si “zënkë mes adoleshentësh”, e deri tek mohimi i një procesi gjyqësor të ligjshëm dhe ofrimi i mjeteve juridike, ngase avokatët refuzojnë ta mbrojnë një rom!?   Janë shënuar edhe vdekje nga rrahjet brutale të policisë; kërkim dhe marrje me zor e parave, privim nga pronat e luajtshme në mënyrë joligjore; ndalime dhe arrestime arbitrare. P.sh. kur policia kërkon një të dyshuar rom dhe nuk e gjen, atëherë merren pengje familjarët, mbahen më shumë se tre muaj paligjshëm dhe askush nuk jep llogari.  Diskriminimi është i përditshëm dhe shkon përtej logjikës së pamundësisë së shtetit për të kontrolluar “rregullin e kaosit” sipas të cilit rëndom jetojnë romët në Shqipëri. Një rom i ka thënë ERRC-së se sa herë që ndodh një problem në qytet, policia së pari shkon tek ata, i bastis, maltreton, rrah dhe

M

Pritshmëri paragjykon si kriminelë të mundshëm! E të mos flasim për diskriminim në punësim e arsimim, në ushtri dhe nga organet lokale të pushtetit.  Në anën tjetër, subjektet e ndryshme politike në kontinuitet e manipulojnë votën e romëve, duke filluar nga premtimet për punësim deri tek blerja e saj me një shumë simbolike parash. Sa i përket abuzimit emotiv ose simbolik, Shqipëria nuk veçohet nga fqinjët e parë, si Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Serbia, por as nga Bullgaria, Rumania, Çekia etj. P.sh. ERRC-ja vëren se romët në Shqipëri trajtohen me emërtime joqytetare dhe në baza raciste, si fise nomade, ndër të cilat shquhen meckara, kabuzie, cergara ose skodrara dhe kurtofa. Romët në Shqipëri përfshihen kryesisht në emërtimin racist si arixhinj. Racizmi ndaj romëve nis me gjuhën dhe kodekset popullore dhe përfundon në shkelje drastike të të drejtave të njeriut.  Sipas ERRC-së, një shqiptar i Dumresë e ka për zakon të thotë për miqtë (krushqinë)  “me nder, po vijnë arixhinjtë”; “me nder, si një mëhallë jevgjish���, shprehet një amvisë tiranase për një katund të mbajtur keq: “A duhet pritur ndonjë gjë prej arixhinjve”?- pyet një dibran. Një frikacak përshkruhet si “një arixhi në shtatë breza” etj. Vrasja e një arixhiu sipas këtij raporti nuk është theksuar ndonjëherë të jetë trajtuar si vrasje e një shtetasi, as nga organet e ndjekjes. Sikur në rastin kur e vranë të riun Fatmir Haxhiu në Tiranë, vrasësit i kishin thënë “arixhi i qelbur” etj. dhe siç  u theksua më lart, vrasja ishte cilësuar si zënkë adoleshentësh, por jo si krim klasik. Statistikat zyrtare flasin së këndejmi për më pak se 1000 romë në Shqipëri (sic!), ndërsa shifrat e ERRC-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të pakicave kulturore e etnike thonë se në Shqipëri jetojnë mbi 120 mijë romë.  omët dhe jevgjit perceptohen nga shumica si të dallueshëm. Por edhe ata vetë e bëjnë shpesh këtë dallim. Për një rom jevgjit nuk ka gjuhë dhe nuk e mban traditën, ai martohet me një të bardhë dhe flet shqip, ndërsa për jevgjit, romët janë primitivë, (gabelë) nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë, derisa veten e quajnë “qenie humane” dhe para administratës thjesht shqiptarë! 

R

Në këtë sfond të trishtë, ministri Veliaj duhet të përballet me këto fakte, të bëjë të pamundshmen për ta ndërruar frymën e konstitucionit shpirtëror të shoqërisë shqiptare ndaj romëve dhe ta ndërrojë fytyrën e shtetit ndaj tyre, para se të fotografohet me një vogëlush rom në grykë! Nisur nga këto argumente, lajmi dhe fotografia e Erion Veliajt më janë dukur të pështira, hipokrite dhe mediatikisht pa etikë profesionale! Në anën tjetër në Kosovë është një situatë edhe më tragjike. Romët rëndom ia kanë  mbajtur anën kastës apo etnisë dominuese në shoqëri.  Gjatë luftës së fundit në Kosovë romët kryesisht ishin përdorur si vegla në duart e pushtetit fashist të Milosheviçit, por aty-këtu, paradoksalisht, kishte edhe romë që i ishin bashkuar UÇK-së.  Dhe pas luftës romët kryesisht janë përzënë nga Kosova të përbuzur si armiq, ose kanë ikur vetë me armikun!? Ata që kanë mbetur, kryesisht mbaheshin në disa kampe si ai i Plemetinit, që ka ekzistuar deri në vitin 2007, pastaj një në Mitrovicë të veriut etj.  Këto kampe janë cilësuar si “turpi i Kosovës” dhe pasojat e tyre në imazhin e shtetit nuk janë eliminuar ende. Përderisa në Shqipëri diktatori Enver Hoxha mëtonte ta krijonte një komb unik shqiptar, jo përmes integrimit në shoqëri, por përmes mohimit të identitetit të veçantë, së paku kampe përqendrimi nuk ishin vendosur.  Kurse regjimi i Kosovës nominalisht shtet multietnik dhe qytetar, kishte vend o s u r d h e mb a j t u r t ë t i l l a ! ? Edhe pas heqjes së kampeve dhe ndërtimit të ndonjë banese kolektive, romët në Kosovë janë tërësisht të diskriminuar në jetën sociale, ndonëse barazia e tyre është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet aktuale.  Më pak para ligjit dhe në shkollim sesa në punësim e shërbime shëndetësore, si dhe në shërbime juridike. E sa i përket dhunës simbolike, të përmendim vetëm dy raste emblematike: Adem Demaçi që vlen si lider i të drejtave të njeriut në Evropën Juglindore, duke bërë fjalë për skenën politike pati deklaruar: “Mos të bëhemi si magjuptë” – ndërkaq lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë i pranishëm në Tiranë, kur ishte linçuar një muzikant i përkatësisë rome në një kafene dhe ai nuk kishte reaguar fare, duke e përcjellë skenën e dhunës me gjakftohtësi të pamatshme!

op-ed

2

Blog / Komuniteti islam në Kosovë-urdhëron, kërcënon dhe certifikon

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Përgjegjësia e përkthimit, por edhe pak më shumë se kaq...

S

koment Mitro Çela

Nga Roma u ktheva në Tiranë me aeroplan. Nga qielli, tokat bujqësore të ndara mes fshatarëve, dukeshin si shami xhepi. Shumë toka të mbetura djerrë...Me idetë e ekonomistit hebre “gatova” një artikull. E botova...Pas disa ditëve pati një replikë. Artikulli mbante titullin: “Mitrua, kundër Mitros.” ...Mes të tjerave, autori shkruante: “Nuk e bëjmë me faj autorin. Fajin e ka diploma që ka marrë, në fakultetin Ekonomik të Enverit. Ai stan, këtë bylmet prodhon...” ...Pas 20 vjetëve, ligji më i ri për fermat (kooperativat bujqësore) vuri në jetë një nga tri idetë e ekonomistëve hebrenj...Po kreditë dhe siguracionet? Prit gomar të mbijë bari...bën ironi mileti... ti Erjon Braçe. Fjala e parë: “Berisha na ka vjedhur idetë. Kooperativat bujqësore janë në programin e Partisë Socialiste.” Akuza e Braçes më solli ndërmend historinë e Boris Bekerit, histori e botuar në gazetën gjermane “Bild”. Kampioni absolut i botës në tenis, një herë e një kohë, kishte njohur një vajzë me origjinë ruse. Një ditë rusja e bukur mbeti shtatzënë. Në shtyp deklaroi se fëmija kishte për baba Boris Bekerin. I zoti i punës, bëri be e rrufe se nuk kishte dijeni që ishte babai...Në muajin e nëntë lindi vajza...Ekspertët i morën ADN-në Bekerit. Në laborator u provua se babai i vajzës ishte kampioni i tenisit. I zënë, siç thotë populli, me presh në duar, Borisi deklaroi: “Rusja më ka vjedhur spermën.... Po si ndodhi kjo hata?- pyetën gazetarët... “Një natë shkuam në restorant. Hëngrëm dhe pimë verë. Unë u deha. Pastaj përfunduam në shtrat. Atje rusja më vodhi spermën dhe me shiringa ‘gatoi’ fëmijën?!” Qeshi i madh e i vogël. Përjashtim bëri rusja e bukur. Ajo e hodhi në gjyq Borisin. Fitoi një “thes” me para: 5 milionë dollarë?! Por le të kthehemi në parlament. Braçes përgjigjen ia dha Genc Ruli: “Ka politikanë që mendojnë se kooperativat bujqësore janë krijesa komu-

