Madame Mapo

Page 1


2

shkurt 2012


3

3


SiFillim

Sepse bota nuk rrotullohet rreth rrobave Nuk ka qenë një dimër i lehtë ky. Si të mos mjaftonin gjithë telashet e çdo dimri, ato problemet ku përmendet fjala ujë e drita, që kemi gjithë vitit, por që në dimër ndihen më shumë, i ftohti dhe dëbora e pazakontë na kujtuan se nuk ia vlen të ankohemi, se gjithmonë ka dhe më keq... Por ja që ende pa u shkrirë mirë dëbora e pa kaluar situata emergjente në veri, gjithçka doli nga vëmendja kryesore e shtypit... Sepse diçka e madhe ndodhi: filloi “Big Brother”! Megjithë respektin për autorët e programit, të cilët sapo përfunduan ndërkohë një nga spektaklet më të mira, që është bërë ndonjëherë në Shqipëri, “The Voice of Albania”, personalisht nuk më pëlqejnë reality- e këtij lloji, ku njerëzit nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse mbyllen në një shtëpi, hanë, pinë, bëjnë intriga dhe në fund fare bëhen shumë të famshëm dhe e mbajnë veten për shumë VIP... Ama nuk kam asgjë kundër atyre miliona njerëzve, që e shohin, e që gdhihen e ngrysen me historitë e “shtëpisë më të famshme të shqiptarëve”. Nuk kam asgjë kundër edhe ndaj drejtueses së spektaklit Arbana Osmanit, ndër të paktat të zonja mes shumë patetikeve të ekraneve shqiptare. Nuk kam asgjë kundër edhe ndaj faktit se ajo është e mirë dhe e zonja, pa pasur as fizikun e një modeleje dhe as fytyrën perfekte të një “Miss”-i. Ama kam shumë kundër faktit, që të komentohet e bëhet tërkuzë edhe në shtypin e përditshëm, një koment i imi, i bërë në faqen personale të facebook-ut për zgjedhjen e gabuar të fustanit të saj në natën e parë të spektaklit. Një lumë komentesh dhe një debat i ndezur, si për asnjë temë tjetër, me luftëtarë të zjarrtë të të dyja palëve, të atyre që mbronin nderin e nëpërkëmbur të fustanit të Arbanës dhe atyre që mbronin lirinë e shprehjes, të ushtruar aq mjeshtërisht nga unë... Kundër një fustani! Një dreq fustani, që Arbana rrezik nuk do ta veshë më kurrë, dhe që mua më tërhoqi vëmendjen sepse vërtetë nuk i rrinte bukur te shpatullat... Por ja që e paskësha gjykuar me

4

mendjelehtësi këtë punë. Sepse njerëzit u bëkan shumë të ndjeshëm për këto çështje, aq sa të harrojnë borën, të ftohtin, mungesën e dritave e të ujit, të harrojnë madje dhe të komentojnë për ata, yjet në ngjitje, VIP-at e rinj të ngujuar “në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve”... e të merren me një fustan. Sepse shumica e njerëzve kanë përparësi debatin e fustaneve, kjo s’do të thotë fare që ata që kanë bërë zgjedhjen të kenë këtë revistë në dorë të mendojnë si unë apo të kundërtën. Thjesht nëse mendojnë si unë, do zhgënjehen ca kur të shohin se personazhet e kopertinës nuk kanë ndryshuar veshjet në setin fotografik, apo se në revistë nuk do gjejnë nja njëmijë këshilla kombinimi të asaj palltos me atë trikon e me ato këpucët... Por do gjejnë shumë gjëra të tjera për të lexuar, sepse e tillë është ndërtuar kjo revistë. Sepse në fund të fundit jeta ime nuk rrotullohet rreth fustaneve. Dhe besoj se as e shumë të tjerëve.

ivatico@gmail.com shkurt 2012


5


Botimet Media MAPO sh.p.k. Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023 TIRANA, ALBANIA Drejtore: Iva Tiço Kryeredaktore: Klaudeta Skënderasi Redaktore: Arta Çano Gladiola Bendaj Fotograf: Armand Sallabanda Art Designer: Ilir Drizari Bashkëpunëtorë: Agjencia: Bindi Model Management Diana Çuli Alfred Lela Ilva Tare Zefina Hasani Klodiana Turhani Darjel Sina Enkeleida Ferollarri Marketing & Menaxhim: Vera Përleka Cel.: 068 20 55 437 Email: v_perleka@yahoo.com Menaxher shitjesh: Robert Mane Cel.: 068 20 55 440 Llogaritë bankare: Banka Kombëtare Tregtare: 402167411CLPRCLALLJI ALL 402167411CLPRCFEURYL EURO Banka CREDINS: 67524 ALL 239126 EURO Raiffeisen Bank: 0002076051 ALL

6

PERMBAJTJE SHKURT

NË KOPERTINË

Blendi Fevziu FËMIJËRIA E RIJETUAR NËPËRMJET SË BIJËS

DIKUR DHE TANI. MES LIBRAVE DHE INTERNETIT. MES SHIJES SË ZONJAVE TË VJETRA DHE MODELEVE QË VIJNË NGA MEDIAT. GAZETARI DHE E BIJA, NËNTËVJEÇARJA MISHEL, NË NJË RRËFIM MES DY BREZASH

8 Kinkaleri 12 Tonight nga Ilva Tare A ka stil sot në ekran? 14 Portret femëror Jozefina Topalli, grua lind, Presidente bëhesh 16 Punë burrash Andis Harasani 17 Këtu ka festë Bookstore në TEG

Fevziu ndi dhe Mishel Në kopertinë: Ble nda ba lla Sa nd ma Fotot: Ar

18

95 Horoskopi Parashikimi i yjeve për shkurtin 96 Mes fletësh Botimet e reja 98 En Prive Elida Cangonji

DOSSIER VITE TË ZHURMSHME 29 32 35 36 42

Flappers: Rebelet e hijshme të viteve ‘20 Si të kesh look-un e një flapper-i Valëzimet e viteve ‘20 Art Deco-Jo vetëm modë Motrat e Ahmet Zogut ose princeshat shqiptare të modës 43 Jazz is here to stay 48 Chanel, më shumë çështje stili apo mode? 50 Ardi Asllani, i dashuruar me vitet ‘20 shkurt 2012


EDITORIAL FASHION

Gurët magjikë ONYX, RUBIN, QELIBAR, PERLA, APO DHE KRISTALE... QË NË VARËSE, BYZYLYKË DHE UNAZA KANË NJË FUQI TË RRALLË: TA SHNDËRROJNË LOOK-UN NË TË SOFISTIKUAR, MODERN E ME KLAS NË TË NJËJTËN KOHË. E NUK ËSHTË FAJI YNË NËSE DO MAGJEPSENI...

56 EFEKTI MONDRIAN

STIL & BEAUTY 54 Stil personal Viol (Xhafaj) dhe

59

ngjyra të tjera

58 Mbi kokë You can leave yo

ur

hat on

Madame Extra

66 Çështje stili Syze dielli në hije

92

ADRESA PER T’U NDALUR

Axhenda jote e bukurisë gjatë gjithë vitit

68 Stil arredimi Kombino

ndriçimin me ngjyrat e mureve

!

70 Nën ujë

Liu-Jo, Vesa Center, Rr. Abdyl Frashëri, Tiranë; Jardin de Paris, rr. Vaso Pasha, Tiranë; La Grieffe, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; Tres Jolie, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; Migato, Rr. Myslym Shyri, Tiranë, City Park,

Merri avantazhe

dushit!

t

tes Marketim i ve unë m Marka ime ja 77 Eros azive Check up fant 80 Në çift ai të të dojë 10 mënyra që në rrjet 82 Shoqëri ionin on line Mbro reputac virtuale 83 Lumturi të ndihesh keq Kur FB të bën 84 Në tryezë t e ftohta Receta për ditë IP 86 Receta V famshmeve Me shijen e të ganizmin 89 Pastro or 1,2,3 Detox!

74

Km.5,Autostrada Tiranë-Durrës, Riviera Center, Vlorë; Glamorous, Rr. Myslym Shyri, Tiranë; In Style by Genta, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; American Apparel, Rr. Myslym Shyri, Tiranë; Geraldina Sposa, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit,

Tiranë. Art galeri Petraq Pecani, Rr. Myslym Shyri, Tiranë Emi Bijoux & Accessories, Blvd. Zhan d’Ark Tiranë So Chic, përballë Drejtorisë së Policisë, Tiranë

7


Kinkaleri PRAKTIKE

Si të mos gënjehesh në supermarket E ke parasysh kur shkon në supermarket sepse ka mbaruar qumështi dhe çokokremi e del me dy qese plumb të rënda të mbushura me gjëra aspak të domosdoshme (si për shembull deodoranti i makinës me aromë mangoje apo kartëpicetat me dizenjo argëtuese)? Është faji i “psikologjisë prej supermarketi”, e cila të shtyn në një formë të pandërgjegjshme për të blerë. Si ta shmangësh? Ja disa këshilla: Nëse të duhet të vish vërdallë për të gjetur kripën ose sheqerin, nuk është rastësi. Produktet e konsumit të përditshëm janë larg me njëra-tjetrën dhe të sistemuara në korridoret larg hyrjes. Kështu, ndërkohë që ecën në kërkim të tyre, je pothuajse e detyruar të ndalësh para produkteve që ndoshta nuk të duhen fare. Udhëzim: Fillo të bësh pazarin duke nisur nga repartet më të largëta, ku janë vendosur produktet më të nevojshme. Edhe ekspozimi në rafte është studiuar për të rritur kohën e qëndrimit në dyqan. Produktet që kushtojnë më shumë, për shembull, janë në lartësinë e shikimit. Udhëzim: Shiko menjëherë në raftet e ulëta ose të larta: aty gjen çmimet më të leverdishme. Një paketim shumëngjyrësh ose një aromë ndjellëse e voilà, biskotat ose buka e ngrohtë hyn në kosh. Psikologët i quajnë blerje emotive. Udhëzim Kur e gjen veten para diçkaje që të pëlqen, por kushton shumë, vendos të vazhdosh rrugën pa u ndalur. Nëse edhe kur shkon në shtëpi vazhdon ta mendosh...shko të nesërmen!

8

Zgjidhe “atë tjetrën” më të mirë se veten Gjithmonë më ka munduar një dilemë gjendur në makinë inati dhe tërbimi – ne femrat duam që konkurrentja nuk e lanë gjatë të bënte indiferenten jonë (shemraaaaa pra, por e urrej (“pse ç’a jam unë të më shajë ajo në shumë këtë llafin), të jetë më e bukur rrugë”, “unë nuk ia mora burrin dhe nuk apo më e shëmtuar?! Kam pyetur i rashë kurrë më qafë”, “le të shajë burrin shumë vërdallë, dhe nuk marr dy herë e vet ajo dhe jo mua”) ishin arsyetimi i rresht të njëjtën përgjigje. Nëse ajo duhur që e bënë t’i binte me urgjencë tjetra ndodh të jetë më e mirë, nuk numrit të telefonit të burrit të gruas lëmë defekt pa i gjetur, edhe nga ato e të pinte një kafe ngushëlluese. Ai, të imtat fare, për ta sharë e për të po i dha të drejtë me vrap, dhe pasi arritur në përfundimin “S’është gjë, s’lanë gjë pa thënë për poshtërsinë që kot e mban veten me të madh”. Pastaj kishte bërë ajo tjetra (fraza “unë nuk nëse vërtetë s’është gjë, ose thjesht kam hallin tim por më vjen keq për ty është pak më keq nga ne, kjo dihet “të që ajo po të vë bojën në këtë mënyrë”, kishte gjetur ndonjë më të mirë edhe ishte vendimtare), filluan të bënin plane ia falja, por asaj ç’i pa?!”... Por historia se si duhej ta ndëshkonin fajtoren. që i ndodhi shoqes sime të ngushtë, Kjo shoqja ime pati idenë brilante, vetëm sa m’i hallakati edhe më shumë që ta merrte në telefon nga celulari i mendimet. të shoqit, e t’i thoshte “paketoji pak Del kjo shoqja ime para ca ditësh nga rrobat atij se do ta marr në shtëpi”, makina, me atë pamjen triumfuese që por iu desh të hiqte dorë menjëherë mund të ta japin vetëm një palë këpucë se tjetri i tha “vij edhe pa rroba unë”. lëkure, prodhim i rrallë krejt të bëra (“e tmerrshme”, - na tha ajo më vonë, me dorë e me fjongo mëndafshi rozë, -“kam gjithë jetën që s’mar tohem që kombinonin më së miri me një shall dot dhe desh u martova tani tak fak. mëndafshi po rozë, nga ata që duken Po ai nuk e thoshte dot këtë gjë nja si të thjeshtë farë por që kushtojnë dhjetë vjet më parë, atëherë kur unë e një rrogë nëpunësi shteti... Dhe fiks te doja?!”)... pasi hoqën dorë nga ky plan dera e dyqanit ku po futej, i del përpara hakmarrjeje kaq i rrezikshëm, kaluan ajo, ish shemra e dikurshme (gruaja te plani B: ai do shkonte në darkë në e ish- Atij pra, dhe mos të bëjmë kot si shtëpi, do ta kërcënonte e telendiste moraliste, të gjitha i kemi një a dy gra të shoqen, që i kishte vënë bojën dhe të tilla në jetë). Kjo shoqja ime normal do ta detyronte të kërkonte të falur e që nuk e dha veten, burrin në fund të të premtonte se nuk do ta bënte më... historisë e kishte mbajtur ajo tjetra, Ngjarjet rrodhën pak a shumë kështu, kështu që mendoi se i kishte të gjitha ndonëse falja nga ajo tjetra nuk erdhi arsyet për t’u ndjerë ca viktimë e jo në formatin e dëshiruar, por bashkë me fitimtare. Por ndërsa tentoi të kalonte, arsyen që ia kishte ngritur nervat dhe sikur ishte shumë e përqendruar te e kishte bërë t’i lëshohej me të shara. vitrina dhe ngjyrat e reja të sezonit, “Mu errën sytë’, i kishte thënë ajo të befas tjetra iu kthye e nuk la gjë pa i shoqit, “kur e pashë që ishte veshur thënë. Ku fjala “si s’të vjen turp e më me rroba të shtrenjta e po futej në atë kapardisesh dyqaneve”, qe e vetmja dyqanin. Pale këpucët me ato fjongot e citueshme, sepse të tjerat ishin rozë, me erdhi ta mbysja me ato nga ato me pullë të kuqe. E zënë në fjongot, kur e pashë”... Me pak fjalë, befasi, kjo shoqja ime mundi të thoshte sipas kësaj shoqes sime, e kishin fajin vetëm “katunare” dhe u fut me vrap rrobat. Nga i qëlloi të dilte e pispillosur në dyqan, ku mërzinë e nxori me fiks atë ditë kur kishte gjithë javën që një fustan të ri të kuq, që gjatë gjithë bënte varavinga me tuta dhe atlete! dimrit i ishte zilepsur kur e shihte në Sepse në fund të fundit ne femrat vitrinë e tani po e blinte me gjysmë nuk qenkemi xheloze fare për burrat. çmimi... Ia doli ta harronte ngjarjen Mjafton që ajo tjetra të mos ketë rroba sa mbaroi punë me blerjen po me t’u më të bukura.

shkurt 2012


LEGAL DARJEL SINA

Pyesni juristin Kemi banuar në një shtëpi me gjyshin dhe gjyshen, të cilët tani nuk jetojnë më edhe prinderit tanë janë të moshuar. Ne kemi menduar ta shesim apartamentin dy dhoma e kuzhinë (nuk jetojmë më as vetë aty sepse kemi krijuar familjet tona), por na thuhet që nuk mundemi sepse duhet të na japin firmat nipat e tjerë të gjyshërve, të cilet jo vetëm janë shumë, por me disa as nuk kemi marrëdhënie, pasi janë larguar ne Australi e ShBA, shumë vite më parë. Si duhet të veprojmë në këto kushte, për atë apartament dy dhomë e një kuzhinë?

