Gazeta Mapo

Page 3

E premte, 1 prill 2011 www.mapo.al

enjte, 1313 16qershor shkurt 2012 EEmartë, E premte, shtator 27 maj 2010 2011 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO

11 3 03 19

Kodi Civil kalon me konsensus: Gjobat, sipas gjendjes financiare Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje me konsensus ndryshimet në Kodin Civil. Pas një numri të gjatë seancash, demokratët dhe socialistët në komisionin e Ligjeve kanë mundur të arrijnë një produkt final, duke përfshirë në Kodin Civil edhe veprën e shpifjes dhe atë të fyerjes. Faktikisht, ndryshimet e miratuara dje edhe me asistencën e shoqërisë civile përcaktojnë një guidë që duhet të ndjekë gjykata në momentin e gjykimit të veprës

së shpifjes dhe fyerjes. Përfundimisht u vendos që veprat e mësipërme parashkruhen brenda një viti nga momenti i botimit apo i transmetimit për herë të parë të një lajmi të rremë. Pas këtij afati, i dëmtuari nuk ka të drejtë ta çojë më këtë vepër në gjykatë. Gjithashtu, në projektligjin e miratuar dje dhe që javën e ardhshme pritet të kalojë në seancë plenare, u përcaktua se i dëmtuari mund të dëmshpërblehet nga gjykata në bazë të dëmit

jopasuror të shkaktuar, por duke marrë parasysh dhe gjendjen financiare të të paditurit. Për këtë pikë gjatë seancës ka pasur dhe qëndrime të ndryshme, madje edhe midis vetë deputetëve socialistë. Deputeti i PS, Arben Isaraj ka këmbëngulur se gjykata nuk mund të vendosë masa gjobe për autorin e veprës në atë masë që mund të shkaktojnë rrënim financiar të tij. Duke mbrojtur këtë mendim, ai ka debatuar edhe me

deputeten Shega Ligori, e cila disa herë këmbënguli se qëllimi i Kodit nuk është të mbrojë autorin, por të dëmtuarin. Megjithatë, në fund komisioni pa të arsyeshme që gjykatës t’i vendosë një përcaktim ligjor, ku në masën e gjobës që do japë në këto raste të marrë parasysh gjendjen financiare të autorit, pra gazetarit, si dhe në rastet kur gjoba i faturohet gazetës apo televizionit, ajo të jetë në atë masë sa të mos çojë në falimentim.

Dënimi i prostitucionit ndez debatin te Ligjet, PS: Burg edhe për klientët Socialistët dorëzojnë në Kuvend propozimin për rritjen e dënimit për prostitutat deri në 5 vjet, si dhe burg për ata që përfitojnë nga seksi me pagesë. Xhafaj: Është i papranueshëm propozimi për heqjen e dënimit. Kryetarja e KSHH: Neni dënon dyfish viktimat

Propozimi i OJF-ve: Përdoruesit e drogës të mos dënohen Në komisionin e Ligjeve, ditën e djeshme u diskutuan dhe kërkesat nga disa OJF për amendimin e disa neneve të Kodit Penal, që parashikojnë penalizimin e poseduesve të drogës edhe në sasi të vogla. Përfaqësues të shoqërisë civile u shprehën se Kodi Penal aktual krijon lehtësi për ata persona që rezultojnë përdorues dhe kapen me doza të vogla, por në Kod nuk sqarohet në mënyrë të qartë deri në sa gramë doza quhet e vogël. “Ne jemi për zbutjen e disa ligjeve, kryesisht jemi të interesuar për nenin 283 të Kodit Penal. Jemi për ndryshime dhe për amendime të nenit 283 dhe 283 pika B. Në nenin 283, aktualisht thuhet se:”nuk dënohet personi që kapet me doza të vogla të drogës për përdorim personal”. Fakti që nuk ka një përcaktim si çdo Kod Penal në botë që përcakton qartësisht me gramaturë se deri ku shkon

një dozë e vogël, bën që shpesh pjesa më e madhe e personave që janë realisht përdorues droge, të futen në burg duke rritur koston e shoqërisë që nga sistemi policor deri te sistemi i drejtësisë dhe sistemi i burgjeve”,- u shpreh dje përpara ligjvënësve përfaqësuesi i organizatës STOP-AIDS, Arian Boçi. Organizatat propozuan që në Kod të ketë një përcaktim të qartë të gramaturës për përdorim personal. Sipas përfaqësuesve të OJF-ve, në rastet kur vërtetohet që personi i ndaluar nuk e ka për qëllim trafikimi, por në dozë të vogël lëndën narkotike, duhet që pas verifikimit të lihet i lirë dhe të referohet në shërbimet sociale shëndetësore. Sipas përfaqësuesve të OJF-ve, ndryshimet e kërkuara janë në harmoni dhe me strategjinë e re europiane të drogave, të cilat po punojnë për dekriminalizimin e përdoruesve të drogës.