Universitet / IRHFFA, festivali me fund të lumtur i filmit

11

Të gjithë njerëzit janë të barabartë para…peshkut. - Herbert Hoover

Nishani e Rama, bashkë dhe veç në New York

‘I dashuruar’ pas kooperativave humë rrallë, kur dua të “ngjyej” penën për fshatin, mendja më shkon tek Zhak Atali. Ka një shkak. Fund dhjetori 1990. Ishte krijuar PD-ja dhe unë isha zgjedhur mes 17 anëtarëve të Komisionit Nismëtar. Më 13 dhjetor, më thërret Sali Berisha. Më tregoi draftin e Statutit të PD-së. “Kemi ‘ngecur’ tek programi për fshatin. Po pate ndonjë ide, shkruaj pak radhë”. Në atë kohë punoja tek gazeta “Bashkimi” që varej nga Fronti Demokratik. Kryetare ishte Nexhmije Hoxha. Me porosi të saj, në redaksi na vinte gazeta “Le Monde”. Herë pas here, në këtë gazetë lexoja shkrime të Zhak Atalisë. Hebre me origjinë. Ekonomist. Shkrimtar. Pianist. Mik i Ismail Kadaresë. Duke qenë këshilltar i Presidentit të Francës, Miteran, kishte hedhur idenë, pas rënies së Murit të Berlinit, për ngritjen e një banke, për të investuar në ish-vendet socialiste. Banka u ngrit në vitin 1989 me qendër në Londër dhe u quajt BERZH. Atali u zgjodh presidenti i parë i bankës. Nga një artikull i botuar nga Zhak Atali, unë kisha nxjerrë një paragraf: “Tri gjëra kërkon tranzicioni i fshatit socialist në fshat kapitalist: Kooperativa bujqësore, kredi nga bankat dhe siguracione...” Kuptohet. Asnjë prej tyre nuk vlente për statutin e parë të Partisë Demokratike. Pas zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, Meksi u bë kryeministër. Një ditë shkova në zyrë. I tregova për idenë e Zhak Atalisë... “Kooperativat bujqësore? - tha Meksi. - Mos m’i zër në gojë. Ua kemi pirë lëngun për 50 vjet. Kredi për fshatin? Ide racionale, por je i vonuar. Qeveria ka vendosur të ngrejë Bankën Agrare... Këto ditë nis nga puna INSIG. Do sigurojë makinat. Do sigurojë edhe pronat në fshat.” Nga viti 1992 deri në vitin 1996, Banka Agrare dha miliarda lekë për bujqësinë dhe blegtorinë. Por fshatarët i kujtonin kreditë si “dhurata” të qeverisë. Nuk i kthyen kurrë kreditë. Dhe Banka Agrare doli me këpucë të kuqe. Në vitin 1997, duke zbatuar këshillat e FMN-së, kryeministri Nano i vuri “drynin” Bankës Agrare. Po më tej? Në çdo fushatë elektorale, Berisha, Nano, Meta kanë premtuar të hapin përsëri dyert e Bankës Agrare. Por, fjalë e mirë e gurë në trastë. Nga ana tjetër, duke filluar nga viti 1997, bankat nuk japin kredi për fshatin. Ndërsa për kompanitë e sigurimeve, fshati është mollë e ndaluar. Këto ditë, rastësisht lexova në “Fletoren Zyrtare” ligjin për fermat bujqësore. Por më parë, sipas zakonit, projektligji ishte dërguar në parlament. Hapa shënimet. “Në parlament ishte ‘ndezur’ një debat i zjarrtë. Shyqyr, o Zot! Më në fund deputetët gjetën pak bakërr në kohë, për të folur edhe për fshatin. Nga vendi nisi të flasë depute-

30.09.2013

niste...Fantazi. Komunizmi nuk ka sjellë kooperim. Komunizmi ka sjellë shtetëzim dhe kolektivizim. Kooperimin, nga rrjedhin edhe kooperativat bujqësore, e ka shpikur kapitalizmi...” Fjalët e Genc Rulit më vunë në lëvizje “mokrat” e mendjes. Në tetor të vitit 1993 isha në Romë. Seminar për ekonominë. U njoha me një ekonomist me shumë nishane, nga Izraeli. Në atë mot punonte si ekspert i FMN-së në Brazil. Më pyeti: “Keni pasur kooperativa bujqësore?” Iu përgjigja: “Sigurisht. Mbretëruan për 50 vjet.” Ekonomisti hebre: - Me siguri, qeveria ka ndryshuar statusin e kooperativave nga socialiste në kapitaliste? Unë: - Jo. U vumë kazmën. Nuk u ka mbetur as nam e as nishan?! Në vendin tim, politikanët, të majtë a të djathtë, në opozitë a në qeveri, nuk i durojnë “pjellat” e komunizmit...”. Thashë këtë frazë dhe nxora gjoksin përpara si heronjtë e filmave të realizmit socialist. Ekonomisti hebre zgurdulloi sytë duke më thënë: “Gabim i rëndë! Kooperativat bujqësore nuk janë sajesa komuniste. Kooperativa kemi në Izrael. Kooperativa ka në Danimarkë. Në Suedi. Në Brazil. Janë pjesë e ekonomisë së tregut...Ju, me siguri keni bërë ndarjen e tokës. Çdo fshatar ka parcelën e tij... Por si do punohet toka? Sipas jush, çdo familje duhet të blejë një traktor?... Piqet gruri. Duhet korrur... Sipas jush, çdo familje duhet të blejë një autokombajnë?... Është e pamundur. Rritet kostoja e prodhimit. Çmimi i naftës po ‘sulmon’ qiejt. Ndaj duhet kooperim. Për të punuar tokën. Për grumbullimin dhe shitjen e prodhimit...Do vijë një ditë, që toka në Shqipëri do të mbetet djerrë...Atëherë do të kujtoheni për “kazmën” që u vutë kooperativave bujqësore...Dhe do të nisni punën nga e para?!” Kur miku nga Izraeli përfundoi ligjëratën, unë buzëqesha. Ai ngriti supet disi i ofenduar. I tregova për idenë e Zhak Atalisë, duke shtuar se u bëtë dy ekonomistë hebrenj që flisni me të njëjtën gjuhë... Nga Roma u ktheva në Tiranë me aeroplan. Nga qielli, tokat bujqësore të ndara mes fshatarëve, dukeshin si shami xhepi. Shumë toka të mbetura djerrë...Me idetë e ekonomistit hebre “gatova” një artikull. E botova...Pas disa ditëve pati një replikë. Artikulli mbante titullin: “Mitrua, kundër Mitros.” ...Mes të tjerave, autori shkruante: “Nuk e bëjmë me faj autorin. Fajin e ka diploma që ka marrë, në fakultetin Ekonomik të Enverit. Ai stan, këtë bylmet prodhon...” ...Pas 20 vjetëve, ligji më i ri për fermat (kooperativat bujqësore) vuri në jetë një nga tri idetë e ekonomistëve hebrenj...Po kreditë dhe siguracionet? Prit gomar të mbijë bari... bën ironi mileti...

koment

Ruben Avxhiu

Ashtu si në New York, ata mund të vijojnë të ndjekin itinerare që nuk takohen por që as nuk përplasen, në mjedisin e ri politik të krijuar në Shqipëri pas 23 qershorit.

