Issuu on Google+

Faqe 13

Afër / larg

Rikthehen lojërat me spiunë mes Moskës dhe Uashingtonit The Guardian

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 17 maj 2013. Numër 910. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Pas apelit të Gjikës

Malaj: Nuk tërhiqem nga presionet dhe ofertat

Mbërrijnë muxhahedinët, 24 orët e para në qendrën e Babrrusë Pas marrëveshjes së qeverisë shqiptare me SHBA, mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë nga kampi Ashraf i Irakut. Punonjësi i qendrës së azilkërkuesve: U shoqëruan nga një punonjëse e UNHCR. Më thanë se nuk duan të qëndrojnë gjatë në Shqipëri. DASH: Mirënjohje për gjestin bujar të Shqipërisë Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, të cilët ka pranuar t’i strehojë qeveria shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler, i cili tha se 14 mux-

hahedinët kanë mbërritur në Tiranë të mërkurën në mbrëmje. Sipas Kobler, ky është hapi i parë i përpjekjeve për të sistemuar në Shqipëri 210 anëtarë të këtij grupi, për të cilët ka rënë dakord... Faqe 7

Berisha-Blushit: Ku e ke teserën e PD? The se do ta merrje nëse ndërtoja tunelin! Debati për kandidimin e Malajt zbret në Vlorë. Shpëtim Gjika: Çdo votë që mund të marrësh ti, është votë pro Sali Berishës. Malaj: I kam dhënë dhe do t’i jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim, për një të ardhme më të mirë. Do ta bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do ta bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista” Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Dy murgesha dhe një foto kopertine

blog Gjergj Meta

Mund të ishte e denjë për kopertinën e një reviste erotike me fantazi të shfrenuar...

Prishtina më europiane se katakombet parapolitike \të Shkupit koment EMIN AZEMI

12 universitet

Pse Kosova arriti të bëjë marrëveshje me Beogradin...

52 kompani, shanse punësimi për studentët e UET Për të katërtin vit radhazi, Panairi i Punës në UET hapi dyert për 52 kompani, institucione dhe organizata. Dhe ato u kthyen në dyert e para drejt punësimit afërsisht 1200 studentë në prag diplomimi

Kryeministri i kthehet premtimit për heqjen e vizave me SHBA-në. “Lëvizja jonë e lirë në hapësirat e vendit mik, është një ëndërr që do realizohet gjatë katër viteve që vijnë. Askujt nuk i kërkojmë atë që nuk meritojmë, por do plotësojmë çdo kusht, çdo kërkesë, siç plotësuam për Bashkimin Europian”

Edhe pse Shqipëria është larg plotësimit të kushteve për heq jen e vizave me SHBA-në, kryeministri Berisha deklaroi dje nga Elbasani se kjo mazhorancë do të bëjë çdo përpjekje me qëllim arritjen e këtij synimi. Në këtë mënyrë, Kryeministri iu rikthye premtimit të dhënë tri ditë më parë nga qyteti i Durrësit, për heqjen e vizave me SHBA-në, duke theksuar... Faqe 5

Emiljano Shullazi në prag lirimi, Apeli i Shkodrës mbyll çështjen

Gjykata e Apelit në Shkodër mbyll çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe Helidon Harizajt. Kanë qenë avokatët

e tyre që hoqën dorë nga ankimimi, duke i dhënë kështu fund procesit. Në seancën gjyqësore të parashikuar të mbahej të enjten, avokatët mbrojtës të të pandehurve, Sokol Mengjeli dhe Blerim Bazhdari kanë kërkuar heqjen dorë nga ankimimi i bërë prej klientëve të tyre. Më pas, gjyqtari Astrit Kalaja vendosi pushimin e çështjes. Prej muajsh, në Gjykatën e Apelit në... Faqe 7

bilanci

festivali

CEZ shlyen 40 mln euro borxhe të prapambetura

‘Identitet’ ndez skenën e Eurovizionit, por lihet jashtë finales

Emiljano Shullazi është tërhequr nga apelimi i dënimit me 1 vit e 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Gjykata mbyll çështjen, ndërsa të burgosurit dhe mikut të tij i mbeten vetëm pak ditë në qeli

FAQE 6

FAQE 13

editorial / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Rëndësia e Arben Malajt si kandidat i pavarësisë Dalja e deputetit Arben Malaj si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, ndër të tjera e ndoshta më shumë se gjithçka, është një mesazh shprese politike. Jo vetëm për politiken në raport me interesin publik, por edhe si model i shansit të karrierës politike për të gjithë ata politikanë që, ose kanë futur kokën në rërë si struci, ose kanë kapërcyer ylberin duke u strehuar te ngjyrat dhe muzika elektorale e kampit kundërshtar. Nuk ka nevojë për një listim emrash, disa prej tyre janë domethënës, disa një ekskursion në nul, e të tjerë thjesht piktoreskë, por ndër ata të lënë jashtë, të përjashtuar, të ngrirë e të tjera si këto, Arben Malaj është i vetmi që ka arritur të ndërtojë një aksion politik dhe personal njëherësh. Malaj, sikur...

2

afër/larg

1 Më 2006-ën, agjentët e MI6 (Shërbimi Sekret britanik) vendosën një “gur spiun” në një park të Moskës, një pajisje elektronike që do i ndihmonte ata të mbanin kontakt me njerëzit e tyre. Pajisja u zbulua shumë shpejt nga Kundërinteligjenca ruse – përndryshe nga ura artificiale që Oleg Gordievsky, agjent i dyfishtë i KGB i rekrutuar nga MI6, përdori për të fshehur mijëra paund për kontaktet e tij në Londër.

Rama:

Berisha-Blushit:

Korça më 23 qershor do të japë leksionin e madh

Ku e ke teserën e PD? Do ta Mbërrijnë 14 muxhahedinë, 24 merrje nëse ndërtoja tunelin! orët e para në qendrën e Babrrusë

Faqe 4

kronike

Faqe 5

Faqe 7

“Ata e arrestuan një person në rrethana të këqija për të shqetësuar CIA-n dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ata po ia shtojnë vlerën propagandës së tyre.

Rayan Christopher Fogle, agjenti i dyshuar i CIA-s i ndaluar në Moskë

Rikthehen lojërat me spiunë mes Moskës dhe Uashingtonit N

ë fillim dukej si një skenë e nxjerrë nga një rivënie në lojë e një filmi me spiunë. Ryan Fogle, thuhet se është një agjent i ri i CIA-s i vendosur në ambasadën në Moskë, dhe u kap ndërsa mbante një paruke bionde dhe një kapelë bejsbolli, një busull, një hartë të Moskës dhe disa kartëmonedha 500-euroshe. Arrestimi i Fogle u incizua nga FSB. Qeveria ruse duket se nuk u besonte syve dhe fatit. Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me një vënie në skenë, pra me një episod të pavërtetë, apo me një histori të mirëfilltë spiunazhi, ajo që zbulohet nga ngjarja tregon se përtej betejave kibernetike dhe teknikave të sofistikuara të përgjimeve, ka ende vend për spiunët e llojit të vjetër. Gjithashtu tregoi se spiunët nuk janë aq të këndshëm dhe interesantë sa ç’pretendojnë se janë. Më 2006-ën, agjentët e MI6 (Shërbimi Sekret britanik) vendosën një “gur spiun” në një park të Moskës, një pajisje elektronike që do i ndihmonte ata të mbanin kontakt me njerëzit e tyre. Pajisja u zbulua shumë shpejt nga Kundërinteligjenca ruse – përndryshe nga ura artificiale që Oleg Gordievsky, agjent i dyfishtë i KGB i rekrutuar nga MI6, përdori për të fshehur mijëra paund për kontaktet e tij në Londër. Pjesëzat superteknologjike rrallë ia dalin të mundin të ashtuquajturin dhe të vjetrin “kurth mjalti”, siç tregoi në mënyrë efektive Markus Uolf, ish-kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Gjermanisë Perëndimore me grupin e tij të spiunëve “Romeo”, dhe as shantazhin. Rasti, sidoqoftë, ka shumë ngarkesë politike. Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, thotë se përpjekja e një diplomati amerikan për të rekrutuar një oficer të Inteligjencës ruse për të punuar për agjencinë CIA, nuk i ndihmon tentativat për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Deklarata e Dmitry Peskovit, zëdhënësi i Putinit, ishte komenti i parë nga një zyrtar i Kremlinit për arrestimin e shkurtër dhe dëbimin e diplomatit Rayan Christopher Fogle. Ambasadori amerikan, Michael McFaul, është takuar me zyrtarë rusë në Ministrinë e Jashtme, ku ishte ftuar lidhur me incidentin. Zoti McFaul ka refuzuar të bëjë komente për këtë incident. Ministri i Jashtëm

rus, Sergei Lavrov, tha se incidenti nuk është përmendur gjatë takimit të tij me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. “Nuk e kemi diskutuar këtë temë. John Kerry nuk e ka shtruar këtë çështje. Unë po ashtu mendova se do të ishte e tepërt të diskutoja për këtë gjë, pasi tani e tëra është publike dhe çdo gjë është e qartë për këdo”, tha Lavrov. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi e ka identifikuar diplomatin amerikan me emrin Rayan Christopher Fogle, dhe tha se ai kishte punuar “fshehurazi” si sekretari i tretë i Departamentit Politik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Rusi. Ky shërbim ka njoftuar se ai ishte ndaluar për një kohë të shkurtër i akuzuar se ishte përpjekur ta rekrutojë një oficer rus të kundërterrorizmit, i cili është i specializuar për rajonin e trazuar të Kaukazit në pjesën jugore të Rusisë. Në këtë rajon gjendet edhe Çeçenia, prej nga e kanë origjinën dy të dyshuar për sulmet me bomba në maratonën e Bostonit në Shtetet e Bashkuara. Televizioni shtetëror rus transmetoi një video të arrestimit të diplomatit amerikan dhe po ashtu shfaqi edhe gjërat që thuhej se i takonin amerikanit, përfshirë dy paruke, një kompas, një hartë të Moskës, monedha 500-dollarëshe dhe një letër ku ofroheshin një milion dollarë amerikanë për bashkëpunim, dhe instruksione se si të kontaktohet agjencia CIA nëpërmjet emailit. Robert Baer, shkrimtar amerikan dhe ishoficer i agjencisë CIA, duke folur për incidentin i tha rrjetit televiziv amerikan CNN se është shumë dyshues lidhur me ngjarjen që kanë treguar rusët. “Këto nuk janë shenja dalluese të CIA-s. CIA nuk i çon agjentët vërdallë me letra në duar, ata nuk mbajnë paruke, ata nuk përdorin e-mailin, ata nuk qëndrojnë nëpër qoshe duke pritur për kontaktin, siç ishte duke bërë ky person”, thotë Baer. Ai thekson se

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi e ka identifikuar diplomatin amerikan me emrin Rayan Christopher Fogle, dhe tha se ai kishte punuar “fshehurazi” si sekretari i tretë i Departamentit Politik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Rusi. Ky shërbim ka njoftuar se ai ishte ndaluar për një kohë të shkurtër i akuzuar se ishte përpjekur ta rekrutojë një oficer rus të kundërterrorizmit

Profesioni i dytë më i vjetër në botë do të mbijetojë. Një nga të famshmit e 5-shes së Kembrixhit, Donald Maclean, e ka krahasuar njëherë spiunimin me mbledhjen e plehrave: “Dikush duhet ta bëjë” ka thënë ai. Rasti i Fogle tregon vetëm që agjentët duhet të stërviten më mirë.

ndoshta incidenti është vënë në skenë nga shërbimet e sigurimit të Rusisë. “Ata e arrestuan një person në rrethana të këqija për të shqetësuar CIA-n dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ata po ia shtojnë vlerën propagandës së tyre. Nëse bëhet fjalë për spiunim, është mundësia e thjeshtë e dëbimit të operativit të CIA-s, në mënyrë të qetë dhe askush nuk do të dinte për të. Qartazi, rusët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo”, thotë Robert Baer. Ndërkohë, televizioni shtetëror i Rusisë ka transmetuar pamje me të cilat pretendohet se një tjetër spiun i dyshuar amerikan ishte dëbuar më herët këtë vit. Në filmimet e transmetuara mbrëmë, një person i ulur në errësirë dhe i identifikuar si një operativ i Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB) tha se “agjenti i CIA-s” ishte dëbuar në janar. Ai pohoi se FSB kishte kërkuar nga kolegët e Shteteve të Bashkuara që të ndalonin këtë “aktivitet shqetësues”. Nuk është dhënë emri i agjentit të dyshuar që është dëbuar nga Rusia. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell, u tha reporterëve në Uashington se “i kemi parë lajmet, por nuk kam asgjë për ju për rastin e janarit”. Këto pretendime në raportet ruse u bënë pasi Rusia e urdhëroi diplomatin amerikan, Ryan Christopher Fogle që të largohet, pasi shërbimet e sigurisë pretendonin se e kanë kapur atë gjatë përpjekjes për rekrutimin e një agjenti rus në Moskë. Tani reagimi i Rusisë në këtë rast është mjaft qesharak dhe në shproporcion me atë që ndodh. Çdo vend ka spiunët e tij. Moska, Uashingtoni dhe Londra e dinë këtë mjaft mirë. Historia është e mbudhur me spiunë që kapen dhe dëbohen. Rasti më i fundit mes Rusisë dhe SHBA-së ishte ai kur FBI kapi dhe dëboi 10 agjentë rusë të ashtuquajtur të “fjetur” (ndoshta edhe për faktin se një pjesë e tyre vajza të bukura punonin si shoqëruese të paguara), të cilët u këmbyen me 4 agjentë të dyshuar të CIA-s që ishin ndaluar nga Moska. Profesioni i dytë më i vjetër në botë do të mbijetojë. Një nga të famshmit e 5-shes së Kembrixhit, Donald Maclean, e ka krahasuar njëherë spiunimin me mbledhjen e plehrave: “Dikush duhet ta bëjë” ka thënë ai. Rasti i Fogle tregon vetëm që agjentët duhet të stërviten më mirë. Përshtatur nga The Guardian

kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.05.2013

3

Malaj: Nuk tërhiqem nga presionet dhe ofertat Debati për kandidimin e Malajt zbret në Vlorë. Shpëtim Gjika: Çdo votë që mund të marrësh ti, është votë pro Sali Berishës. Malaj: I kam dhënë dhe do t’i jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim, për një të ardhme më të mirë. Do ta bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do ta bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista” Fejzi Braushi Vendimi i deputetit socialist, Arben Malaj për të kandiduar si i pavarur në qarkun e Vlorës, është kthyer në një shqetësim serioz për Partinë Socialiste. Pavarësisht se vetë kreu Edi Rama është përpjekur ta injorojë ndikimin që mund të ketë kandidimi i Malajt në rezultatin e opozitës në Vlorë, në realitet situata duket ndryshe. Dhe ndaj nga Tirana dje debati për këtë çështje ka zbritur në Vlorë, ku të zgjedhurit socialistë në pushtetin vendor me në krye kryebashkiakun Gjika, kanë reaguar ashpër ndaj Malajt, duke kërkuar që të tërhiqet nga gara, pasi në të kundërt kandidimi i tij do i shërbejë Berishës. Po nga Vlora ku ka nisur fushatën, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Arben Malajt, i cili teksa ka sqaruar se kandidimi i tij forcon dhe rrit cilësinë e fitores të së majtës në këtë qark, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gara, pavarësisht presioneve dhe ofertave joshëse që i kanë ardhur. Gjika Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka mbajtur dje një deklaratë për mediat, ku në mënyrë të prerë ka bërë të ditur edhe për të gjitha strukturat partiake në të gjithë këtë zonë, se pa asnjë ekuivok është kundër kandidimit të Arben Malajt si kandidat i pavarur. “Jemi