Jurist, pedagog në UET

Në rastin konkret në rast se ne nuk kemi një testament ne kemi një trashëgimi ligjore e cila sanksionohet në Kodin Civil (Neni 360). Sikurse kuptoj nga rethanat e sipërpërmendura trashëgimtarë përveç prindërve tuaj janë edhe nipërit e tjerë të gjyshit dhe gjyshes tuaj të vdekur. Në këtë rast duhet të nxirret një dëshmi trashëgime e cila lëshohet nga gjykata e shkallës së parë, sipas së cilës përcaktohen pjesët takuese të trashëgimtarëve. Pasi është ndërmarë ky hap juridik duhet që nipërit që ndodhen

ai & ajo

KLODIANA TURHANI

Psikologu përgjigjet Motra ime është fejuar para një muaji me të dashurin e saj, me të cilin unë kam pasur marrëdhënie të mira në fillim. Por me kalimin e kohës nuk isha fare dakord me mënyrën si sillej me motrën time, shumë kontrollues, komandues, tipare qe unë nuk ia toleroj nje mashkulli, por që nuk më vjen mire as që këto tipare të kushtezojnë jetën e motrës sime. Jam koshiente që kjo është zgjedhja e saj, prandaj dhe një pjesë të mire të pakënaqësive të mia, i kam mbajtur për vete. por konfliktet, do, s’do do lindnin. Unë dhe ai kemi vërtet mendime shumë të ndryshme dhe ndodh edhe që të debatojmë. Me sa duket kjo gjë as atij nuk i ka lënë shije të mirë. Dhe tani, para pak ditësh, i kish thënë motrës, qe po të jem unë në shtëpi, ai më mirë mos të vijë. Kjo gjë më nervozoi. Më kujtoi mbështetjen që u kam dhënë unë në fillim atyre dhe

jashtë shtetit të lëshojnë një deklaratë në të cilën deklarojnë vullnetin e tyre për shitjen e pjesës që ju takon (Lëshohet pranë konsullatave). Të gjithas këto deklarata së bashku me firmën tuaj përpara noterit mundësojnë aktshitjen si akt juridik, përkundrazi ju nuk mundeni të ndërmerni një veprim i cili juridikisht sdo kishte asnjë pasojë juridike dhe do ishte null ab initio (që në fillim).

rastet që unë kam kafshuar gjuhën e që janë shumë, vetëm për mos të hapur debate. Nëse papritur kunati im vendos që o unë të mbaj gojën mbyllur, o ai mos të vij më në shtëpinë tonë, une sigurisht nuk jam rehat. mbi të gjitha sepse në këtë mes motra lëndohet por dhe unë ndihem keq sepse dua të bëj çmos që ajo mos të lëndohet, nderkohë qe e lënduar jam vetë. Do doja ndihmën tuaj për të qartësuar e qetësuar ndjesitë. Mendoj se ajo çfarë ju kërkoni të na parashtroni është shqetësimi që ju ndjeni për sa i përket mardhënies që ka motra juaj me të fejuarin e saj. Ju shkruani se «...me kalimin e kohës nuk isha fare dakord me mënyrën si sillej me motrën time, shume kontrollues, komandues, tipare që unë nuk ia toleroj një mashkulli, por që nuk më vjen mirë as që këto tipare të kushtëzojne jetën e motrës sime. » Nga ana tjetër konstatojmë që i njëjti shqetësim

Psikologe klinike, shefe e departamentit të Psikologjisë në UET

reflektohet edhe nga i fejuari i motrës përkundrejt jush « ...para pak ditesh, i kishe thënë motrës, që po të jem unë në shtëpi, ai më mirë mos të vijë. ». Në letrën tuaj ju nuk komentoni se si ndihet motra juaj në lidhje me marrdhënien që ajo ka me të fejuarin dhe se si ajo e përjeton hatërmbetjen tuaj. Vëmendja juaj është e fokusuar tek i fejuari i motrës siç ju e parashtroni « Unë dhe ai kemi vërtet mendime shumë të ndryshme dhe ndodh edhe që të debatojmë. Me sa duket kjo gjë as atij nuk i ka lënë shije të mirë.. » Arsyeja pse i jap rëndësi kësaj pike është se vëmendja është e fokusuar tek mënyra se si ju ndiheni në raport me njëri-tjetrin “ mirë/ keq” / më pëlqen s’më pëlqen” pa analizuar faktin se personi që ju bënë bashkë është motra juaj dhe se ndoshta për të nuk është e lehtë që t’ju vendosi limite dhe t’ju qetësojë. kloturhani@yahoo.com

9


Kinkaleri KËSHILLAT E GJYSHES

ENKELEJDA FERROLLARI 7

Dietologia I ëmbli problem

Xhama makine, mos luani ngriva-shkriva! Në këto ditë të ftohta nuk është çudi që në mëngjes të gjesh pjesën e përparmë të makinës të mbuluar nga një shtresë e akullt. Dhe të dalësh në të ftohtë e të merresh pastaj aty poshtë shtëpisë me shkrirjen e akullit të makinës, nuk është sigurisht një fillim i lumtur. Sigurisht instinkti i parë është të hysh brenda e të presësh të shkrijë bora, akulli që është depozituar ose krijuar mbi makinë, po kjo është jo pak stresuese. Sigurisht gjyshet nuk kishin makina, por ama edhe atëherë ngrinin dritaret e sipërfaqe të tjera, kështu që ato dinin si ta zgjidhnin problemin me mënyra të thjeshta. Që gjyshja na i thotë: Copë për të mbuluar xhamin e makinës: një nga zgjidhjet më të thjeshta, por edhe më efikase, është ajo e mbulimit çdo mbrëmje, të xhamit me një copë, dy copa kartoni, ose fletë gazetash. Në mëngjes do jetë shumë e thjeshtë të heqësh mbulesën dhe të nisesh për në punë pa u stresuar. Anti-akull i lëngshëm që vonon formimin e akullit: mjaftojnë 3 pjesë uthull dhe një ujë në një shishe nga ato që kanë pajisje sprucuese. Para se të shkosh në shtëpi në mbrëmje, do mjaftonte të sprucoje xhamin e përparmë të makinës dhe dritaret me këtë solucion, të kaloje sipër një leckë të butë të pastër për ta përhapur në mënyrë të njëtrajtshme përzierjen në të gjithë sipërfaqen. Në mëngjes, kur do ngriheni, ju presin dy situata të mundshme: Aspak akull. Ose një shtresë fare e hollë akulli, jo e fortë, që hiqet me shumë lehtësi. Solucioni numër një për të shkrirë akullin, përgatitet në shtëpi: Përziej një pjesë ujë dhe dy alkool. Aplikoje në xhama dhe lëre të veprojë për 1 minutë, merr një spatul dhe hiq gjithë akullin e mbetur. Solucionin duhet ta kesh gati. Përdor alkool 70%. Qepa kundër akullit: Një natë më parë, para se të mbyllesh brenda, lyej xhamin e përparmë dhe të tjerët me një gjysmë qepe. Akulli do rri larg, ndoshta nga era…

10

Kam dëshirë për ëmbëlsira, por unë e di që po të filloj të ha çdo ditë nga një gjë të ëmbël nis e shtoj në peshë. A ka ndonjë truk, që unë të ha diçka tjetër, që mos të më vejë mendja për ëmbëlsira? Pastaj duke qenë se gjithmonë bie në këtë tundim, ju lutem më jepni ndonjë këshillë kur duhet t’i ha, me çfarë përmbajtje t’i zgjedh që mos ta teproj? Ëmbëlsirat janë ndër ushqimet më kalorike që duhet kontrolluar sasia e konsumit të tyre. Ato kanë në përbërjen e tyre jo vetëm shqerna të thjeshta por edhe shumë yndyrna kryesisht të ngopura si gjalpi, margarina, etj. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme jo vetëm kontrolli i sasisë së konsumit por edhe përzgjedhja e tyre. Për të kontrolluar dëshirën për ëmbëlsira së pari është shumë e rëndësishme një regjim i rregullt ushqimor. Një regjim ushqimor me vakte të rregullta dhe të mirë ekuilibruar në përbërës ushqyes bën të mundur edhe kontrollin e dëshirës për ëmbëlsira, pasi një mënyrë e tillë të ushqyeri bën të mundur shmangien e luhatjeve të nivelit të glicemisë në gjak që është edhe një nga arsyet e ngacmimit të dëshirës për ushqim dhe kryesisht ushqime të ëmbla. Një mënyrë për të kontrolluar konsumin e tepruar të ëmbëlsirave është plotësimi i dëshirës për ëmbëlsirë me fruta. Fruta mund të ishte një alternativë e shëndetshme e ëmbëlsirës. Por kujdese dhe me frutat, pa i tejkaluar sasitë 1 deri në 2 fruta në vakt. Nëse dëshira për ëmbëlsira është e parezistueshme duhet të tregojmë shumë kujdes në përzgjedhjen dhe në shpeshtinë e konsumit të tyre. Të përzgjedhim ëmbëlsira të thata jo ato me sherbet dhe me kremra te ndryshme. Një kek i përgatitur në shtëpi me reçel ose me fruta dhe jo me shumë yndyrë dhe sheqer do ishte një alternativë e shëndetshme, ose biskota të ndryshme të përgatitura në shtëpi. Për të shmangur efektin negativ të konsumit të ëmbëlsirave që shoqërohet gjithnjë me kile të shtuara, shpeshtia e konsumit të tyre nuk duhet të jetë më shumë se dy herë në javë, përveç atyre që konsumojmë në mëngjes në formën e biskotave, apo reçelit, apo mjaltit. ferrollari@yahoo.com

RREGULLA KARAMELET 1 Nëse të japin karamele, nuk e bëjnë për bujari. 2 Mos qesh pasi ke ngrënë një karamele me lëng brenda. 3 Kur ha nga ato karamelet si ngjitës, duhet të sigurohesh që ke një kunjë dhëmbësh me vete. 4 Çamçakizi është ngjyrë rozë dhe bën fllsuka. Gjithë të tjerat janë karamele për njerëzit e stresuar dhe të depresuar. 5 Mos i quaj bonbone. shkurt 2012


NGA DUART E TUA

10

perimet që rriten më lehtë

Ju pëlqen kopshtaria... Po nuk keni shumë hapësirë dhe kohë për ta ushtruar... Atëherë pse nuk provoni të mbillni perimet, që kërkojnë më pak vend dhe më pak mund! Kështu do kënaqeni ju dhe receptorët tuaj të shijes 1. Sallata jeshile (po dhe rukola, lakra, spinaq). Zgjidh atë lloj që të pëlqen më shumë dhe mbille: ka të përshtatshme për në verë dhe për në dimër. Po t’i mbjellësh në pranverë dhe vjeshtë, do kesh sallatë gjatë gjithë vitit. 2. Patatet. Patatet ruhen më mirë kur mbahen në ajër të freskët. Një mënyrë e thjeshtë është t’i mbjellësh direkt në kashtë, ku keni shtuar pak baltë se sa në tokë. “Farat” janë kokrra të plota ose copa të prera patatesh. Mbill vetëm patate organike. 3. Bishtaja. Ato rriten me lehtësi dhe janë produktive, bishtajat e gjelbra ruhen të ngrira dhe mund të bëhen turshi, pra ia vlen t’i kultivosh. Bishtajat rriten shumë mirë vertikalisht në gardhe. 4. Rrepat. Rrepat rriten mirë edhe në tokë jo shumë të mirë dhe ato mund të vilen brenda pak javësh. Mbilli në pranverë dhe vjeshtë. Shijo pastaj sallatën e shijshme të rrepave me hudhra dhe mustardë. 5. Qepët.. Fillo me bimët e vogla. Nëse ato rriten mirë, mund të marrësh zhardhokë. Nëse jo, mund të hash pjesën e gjelbër.

6.

Luleshtrydhet. Janë shumë të shijshme nëse piqen natyralisht. Bli bimë me rrënjë të zhveshura në ditët e para të pranverës. Mbille në një vend me diell dhe pastroje nga barërat e këqija shpesh. Ato rriten shumë mirë në një kosh të vjetër. 7. Spec. Specat djegëse dhe ato të ëmbla rriten të dyja shumë lehtë. Fillo të mbjellësh fidanët dhe lëri specat të piqen për periudha të ndryshme kohe për të marrë ngjyra të ndryshme: shumica e specave kthehen nga jeshile në të kuqe ose të kuqerremta dhe bëhen më të ëmbla. Mëso si t’i thash, ngrish, tymosësh dhe t’i ruash në formë gogozharesh. 8. Kungujt shkurre. Kungujt e vegjël nuk zënë shumë vend në kopësht si shumica e kungujve të tjerë. Mbille me fara ose transplant. Nuk të duhen shumë fara për të pasur kunguj mjaftueshëm. Mund t’I thash për t’i përdorur në supa ose si kontorno për mishin. 9. Domatet. Është pothuaj e pazëvendësueshme një domate e pjekur mirë në kopshtin e shtëpisë (kërko fidanë me kërcell të trashë dhe gjethe të shëndetshme). Mund edhe t’i ngrish ose t’i ruash në forma të tjera. 10. Borzilok. Shumë barëra rriten lehtë, por borziloku bën pjesë tek ata që rriten më lehtë nga të gjithë. Ai plotëson domaten si në kopësht dhe në kuzhinë dhe rritet edhe nga farat dhe nga transplanti.

Vaj limoni

Vaji esencial i limonit përveç përdorimeve në punët e shtëpisë dhe në kuzhinë, përdoret dhe si produkt bukurie për masazhe tonifikuese, anticelulit etj. Mund të përdoret edhe si detergjent për fytyrën dhe për të forcuar thonjtë. Pra ka shumë përdorime. Po të mësojmë si ta përgatisësh vetë: Përbërësit për 1 litër vaj esencial: * 400 ml vaj ulliri extra vergine * 400 ml vaj bajamesh * 10 limona të mëdhenj PËRGATITJA: 1. Qëroni limonët dhe vendosini lëkurat mbi një copë të thahen për tre ditë në një vend të thatë. (Limonët e qëruar mund t’i përdorni për diçka tjetër, për shembull t’i shtrydhni dhe t’i hidhni në një enë me ujë për t’i përdorur për pastrim). 2. Sterilizoni një tavë xhami (të madhe mjaftueshëm për vajin dhe lëkurat e limonit); 3. Merrni lëkurat e thara dhe vendosini në tavën e thellë dhe shtoni vajin e bajameve dhe të ullirit. 4. Mbulojeni tavën me letër dhe më pas me kapakun e saj. 5. Mbështilleni me një copë të errët. 6. Lëreni për 40 ditë tavën në një vend të freskët, duke e përzier çdo 5/7 ditë. 7. Pas 40 ditësh, merrni një garzë dhe filtrojeni të gjithën në një enë tjetër. 8. Shkundini mirë lëkurat e limonit dhe vendosini në enë. 9. Mbështille përsëri me një copë dhe lëreni për 10 ditë të tjera. 10. Filtrojeni prapë limonin me një garzë dhe shtrydhni me kujdes lëkurat. 11. Vaji i limonit është gati. Një këshillë më shumë: shtrydhini me kujdes lëkurat, pjesa më e mirë e vajit esencial është pikërisht brenda tyre.

11


Kinkaleri

A ka stil sot në ekran? Të vishesh bukur kushton. Dhe që të vishesh me shije, duhet ta zotërosh atë. Kombinimi perfekt do të ishte të kishe mundësi financiare për t’u veshur bukur dhe sidomos orientimin e duhur profesional për të përshtatur staturën televizive me emisionin, apo programin që prezanton Do thoni ju që unë me gjasë nuk jam e duhura për ta shtruar këtë pyetje meqensëse ekspozohem vetë të paktën dy herë në javë në ekran. Po mendova kur nuk druhen të komentojnë qoftë për mirë a për keq disa zonja apo zotërinj që pak lidhje kanë me stilin në ekran, përse mos ta bëj unë? Personalisht si shikuese dhe protagoniste e ekranit mendoj që ka përpjekje të mira dhe ndonjëherë dështime të shëmtuara që arrijnë të hyjnë në shtëpitë e shqiptarëve. Ka disa arsye që në televizionet tona gjen edhe prezantuese të veshur keq. Së pari sepse filtrat e ekranit nuk punojnë mirë. Së dyti, shija është një përbërës ADN-je që nuk kanë fatin ta kenë të gjithë, ndaj disa ja dalin të duken bukur të tjerë jo. Çfarë nënkuptoj me filtra ekrani? E kam fjalën për kurues imazhi të atashuar pranë televizioneve, të cilët janë përgjegjës për stilin, ngjyrat, modelet që i përshtaten natyrës së prezantuesit dhe mbi të gjitha të programit që drejtohet, orarit të transmetimit dhe target grupeve që e ndjekin. Kuruesi i imazhit në televizionet shqiptare është ende një profesion pak i njohur, madje edhe profesionistë që e ushtrojnë këtë zanat numërohen me gishta. Deri më sot vajzat dhe djemtë e ekranit reflektonin shijen e tyre personale. Kohët e fundit kanë filluar disa përpjekje për ta vlerësuar rëndësinë e profesionistëve që dinë të këshillojnë çfarë duhet të veshë kush, dhe mbi të gjitha përse. Kur them përpjekje e kam fjalën për një maksimumi dy raste, pasi pjesa më e madhe është ende nën pushtetin e shijeve individuale të drejtuesve televizivë, të cilët për hir të së vërtetës, nuk mund të kritikohen pa mëshirë për stilin e tyre.

