Gazeta Mapo

Page 15

blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.05.2013

viti

ditë që formësuan botën

15

Ca njerëz nuk do të mësojnë kurrë asgjë, sepse ata kuptojnë gjithçka shumë shpejt. Alexander Pope

80 e.s

Hapet Koloseumi U deshën 10 vjet që të ndërtohej Amfiteatri madhështor i Romës antike. I gjatë pothuajse 200 metra dhe me një kapacitet prej mbi 50 mijë vendesh, u ndërtua në një zonë që ishte shkatërruar nga zjarri i rënë gjatë sundimit të perandorit Neron. Arena u hap gjatë vitit të parë të mbretërimit të perandorit Titus, vit që pat filluar me fatkeqësi të mëdha, si shpërthimin e Vezuvit që shkatërroi Pompein dhe Herkulaneumin dhe përhapja e murtajës në Romë. Lojërat hapëse rrjedhimisht u panë si përpjekje për të ndryshuar atmosferën e krizës dhe për të

kënaqur zotat. Lojërat vazhduan për 100 ditë: mëngjeset mbusheshin me shfaqje të kafshëve, gjatë të cilave specie të ndryshme futeshin në arenë për të gjuajtur dhe luftuar kundër njëratjetrës; ndërsa pasditeve zhvilloheshin dyluftime gladiatorësh. Mendohet se më shumë se 9 mijë kafshë u vranë gjatë ditëve hapëse të lojërave. Në fillim i pagëzuar amfiteatri Flavian, më vonë filloi të thirrej Koloseumi, për shkak të statujës kolosale të Neronit që ndodhej aty afër. I pari amfiteatër i ndërtuar në qendër të qytetit, u pagua pjesërisht me thesaret e marra nga

Tempulli i Jerusalemit, që u bastis në vitin 70. Më vonë, nën perandorin Domitian, një kat i epërm u shtua për të rritur kapacitetin si edhe një kompleks i nëndheshëm katakombesh dhe kafazesh për kafshët. Thuhet shpesh se shumë të krishterë u martirizuan në Koloseumin, por evidencat e kësaj janë të pamjaftueshme. Thuhet gjithashtu se amfiteatri mund të përmbytej për të mundësuar zhvillimin e betejave detare për spektatorët, por shumë historianë mendojnë se kjo është e pagjasë. Koloseumi u përdor të paktën deri në shekullin e pestë.

Blitz

Flickr

6.8

Miliardë është numri i përdoruesve të telefonit mobil (celular) në botë.

3.5

Miliardë përdorues të celularëve i përkasin rajonit të Azi-Paqësorit.

96

Për qind është penetrimi botëror i telefonit mobil.

89

Për qind është penetrimi i celularit në vendet në zhvillim.

Titulli: të bukurat foto: web

Në Facebook Zirkon Disha

Keni parasysh atë videon e Shalsit, që do vidhte melezet! Është zhdukur nga youtube, Top-Channel e ka raportuar si produkt që ka përmbajtjen Copyright dhe e ka fshirë! Tiva Iço

Sapo pashë në lajme ministrin e drejtësisë që më dha një ide brilante: do hap dhe unë një burg privat. Si fillim do e nis me një dhomë që e kam bosh në shpi. Ndaj kush të dojë të urdhërojë, ndryshe nga burgjet shtetërore k’tu ka ujë e drita 24 orë. Dhoma ka ballkon. Alfred Lela

Ja edhe nje xeheror tjeter i fushates: ne Lezhe, fjalimin e Berishes e ndjekin nga dritaret e zyres se tyre elektorale ne kat te dyte edhe aktivistet e LSI. Aida Tuci

Disa politikane dhe analiste kur flasin dhe kur shkrujane duhet ti japin lexuesit paraprakisht edhe formulen e ç'kodifikimit :P