kundër veprimit politik të z. Arben Malaj për të kandiduar si kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet politike që do të mbahen në 23 qershor”, - tha Gjika. Jo vetëm kaq, por ai e ka vlerësuar si pabesi vendimin e Malajt për të kandiduar si i pavarur, duke tentuar sipas tij, që të përçajë votën e socialistëve duke i shërbyer palës tjetër. “Jemi të gjithë shumë të indinjuar e të revoltuar për faktin që një anëtar i familjes sonë të madhe socialiste, në një formë që ne e vlerësojmë si të pabesë e të pamoralshme, del nga pas shpine e kërkon të përdhosë atë që do të jetë në qarkun e Vlorës e në të gjithë Shqipërinë, fitoren historike të këtij populli”, - tha Gjika. Më tej i ka kujtuar Malajt se ai është ende borxhli ndaj Vlorës e vlonjatëve, ndaj socialistëve vlonjatë sidomos, të cilët sipas tij, me votën e tyre e çuan atë në parlament dhe në nivelet më të larta të ekzekutivit. Gjika e ka quajtur më tej Malajn të përkëdhelur nga mbështetja e socialistëve, dhe që për interesa të ngushta po del kundër aspiratave të tyre. “Si kandidimi i z. Malaj, i z. Prifti, ashtu edhe hedhja në prehrin e Berishës e Islamit etj., janë, për mendimin tonë, tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi votës popullore për ta tjetërsuar e për ta vjedhur, e për të thënë pastaj se nuk ishte ai që i vodhi, por ishte PS që

përgjigjia “Nëse Edi Rama nuk e dëgjoi Shpëtimin se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do ta dëgjojë Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit” humbi për shkak të gjoja përçarjes”, - u shpreh Gjika. Në fund ai i bëri thirrje atij që “të çlirohet nga temperamenti i labit të inatosur dhe të hiqet mënjanë e të mos na futet në mes”, se sipas tij, rrezikon të bëhet parzmore e mburojë e Sali Berishës. “Ne e kemi të qartë se çdo votë që mund të marrësh ti, është votë pro Sali Berishës”, - tha Gjika. Malaj Por për Arben Malajn, fjalët e thëna dje nga Gjika nuk janë ato që ai mendon vërtet. Pasi sipas Malajt, Gjika tjetër gjë thotë me zë të ulët dhe tjetër në deklara-

ta publike. “Mos e keqpërdor kohën për deklarata kundër kolegut tënd. Mbështet më të mirët. Thuaj me zë të fortë atë që shpesh e thua me zë të ulët”, - shprehet Malaj. Më tej ai lë të kuptohet qartë se edhe Gjika, pavarësisht se në deklarata publike shprehet ndryshe, në të vërtetë ai nuk është dakord me Ramën, pasi ky i fundit i hoqi atij tre nga emrat që mbështeste për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për këtë qark. “Nëse Edi Rama nuk e dëgjoi Shpëtimin se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do ta dëgjojë Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit”, - tha Malaj. Më tej ai i kujton Gjikës se Berisha merr më shumë vota jo nëse kandidon ai, por nëse Bashkia e Vlorës nuk punon si duhet. Në fund Malaj thekson dhe një herë se nuk do të tërhiqet nga ky konkurrim, pavarësisht presioneve apo ofertave që i vijnë në këtë drejtim. “I kam dhënë dhe do t’i jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë. Do ta bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do ta bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista. Ju qartësoj të mos bëni presione, në këtë garë nuk jam për një karrige, por për një detyrim mirënjohës ndaj të rinjve të vendit tim”, - u shpreh Malaj.

Përmbysja e listës së qarkut të Vlorës Lista e kandidatëve për qarkun Vlorë mund të konsiderohet si një nga listat më të përmbysura nga kryesocialisti Edi Rama në raport me 2009-ën. Kjo për vetë faktin se në këtë listë rikandidojnë vetëm 2 deputetë aktualë, Luiza Xhuvani dhe Fatmir Toçi. Ndërkohë që ballina e listës së 2009-ës, pra ata që në zgjedhjet pararendëse kryesonin skuadrën e PS-së për këtë qark nuk u rikandiduan. Pra bëhet fjalë për Arben

Isarajn, i cili në 2009-ën kryesonte listën e këtij qarku, Arben Malajn dhe Eltar Dedën, ish-kreun e PS-së së këtij qyteti. Vlentëevidentohetkëtusedytëparët,Arben Isaraj dhe Arben Malaj nuk u rikandiduan megjithëse janë ende anëtarë të kryesisë së Partisë Socialiste. Mosrikandidimi i tyre duket se nuk ka të bëjë thjesht me vlerësimin e performancës së tyre në këto 4 vjet, por më shumë me marrëdhëniet e ndera që u krijuan mes

PS-së së Vlorës dhe PS-së qendrore. Kështu, kreu socialist duke i konsideruar Isarajn dhe Dedën si një klan politik së bashku me kryetarin e Bashkisë, Shpëtim Gjika, të shkëputur prej ndikimit të tij, kërkoi dhe arriti të mos i rikandidojë ata. Faktikisht përpjekja e Ramës për ta shpërbërë këtë grup nisi që para disa muajsh, kur ai shkarkoi Eltar Dedën si kryetar të PS së këtij rrethi dhe duke komanduar në vend të tij Ed-

mond Lekën, që sot është kandidat për deputet në këtë qark. Ndaj dhe Malaj dje në deklaratën e tij i kujtonte Gjikës se Rama nuk e dëgjoi duke mos i përfshirë tre të besuarit e tij në listat e kandidatëve. Largime këto që Rama i zëvendësoi duke kandiduar vetë në këtë qark, por edhe me disa prurje të reja, siç është rasti i Koço Kokëdhimës apo edhe me kalimin e Valentina Leskajt nga Elbasani në Vlorë.

projeksioni

Ndarja e mandateve në Vlorë Kandidimi i Arben Malajt në qarkun e Vlorës i krijon jo pak probleme opozitës për të marrë një mandat më shumë sesa mori në 2009-ën. Kjo pasi në këtë qark, në bazë të të dhënave të 2009-ës, me ardhjen e LSI-së në koalicionin opozitar janë rritur shpresat për 1 mandat plus. Ashtu si edhe në disa qarqe të tjera, ky bashkim rrit mundësitë që rezultati të ndryshojë në 8 me 4 në favor të opozitës dhe për këtë të majtëve u duhen vetëm 3 866 vota më shumë sesa kanë marrë në 2009-ën. Por këto llogari të opozitës prishen me futjen në lojë të Arben Malajt si kandidat i pavarur. Dhe kjo për arsye se Malaj duke qenë një nga figurat qendrore të socialistëve në qendër, me kandidimin e tij mund të marrë vota kryesisht të majta. Çka për socialistët mund të konsiderohet një minus, pasi rrit hendekun mes koalicionit të majtë dhe atij të djathtë në këtë qark. Por nga ana tjetër vetë Arben Malajt që të dalë deputet i duhet që të marrë jo më pak se 8 375 vota. Në rast se ai do t’i marrë këto vota dhe do zgjidhet deputet, kjo mund të mos konsiderohet si një dëmtim i opozitës, pasi ai mandatin ia merr koalicionit të djathtë, sepse është ky koalicion që ka marrë mandatin e fundit në këtë qark në 2009. Por në rast se Malaj nuk arrin të marrë aq vota sa për t’u bërë deputet, atëherë efekti që ai sjell kthehet në të kundërt të opozitës, pasi ai pritet të marrë vota të majta. Gjithsesi, në të dyja rastet ai e bën të pamundur për koalicionin e opozitës që të marrë mandatin e 8-të.

4

në fokus

ngjarje e ditës

Kreu I PS shprehet se nuk do të njohë asnjë gjobë të vënë nga qeveria nga 1 marsi dhe se do të nxjerrë para drejtësisë Drejtorët që detyrojnë administratën të dalë në mitingje

Rama: Korça më 23 qershor do të japë leksionin e madh “Saliu nuk ka gjetur asgjë më të mirë për Korçën sesa oficerin e Gërdecit dhe kryehetuesin e veshit. Kjo është diçka që mund ta bëjë vetëm një Kryeministër që nuk është i zgjedhur nga shqiptarët”

J

am shumë krenar që Korçës i kemi sjellë këtë skuadër”. Me këto fjalë Edi Rama e nisi prezantimin e 13 kandidatëve të PS-së në këtë qark, kryesuar nga ishkryeministri Bashkim Fino. Rama që në fillim të fjalës së tij shpjegoi dallimin mes kandidatëve socialistë të Korçës dhe atyre të PD-së. “Saliu nuk ka gjetur asgjë më të mirë për Korçën, sesa oficerin e Gërdecit dhe kr yehetuesin e veshit. Kjo është diçka që mund ta bëjë vetëm një kryeministër që nuk është i zgjedhur nga shqiptarët, vetëm një kryeministër që nuk ka respekt për popullin e vet”, tha Rama. “Ky qark, - vijoi kreu socialist, - nuk meriton qeverinë që kemi, që u thotë shqiptarëve se duhet të jenë të lumtur se ua ka dyfishuar rrogat mësuesve, ndërkohë që u ka shumëfishuar çmimet”. “Kjo është e papranueshme, kjo është e pagëlltitshme, kjo është e pafalshme dhe Korça më e para duhet ta ndëshkojë këtë sjellje barbare me edukatorët e fëmijëve të vet, me mësuesit e nxënësve të vet, me pedagogët e të rejave dhe të rinjve të vet. Korça duhet të japë në 23 qershor leksionin e madh jo vetëm për këta që po ikin, por për të gjitha qeveritë që po vijnë, se kurrë më dora e pushtetit nuk mund të ngrihet

mbi mësuesit dhe kurrë më frika nga pushteti nuk mund të kallet në shpirtin e mësuesve”, tha Rama. Kreu i PS-së u premtoi korçarëve se qeveria e ardhshme socialiste nuk do të njohë asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi i vitit 2013. Pas 23 qershorit, theksoi kryesocialisti, do të ngarkohet me përgjegjësi publike dhe penale cilido drejtor shkolle që do të fusë hundën në lirinë e çdo mësuesi dhe të çdo nxënësi për të zgjedhur lirisht me votë atë që dëshiron. “Në qytetin e arsimit dhe të dijes, mësuesit të trajtohen si robër të pushtetit, të vendosen nën presionin e përditshëm për të qenë vegla të pushtetit dhe të tërhiqen zvarrë nëpër mitingje dhe koncerte kundër opozitës. Ju garantoj që mbas 23 qershorit, ne do të ngarkojmë me përgjegjësi publike dhe penale çdo drejtor shkolle që do të fusë hundën në lirinë e çdo mësuesi dhe të çdo nxënësi për të zgjedhur lirisht me votë atë që dëshiron. Ata që sot për shkak të bukës së gojës rrinë kokulur përpara drejtorëve sepse nuk kanë ç’bëjnë, nesër do të jenë dëshmitarët publikë që do t’i vënë në bankën e të akuzuarve të gjithë ata drejtorë shkollash, që sillen si në kohën e fashizmit dhe më keq se në kohën

Ata që sot për shkak të bukës së gojës rrinë kokulur përpara drejtorëve sepse nuk kanë ç’bëjnë, nesër do të jenë dëshmitarët publikë që do t’i vënë në bankën e të akuzuarve të gjithë ata drejtorë shkollash, që sillen si në kohën e fashizmit dhe më keq se në kohën e fashizmit”

e fashizmit”, - tha Rama. Sipas kreut të PS-së, është e papërfytyrueshme që në Korçën, ‘Parisin e vogël’ të Shqipërisë, të ketë nëpër ushqimore libra borxhesh, të vihen në radhë tek dera e ushqimoreve qytetarët e zakonshëm, familjarët kokulur dhe të shkruajnë emrin për të marrë ushqimin e përditshëm për familjen e tyre. 

Raporti, KQZ: Probleme me numërimin elektronik Projekti pilot i numërimit elektronik të fletëve të votimit në qarkun e Fierit është i destinuar të dështojë. Kjo jo vetëm për shkak të numrit të madh të partive që duhet të përfshihen në fletën e votimit, por edhe për shkaqe të tjera teknike. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga raporti i përpiluar nga administrata dhe që pritet të diskutohet sot në mbledhjen e radhës së KQZ-së, i cili bazohet mbi testin e parë të bërë lidhur me këtë projekt gati 1 muaj më parë. Pasi bënë një pasqyrim të hapave të ndërmarrë në këtë testim, raporti del në konkluzione ku vë në pah anëtarët negativë të konstatuar gjatë kësaj prove. Kështu, sipas raportit, sistemi nuk dallonte në pjesën e kuadratit të bardhë në të djathtë të partisë ku vendosej shenjimi nëse ishte shenjë apo shkrim. Në këtë mënyrë votuesi mund të vendosë çdo shenjim në kuadratin e bardhë dhe sistemi e konsideron të vlefshëm, pavarësisht se në Kod janë përcaktuar shenjat që mund të përdoren nga votuesi. Gjithashtu konstatohet se prova nuk filloi me gjenerimin e “raportit zero”, i cili duhet të garantojë që paraprakisht në sistem nuk ka informacion të mbetur (detyrim i për-

caktuar në aneksin II, pika 1.9 të kontratës). Një tjetër problem që është evidentuar gjatë kësaj prove është dhe ai i skanimit të dy fletëve përnjëherë. Sipas raportit, skaneri nuk ndalonte automatikisht, por duhet të ishte operatori që të konstatonte këtë fakt dhe të ndalonte skanerin. Pra ishte një procesi i cili nuk garanton saktësi 100%, pasi nuk mund të bazohet saktësia e makinerisë te vëmendja e operatorit. Por

ajo që është më e rëndësishme në këtë testim është se ai nuk dhuroi shpejtësi në nxjerrjen e rezultatit pavarësisht se në proces ishin vetëm 5 mijë fletë. “Procesimi i fletëve filloi në orën 10:18 dhe mbaroi në 17:58, (Raporti Indra); nisur nga praktika e deritanishme, për një volum të tillë të numërimit të fletëve të votimit ngritja e 5 grupeve të numërimit do të kishte nxjerrë rezultat më të shpejtë”, - thuhet në raport.