12

Të vishesh bukur kushton. Dhe që të vishesh me shije, duhet ta zotërosh atë. Kombinimi perfekt do të ishte të kishe mundësi financiare për t’u veshur bukur dhe sidomos orientimin e duhur profesional për të përshtatur staturën televizive me emisionin, apo programin që prezanton. Televizionet shqiptare nuk kanë aktualisht as të parën, e as të dytën. Në fund të fundit media shqiptare është pasqyrim i drejtpërdrejtë i shoqërisë sonë dhe nuk i shpëton dot reflektimit të shpërfaqjes në ekran të asaj që shikon në rrugë. Prezantueset amerikane, franceze apo italiane vishen përgjithësisht me veshjet e atelieve më të famshme botërore, të cilat i dhurojnë veshjet për emrat e njohur të ekranit në këmbim të publicitetet që u bëhet. Por Oscar de la Renta, Giorgio Armani apo Valentino nuk ka arsye të stilojë veshje për prezantueset e ekranit shqiptar. Ndaj edhe kritika e kafeneve të bllokut duhet ta ketë parasysh këtë standard. U takon stilistëve shqiptarë ta sjellin këtë kulturë në ekranet tona sigurisht me një kosto fillestare, por që do të përkthehej në reklamë të garantuar. Përsëri problemet nuk kanë të sosur. Në botë emisionet e kanë të matur për çdo sekondë transmetim audiencën që kanë pasur dhe stilistët e dinë që

veshja e tyre edhe pse mund t’u ketë kushtuar, është parë nga qindra apo miliona shikues. Në Shqipëri matja profesionale e audiencës mungon. Nga ana tjetër, edhe stilistë të dëshiruar të bashkëpunojnë me kushte të tilla me televizionet nuk janë të shumtë, madje në dijeninë time nuk ka fare. E dini si e kanë zgjidhur drejtueset e programeve shqiptare deri më sot!? Po e nis nga vetja: pjesa më e madhe e pagës sime përfundon në arkat e dyqaneve të veshjeve kryesisht jashtë shtetit, por edhe në Tiranë. Aq shumë shpenzoj nga dëshira për të qenë gjithmonë në nivelin e duhur në ekran, sa miqve të mi u them me humor se do kisha të paktën një apo dy vila në Tiranë me ato para që kam shpenzuar për pamjen time televizive. Një zgjidhje të ngjashme kanë bërë të gjithë ata gazetarë televizivë, që ua lejon xhepi dhe që shpesh komentohen për stilin e veçantë dhe kujdesin që i kushtojnë look-ut. Të tjerët dalin në ekran me veshjet që u siguron televizioni. Në disa raste televizionet private porosisin kundrejt një pagese mujore disa kostume apo xhaketa në rrobaqepësi apo atelie, deri diku me emër në Tiranë dhe po ta keni vënë re prezantueset dalin pak a shumë me të njëjtin stil dhe ndryshimi mbetet te ngjyrat apo materialet. Mendova t’i ndaja me ju lexuese të “Madame” këto njohuri për ekranin dhe realitetin që fshihet pas tij, për t’ju ndihmuar të jeni më pranë të së vërtetës, si kur lavdëroni ashtu edhe kur kritikoni. Të vishesh gjithmonë bukur në ekran është padyshim e mrekullueshme, por realisht e pamundur në një treg të parregulluar profesionalisht sipas standardeve, që ne do donim të kishim dhe ju do dëshironit të shikonit. shkurt 2012


13


Gruaja Në profil

Jozefina

TOPALLI

Nga ALFRED LELA

J

ozefina Topalli është një grua e kontestuar. Ky kontestim është aq i fortë sa del e mjafton për të fshirë edhe hiret e saj femërore. Shkodranes së bukur në krye të Parlamentit i duhet më shumë mundim për të qenë një grua në politikë sesa për të mbetur një grua e bukur. Më shumë se buzë, sy e flokë që mbajnë erë të mirë, ajo ka dashur të jetë një primadonë në oborrin e vrazhdë të politikës. *** Dhe ajo ia ka arritur të jetë Gruaja e Parë në Partinë Demokratike. Ky status e shumëfishon vlerën e vet kur në jetën e zj. Topalli, të partisë së cilës i përket, por edhe të Republikës, vijnë e takohen dy pika që së bashku zgjaten drejt historisë: Shqipëria këtë vit feston 100-vjetorin e Pavarësisë dhe një presidente republike grua do të ishte një simbolikë për t’u shënuar. Ky vit, në fakt i tillë do të jetë, i mbushur me simbole: do të flitet për data e akte; do të flitet për etërit themelues; dy rryma historikisht të ndara do të ofrojnë variantet e tyre të historisë dhe pyetja bëhet: ‘a mjafton simbolika e një gruaje si presidente, personaliteti i së cilës përçohet më shumë si përçarës se sa si përbashkues?’ *** Pyetje që pasojnë pyetje mund të jenë sfilitëse për ata, brenda sigurisë

14

Grua lind, Presidente bëhesh së të cilëve dyshimi rri si mish i huaj, por ja edhe një pyetje tjetër lidhur me ‘faktorin Jozefinë’. Nëse ajo është e fortë dhe inteligjente, dy cilësi që sigurisht i janë dashur për të mbijetuar në politikën mashkullorisht të ashpër shqiptare, pse preferon të bëhet presidente, duke e ditur se ky institucion nuk është klimaksi, por fundi i karrierës së një politikani në Shqipëri? Një vështrim i shpejtë mbrapa në kohë të ofron një listë burrash të cilët e kanë mësyrë presidencën, pa e ditur se pas saj do t’ia nisnin lojës nga zeroja, apo, më keq ende, do ishin jashtë loje me gjithsejt. Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe së fundmi Bamir Topi janë shembuj të kësaj. Nëse Sali Berisha përmendet si kundërshembull, kjo e ilustron më shumë argumentin: Sali Berisha është në një ligë më vete; në një league of extraordinary gentleman. Jozefina Topalli m’anë tjetër sillet dhe do që të jetë Sali Berisha, por Sali Berisha nuk mund të jetë.

*** Nëse Jozefina Topalli nuk është si Sali Berisha, si kush është atëherë ajo? Në fakt askush nuk tha që zj.Topalli nuk është si z. Berisha: ajo mund të jetë si Doktori, por nuk është sa ai. Ka një ndryshim të madh mes ‘si’ dhe ‘sa’. ‘Si’, jo çdo herë mat cilësinë dhe ‘sa’, jo çdo herë mat sasinë. Për të kuptuar Jozefina Topallin, ndoshta duhen përimtuar gratë e tjera të Partisë Demokratike ndër vite. Më saktë, gratë simbol të forcës së parë politike opozitare antikomuniste në Shqipëri. Pauzë e gjatë. Ah po, Partia Demokratike nuk ka pasur gra simbol. Kujtimi më i fortë i një gruaje demokrate na vjen në formën e Rushen Golemit, një zonje gjithashtu të hijshme, i vetmi kontur femëror në entourage-in demokrat të fillim viteve ’90, mbushur me burra karizmatikë të llojit Berisha, Pashko, Hajdari, Ceka e Zogaj. Zj.Golemi, një mjeke, dukej se ishte aty, me kurorën e flokëve të bardhë, për të thënë se edhe gratë shkurt 2012


Partia Demokratike nuk ka pasur gra simbol. Kujtimi më i fortë i një gruaje demokrate na vjen në formën e Rushen Golemit, një zonje gjithashtu të hijshme, i vetmi kontur femëror në entourage-in demokrat të fillim viteve ’90, mbushur me burra karizmatikë të llojit Berisha, Pashko, Hajdari, Ceka e Zogaj. Zj.Golemi, një mjeke, dukej se ishte aty, me kurorën e flokëve të bardhë, për të thënë se edhe gratë do të kishin vendin e tyre në dekorin e demokracisë do të kishin vendin e tyre në dekorin e demokracisë. E djathta dukej sikur i kishte kthyer gratë te Familja, te një prej vlerave që në parim mbetet një kolonë e vlerave konservatore. *** Pas Rushenit mbërriti Jozefina, një katolike nga një familje e madhe dhe antikomuniste e Shkodrës. Koha që e solli në PD përcaktoi edhe drejtimin e prirjen e ligjërimit të saj politik: antikomunizmin. Partia Demokratike, pas diskursit të fillimviteve ’90, mbushur me komunistë e kriptokomunistë, e rimori sërish këtë tezë pas ngjarjeve të ’97-ës, ndihmuar shumë edhe prej kompozitës së Komiteteve të Shpëtimit Publik mbushur me ish-oficerë dhe ish-komunistë të vijës së ashpër. Jozefina, grua nga një familje e persekutuar e një qyteti antikomunist, e shprehte më mirë se kushdo këtë frymë të rilindur në PD. Nëse Rushen Golemi dëshmonte se në aulat demokrate kishte vend edhe për gratë intelektuale, Jozefina Topalli shpallte se në skalionet pdiste ishte koha e antikomunistëve tradicionalë, që do hakmerreshin pikërisht për ‘rikthimin e komunizmit në pushtet’. Nëse ajo quhej Jozefinë, ishte katolike prej Shkodre dhe mund të shndërrohej në njëfarë Nore qëndrestare, aq më mirë.

*** Ndërkohë antikomunizmi si emergjencë, por edhe si devizë politike erdh e ra. Partisë Demokratike, për të ardhur në pushtet pas dy mandatesh të humbura, në vitin 2005 iu desh ta rishpikte veten. Makeover-i i Sali Berishës u mbështet te të rinjtë, të rikthyerit, por edhe gratë. Kombinimi i të triave shënoi shndërrimin e forcës së djathtë, por në të njëjtën kohë prodhoi një kulturë të re: menaxherët po zinin vendin e operatorëve politikë. Fakti se Jozefina Topalli dëshiron një vend në Presidencë është ndoshta shenjë se ajo e fut veten te këta të dytët. Si dëshmi e asaj se roli i operatorëve politikë po tkurret, mbeten rezultatet e dobëta të Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e fundit vendore, ku të djathtët të komanduar nga Topalli humbën terren, sidomos në komuna. Një vend në Presidencë, për Jozefina Topallin do të thotë tre mandate në pushtet. Çdo oreks më shumë se kaq është thjesht babëzi dhe asnjë babëzi nuk i shkon një zonje. *** Jozefina Topalli është një grua e kontestuar. Në politikë, sigurisht. Por edhe jashtë saj, nëse ajo do të ishte mësuese, mjeke, aktiviste e shoqërisë civile a çfarëdo tjetër, e tillë do të kishte qenë. Burrat nuk i duan gratë e forta; ato nuk i duan as vetë gratë. Nëse i besojmë maksimës së feministes Simone de Beauvoir, grua nuk lind, por bëhesh, fakti se Jozefina Topalli është grua e kontestuar dëshmon se ajo është bërë.

15


Punë Burrash ME SE MERRESH: VARET NGA MOTI MOSHA: 40, POR NUK I NDIEJ VENDLINDJA: TIRANË KU JETON: NË SHTËPINË TIME STATUSI CIVIL: I MARTUAR 1.Këpucë apo atlete? Çizme 2. Me lidhëza apo pa lidhëza? Pa lidhëza, se s’di ti lidh 3. Xhaketë sportive me shumë oze xhepa, apo xhaketë serioze? Seri dhe mundësisht çizme me kostum. 4. Prej kashmiri apo të leshta? i). Kashmir (leshi bën të më krruhet trup

6. Pranverë apo vjeshtë? Vjeshtë absolutisht. 7. Diesel apo Hugo Boss? Asnjë. Gjithsesi, Boss më shumë se diesel.

Andis Harasani

8. Halle Berry apo Selma Hayek? Nuk ia kam numrin asnjërës... Por Selma Hayek. Por nëse redaksia juaj e ka numrin e Halle Berry, edhe ajo ë. ësht pranueshme

19. Pantallona me penca apo pa penca? Me Penca.

9. E zezë apo blu e errët? Blu e errët. E zeza s’më pëlqen fare.

20. Fuoristradë apo makinë sportive? Fuoristradë.

10. Kostum sportiv apo kostum serioz? Serioz.

21. Të gatshme apo të qepura me porosi? Me porosi.

11. Kravatë apo papijon? Kravatë. të Papijon nuk vë dot në Shqipëri, pasi r. tallu të me ë shohin të gjith

22. Aksion apo komedi? Aksion.

12. Stof me viza apo me cërka? Cërka. 13. Dardhë apo Dhërmi? S’jam korçar. . 14. Basketboll apo futboll? Të dyja Varet dhe nga kontinenti. Në Amerikë – basketboll. Në Europë – Futboll. 15. Ngjyra apo neutrale? Ngjyra. 16. Pica apo patate me pulë të pjekur? Patate me pule. 17. Rombe apo viza? Viza. 18. Pardesy apo pallto e leshtë? Pardesy.

16

FOTO: BLERTA KAMBO

5. Kapele sportive me strehë apo berretë? Asnjërën, s’më kanë rënë ende flokët dhe s’përdor as xhel.

30. Harley apo Honda? Harley. 31. Laptop apo iPad? Laptop. i

32. Sushi apo Thai? Të dyja. Sush më shumë.

33. Evropë apo SH.B.A? Azi, por midis të dyjave, SHBA. se

23. Birrë apo verë? Birrë, megjithë koleksionoj verëra.

34. Plasma apo LCD? Plasma. 35. Jazz apo rock? Country, por midis Jazz dhe rock preferoj Jazz.

24. iPhone apo Blackberry? e Blackberry sigurisht, pasi telefonin ë. përdor për pun

36. Çantë apo thjesht portofol? ofol. Asnjërën, por midis të dyjave, port

25. Tuksedo apo kostum të zi? Kostum.

.

37. Shah apo Bilardo? Asnjërën

26. Lajme sportive apo debate sportive në studio? Lajme.

38. DJ apo bandë live? Bandë live. o.

27. Pistachio apo kikirikë? Pistachi n? 28. Bulldog apo Pastor Gjerma Labrador sigurisht, por midis Bulldog dhe Pastor preferoj Pastor.

.

39.Ngjitje në mal apo not? Not 40. Golf apo shall? Shall.

41. Shapka me gisht, apo sandale lëkure? Shapka.

29. Hotmail apo Gmail? Gmail. janar 2012


Bardhezi

Bookstore në TEG Sepse (edhe) libri është në modë Në qendrën më të madhe tregtare TEG, krahas emrave të njohura të modës dhe markave botërore, që prej janarit, në hapësirën e quajtur Bookstore, gjen edhe emrat më të njohur të letërsisë. Në një sipërfaqe të madhe kushtuar plotësisht librave, lexuesit mund të gjejnë atë që kërkojnë në fushën e letrave, në sektorët e organizuar të kësaj librarie. Në aktivitetin e promovimit të organizuar nga gazetarja Desada Metaj, kishte të ftuar nga bota e botimeve, e politikës dhe medias, të cilët ishin vizitorët e parë të një hapësire, që sot, kur libri ka nisur të ketë pjesën e vetë të publicitetit, janë edhe më shumë në numër. Përveçse librari, Bookstore është një hapësirë për të organizuar promovimet e librave të shtëpive të ndryshme botuese. Edhe pse ka vetëm pak kohë që është hapur, në Bookstore kanë nisur të organizohen të tilla promovime. E kështu, ai është gjithmonë i frekuentuar nga vizitorët që e duan librin e atë atmosferën e librarive...

17


Në Kopertinë

Blendi Fevziu

Fëmijëria e rijetuar nëpërmjet së bijës Dikur dhe tani. Mes librave dhe internetit. Mes shijes së zonjave të vjetra dhe modeleve që vijnë nga mediat. Gazetari dhe e bija, nëntëvjeçarja Mishel, në një rrëfim mes dy brezash 18

Nga Iva Tiço Fotot Armand Sallabanda shkurt 2012


19


Në Kopertinë

v

“ ajzat rriten me ditë”, është një nga ato thëniet e vjetra popullore që të vijnë menjëherë në mendje sapo sheh Mishelin, vajzën e vetme të Blendi Fevziut. Kanë kaluar më pak se tre muaj nga Panairi i Librit në Tiranë, ku ajo ishte gjithë kohës me të atin në stendën ku firmoste autografë dhe vajza që na del përpara duket sikur është rritur edhe më shumë, është shndërruar në një zonjushë të vërtetë. “Duket vërtetë zonjushë tani”, thotë Fevziu, aspak i habitur me këtë rritje të menjëhershme të së bijës. Jo thjesht sepse e sheh të rritet dita ditës dhe nuk mund t’i dallojë ndryshimet, por sepse gjatë gjithë kohës që e bija rritet ka menduar dhe reflektur gjatë sesa ndryshe është ky brez i sotëm me brezin e vet apo të prindërve të tij... Eshtë pikërisht kjo pjesë e intervistës që e frymëzon edhe më shumë Blendi Fevziun dhe i jep bisedës një tjetër rrjedhë. Natyrshëm ajo që niset si një intervistë për marrëdhënien baba – bijë, zgjerohet edhe në një rrëfim për fëmijërinë e tij me shije romanesh dhe përshtypje për ndryshimin e mënyrës së të jetuarit dhe botëkuptimin e të vegjëlve të sotëm. Si vajza e tij, e rritur me internetin, por dhe me këmbënguljen e prindërve për të lexuar, për ta njohur botën edhe nëpërmjet librave apo për të marrë pjesë në ngjarjet letrare të të atit.