Gjatë kësaj jave në New York e SHBA, Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama, patën itinerare të pavarura që shpesh u kryqëzuan po pa pika takimi. APEN bëri të enjten një pritje të madhe për kryeministrin, por vetëm një takim pune me Presidentin. Vatra shtroi një darkë masive për Nishanin, por vetëm pak vetë ishin në takimin formal me Ramën. Por, drejt fundit të dyja vizitat u konverguan në ngjarjen që askush prej tyre nuk donte që ta humbiste, Darkën e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Edhe në sallën luksoze të Çiprianit, ndonëse bashkë, të dy udhëheqësit shqiptarë ishin veç. Nuk ishte edhe shumë e vështirë se edhe njerëzit që i takonin me kuriozitet dukeshin të kujdesur që të mos e takonin njërin në sy të tjetrit. Javët, muajt dhe mbase vitet e ardhshme të politikës shqiptare do të shenjohen edhe nga raporti që do të arrijnë të vendosin mes tyre një qeveri e majtë me një president të djathtë. Për vëzhguesit perëndimorë mënyra se si Nishani dhe Rama apo kushdo që vendoset pas tyre nëse mbeten po këto pozicionime partiake, do të përcaktojë shumë fatin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Deri tani shenjat kanë qenë pozitive. Diplomatët perëndimorë shohin përtej retorikës që kënaq tifozët mendjevegjël të politikës. Megjithë fjalët e rënda e akuzat që nuk pushojnë mes të dy krahëve të politikës shqiptare, e vërteta është se PD e pranoi humbjen në zgjedhje dhe zbatoi ligjin duke ia lënë pushtetin pa probleme opozitës. Vetë PS e LSI megjithë retorikën parazgjedhore për qeverinë e “hajdutëve” dhe të “vrasësve” nuk do të çojnë në gjyq njeri. Në këtë kontekst, edhe dinamika Nishani-Rama, në sprovën e saj të parë, funksionoi shkëlqyeshëm, nga pikëpamja perëndimore. Kryeministri e ministrat u dekretuan në kohë rekord dhe ndryshe edhe nga disa vende perëndimore, Shqipëria pati zero ditë vakuum institucional. Në dhjetor, ajo mund të shpërblehet me statusin e vendit kandidat, pikërisht për shkak të këtij kalimi të qetë e të shpejtë. Harmonia në thelb, përtej fjalamanisë politike, u duk edhe këtu në New York. Ku kryeministri Rama dhe jo Presidenti Nishani, ishte lënë që të fliste në OKB. Sigurisht, të dy zyrtarët e lartë shqiptarë kanë plot kohë që ta prishin këtë marrëdhënie pozitive nëse vendosin ta bëjnë atë. Në mënyrë të tërthortë, të dyja palët vijojnë ta kërcënojnë njëri-tjetrin. Edi Rama me retorikën e tij të Rilindjes, që nënkupton edhe zhvendosje personeli që kurorëzimin mund ta ketë me ndërrimin e Presidentit me vota në parlament. Ndërsa Nishani, me retorikën e tij të “mbrojtjes së institucioneve” duket se nënkupton ruajtjen e ushtrisë së nëpunësve të vegjël, të punësuar në kohën e PD-së dhe ndoshta ende besnikë të partisë që i solli aty. Paqja e heshtur mes të dyve ndoshta do të vijë për shkak të vendimit të dhjetorit ose edhe thjesht sepse ende nuk kanë pasur ndonjë rast serioz për t’i shkelur në kallo njëri-tjetrit. Ashtu si në New York, ata mund të vijojnë të ndjekin itinerare që nuk takohen por që as nuk përplasen, në mjedisin e ri politik të krijuar në Shqipëri pas 23 qershorit. www.illyriapress.com

12

të drejtat e njeriut

IHRFFA 8

43 filma dhe dokumentarë. 18 të ftuar ndërkombëtarë. 7 mbrëmje të gjata kinematografike. 4 ditë forumesh. Koncerte muzikore. Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut mbylli dje edicionin e tetë të tij

Festivali me fund të lumtur i filmit G

jithmonë përgatitjet zgjasin më shumë sesa zhvillimi i ngjarjeve të rëndësishme dhe gjithmonë fundi i tyre të lë me ndjesinë e mosbesimit që nesër nuk do nisësh të njëjtën rutinë nga e para. Kjo duhet të ketë qenë gjendja e rënë mbi oborrin e Akademisë Marubi, natën e djeshme, pas festës së organizuar për mbylljen e Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Ky festival ndërkombëtar në edicionin e tetë të tij solli 43 dokumentarë dhe filma me metrazh të shkurtër apo të plotë, 18 të ftuar, autorë dhe protagonistë të këtyre dokumentarëve nga vende të ndryshme të botës. Nga e hëna në të diel, nga ora 16:00 deri në mbrëmje vonë, në oborrin e Akademisë dhe në sallën e mbyllur të kinemasë u shfaqën radhazi filmat e përzgjedhur për këtë festival nga mbi 300 që kishin aplikuar gjatë fazës përgatitore. Tashmë IRHFFA është pjesë e hartës së botës të festivaleve të filmave për të drejtat e njeriut dhe artistë të rinj, por dhe nga ata me përvojë nga e gjithë bota kanë mundësinë ta shtojnë edhe atë në aplikimet e tyre. Sidomos në këtë gjini, siç është dokumentari e veçanërisht filmi me metrazh të shkurtër, tregu kryesor dhe mundësia për të përcjellë masivisht mesazhet, ngelen festivalet e këtij lloj. Për regjisorin italian Flavio Costa, pjesëmarrës me filmin artistik “Pre-carita”, filmi me metrazh të shkurtër ngelet ndoshta gjinia e vetme që ruan marrëdhënien monogame me kinemanë, duke qenë pothuajse aspak e transmetuar në televizione. Ndërsa sipas Bosse Lindquist, autorit suedez të shumë dokumentarëve, ndër ta dhe “Give us the money” që u shfaq ditën e djeshme në festival, këto organizime janë shumë me vlerë për të marrë reagimet dhe mësuar perceptimin e publikut në vende të ndryshme. Nga ana tjetër, vetë publiku shqiptar, pati mundësinë të shihte gjatë kësaj jave realizimet e artistëve ndërkombëtarë mbi tema kritike mbi të drejtat e njeriut në të gjithë botën, nga Kongo e India, në Moldavi dhe madje dhe në Europën Perëndimore. Sepse shkelja e të drejtave të njeriut nuk është një shqetësim i pak njerëzve apo i pak vendeve. Është një hartë e tërë globale edhe në këtë aspekt ku Shqipëria ka vendin e saj. Dhuna në familje, një nga temat e nxehta e të dhimbshme të realitetit tonë, veçanërisht në vitet e fundit, me rastet ekstreme që kanë ndodhur, ishte tema qendrore e këtij edicioni. Kjo u bë dhe temë e forumit të tretë, nga katër që ky festival organizoi me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile dhe të rinjtë e shkollave të mesme dhe të larta të Tiranës. Në këto forume morën pjesë ministria të qeverisë si Mirela Kumbaro dhe Erion Veliaj, drejtues institucionesh, përfaqësues të ambasadave dhe shoqatave të vendit tonë dhe huaja. Nëse nuk pati përfaqësim me një film shqiptar, vendi ynë u bë pjesë e festivalit nëpërmjet një ekspozite të studentëve të trevave shqipfolëse, të grupit ASA, të cilët organizuan edhe një performancë mode. Thënë në intervista apo jashtë tyre, artistët e huaj, vlerësuan shumë organizimin; “asgjë për t’u patur zili festivaleve të shteteve të tjera”, do thoshte autorja italiane e dokumentarit “Një në tre”, por dhe nisën të bënin plane për të kaluar pushimet në Shqipëri. Me sa duket diçka që e bën një festival filmi, nuk e bëjnë shumë spote dhe fjalime bashkë, afron artistët e huaj në Shqipëri dhe u kujton shqiptarëve të drejtën për t’u ndjerë mirë.