Një tjetër problem që është evidentuar gjatë kësaj prove është dhe ai i skanimit të dy fletëve përnjëherë. Sipas raportit, skaneri nuk ndalonte automatikisht, por duhet të ishte operatori që të konstatonte këtë fakt dhe të ndalonte skanerin.

deklarata Koka: Agron Duka do i bashkohet ekipit tonë për të drejtuar vendin TIRANË Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, ka komentuar gjatë një interviste për emisionin ZIP në ‘Vizion Plus’ kandidimin e Agron Dukës në emër të PR-së në qarkun e Durrësit, i cili është edhe kunati i tij. Koka është shprehur se të larguarit, duke përfshirë këtu edhe Agron Dukën, do rikthehen në ekipin e majtë për të drejtuar Shqipërinë për vitet e ardhshme. “Zoti Duka kandidon me Partinë Republikane. Është një sprovë shumë e vështirë e tij. Besoj që do të jetë edhe një rëndesë e kësaj qeverisjeje, por edhe Partisë Republikane, të cilën përfaqëson zoti Duka. Nuk besoj që dëmet ndaj koalicionit të majtë do të vijnë nga individë të veçantë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë qarkun. Me gjithë konsideratën që kam për zotin Malaj dhe shumë personazhe të tjerë që nuk janë më pjesë e këtij ekipi, unë do të thosha që ata shumë shpejt do bëhen objektivë dhe do të largohen nga emocionet e fjalës. Mendojnë që janë gjendur të tradhtuar, por unë besoj që ata shumë shpejt do të bëhen pjesë e këtij ekipi të madh për të drejtuar vendin në 16 vitet e ardhshme. Unë besoj 23 qershori nuk është zgjedhje vetëm për 4 vjet”, - tha Koka.

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“Ne do të vazhdojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve. Mësuese dhe mësues të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë, zotimi im solemn në këtë shesh është se, në mandatin e ardhshëm ju nuk do të keni rrogë më të vogël se 700 dollarë”

2

“Përshëndeteni zotin Blushi dhe pyeteni ku e ke teserën e PD-së? Pse, kur morëm vendimin për ndërtimin e tunelit, Ben Blushi deklaroi publikisht se nëse Berisha ndërton tunelin, unë do marr teserën e PD-së”

3

5

17.05.2013

Arben Imami deklaroi ndër të tjera se Rama bëri përpjekje për të vendosur taksë ndaj qytetarëve për hyrjen në Tiranë. Ndërsa Eduard Selami, i cili garon i dyti në listë për këtë qark, tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund politikës destruktive

reagimi

Pollo në Facebook: Me punë do heqim vizat edhe me SHBA TIRANË Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e

Informacionit, Genc Pollo, beson se me punë dhe reforma, heqja e vizave me SHBA-në do jetë e afërt. “Po shihja sot që media pro-opozitare e ndonjë deputet socialist pretendonin se Ambasada e SHBAve në Tiranë doli kundër angazhimit të PD-së e Kryeministrit Berisha për të hequr vizat me Amerikën. Argumenti i tyre ishte se, sipas website-it të sektorit konsullor të ambasadës, rezulton se Shqipëria nuk i përmbush kriteret. Eureka! Zbulim i madh. Është logjike që nëse i përmbushnim kriteret, vizat do të ishin hequr. Por të mos harrojmë se në fushatën zgjedhore në vitin 2009, kur angazhoheshim për heqjen e vizave me Bashkimin Europian (Schengen) gjatë mandatit të dytë të PD-së ne nuk i përmbushnim kriteret. Me punë e reforma kjo u arrit; dhe vizat u hoqën. Jam kurioz nëse PS-ja do të tentojë sërish të sabotojë e bllokojë heqjen e vizave me ShBA-në siç bëri tre vjet më parë”,- shkruan Pollo ne faqen e tij në Facebook.

Kryeministri Berisha dje në qytetin e Elbasnit

Berisha-Blushit: Ku e ke teserën e PD? The se do ta merrje nëse ndërtoja tunelin! Kryeministri i kthehet premtimit për heqjen e vizave me SHBA-në. “Lëvizja jonë e lirë në hapësirat e vendit mik, është një ëndërr që do realizohet gjatë katër viteve që vijnë. Askujt nuk i kërkojmë atë që nuk meritojmë, por do plotësojmë çdo kusht, çdo kërkesë, siç plotësuam për Bashkimin Europian” Elbasan Edhe pse Shqipëria është larg plotësimit të kushteve për heq jen e vizave me SHBA-në, kryeministri Berisha deklaroi dje nga Elbasani se kjo mazhorancë do të bëjë çdo përpjekje me qëllim arritjen e këtij synimi. Në këtë mënyrë, Kryeministri iu

rikthye premtimit të dhënë tri ditë më parë nga qyteti i Durrësit, për heqjen e vizave me SHBA-në, duke theksuar se ky vendim do të jetë i merituar. “Së bashku, më 23 qershor do firmosim për integrimin, jo vetëm për statusin, por dhe hapjen e negociatave. Do firmosim për të merituar me reforma liberalizimin e vizave me fuqinë më të madhe në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lëvizja jonë e lirë në hapësirat e vendit mik, është një ëndërr që do realizohet gjatë katër viteve që vijnë… Askujt nuk i kërkojmë atë që nuk meritojmë, por do plotësojmë çdo kusht, çdo kërkesë, siç plotësuam për Bashkimin Europian”,- tha dje Berisha. Kryeministri iu ktheu përgjigje edhe zërave të shumtë nga ana e PS-së dhe jo vetëm se një premtim i tillë është thjesht për efekt elektoral. “Ata që më tregojnë

mua, atyre u them kontrolloni pak grupin parlamentar se sa të refuzuar keni për viza në atë vend…”, - shtoi ai. QARKU ELBASAN Arben Imami Eduard Selami Ardian Turku Luçiano Boçi Dashnor Sula Arbjola Halimi Aurel Bylykbashi Irena Progni Rrahim Çota Mati Çela Zamir Muzhaqi Medi Shehu Hysen Moli Muharrem Kajolli Bujar Cakani

“Tesera” e Blushit

Deklarata për vizat nuk ishte e para e këtij lloji e lëshuar dje nga kreu i ekzekutivit. Duke prekur një tjetër çështje po aq të rëndësishme, si ndërtimi i tunelit Tiranë-Elbasan, Berisha ka shpotitur Ben Blushin, i cili kryeson listën e deputetëve të PS-së në qarkun Elbasan. “E kishit ju dje këtu fatorinon e autobusit, e kishit. Përshëndeteni zotin Blushi dhe pyeteni ku e ke teserën e PD-së? Pse, kur morëm vendimin për ndërtimin e tunelit, Ben Blushi deklaroi publikisht se nëse Berisha ndërton tunelin, unë do marr teserën e PD-së. Kurse tani as që guxon t’i afrohet, struket si fatorino në autobus me shefin e tij. Ata në autobus, ne përfundojmë autostradën. Ata në autobus, ne do ndërtojmë By-Passin… ”- tha ai.

Rritja e pagave dhe pensioneve

Katër vite më parë, Berisha premtoi hapjen e 160 mijë vendeve të punës, ndërsa dje gjatë hapjes së fushatës zyrtare të qarkut Elbasan, Kryeministri premtoi 250 mijë vende pune. Ai garantoi gjithashtu se në katër vitet që vijnë do të ketë sërish rritje pagash dhe pensionesh. “…Ne do të vazhdojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve. Mësuese dhe mësues të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë, zotimi im solemn në këtë shesh është se në mandatin e ardhshëm ju nuk do të keni rrogë më të vogël se 700 dollarë”, - tha Berisha. Gjatë tubimit të djeshëm, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në këtë qark, Arben Imami, deklaroi ndër të tjera se Rama bëri përpjekje për të vendosur taksë ndaj qytetarëve për hyrjen në Ttiranë. Ndërsa Eduard Selami, i cili garon i dyti në listë për këtë qark, tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund politikës destruktive. N.Perndoj

Bogdani në UET: Aleatët në listat e PD, shlyerje e borxhit të 2009-ës I ftuar nga klubi i studentëve në UET, ciklin e debatit rreth programit të partive e vazhdoi dje Gerti Bogdani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Bogdani tha se PD u lan borxhin aleatëve ndaj padrejtësisë me Kodin zgjedhor të 2009-ës, duke i përfshirë në listat e saj Mbi debatin përse partitë e vogla aleate dhe tre ish-deputetët e PS-së gjenden sot në listat e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani iu përgjigj se kjo është një larje borxhi ndaj padrejtësisë që u bë me miratimin e Kodit zgjedhor më 2009-ën. “Ishte

një propozim i zotit Rama, por që e votuam të gjithë bashkë. Nëse mund ta përdor këtë term, është një lloj larjeje borxhi ndaj padrejtësisë së 2009-ës, që sot aleatët janë në listat e Partisë Demokratike. Ndërsa përfshirja e tre zotërinjve nga PS-ja është një kontratë e dy viteve të fundit, pasi kryeministri Berisha është një njeri që e mban fjalën e dhënë”, - u shpreh Bogdani duke shtuar se mungesa e LSI-së në koalicion është një mesazh i qartë për një mirëqeverisje në katër vitet e ardhshme, duke e quajtur koalicionin e mëparshëm një zgjidhje të detyruar nga rrethanat. “Në katër vitet e ardhshme PD premton mirëqeverisje, beson në përmirësimin e klimës së biznesit, tërheqjen e investitorëve të

huaj. Do të punësojë qytetarët duke pasur prioritet të rinjtë. Jo me fjalë, por me gjëra konkrete”. I fokusuar në programin për të rinjtë, Bogdani tha se qeveria propozon për çdo

kompani që do të punësojë të rinj do të ketë lehtësira fiskale dhe për trajnimet dhe internshipet e personave të punësuar; këto kompani do të subvencionohen nga shteti, duke shtuar ndërkaq se do të rriten punësimet sipas specialitetit të studimeve që të rinjtë kryejnë. Duke bërë një rrugëtim në sukseset më të mëdha të qeverisë në 8 vite, ai tha se edhe në këto zgjedhje qeveria vjen jo thjesht me fjalë por me arritje konkrete, siç janë përmirësimi i infrastrukturës, përmirësimi i arsimit, duke bërë të mundur që me liberalizimin e sektorit privat sot në universitete të studiojnë 164 mijë të rinj. Ai përmendi hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave, përmirësimin e imazhit që ka bërë të rritet turizmi

me 4.7 milionë vizitorë për vitin 2012. “Pse ne jemi ndryshimi përpara? Sepse jemi përkushtuar dhe kemi mbajtur premtimet. Kjo është politika jonë, ne flasim me gjëra konkrete dhe të realizueshme”. Studentët shprehën shqetësimin mbi kartën e studentit, e cila deri tani ka mbetur thjesht premtim elektoral. Bogdani nuk i fshehu notat kritike për kryetarin e Bashkisë, duke thënë se Basha duhet ta kishte përfunduar tani procesin e kartave, megjithatë shtoi se puna ka nisur. “Prandaj them që ka shumë për të bërë dhe duhet edhe një mandat i tretë”, - përfundoi ai, ndërsa iu bëri thirrje studentëve të votonin PD-në, pasi sipas tij, ajo është e vetmja forcë që ndryshoi Shqipërinë.

6

ekonomi

ditari Bode: “Kurum” pagoi 57 milionë eurot e para Kompania turke “Kurum” më në fund ka shlyer këstin e parë të vlerës së privatizimit të katër hidrocentraleve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha sot se tri ditë më parë ‘Kurum’ ka paguar 57 milionë eurot e para, ndërsa pjesa e mbetur do të paguhet

detyrime të prapambetura. Pagesa e këstit të parë u bë vetëm pasi qeveria pranoi t’i njihte kompanisë “Kurum” një vlerë prej 3 miliardë lekësh TVSH e parimbursuar, që do të zbritet nga vlera e privatizimit të HEC-eve prej 109.5 milionë eurosh.

brenda dy javësh. Ministri tha se të ardhurat nga privatizimi i HEC-eve do të shkojnë për të ulur deficitin buxhetor shtesë, që u krijua për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve. Zoti Bode tha se qeveria ka paguar gjatë këtij viti rreth 105 milionë euro

Në dy muaj, CEZ shlyen 40 mln euro borxhe të prapambetura Nga të dhënat që CEZ ka dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë, mësohet se pagesa e borxheve të akumuluara në vitin 2012 arriti në 5.4 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë. Përmirësohen treguesit, por humbja për janar-mars arrin në 20 milionë euro Blerina Hoxha

procesi

Kompania CEZ-Shpërndarje, tashmë në administrim të shtetit, ka përmirësuar treguesit financiarë të tremujorin të parë, të cilët janë më të dukshëm në sektorin e shpenzimeve sesa të ardhurave. Në këto kushte kompania ka shlyer më shumë se 40 milionë euro borxhe të prapambetura ndaj të tretëve, që i përkasin vitit 2012.

CEZ nis Arbitrazhin, lë të hapur pajtimin

Borxhet

Shlyerja e borxheve të prapambetura nga CEZ ka sjellë një situatë më të mirë financiare në operatorët e tjerë të tregut të energjisë. Për shkak se në tremujorin e parë të këtij viti janë shlyer nga CEZ më shumë se 5.4 miliardë lekë detyrime të krijuara në vitin 2012. Nga të dhënat që CEZ ka dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë, mësohet se pagesa totale për muajin shkurt 2013 ka qenë në vlerën 2.3 miliardë lekë, nga këto vetëm 260 milionë kanë qenë pagesa aktuale të muajit shkurt 2013, ndërsa 1.4 miliardë lekë reflektojnë pagesa të prapambetura të vitit 2012. Për marsin, pagesat totale arritën 3.8 miliardë lekë, nga këto vetëm 1.1 miliard lekë kanë qenë pagesat aktuale dhe 2.7 miliardë lekë kanë qenë pagesa të prapambetura të vitit 2012. Bilanci

Kompania CEZ-Shpërndarje ka pësuar humbje 2.7 miliardë lekë në tremujorin e parë. Të ardhurat e kompanisë arritën 11 miliardë lekë dhe shpenzimet pak më shumë se 13 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zuri blerja e energjisë elektrike me më shumë se 8 miliardë lekë. Ekspertët në ERE pohojnë se

Muajt

Të prapambetura 2012

Janar Shkurt Mars

1,3 miliardë 1.4 miliardë 2.6 miliardë

nuk ka bazë të saktë krahasimi me 2012-ën, pasi të dhënat për këtë vit janë vjetore. Por ajo që vihet re është fakti se gjatë vitit që shkoi kompania ka pësuar një humbje kolosale më shumë se 30 miliardë lekë. Të ardhurat e kompanisë gjatë vitit 2012 ishin 49 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet 69 miliardë lekë. Ajo që vihet re gjatë dy muajve në administrim të shtetit lidhet me faktin se diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve është ulur dukshëm. CEZ ka përgjysmuar shpenzimet

Aktuale 2013 275,5 milionë 260 milionë 1.11 miliardë

Totali 1,6 miliardë 1,68 miliardë 3,7 miliardë

Kompania CEZ-Shpërndarje ka pësuar humbje 2.7 miliardë lekë në tremujorin e parë. Të ardhurat e kompanisë arritën 11 miliardë lekë dhe shpenzimet pak më shumë se 13 miliardë lekë

Shlyerja e borxheve nga CEZ për tremujorin

për karburant dhe ka ulur në mënyrë të dukshme shpenzimet për qira. Gjithashtu janë ulur me 4 milionë lekë shpenzimet për printime dhe reklama. ERE bën me dije se CEZ ka rritur shpenzimet për blerje materialesh elektrike me rreth 200 milionë lekë për muajt shkurt dhe mars, për arsye të likuidimit të kompanisë rumune sipas akt-marrëveshjes, si kusht për lirimin e llogarive, si dhe likuidime të tjera të faturave të prapambetura të 2012-ës dhe një pjesë të blerjeve të reja.