Tiranë Propozimi mbi heq jen e dënimit për prostitucionin ndez debatin në komisionin e Ligjeve. Edhe pse rekomandimi i dërguar nga Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal është caktuar për ditën e hënë, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj jo vetëm që ka shprehur qëndrimin e tij kundër, por ka dorëzuar në Kuvend amendime për ashpërsimin e masës së dënimit. Për femrat që ushtrojnë prostitucion, por dhe përfshirjen në Kodin Penal të dënimit për përfituesit e seksit me pagesë. Ky qëndrim paraprak por edhe propozimet e reja kanë nxitur debat me përfaqësuesit e shoqërisë civile, të pranishëm dje në komisionin e Ligjeve, të cilët kanë ngulmuar në rishikimin e nenit. Duke e cilësuar të papranueshëm shfuqizimin e dënimit për ushtrimin e prostitucionit, përfaqësuesi socialist, Fatmir Xhafaj ka shprehur që dje qëndrimin e tij mbi këtë çështje. Debati në komision “Meqenëse janë përfaqësuesit e shoqërisë civile këtu, unë bisedova edhe me kryetarin dhe vendosëm të hapim një temë, e cila ditën e hënë do jetë në këtë tavolinë. Ka ardhur një propozim në komision për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal. E keni parasysh që bëhet fjalë për ushtrimin e prostitucionit, që dënohet me gjobë deri në tre vjet burg. Propozimi është që të shfuqizohet kjo dispozitë. Në logjikën time është e papranueshme. Në logjikën time, se do ta them kur të bëhen debate, pasi ka ardhur propozimi”, - është shprehur dje Xhafaj lidhur me propozimin e Komisioneres Irma Baraku. Por menjëherë pas tij, fjalën në komisionin e Ligjeve e ka marrë kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçe, e cila shprehu një qëndrim të kundërt me deputetin socialist. “Neni 113 i Kodit Penal shpeshherë penalizon viktimat dhe duhet rishikuar. Lidhur me ushtrimin e prostitucionit, ka pasur ide dhe nga shoqëria civile që të shfuqizohet dispozita. Ne kemi konstatuar se sa herë bëhen goditje lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, në fakt ato degradojnë dhe në vend që të ndëshkohen dhe arrestohen shfrytëzuesit, faji shkon te viktima. Sepse ai është momenti që konstatohet dhe atje është më kollaj të kapet prova,

113

Ky nen i Kodit Penal shpeshherë penalizon viktimat dhe duhet rishikuar. Lidhur me ushtrimin e prostitucionit, ka pasur ide dhe nga shoqëria civile që të shfuqizohet dispozita. Ka ardhur një propozim në komision për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal. E keni parasysh që bëhet fjalë për ushtrimin e prostitucionit, që dënohet me gjobë deri në tre vjet burg. Propozimi është që të shfuqizohet kjo dispozitë. Në logjikën time është e papranueshme. Në logjikën time, se do ta them kur të bëhen debate, pasi ka ardhur propozimi”

pra kapet dikush që është duke prostituuar”, - tha Meçe. Sipas saj, por edhe përfaqësuesve të tjerë të shoqërisë civile, të konsideruar si grupe interesi në diskutimet për ndryshimin e Kodit Penal; neni 113 që parashikon dënimin e ushtruesve të prostitucionit penalizon dyfish viktimat. Amendimet e PS Në propozimet e dorëzuara në komisionin e Ligjeve nga Xhafaj parashikohet ndryshimi jo vetëm i nenit 113, por edhe 114 i Kodit Penal. Partia Socialiste kërkon titullimin e nenit 113 me “shfrytëzimi i prostitucionit”, ku përcakton: “Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë vjet”. Socialistët kërkojnë gjithashtu edhe ndryshimin e nenit 114, ku përfshijnë dënimin edhe për klientin e prostitucionit. “Përmbajtja e nenit 114 ndryshon si më poshtë: Shtytja, ndërmjetësimi, dhënia dhe marrja shpërblim për prostitucionin dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, - thuhet në propozimet e PS. Por këto propozime pritet të hasin kundërshtimin e shoqërisë civile, e cila ka shprehur që dje qëndrimin e saj kundër. “Në praktikën ndërkombëtare është pranuar që edhe kur viktima, pra ajo që ushtron prostitucionin pranon të ushtrohet, pra ka dhënë pëlqimin, përsëri kemi shfrytëzim për prostitucion, sepse dihet që shpesh ka rrethana sociale, psikosociale që e detyrojnë të japë një pëlqim. Së dyti, është një argument shumë i rëndësishëm fakti që ne duam të kemi një shoqëri puritane dhe të ndëshkojmë atë që ofron trupin e saj, por asnjëherë s’kemi menduar që të dënojmë atë që paguan për ta marrë atë shërbim”, - deklaroi dje përfaqësuesja e KSHH-së, Vjollca Meçe.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.