Thënë në intervista apo jashtë tyre, artistët e huaj, vlerësuan shumë organizimin; “asgjë për t’u patur zili festivaleve të shteteve të tjera”, do thoshte autorja italiane e dokumentarit “Një në tre”, por dhe nisën të bënin plane për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Ted Orlin: Arti, ai që i jep zemër mbrojtjes së të drejtave

T

heodore S. Orlin, është njeriu që do e shihje në çdo forum të organizuar për të drejtat e njeriut gjatë gjithë javës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Avokat dhe profesor i kësaj kauze në SHBA, ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1992 dhe vazhdon betejën e tij për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, tashmë dhe me bashkëpunëtorët që ka gjetur, siç është Kujtim Çashku. Cila ka qenë vizita juaj e parë në Shqipëri? Unë jam avokat i të drejtave të njeriut në SHBA. M’u kërkua të shkoja në Rumani, ku zhvilloheshin zgjedhjet e para të lira pas rënies së Çausheskut. Unë isha aty për të vëzhguar zgjedhjet dhe organizuar shoqërinë civile. Pastaj më thanë që do donin të dinin nëse mund të ishte dikush në Shqipëri me të cilin të bashkëpunonim në drejtimin e të drejtave të njeriut. Fluturova prej Bukureshtit në Tiranë. Shqipëria ishte një shtet shumë i vështirë në atë kohë. Mendoj që kam qenë një ndër fare të parët gjykatës të të drejtave të njeriut. Kishte shumë pak grupe që punonin për të drejtat e njeriut: Komiteti i Helsinkit dhe disa të tjerë. Dikush nga Komiteti i Helsinkit, Altin Hazizi më priti në aeroport dhe Komiteti i Helsinkit i kishte zyrat te Piramida dhe aty e takova Kujtim Çashkun, i cili ishte shumë i dhënë pas çështjes së të drejtave të njeriut. Aty filluam të punonim bashkë për të drejtat e njeriut. Cilat ishin çështjet më të mprehta në ato vite në Shqipëri? Shteti ishte shumë i dobët. Një çështje shumë problematike ishte ajo e të burgosurve politikë, të cilët kishin dalë nga burgjet pas shumë vitesh, 20 ndoshta dhe më shumë disa, dhe ishin të traumatizuar nga ndryshimet, nuk kishin punë, as para, nuk kishin mbështetjen për të cilën kishin nevojë pasi dolën dhe ne u munduam t’i mbështesim. Pastaj, kishte edhe shumë njerëz në burgje. Ne shkuam nga një burg në tjetrin në të gjithë Shqipërinë bashkë me Kujtimin, burgje me të rinj, por edhe institute mendore. Kushtet e tyre ishin shokuese. Në burgjet e të rinjve kishte 22-23 vjeçarë pa asnjë dhëmb, për shkak të kequshqyerjes ekstreme dhe shumë nga ata ishin burgosur për shkaqe pothuaj qesharake; kishin bërë një sherr në rrugë, i kishin kthyer një fjalë mësuesit, kishin thënë diçka të papërshtatshme. Kjo ishte vizita e parë. Pastaj kam ardhur shumë herë të tjera. Punoj me Elsa Ballaurin e Komitetit të Helsinkit, Maks Velon dhe shumë e shumë të tjerë të interesuar për këtë çështje. Me kalimin e viteve, cilat janë kthyer në elementët më problematikë të mosrespektimit të të drejtave të njeriut? Ka shumë. Një nga ato është dhe tema e Festivalit të këtij viti të të Drejtave të Njeriut, që zhvillohet te “Marubi”, ajo e dhunës në familje. Është varfëria, cilësia e arsimit dhe pse sot të paktën ka shumë universitete, pra ka shumë mundësi. Megjithatë, axhenda e të drejtave të njeriut është shumë e ngjeshur. Nuk di nga t’ia nisësh. Dhe nga ia keni nisur? Ti merresh me problemin e parë që të del përpara.

Theodore S. Orlin, president nderi i IHRFFA

Unë mendoj që arti ka një rol të rëndësishëm. Kur ne shohim një film, pasi dalim nga kinemaja na rreh zemra, kjo është shumë e rëndësishme për të menduar ndryshe për të drejtat e njeriut: të përcjellësh mesazhin për këto të drejta nuk mjafton t’i bësh njerëzit të mendojnë, por edhe të ndjejnë. Për shembull, unë kujtoj që në fillim bashkë me Kujtimin shkuam në drejtorinë e policisë dhe policët nuk dinin asgjë për të drejtat e njeriut. Ne nisëm t’u mësonim për to. Sepse zbuluam që ata vetë duke mos i ditur, i shkelnin edhe vetë të drejtat e njeriut. Ishte si të kapje diçka me dorë në një vend të panjohur dhe ajo të dilte e prishur. Megjithatë, të sillje ndryshimin në një Shqipëri të tillë ishte një përvojë e rëndësishme. Keni qenë dhe në vende të tjera të Evropës Lindore? O po. Kam punuar në Moldavi, Rumani, Bullgari, Maqedoni, Sllovaki. Kam punuar në Azinë Qendrore, Indi, Sri Lanka, Kamboxhia, gjithashtu në Afrikë, Kamerun, Gambia. Kam punuar në shumë shtete, por vendi ku kam kaluar më shumë kohë është Shqipëria. Ka diçka specifike te Shqipëria, për sa i përket problemeve të saj, në krahasim me shtetet e tjera të Lindjes? Është një vend që ka qenë për shumë kohë i izoluar, asnjë shtet tjetër nuk ka qenë kaq gjatë. Prandaj dhe unë jam i kënaqur dhe i befasuar për progresin që ajo ka bërë dhe pse duhet shumë punë, sigurisht. U bë anëtare e NATO-s, nënshkroi MSA-në etj. Po sigurisht duhet ende të bëhet në fushën e të drejtave të njeriut. Prandaj ne po përpiqemi të informojmë sidomos të rinjtë për të drejtat e njeriut, që e ardhmja e Shqipërisë të jetë më e mirë, pasi disa gjëra janë zgjidhur, por çështja e të drejtave të njeriut vazhdon, ka probleme me dhu-