20

Në panairin e librit gjatë kohës që nënshkruanit autografe kishit me vete vajzën, Mishel. shoqëronte? Jo, isha unë që e ftova të vinte me mua për të parë se si firmosja libra në Panair. Besoj se për një vajzë 9 vjeçare e gjitha kjo është një gjë tërheqëse, siç rezultoi në të vërtetë. Kam përshtypjen që ajo u ndje mjaft mirë në mes të librave dhe me protagonizmin e çdo fëmije që s’njeh hierarki dhe radhë për të folur, u përfshi në ankthin për furnizimin e pamjaftueshëm, për ardhjen në kohë të librave dhe gjëra si këto. Qëndronte pranë meje duke më përsëritur emrat e atyre që donin autografe, duke më afruar librat e herë herë edhe duke ndihmuar shitëset. Në fund e ndjeva që ishte shumë e lumtur dhe në një farë mënyre, u kujtova se kjo ishte ndoshta hera e parë që ajo kishte “punuar” si një vajzë e rritur. Ishte puna e parë në jetë, nëse mund ta quaj kështu dhe ajo u ndje mirë për këtë. Erdhi çdo ditë më mua atje dhe në fund, ndihej po aq e lumtur sa unë për shitjen e madhe të librave. Ju duk se ai sukses i takonte disi edhe asaj. Atë moment u ndjeva mirë sepse më ishte krijuar ideja që ishte indiferente ndaj gjërave jashtë atyre të sajave. Unë isha i lumtur në fëmijëri kur prindërit më merrnin në punën e tyre. Rrija i ulur në një cep dhe dëgjoja bisedat e të

rriturve. Kjo qe një nga gjërat që më pëlqente shumë, edhe pse prindërit nuk e përsërisnin këtë gjest shpesh. Besoj se kështu ka qenë me gjithë brezin tim. Vajzës sime nuk para i kishte pëlqyer kjo gjë, i ishte dukur me gjasë e mërzitshme dhe atë ditë në panair m’u duk për herë të parë sikur po rijetoja një pjesë të fëmijërisë sime. Në romanin “Hiri i Vullkanit”, ka një pasazh ku në mos gaboj, teksa personazhi del për akullore me të bijën, reflekton për ndryshimin e fëmijërisë së tij me atë të të bijës. A ndodh kjo me ty? Në fakt më shumë se sa ndryshimi, në atë pasazh reflektohet fakti se në botë dhe në shoqërinë njerëzore ka gjëra që ndryshojnë nga një brez në tjetrin, ka gjëra që vjetërohen dalin nga moda dhe të tjera që hyjnë për t’ju zënë vendin atyre. Por ka edhe një seri gjërash që janë të patjetërsueshme. Që nuk i ndryshon dot as koha, as teknologjia dhe as zhvillimi i qenies njerëzore. Unë e kam thënë aty. Dashuria është një prej tyre. Një njeri i para dy mijë vjetëve, apo një adoleshent i sotëm, dorëzohen përpara magjisë së saj në të njëjtën mënyrë. Pa pyetur për diferencat mes shoqërive në të cilat ata kanë jetuar, apo progresin botëror. Ndaj them që nëse ka dallime mes brezit tonë dhe atij të prindërve, ose mes shkurt 2012


21


Në Kopertinë

brezit tonë dhe të fëmijëve tanë, ka gjëra që nuk turbullohen nga koha dhe teknologjia, gjëra të përjetshme që përbëjnë edhe fillin e lidhjes mes brezave. Ndonëse nuk mund të bëhet kurrfarë krahasimi mes kohëve, sepse fëmijëria juaj dhe e gjithë atij brezi është më e ngjashme me atë të prindërve tuaj sesa me të fëmijëve të sotëm, teksa ke parë Mishelin të rritet, çfarë ke parë te fëmijëria e saj që të ka kujtuar veten fëmijë? Kam përshtypjen që kjo është një gjë që më shumë i takonte viteve të komunizmit. Stili i jetës nuk ndikohej nga zhvillimi botëror dhe jeta e gjyshit ngjante thuajse identike me atë të nipit. Po ai stil jete, po ai model, po ai trajtim i familjes dhe po ai raport me shoqërinë, që lëvizi shumë pak nga viti 1945 deri më 1990! Kjo ishte fatkeqësia jonë. Ndërkohë, transfromimi qe shumë i madh në botë. Në llogjikën normale të gjërave, brezi i prindërve tanë edukohej nga prindërit dhe mësuesit. Këto qenë dy institucionet bazike, ku kulti i mësuesit ishte dominues. Në brezin tonë, televizioni filloi të zëvendësonte mësuesin dhe më pas, për një brez poshtë nesh, ishte media ajo që u bë “mësuesi” dhe krijoi modele të gatshme imitimi. Ekrani i vogël prodhonte modele suksesi dhe modele jete në përgjithësi dhe përpara tij, fjala e mësuesit nuk e kishte më vlerën e parë. Për brezin që po vjen, është interneti ai që po krijon një mënyrë të re jetese, por edhe edukimi. Fëmijët socializohen në internet, krijojnë miqësi virtuale dhe gjejnë aty përgjigje për gjithë pyetjet e

22

tyre. Më shumë se sa mësuesit apo prindit, ata i drejtohen Google – it për të kuptuar apo shpjeguar gjëra që nuk dinë ende se ç‘janë. Ata janë më vetmitarë dhe kjo gjë nuk i bezdis, me gjithë shqetësimin tonë alarmant për mungesën e miqve, ose mbylljen më orë të tëra në dhomë përpara ekranit të kompjuterit. Si ka qenë fëmijëria juaj? Skamja dhe zymtësia e përgjithshme e asaj kohe, si përcilleshin në botën e fëmijës? Kanë qenë më pak të gëzuar fëmijët atëherë? Unë besoj se fëmijëria, në përgjithësi, është gjithnjë e lumtur. Pavarësisht rrethanave dhe kushteve, ajo lë gjurmë që në jetë kujtohen me një tis rozë, të ëmbël. Pyesni një njeri se si ka qenë fëmijëria e tij dhe në shumicën e rasteve do të të thotë: e mrekullueshme. Edhe pse mund të jetë rritur në një fshat të izoluar, edhe pse mbase nuk ka marrë kurrë një dhuratë në jetën e tij. Këto s’kanë rëndësi. Fëmija di të jetojë i lumtur dhe për këtë i mjaftojnë fare pak gjëra. Ajo e imja ka qenë një fëmijëri siç e thashë më lart, e bukur, e mbushur me libra, sport dhe i rrethuar nga një gjysmë dyzine plakash që kanë shënjuar fort jetën time. Edhe në një intervistë tjetër keni treguar se jeni rritur nga një stërgjyshe dhe motra e saj... Si ishte të jetoje më të? Si ishte bota e një fëmije përballë botës së tyre? Ishin disa plaka, që as vetë nuk e di se si gjendeshin rreth meje në fëmijërinë time dhe sot, jam i lumtur që ato u gjendën aty. Kur unë kisha nevojë për to dhe kur

ato më zbuluan një botë magjike, ndjellëse, por edhe të rrezikshme që ekzistonte përtej botës që prekja përditë. Ishin vajza të burrave të famshëm, dy prej të cilëve kishin firmosur pavarësinë e Shqipërisë më 1912 dhe gra burrash po kaq të famshëm, që qenë rralluar nga plumbat në jetën e trazuar politike të viteve 1920 – 1939! Në fëmijeri kishin studiuar kryesisht në Vienë dhe bota e tyre, kishte ngrirë në vitin 1945, kur komunistët kishin ardhur në pushtet. Vijonin të jetonin atë jetë, me librat klasikë gjermanisht, me çajin e orës 5 mbasdite dhe me serviset e argjendit, që në fëmijërinë time qenë rralluar shumë, o nga humbjet në vite, o nga shitjet për të mbijetuar. Bota e tyre që mbante erën e librave dhe mobiljeve të vjetra, nuk kishte asgjë të përbashkët me fjalët: aksion, zbor, ose përgatitje revolucionare, që i dëgjoja kudo. Ato talleshin me këto dhe ndiheshin dukshëm më superiore, se sa ai regjim. Natyrisht, regjimi s’pyeste fare për to, por as ato për regjimin. Mes kësaj detante, vërtitesha unë, me këshillat e prindërve, që mos i dëgjoja shumë plakat dhe mos t’i tregoja muhabetet e tyre në shkollë, se ato ca gjëra, nga mosha, nuk i dinin mirë. Prindërit kishin frikë, sot e kuptoj, por për fatin tim, ato më kishin thënë ca të vërteta të mëdha. Që m’u deshën aq shumë pas vitit 1990. Vdiqën njëra pas jetrës në vitet ’80 – të dhe e fundit që mbijetoi, arriti ta shihte rënien e komunizmit, triumfin e bindjeve të saj dhe iku nga kjo botë, me kënaqësinë e një fëmije, që befas gjen nën pemën e Krishtlindjeve, dhuratën e tij. shkurt 2012


23


Në kopertinë Kopertinë

24

shkurt 2012


Brezi juaj, ndryshe nga fëmijët e sotëm, mund të quhen fëmijët e librave. Ishte shkolla apo familja ato që e edukonin fëmijën me dëshirën për të lexuar? Ishte ambienti i përgjithshëm. Lexonin të gjithë, ata më të shkolluar dhe ata më pak. Lexonin ata me shkollë të lartë, por edhe ata që nuk kishin më shumë se sa një shkollim të përgjithshëm. Lexonin në shkollë dhe jashtë saj. Libri ishte aktiviteti kryesor intelektual në vend. Kur lexojnë të gjithë, je edhe ti i detyruar të lexosh. Rasti im nuk ishte tipiku. Prindërit e mi kishin studiuar për letërsi, ishin mësues të letërsisë dhe shtëpia ishte e mbushur me libra. Shokët e tyre të shkollës qenë bërë shkrimtarë, që po ngjiteshin në atë kohë dhe sot, janë emra të njohur të letërsisë shqipe. Ata lexonin shumë, në çdo moment të kohës së lirë dhe unë jetoja në atë atmosferë. Ju çfarë ju pëlqente më shumë të lexonit atëherë? Nuk e dija që romanet shkruheshin

edhe për fëmijë dhe një ditë, kur ime më më solli një roman të Skifter Këlliçit u mrekullova. E lexova menjëherë. Libri i dytë ishte një novelë e Arkadi Gajdarit, që po ashtu më mrekulloi. Pastaj hyra në botën e Pinokut dhe të librave të tjerë për fëmijë. Ka shumë libra që më kanë lënë mbresë në fëmijëri ose adoleshencën e hershme. Derisa hyra tek autorë më madhorë si Kadare, Turgenievi apo Dino Buxati. Kjo ndodhi në gjimnaz, kur nisa të lexoja letërsinë klasike të Tolstoit apo Hygoit. Por librat dhe heronjtë e fëmijërisë i kam ende në mend. Donifanin dhe Brianin e “2 vjet pushime”. Kapitenin Bllad, Xhon Silverin, Oskeolën, Shpellën e Piratëve dhe Bijtë e Kapitenit Grant! Ishte një botë magjike, në të cilën zhyteshe dhe tentoje të njihje botën që të priste nesër, një botë shumë larg asaj reale, por me ngjyrat dhe pasionet për të cilat ka nevojë një fëmijë! Shpesh librat shkëmbeheshin mes nesh dhe ky ritual, mbeti i pandryshuar deri në mbarim të studimeve të larta!

Ju vjen keq që fëmijët e sotëm nuk lexojnë më si dikur? Më vjen keq, por jam edhe realist se sot është një kohë ndryshe dhe një fëmijë ka shumë mundësi të tjera për të ushtruar aktivitetin e tij. I takoni asaj kategorie prindërish që mendojnë se interneti po i dëmton fëmijët? Apo se leximi më i pakët sjell diçka mangët tek ata? Po, shpesh e mendoj këtë gjë, dhe po kaq shpesh e kuptoj se veç një kontrolli që bën mirë, imponimi në këtë drejtim është i gabuar. D.m.th. mua do të më pëlqente që ime bijë të lexonte më shumë, por e kuptoj që interneti dhe ajo që gjendet aty, tërheq më shumë vëmendjen e brezit të saj. Ajo jeton në një ambient social, ku bisedat kryesore janë ato për internetin dhe atë që gjendet e ndodh aty. Eshtë donkishoteske ta shkëpusësh nga ky ambient dhe ta fusësh në atë ambient ku ke jetuar vetë 30 vjet më parë. Besoj që kjo përveçse shqetësuese është edhe e pamundur. Çdo njeri jeton kohën e

25


Në Kopertinë

tij, me prioritetet e saj, qofshin ato edhe të gabuara, sipas nesh. A i blini libra vajzës suaj? Cili është libri i fundit? Padyshim. Unë i përkas atij brezi që i vë librit rëndësi shumë të madhe. Është rritur dhe edukuar me të. Libri ishte sfida jonë e përbashkët dhe në një farë mënyrë, edhe kali i betejës i brezit tim. Ndaj mbetem gjithnjë nostalgjik ndaj librit. Kam bindjen që një seri librash janë të pakohë. Janë libra që i takojnë çdo brezi dhe vitet e koha, jo vetëm që nuk i zbehin, por e theksojnë edhe më shumë brilantesën e tyre. Besoj se “Robinson Kruzo” apo “Udhëtimet e Guliverit” janë gjithnjë libra të mrekullueshëm, edhe pse sot, fëmijët përpara se sa t’i lexojnë i shohin ato në filma vizatimorë. Kjo e dëmton disi fantazinë e tyre, por jam i sigurtë që gjithsesi, me apo pa versionin në kartona, ata mbeten libra të mrekullueshëm. Cilat janë librat e fundit që i kam dhuruar? Janë dy që kanë shenjuar edhe fëmijërinë time: “Dy vjet pushime” i Zhyl Vernit dhe “Oskeola” i Majn Ridit! Ju ka ndodhur të rilexoni ndonjë libër fëmijësh për ta krahasuar me mbresat që mund t’ju ketë lënë dikur? Jo, nuk më ka qëlluar. Kam frikë se në një mënyrë apo tjetrën, rikthimi në librat e fëmijërisë, mund t’ua prishë atyre magjinë! I vetmi që i jam rikthyer dhe kam qenë edhe më i magjepsur, është një libër ndoshta i harruar sot, i titulluar: “Tregime të moçme shqiptare”! Një libër i përshtatur nga Mitrush Kuteli. Një përshtatje e legjendave të mrekullueshme shqiptare, për fëmijë. E kam lexuar kur kam qenë diku tek 10 - 11 vjeç, por mbetej

26

magjik edhe tani, 30 vjet më pas. A jeni autoritar me vajzën tuaj? I keni vendosur ndonjëherë orare për të parë televizorin apo i keni kufizuar përdorimin e internetit? Personalisht jo, por ime shoqe e bën këtë rregullisht. Kjo është një betejë e përhershme, por jam i sigurtë që shpejt do të jetë një betejë e humbur nga ne. Do doje që ajo të bëhej gazetare më vonë? Apo më mirë të them, a do ndërhyje ndonjëherë që ajo të studionte diçka që ti do doje? Prindërit e mi që kishin studiuar për letërsi më bindnin gjithnjë që të studioja në një shkollë që “të jepte zanat”. Preferonin mjekësinë, edhe pse s’qenë të bindur se mund të ma jepnin atë të drejtë studimi. Sot e kuptoj shqetësimin e tyre dhe për shumë gjëra mendoj identik si ata. Do të preferoja për gocën një profesion si ai i juristes apo arkitektes. Ato profesione, që siç thotë Orhan Pamuku, s’të lënë kurrë pa bukë, të bëjnë të jesh gjithnjë i nderuar, por edhe tejet i mërzitshëm. Unë do preferoja gjithnjë stabilitetin që të jep një profesion. Por unë kam mundësi vetëm të sugjeroj, do të jetë ime bijë ajo që do të vendosë. Gazetare? Përse jo, është një profesion plot dinamizëm dhe shumë interesant. Po nëse ajo do donte ta linte shkollën fare? Do më vinte shumë keq. Do bëja ç’ishte e mundur për t’ja shpjeguar që kjo është një rrugë pa krye, por nëse ajo nuk do të kishte as interes dhe as kapacitet për shkollë, kjo është dicka e pashmangshme. Por them se në përgjithësi, lënia e shkollës është diçka që nuk praktikohet tani. Çështja është

që shkolla të marrë vlerë edhe për karrierën e mëpasme. Pra që shkolla që zgjedh, të jetë ajo më e përshtatshmja për karrierën ku ti do të hidhesh më pas. Jo thjeshtë shkollë, për të pasur një diplomë. Çfarë ka ndryshuar vajza te ty? Të gjitha ato që një fëmijë ndryshon tek një prind, ose më saktë tek të dy prindërit. Jeta merr një tjetër kuptim dhe ka të tjera prioritete. Në fund të fundit, nuk ka gjë më të mrekullueshme se sa kur ndjen zërin e vajzës, që të thërret sapo hap derën e shtëpisë. Eshtë një ndjenjë e papërshkrueshme. Keni sekrete ju të dy? Gjëra që ajo mund t’i ndante vetëm me ty dhe jo me Inesin? Në përgjithësi jo! Besoj se pjesën më të madhe të sekreteve ajo i ndan më të ëmën. Unë nuk i përkas kësaj pjese të saj. Nuk e di më vonë mbase po. Për t’ju kthyer edhe njëherë atij pasazhit te “Hiri i Vullkanit”, ku babai dhe vajza dalin për akullore... Cili është aktiviteti i preferuar i ju të dyve bashkë? Ha ha ha. Ka gjëra që i bëjmë bashkë, por jo kaq shumë. Luajnë shumë shpesh në ipad. Ka lojra argëtuese, ku konkurrojmë se kush do t’i kalojë më shpesh nivelet. Unë e thërras atë kur ngec, ndërsa ajo gjen disa nivele më shumë në mëngjes, që unë mund t’i kem kaluar gjatë natës, pas emisionit. Mbaj mend që kur ishte e vogël më ndihmonte për të vjelur mandarinat në pemë, ose e fundit ishte gatimi i një keku, ku unë vetëm përzieja brumin sipas recetave të saj. Por po kaq tërheqëse është të shohësh bashkë filma, që jo rrallë më bëjnë për të qeshur si fëmijë. shkurt 2012


27


28

shkurt 2012


Flappers:

‘20

Rebelet e hijshme te viteve

Flokë si të djemve, fustane që shkurtohen. Korse të zhdukura dhe stil djaloshar. Nën sfondin e muzikës jazz e nën avujt e ndaluar të alkoolit. Një revolucion i ri feminist. Që ndonëse nuk u mor më të drejtat e grave apo lirinë e votës, çliroi shumë mendje

Nga Griselda Qosja *

29


Dossier Vitet e zhurmshme

“Në rregull…jam e lumtur që është një vajzë, s’uroj tjetër veç që të jetë një budallaqe - kjo është gjëja më e mirë që një vajzë mund të jetë, një budallaqe e vogël e bukur”. Këto janë fjalët që Fitzgerald-i, shkrimtar fort i dashur, vendos në gojën heroinës, së tij Daisit. E do të jetë po Fitzgeraldi që do të japë një kontribut të vyer në veprën e tij në ravijëzimin e gruas së viteve ’20. Atë që në zhargonin amerikan do të njihet si The flapper.

