Gazeta Mapo

Page 3

kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.04.2013

3

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dje në Kuvend

Rikompozimi i KQZ, PS ofrohet për negociata Ruçi: Jemi gati të dakordësojmë çdo veprim tuajin, çdo nismë tuajën, çdo propozim tuajin, i cili rivendos sovranitetin e KQZ-së. Çdo propozim tuajin që rikthen besimin e qytetarëve shqiptarë te vota e lirë Nevila Perndoj TIRANË Me dy anëtarë të dorëhequr nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe me një tjetër anëtar të “ngrirë” të PBDNJ-së, Jani Jani, situata e djeshme për institucionin më të lartë zgjedhor po paraqitej pa zgjidhje. Por mbrëmë në Kuvend, pas 9 orë debatesh (po për të njëjtën çështje), kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Gramoz Ruçi ofroi negociata. “Jemi gati të dakordësojmë çdo veprim tuajin, çdo nismë tuajën, çdo propozim tuajin, i cili rivendos sovranitetin e KQZ-së. Çdo propozim tuajin që rikthen besimin e qytetarëve shqiptarë te vota e lirë…”,- tha Ruçi në fund të seancës së djeshme parlamentare. Ai iu referua mazhorancës për ndonjë nismë konkrete, por jo zyrtarisht edhe PS-ja ka gati variantet e saj, në rast se palët ulen në tryezë. Ai më i përfoluri deri dje lidhej me kërkesën për një rikompozim të KQZ, ku sërish tre të jenë nga mazhoranca, tre nga

opozita ndërsa kryetari të zgjidhet me një formulë të re nga ajo që parashikon Kodi aktual, me qëllim që të jetë konsensual. Një propozim i tillë ende jo zyrtar do të kërkonte ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe mbi të gjitha konsensusin e mazhorancës. Edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi mbrëmë në “Top Story” se LSI është gati për një riformatim të KQZ-së. Por sa e gatshme është PD-ja ta bëjë një gjë të tillë? Deri dje, palët dukeshin larg në qëndrime. Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi, deklaroi se asgjë nuk mund të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve. “Duke tentuar bllokimin e KQZ-së, Edi Rama po i shmanget detyrimit të vet kushtetues. Por cilido qoftë vendimi i tij, ligjet e vendit e garantojnë vijimin e procesit dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen dhe do të jenë të lira e të ndershme, për aq sa i takon mazhorancës, sepse ky është dhe qëllimi i saj”, - tha Patozi. Edhe kryeministri Berisha e lëshoi sinjalin e tij në takimin e zhvilluar me drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore. Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë, “Berisha shprehu shqetësim për politizimin e mëtejshëm nga Rama të

çështjes së KQZ-së nëpërmjet tërheqjes së dy anëtarëve dhe shprehu shpresën se Partia Socialiste do të plotësojë brenda afateve ligjore anëtarësinë e KQZ”. Por afati ligjor për depozitimin e emrave mbaroi dje. PS-ja e ka lënë qartë të kuptohet tashme se çështja e KQZ-së nuk lidhet me emra, por me parimet e shkelura. Ecejaket e ndërkombëtarëve Në vorbullën e shpjegimeve dhe zgjidhjeve ligjore janë përfshirë tashmë edhe ndërkombëtarët. Në zyrën e selisë rozë dje paradite u mblodhën ambasadorët e akredituar në Tiranë, bashkë me ambasadorin e Komisionit

ftesa Kreu i grupit parlamentar flet për negociata dhe marrëveshje me PD-në. Sipas tij, zgjidhja nuk do të vijë nga propozimi formal i dy emrave të përveçëm