nën në familje, me varfërinë, me komunitetet rome dhe egjiptiane, institucionet duhet të përmirësojnë shërbimet. Pra, ajo që është bërë në të shkuarën nuk është fundi, është thjesht fillimi. Ju synoni të punoni më shumë me të rinjtë e me komunitetet sesa me strukturat shtetërore? Shpesh njerëzit mendojnë që çështja e të drejtave të njeriut ka të bëjë me abuzimin e shtetit me individin, por të drejtat shkelen dhe nga individi për individin. Pra nuk është vetëm vertikalisht po dhe horizontalisht dhe shteti duhet të mbrojë të drejtat e njeriut nëpërmjet forcës së ligjit dhe mbështetjes që ofron, por shoqëria civile duhet t’i bëjë presion. Sepse nëse rinia mendon që nuk ka probleme, atëherë nuk do ketë nxitje për shtetin që të bëjë atë që duhet të bëjë. Ky brez do ketë fëmijë dhe nëse prindërit nuk dinë çfarë janë të drejtat e njeriut, as fëmijët nuk do e dinë. Po një nga problemet është që, duke qenë se ju nuk keni vuajtur si prindërit tuaj, jeni më pak të prirur për të luftuar për të drejtat e njeriut. Prandaj janë dhe festivalet e filmave, si ky. Besoni realisht në ndikimin e artit në sjelljet e të rinjve? Arti ndoshta është mjeti më i fortë për të përcjellë mesazhe në çdo shoqëri. Po jap një shembull të dy shekujve më parë nga vendi im. Ne patëm një luftë civile, që përfundoi me marrjen fund të skllavërisë dhe kur Abraham Lincoln takoi Harriet Beecher Stowie, gruan që kishte shkruar “Uncle Tom’s Cabin”, ku tregohej sa e tmerrshme ishte skllavëria- ai ishte shumë i gjatë, ndërsa ajo shumë e shkurtër- e pa dhe i tha: “Oh, pra ti je ajo gruaja e vogël që nise lëvizjen e madhe”, pasi ishte libri i saj që i bëri njerëzit të ndryshonin qëndrimin ndaj skllavërisë. Apo muzika e Shoppen-it, që përcillte mesazhe për lirinë e polakëve dhe ai ndihmoi për krijimin e shtetit polak. Ti sheh Manet-in dhe sheh një ekzekutim, apo Pikason...dhe kujton luftën civile të Spanjës, pra arti ka ndikuar emocionet e njerëzve dhe është shumë i rëndësishëm për të ndryshuar sjelljet e njerëzve. Muzika, gjithashtu. Në rininë e brezit tim, në vitet ‘60-‘70, muzika ishte shumë e rëndësishme, muzika black, të gjithë njerëzit e këndonin dhe kërkonin të drejtat civile, apo Beatles, njerëzit akoma i dëgjojnë. Por sot mund të jetë më e vështirë që arti ta arrijë këtë, pasi ka shumë alternativa dhe njerëzit janë më pak të fokusuar. Unë nuk mendoj kështu. Ajo që më ka bërë përshtypje vitet e fundit është që kur ndodh një shkelje e të drejtave të njeriut dhe vendoset në Youtube, merr mijëra klikime nga e gjithë bota dhe komente që kundërshtojnë dhunën. Pra njerëzit nuk janë aq indiferentë sa mendojmë. Unë mendoj që dhe arti ka një rol të rëndësishëm. Kur ne shohim një film, pasi dalim nga kinemaja na rreh zemra, kjo është shumë e rëndësishme për të menduar ndryshe për të drejtat e njeriut: të përcjellësh mesazhin për këto të drejta nuk mjafton t’i bësh njerëzit të mendojnë, por edhe të ndjejnë. Sepse siç thotë një filozof spanjoll, “nëse nuk ndjen një pjesë të dhimbjes së tjetrit, humbet një pjesë të cilësive njerëzore”. Dhe arti e bën shumë mirë këtë. Na bën empatik.

kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.09.2013

13

kritikë Botuesi Ymeri replikë me poeten Lleshanaku rreth përkthimit në shqip të poetëve të mëdhenj

Përgjegjësia e përkthimit, por edhe pak më shumë se kaq...

Petrit Ymeri Lexova jo pa vëmendje një përsiatje të poetes Luljeta Leshanaku lidhur me botimin në shqip të poetit polak Adam Zagajewski. Lexohet qartë shqetësimi i Lleshanakut për faktin e njohur të përkthimit e botimit në shqip të fare pak mjeshtrave të mëdhenj të vargut. Kjo është e vërtetë, për shkaqe të njohura objektive e subjektive. Në këtë kontekst lipset kuptuar edhe ndonjë qëndrim i gabuar dhe, më e rëndësishmja, se çfarë e si duhet punuar për të mbushur a përmirësuar shumë boshllëqe apo defekte të së kaluarës, por edhe të tashme në botimet tona. Por më duket se dëshira për sa më shumë poetë të mëdhenj në shqip, sikurse T. Tranströmer, Y. Amichai e tani Zagajewski, e çon autoren e shkrimit të mbrojë një mënyrë përkthimi mjaft të diskutueshme. Natyrisht që me këtë shqetësim bashkohet edhe dashamirësia e vlerësimi për punën e kolegut të saj poet Bardhyl Londo. Deri këtu jemi në një mendje. Por më duket se nuk duhet ta bëjmë këtë përmes rrugës së gabuar. Nuk është thjesht shqetësimi për një vëllim poetik, përkthyer jashtë normave të njohura tashmë: pra, nga një gjuhë e dytë. Pastaj këtu nuk jemi përpara një përkthimi të letërsisë bulevardeske apo romancave me flirte, seks, e princa të kaltër, tituj që po na reklamohen si kryevepra muajve të fundit! Ato mund t’i përkthejnë si të duan, lexuesi i tyre fiton a humbet jo shumë. Por e kam fjalën veçanërisht për autorë e vepra të rëndësishme dhe për një poet, të cilin Lleshanaku e quan “mistiku modern”. Pra problemi është më shumë se etik, është profesional. Autorja, në Suplementin kushtuar librit, që lexohet mjaft, rreket të na bindë e të sjellë argumente pro përkthimit të një libri nga një gjuhë e dytë. Por është edhe më e dëmshme të mbrosh me një tog arsyetimesh (edhe ato të gabuara, sepse përpiqen të përligjin një gjë të pambrojtshme) një sjellje joprofesionale, që mund të pështjellojnë shumëkënd që i beson gazetës. Ka shumë autorë të mëdhenj në shqip që janë përkthyer ndoshta më shumë se gjysmë shekulli më parë nga gjuhë të dyta, por kjo nuk duhet të ndodhë më sot dhe aq më tepër të promovohet si një përvojë e mirë. Edhe vetë Lleshanaku nuk e fsheh dyzimin e vet kur pyet: “Zagajewski i humbur apo i fituar?” Dihet se përkthimi duhet të përballojë probleme të aspektit leksikor, gramatikor e ritmik. Ende edhe sot ka teoricienë që mbrojnë tezën se poezia është e papërkthyeshme (siç dimë ka mjaft botime dygjuhësh). Ai që merr përsipër të përkthejë ka një përgjegjësi të madhe që në momentin kur vendos të përkthejë një tekst poetik. Në ç’mënyrë ta përkthejë dhe në çfarë aspekti t’i mbetet besnik? Në vargje? Në muzikalitet? Në ritëm? A janë të ngjashme në