Scott dhe Zelda Fitzgerald

30

Veshje dite e viteve ‘20, (majtas) dhe fustan tipik mbrëmjeje

Erë ndryshimesh Gjithçka nis bashkë me vitet e zhurmshme njezetë, ajo epokë që erdhi fill pas Luftës së Parë Botërore e që pruri valën e re të liberalizmit, turbulencat politike e sociale, por mbi të gjitha shkëmbimin kulturor mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, kryesisht duke eksportuar në këtë fundit jazz-in. Pa këtë kontekst social, vështirë se mund të perceptohet qenësia e një Flapperi. Flapper, ishte gruaja e re perëndimore e cila vishte funde të shkurtra, e linte për cudinë e të gjithëve këmbët e zbuluara për të kërcyer më lehtësisht Charlestonin dhe Quick step-in. I priste flokët shkurt, në përpjekje apo në shenjë pavarësie, njësoj si heroina e Heminguejit në “Kopshtin e Edenit”, dëgjonte xhaz dhe shfaqte hapur përbuzjen për etiketën e atëhershme të sjelljes. E thënë thjeshtë, një flapper ishte - “ajo që një mama nuk do të donte kurrë që i biri ta merrte për të notuar, pirë çaj, kërcyer e mbi të gjitha, për në zemër”, – do të shkruante Zelda, gruaja e hijshme e Scott Fitzerald-it, e cila sigurisht qe një flapper par excellence. Ish një tronditje e madhe për mamatë e asaj kohë, të cilat të mësuara me stilin e vogue në fund shekullit të kaluar të të veshurit e të sjellurit, e gjenin krejt të pavend sjelljen provokuese të këtyre çupave të reja, të cilat pinin alkool, pa e vrarë mendjen që kjo ishte koha e prohibicionizmit; tymosnin e shëtitnin klubeve natën, qëndronin në shoqërinë e djemve, krijonin raporte të përkohshme, duke sfiduar kështu hapur traditën dhe etiketën e vjetër. Megjithatë, duhet theksuar se asgjë vulgare nuk ndeshej në këtë gjeneratë vajzash: ato ishin elegante, kishin një stil krejt të tyrin, stil i cili, në Francë do të merrte emrin garçonne (krijuar me prapashtesë femërore prej fjalës shkurt 2012


franceze garçonne, që do të thotë djalë) e do të frymëzonte Coco Chanel-in në veshjet e saj, të cilat do të pëlqeheshin gjerësisht nga flapper-sat. Ky stil mëtonte t’i shfaqte ato më të reja e më djaloshare, e me ç’duket, qe një mëtim i drejtë. Përhapja e shpejtë e jazz-it, siguroi njëkohshëm edhe suksesin e stilit garçonne, aq sa edhe për të bërë romuze mbi ndonjë djalë, mund të thuhej se i pat prerë flokët, si një flapper, në kohën kur vetë stili i flapper-ave frymëzohej nga djemtë. Kërcimtarja e Charlestonit Bee Jackson

Gruaja e re ish energjike dhe në lëvizje, ish e pavarur dhe sfiduese, e në vend qe të humbiste kohë për zbukurime që e shdërronin në një objekt per dekorim krah një burri, teksa i merrej fryma nën llastika e fjongo, tashmë nën prerjet elegante të madam Coco-së, mund të luante golf, të mishëronte bukurinë dhe pa qenë e bukur, të ish elegante edhe në rroba djemsh, e mbi të gjitha të mund të ish e fortë dhe e pavarur, pa humbur për as një cast as edhe një grimë nga feminiliteti dhe joshja

modë deri në kohën kur Coco Chanel, u kthye nga pushimet me një lëkurë të bronxtë, e cila u përqafua menjëherë, si risia e çastit. E vajzat e reja nuk ngurruan ta përdornin për të treguar zhdërvjelltësinë dhe shpirtin sportiv. Mjaft të kujtojmë, banjat e gjata të diellit, që merrte heroina e Hemingueit, apo shpirtin prej atleteje të Jordan Baker, lojtares së golfit në kryeveprën e Fitzgeraldit, për të ilustruar modelin që po prezantohej tashmë në shoqëri. Është e vërtetë, pati edhe prej atyre intelektualeve, që i quajtën veç rEVOLUCiOni Që Erdhi mendjelehta e të bukura. Por kjo nuk nGA ChAnEL është e vërtetë. Shumë gra të shkolluara Pavarësisht skandalit që shkaktoi, e të edukuara mund të konsideroheshin kjo gjeneratë vajzash të reja në kuptimin e mirëfilltë të fjalës u solli plot të mira edhe flappers. Duke nisur me Zelda Fitzgerald, e duke vijuar atyre grave të cilat nuk me një sërë artistesh të pajtoheshin me to. Stili i të veshurit u thjeshtua mirënjohura. Gjithaq edhe mjaft. Gratë u liruan shumë gra të tjera, të cilat nga korsetë, e flokët e megjithëse nuk mbanin funde që ju zbulonin gjata, nisën të mbanin çorape mëndafshi, të këmbët, promovonin të brendshmet e tyre u njëjtin stil moskokëçares, të guximshëm e sfidues të lehtësuan nga pantallonat Gabrielle “Coco” e gjata, e gjithaq për vajzat flappers-eve; mund të guxoja Chanel, 1920 jo shtatlarta, popullarizimi i të përmendja gra si Gertruede takave, qe një lehtësim më vete. Stein, Etta dhe Claribel Cone, Marie Grimi, i tyre konsiderohej i rëndë Laurencin, Virginia Woolf, Fernande megjithëse përbëhej vetëm nga lyerja Olivier, e shumë të tjera, të cilat me e qerpikëve me rimel dhe buzëve me largpamësinë e tyre do të mund ta ngjyrë të ndezur. Lëkura e zbehtë kishin kthyer qenësinë e tyre, në një çmohej mjaft, megjithatë qëndroi në lëvizje të tërë avangardiste. nJë LLOJ TJETër FEminiZmi Megjithatë, vajzat e quajtura flappers, shpeshherë kufizohen vetëm si vajzat e bukura që ndiqnin festat, kërcenin, e shkelnin doket e shoqërisë së atëhershme. Një përkufizim ky i gabuar, sepse shumë prej tyre qenë mendimtare e artiste, të pranishme në mbrëmjet e organizuara nga Gertrude Stein, ku debatet artistike e politike shoqëroheshin me notat e “You have got that thing” të Cole Porter. E thënë më thjeshtë, le t’u japim rebeleve të hijshme, poeticitetin dhe vendin që u takon në lëvizjen feministe. Vërtetë nuk luftuan për të drejtën e votës, sepse suffragettet e patën siguruar për to, por me muzikën, stilin dhe veshjen, ato tronditën perceptimin e vajzave dhe grave për veten e tyre. Stili i tyre qe një manifest i dukshëm për ndryshimet që do të pasprinin jetesën dhe në idealin e tyre femëror. Rrobat e tyre mishëronin vetë substancën e gruas së re: ajo ish energjike dhe në lëvizje, ish e pavarur dhe sfiduese, e në vend qe të humbiste kohë për zbukurime që e shndërronin në një objekt për dekorim krah një burri, teksa i merrej fryma nën llastika e fjongo, tashmë nën prerjet elegante të madam Coco-së, mund të luante golf, të mishëronte bukurinë dhe pa qenë e bukur, të ish elegante edhe në rroba djemsh, e mbi të gjitha të mund të ish e fortë dhe e pavarur, pa humbur për as një çast as edhe një grimë nga feminiliteti dhe joshja. A janë modele që duhen ndjekur? E vështirë të thuhet. E rëndësishme është që ajo erë ndryshimi, të mos harrohet e të mos tregtohet për hir të mirëqenies apo komoditetit, por të shërbeje si frymëzim për t’i shkuar kundër rrymës së kthimit të gruas në objekt dhe përdorjes së saj si garniture, duke i mëshuar forcës dhe rëndësisë që gruaja përpos hijeshisë, stilit, modelit te flokëve, ka dhe duhet të ketë në shoqëri. * studente në universitetin e austin në texas në Fakultetin e arteve liberale (liberal art college)

31


DOSSIER Vitet e zhurmshme

Si të kesh look-un e një

Flapper-i Kështu quheshin në 1920-ën vajzat e pavarura, të lodhura nga rregullat e ngurta, që guxuan të sillnin një stil ndryshe në jetë, duke kërcyer, pirë pije alkoolike dhe tymosur cigare, por edhe në veshje dhe look, duke prerë flokët, shkurtuar fustanet, duke përdorur truk të fortë. Dhe atëherë lindën modelet karre, vetullat e holla, valëzimi i flokëve mbi ballë, aksesorët e flokëve dhe fustanet me temina apo thekë dhe shumë e shumë elementë të tjerë mode dhe make-up-i që i bëjnë vitet ’20 të pangatërrueshëm në stilin që krijuan. Të cilit shumë femra i rikthehen ose i marrin elementë edhe sot. Të pëlqen edhe ty ai look? Ne të ndihmojmë ta kesh...

Vishu si Flapper Fustanet Kur ble fustane, ki parasysh këto elementë: një shirit në formë brezi, por poshtë nivelit të mesit, pak a shumë tek kockat e legenit (shumë i rëndësishëm për stilin Flapper), jaka të varura nga përpara dhe pas, si dhe fustanet pa jaka. Për sa i takon materialit, kërko materiale me rruaza, me temina dhe me lule. Çorapet e holla të gjata Kur vesh çorape të gjata, rrotulloji poshtë deri mbi gju ose poshtë gjurit dhe vish zinxhirë në vend të zhartierës. Nëse vesh çorape të gjata mëndafshi, gjeji nga ato me dizenjo të qëndisura përsipër. Doreza të ngushta deri afër shpatullës Duke qenë shumë të ngushta, nuk duhet t’i ngresh çdo 5 minuta, gjë që bëhet aq bezdisëse sa të mos i vishje më kurrë e kjo do ishte për të ardhur keq. Për të qenë e sigurt që ato janë

32

të ngushta sa duhet, zgjidhi me të paktën 15% llastik në përbërje. Gjithashtu ki parasysh që dorashkat më të gjata do bien më ngadalë se të shkurtrat (si ato deri te bërryli dhe të shkurtrat fare. Elementë të tjerë të rëndësishëm për një look vitesh ‘20: • Kapelet stil cloche, kapuçat peekaboo dhe kapelet me pupla • Fashat që vendosen në kokë, sidomos ato me pupla • Elementë me pupla dhe thekë • Funde deri te gjuri, ose pak poshtë gjurit • Kostume të thurura me fund • Pulovra të thurura • Dantellë • Vargje të gjatë me perla • Xhaketa gëzofi • Fustane pa mëngë janar 2012


1 4

Laps i zi sysh Clarins Apliko lapsin rreth syve edhe në këndin e brendshëm për më shumë thellësi dhe dramacitet. Mund të krijosh dhe një hark me laps në harkun e qepallës për një truk plotësisht skenik.

3

Lehtësisht përgjatë mollëzave për pak nuancë të ëmbël. Jane Irredale

2

5

Thekso vetullat me një laps një ton më të errët se ngjyra natyrale

Lëkura duhet të jetë mat dhe kjo arrihet me Bare Naturale ose Infallible nga L’Oreal, e kombinuar me ngjyrën natyrale të lëkurës.

Vijëzo konturin e buzëve Crayon Petite Automatic

Me glamour-in e atyre viteve Po për sa i përket make up-it? Kemi menduar dhe për këtë. Si fillim, meqë jemi te make up, po ju themi një kuriozitet: shumë marka të njohura në vitet 1920, vazhdojnë edhe sot të jenë të njohura: Avon, Max Factor, Elizabeth Arden ishin shumë popullore mes flappers. Së pari duhet të kesh parasysh që ta pastrosh mirë fytyrën para grimit si dhe në fund të ditës. Të duhet një bazë e mirë për të punuar mbi të. Askush nuk ka parë një flapper me lëkurë problematike... JA HAPAT: 1. Mbulo fytyrën dhe buzët me një shtresë të hollë fondëtinte që përshtatet me nuancën e lëkurës (buzët duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë si lëkura, në këtë fazë) dhe mbuloje me pudër në zonën T (ballë, hundë, mjekër). Apliko pluhur rozë në mollëza. 2. Rregullo vetullat. Flappers janë të njohura për vetulla të vogla. Ato duhet të jenë shumë të holla, si dhe të

drejta ose pak të harkuara. Theksoji vetullat duke i lyer me një laps ngjyrë kafe. 3.Flapper-at dëshironin të kishin sy të mëdhenj fëmijësh. Kështu që apliko smokey eye-makeup. Përfundoje lyerjen e syve me një maskarë të errët, për t’i bërë vërtet të rëndësishëm. 4. Ja ku erdhëm te pjesa më e rëndësishme e look-ut Flapper: buzët! Duhet që harku i buzës së sipërme të jetë shumë i theksuar. Para se të fillosh, si e thamë duhet t’i kesh mbuluar buzët me fondotintë. Ka dy mënyra për të krijuar këtë look. E para është të marrësh një laps të kuq dhe të vizatosh dy maja në mes të buzës së sipërme: mos i mbush nga brenda këto maja, as pjesën tjetër të buzëve. Ose nëse dëshiron, mund të marrësh një buzëkuq në trajtë kremi, të lyesh gishtin dhe ta kalosh dy herë mbi harqet e tua të buzëve. Pastaj mund të lyesh gjithë buzët me buzëkuqin e zgjedhur.

Beauty Idea për make up

dhe flokë në stil vitesh ’20 mund të merrni spunto nga sfilata e Zac Posen: flokë të mbledhur me valëzime të rregullta dhe truk që e vë theksin te shikimi me qerpikë false super të gjatë, penel dhe hijezues të hapur që thekson sytë

Gloria Swanson aktore dhe këngëtare amerikane e famshme në vitet ‘20

33


DOSSIER Vitet e zhurmshme

Christan Aguilera

Me kokën pas në vitet ‘20 Look-u flapper nuk do jetë i plotë pa flokë Flapper. Flokët janë një element shumë i rëndësishëm për këtë look dhe duhet të ishin edhe vetë të rëndësishëm. Gati në mënyrë qesharake të rëndësishëm. Flappersat i mbanin flokët të shkurtër deri te veshi me model kare. Nëse ke flokë të drejtë mund t’i mbash në një model karre të sheshtë. Nëse i ke kaçurrela mund të krijosh një karre të egër e të pabindur! Zgjedhja për të prerë baluke të takon ty. Dihet që disave iu pëlqejnë shumë

flokët e gjatë. Eh, është koha për të ndryshuar. Bëhu e guximshme! Askush nuk mund të thotë që nuk i shkojnë flokët e shkurtër, siç dëgjojmë shpesh: ka shumë modele të ndryshme karre që iu përshtaten formave të ndryshme të fytyrës. Pyet një parukier profesionist se çfarë modeli të shkon më shumë. Gjithashtu duhet të provosh edhe valëzimin e famshëm të flokëve në pjesën e balukeve mbi ballë, e që zbret më pas në gjatësinë e flokëve, që të çon menjëherë në ato vite.

Louise Brooks, ikonë fashion e viteve ‘20

FINGER WAVES ME GISHTAT E TU Për të realizuar valëzimet, duhet t’i lyesh flokët e lagur me xhel ose shkumë, produktin që përdor zakonisht për t’i stiluar dhe të t’i krehësh për të formuar valëzime me gishtat e tu. Vendos se ku do të nisë valëzimi dhe vendos gishtin e mesit të shtirë mespërmes flokëve në atë nivel. Pastaj merr krehrin dhe ngjishe në anë të gishtit në pozicion pingul dhe tërhiqe pas nja 2 cm për të formuar një kthesë. Pa e shkëputur nga koka ktheje në pozicion shtirë, të ngjeshur me skalpin. Pastaj, ngjish gishtin tregues pranë gishtit të mesit dhe mbaje të shtrënguar valëzimin e krijuar. Ngrije krehrin në pozicion vertikal, krih flokët në drejtim të kundërt. Zbrite gishtin e mesit deri në pikën kur do kurba e lakuar që po formon me flokë do kthehet në rrëzë. Duhet të përfundosh me një kreshtë flokësh ku të gjithë harqet kanë një drejtim dhe një valëzim në formë C-je në drejtim të kundërt, në fillim. Në hapin e radhës lëviz më poshtë në një ose dy gishta distancë dhe nis të bësh një tjetër hark si ai më sipër. Ndërto valë sa më shumë që të mundesh. Kur të thahen, valët mund të krihen me kujdes dhe të japin rezultatin e një modeli finger waves.

34

janar 2012


Kim Kardashian

Tyra Banks

Charlize Theron

Me valëzimet e viteve ‘20 PO FLASIM PËR VALËT E FLOKËVE, TË QUAJTURA FINGER WAVES. TË CILAT RIKTHEHEN VAZHDIMISHT NË MODELET E FLOKËVE TË FEMRAVE TË NJOHURA DUKE SJELLË SHARMIN E ATYRE VITEVE. LE TË HEDHIM NJË SY MBI DISA NGA PERSONAZHET QË KANË SHKUAR NË VITET ’20 ME FLOKËT E TYRE LILI SJELL VITET ‘20 Grimierja dhe parukierja Lili Ismaili e ka institucionalizuar këtë model flokësh në skenën e disa spektakleve ku ajo është kujdesur Lili Ismaili për look-un e protagonisteve. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për flokë të gjatë apo të shkurtër, ia del njëlloj mirë edhe te biondet dhe te brunet. Ajo e ka arritur me mjeshtëri modelin edhe me flokët e paktë të Alketa Vejsiut, apo me flokët e shkurtër të Valbona Çobës. Edhe protagonistet e Dancing with the Stars, janë shfaqur (në dy edicionet e para Lili ka qenë hair stylist) me këtë model flokësh, sidomos kur në program ka pasur kërcime të atyre viteve.