Pas heqjes së licencës nga qeveria shqiptare, hakmerret kompania ceke e energjetikës, CEZ. Kompania e udhëhequr nga shteti çek, CEZ tha se i ka nisur procedurat e arbitrazhit kundër Shqipërisë për të kërkuar dëmshpërblim, pasi shteti shqiptar ia hoqi licencën e shpërndarjes, njofton AFP. CEZ bëri të ditur në një deklaratë se ‘Shqipëria ka dështuar të mbrojë investimet e kompanisë, që njihej si distributori CEZShpërndarje’. CEZ nuk ka sqaruar shumën e kërkuar, por mediat çeke thonë se mund të jetë deri në 200 milionë euro. Kompania ka paguar 102 milionë euro për të marrë monopolin e distribucionit të energjisë në vitin 2009, derisa shteti ka pasur 24 për qind të aksioneve. Pas përplasjeve me qeverinë e Tiranës dhe të zyrtarëve energjetikë, CEZ tha në fund të vitit të kaluar se do të shesë aksionet e kompanisë në Shpërndarje.

Loto “6 nga 39”, si ndahet fondi i çmimeve Prej më shumë se një muaji, të gjithë shqiptarët në moshë madhore kanë mundësinë të marrin pjesë dhe të provojnë fatin në lojën Loto “6 nga 39” të Lotarisë Kombëtare. Deri tani fati nuk i ka buzëqeshur askujt për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh të vjetra. Lotaria Kombëtare garanton sërish për shortin e radhës të Loto “6 nga 39”, se fondi për çmimin e parë do të jetë 100 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë garantohet për të gjithë lojtarët nga vetë kompania ndërsa shuma në dispozicion për fituesit e kategorisë së dytë dhe të tretë, pra ata që parashikojnë saktë respektivisht 5 dhe 4 numra, është në varësi të numrit të biletave të shitura. Sa më shumë bileta të shiten në një shorte, aq më i madh është fondi i fitimit në dispozicion për fituesit e kategorive të mësipërme. Në të gjithë botën formati i një lotarie të tillë është i bazuar në çmimin e madh, i cili në Shqipëri fillon nga 100 milionë lekë të vjetra. Procedura për çmimet fituese në Loto “6 nga 39” është përcaktuar që në fillim të lojës. Skema që përcakton çmimet është shumë e thjeshtë. Lotaria Kombëtare garanton se 50 % e xhiros që vjen nga shitja e biletave kalon

në favor të fituesve. Fillimisht nga shuma e mbledhur paguhen fituesit e kategorisë së katërt (3 numra të saktë – 211 lekë për çdo biletë fituese) dhe të pestë (2 numra të saktë- 100 lekë për çdo biletë fituese). Çmimet për këto dy kategori do të jenë gjithmonë njësoj. Shuma që mbetet pasi janë paguar çmimet e kategorisë së katërt dhe të pestë, i shpërndahet fituesve të kategorive të tjera. Sipas procedurës, 75 % e këtij kësaj shume shkon për çmimin e kategorisë së parë (6 numra të saktë); 12.2 % shkon për çmimin e kategorisë së dytë (5 numra të saktë) dhe 12.8 % shkon për çmimin e kategorisë së tretë (4 numra të saktë). Përmes kësaj formule matematikore, çdo javë Lotaria Kombëtare përcakton shumat që merr secila biletë fituese në Loto “6 nga 39”. Çmimi i madh prej 100 milionë lekë të vjetra fillimisht garantohet nga vetë kompania Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit “Austrian Lotteries” dhe jo nga shitja e biletave. Në rastet kur nuk ka fitues të kategorisë së parë, fondi i akumuluar i çmimit për këtë kategori kalon për shortin tjetër. Kjo procedurë ndiqet deri në momentin që në fondin e çmimit të kategorisë së parë të

shpërndarja

Ku mund të tërhiqen çmimet Të gjithë lojtarët që do të fitojnë deri në 15 000 lekë, çmimi mund të tërhiqet në pikat e shitjes, duke filluar nga dita pasardhëse e shortit. Çmimet e mëdha, nga 15 001 lekë deri në 100 000 lekë, mund të tërhiqen në pikat ku paguhen çmimet e mëdha. Më shumë informacion për vendndodhjen e këtyre pikave gjeni te www.lotaria.al Çmimet më të mëdha se 100 000 lekë mund të tërhiqen pranë Zyrave Qendrore të kompanisë Lotaria Kombëtare pasi ka përfunduar periudha e afatit të reklamimit.

lojës grumbullohen 100 milionë lekë të vjetra. Në momentin që fondi për çmimin e parë do të arrijë vlerën 100 milionë lekë të vjetra, dhe në qoftë se nuk kemi fitues të çmimit të parë, çmimi i madh do të rritet në çdo javë në mënyrë progresive sipas sistemit të “jackpot”. Në rast se do të ketë fitues të çmimit të madh përpara se të plotësohet fondi, pagesa e këtij çmimi do të bëhet nga vetë kompania. Vlerat e sakta që jepen për fituesit e secilës kategori mund t’i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të kompanisë (lotaria.al); pikat e shitjes dhe në media. Ndërkohë biletat për shortin e radhës të Loto “6 nga 39” mund të gjenden në të gjithë Shqipërinë: qendra tregtare, supermarkete e dyqane të ndryshme kudo ku shihni logon Lotaria Kombëtare dhe logon e produktit Loto “6 nga 39”. Çdo ditë të diel, në mbrëmje, të gjithë personat e interesuar mund të ndjekin drejt për drejtë shortin në TV për të parë nëse do të jenë të përzgjedhurit e fatit për të qenë milionerë. Të gjitha shortet e Loto “6 nga 39” zhvillohen në praninë e një përfaqësuesi të Ministrisë së Financave, noterit dhe përfaqësuesit të Lotarisë Kombëtare.

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.05.2013

7

Shullazi në prag lirimi, Apeli mbyll çështjen Emiljano Shullazi është tërhequr nga apelimi i dënimit me 1 vit e 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. I mbeten edhe pak ditë në qeli Shkodër Gjykata e Apelit në Shkodër

mbyll çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe Helidon Harizajt. Kanë qenë avokatët e tyre që hoqën dorë nga ankimimi, duke i dhënë kështu fund procesit. Në seancën gjyqësore të

parashikuar të mbahej të enjten, avokatët mbrojtës të të pandehurve, Sokol Mengjeli dhe Blerim Bazhdari kanë kërkuar heqjen dorë nga ankimimi i bërë prej klientëve të tyre. Më pas, gjyqtari Astrit Kalaja vendosi pushimin e çështjes. Prej muajsh, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, procesi në ngarkim të Shullazit dhe Harizajt është zvarritur duke mos u zhvilluar për shkak të mungesës së avokatëve. Emiljano Shullazi u arrestua me 29 qershor të 2012, me dy armë pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit.

Arrestimi u krye nga forcat speciale të policisë RENEA, pasi policia ka dyshuar për ndonjë plan kriminal dhe ka bërë një kontroll të beftë në automjetin me të cilin po lëvizte Shullazi ku edhe kanë gjetur 2 pistoletat. Bashkë me 34-vjeçarin nga Tirana mësohet se është arrestuar edhe shtetasi Helidon Harizaj nga Vlora. Më pas gjykata e Lezhës vendosi shpalljen fajtorë të Shullazit dhe Harizajt dhe dënimin me 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, në vendimin përfundimtar u vendos

dënimi i tyre me 1 vit e 4 muaj. Ky dënim u apelua në Gjykatën e Apelit në Shkodër nga avokatët mbrojtës, të cilët pretendonin uljen e dënimit për dy klientët e tyre. Asnjë prej seancave gjyqësore nuk është zhvilluar dhe dy të pandehurit nuk erdhën asnjëherë në gjykatën e Apelit në Shkodër, edhe pse policia merrte masa sigurie. Me pushimin e çështjes për tërheqje nga ankimimi, sipas të njohurve të të pandehurve, pritet lirimi i tyre pasi dënimi plotësohet me pjesën e bërë në paraburgim. D.Kolaj

shkurt Hipën në kullën e TEC: S’kam bukë të ha

Mbërrijnë 14 muxhahedinë, 24 orët e para në qendrën e Babrrusë Anëtarët e parë të grupit “Mojahedin-e-Khalq” mbërritën në Tiranë, të shoqëruar nga një punonjëse e UNHCR. Punonjësi i qendrës: Më thanë se nuk do qëndrojnë gjatë në Shqipëri. DASH: Mirënjohje për gjestin bujar të Shqipërisë Dashamir Biçaku

Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, të cilët ka pranuar t’i strehojë qeveria shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler, i cili tha se 14 muxhahedinët kanë mbërritur në Tiranë të mërkurën në mbrëmje. Sipas Kobler, ky është hapi i parë i përpjekjeve për të sistemuar në Shqipëri 210 anëtarë të këtij grupi, për të cilët ka rënë dakord qeveria shqiptare. Anëtarët e grupit MEK, të cilët ndodheshin në kampin “Liria” në Irak janë strehuar prej së mërkurës në mbrëmje në qendrën e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës, edhe pse vetë ata nuk kanë qenë shumë optimistë për këtë transferim. Një punonjës i kësaj qendre i tha mbrëmë MAPO-s se muxhahedinët e parë janë strehuar tashmë prej 24 orësh aty. “Ata mbërritën mbrëmjen e së mërkurës, të shoqëruar nga një punonjëse e UNHCR-së. Gjatë ditës, një pjesë e tyre kanë lëvizur nga qendra të shoqëruar ”,- tha ai. Vetë punonjësi i qendrës ka shkëmbyer disa fjalë me muxhahedinët, të cilët e shohin Shqipërinë si trampolinë për t’u zhvendosur në shtete të tjera, ku kanë të afërm. “Njëri prej tyre më tha se nuk kanë ndërmend të rrinë gjatë në Shqipëri, por të shohim”, -shtoi më tej punonjësi i qendrës së azilkërkuesve në Babrr u.

Megjithatë, Kobler tha dje se ky është hapi i parë i përpjekjeve për të sistemuar në Shqipëri 210 anëtarë të këtij grupi, për të cilët ka rënë dakord qeveria shqiptare. Pranimi i propozimit të SHBA u bë nga kryeministri Berisha më 16 mars të këtij viti, në një takim me një zyrtare të lartë të Departamentit të Shtetit dhe përfaqësuesin e OKBsë në Irak, Martin Kobler. Menjëherë pas mbërritjes së muxhahedinëve në Shqipëri, ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka shprehur mirënjohjen për gjestin bujar e njerëzor për të pranuar 210 banorë të kampit Hyrriya. “Shqipëria ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Irak”,- thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian ka deklaruar më herët se, se jeta e mbi 3000 muxhahedinëve në kampin Ashraf në Irak ka qenë në rrezik dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë prej andej. Kështu një nga vendet që ka pranuar të strehojë disa prej tyre është bërë edhe Shqipëria. Që prej vitit 1979, organizata “Mojahedin-e-Khalq” është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një

lëvizje që përfaqëson “tradhtarët” e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Sadam Huseinit në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve ‘90, muxhahedinët u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Për shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi Europian. Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueset kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmedinexhad. Që prej vitit 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kamp, nën mbikëqyrjen e forcave amerikane. Afër 400 prej tyre u transferuan vitin e kaluar në një ish bazë amerikane “Liria”, pranë Bagdadit, ku ata vetë janë ankuar për kushte tepër të rënda të jetesës, ndërsa organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit.  

Asnjë hetim për Konsullin e Nderit në SHBA Në artikullin e datës 16 prill, me titull “Konsulli shqiptar nën hetim nga FBI” ka një sërë pasaktësish. Duke iu referuar Detroit News, MAPO raportonte mbi një skemë fajdesh në SHBA, për të cilën ishin arrestuar Tom dhe Lekë Duhani. Artikulli hidhte hije dyshimi edhe për Konsullin e Nderit në SHBA, biznesmenin e njohur, Ekrem Bardha. Pas verifikimit të informacionit rezulton se Bardha nuk është pjesë e këtij hetimi dhe se sekretarja e tij, Alma Rexha nuk është ndaluar asnjëherë nga policia amerikane. Për këtë skemë të paligjshme kredish raporti bën përgjegjës dy të arrestuarit Duhani, të pagëzuar nga FBI si “peshkaqenë kredish”. Gazeta “MAPO” i kërkon ndjesë biznesmenit Bardha dhe zonjës Alma Rexha për këto pasaktësi dhe shqetësimet që kanë rrjedhur si pasojë e këtij artikulli.

Menjëherë pas mbërritjes së muxhahedinëve në Shqipëri, ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka shprehur mirënjohjen për gjestin bujar e njerëzor për të pranuar 210 banorë të kampit Hyrriya. “Shqipëria ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Irak”

Një 50-vjeçar nga Fieri tentoi të hidhej nga kulla e TEC-it me fjalët: “Nuk kam bukë të ha”. I rrënuar dhe i pashpresë, G. H. nga fshati Zhupan ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga kulla prej 50 metrash e lartë. Fatmirësisht, ky akt është vënë re nga banorë të zonës dhe shoferët e automjeteve të rënda, të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se fillimisht ai qante me dënesë. Ekipi i policisë nisi negociatat me 50-vjeçarin, duke sjellë në vendngjarje edhe familjarët e tij. Pas më shumë se 1 orë përpjekjesh ai është bindur dhe ka zbritur nga kulla. Më pas 50-vjeçari është dërguar në spitalin e Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe trajtim psikologjik. Nga dëshmia që ai ka dhënë për policinë rezulton se punonte si murator, por prej kohësh nuk arrinte të siguronte asnjë të ardhur për mbijetesë.

Grindet me prindërit, adoleshentja pi detergjent Korçë Zihet me prindërit, tenton të vetëhelmohet me detergjent 18-vjeçarja. Ka përfunduar për fat të mirë pa fundin tragjik historia e një 18-vjeçareje nga rrethi i Korçës. Vajza e cila është zënë ashpër me prindërit, pas një sherri në familje ka vendosur t’i japë fund jetës. Por ndërhyrja në kohë e tyre ka shmangur tragjedinë. Vajza me inicialet Xh.P., është shtruar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës. Ajo është shtruar në një gjendje shumë serioze për jetën, pas konsumit të madh të një sasie detergjenti për larjen e xhamave. 18-vjeçarja është grindur me prindërit e saj, pasi këta të fundit nuk e lejonin të takohej me një djalë nga fshati, fqinj i tyre, duke dyshuar për një histori dashurie mes tyre.

Depresioni, mësuesi grek tenton vetëvrasjen Korçë Një mësues grek i shkollës “Omiros” në Korçë ka tentuar t’i japë fund jetës tragjikisht, duke dashur të hidhet nga një shtyllë e tensionit të lartë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur rreth orës 20.00 në fshatin Çiflig, vetëm 2 kilometra larg qytetit juglindor. Mësuesi grek i lëndës së edukimit fizik gjatë orëve të mbrëmjes të të enjtes ka hipur në rrethana të paqarta në shtyllën elektrike. Komunikimi në gjuhën greke ka vijuar për më shumë se 20 minuta, ndërkohë që falë njoftimit në kohë të policisë, kjo e fundit ka mundur të shpëtojë. Shtetasi grek prej më shumë se një viti jeton në juglindje, për shkak se jep mësim në shkollën greke. Ndërkaq prej disa kohësh ai vuante nga depresioni dhe për këtë kishte nisur të merrte dhe mjekimet e nevojshme.