këtë aspekte dy gjuhët, pra edhe gjuha pritëse? Përfytyroni çfarë ndodh kur kalojmë nga origjinali në variantin 2 (gjuha e dytë) dhe më pas në variantin 3 (gjuha e tretë). A duhet ta marrim me mend si ka qenë origjinali, çfarë ka ruajtur dhe çfarë ka humbur nga varianti 1 në variantin 2 dhe si vjen te ne në shqip, në variantin 3? Pra, sipas shumë gjasash, them se qoftë lexuesi qoftë autori janë të humbur. Sigurisht, dhe jo vetëm në këtë rast, që nuk është i vetëm. Para pak javësh ribotimi i dy novelave të Thomas Mann-it (jo nga origjinali), promovohej në një ekran si arritje e veçantë; po kështu përkthimi nga anglishtja në një nivel të pasigurt i Sollzhenicinit mburret në një tjetër ekran, e kështu me radhë! Pra, në këtë situatë që jemi a duhet të sjellim autorë si Zagajewski, të përkthyer nga një gjuhë e dytë në shqip dhe aq më tepër të trumbetohen si rruga që duhet përkrahur, si rruga që duhet marrë shembull? Sigurisht ka edhe raste gjuhësh që nuk përballohen nga përkthyesit tanë, si japonishtja apo hebraishtja, por në këto raste, vetë autori apo botuesi i tij të ofrojnë variantin më të besuar të një gjuhe tjetër, siç ka qenë rasti i përkthimit të Yehuda Amichait (po nga B. Londo), apo përkthimi në shqip i romanit Kitchen i japonezes së famshme B. Yoshimoto. Natyrisht që, siç e thotë edhe poetja Lleshanaku, çdo autor humbet diçka nga përkthimi. Por a nuk duhet të përpiqemi që përkthyesit e botuesit të bëjnë maksimumin që t’i pakësojmë humbjet, t’i afrohemi origjinalit? Mjaft bukur e thotë Umberto Eco: Të thuash gati të njëjtën gjë. Ky është thelbi i përkthimit: Të thuash gati të njëjtën gjë. Më saktë nuk mund ta gjejmë. Por kur ti merr një variant nga një gjuhë e dytë, duhet ta dish që në krye të herës se nuk do të thuash të njëjtën gjë. Pra, që në fillim, nisesh në një rrugë të gabuar. Dhe aq më tepër për autorë të vështirë. Të gjitha arsyetimet dhe shembujt, që përdoren me mjeshtëri për të na bindur për atë që është e gabuar, nuk bëjnë gjë tjetër përveçse na detyrojmë të themi edhe një herë: nuk mund dhe nuk duhet që ende më 2013 e më pas të botojmë autorë të mëdhenj (sidomos), që të mos përkthehen më nga origjinali. Në praktikën tonë dhjetëravjeçare të botimeve kjo është bërë plot herë, dikur, për arsye të shumta: mungesë përkthyesish që njihnin gjuhët e mëdha perëndimore dhe lindore, mungesë profesionalizmi e kriteresh botuese, por edhe sepse tregu i vërtetë i botimeve dhe marrëdhënia midis përkthyesit, botuesit, lexuesit ishin pothuajse inekzistentë. Kjo që them nuk është vetëm për letërsinë artistike, por edhe për fusha të tjerë. Dihet që kalimi nga një gjuhë nëpërmjet një gjuhe tjetër, që bën rolin e trampolinës, i dobëson apo edhe ndryshon idetë, mënyrën e tregimit dhe madje edhe emocionet. Asnjë lloj letërsie, prozë a poezi, filozofi, histori etj., nuk fiton gjë, po u përkthye kësisoj. Është thjesht e gabuar, kjo mënyrë. Dhe rëndon befas mbi autorin, që nuk e njeh më veten aty dhe mbi lexuesin, që mëton pastaj ta lexojë më mirë në origjinal... kur mundet. Në traditën tonë relativisht të gjatë të përkthimeve e botimeve kemi raste fatlume të shumë autorëve që jo vetëm janë përkthyer nga origjinali, por edhe shumë cilësisht. Jo vetëm vepra e Shekspirit me Nolin e shokë, por edhe Majakovski e Esenini, Remarku, U. Eco, N. Gogoli, Brehti etj. Po kemi edhe mjaft autorë e vepra që nuk e kanë pasur këtë fat. Nëse kemi përkthimin e rrallë të Ring-

Poeti polak Adam Zagajewski

jalljes së Tolstoit nga Petro Zheji, vepra të tjera të këtij gjiganti rus nuk janë përkthyer nga origjinali. Të kuptohemi, ato duken mirë se i ka kaluar nëpër duar një mjeshtër, por nuk do e dimë kurrë çfarë ka humbur nga Tolstoi!? Kemi shumë poetë a prozatorë, nga Bërnsi te Tolstoi që, të sjellë në shqip, na kanë pëlqyer dikur, por sot duhen parë me vëmendje e duhet iniciuar ndofta një punë e madhe. Jo vetëm për çështjet e marrjes nga origjinali ose jo, por në radhë të parë për nga cilësia e tyre. Po kujtoj rastin e Milan Kunderës me kryeveprën e tij. “U tmerrova,- thotë ai,- kur një gazetar më thotë: “... stili juaj i stolisur dhe barok ...” Përkthyesi e kishte rishkruar, kishte futur metafora zbukuruese, kishte ndryshuar ritmin etj. Ç’është më e keqja, ky variant ishte pëlqyer nga lexuesi francez, po nuk ishte më Kundera. “Për 12 vjet Shakaja shpërfaqej në Francë e pispillosur në atë farë feje!”- shkruan Kundera. Kjo ka ndodhur edhe te ne, kur shumë nga përkthyesit, mjaft prej tyre shkrimtarë, që kanë pasur një njohje modeste të gjuhëve, na kanë dhënë më shumë letërsinë e tyre se vetë origjinalin. Duket sikur themi ndonjë blasfemi, por kemi mjaft kryevepra që duhen rimarrë me shumë përkorje për t’u sjellë ku duhet. Vërtet kemi Iliadën në përkthimin e shkëlqyer të Shllakut, por kemi edhe shembuj për të mos u ndjekur, që nga letërsia antike greke e deri te Vilhelm Teli etj., etj. Mjaft përk-

thime nga gjuhë e kultura të mëdha, por edhe letërsia e ditëve tona, duhen parë me vëmendje institucionale e të mendohet seriozisht çfarë duhet bërë. Shembulli i shkëlqyer i përkthyesit Shpëtim Çuçka me Faustin, duke i dhënë cilësinë e shkëlqimin e origjinalit, apo puna titanike që ai ka nisur me veprën e Tolstoit, me përkthimin e plotë të veprës nga rusishtja, duhet ndjekur e mbështetur për shumë autorë të mëdhenj. Është e rëndësishme që të kuptohet, në radhë të parë nga botuesit, roli i tyre kryesisht kulturor (jo roli i njerëzve të biznesit), që përkthimi i një autori të rëndësishëm të vlerësohet si një veprim kulturor. Nuk mund dhe nuk duhet që një autor i madh apo një vepër e rëndësishme t’i jepet një fillestari, vetëm sepse e paguan pak, apo se krijojnë marrëdhënie marketingu e përfitimi. Kështu e dëmtojmë autorin e veprën e tij, por dëmtojmë shumë edhe lexuesin, të cilit i meket besimi te libri. Kjo sigurisht ka mjaft vështirësi, në radhë të parë monetare, e ndoshta shpeshherë nuk kemi as njerëzit e duhur për t’i hyrë një valleje të gjatë të përkthimit të letërsive të mëdha klasike e deri letërsisë së re. Pa dyshim, duhet bërë më shumë nga të gjithë ne që merremi me këtë punë, e në ballë duhet të jetë, doemos, Ministria e Kulturës, por edhe grupime të tjera që duhet të diskutojnë për këto e të tjera dukuri me mend dhe artistikisht. Por edhe vetë përkthyesit duhet të sillen më profesionalisht. Ka sot anembanë Europës (të paktën 15 qendra profesionale) mundësi trajnimi e kualifikimi, me bursa afatshkurtra e afatgjata për përkthyesit. Por duhet lëvizur e duhet punuar nga të gjithë, duhet të diskutojmë e duhet ta mbështesim njëri-tjetrin për qëllime të përbashkëta kulturore. Është e mira që këto mendime të hedhura nxitimthi, e që nuk janë vetëm të miat, e shumë të tjera t’i vendosim të gjithë në një emërues të përbashkët. Kur them të gjithë: edhe botuesit, edhe përkthyesit, edhe lexuesit, por edhe media që hiqet si e specializuar për kulturën. Nuk duhet më që nga ekrane e faqe gazetash të propozohen variante të dyshimta dhe jo të sigurta të autorëve e veprave, pra kompromise në kurriz të lexuesit. Tashmë kur botimet shqiptare rreken të përfaqësojnë ashtu si duhet kulturën tjetër, që vjen nga gjuhë e vende të mëdha, nuk mund të bëjnë më, dhe aq më shumë të propagandojnë, atë që është e rreme dhe e rëndomtë, sikur është cilësore apo e shkëlqyer.