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Publike do të thotë: më lejo të jem njeri Astrit CANI Në një shoqëri ku puna ka munguar përjetësisht, ndodh kjo tragjedi: duke mos pasë mbuluar kurrë një rol të caktuar, duke mos u specializuar asgjëkundi, njerëzit priren të bëjnë si të gjithëditur. Ky është një nga problemet madhore të shoqërisë sonë. Na ndodh për shembull, kjo: i themi dikujt se po bëjmë një gazetë, d.m.th. i themi se e kemi nxjerrë në treg ka një muaj, se e kemi bërë. Është e sigurt se cilido qoftë ai që e merr kumtin tonë, do fillojë të na bëjë aty për aty pra live, një gazetë se si bëhen gazetat. Mund të shohim rastin e shkrimtarit që e kemi parë njëherë. Shkrimtari supozohet të jetë njeriu i përkushtuar absolutisht, aq i përkushtuar ndaj punës sa e kryen atë edhe pa shpërblim edhe pa rikonoshiment. Rasti i shkrimtarëve shqiptarë flet qartë, ata, biles më të mirët ndër ‘ta, janë akoma shumë të zënë duke bërë si shqiptarë, mandej më të zënë se duke bërë letërsi, duke rënë pré e një të keqeje që e konstatojnë edhe vetë. Pra, të qenit shqiptar është kthyer në profesion. Dikur Rilindja u përpoq ta kthente të qenit shqiptar në fé, në fenë e vetme. Kjo qe efikase deri në ditët tona. Por, kjo, sikundër kisha greke (që i përbashkon grekët rreth një identiteti) nuk prodhoi kulturë reale. Kultura reale prodhohet nga liria. Kultura reale që u prodhua ndër shqiptarë, erdhi pikërisht nga ata që morën nga kulturat e mëdha dhe sollën lirinë e mendimit brenda mendimit, pra në vitet ‘30. E përsërisin shqiptaria si fe nuk prodhoi kulturë. Kulmi i tendencës për ta shitur shqiptarinë si fé i përket politikës komuniste, periudhës sonë më të varfër në mendim dhe në liri shprehje, pra edhe në kulturë. Kulmi i tendencës së kundërt është në vitet tridhjetë, kur shteti mendonte si të forconte shtetin, ose gjënë publike (pavarësisht se nuk ishim republikë por monarki), dhe intelektualët mendonin si të forconin intelektin ose gjënë racionale. Në këtë periudhë si rrallë herë në histo-

rinë tonë, në shoqëri flitej për ide dhe jo për persona. Idetë janë gjëja publike. Në Shqipëri anatemohet një person për shkak të ideve të tij, por më shumë anatemohet një ide për shkak të personit. Një ide e mirë nuk pranohet nëse vjen nga një person, apo nga një krah i politikës, apo nga një përfaqësi fetare, apo nga një zonë e Shqipërisë apo e botës, nëse personi nuk gëzon respektin e verbët të auditorit, ose proftasësit. Kjo pra është situata mizofike, që i kundërvihet shpirtit iluminist. Shpirt iluminist që nuk i kam munguar profetëve, si në rastin e Muhametit, kur thotë se fjala e urtësisë është si kafsha e humbur – besimtari duhet ta marrë kudo që e gjen. *** Kur po ky establishment mbron gjuhën standarte, nuk e mbron siç duhet mbrojtur gjëja publike, por e mbron nga gjëja publike. E mbron si diçka private, personale, si një lloj lakuriqësie logjike. Që të vazhdojë t’u bëjë të tjerëve me nxanë injorancën e vet: per professare la propria ignoranza. Mbrojtja e standartishtes bëhet duke mbrojtur cilësinë e përkthimeve, botimeve, recensioneve, me një fjalë duke futur kriterin. Por në vend që të mbrohet estetikisht, ai mbrohet “politikisht”, por kjo mbrojtje e dëmton më shumë se gjithçka, pasi i heq pikërisht anën estetike. Vrasëset e këtij standardi janë gazetat, pra vetë mbrojtëset politike të tij. Mungesa e publikes, është kjo: një vend që nuk të lejon të jesh njeri. Sepse njeri mundesh me qenë vetëm brenda publikes, pra duke i lejuar dhe duke i ndihur edhe të tjerët të jenë njerëz. * * * Tani, ka që thonë se kjo është një shoqëri e marrë fund. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk ka si të jetë i marrë fund populli më i ri në Europë. Argumente të tjera nuk po jap. Kjo shoqëri nuk ka filluar akoma. *Nga blogu:gazetadonkishot.blogspot.com

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.