Europian, Etore Sequi. Pas takimit, ata nuk dhanë ndonjë koment për mediat, ndërkohë që Rama i qëndroi sërish deklaratës së para dy ditëve, se PS-ja është “për kthimin e legjitimitetit të KQZ”-së. Në anën tjetër, zyrtari i lartë amerikan Jonathan Moore nuk e fshehu faktin se në 36 orët e fundit ai kishte marrë një kurs të përshpejtuar mbi ligjin shqiptar të zgjedhjeve. “KQZja, mesa kuptoj, duhet të ketë një minimum prej pesë anëtarësh, në mënyrë që të mbajë zgjedhjet. Sigurisht, ne do të donim të shihnim anëtarësinë më të plotë të mundshme të KQZ-së. Më thanë se me më pak se pesë anëtarë, nuk do të jetë e mundur të mbahen zgjedhje”,- tha ai. Moore u shpreh se kishte parë një nivel të lartë tensioni politik para zgjedhjeve, sërish, me pikëpyetje e akuza mbi çështjen e ligjshmërisë. Megjithatë, jo çdo gjë kishte qenë pesimiste për z.Moore në takimet e zhvilluara. Drejtuesit e forcave politike i janë shprehur atij se ata donin që zgjedhjet të mbaheshin më 23 qershor, se do të njohin rezultatin e dalë prej tyre, se do të mbështesin një mision të gjerë vëzhguesish ndërkombëtarë, dhe se janë të përkushtuar të mbeten partnerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Moore: Duam që KQZ-ja të funksionojë me përbërjen më të plotë “Më thanë se me më pak se pesë anëtarë, nuk do të jetë e mundur të mbahen zgjedhje.” TIRANË Në fillim të konferencës së tij për shtyp, drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, sqaroi se vizita e tij në Tiranë ishte e planifikuar prej kohësh, si pjesë e një udhëtimi që ai ka ndërmarrë në disa vende, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë. “Për Shqipërinë ne jemi shumë të interesuar të shohim që zgjedhjet të mbahen më 23 qershor. Është tepër e rëndësishme që qytetarët e Shqipërisë të kenë besim te mbajtja e zgjedhjeve dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve”, - tha ai. Moore komentoi edhe votimin e së

hënës në Kuvend, që solli shkarkimin e Ilirjan Muhos si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Ne diskutuam në disa nga takimet e djeshme ngjarjet e së hënës në Parlament. Siç ambasada jonë e ka bërë të qartë, megjithëse ne i njohim disa nga shqetësimet për ndryshimet në balanca me formatimin e koalicioneve parazgjedhore, ne besojmë se ka një argument të fortë ligjor që vë në pikëpyetje votimin e datës 15 prill në Parlament. Pavarësisht kësaj, ne duam të shohim KQZ-në të funksionojë. Nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk mund të ndodhin më 23 qershor. Do të shohim sesi procesi do të vazhdojë. Ne jemi shumë të shqetësuar nga ajo që kemi parë. Ka një nivel të lartë tensioni politik para këtyre zgjedhjeve, sërish, me pikëpyetje e akuza mbi çështjen e

ligjshmërisë”, - tha ai. Zyrtari i lartë amerikan kërkoi gjithashtu anëtarësi të plotë të KQZ-së, pasi në të kundërt nuk mund të mbahen zgjedhjet. “Unë nuk jam ekspert për Kodin Zgjedhor. Nuk e di shprehjen shqip për këtë, por në 36 orët e fundit kam marrë një kurs të përshpejtuar mbi ligjin shqiptar të zgjedhjeve. KQZ-ja, mesa kuptoj,

duhet të ketë një minimum prej pesë anëtarësh, në mënyrë që të mbajë zgjedhjet. Sigurisht, ne do të donim të shihnim anëtarësinë më të plotë të mundshme të KQZ-së. Më thanë se me më pak se pesë anëtarë, nuk do të jetë e mundur të mbahen zgjedhje. Kjo është natyrisht një çështje për secilin anëtar të KQZ-së, për të vendosur sesi do të veprojnë. Sërish, pasi dëgjova nga udhëheqësit e partive politike, si të qeverisë dhe të opozitës, që ata duan zgjedhjet të ndodhin në kohën e caktuar më 23 qershor, nënkupton që përpjekjet duhet të bëheshin për të siguruar anëtarësi të plotë të KQZ-së”, tha z.Moore. Ai shprehu pakënaqësinë e tij edhe për protestën e organizuar nga PS përpara shtëpisë së deputetit Kastriot Islami.

Volfarth:

KQZ mund të funksionojë edhe me 5 anëtarë TIRANË Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, duke komentuar dorëheq jen e dy anëtarëve të PS-së në KQZ, është shprehur se kjo e fundit mund të funksionojë edhe me përbërjen aktuale, megjithëse do të ishte mirë që ajo të ishte e plotë. “Mbetet ende një punë e madhe për t’u bërë. KQZ sigurisht mund të operojë edhe me 5 anëtarë, por do të ishte e preferueshme që të funksionojë me 7 anëtarë. Një KQZ e plotë me anëtarë, që do të punonin në mënyrë të shëndoshë profesionale dhe jo politike. Të përgatisësh zgjedhjet do të thotë të punosh në ekip. Më lejoni të marr një shembull, një krahasim me futbollin. Nëse një skuadër humbet një lojtar, loja vazhdon, por e gjithë barra e madhe u mbetet të gjithë lojtarëve që mbeten, ndaj do të inkurajoja palët që të vazhdojnë me zëvendësimin brenda afatit”, tha Volfarth. Ai shtoi se për momentin nuk është e rëndësishme të diskutohet se kush e ka fajin për këtë situatë, por duhet që të gjithë të japin një kontribut pozitiv.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.