CMYK

8 17.05.2013

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

ALBERT P. NIKOLLA

Departamenti i Administratës Publike

NJERIU I RI SHQIPTAR

Njoftim për vend të lirë pune Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme , në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil». KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Informatikë ose Inxhinieri Elektronike,(për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010) Të zotërojë gjuhën angleze Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Ndërmjet moralit komunist dhe krizës së tranzicionit

Paga e pozicionit është në kategorinë IV - a Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.06.2013 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 12.06.2013 në selinë e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e drejtorisë përkatëse, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare» si dhe Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 ”Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”. Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

NR. 16 (261),

VITI VIII BOTIMIT

MARS 2013

ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

ELL ALASTAIR CAMPB RAMËS

JES SË EDI

NJERIU I RILIND

, LUC FILOZOFIN FRANCEZ INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

RË NUK KA QENË FERRY: BOTA ASNJËHE

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. në politikë, vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

Onufri

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

E PËRMUAJSHME

30 lekë

BESNIK MUSTAFAJ në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

MË MIRË

dhe ‘MADAME MAPO’

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

ËS

JES SË EDI RAM

E PËRMUAJSH

ME

NJERIU I RILIND

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ushtarakisht i fushatave të UET Press. Në për të ndërhyrë Blair, botim i Eshtë spin doctor-i e shefit të tij e të tjera. e mia me Tony ë në politikë, kur mbronte vendiminDitarët e atyre ditëve: Vitet me rëndësinë e strategjis Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika

Muhammad Yunus Fitues i çmimit nobel për paqen

Muhammad Yunus lindi në vitin 1940 në qytetin port të Chittagongut në Bengal. Në moshën 22 vjeçare, studenti brilant dhe profesori i ri i ekonomisë në Chittagong College shkon në SHBA dhe doktorohet për ekonomi në Universitetin Vanderbilt në Tennessee me temën “Ekonomia e zhvillimit”, duke u angazhuar për 7 vjet edhe si profesor i teorive ekonomike dhe të zhvillimit në Middle Tennessee State University. Në vitin 1971, kur lindi shteti i ri Bangladeshit, braktis katedrat luksoze universitare si dhe jetën akademike në SHBA dhe kthehet për të dhënë ndihmesën e tij në vendlindje duke synuar ngritjen dhe forcimin e universiteteve në Bangladesh pasi besonte se ato janë një nga faktorët më të rëndësishëm për “hapjen e mendjeve” dhe zhvillimin e çdo vendi.

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL Muhammad Yunus ose rrugëtimi drejt një bote pa të varfër

Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose “mikrofinancës”, një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si “bankieri i të varfërve”. Të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një “uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit”. Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është fitues i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për “Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare”. Adrian Civici

Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose “mikrofinancës”, një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si “bankieri i të varfërve” www.uet.edu.al info@uet.edu.al

ISBN:978-99956-39-82-2 978-99956-39-82-2 ISBN

9 789995 639822

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL

CARTIER për të gjithë rajonin.

Muhammad Yunus Çmimi Nobel për Paqen, 2006

MUHAMMAD YUNUS

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare!

8 - ESSE / ide & debate

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

Çmimi 700 L

NR. 16 (261), VITI

VIII BOTIMIT MARS

LEKË 2013 ÇMIMI 300

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

FAJ BESNIK MUSTA Ngatërresat në z me kufirin france emrin Le Pen IKU STEFAN ÇAPAL Gjurmët e ujkut rët oriental te shqipta

MUHAMMAD YUNUS

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL Çmimi Nobel për Paqen, 2006

Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga UET dhe promovimi i librit organizohet në datën 22 Janar 2013 në Hotel Sheraton, ora 18:00

CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.05.2013

9

CEZ Shpërndarje Për një shërbim të shpejtë, korrekt dhe cilësor, CEZ Shpërndarje njofton se ka vendosur disa mënyra komunikimi me abonentët:

E-BILL

Në website: cezshperndarje.al abonentët informohen për faturën mujore të energjisë dhe historikun e faturave.

ANKESA DHE SQARIME

E-mail: ankesajuaj@cezshperndarje.al kujdesi_abonentit@cezshperndarje.al Tel: 042274141 042274184

INFORMACION PËR DEFEKTE DHE NDËRPRERJE TË ENERGJISË

Dispeçeria Rajoni Qendër

– 04 2258888, 04 2355269, 04 2355270 Dispeçeria Rajoni Juglindje – 054221000, 054221001, 054221002 Dispeçeria Rajoni Jugperëndim – 034210000, 034210001, 034210002 Dispeçeria Rajoni Verior – 0228001023, 0228001024, 0228001025 Dispeçeria Durrës – 052 22097 Dispeçeria Gjirokastër – 084 26255

FACEBOOK Në adresën në facebook CEZ Shperndarje - Faqja Zyrtare bëhet përditësim në kohë reale për situatën e furnizimit me energji në të gjithë vendin.

doRëShkRIMI / VItet ‘50, AnA e eRRët e StUdentëVe ShqIPtARë në bAShkIMIn SoVjetIk

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj” Nr. 17 (262), Viti Viii botimit prill 2013 Çmimi 300 lekë

Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET Jo vetëm politikë si zakonisht

kAStRIot ISlAMI PS ka ‘vdekur’, tani kemi Partinë e Ramës edISon YPI Lasgushishtja është standardi im

maturantët

deShMIA ‘Fantazma’ shqiptare në shtëpinë e julian Amery dokUMent Letra e fundit e Esat Toptanit, shkruar ditën e vrasjes

e përmuajshme

SAIMIR PIRGU

FëMija i MEtaluRgjikut, DON alFREDO i bOtës

Një intervistë intime në apartamentin nju jorkez të tenorit. Ditët e tij nëpër botë, karriera, malli për të afërmit, marrëdhëniet me Domingon e yje të tjerë të Operas. Rrëfimi i çiltër i një djali që u rrit me qumështin pluhur që e ëma merrte si racion në Metalurgjikun e Elbasanit. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al

10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Prishtina më europiane se katakombet parapolitike të Shkupit Modeli që zgjodhi Prishtina për të tejkaluar problemet me Beogradin, është europian dhe i menaxhueshëm nga koniunktura politike kosovare, ndërkohë që modeli i Shkupit më tepër i ngjan katakombeve parakristiane, në të cilat politikanët e papërgjegjshëm po mundohen të fshehin refuzimin që kanë ndaj Europës

P

se Kosova arriti të bëjë marrëveshje me Beogradin dhe pse këtë nuk mund ta bëjë Maqedonia me Greqinë? Të gjithë ata që kërkojnë përgjigje nga kjo pyetje, mundohen të sjellin në vëmendjen e opinionit publik të përbashkëtën dhe diferencën e realiteteve. Në Maqedoni, sidomos qarqet e afërta me qeverinë dhe qendrat e formimit të mendimit proqeveritar, janë të prirur të shohin, megjithatë, më shumë diferenca, se sa ndonjë ngjashmëri në raport me mënyrën e tejkalimit të ngërçit në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Ngjashmëria shikohet vetëm tek shantazhi që u bën, gjoja, Brukseli shteteve për të pranuar medoemos marrëveshjet, si kusht për t’u anëtarësuar në BE. DIFERENCA E PARË: Kosova nuk e konteston identitetin serb në pjesët e saj, por konteston sovranitetin e Beogradit mbi veriun e saj. Kontesti maqedono-grek është i karakterit identitar. Kjo është diferenca e parë, sipas kësaj lagjeje mendimtarësh proqeveritarë, që i bën të pakrahasueshëm kontestet në Kosovë dhe në Maqedoni. DIFERENCA E DYTË: Serbia e humbi të drejtën e administrimit të Kosovës në vitin 1999 pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë, si pasojë e fushatës ajrore të NATOs mbi caqet luftënxitëse të makinës ushtarake e policore të Millosheviçit. Në anën tjetër, Maqedonia në vitin 1993 vullnetarisht ka hequr dorë nga emërtimi kushtetues dhe ka pranuar referencën “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, si kusht për t’u anëtarësuar në OKB dhe ka qenë e obliguar të intervenojë në kushtetutën e saj që garantonte mohimin e çfarëdolloj pretendimi

koment EMIN AZEMI

Modeli që zgjodhi Prishtina për të tejkaluar problemet me Beogradin, është europian dhe i menaxhueshëm nga një elitë me vizion të qartë për të ardhmen, ndërkohë që modeli i Shkupit më tepër i ngjan katakombeve parakristiane, në të cilat politikanët e papërgjegjshëm po mundohen të fshehin refuzimin që kanë ndaj Europës. Por përvoja mijëvjeçare ka treguar se sa më thellë të shkohet në katakombe, aq më të mëdha janë shanset për asfiksim dhe moskthim në pozicionin e nisjes. territorial të Shkupit ndaj ‘Maqedonisë antike’. DIFERENCA E TRETË: Kosova është shpallur protektorat ndërkombëtar nga shtetet që morën pjesë në çlirimin e saj dhe fuqia e saj vendimmarrëse në raport me Serbinë ishte e hendikepuar në suaza të politikave limituese të UNMIKU-ut dhe EULEX-it, sidomos në aspektin e shtrirjes së juridiksionit të saj politik, administrativ, policor në pjesët e veriut të Mitrovicës. Maqedonia, në anën tjetër, kishte të drejtë autonome, pas pavarësimit në v. 1992, të miratojë vendime që ishin në harmoni me interesat e saj kombëtare dhe pa qenë e obliguar për këtë të merr pëlqimin e ndonjë organizmi ndërkombëtar. DIFERENCA E KATËRT: Rrugët e pavarësimit dhe parahistoria e kësaj rruge janë të ndryshme në rastin e Kosovës dhe Maqedonisë. Kosova u pavarësua pas një procesi të gjatë të luftës pasive dhe aktive, qëkurse ajo ishte pjesë e ish- federatës Jugosllave, për të kulmuar me luftën e

U Ç K- s ë , e c i l a m u l t i p l i ko i përkrahjen ndërkombëtare - diplomatike e ushtarake, që solli edhe pavarësimin e saj të plotë më 17 shkurt 2008. Maqedonia, pavarësimin e saj e bëri në rrugë paqësore, duke u shkëputur nga ish-federata Jugosllave dhe duke transferuar disa kompetenca të vendimmarrjes politike e ushtarake nga Beogradi në Shkup, që u rrumbullakuan në vitin 1992, kur ajo shpalli pavarësinë e plotë dhe trasoi rrugën për t’u anëtarësuar në v. 1993 në OKB. Të gjitha këto diferenca burojnë nga realitetet dhe kontekstet e ndryshme historike, politike e gjeografike, mirëpo në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk mund të nxirret një përfundim logjik për të paraqitur natyrën e problemit të Kosovës, gjoja, më të lehtë dhe më të menaxhueshëm, se sa kontesti që ka Maqedonia me Greqinë rreth emrit. DIFERENCAT E TJERA, MEGJITHATË, MË TË QENËSISHME: Në radhë të parë,

shqiptarët e Kosovës historikisht kanë patur më shumë të drejtë se sa maqedonasit në raport me mbrojtjen e kauzës identitare nga kërcënimet e jashtme, por në anën tjetër, maqedonasit shumë më lehtësisht se sa shqiptarët e Kosovës fituan pavarësinë dhe kostoja e këtij angazhimi nuk kushtoi as edhe një jetë njeriu. Maqedonia dhe maqedonasit, sa ishin nën ombrellën e Titos, i gëzonin të gjitha të drejtat e një populli me autonomi të plotë kulturore, politike, administrative, gjuhësore, ekonomike etj. për dallim nga Kosova, e cila, megjithatë, në faza dhe kontekste të caktuara kishte ndrydhje, shantazhe, diversione dhe ndërhyrje brutale të Beogradit në elementet që formësonin deri diku autonominë e saj. Por, ajo që i bën të ndryshme dhe krejtësisht të pakrahasueshme kauzat kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe maqedonasve, në kohën kur ishin në kuadër të RSFJ, dallohej pikërisht në sensin e refuzimit apo mosrefuzimit të diverzioneve identitare që vinin nga jashtë. Me sa e dimë, Maqedonia në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk kishte zhvilluar fushatë antigreke, siç e bën tani, në kohën kur ishte në kuadër të RSFJ-së dhe në shumë raste dhe në shumë rrethana nomenklatura e saj politike, për nga mendësia dhe

Në karrigen e një politikani

metodologjia e veprimit, nuk dallohej fare nga ajo e Beogradit në raport me Kosovën dhe shqiptarët në ishJugosllavi. Në Ferizaj dhe qytetet tjera të Kosovës, gjatë kohës së masave të jashtëzakonshme që shpallte Beogradi në Kosovë, në kuadër të aradheve të bashkuara policore jugosllave, më të zellshmit në ushtrimin e dhunës ndaj të rinjve dhe të rejave të Kosovës, ishin pikërisht policët maqedonas. Në Shkup dhe qytetet kryesore të Maqedonisë asnjëherë nuk është bërë ndonjë demonstratë masovike kundër Beogradit apo Athinës, në kohën kur Maqedonia ishte pjesë e ish-federatës jugosllave. Në kohën kur Maqedonia i gëzonte të gjitha frytet e “luftës së përbashkët socialiste”, atëherë edhe kur vuri themelet e shtetësisë, por edhe të atributeve identitare siç janë alfabeti, gramatika etj., pikërisht, pra, në këtë kohë ajo shërbente, njëkohësisht, edhe si “podrum torturues”’ i Beogradit kundër shqiptarëve. Maqedonia një kohë të gjatë ishte poligon ‘gjuajtës’ i politikave represive të Beogradit kundër shqiptarëve dhe janë të njohur emrat dhe mbiemrat e funksionarëve maqedonas të cilët kanë qenë bashkautorë dhe bashkë-ideatorë të këtyre politikave. Pikërisht pra kur Shkupi nuk ndiente kurrfarë kanosjeje nga Beogradi dhe Athina sa i përket identitetit etnik maqedonas, Kosova rrezikonte të qenit e saj pjesë integrale e proceseve emancipuese, ekonomike e politike të dekadave sa zgjati “lulëzimi i socializmit jugosllav”, edhe përkundër faktit se bagazhi i saj kulturor e historik kishte vijimësi shekullore dhe shumë më i begatshëm se sa ai i maqedonasve. Nëse Maqedonia vullnetarisht ka hequr dorë nga emri i saj kushtetues, nëse klasa e saj politike ka pranuar të anëtarësojë shtetin me referencën “IRJM” dhe nëse rruga e pavarësimit të saj ka kaluar nëpër procese të qeta politike, atëherë si qenka e mundur që tani ajo ta ketë më vështirë se Kosova të zgjidhë kontestin me fqinjin e saj jugor. Përkundrazi, kjo e fundit ka zhgënjyer edhe pesimistët më të mëdhenj dhe ka qe-

në pikërisht rruga e vështirë e Kosovës në arritjen e asaj për të cilën ajo kishte luftuar me shekuj - lirinë dhe pavarësinë, si element që kishte ngarkuar raportet Prishtinë – Beograd. Ajo që nuk thuhet zëshëm në Shkup e që mbahet për vete, është dallimi në qasje ndaj zgjidhjes së problemeve aktuale në Maqedoni dhe në Kosovë. Përderisa elita udhëheqëse politike në Shkup po bën marketing me qëndrimin e saj rigid kundrejt zgjidhjes racionale të kontestit që e ka me Greqinë, në Kosovë, elita politike, në njërën anë, rrezikon të keqkuptohet në opinionin e saj të brendshëm për qëndrimet e saj racionale që ka ndaj zgjidhjes së problemit të Veriut, por në anën tjetër, i siguron Kosovës një ambient më të relaksuar në raport me fqinjët, si parakusht për të plotësuar disa nga rekomandimet e Kopenhagës, e që janë kritere paraaderuese të Brukselit për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Prishtina zyrtare është treguar më e përgjegjshme ndaj problemit që ka para vetes dhe nuk i ka lejuar Beogradit të bëjë propagandë të keqe në botë për gjoja jokonstruktivitet të klasës politike në Prishtinë. Duke ia djegur këtë kartë Beogradit, Prishtina ka treguar sens të lartë kooperativiteti me Brukselin dhe Uashingtonin, ndërkohë që Shkupi zyrtar po i lejon Athinës të demonstrojë konstruktivitet në planin ndërkombëtar dhe të arrijë t’i bëjë për vete edhe disa ish-aleatë të Maqedonisë, siç është Bullgaria, e cila kohët e fundit haptazi po dëshmohet si bllokuese e procesit eurointegrues të Maqedonisë. Modeli që zgjodhi Prishtina për të tejkaluar problemet me Beogradin, është europian dhe i menaxhueshëm nga një elitë me vizion të qartë për të ardhmen, ndërkohë që modeli i Shkupit më tepër i ngjan katakombeve parakristiane, në të cilat politikanët e papërgjegjshëm po mundohen të fshehin refuzimin që kanë ndaj Europës. Por përvoja mijëvjeçare ka treguar se sa më thellë të shkohet në katakombe, aq më të mëdha janë shanset për asfiksim dhe moskthim në pozicionin e nisjes.