14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Në tren gjeti çekun prej 1.43 milion eurosh 4

12 16

5 13

17

18

6

7

8

9

13

19

20

25

32 38

39

42

42

15

21 23

26

30

11

14

22

29

10

24

27

28

31 33

34

35

36

41

44

Koha e fillimit ____:____

45

46

Koha e mbarimit ____:____

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Pasiguri, lëkundje e mosbesim për vërtetësinë e diçkaje. 5. Njeri me të meta mendore. 12. Enciklopedia Europës. 13. Pjesa e sipërme e një shisheje. 14. Shtet në Amerikën Latine, mbrapsht. 16. Lumë i vendit tonë. 20. Lëvizja e rrymave të ajrit. 21. Djali. 22. Përpjekje me të gjitha forcat për të arritur a për të bërë diçka. 23. Gjendje kur dikush duhet të zgjedhë, njërën nga dy mundësitë që i paraqiten. 25. Besim, fe, mbrapsht. 26. Frederiko, regjizor i famshëm italian. 28. Ushtria Franceze. 29. Përemër pronor. 30. Përfundim që e nxjerrim në mënyrë të përafërt dhe jo sipas të dhënave. 32. Vend Ushtarak. 33. Mbahet në këngët polifonike. 34. Veçimi nga të tjerët. 38. Sasia e punës që duhet të bëjë një punëtor në ditë. 40. Lëng i trashë, që mbetet si fundërri pas përpunimit të panxharit të sheqerit. 42. Perëndesha e bukurisë. 43. Përdoret kur thërrasim dikë. 45. Njësi territorialeadministrative me vetëqeverisje. 46. Festë me karakter fetar. 47. Markë pistolete.

1. Ndjenjë e pastër dhe e zjarrtë nderimi, dashurie e besnikërie që ushqejmë ndaj dikujt. 2. Pemë e lartë dhe e drejtë. 3. Vangjel i njohur i kinemasë shqiptare. 4. Bashkimi i pjesëve të një pajisjeje. 5. Gjah i kapur. 6. Ndjekje dhe kontroll i rrëptë i veprimtarisë së dikujt. 7. Shkova, ose... 8. Komisioni Artistik. 9. Në prani të të gjithëve, botërisht, hapur. 10. Pjesë e shkëputur nga një opera. 11. Enë që e mban të pandryshuar temperaturën e një lëngu. 15. Edith, këngëtare e famshme franceze. 17. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që është i butë e punohet mirëe. 18. Naze. 19. Dru i pyjeve malore, me lule të verdha në vile. 23. Kam njohuri. 24. Institut Ndërtimi. 26. Fond pa mes. 27. Ëndje, kënaqësi. 30. Njerëzor, ose... 31. Një çmim i madh ndërkombëtar. 32. Helm, ose... 35. Organizatë Lindore. 36. I fundit në Angli. 37. Selimi, klloun i cirkut. 39. Dhoma në dialekt. 41. Përemër vetor. 43. Ushqehet. 44. Ekziston.

Sudoku | nivel mesatar 9 5 7 2

8

3

9 6 1 1 3 6

8

3

4 6

9

2

1

1

1

7 3

3 3 4 9

8 6

3 5

9

4 5

5

6 4

9

5 9

9

2

7 4 2

7 8

6 3

Një punëtor në Madrid ka mbetur i shokuar kur e ka gjetur një çek në vlerë prej 1.43 milion eurosh në një tren metroje. Punonjësi Emilio Guerra ia ka dorëzuar menaxherit të tij ato që kishte gjetur. Çeku gjendej brenda një portofoli, ku gjendej edhe leja e vozitjes dhe disa kartela krediti të pronarit. “U shokuam. Na u desh t’i numëronim zerot disa herë, sepse nuk mund të besonim. Është e pabesueshme që ekzistojnë njerëz që kanë aq shumë para dhe të tjerë që kanë aq pak”, është shprehur menaxheri Jose Manuel del Cura për El Pais. Më pas, portofoli i është dorëzuar policisë që është vënë në kërkim të pronarit. “E kemi emrin e tij. Po përpiqemi ta gjejmë këtë person. Mirëpo, nuk do t’ia japim menjëherë. Duhet të verifikojmë se prejardhja e parave nuk është e paligjshme”, është shprehur një zëdhënës policie.

37

40 43

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4

1

8

5

Koha e fillimit _____:____

6

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Mos bëni gabimin te përzieni sot dashurinë me punën sepse marrëdhënia juaj do ketë goxha tronditje. Ndajini te dyja nëse doni te jetoni qetësisht. Beqaret nuk do jene shume te kthjellet pe rate qe duan te bëjnë dhe kjo do i ndaloje te kërkojnë një partner. Financat nuk do jene shume te mira, por nuk priten as vështirësi te mëdha. Vazhdoni te tregoheni te matur.

Ata qe janë ne një lidhje do marrin bekimin e te gjithë yjeve sot dhe do kalojnë një dite te mrekullueshme. Emocionet do jene aq te mëdha saqë ndonjë here as vete nuk do iu besohet se çdo gjë është reale. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do hedhin asnjë hap te nxituar. Ne planin financiar priten disa vështirësi. Beni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite, prandaj duhet t’i kushtoni pak me tepër vëmendje familjes. Ata do kenë nevoje te madhe për mbështetjen tuaj. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do mund te nisin një histori dashurie. Ne planin financiarpritengoxhavështirësi.Kujdes,situata mund te ndërlikohet me tepër nëse vazhdoni te shpenzoni kuturu.

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e mire sot. Ai do iu kërkojë te bëni disa sakrifica te cilat ju nuk do i pranoni. Flisni me te dhe vendosni disa limite për gjithçka. Beqaret edhe pse do kërkojnë gjithë ditës nuk do kenë fat ne dashuri. Bëni edhe pak durim. Financat do duan me shume kohe qe te stabilizohen. Me pak këmbëngulje do ia arrini qëllimit.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për çiftet. Gjithçka do vazhdoje rrjedhën si zakonisht dhe nuk do ketë as probleme te vogla. Te dy do toleroni me tepër. Beqaret nuk do kenë aspak fat dhe nuk do e bëjnë dot për vete personin qe do pëlqejnë. Financat do jene problematike. Shpenzoni me kursim nëse nuk doni te mbeteni pa para.

PESHORJA (23/IX-22/X) 5

7

4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 4 shifra:

10527, 15596, 23604, 24573, 32012, 32051, 32220, 44478, 44582, 47859, 48800, 48965, 50058, 54785, 58671, 65214, 69439, 75888, 80034, 88913.

Numra me 5shifra:

152631, 201548, 222556, 340007, 426425, 718874, 784882, 976241.

041, 233, 265, 280, 297, 402, 416, 547, 551, 574, 632, 648, 663, 700, 741, 785, 800, 825, 852, 964. 0236, 4854, 5200, 5450, 5512, 6788, 8564.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 6 shifra:

Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret do e kenë shume te vështirë te gjejnë personin qe iu përshtatet me tepër dhe kjo do i mërzitë paksa. Tregohuni realiste sepse ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për çiftet. Gjithçka do vazhdoje rrjedhën si zakonisht dhe nuk do ketë as probleme te vogla. Te dy do toleroni me tepër. Beqaret nuk do kenë aspak fat dhe nuk do e bëjnë dot për vete personin qe do pëlqejnë. Financat do jene problematike. Shpenzoni me kursim nëse nuk doni te mbeteni pa para.

AKREPI (22/X-21/XII)

1

Do kaloni edhe kohe me partnerin tuaj sot, por do qëndroni edhe vete për te reflektuar mbi te ardhmen. Do e respektoni lirinë e tjetrit dhe do kuptoheni me se miri se bashku. Beqaret do kenë disa takime, por disa miq nuk do i lejojnë te hedhin hapa me tej. Mos iu besoni shume atyre. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

Numra me 3 shifra:

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante dhe drithëruese gjate kësaj dite. Do ndiheni si ne ëndërr dhe nuk do doni te ktheheni ne realitetin e përditshëm. Beqaret do kenë njohje mjaft interesante, por nuk do jene shume te sigurte për te filluar qe kaq herët një lidhje, Merrni kohen e duhur pa u nxituar aspak.

Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume me e ngrohte sesa ju e mendonit sot. Do flisni me hapur dhe do i sqaroni me mirëkuptim te gjithë mosmarrëveshjet qe keni pasur. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe mjaft emocionuese. Ne planin financiar mos u tregoni te paduruar dhe mos shpenzoni shifra te mëdha. Ka rrezik te mbeteni pa asnjë para ne xhep.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Pranojini propozimet qe do iu beje partneri juaj sot sepse do ndiheni shume mire dhe do përjetoni emocione te paimagjinueshme. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë shume nevojën e dikujt ne krah. Ne planin financiar ka ardhur koha te kryeni investimet qe keni menduar. Situata do filloje te përmirësohet me kalimin e ditëve.

PESHQIT (20/II-19/III) Marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e qete sa ju e kishit menduar kështu qe bëni kujdesen me çdo gjë qe do thoni. Pranojini edhe disa këshilla qe do ua japë partneri, mos veproni gjithmonë sipas mendjen suaj. Beqaret duhet te njihen mire me personat qe do i joshin para se te hedhin çdo hap.

blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30 Shtator

30.09.2013

15

Ajo që fashistët urrejnë më shumë është inteligjenca.

1938

- Miguel de Unamuno

Marrëveshja e Munihut Neville Chamberlain, kryeministri britanik u kthye në Angli nga takimi me Hitlerin në Mynih, me përshëndetje entuziaste jashtë Downing Street. Duke valëvitur dokumentin që kishin firmosur sa i takon Sudetenland-it, ai shpalli se kish arritur ‘paqe me nder’ dhe ‘paqe për kohën tonë’. Pasi kish futur me sukses Austrinë brenda Rajhut të Tretë në mars të vitit 1938, Hitleri kish filluar të kërkonte përfshirjen e një pjese të Çekosllovakisë që kishte një shumicë me banorë gjermanishtfolës, Sudetenland-i.

Prirja e shumëve në Francë dhe Britani ishte kundër një konfrontimi me Gjermaninë naziste dhe shmangien e konflikteve të armatosura. Ata besonin se nuk ishin gati ushtarakisht për t’iu kundërvënë ushtrisë së rindërtuar dhe të ri pajisur gjermane. Marrëveshja e arritur në Mynih ndërmjet qeverive gjermane, italiane, britanike dhe franceze i jepte Gjermanisë shumicën e kapaciteteve industriale të Çekosllovakisë, përfshirë fabrikën e rëndësishme të armatimeve ‘Skoda’ dhe zonat mbrojtëse perëndimore. Pa mbështetje

ndërkombëtare qeveria çeke ishte e pafuqishme dhe gjermanët e pushtuan Sudetenland-in pa vonesë. Brenda gjashtë muajve ushtria gjermane u fut në Pragë dhe vendi u shpall protektorat gjerman në kundërshtim të premtimeve të Hitlerit për Chamberlainin. Kjo politikë e kënaqjes së diktaturave fashiste u kundërshtua fuqimisht nga Winston Churchill, i cili ishte i bindur se Britania urgjentisht duhej të riarmatosej dhe të përballej me Hitlerin dhe Mussolini-n.

Blitz

Flickr

8

Vendi që zë “Jesus” në renditjen e ndryshimeve editoriale në artikujt e Wikipedia-s.

3

Vendi që zë “Mohammad” në të njëjtën renditje për të njëjtën gjë.

1

Është vendi që zë në të njëjtën renditje “George W. Bush”.

3281

Lartësia e projektuar në fut e një qiellgërvishtësi saudit financuar nga familja bin Laden, që do të jetë ndërtesa më e lartë në botë.

Titulli: shëtitje mbi rrënoja Foto: marco Di LEo

Në Facebook Genti Çela

Shqipëria - paskësh thënë sh. kryeministër, nuk është si në filmat e Hollivud-it.  Pra, Shqipëria nuk qenkësh si në fjalimet e kryeopozitarit të deridjeshëm. Çudi sa shpejt ndryshon mendim njeriu me një të shkuar në USA ... Irena Shabani

Rrugës së rrahur dhe femrës së krehur mos iu ndaj... (këshilla udhëtimi dhe dashurie). Fernada Cenko

Ministria e Shëndetësisë e nisi “reformën” e saj me zhdukjen e lokaleve. Ok, bëri shumë mirë. Por, për mendimin tim duhet ta niste nga diçka tjetër, me presionin ose rregulloren e re në spitale. Dua të tregoj një histori ku u bëra edhe unë pjesë. Sot m’u desh të vizitoja një njeriun tim në spitalin “Nënë Tereza”. I kërkova sanitares ta pastronte dhomën. Përgjigjja ishte: “Pastrojeni vetë, ju rrini aty”. Vladimir karaj Garda e Republikës Elitare... Elitare një gjë e kanë pas çunat fërshellimat kur kalonte ndonjë gru apo ndonjë femër e bukur para gardhit. Si bilbila ishin...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Komuniteti islam në Kosovë-urdhëron, kërcënon dhe certifikon Dardan Zhegrova

Gjatë kësaj jave komuniteti mysliman në Kosovë ka qenë mjaft aktiv. Forumi i të Rinjve Myslimanë (FRM) i kërkoi Presidentes Jahjaga të mbajë ferexhe, Bashkësia Islame e Kosovës certifikoi kompani të ushqimit për “ushqim hallall”, dhe një person anonim kërcënoi Imamin e Podujevës lidhur me qëndrimet e tij në Bashkësinë Islame. Urdhër Forumi i të Rinjve Myslimanë i ka shkruar një letër Presidentes Jahjaga, në të cilën kanë komentuar veshjen e saj dhe vizitën që ajo bëri tek varri i priftit serb Don Nikol Glasnoviç. Sipas këtij forumi, Presidentja Jahjaga ka mëkatuar rëndë jo vetëm që ka bërë këtë vizitë aty, por dhe pse ka shkuar “gati e zhveshur në një vend pagan”. E gjithë kjo pasi që indeksonline.com postoi një fotografi të Presidentes në këtë vizitë, ku mund të shihen të brendshmet e saj. Çka potencohet në letrën e FRM-së është që ata i kërkojnë Presidentes Jahjaga që urgjentisht të vishet me “fustan, ferexhe dhe xhybe” – sepse nëse vazhdon me këtë stil të veshjes që ka tani, do të mund të lërë me trauma dhe dilema seksuale të rinjtë ndër 18 vjet.

Kërcënim

Në mëngjesin e së enjtes, Imami i Podujevës, Idriz Bilali mori një telefonatë anonime, në të cilën iu kërcënua familja në rast se nuk tërhiqej nga qëndrimet progresive lidhur me Bashkësinë Islame të Kosovës. Menjëherë Bilali e raportoi rastin në Stacionin e Policisë në Podujevë, për të proceduar rastin, e me shpresë që nuk do t’i ndodhë gjë atij dhe familjes së tij. Certifikim Instituti ‘Hallall’ i Kosovës, i themeluar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), edhe pse nuk është i regjistruar në Agjencinë për Regjistrime të Bizneseve Kosovare (ARBK) – ka filluar t’u japë kompanive të ushqimit certifikata “Ushqim Hallall”, që sipas tyre certifikohet ushqimi i cilësisë “hallall”. Të martën Instituti ‘Hallall’ i Kosovës e certifikoi kompaninë “Sole Kosova” me certifikatën e parë për ushqim hallall, certifikatë kjo, e cila u nënshkrua nga udhëheqësi i BIK-ut, Myftiu Naim Tërnava dhe Islam Hasani nga Instituti ‘Hallall’ i Kosovës. Kjo është një përmbledhje e aktivitetit multidisiplinor të këtyre anëtareve të veçantë të komunitetit islamik në Kosovë përgjatë javës që lamë pas.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

*Kosovo 2.0

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440

CMYK

16 30.09.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 30 shtator ok