Vanessa Hudgens

Valbona Çoba

LE TË FEJOHEMI DHE TË MARTOHEMI NË ’20-ËN

Halle Berry

Lili Ismaili është kujdesur për look-un e Valbona Çobës, ditën e dasmës së saj. Flokët e shkurtër të Bonës u shndërruan në një finger wave të mahnitshëm. Edhe brunia tipike Amarda Toska, në ceremoninë e fejesës së saj me Ermal Mamaqin, zgjodhi pikërisht valëzimin alla ’20.

Olta Gixhari Ami dhe Ermali në ceremoninë e fejesës Alketa Vejziu

Natasha Cunningham

35


DOSSIER Vitet e zhurmshme

Dèco ART QË VISHET

Na ishin njëherë fustanet e valëzuar me shkëlqim të mbuluar me thekë, flokët alla garçonne, kapelet cloche, vargjet e perlave, buzët flakë të kuqe dhe qerpikët e gjatë. Na ishin njëherë flapper girls, ato që kërcenin të shpenguara nën ritmin charleston deri sa zbardhte. Ishin Roaring Twenties, që pikërisht këtë sezon kthehen në pasarelat e modës së lartë. Ja ku është një përzgjedhje e bazuar në grintën e detajeve, në atë sensualitet dhe liri që falin me silhouette-t e tyre fluide.

36

Mark Fast

Vionnet

IT BAG Me monedhë Minaudière me luspa të arta, Bulgari.

Julien Macdonald

Duhet të jetë një clutch e vogël dhe e çmuar. Detaji që e bën të veçantë? Zinxhir që të çliron duart!

shkurt 2012


sANDALet Roberto Cavalli

Rreptësisht me rripa në formë T-je dhe elementë me ndriçim. Do ishte e pamundur t’u rezistoje para një mbrëmjeje të çmendur në pistën e kërcimit!

Ralph Lauren

Femërore Elie Saab, në ngjyrë rozë, me disa rripa të hollë elegantë.

Mark Fast 2012

Blumarine

Me takë të ulët Fiks si në kohën kur takat sa nisën të përdoreshin dhe lartësia ishte ende e ndrojtur, Leila.

JO VETËM

MOdË

Barbara Bui

“The Great Gatsby” (në 2012 do shfaqet dhe remake i tij, kthe faqen për më shumë informacion) është një roman i autorit amerikan F. Scott Fitzgerald. Publikuar për herë të parë në vitin 1925. Mbahet si një nga romanët përfaqësues të epokës së jazzit. Scott është pjesë e shkrimtarëve të brezit të humbur, ndërsa bashkëshortja Zelda Sayre Fitzgerald, gjithashtua autore romanesh, e pagëzuar nga i shoqi si e para Flapper girl amerikane është një simbol i viteve ’20!

Marc Jacobs

Si pasqyrë Me fileto që kontrastojnë, Roger Vivier (820 Euro)

Fokusohu te: Çantat me rripa ose më saktë me zinxhirë të gjatë dhe zbukurime ton sur ton, qëndisma dhe punime dekorative dhe pjesë metalike.

Chanel

Gucci

Marchesa

Etro Spring

Valentino

37


DOSSIER Vitet e zhurmshme

kËshILLA MoDe i GjatË VS i SHKUrtËr Dy modele për të sjellë vitet ’20 by night. Nga fustanet që ndjekin siluetën e trupit te minifustanet që ngjajnë si këmisha nate të mbuluara me rruaza dhe temina. Në tonet e të bardhës ose të metaleve të çmuara: ar, argjend dhe bronz.

Ylli Blake Lively Aktore dhe muza e Karl Lagerfeld, këtu me një veshje Marchesa. Thekët lëvizin dhe qëndismat ngjajnë si tatuazhe. Dior

Christian Dior

Alberta Ferretti

RL17

Valentin Yudashkin

Christian Dior

NJË IDe e shkËLQYeR Një ide për mos të kaluar pa rënë në sy: një çadër e qëndisur me dantellë, por dhe një rrip-stoli për flokët që të bën menjëherë një balerinë charlestoni. Swarovski

38

shkurt 2012


Fokusohu te:

Një scoop kinemaje

The Great Gatsby rikthehet: nga remake-u i filmit me Leonardo di Caprio dhe Carey Mulligan deri te sfilata e Ralph Lauren e gjithë e frymëzuar nga heroinat e Fitzgerald-it.

Gjeometria Art Deco gjatë ditës i lë vend blloqeve të ngjyrave dhe linjave të pastra.

Ralph Lauren

Davidelfin

Gjatë xhirimeve të filmit “The Great Gatsby”

Dhe ka edhe më filma që sapo kanë dalë dhe kanë paraprirë tendencën e viteve ’20.

The artist filmi pa zë i sapo xhiruar dhe shumë i vlerësuar aktualisht

Midnight in Paris Marion Cotillart, vajza flaper e preferuar për Woody Allen

Hermes

39


DOSSIER Vitet e zhurmshme

Sfilatat më ‘20 që ekzistojnë

Thekë, dantellë, kristale dhe qëndisma. Mjaftojnë pak ndërhyrje për t’i shndërruar fustanet në vepra të vërteta arti për t’u veshur: sot, si atëherë, do ju admirojnë. Ndoshta pikërisht tek vallëzoni jazz.

Veneta Ferreti

Veneta Ferreti

Ann Demeulemeester

Emilio Pucci Dolce Gabbana

40

Gucci

Sharon Wauchob

Temperly London shkurt 2012


Versus

Patrizia Pepe Marco de Vincenzo

Roberto Cavalli

Patrizia Pepe

Roberto Cavalli

41


Dossier Vitet e zhurmshme Bulevardi Musolini 1928-’29. Sot Rruga e Kavajës

PRINCESHAT E MODËS D

uket si një dukuri ekskluzive e ditëve tona, të shohësh në mjediset shqiptare po atë stil veshjeje, po atë model të fundit të këpucëve dhe fustaneve, që lançojnë shtëpitë e modës nëpër botë. Madje ende themi që “këtu te ne moda vjen me vonesë”. Por ja që po të hapësh albumet e familjes së presidentit e më pas mbretit Zog, sheh se motrat e tij, janë të veshura pikë për pikë sipas modës së atyre viteve.

Mbreti Ahmet Zogu me të motrat (nga e majta në të djathtë) Rukije, Myzejen, Nafije, Sanije, Maxhide

Në Pallat në Tiranë të motrat e Zogut qeshnin me djem Dhe zbutnin turinjtë me krem parizian ‘Margerit’ Niseshin në botë princesha Sanie, princesha Myzejen, malli i digjte të shihnin Paris, Vjenë, Uall-Strit Dritëro agolli, “nënë shqipëri”

42

Mbreti Ahmet Zogu me nënën, motrat dhe nipin e tij

shkurt 2012


Burrat Rregulla Përdorimi

is here to stay SI DASHURIA NË KËNGËN HIT “LOVE IS HERE TO STAY”...DHE VETËM PREJ DASHURISË E PASIONIT JAZZ-I EKZISTON NË TIRANË, NË ATO FARE PAK LOKALE QË E LUAJNË, NË ATA MUZIKANTË QË U JAPIN JETË NETËVE TË JAZZ-IT, NË ATO RADIO QË E BËJNË TË DËGJOHET NON STOP... KA NJË RRUGICË VIRTUALE JAZZ NË TIRANË. E AFTË TË TË ÇOJË NË BOTËN E ATYRE TINGUJVE. EJANI ME NE Nga ArTA ÇANo

S

igurisht vendi nuk është një vend që shet pije alkoolike në mënyrë të paligjshme. Sepse jashtë nuk janë vitet ’20, vite kur në SHBA alkooli u shpall i jashtëligjshëm dhe njerëzit grumbulloheshin në këto qoshka rebele, luanin dhe dëgjonin Jazz, për t’i dhënë emrin epokës së tyre The Jazz Age. Jashtë janë mbrëmjet me shi të Tiranës, sot. Por brenda ama luhet, dëgjohet, e madje dhe këndohet e kërcehet ajo lloj muzike. Edhe pse jashtë, nuk është fare Epoka e Jazz-it. Por kjo nuk është se i bën të ndihen më pak mirë njerëzit që e kanë ngritur këtë vend dhe ata që shkojnë të dëgjojnë jazz. Përkundrazi! Gjithmonë ka diçka intriguese, një si farë mendjemadhësie aspak të dëmshme të pasurit e një shijeje ndryshe nga ajo e përgjithshmja, të pëlqyerit e diçkaje që s’është në modë për momentin, por që është shkrirë njëherë e mirë me kohën dhe rri brenda saj. Kështu ndodh tek Boom Boom Room, aty në kilometrin e tretë të autostradës Tiranë-Durrës ku, çdo fundjavë, Olsa Papandili dhe banda e shtëpisë interpretojnë muzikë jazz (ndërkohë që gjatë çdo dite, në çdo orë të saj, muzika që dëgjohet në ajër është po jazz) në skenën e ngritur në qendër të lokalit, me një ekran të madh pas e me hapësirën njëkohësisht të madhe e intime përpara, në dekorin e së cilës

spikasin portretet e të mëdhenjve Louis Armstrong apo Ella Fitzgerald. Dhe tavolinat e drunjta të restorantit dhe barit, në kohën kur nis interpretimi janë gjithmonë plot me njerëz, përgjithësisht mbi të tridhjetat dhe pse ka tek-tuk edhe ndonjë tavolinë femërore me 20 e ca vjeçare. Ata shijojnë çdo pjesë që luhet aty nga e para në të fundit dhe pse dihet që kulmi i atmosferës arrihet në kohën e hiteve botërore si “Summertime”, “Fever”, “Sweet home Chicago”, por dhe kur këndohet

Skena e Boom Boom Room-it FOTO: ARMAND SALLABANDA

shqip si për shembull kënga “I dehun jam” e Nexhmije Pagarushës apo ato të festivaleve të dhjetorit. Sepse edhe muzika shqiptare e para ‘90-ës ka pasur ndikimet e saj nga kjo rrymë. Festivali i njëmbëdhjetë për shembull siç thotë muzikanti Sokol Sejdo, “mbante krejtësisht erë jazz”... E në këto çaste nuk ka rëndësi çfarë vitesh janë jashtë dhe as çfarë është në modë, në muzikë, në stil jete, apo në veshje...Rëndësi ka muzika e mirë, që në këtë rast quhet jazz!

43


Dossier Vitet e zhurmshme

A

Duke interpretuar live në Boom Boom Room, në mbrëmjen e 11 shkurtit, Zig Zag Orchestra dhe Dren Abazi nga Kosova.

Ku jazz-i thotë: Sweet home Tirana Kësaj muzike, një adhurues e njohës shumë i mirë i saj mendoi t’i krijonte një shtëpi në Tiranë, Boom Boom Roomin e parë, që në vitin 1998. Nuk u desh shumë që ai të bëhej vendi më i pëlqyer për fansat e muzikës jazz dhe jo vetëm ata. Nuk është e nevojshme ta vrasësh mendjen pse. Ishte një nga të paktat, në mos i vetmi vend i asaj natyre, ku duhet të hyje me bileta, ku një nga zërat më të mirë si Vikena Kamenica, pasuar më vonë nga të tjerë, këndonte live hitet e jazz-it dhe sillte në këtë variant edhe këngë shqiptare, siç ndodh edhe sot me këngëtarët apo bandat që interpretojnë live. U bë një vend i frekuentuar nga të huajt, që të pranishëm në Tiranë në numër më të madh se zakonisht për shkak të luftës së Kosovës, gjetën te Boom Boom Room diçka të ngjashme me mjediset dhe llojin e muzikës të vendeve nga vinin. Kështu përfaqësues të misioneve të ndryshme, por edhe ndonjë ambasador, u bënë vizitorë të rregullt, ashtu si dhe politikanë e artistë shqiptarë, njerëz që pëlqenin muzikën jazz prej vitesh, por edhe të tjerë që u dashuruan me të aty. “Lokali kishte dy kate, kujton bashkëshortja e pronarit të tij. Në katin e parë kishte muzikë bashkëkohore diskotekash, në të dytin organizoheshin mbrëmjet jazz.

ta bëjnë kryesisht Balkan Jazz, një përzierje e Jazz-it me muzikën ballkanike dhe përveç këngëve të tyre, sjellin në këtë stil dhe këngë të tjera të muzikës qytetare të zonave të ndryshme të Shqipërisë, si për shembull “Jorgjica”-n korçare apo “Po të jemi bashkë ne të dy” të Shkodrës. “Më pëlqen kjo lloj muzike, unë jam rritur me muzikën jazz,thotë Dreni, duke u përgatitur për natën live në Boom Boom Radio,-dhe mendoj se nuk do shkëputem ndonjëherë prej saj. Ka shumë lloje të bukura muzike, ka shumë muzikantë që bëjnë shumë mirë muzikën e tyre, por mua më pëlqen kjo rrymë dhe mendoj se këtë bëj më mirë”.

Ngadalë-ngadalë shihnim që klientët linin katin e poshtëm dhe ngjiteshin lart”. Derisa erdhi ajo kohë që në katin ku dëgjoheshin këngë si “Strange fruit” nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës e as të ndonjë fruti tjetër, e megjithatë të gjithë mërmërisnin I’m feeling good dhe pas gjithë ç’kishin hequr në Shqipërinë e trazuar të asaj kohe, në fund të viteve ’90, në një lokal të Tiranës ku luhej live jazz, njerëzit mund të këndonin me gjithë shpirt “It’s a wonderful world”... Pas disa vitesh ai lokal u prish, duke prishur kështu “vendin” për fundjavat e një grupi njerëzish, të lidhur me atë muzikë dhe me atë atmosferë. “Disa klientë të përhershëm, punonjës të një banke, që vinin si grup të dëgjonin muzikë te Boom Boom Room-i i parë, e që ishin bërë miqtë tanë na treguan disa copa muri të identifikueshme të lokalit, të cilat i kishin marrë pas prishjes së tij dhe i ruanin si relike”, kujtojnë të zotët e lokalit (ata vetë kanë ruajtur vetëm disa targa të vjetra amerikane makinash, që vazhdojnë të jenë element i dekorit të Boom Boom Room-it). Boom Boom Room, pak, por e sigurt, kishte hyrë në historinë e jetës së natës së Tiranës! U hap përsëri disa vite më vonë në zonën pranë stadiumit Dinamo. Vazhduan të interpretojnë këngëtarë dhe muzikantë të njohur

si Anjeza Shahini, Alfred Ruçi, Gent Rushi, Flor Luari, Brikel Guga, Altin Llakaj dhe Juliana Pasha, Aurela Gaçe etj.etj. Por edhe ky u mbyll ca vite më vonë... Jazz-i në Tiranë... si një Englishman në New York Sigurisht që muzika jazz nuk është nga ato llojet e përhapura të muzikës, fans i saj nuk bëhesh dot pa një farë kultivimi, shijeje dhe kulture muzikore, e ndonjëherë edhe pa një farë moshe... Kjo është një karakteristikë e dëgjuesve të jazz-it, së cilës duhet t’i shtosh edhe fenomenin shqiptar të hapjes me botën vetëm pas ’90-ës. Kështu që nëse hap një jazz club në Tiranë, sigurisht nuk pret t’u bësh konkurrencë club-eve ku buçet muzika komerciale dhe energjia studentore. Më tepër se biznes është konkretizim i një pasioni, që të paktë janë njerëzit që e kanë, për këtë muzikë. Përveçse te Boom Boom Room, ky pasion është konkretizuar në vite të ndryshme në emra të ndryshëm lokalesh, të cilët nuk i sheh më në të njëjtat vende, si për shembull te jazz club-i Take Five te rruga e Elbasanit, ku luhej gjithashtu live, Rei Jazz Club më pas, që më vonë u quajt Rei jo vetëm jazz Club, ku kanë interpretuar artistë shqiptarë si Juliana Pasha, por dhe të huaj, një Take Five tjetër pranë

Targat e vjetra në muret e Boom Boom Room-it të trashëguara që nga lokali i parë. Djathtas, gjatë një mbrëmjeje live

