Gazeta Mapo

Page 12

12

j e ta a k a d e m i k e

universitet

Ndërkohë që Shqipëria ngelet top-origjina e studentëve të huaj në Itali, vendasit e diplomuar apo me doktoraturë po preferojnë gjithmonë e më shumë të largohen drejt SHBA-së apo vendeve të tjera europiane. Kryesisht për arsye ekonomike. Dhe për faktin që arsimi i lartë në Itali po humbet konkurrueshmërinë në arenën ndërkombëtare

Italisë “po i ikën truri” S

humë të diplomuar me potencial në Itali, po marrin talentin e tyre dhe po ikin jashtë në kërkim të fondeve, mundësive për karrierë dhe pagave më të mira. Megjithë përpjekjet e Europës për të mbajtur “trurin”, 30 000 kërkues italianë lënë vendin çdo vit, ndërkohë që 3000 shkencëtarë të kualifikuar shkojnë në Itali. Nuk ka gjë për t’u habitur që media dhe shkollarët e quajnë “braindrain”(kullim të trurit). Në të vërtetë, për shkencëtarët dhe kërkuesit shkon më shumë “qarkullim i trurit” sa kohë në botën e sotshme të globalizuar kjo është e nevojshme. Por çështja e ikjes së trurit mund të ketë pasoja të rënda në vende si Italia, që ofrojnë arsim publik. Me gjuhën e shifrave

Që kur Italia reformoi arsimin e saj të lartë në vitin 2000, numri i diplomave doktorale u rrit nga 3 500-10 000 në 2007 dhe afërsisht në 13 000 në 2008, sipas Eurostatit. Sipas Rankimit Universitar Botëror QS të 2012-13, që përfshin 874 universitete, Italia u rendit e 216-a me Universitetin e Sapienza-s së Romës. Renditja TimesHigherEducation, me 400 universitete në Europë, e renditi në vendin 251. Kështu në 2013, kur rankimi ndikon reputacionin e një universitetit, Italia nuk është mes top-100 dhe as në renditjen e ShanghaiJiaoTong në 2013. Renditja e Vision&Value 2010 e universiteteve europiane tregoi që ndërsa Britania tërhiqte 13 000 studentë të huaj nga vende më të përparuara, Italia merrte 8500 studentë nga Shqipëria. Pothuaj 30% e numrit të studentëve të huaj vinin nga vetëm tri shtete: Shqipëria, Greqia dhe Rumania dhe më shumë se 20% janë vetëm nga Shqipëria. Përqindja e papunësisë së personave me arsim të lartë në Itali është 5.3%, një shifër mbi mesataren e BE-së dhe SHBA-së. Njëkohësisht, ka një nivel të ulët të kërkimit publik dhe privat dhe investimit për zhvillim, i cili si pasojë prodhon nivele të ulëta performance. Raporti i Konkurrueshmërisë Glo-

bale 2009-2010, i WorldEconomic Forum, e renditi Italinë në vendin e 50-të për inovacionin. SHBA-ja ishte e para, Japonia numri katër dhe ndjekëset e BEsë si Gjermani, Belgjikë, Francë dhe Portugali, respektivisht renditeshin në vendet 7, 14, 18 dhe 33. Raporti i Kërkuesve– 2012 “Profili i Shtetit: Itali”, realizuar nga Deloitte, nxori që në 2009, intensiteti kombëtar i R&D (kërkim dhe zhvillim) në Itali ishte 1.21%, ndërkohë që mesatarja e BE-së ishte 1.90%, sidomos për shkak të R&D industrial të ulët të Italisë. Ndërkombëtarizimi dhe politikat

Universitetet italiane nuk po ndërkombëtarizohen dhe ka raste kur disa nga diplomat universitare të vendit nuk njihen në shtetet e BE, si disa mastera nga Italia në Spanjë, gjë që ngre çështjen e aftësisë konkurruese të shtetit. Iniciativat nga profesorët italianë në SHBA kanë sjellë memorandume formale dhe joformale midis universiteteve italiane dhe amerikane. Si pasojë e tyre, disa nga universitetet e SHBA-së mund të kenë një kampus në Itali për një semestër ose një vit studimi jashtë dhe studentët mund të marrin një diplomë të dyfishtë, siç ndodh në rastin e marrëveshjes ndërmjet TempleUniversity në Romë dhe NewYorkUniversity në Firence. Por Italia është lënë shpesh prapa nga vendet e tjera të OECD, që kanë lehtësuar politikat e tyre të migrimit për të përfituar nga studentët ndërkombëtarë, si dhe nga vizitat af atshkurtra të shkencëtarëve të huaj. Italia duhet të ofrojë kurse në anglisht dhe të ndërkombëtarizojë kurrikulën e saj, por për fat të keq, recensioni i 2007-ës ka një impakt negativ mbi reformat universitare dhe ndërkombëtarizimin. Shumë universitete kanë shkurtuar stafin akademik dhe joakademik me respektivisht 10.6% dhe 17%. Interesant është fakti që Italia ka marrë fillimisht fonde nga Këshilli Europian i Kërkimit, por ndryshe nga shtetet e tjera përfituese, këto shkuan në një shtet

30%

e numrit të studentëve të huaj vijnë nga vetëm tri shtete: Shqipëria, Greqia dhe Rumania dhe më shumë se 20% janë vetëm nga Shqipëria.