op-ed

2

Blog Dy murgesha dhe një foto kopertine

Problemi me GDP-në e shteteve të varfra M adje edhe në periudha të mira financiare, buxhetet për ndihma zhvillimore mezi sigurohen. Udhëheqësit e qeverive dhe donatorët duhet të marrin vendime të vështira rreth asaj se ku të përqendrojnë resurset e tyre të kufizuara. Si të vendosësh se cilat shtete duhet të marrin hua me kamatë të ulët për vaksina dhe cilat kanë mundësinë që të financojnë vetë programet e tyre zhvillimore? Përgjigjja varet pjesërisht prej asaj se si e masim rritjen dhe përmirësimin në jetën e njerëzve. Tradicionalisht, njëri prej faktorëve kryesorë ka qenë GDP-ja për kokë banori – vlera e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga një shtet brenda një viti, pjesëtuar me popullatën e atij shteti. Megjithatë, GDP-ja mund të jetë indikator i pasaktë në shtetet e varfra, gjë që paraqet shqetësim jo vetëm për politikanët apo njerëzit si unë, që lexojnë raportet e Bankës Botërore, por edhe për të tjerët, të cilët duan që statistikat t’i shfrytëzojnë si argumente për të ndihmuar njerëzit më të varfër të botës.  Për një kohë të gjatë kam besuar se GDP-ja e nënvlerëson rritjen madje edhe në shtetet e pasura, ku matja e saj është mjaft e sofistikuar, për shkak se është tejet e vështirë të krahasohet vlera e shportës së mallrave nëpër periudha të ndryshme kohore. Në SHBA, për shembull, një komplet enciklopedish më 1960 ishte i shtrenjtë, por kishte vlerë të madhe për familjet me fëmijë të dhënë pas studimeve. (Këtë e them nga përvoja, pasi orë të tëra kam kaluar duke shfletuar Enciklopedinë Botërore, të cilën prindërit e kishin blerë për mua dhe motrat e mia). Tani, falë internetit, fëmijët kanë akses në shumë informata dhe nuk kanë nevojë të paguajnë. Si të shndërrohet kjo në faktor për llogaritjen e GDP-së.  Sfida e përllogaritjes së GDP-së ka rëndësi akute në Afrikën subSahariane, për shkak të enteve të dobëta statistikore të këtyre shteteve dhe njëanshmërive historike, të cilat ndikojnë në matjet kryesore.  I trazuar nga ato që i konsideronte probleme në statistikat e Zambias, Morten Jerven, profesor në Universitetin Simon Fraser, kaloi katër vjet duke studiuar se si shtetet afrikane i sigurojnë të dhënat e tyre dhe sfidat e shndërrimit të tyre në elemente të GDP-së. Në librin e tij të ri “Shifrat e pasakta: Si mashtrohemi nga statistikat zhvillimore afrikane dhe çfarë të bëjmë rreth tyre”, ai paraqet argumente të fuqishme rreth asaj se shumica e matjeve të GDP-së, për të cilat kemi menduar se jemi të saktë,

koment

Bill Gates

janë larg të qenit të tilla.  Jerven thekson se shumë shtete afrikane e kanë problem që të masin ekonomitë e tyre dhe aktivitetet e paregjistruara ekonomike. Si ta llogarisësh prodhimin e një bujku që ha ushqimin që e ka prodhuar vetë? Po qe se forma e tillë e bujqësisë nuk llogaritet vazhdimisht, atëherë ajo që mund të duket si rritje, derisa ekonomia kalon prej prodhimit për vete në prodhimin edhe për të tjerët, thjesht mund të pasqyrojë një zhvendosje në diçka e cila është më e lehtë të matet në aspektin statistikor.  GDP-të e shteteve të varfra përballen edhe më probleme të tjera. Për shembull, shumë shtete në Afrikën subSahariane nuk rifreskojnë raportimet e tyre mjaftueshëm, kështu që shifrat e tyre të GDP-së mund të mos përfshijnë sektorët e mëdhenj, të cilët rriten me shpejtësi, si telefonat celularë. Kur Gana rifreskoi shifrat e veta, disa vjet më parë, GDP-ja e saj ishte rritur për 60 për qind. Por, shumë njerëz nuk e kuptonin se kjo ishte vetëm një anomali statistikore, e jo një ndryshim në standardin e jetesës së ganezëve.  Krahas kësaj, ekzistojnë disa mënyra të llogaritjes së GDP-së dhe ato mund të prodhojnë rezultate të ndryshme. Jerven i përmend tri prej tyre: indikatorët e zhvillimit botëror, të publikuar nga Banka Botërore; “Pen World Trade”, e publikuar nga Universiteti i Pennsylvanias dhe “Madison Project” e Universitetit të Groningenit, që bazohet në punën e ekonomistit të ndjerë, Agnus Maddison.  Këto burime mbështeten tek të njëjtat të dhëna themelore, por ato modifikohen në mënyra të ndryshme për të përfshirë inflacionin dhe faktorët e tjerë. Si rezultat, rankimi prej tyre i ekonomive të shteteve të ndryshme ka variacione të mëdha. Liberia sa i përket varfërisë në Afrikën subSahariane është e dyta, e shtata dhe e 22-ta, varësisht prej asaj se me cilat autoritete konsultohesh.  Nuk është vetëm rankimi ai që ndryshon. Nganjëherë, një burim do të tregojë një shtet që rritet me disa pikë, derisa burimi tjetër do të tregojë rënien me disa pikë të ekonomisë së atij shteti.  Jerveni përmend këto mospër-

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë ‘Identitet’ ndez skenën e Eurovizionit, por lihet jashtë finales

puthje, për të dhënë argumentin e vet se nuk mund të jemi të sigurt nëse GDP-ja e një shteti të varfër është më e lartë se e shtetit tjetër dhe se ne nuk duhet ta përdorim vetëm GDP-në për të konstatuar se cilat politika ekonomike të çojnë drejt rritjes.  A do të thotë kjo se ne nuk dimë se çfarë funksionon (dhe çfarë nuk funksionon) në zhvillim?  Nuk është ashtu. Hulumtuesit prej kohësh kanë përdorur teknikat si anketat me shtëpiaket, për të mbledhur të dhëna. Për shembull, anketa demografike dhe shëndetësore kryhet rregullisht për të konstatuar normat e mortalitetit të fëmijëve dhe nënave. Për më tepër, ekonomistët janë duke përdorur teknika të reja, si pamjet satelitore të burimeve të dritës, për të dhënë vlerësimet e tyre për rritjen ekonomike. Ndonëse metodat e tilla nuk janë të përkryera, ato nuk hasin në të njëjtat probleme si GDP-ja.  Mënyrat e tjera të matjes së standardeve të përgjithshme të jetesës në një shtet janë ngjashëm të pasakta; por ato sidoqoftë sigurojnë mënyra shtesë për ta kuptuar varfërinë. Njëra, e quajtur Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, përdor statistikat shëndetësore dhe arsimore krahas GDP-së.  Një tjetër, Indeksi Multidimensional i Varfërisë përdor dhjetë indikatorë, përfshirë ushqimin, pastërtinë dhe aksesin tek uji i pijshëm. Po ashtu, përmes përdorimit të “Purchasing Power Parity”, që mat koston e shportës së njëjtë të mallrave dhe shërbimeve në shtetet e ndryshme, ekonomistët mund të përshtatin GDP-në, për të kuptuar më mirë standardet e jetesës.  Megjithatë, është e qartë se duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi saktësimit të shifrave të GDP-së. Siç argumenton Jerven, zyrat shtetërore të statistikave në Afrikë kanë nevojë për më shumë përkrahje, në mënyrë që të sigurojnë të dhëna më aktuale dhe më të sakta. Qeveritë donatore dhe organizatat ndërkombëtare, si Banka Botërore, duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar autoritetet afrikane që të japin një pasqyrë më të qartë të ekonomive të tyre. Dhe, politikanët afrikanë duhet të jenë më konsekuentë në kërkimin e të dhënave më të sakta, si dhe shfrytëzimin e tyre për të marrë vendime.  Jam përkrahës i madh i investimit në shëndetësi dhe zhvillim në botë. Sa më të mira t’i kemi mjetet për matjen e progresit, aq më shumë do të mund të sigurohemi se këto investime do të arrijnë tek njerëzit që kanë nevojë më së shumti për to.

17.05.2013

Universitet / 52 kompani, shanse punësimi për studentët e UET

11

Ajo që ka rëndësi është çfarë bën me paratë e tua, dhe jo nga vijnë ato.   Merton Miller 

Rëndësia e Arben Malajt si kandidat i pavarësisë editorial

Alfred Lela

Malaj, nëse arrin që, nga Vlora, qyteti i pavarësisë të ndërtojë modelin e indipendencës politike prej establishmentit, i jep kësaj zone një pozicion të ri në historinë elektorale shqiptare

D

alja e deputetit Arben Malaj si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, ndër të tjera e ndoshta më shumë se gjithçka, është një mesazh shprese politike. Jo vetëm për politiken në raport me interesin publik, por edhe si model i shansit të karrierës politike për të gjithë ata politikanë që, ose kanë futur kokën në rërë si struci, ose kanë kapërcyer ylberin duke u strehuar te ngjyrat dhe muzika elektorale e kampit kundërshtar. Nuk ka nevojë për një listim emrash, disa prej tyre janë domethënës, disa një ekskursion në nul, e të tjerë thjesht piktoreskë, por ndër ata të lënë jashtë, të përjashtuar, të ngrirë e të tjera si këto, Arben Malaj është i vetmi që ka arritur të ndërtojë një aksion politik dhe personal njëherësh. Malaj, sikur asgjë tjetër, ka patur guximin që të marrë kreditet e veta e me to të përballet publikisht me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen e tij si socialist. Sigurisht, nga një pjesë e të tijve është etiketuar ‘tradhtar’, por asnjëri nuk ka mundur të mbërthejë me fjalë përligjen e kësaj tradhtie. Emocionalisht po, disa socialistë mund të ndihen të tradhtuar nga independenca e z. Malaj nën atë sindromën ‘edhe jetën e japim për të shporrur Berishën’, por konceptualisht dhe praktikisht, deputeti vlonjat nuk ka braktisur betejën me Berishën, ai thjesht është ripozicionuar në raport me lidershipin socialist. Po pse është vendimi i Malajt për të garuar si i pavarur e për të kërkuar vota socialiste kaq i rëndësishëm? Së pari, duhet kuptuar se veprimi i Arben Malajt nuk i ka implikimet vetëm majtas por edhe djathtas; ai është përtej spektrit siç edhe vetë spektri ka dalë përtej vetes. Mjafton të shikosh, e të shijosh po deshe, laryshinë e harlisur të listave të koalicioneve të të dy krahëve për ta kuptuar këtë. Malaj, nëse arrin që, nga Vlora, qyteti i pavarësisë të ndërtojë modelin e indipendencës politike prej establishmentit, i jep kësaj zone një pozicion të ri në historinë elektorale shqiptare. Duke nxjerrë një deputet të pavarur, Vlora çliron një xhind nga shishja politike, të drejtën e fërkimit të së cilës duket se e kanë vetëm dy liderët, Berisha e Rama. Përveçse prodhon një fenomen, një triumf i z. Malaj në Vlorë pengon edhe lindjen e njëfarë skizme gjeo-politike të mishëruar te vendimi i z. Rama për të kandiduar në Vlorë. Sigurisht, jo dhe aq te vendimi se sa tek arsyetimi i tij nga lideri socialist: për të shpallur pavarësinë e 100vjetorit të dytë shqiptar. Atë që z. Rama kërkon të prodhojë në Vlorë, njëfarë majtizmi in extremis, njëfarë Restaurimi social-komunist, një rimarrje e tezës së Revolucionit të vonuar demokratik të Rexhep Qosjes, apo një ‘marshim partizan’ që fillon në Vlorë dhe triumfalist ngulet në Tiranë, mund të kundërshtohet nga ajo që mund të përfaqësojë z. Malaj si kandidat dhe ofertë e mesme ose e ndërmjetme. Paradoksalisht, edhe pse deri diku e kërkuar, thirrjet për Pol të Tretë ose Moderacioni të para 1 prillit u shkërmoqën nën trusninë e kalkulimeve politike, dhe Arben Malaj është ndoshta i vetmi kandidat në mes. Kjo, sa për rrethana politike e personale aq edhe gjeografike. Arben Malaj është në njëfarë mënyre kandidati universal i këtyre zgjedhjeve që luhen thep më thep e frëngji më frëngji.