44

shkurt 2012


stadiumit Dinamo, i cili gjithashtu, prej pak kohësh, nuk ndodhet më aty. Nuk mund të ndodhë që këtu jazz-i të kthehet papritur në një muzikë aq në modë sa njerëzit të mbajnë radhë për ta dëgjuar. Plus që do ishte e çuditshme të bënte boom në commerce, diçka jo komerçiale siç është muzika jazz. Ndoshta dhe ngaqë jetojmë në këto vite... Në fakt, dhe pse kritikët e muzikës shprehen se ato nuk kanë një karakter muzikor të përcaktuar, pranojnë se mbizotërojnë disa rryma, zhanre të ndryshme të muzikës rrok dhe të asaj elektronike, por jo jazz. Sigurisht që, nga fillimi i viteve 1900 kur u lind në komunitetet afrikane të Amerikës si një miksim i traditës muzikore afrikane dhe evropiane, e që nga regjistrimi i parë në vitin 1917 i bandës “The Original Dixiland Jazz Band”, i cili arriti rekorde absolute, kjo muzikë ka pasur zhvillimin e saj. Por që nga koha e Jazz Age, nuk është përhapur aq sa t’i japë emrin edhe viteve. E nëse ndodh kështu në botë, në Shqipëri, me gjithë përpjekjet e bëra, dashuria masive ndaj kësaj muzike nuk ka si të mos jetë, më e vakët. jazz on air Në kohën kur Boom Boom Room-i numër 1, u mbyll, ata që e kishin hapur, si të mos donin që muzika jazz të heshtte në Tiranë, hapën Boom Boom Radio. Kështu, që nga viti 2002 në frekuencat 101.2 FM, transmetohet muzikë jazz. “Mbizotëron standard jazz, këngë të viteve ’20, ’30, ’40 të sjella nga artistë të ndryshëm në variante të ndryshme, pjesë më të vona nga Tony Bennett apo nga Norah Jones, muzikë blues etj”, tregon gazetarja Adela Mansaku, që ka qenë pjesë e BBR që kur është hapur para dhjetë vitesh dhe di të thotë, ndoshta më mirë se kushdo, që radioja e ka krijuar grupin e dëgjuesve besnikë. Ndërkohë është një radio tjetër shqiptare, këtë herë vetëm me muzikë dhe që funksionon on line, që transmeton rryma të

ndryshme të muzikës jazz: Tirana Radio Jazz, që gjendet duke klikuar www.tiranaradiojazz.com. “Rrymat që transmetohen në Tirana Jazz Radio janë nga më të ndryshmet, gjithmonë bëhet fjalë për ato rryma që kanë në qendër të tyre Jazz-in, p.sh. paradite ne transmetojmë muzikë më me ritëm dhe dëgjuesi dëgjon Smooth Jazz, Funk, Acid Jazz, Swing, Fusion etj., ndërsa pasdite dhe natën muzika është shumë më e qetë”, tregojnë themeluesit e kësaj radioje, një grup prej tre vetash, të cilët kur e themeluan këtë radio on line, nuk kishin për ngritjen e saj themel më të fortë se pasionin. Ata punuan shumë për të përzgjedhur këngët, që është dhe puna kryesore për një radio të kësaj natyre. “Për përzgjedhjen e pjesëve muzikore apo këngëve që transmetohen në Tirana Jazz Radio është punuar për një periudhë gati 7 mujore, periudhë në

të cilën u dëgjuan rreth 100.000 pjesë dhe u vendos që rreth 12.000 prej tyre të transmetoheshin. Përzgjedhja u bë nga të gjitha rrymat jazz dhe pjesët apo këngët më të mira të muzikantëve që ne kishim në dispozicion, po ajo muzikë që ne e konsideronim si më të mirën prej tyre. Nuk e vendosim ne se cila këngë apo pjesë është më e mirë, por ajo që ne mendojmë se do të jetë më e mirë për dëgjuesit”. Dhe nuk ndodh, siç ndodh në radiot konvencionale, ku hiti komercial i momentit transmetohet disa herë në ditë, deri sa veshi të velet me të, koha e duhur që shtëpitë diskografike po komerciale, të hedhin në treg një tjetër hit të ngjashëm. Rregullat në botën e jazz-it (e dhe të radios që transmeton këtë lloj muzike) deri diku të veçuar nga bota e showbizz-it, janë të tjera... “Një pjesë muzikore apo këngë transmetohet rreth një herë në muaj,

45


Dossier Vitet e zhurmshme domethënë një këngë të kënduar nga Sting p.sh. mund ta dëgjosh vetëm një herë në muaj, por të njëjtën këngë mund ta dëgjosh edhe nga muzikantë të tjerë. Në transmetimet tona nuk ka këngëtar apo periudhë e cila mund të ketë prioritet ndaj një tjetre. Në bazë të përzgjedhjeve që kemi bërë dhe të fonotekës që kemi në dispozicion realizojmë playlista që të paktën deri tani kanë qenë të pranuara dhe të pëlqyera nga dëgjuesit”. Të cilët nuk i mungojnë Radio Tirana Jazzit. Muajin e fundit, nga të dhënat e regjistruara, për shembull, faqen e saj e kanë vizituar më shumë se njëherë, rreth 2400 persona, shumica e të cilëve nga territori i Shqipërisë, por edhe të tjerë shqiptarë ose të huaj nga ShBA-ja, Italia, Greqia e me radhë. Vizitorët kalojnë mesatarisht një orë në shoqërinë e kësaj radioje. Dhe ndërkohë që dëgjon muzikë në këtë radio-faqe interneti, mund të shfletosh on line një enciklopedi të vogël mbi botën e jazz-it, historikun, këngët që kanë bërë epokë dhe biografitë e disa nga artistëve më të njohur të kësaj muzike, përfshirë edhe disa shqiptarë. Sepse dhe shqiptarët bëjnë jazz...

Sokol Sejdo, muzikant, pedagog prej 11 vitesh në Liceun Artistik “Jordan Misja”

46

Në Grand Cafe de Paris

Është koha për të thënë xhaz Në faqen www.tiranajazzradio.com, gjen mes emrave më të mëdhenj të muzikës jazz dhe shqiptarët që e luajnë apo e këndojnë atë si Ervin Dhimo, Brikel Guga, Elina Duni, Emiljano Dhimo, Kujtim Spahiu, Hektor Duri. Dhe pse Shqipëria nuk ka traditë të madhe në këtë gjini muzikore, i ka pikat e saj të kontaktit me të. Siç është për shembull Eda Zari, me një karrierë ndërkombëtare. Apo siç kanë qenë festivalet e xhazit, Tirana Jazz Festival me drejtor artistik muzikantin e njohur Fatos Qerimaj, zhvilluar për vite me radhë në Tiranë, apo Shkodra Jazz Festival, ku janë mbledhur artistë vendas e të huaj të kësaj rryme muzikore. Një artist i tillë është dhe Sokol Sejdo. I diplomuar në Akademinë e Arteve për Klarinetë, por me një pasion të madh për saksofonin ai ka publikuar një album, të parin në Shqipëri të këtij lloji me muzikë për saksofon (Tenor&Alto&Soprano) të titulluar “Njollë bardhësie”. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai është angazhuar në aktivitete xhazi, ku më i fundit është koncerti i 2010-ës në Akademinë e Arteve. Ndërkohë prej disa javësh, ka vendosur një lidhje më intensive me publikun që e preferon këtë lloj muzike, pikërisht në mjediset e Grand

Cafe de Paris, në Tiranë, ku çdo të enjte interpreton live në saksofon i shoqëruar nga një koleg në kitarë. “Qëllimi është t’i qëndrohet besnik jazz-it dhe të krijohet një atmosferë krejt ndryshe, qetësie, profesionaliteti, për t’iu larguar zhurmës apo komercialitetit të përditshëm”. Repertori përmban tema nga autorë të ndryshëm që nga vitet 1920 deri në vitet 1990 që vijnë në variante të reja të ndryshuara nëpërmjet improvizimit, një karakteristikë e kësaj muzike, te e cila është i njohur improvizimi i tingujve-jo fjalë nga vokalistët. Përgjithësisht janë hite, që nga “Take Five”, “Smoke gets in your eyes”, “Besame Mucho” e me radhë dhe ndodh që publiku, e sidomos të huajt, t’i njohin që në tingujt e parë... Por edhe fansat shqiptarë janë shumë të përfshirë. “Fansa mund të them se ka pasi veshi i publikut është rrahur vite më përpara. Duke eksploruar kam gjetur banda jazz të viteve ‘50 në Shqipëri, bashkëpunime shqiptaro- italiane...dhe pse, më pas, që nga festivali i 11-të me kompozimet e arranxhimet e të madhit Gaspër Çurçia.....ka pësuar një stop të madh”. Por më pas, xhazi në Shqipëri është vendosur sërish në start, jo të ndonjë sprinti të fuqishëm, por të një shëtitje për kënaqësi... Dhe ne bëmë një copë udhe me të. shkurt 2012


47


DOSSIER Vitet e zhurmshme

CHANEL më shumë një emër për modën apo stilin? MODA IKËN, STILI MBETET ËSHTË NJË NGA SHPREHJET QË KANË MBETUR NGA COCO CHANEL, BASHKË ME KAPELET RRUMBULLAKE, PERLAT, KOSTUMET DYNGJYRËSHE… AJO PA DISKUTIM KA THEMELUAR NJË NGA SHTËPITË MË LUKSOZE TË MODËS NË BOTË. POR, NËSE DISA EMRA TË TJERË MUND T’I KRAHASOJNË TË ARDHURAT SHUMËMILIONËSHE ME TË SAJAT, VËSHTIRË SE MUND TË KENË SJELLË GJITHASHTU NË MODË STILIN QË AJO SOLLI, ME ELEMENTË QË QUHEN CHANEL EDHE KUR NUK I KANË NË TRUP C-TË E KRYQËZUARA

48

Gabrielle Bonheur “Coco” Chanel, 1883-1971

G

abrielle Coco Chanel është stilistja që ngriti skenën ku më pas do shfaqej moda me koleksionet dhe sfilatat e saj. E talentuar edhe si businesswoman, themeloi një nga shtëpitë e modës më me influencë duke krijuar një stil të spikatur, ndërgjegjen për markën dhe një zhurmë sociale rreth vetes ashtu si askush më parë. Ajo është e vetmja nga stilistët që është përfshirë në TOP 100: The most important people of the Century. Në librin e Joshua Zietz “Flapper” Chanel quhet “gruaja e duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur”. Ajo kishte pasur një fëmijëri të varfër dhe më pas ishte edukuar në një shkollë katolike që shërbente edhe si shtëpi fëmijësh, ku përveçse kishte mësuar të përdorte mjeshtërisht gjilpërë e gërshërë mbi rroba, ishte bërë gruaja tipike moderne që s’ndjete nevojën për t’iu përulur së shkurt 2012


Veshje të krijuara nga Coco Chanel në vitet ‘20 dhe (djathtas) kostum tipik dyngjyrësh Chanel

shkuarës. Kur Coco mbushi 18 vjeç, ajo ishte e detyruar të largohej nga shtëpia e fëmijës dhe u bashkua me cirkun e Moulins si këngëtare kabareje. Gjatë kësaj kohe, Chanel performonte nëpër bare ku e thërrisni “Coco”. Disa thonë që emri vjen nga një këngë që ajo e këndonte në këto bare, ndërsa vetë Chanel ka thënë që ishte një “version i shkurtuar i coquette”, sipas një artikulli te The Atlantic. Në këto bare, ajo takoi pasanikun e ri Étienne Balsan, i cili e ndihmoi për të hapur një dyqan në vitet ’20 ku ajo dizenjonte kapele. Më pas e zhvendosi dyqanin e saj në lagje më chic të Parisit, ku krijonte kapele dhe veshje, të cilat revolucionarizuan mënyrën e veshjes së atyre viteve. Shpirti i Chanel përmbledh pikërisht esencën e viteve ‘20. DIZENJIMI I GRAVE MODERNE Coco Chanel dalloi nevojat dhe dëshirat e grave dhe e dizenjoi modën e saj rreth asaj që gratë donin...Dhe gratë në vitet ’20 donin liri nga shtrëngesat që shoqëria dhe vetë bota e modës kishte vendosur rreth tyre. Gratë donin bukuri pa zinxhirë. Coco Chanel vetë ishte gruaja moderne e kohës: vizioni i saj jetonte në veshjet dhe sjelljet, që kundërshtonin diskriminimin e gruas. Chanel ridizenjoi rolin e gruas së re …duke i bërë ato më të bukura, duke i shkëputur njëherë e përgjithmonë nga vendet e askushit në shoqëri. Ajo luajti një rol të madh në dizenjimin e gruas moderne: të pavarur, me stil, me vetëbesim, seksi, inteligjente dhe unike.

PARFUMET DHE AKSESORËT

STILISTJA QË DIZENJOI MODËN Dizenjot e Chanel sollën një prakticitet të panjohur deri atëherë në modën e grave. Veshjet e saj elegante dhe fleksibile krijoheshin me materiale rezistente zakonisht të përdorura për rroba pune për burrat. Ajo mbahet si shpikësja e fustanit të vogël të zi, apo e kombinimeve bardhezi. Chanel preu nga moda materialet e tepërta, frudat e dantellave dhe ndrydhjet e së shkuarës. Në vend që të përdorte më shumë copë, Chanel përdori rruaza dhe qëndisma për të dekoruar veshjet e saj. “Iluzioni i stolive” Chanel: Ajo përdori varëse me gurë të çmuar dhe aksesorë të tjerë të cilët fleshoni në look-un e thjeshtë modern. Kjo teknikë e stolisjes së grave me bizhuteri i përshtatej vizionit të saj për gruan moderne duke qenë se ato nuk duhet të luftonin me palat e fustaneve apo vatat e shpatullave të epokës Viktoriane. Ndërkohë që moda e Epokës Viktoriane e kishte ndarë trupin e gruas në dy gjysma: të sipërmen dhe të poshtmen, Chanel gjeti vazhdimësinë dhe simetrinë ndërmjet kraharorit, mesit dhe vitheve. Stili i saj, për shkak të risive që solli, shpërtheu furishëm në Evropë dhe SHBA. Look-u Garconne i Chanel u përshtat me shpejtësi në Britani dhe SHBA dhe u quajt Flapper Look. Look-u flapper karakterizohet nga ndikimi mashkullor. Chanel përdorte motive mashkullore si uniformat e marinarëve dhe kominoshet e mekanikëve, si frymëzim për krijimet e saj. Look-u flapper i dha fytyrën modës së viteve ’20 dhe do lidhet gjithmonë para së gjithave me Coco Chanel.

Firma Chanel është e njohur edhe për fragrancat e saj ku më e njohura është: Chanel No. 5. Fragrancën e krijoi nga parfumeri Ernest Beaux. Coco e quajti No.5 sipas numrit të saj të fatit. Ajo respekton një supersticion dhe prezantonte gjithmonë koleksionet në ditën e pestë të muajit të pestë. Imazhet që kanë shoqëruar këtë parfum nëpër reklama kanë qenë dhe janë figurat më të njohura të kinemasë dhe artit pa harruar atë që i dha famë botërore, Marilyn Monroe. Po aq e njohur (dhe e imituar) është çanta matelasse me zinxhir Chanel-i klasik 2.55. Chanel mbetet një nga bastionet e modës së grave që krijon syze, parfume, çanta dhe sigurisht veshje haute couture. Shtëpia e modës themeluar nga Coco Chanel jeton e rritet sot nën syrin e kujdesshëm të legjendës së stilit Karl Lagerfeld.

Marilyn Monroe në një reklamë të Chanel No-5

49


Burrat Rregulla DOSSIER Vitet ePërdorimi zhurmshme

Muzikë jazz,për sytë Nga ARTA ÇANO

N

ë spektaklin e ri të Adi Krastës “A Show” ndihet ajo atmosfera elektrizuese e The Roaring Twenties. Balerina me fustane dhe aksesorë si të viteve ’20, që kërcejnë në ritmet që i kanë bërë të paharrueshme ato vite. Kostumografia: Ardi Asllani. Përsëri ai. Po ai që vesh artistët që kërcejnë Charleston në Dancing with the Stars. Po ai që ka realizuar në vitin 2007 kostumografinë e musical-it Chicago, me subjektin e vet dramatik të mbështetur në ngjarje të viteve ‘20. Madje para se të përgatiste bocetin e “Chicago”-s, kish dizenjuar veshje të viteve ’20 për musical-in e parë të “Theater International” me producente Holta Dulakun, ku kishte pjesë nga “Chicago”. Dhe nuk është i lodhur fare nga ato vite. Seç kanë diçka tërheqëse ato që ia bën punën më të lehtë. Dhe Ardi, në prag të Dancing with the Stars 3, na e tregon Kthehemi mbrapsht në kohë. Atëherë kur u vu në skenë musical-i “Një shekull Broadway”. Një përmbledhje e musicalëve më të njohur, ku nuk mund të mungonin as pjesë nga “Chicago”. Kjo është padyshim një vepër kult që sjell vitet ’20, një nga më përfaqësueset në art të asaj periudhe. Dhe “Një shekull Broadway” u realizua tre vjet para se musicali “Chicago” të vihej i plotë në skenë. Ishte ajo hera e parë që realizoje kostume të këtyre viteve? Mund të them se te “Një shekull Broadway”, prodhim i Theatre International, ndoshta ishte hera e parë dhe në Shqipëri që prekej kjo formë

50

Stilisti dhe kostumografi Ardi Asllani shkurt 2012


Nga spektakli Dancing with the Stars Albania

të punuari dhe fat i madh atë kohë ishte fakti që producentja mundësoi të punonim me koreografin Justin Shepard dhe regjisorin Justin Vickers që vinin nga SH.B.A. Ata së bashku me make-up artistin na bënë një pasqyrim më të qartë të kohës dhe të kostumografisë së atyre viteve. Çfarë është tipike e asaj kostumografie? Cilat janë ato detaje, që ti nuk mundje t’i lije jashtë? Ah sa shumë janë... sepse ky është rasti ku mund të thuhet që detajet bëjnë veshjet. Që nga ornamentimi i tyre, pendët, teminat, perlat, thekët, zhartjerët, dorezat, kapelat e vogla, erashkat.... etj., etj. për të kaluar tek meshkujt që nga jakat më shkëlqim (tuksedo e ka origjinën rreth këtyre viteve sepse zëvendësoi frakun), tirandat, çorapet e bardha, e shumë e shumë të tjera. Po për sa i përket atmosferës së përgjithshme të viteve ’20 që e përshkon gjithë stilin dhe gardërobën e atyre viteve, cilët elementë ke referim? Epokën e artë, luksin, karakterin e personazhit...zakonisht këto janë piketat prej nga ne marrim impaktin për të punuar. Por duhet të pranoj se çdo kostumograf ose stilist i cili kërkon të bazojë krijimet e veta në këtë kohë e ka shumë më të thjeshtë dhe më zbavitese punën. Thjesht janë vite të arta. Po pse, çfarë i bën vite të arta? E thashë edhe më lart që impakti që krijojnë këto veshje në publik është shumë më i madh se çdo formë

tjetër prezantimi sepse vetë butaforia dhe aksesorët të cilët përdoren të avantazhojnë për këtë gjë, por sekreti është gjetja e çelësit për të mos kaluar në vulgaritet dhe pasi ta kesh gjetur dera e madhe e viteve ’20 -‘30 është e hapur për të hulumtuar dhe krijuar. Besoj, botën matanë asaj porte e njihje para se të punoje me musical-ët? Kjo është një epokë që ka lënë gjurmët e veta në historinë e kostumografisë botërore dhe marrja e informacionit për këtë periudhë nis që në auditoret e edukimit profesional, por pa diskutim që për një artist i cili merret me të bukurën është dhe një ndër periudhat kur karakteri spikat dhe frymëzimi pasqyrohet lehtësisht në realizim.