216

Renditet Italia sipas Rankimit Universitar Botëror QS 2012-13, që përfshin 874 universitete

tjetër europian. Kjo mund të shpjegohet me një sistem kombëtar kërkimi që funksionon nën nivelin optimal. Studimi

Mbështetur në një kampion prej 230 femrash dhe 442 meshkujsh 24 -65 vjeç, që kishin marrë një diplomë universitare, është vlerësuar probabiliteti i shkencëtarëve për të shkuar në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe ose vende të tjera të BE. Është gjetur se destinacioni kryesor është SHBA, që tërheq 34% të trurit italian, ndjekur nga 26% që shkojnë në UK, ndërkohë Franca renditet lart ndërmjet të tjerave, duke tërhequr 11%. Tri nga arsyet kryesore për migrimin ndërkombëtar janë: mungesa e fondeve për kërkim në vend, kushte më të

mira nga pikëpamja ekonomike dhe mundësi më të mira karriere jashtë vendit. Për gratë, Britania është destinacioni i preferuar. Italianët që shkojnë jashtë për më pak se dy vjet, zgjedhin shtetet e tjera të BE-së, ata që shkojnë për 2-10 vjet zgjedhin Britaninë dhe ata që ikin për më shumë se 10 vjet zgjedhin SHBA-në. Një numër i madh shkencëtarësh me titull “Doktor” dhe eksperiencë pune nga Italia shkojnë në SHBA, Kanada ose shtete të BE-së, ndërsa më shumë se gjysma e italianëve me doktoraturë të marrë jashtë, shkojnë në Britaninë e Madhe. Për të tria grupet e shteteve, italianët pranojnë si faktorin tërheqës numër një kushtet më të mira ekonomike jashtë, ndërkohë që faktori më serioz shtytës është mungesa e fondeve.

UET, një konferencë për marketingun politik në prag zgjedhjesh D

itën e shtunë në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës u organizua konferenca kombëtare me temë: “Media, Komunikimi dhe Marketingu Politik: Në pritje të fushatës zgjedhore 2013”. Akademikë, përfaqësues të medias dhe studentë të shkollës doktorale në UET, referuan për çështje të komunikimit dhe marketingut politik në kuadër të fushatës zgjedhore. Një nga të pranishmet ishte gazetarja e njohur Ilva Tare, pjesë e bordit të punës së Departamentit të Komunikim në UET. Disa nga temat e diskutuara lidheshin me strukturimin e medias dhe mesazhin që ajo përcjell tek masat, strukturimi i klasës politike dhe praktikat e reja të organizimit të fushatave elektorale, tëhuajtëzimi i publikut me komunikimin politik, i cili tanimë nuk përfaqëson, por simulon identitete. Një pjesë e mirë e referuesve u morën me çështjet e teorisë së komunikimit politik, një pjesë tjetër me rolin e rrjeteve sociale në fushata. Pati edhe një grup temash që kishin të bënin me fushatat si financimi i partive politike, ku një pjesë e

mirë e fondeve të mbledhura gjatë një cikli elektoral 4-vjeçar, financohet për fushatën. Gjatë konferencës u hodh një vështrim mbi fushatat e kaluara dhe u diskutua se si kanë evoluar fushatat elektorale, elementët e rinj që janë futur, siç janë përdorimi i teknologjive të reja, rrjeteve sociale, konsulentët e huaj, të cilët kanë huazuar elementë nga fushatat elektorale nëpër botë. Një tjetër problem që u evidentua nga referuesit e kësaj konference ishte edhe roli i zbehur i partive në organizimin e fushatave, me prurjen e stafeve suplementare. “Nga pikëpamja e komunikimit, partitë politike u janë afruar modeleve perëndimore, veçanërisht atij amerikan; është ulur kapaciteti i partisë si organizatë që vendos për fushatat dhe është rritur roli i lidershipit. U diskutua për problemet e pazgjidhura me natyrën e financimi të partive politike. Fushatat tashmë janë permanente, pasi nuk vendosen në funksion të zgjedhjeve, por janë një proces që mbaron me fundin e zgjedhjeve dhe nisin me daljen e rezultateve të po

“Nga pikëpamja e komunikimit, partitë politike u janë afruar modeleve perëndimore, veçanërisht atij amerikan”

atyre zgjedhjeve. Periudha pa një fushatë efektive elektorale është shumë e shkurtër. Nuk është respektuar afati zyrtar njëmujor. Një nga temat preku edhe se si fushatat e përgjithshme ndikojnë në planifikimin e fushatave lokale, si komunikimi politik, konsulenca apo ana vizuale”, - u shpreh Drejtuesi i Departamentit të Shkencave Politike në UET,

Klejd Këlliçi. Në fund, diskutimi ishte i hapur për pyetje të ndryshme mbi kumtesat e mbajtura në konferencë. Sipas zv/rektores për Kërkimin Shkencor në UET, Odeta Barbullushi, një nga kontributet që kjo konferencë solli ishte qasja kritike mbi marrëdhënien e medias dhe politikës me publikun. “Konferenca kishte një meritë të madhe, sepse solli kontribute kritike mbi marrëdhënien politikë- media nga njëra anë, dhe opinion publik- media, nga ana tjetër. Një nga shqetësimet më të forta, të sjella nga studiuesit në këtë konferencë, ishte pikërisht simulimi i realiteteve nga media, krijimi i iluzioneve dhe përdorimi i shpeshtë i eufemizmave të pakuptimta që e rrisin edhe më shumë distancën midis masës dhe elitave mediatike e politike. Në këtë sens, media dhe politika bëhen vetëreferencuese”,- u shpreh ajo pas konferencës. Përtej karakterit simbolik, qëllimi kryesor i konferencës ishte angazhimi në një debat më të gjerë mes doktorantësh apo studiuesish në shkenca sociale.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.