12

universitet

panairi i punës

Për të katërtin vit radhazi, Panairi i Punës në UET hapi dyert për 52 kompani, institucione dhe organizata. Dhe ato u kthyen në dyert e para drejt punësimit për afërsisht 1200 studentë në prag diplomimi

Kompanitë

pjesëmarrëse

52 kompani, shanse punësimi për studentët e UET Jo vetëm për rëndësinë absolute në jetën e çdo të diplomuari dhe familjeje, por edhe për faktin se jemi në periudhë parazgjedhore, punësimi është kthyer më shumë se kurrë në një nga argumentet më të përfolura të këtyre ditëve. Por në UET, zhvillimi i një panairi pune, siç ishte ai i djeshmi, nuk ka të bëjë me trendin e momentit. Tashmë, në vitin e katërt të zhvillimit të tij, me 52 kompani, organizata dhe institucione pjesëmarrëse, mund të flitet për një traditë të mirëfilltë dhe një nga ngjarjet më premtuese për studentët e UET-it. “Punësimi është bërë dhe termi kryesor i fushatës, por ne duam të jemi të ndershëm me studentët dhe opinionin publik. Ne po shkojmë si shoqëri, si mënyrë zhvillimi drejt shoqërive me më pak punë, kjo kërkon një mënyrë tjetër për t’iu qasur punës, për t’iu përshtatur asaj, një mënyrë tjetër për të gjetur apo krijuar një vend pune dhe ky panair shërben pikërisht për këtë”, - ka thënë gjatë hapjes së panairit administratori i UET-it, Henri Çili. Gjatë tri orëve të zhvillimit të panairit, afërsisht 1200 studentë të viteve të fundit Bachelor dhe Master në UET, patën mundësinë të dorëzojnë CV-të dhe të intervistohen nga përfaqësuesit e 52 firmave pjesëmarrëse, duke i krijuar vetes mundësi për praktika, por edhe vende pune pranë këtyre kompanive. “Dhashë disa intervista dhe BKT më pranoi për të bërë një internship pranë saj”, u shpreh Zenel Saraçi, student i vitit të tretë Financë-Bankë në UET, në mbyllje të panairit. Me shembujt e suksesshëm të tri viteve të mëparshme, ku disa prej studentëve janë punësuar nga kompanitë pjesëmarrëse, ky event është kthyer në një ngjarje të rëndësishme dhe shumë domethënëse për studentët e UET. “Panairi i punës në vitin e katërt të tij është nga aktivitetet më të rëndësishme që ka UET. Prania e përfaqësuesve të bizneseve, institucioneve dhe organizatave dëshmon interesin reciprok qoftë nga ana e universitetit për të formuar studentët e tij sipas tregut të punës, qoftë vlerësimin që kanë faktorët kryesorë të këtij tregu për brezin e ri të studentëve, që duke nisur nga sot mund të nisin një karrierë profesionale. Universiteti është

4

vjet

52 kompani

1200

Drejtuesit e UET dhe Nikolin Jaka i Dhomës së Tregtisë gjatë hapjes së panairit

një institucion ku merren njerëzit në provim, por sot në këto tavolina, është universiteti që merret në provim nga kompanitë për të parë se sa përputhen diplomat dhe studentët tanë me nevojat e tregut të punës dhe sa ka funksionuar filozofia jonë për t’i përshtatur kurrikulat me kompetencat e tregut, jo për t’i bërë thjesht teorike dhe analitike, por në linjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe nevojat e biznesit”, - ka thënë presidenti i UET-it, Adrian Civici. Ballafaqimi me punëdhënësit dhe tregun e punës është në të vërtetë një nga filozoftë që drejton jetën akademike në Universitetin Europian të Tiranës, i cili tenton të përshtatë kurrikulat me nevojat e tregut të punës, për të përgatitur të rinj të aftë për punë. “Ne si universitet, në mënyrë periodike, jo vetëm nëpërmjet këtyre organizimeve, por dhe përmes hapave të tjerë marrim masa për t’iu përshtatur kësaj prirjeje. Me zv/rektoren për programet master, znj. Luljeta Minxhozi dhe grupin e punës, sapo kemi përfunduar një reformë për programet master, ku kemi krijuar profile që u përshtaten më shumë drejtimeve profesionale në treg”, ka theksuar administratori Çili gjatë hapjes së panairit, të cilin e vlerësoi si një nga përpjekjet e rëndësishme në këtë drejtim. “Një panair pune është rruga me anë të së cilës një i formuar mirë në universitet dhe një specialist i burimeve njerëzore gjejnë pikëtakimin dhe kompanitë kandidatin më të mirë për punë”, ka përfunduar Çi-

studentë

li. “Kam marrë pjesë dhe në Panairin e Punës që u zhvillua në tetor në Pallatin e Kongreseve, por aty nuk vura re ndonjë interes real nga ana e kompanive. Këtu mendoj se në dy kompani pata sinjal pozitiv dhe shpresoj që do realizohet diçka konkrete në vijim”, është shprehur Silvana Gjata, studente e vitit të fundit të masterit shkencor për Psikologji Këshillimi. Panairin dhe Universitetin Europian të Tiranës e përshëndeti dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka. “Panairi shërben më së miri për kombinimin e kërkesës dhe ofertës të sipërmarrjes private. Pjesëmarrja e kompanive tregon përgjegjshmërinë e sipërmarrjes private për të kërkuar gjithmonë profesionistët më të mirë, që janë dhe suksesi i tyre. Kjo ndihmon për të realizuar një zhvillim të qëndrueshëm në tregun e punës dhe në ekonominë e vendit tonë. Doja të falënderoja UET-in, duke premtuar se Dhoma e Tregtisë do mbështesë çdo iniciativë që ka të bëjë me rekrutimin dhe koordinimin e punësimit të këtyre të rinjve dhe bashkëpunimin e universiteteve me sipërmarrësit privatë”, ka thënë Jaka para pjesëmarrësve në Panairin e katërt të Punës në UET. Në mbyllje të aktivitetit të moderuar nga Ina Zhupa, drejtuesja e zyrës së Praktikave dhe Karrierës në UET, u shpërndanë certifikata për kompanitë dhe kontribuuesit kryesorë të panairit.

Abcom Abissnet Acrem Acromax Agna Group AIIS Albion Albtelecom ASAN Atlantik Balfin Big Market BKT British Council Colliers International Credins Bank Deloitte Albania Delta Home Departamenti i Administrates Publike Dhoma e Tregtise dhe Industrise DM Consulting Services Eagle Mobile Easy Pay Electro Home EOS Albania

Fashion Group Foodway Gimoka Jumbo Kalteenbeer Kryqi i Kuq Shqiptar Mane TCI Microsoft NBG Bank Neptun New Moment New Idea Ozone Plus Procredit Bank Raiffeisen Bank Remax Source One Stefani Co Tanked Teleperformance Tirana Bank Vas Tour Vodafone Albania Fondacioni Grek I Kultures Sigal Albacall Instituti i trajnimeve dhe karrieres

Agna Group “Është një eksperiencë për t’u vlerësuar, diçka shumë e mirë që po bëhet nga UET. Konkretisht ne zgjodhëm disa vajza për promocionin që do bëjmë këtë verë për produktin e ri ‘Amstel’ me limon që do lançojmë, gjithashtu zgjodhëm tre djem nga Kosova për një promocion në Gjakovë, si dhe biseduam për internshipe për vende të ndryshme”. Besnik Pepi, menaxher i Rekrutimeve.

Balfin Group “Organizim perfekt nga ana e universitetit. Ne u munduam t’u dhurojmë studentëve një përvojë për intervistën e punës për profilin tyre. Ata u njohën me ‘Balfin’ dhe kompanitë që janë pjesë e saj. Ishte përvojë shumë e mirë për të dyja palët. Ne aktualisht nuk kemi vend vakant, por kemi sektorë të të gjitha fushave dhe në momentin e parë që do kemi një vend vakant do e shfrytëzojmë listën e kontakteve që krijuam. Kishte disa studentë potencialë për punësim që kanë eksperienca pune dhe ditën si të prezantojnë veten”. Rudina Hoxha, specialiste e Burimeve Njerëzore, ‘Fashion Group’, pjesë e ‘Balfin Group’.

AMC Henri Çili “Një panair pune është rruga me anë të së cilës një i formuar mirë në universitet dhe një specialist i burimeve njerëzore gjejnë pikëtakimin dhe kompanitë kandidatin më të mirë për punë”

“Ne nuk kemi munguar në asnjë panair të UET-it. Gjatë këtyre viteve vë re që ka ndryshuar fokusimi për karrierën, nëse vitet e para studentët ishin shumë entuziastë për degë që nuk kishin shumë perspektivë konkrete për karrierën e tyre në Shqipëri, sot janë më me këmbë në tokë për të marrë një profesion që i vlen tregut si: drejtimet ekonomike, financiare, IT, që ndoshta i vë re ngaqë kemi dhe profilin e kompanisë të tillë. Po kështu pashë disa talente në shitje, sepse unë herë pas here fus njerëz të rinj që dinë të komunikojnë, të buzëqeshin, të bëjnë të tjerët të besojnë atë që thonë. Pashë dy-tre elementë të mirë. Në momentin e parë që do kemi nevojë, do bëjmë një intervistë të dytë me ta, atëherë mund të ketë një rekrutim final”. Marinela Bega, specialiste e Rekrutimit dhe Zhvillimit

Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës “Jemi një kompani që ofrojmë internshipe dhe trajnime falas jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë, gjë që iu vjen në ndihmë të rinjve shqiptarë në të gjitha fazat, që nga këshillimi për zgjedhjen e degës deri te profesioni në të ardhmen. Studentët sot janë befasuar që është një mundësi e tillë në treg”. Dylbiana Spiro, koordinatore karriere.

EOS “Për ne si kompani e re ishte një përvojë shumë e mirë. 30 intervista për tri orë është diçka që nuk e realizon dot zakonisht. Të bën përshtypje interesi për një vend pune në fushat financë bankë, informatikë ekonomike që përshtatet me një kompani financiare, siç jemi ne. Kishte elementë shumë të mirë që mund t’i telefonojmë, pasi kemi vende vakante”. Seljan Kodra, Junior Team Leader.

kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.05.2013

13

‘Identitet’, shpresonte finalen e Eurovizionit, por votimi e ka lënë jashtë këngën shqiptare. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria përfaqësohej me një këngë të rrymës rock

‘Identitet’ ndez skenën e Eurovizionit,

por lihet jashtë finales

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet” në Festivalin Europian që po zhvillohet në Suedi. Të shtunën, finalja që shpall edhe fituesin e këtij edicioni

A

mbicia e Shqipërisë në këtë kompeticion ishte të futej në finale, jo vetëm për notat e forta patriotike që përcjell kjo këngë, mesazhin që mbart, por dhe se ishte ndër të paktat këngë të rrymës rock në Eurovizion. Interpretimi i Adrian Lulgjurajt dhe Bledar Sejkos e ndezi Eurovizionin, e kitara shpërthyese e Sejkos i ‘vuri flakën’ skenës . ‘Identitet’, shpresonte finalen e Eurovizionit, por votimi e ka lënë jashtë këngën shqiptare. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria përfaqësohej me një këngë të rrymës rock. Vitin e kaluar Rona Nishliu mori rezultatin më të mirë të arritur deri më sot, duke u pozicionuar e dyta në gjysmë-finale dhe e pesta në finale. Gjatë gjithë historisë së saj të shkurtër në Eurovizion, Shqipëria ka dhënë pikët e saj maksimale për Greqinë, ndërsa vetë vendi ynë ka marrë më shumë pikë nga Maqedonia. Eda Sejko: Në 3 minuta, historia e Shqipërisë

Eda Sejko, autorja e tekstit të këngës “Identitet” që u prezantua mbrëmë në Festivalin Europian të Këngës, rrëfen për herë të parë se si e

shkroi tekstin e kësaj kënge. Sipas saj, “Identitet” përfaqëson momente historike të gjithë shqiptarëve. Autorja tregon se çfarë e ka frymëzuar kur shkruante tekstin e kësaj kënge: “IDENTITET…Një fjalë kuptimplote për mua për një titull kënge e jo vetëm. Kënga ime, kënga jonë, tashmë kënga e të gjithë shqiptarëve kudo gjenden nëpër botë, e cila shpresoj e uroj të dalë po aq shkëlqyeshëm sa në festivalin tonë edhe në Suedi. Identitet i imi, ai i një vajze me origjinë korçare, lindur e rritur në Tiranë, e cila flet më lehtësisht kur shkruan. Identitet i yti, ai i një djali çam lindur e rritur në Tiranë, i cili flet aq mrekullisht, fantastikisht bukur nëpërmjet muzikës. Identitet i yni, ai i një historie dashurie të veçantë. Identiteti i një çifti të ri, të cilët ashtu si shumë të tjerë në maj të 1999ës u larguan drejt Italisë për një jetë më të mirë. Identitet pellazg, identitet ilir, identitet arbëresh. Identitet i historisë mijëravjeçare të shqiptarëve, histori copëtimesh, dëbimesh masive, histori çnjerëzore. Historia e prindërve të tu dhe e shumë çamëve të tjerë të larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre. 2008-ta; histori trimash, histori fitoresh, më në fund liria, ëndrra e realizuar e shqiptarëve të Kosovës. Identitet shqiptar i ndrydhur për një kohë të gjatë, flas për kohën kur sistemi socialist burgosi, vrau, betonizoi lagjet, kufijtë,shpirtin, fjalën, gjithçka. Sistem i cili mori jetë njerëzish. Identitet shqiptar në demokraci. Transformim i dhimbshëm për të cilin duhet kohë, pasi qëndruam për shumë gjatë të izoluar nga vendet e tjera.

Identitet i kobshëm ambasadash e identitet i frikshëm anijesh, pamje rrënqethëse. Identitet shqiptar e identitet jetësor në emigrim, sepse është e ndryshme dhe e vështirë jeta jashtë Shqipërisë sidomos për një shqiptar. Identitet shqiptar i 2013-ës, kohë kur nëpër botë po shkrihen kufijtë, kohë kur vendi ynë i vogël dëshiron dhe i takon të jetë pjesë e Europës duke marrë një identitet të ri, por duke mos harruar historinë e duke ruajtur gjuhën tonë, duke ua mësuar atë fëmijëve tanë. Unë kur u frymëzova nga muzika të shkruaja këtë tekst, të tëra këto më silleshin nëpër mendje dhe kisha 3 minuta për t’i shprehur sa më mirë, ndërsa sot ndjej kënaqësinë për të bërë publike këto rreshta e për t’u dhënë kuptim më të plotë atyre 3 minutave”- shkruan autorja e tekstit, Eda Sejko. Elton Deda: Ca pseudo-kritikë vollën vrer për “Identitet”

Elton Deda duke u uruar sukses kolegëve të tij në Eurovizion, ka reaguar në profilin e tij në Facebook edhe për kritikat që i janë bërë këngës shqiptare. “Sot Shqipëria konkurron në Eurovision, me dy artistë ekselentë që kemi. E para, se e dua vendin tim dhe e dyta, për t’i mbyllur ca gojë pseudo-kritikësh që vollën vrer për “Identitet”, u dëshiroj një paraqitje ashtu siç e dinë vetë Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj. Ndonëse Eurovisioni ka kohë që është një farsë e manipuluar gjeo-politikisht, muzika e mirë mbetet e tillë. Suksese çunave!”shkruan kantautori Deda. A.tuci

Finalistët Moldavia Lituania Irlanda Estonia Bjellorusia Danimarka Rusia Belgjika Ukraina Holanda Hungaria Azerbajxhani Gjeorgjia Rumani Norvegjia Islanda Armenia Finlanda Malta Greqia

14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Anija gjigante me punëtorë të mjeruar

4

5

6

7

13 15

8

9

10

11

23

24

12

14 17

16

18

20

21

25

26

19 22

27

28

30

29

31 32

38

39

33

34

35

36

41

40

4

43

44

48

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

37

42

46

Koha e fillimit ____:____

47

Koha e mbarimit ____:____

49

Horizontalisht

1. Vlerësim a nderim që i bëhet dikujt ose titull nderi që i jepet për një vepër të mirë që ka kryer. 7. Degë e veçantë e një institucioni. 13. Mendes e kinemasë amerikane. 14. Tërësia e prodhimeve të qumështit. 15. Pjesa më e yndyrshme e qumështit, ajka. 17. Lëndë që vesh dhëmbët. 19. Notë muzikore. 20. Shtet në Amerikën Jugore. 21. Rroba, ose... 23. Pash në kufij. 25. Uzinë Mekanike. 26. Spango e trashë. 28. Mungesa e të dhënave për diçka ose njohja e paktë e rrethanave dhe e gjendjes së vërtetë. 30. Natasha e letërsisë shqipe. 31. Dërrasë e hollë, që përdoret zakonisht për të mbuluar çatinë e shtëpisë nën tjegullat. 32. I jap makinës. 35. Shkollë e mesme artistike. 36. Pronë e një sipërmarrjeje. 38. Përemër vetor. 41. Është frut tropikal. 42. Ojna. 43. Asllan i sportit shqiptar. 44. Çatia pa të forta. 45. Simboli kimik i arit. 47. Instituti Zoologjisë. 48. Samuel i futbollit. 49. Degë e veçantë e një shkence.

Vertikalisht:

1. Bimë barishtore kacavarëse që bën kokrra si boça pishe me fara, të cilat përdoren për t'i dhënë birrës shijen. 2. Fshat pranë Tiranës i njohur në Luftën e Dytë Botërore. 3. Arratisje nga burgu. 4. U rrëzua. 5. Kufiri që është caktuar ose pranuar për diçka, masë e lejueshme. 6. Shtet në Europë. 7. Ka edhe një të tillë elektorale. 8. Një nga veprat e Homerit. 9. Markë cigaresh. 10. Instituti Ekonomik. 11. Baba. 12. Pemë e lartë. 16. Mbahet për vetëmbrojtje. 17. Frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka. 18. Tregu Europian. 22. Është lloj perimeje. 23. Copë që ndahet nga diçka. 24. Shkelje e normave fetare. 27. Notë muzikore. 29. Basso, çiklist i njohur. 31. Përdoret për gara të ndryshme. 33. Garnizon Amerikan. 34. Pije alkoolike japoneze. 35. Qytet i vendit tonë. 37. Motër e nënës. 39. Frikësoj në dialekt. 40. Kuka, luftëtar patriot. 45. Përemër vetor. 46. Universiteti Tiranës.

Sudoku | nivel mesatar 6 9

7

3 8

3

2

2 8

4 9 1 6 7

9 7

1

5

3 9

3 2 8 7 3 7 8 4

4

7 4 1 4

8

6

9

9 3

2

8 5

5 1 3

3 9 2 8 3

8

5

7

8

6 1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7 1 3

7

2 4 8

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Kjo është një “anije varrezë”, ndër më të mëdhatë në botë, e cila ndodhet në Pakistan. Brenda saj gjen kamionë me cisterna, anije që ndahen në pjesë të vogla dhe shiten si skrap. Në anije prodhohet rreth një milion tonelata çelik, që përmbush kërkesën për metal në sektorin e ndërtimit në vend. Punëtorët punojnë për një lëmoshë prej dy euro e gjysmë në kushte të papastra dhe të rrezikshme për jetën. “Ka njerëz që vdesin, thyejnë këmbët por puna nuk ndalet”, është shprehur një punëtor 30-vjeçar, ndërsa transmeton Gazeta Start. Anija ‘Gadani 65K’ është e vendosur në jugperëndim të Pakistanit, në një shtrirje të vetmuar të bregdetit.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Merkuri do e beje ditën e sotme me harmonike dhe me ta animuar. Për pjesën me te madhe te çifteve do ketë edhe momente mjaft seksuale dhe pasionante. Beqaret do jene me te vendosur se kurrë ta kërkojnë shpirtin e tyre binjak ne çdo cep te qytetit. Për sa iu përket financave duhet te tregoheni te arsyeshëm dhe te kufizoni operacionet e rrezikshme.

Klima e sotme yjore do e favorizoje jetën tuaj ne çift. Do e keni me te lehte komunikimin me partnerin dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret do kenë shume dëshirë te fillojnë një aventure te re dhe mjaft emocionuese. Do takoni shume persona me te cilët mund ta realizoni atë qe doni. Ne planin financiar do jeni me euforike se kurrë sepse situata do jete goxha e mire.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta ne çift nuk do jete aspak e qete sot. Plutoni do iu nxite te debatoni ashpër me partnerin dhe te mos mendoheni aspak para se te flisni. Beqaret do ndihen serish vete dhe te mërzitur qe nuk do e gjejnë personin e tyre ideal. Për financat do kujdeset vete Merkuri. Situata do jete përgjithësisht e stabilizuar dhe do arrini te shlyeni borxhet.

Do bëni çfarë te mundeni sot për ta larguar rutinën nga jeta juaj ne çift. Një pjese e madhe prej jush do bashkëpunojnë me partnerin dhe do bëjnë ato qe iu pëlqejnë pa menduar për te tjerët qe i rrethojnë. Ne fund te fundit është jeta juaj. Beqaret do jene me tërheqës dhe do kenë me shume gjasa për takime impresionuese. Ne planin financiar shmangni investimet e tejskajshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Jeta juaj ne çift do jete me e qete dhe me e bukur se kurrë me pare. Nuk do i mbani te fshehta njeri-tjetrit dhe nuk do keni droje te flisni për detaje mjaft intime. Gjithçka do te micele si një lule. Beqaret do e lënë veten te lire dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur.

Dite e mbushur me te papritura dhe emocione te njëpasnjëshme kjo e sotmja. Do e respektoni me tepër mendimin e tjetrit dhe do tregoheni tolerante. Beqaret do vazhdojnë me te njëjtin status edhe pse do tregohen te hapur për ta dale neper takime. Ne planin financiar nuk do e lëshoni veten para problemeve, por do luftoni qe te stabilizoni situatën.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Qetësia e jetës suaj ne çift do rrezikohet gjate kësaj dite. Disa persona iu kane inat dhe do bëjnë çfarë te jete e mundur për te sjelle debate dhe mosmarrëveshje me partnerin. Kujdes, mos bini pre e intrigave te tyre. Beqaret do kalojnë momente shume emocionuese pranë miqve. Ne planin financiar do jeni shume ta matur dhe do shpenzoni me kurim e maturi.

Për ata qe janë ne një lidhje çdo gjë do shkoje me se miri sot. Nuk do i mbani aspak inat tjetrit për ato qe iu ka thënë me pare dhe do mendoni me pozitivizëm për te ardhmen. Beqaret nuk do dëshirojnë aventura, por vetëm lidhje serioze. Mundësitë nuk do jene te mëdha, megjithatë bëjini sytë katër. Ne planin financiar duhet te bëni një menaxhim me te mire.

1 3

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

1 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 051, 181, 228, 315, 320, 422, 502, 515, 552, 652, 788, 942. Numra me 4 shifra: 1459, 2283, 5214, 5965, 6658, 7848, 8488, 9500. Numra me 6 shifra: 029199, 065259, 165581, 204656,

210002, 284624, 320155, 394580, 395628, 521596, 521619, 527556, 538070, 632014, 659874, 694584, 703195, 816908, 832283, 847898. Numra me 7 shifra: 0152632, 4562062, 5210223, 6898184.

Influenca e yjeve do jete shume pozitive për te dashuruarit sot dhe gjithçka do ece me se miri. Disave mund t’iu duket vetja sikur janë ne muaj mjalti. Për beqaret do ketë disa takime te veçanta te cilat do ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë jetën. Financat do jene goxha te mira. Nëse kishit menduar te blinit një apartament apo diçka tjetër te madhe, sot do mendoni seriozisht ta bëni.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Marrëdhënianeçiftdojeteendërlikuargjate kësaj dite. Nëse vërtet nuk ndjeni me aq shume sa me pare pe rate qe keni ne krah është me mire t’ia thoni se sy dhe jo ta gënjeni.Beqaretdomahnitenpasdikujtqedoetakojnë rastësisht. Ai mund te jete një i afërm i miqvetuaj.Neplaninfinanciarduhettevazhdoni t’i menaxhoni me maturi te ardhurat.

Ata qe janë ne çift ka rrezik te tregohen te padrejte me partnerin e tyre dhe te bëjnë gabime te pafalshme. Mundohuni ta respektoni me tepër mendimin e tjetrit si dhe lirinë e tij. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një partner. Edhe pse financat nuk janë aq te mira, nuk duhet te rrezikoni te luani me lojëra fati sepse do humbisni shume.

PESHQIT (20/II-19/III) Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione pa fund kjo e sotmja për çiftet.Venusi do e rindeze pasionin dhe klima do behet me harmonike se me pare. Beqaret do abuzojnë me aftësinë e tyre për te joshur vetëm e vetëm qe te bëjnë për vete dike. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes para se te shpenzoni.

blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.05.2013

maj

ditë që formësuan botën

15

Gjithnjë më pëlqen të citoj Anjshtajnin, sepse askush nuk guxon ta kundërshtojë. Studs Terkel 

919

Henry bashkon Gjermaninë Kur Conrad-i I, mbret i Frankonisë shtrihej në shtratin e vdekjes, ishte armiku i tij, Henry, duka i Saksonisë që mori bekimin e mbretit në lëngatë, me shpresën se ai do të bashkonte popullin. Legjenda thotë se Henry po vendoste kurthe zogjsh kur i mbërriti lajmi. Për këtë arsye ai filloi të njihej si Henry Gjahtari i Shpezëve. Zgjedhja e Henry-t nuk u mbështet gjerësisht nga dukatet e mbretërisë. Saksonia dhe Frankoni-a, dy nga katër dukatet më të rëndësishme u rreshtuan

pas tij, por Swabia dhe Bavaria rezistuan. Henry dëshironte ta kontrollonte mbretërinë e tij si një konfederatë dukatesh dhe jo të sundonte si mbret absolut. Ai ia lejoi Burchard-it, duka i Swabias, të ruante kontrollin e administratës së dukatit të tij, por Henry u shtrëngua të pushtonte Bavarinë në vitin 921 dhe pas dy fushatash Arnulf-i, duka i Bavarisë u pajtua me një pakt të ngjashëm. Arritjet e Henry-t përfshijnë pushtimin e Lorraine-s dhe përfshirjen e rajonit

në mbretërinë e tij si dukati i pestë më i rëndësishëm. Fushata e fundit e tij-një pushtim i Danimarkës në vitin 934-futi edhe Schleswig-un në mbretërinë gjermane. Në kohën kur Henry vdiq në vitin 936, ai i kishte bashkuar të gjitha dukatet në një mbretëri të vetme. Ai pranohet gjerësisht si themeluesi i shtetit mesjetar gjerman dhe themeluesi i asaj që me kalimin e kohës u bë Perandoria e Shenjtë Romake. I biri, Otto trashëgoi një konfederatë të bashkuar.

Blitz

Flickr

6

Anëtarë të kabinetit të Presidentit amerikan Obama janë gra.

3

Anëtarë të Gjykatës së Lartë amerikane janë gra.

20

Ligjvënës në Senatin amerikan, nga 100 gjithsej, janë gra.

78

Ligjvënës, nga 435 gjithsej, në Kongresin amerikan (Dhoma e Përfaqësuesve) janë gra.

Titulli: balet në trung foto: michaelbaynes87

Në Facebook Fabiola Haxhillari Mirmëngjes! Nuk guxoj të hap TV-të shqiptare, se janë plot me njerëz që flasin për gjëra që s’ia kanë idenë. Flasin për filmin njerëz që nuk kanë lexuar përtej revistave me figura, flasin për ideologji njerëz që s’kanë shkuar përtej kapitullit ‘Hyrje’; flasin për art njerëz që nuk njohin asgjë për skenën e artit sot në botë; flasin për sportin të gjithë ata që kanë shkuar disa herë në palestër... Rraskapitëse!!!

Sokrat Turtulli Sa inat...pardje 1 kg domate kushtonte 2000 lekë të vjetra, sot 3kg, 1000 lekë të vjetra. Sa jam nxituar:)

Dorela Kurani As hoxha nuk këndon më live..

Selim Belortaja Po dëgjoj Eduard Selamin që nga Elbasani lëshon fiks këtë frazë: “PD është Partia e ...NATO-s!” Them se për këtë duhet njoftuar NATO. Ajo mund të mos dijë asgjë për këtë.

Virgjil Kule Nëqoftëse figura e Skënderbeut përdoret nga fanatikët katolikë për t’iu kundërvënë fanatikëve muslimanë ose anasjelltas, atëherë kemi të bëjmë me një kuptim infantil të kësaj figure.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Dy murgesha dhe një foto kopertine Nga Gjergj Meta

Mund të ishte e denjë për kopertinën e një reviste erotike me fantazi të shfrenuar, se sa për të ilustruar një histori serioze dhe shumë të sinqertë që motrat karmelitane në Nënshat të Shkodrës kanë lejuar të shkruhej për to. Kësaj here, fotografi Armand Sallabanda dhe ata që drejtojnë Madame Mapo-n më duket se e kanë katranosur paksa duke ilustruar historinë e dy murgeshave me një foto të tillë. Qerpikët e lyer, vetullat e hequra dhe buzëkuqi i dendur bashkë me pudrën në fytyrën e modeles janë krejt antiteza e asaj çka motrat kanë thënë e bëjnë në jetën e tyre. Në fakt këtu mungon edhe fantazia e vetë autorëve e administratorëve të revistës për ta bërë atë më tërheqëse. Do kishte qenë më tërheqëse sigurisht nëse madamat e kryeqytetit do të kishin parë e dhe lexuar një model pak më ndryshe se ai që shohin çdo ditë, ku makiazhi është bërë i vetmi mjet për mbuluar defektet apo rrudhat që vështirë pranohen nga ata që rendin drejt vanitetit. Do kishin parë gra që si ato zgjedhin diçka ndryshe, e ndoshta do t’u bënte më mirë… Por kjo mënyrë e të bërit të gjërave nuk e ndihmon komunikimin, madje e ndalon atë, sepse me foto të tilla sigurisht do të jetë e vështirë që pas një viti, një tjetër gazetare të marrë një intervistë për motrat karmelitane apo të tjerë. Ajo intervistë u dha me

dëshirë, me mirëbesim e ato ilustrime duket sikur këtë mirëbesim e keqpërdorin. Do kishte qenë në nderin e revistës dhe të dinjitetit të motrave sikur Sallabanda të shkonte bashkë me gazetarët e të bënte ndonjë foto prej së vërteti të motrave, buzëqeshja e të cilave nuk ka të bëjë me profilin trishtues prej kufome të modeles së zgjedhur, e cila është e detyruar të veshë edhe rrobat kinse të një murgeshe. Në fakt nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, por herës tjetër ishte me një revistë që është krejt anonime në shtypin shqiptar dhe kishte nevojë të lançohej nëpërmjet një fotoje skandaloze. As nuk ia vlente të reagoje pasi ishte nën nivelin minimal të një reviste gossip. E në fund të fundit nuk është as faji i fotografit, por i një logjike komerci që pranon gjithçka vetëm duke menduar si të shesë mallin. Thënë kjo, intervista ishte shumë mirë, e komentet e intervistueses deri diku të goditura. E dikush mund të më thotë: po ja çfarë ke tani? Përmbajtja është në rregull, formën a mund t’ia lëmë revistës? Çështja është se sot pakkush shkon te përmbajtja e shumë i jepen formës, e sot flitet më shumë nëpërmjet formës sesa përmbajtjes. Por jo vetëm kaq, forma, edhe ajo e jashtme, duhet të respektojë përmbajtjen.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440

CMYK

16 17.05.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta Mapo