Soni Malaj dhe Miriam Cani përkatësisht Velma dhe Roxie në musical-in Chicago

Kuptohet që të frymëzojnë: ke realizuar së fundmi dhe kostumet e A Show, gjithaq nga vitet ‘20 Spektakli i fjalës i Krastës pati një prekje të dukshme të të gjitha veshjeve nga kjo epokë dhe për çudinë më të madhe bashkëpunimi im me producenten Holta Dulaku ka të njëjtin pasion si herën e parë për sa i përket kostumografive që kanë këtë frymë. U je kthyer viteve ’20 edhe te Dancing with the Stars Albania. Aty sigurisht nuk ka si të mungojë Charlestoni, një kërcim nga ata që bëri bujë në vitet’20 në Sh.B.A dhe ty të është dashur të përshtasësh kostumet. I ke qëndruar gjithmonë besnik atyre viteve, apo ke bërë dhe modifikime?

Vikena Kamenica te 100-vjet Broadway

51


Balerinat në prapaskenën e Pallatit të Kongreseve gjatë natës së parë të spektaklit A Show. Poshtë, duke interpretuar në skenë

Në spektaklin e madh Dancing with the Stars koreografia dhe kostumografia kanë një rol të rëndësishëm për krijimin e atmosferës që përcjell ky show. Pa diskutim kërcimet Jive, Charleston ose Swing janë shkëputur nga ato vite ku hareja, sensualiteti dhe gëzimi pasqyrohesin qartazi dhe në veshje e lëvizje. Ajo që dua t’ju rrëfej është që deri më tani besnik i kam qëndruar linjës dhe atmosferës, por përsa i përket ngjyrave që përcjell kjo epokë herë pas here lëviz brenda të njëjtës gamë, por në tonalitete të ndryshme. Për shembull nëse kemi të bëjmë me origjinalin bordo i kam lejuar vetes të guxoj dhe me ndonjë të kuqe të ndezur që në të vertëtë këto vite nuk e njohin. Po modifikime të tjera, jo që i ke vendosur vetë, por për t’iu përshtatur kërkesave të artistëve? Profesioni ynë është i mbushur me sekrete, por njërin prej tyre do t’jua zbuloj: veshjet e kësaj epoke shquhen për gjatësinë që shkon deri

52

në gju dhe nuk i kanë të theksuara linjat në mes, por duke i realizuar këta për shfaqet dhe artistët shqiptar gjatësi shkurtohen dukshëm dhe sigurisht linjat në mes ngushtohen në maksimum sepse kjo është ajo që kërkon ekrani shqiptar, besoj më kuptoni... Pra ndryshime në funksion të dukjes. Nuk është se ka ndodhur që ndonjë të ankohet se nuk kërcen dot me një fustan të tillë, për shembull, sepse femrat e viteve ’20 i kërcenin me shumë lehtësi ritmet e shfrenuara me këto lloj fustanesh? Janë vërtet veshje që krijojnë konfort dhe duhet të pranojmë që

artistet në përgjithësi nuk janë tekanjoze kur veshin këto kostume dhe pse ne shqiptarët kemi disi kërkesa të tepruara për sa i përket shkurtësisë dhe linjave të ngushta që me shijen e kohës bien pak ndesh. E pra këtu janë bërë ndërhyrjet dhe pse pa vend, por sigurisht të pashmangshme për vijueshmërinë. Gjenden lehtë aksesorët e nevojshëm të domosdoshëm për këto lloj veshjesh? Jo çdo aksesor është lehtësisht i gjetshëm dhe shpesh herë na duhet të improvizojmë ose ta zëvendësojmë pa dëmtuar veshjen, por sigurisht që tashmë shumë gjëra janë ndryshe dhe importi ose tregu vendas të krijon mundësinë të realizosh veshje pasi ke mbaruar bocetin. Sa për kohën nëse dërgesa e matarialeve ose aksesorëve bëhet nga jashtë Shqipërisë, gjithmonë duhet të llogarisim mirë kohën e dërgimit që të mos bjerë ndesh me kohën që kemi në dispozicion. shkurt 2012


STIL PERSONAL VIOL (XHAFAJ) DHE NGJYRA TË TJERA ÇËSHJE STILI YOU CAN LEAVE YOUR HAT ON STIL I FRYMËZUAR EFEKTI MONDRIAN EDITORIAL FASHION GURËT MAGJIKË TENDENCË SYZE DIELLI NË HIJE STIL ARREDIMI KOMBINO NDRIÇIMIN ME NGJYRAT E MUREVE! IDE UJORE MERRI AVANTAZHET DUSHIT!

53


StilPersonal

Viol... dhe ngjyra të tjera GAZETARJA E ABC NEWS, QË SPIKAT PËR STILIN E VESHJES MODERN E VAJZËROR, TË FRESKËT DHE ASNJËHERË MONOTON, TREGON SEKRETET E LOOK-UT TË SAJ, DUKE KONFIRMUAR EDHE NJË HERË SE MBI TË GJITHA, PËR T’U DUKUR BUKUR, DUHET TË DISH… 1. Çfarë nuk do vishje kurrë? Asgjë që do më bënte të dukesha vulgare dhe pa shije. 2. Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde? Kremi i duarve dhe karikuesi telefonit . 3. Buzëkuqi i të gjitha kohërave? I kuq padyshim, seksi, joshës, elegant. 4. Ke një aksesor fatsjellës? Byzylykun që mbaj te kavilja e këmbës. 5. Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor? Sigurisht që fytyrës, më duhet të kujdesem patjetër për të, punoj në television, ekspozohem çdo ditë në ekran, e kam detyrim për veten dhe për ata që i marrin nga unë informacionet e darkës. Aktualisht jam duke përdorur linjën hidratuese me mjaltë të Fresh Line. 6. Parfumi i preferuar? “Hypnotic Poison”, Christian Dior . “Essence” Narciso Rodriguez.

9. Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë? Sfilata e Christian Dior Spring/ Summer 2012 më ka lënë pa fjalë. Fustane, fustane, fustane . 10. Këpucët dhe çanta kult? Po do të kisha thënë Christian Louboutin për këpucët, që fatkeqsisht nuk janë pjesë e gardërobës sime. Përsa i përket çantave unë jam e dashuruar me modelin klasik të Louis Vuitton. 11. Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend? Fustan i zi, pa shumë dekolte apo ekspozime të pjesëve të tjera të trupit, i përshtatshëm për çfarëdo situate. 12.Thuaj të drejtën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje? Me orë të tëra, nëse është mbrëmje e rëndësishme, 1 orë për daljet e përditshme  . Tipike prej vajzash, por nuk i lë njerëzit të më presin në fakt, jam korrekte në orare.

13. Tre produktet bazë të grimit (specifiko me emra konkretë) Rimeli, Lash Architect 4D nga L’Oreal , rouge i faqeve Dior dhe lapsi i vetullave Phito Cinecitta Makeup. 14. Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë? Përsa i përket flokëve jo, kam kohë që jam fokusuar në këto nuancat e gështenjës natyrale e s’po bëj ndryshime radikale as në ngjyra as në model. Është edhe çeshtje imazhi kushtëzuar prej profesionit. 15. Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën. Maska frutash jo, por këto maskat e zakonshme me mjaltë dhe kanellë, apo atë me të verdhë veze , sigurisht qe po .

Për lëkurën e trupit

7. Blerja e fundit? Një fustan i zi dhe një pardesy . 8. Stili yt me tre fjalë? I përshtatshëm për mua  (elegant, casual, komfort)

54

ioni i Koleks ar preferu ior nD Christia

shkurt 2012


Çanta dhe këpucët kult, përkatësisht Louis Vuitton model Speedy dhe Christian Louboutin

E mbron shikimin me syze Ray Ban

Produktet bazë të grimit

55


Për fytyrën, përdor produkte Homemade Fresh Line

16. Thonjë natyralë apo fals? Natyral! 17. Çfarë përdor për luftën kundër celulitit? Nuk përdor asgjë aktualisht, po përfitoj nga fakti që jam akoma elegante dhe sikur nuk duket shumë . 18. Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin? Kam një seri modelesh të “Ray Ban”. 19. “Uniforma” e fundjavës? Po të më shohësh duke ardhur për pune, nuk më njeh, jam e veshur shumë sport me tuta me kapuç me atlete ose me çizmet e mia të preferuara UGGS . Nëse duhet të dalë pastaj, patjetër që do më shihni mbi një palë këpucë me taka të larta dhe veshja jo shumë impenjative. 20. Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme? Nuk jam shumë e dhënë pas tyre. Përgjithësisht kam aksesorë të vegjël elegant që më shumë i përdor për daljet në ekran. 21. Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë? Çdo ditë xhinse, nuk më kushtëzohet veshja e tyre nga rituali i ditës. Xhinsat i kam gjithmonë të bukura, kam aq shumë pale sa nuk di, jane veshja e preferuara për mua. Thuajse te gjitha modelet ekstravagante, por kam edhe nga ato modele që duken se janë gjithmonë në mode. 22.Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie? Një ditë të tërë, pastaj u duhej ta mbyllnin. 23.Cilit stilit do t’i besoje fustanin tënd ideal? Dolce & Gabbana, por jo vetëm! 24. Ikona e padiskutueshme e stilit? John Galliano. 25.Aksesori që nuk del kurrë nga moda? Ora! 26.Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani? Ne Shanghai! Përrallë.

56

Kokteji i preferuar

27.Në cilin qytet do të doje të jetoje? Pikërisht në Shanghai, jam dashuruar me atë vend. 28. Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes? Perimet dhe frutat patjetër. Dhe ushqimi kinez .

Do të donte të jetonte në Shanghai

29. Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq? Dirty Martini, i preferuari im.

shkurt 2012


57


ÇështjeStili

YOU CAN LEAVE YOUR HAT ON PO, MUND TA MBASH KAPELEN. SEPSE ËSHTË SHUMË NË MODË. DHE TË MBAN NGROHTË....

B

ereta dhe kapuça të varur nga pas, cloche dhe kapela me një strehë të vogël, kapele republikë dhe nga ato ruset me pelush dhe vesha: kapele të të gjitha masave, formave dhe stileve janë një ide për kokë këtë sezon. Shpesh një produkt fashion sjell nostalgji, te Gucci fedora-t e mëdha i japin atmosferës glamurin e viteve ’70, kapelet pa strehë me lidhje në mjekër të çojnë në vitet ’40 dhe beretat e Burburry Prosum-it plotësojnë stilin e viteve ’60. Dramaciteti është i justifikuar! Aksesorët e stërmëdhenj të kokës bënë, për shembull, që modelet e John Rocha-s të dukeshin sikur do rrëzoheshin kokëposhtë nga çasti në çast, ndërkohë që kapelet e zeza të sherifëve të Lanvin e kishin strehën poshtë syve. John Galliano, ka sjellë kapele të të gjitha llojeve, që nga ato të stolisura me pupla te beretat e mbuluara me temina të shoqëruara me një vel për sytë. Mënyra më e thjeshtë për ta pranuar tendencën në gardërobën tënde është të shohësh kapuçat e punuar Missoni, të cilët balancojnë prakticitetin me dimrin chic.

Chanel

Gucci

Hugo Boss

Missoni

John Rochas

John Rochaa

Holly Valance me berretë Lanvin

Lanvin

Burberry Prorsum John Galliano


Efekti ËSHTË NJË NGA DIZENJOT MË TË NJOHURA NË FASHION, RRËMBYER NGA TABLOT E PËRSËRITURA NË DISA VERSIONE, TË PIKTORIT HOLANDEZ PIETER CORNELIS “PIET” MONDRIAAN, OSE THJESHT MONDRIAN. TE BLLOQET E NGJYRAVE TË TIJ, FRYMËZOHEN FUSTANET, BLUZAT DHE AKSESORËT ARTISTIKË TË SEZONIT

Syze dielli Ray Ban

Mondrian edhe në Shqipëri

Ruthie Davis graffiti Mondrian

Nuk është fustan Prada, as Yves Saint Laurent, është një copë që stilistja Mirela Nurçe e ka kthyer në fustan elegant për profesoren e Universitetit Europian të Tiranës, Luljeta Mixhozin.

Luljeta Minxhozi, pedagoge në Universitetin Euriopian të Tiranës

Clutch nga Liam Gillick, Prinkle of Scotl

Roberta di Camerino

Bluzë H&M 39.95 Euro

Veshje dhe varëse me shkronja D&G

Prada është e njohur për përdorimin e dizenjos

Nëse i juaji është një pasion i vërtetë (dhe jo vetëm një trill i momentit), mund ta gjeni në shumë muze artin e babait të abstraksionizmit. Tablo me kombinime të ndryshme ngjyrash, të krijuara në vite të ndryshme janë shpërndarë në shumë shtete. Për më shumë informacion mund të klikoni për shembull në: http://www.snapdragon.com/PM1920.html.

Tsumori Chisato

SI KATRORË

U apasionuat me idenë dhe doni të visheni Mondrian nga koka te këmbët? Edhe mund ta bëni, por në version pastel, si sugjeron Tsumori Chisato.

Andy-Barter Mondrian Projekt


Bindi Model Management Modelë: Dania Bazaiti, Kristjan Demiraj,Anila Lleshaj Photograf: Ryan Simo Hair & Make up: Klodi Mengri Fashion Editor: Dorina Shehu Vendi: “Whisky Bar” Aksesorët: Kalimero, Oliver Ëeber, Beyond, Andela “Kalimero” Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” , nr.9 “Oliver Weber” në City Park “Beyond” rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit “Andela” rruga Bajram Curri te Pallatet Agimi

Gurët magjikë Onyx, rubin, qelibar, perla, apo dhe kristale... Që në varëse, byzylykë dhe unaza kanë një fuqi të rrallë: ta shndërrojnë look-un në të sofistikuar, modern e me klas në të njëjtën kohë. E nuk është faji ynë nëse do magjepseni...

Set me ele Swarovs mente kristalës h ki Pasqyra /KALIMERO 60 /ANDELA

shtator 2011


Unaza O LIVER W kristales EBER m hS e eleme ntë Unazë m warovski e eleme n Swarovs të krista lesh ki Unazë m / KALIMERO e Swarovs elementë krista lesh ki Varëse d / KALIMERO he byzy lykë Ma BEYON dre Perl D a/ Pasqyra /ANDEL A

61


Set me elemente kristales h Swarovs ki OLIVER / WEBER PasqyrĂŤ /ANDEL A

62

shtator 2011


Varëse M a Unazë m dre Perla / BEY OND e Unazë m gurë qelibari /B EYOND e eleme n Swarovs të krista lesh ki / KAL IM Unazë/ OLIVER ERO WEBER Me elem entë kris ta Unazë / OLIVER lesh Swarovski W Me elem entë Sw EBER 63 arovski Pasqyrë /ANDEL A


/ BEYOND gurë Onix Unazë me ER WEBER LIV vski Unazë/ O sh Swaro të kristale n e m le e Me EBER LIVER W vski Varëse/ O lesh Swaro ta is kr të n e m le e e M LA 64 yrë/ANDE Pasq

shtator 2011


Unazë m e Unazë m gurë granat /BE YOND e Varëse m gurë qelibar/BE YOND e rubin /B Pasqyrë /ANDEL EYOND A

65


Tendencë

Julka Gramo Foto: Edvina Meta

Syze dielli... Po kush tha që duhet diell? Mund të mbahen edhe pasditeve të vona. Sepse janë një aksesor që për shumë po bëhet i pandarë. Prandaj dhe firmat e syzeve po bëjnë kërkime për t’i sjellë në variante nga më funksionalet dhe njëkohësisht stylish 66

shkurt 2012


Jonida Maliqi duke pozuar për revistën Jeta dhe Psikostil FOTO: EDVINA META

T

ashmë nuk mund ta mohojë askush. Syzet e diellit janë kthyer në një element stili. Jo vetëm për personazhet e njohur, por edhe për të tjerët që duan t’i shtojnë look-ut një detaj goditës. Me forma, ngjyra, materiale të çuditshme. Me xhama me cilësi nga më të ndryshmet. Dhe duke qenë se interesi për to rritet, vitet e fundit, syzeve po iu kushtohen studime konstante nga njerëz të apasionuar dhe profesionistë të cilët kanë një kreativitet vërtet të habitshëm. Këta aksesorë të veçantë, që kombinohen me çdo lloj veshjeje për të theksuar ose fshehur shikimin, janë të aftë për t’i dhënë shumë pamjes. Na argëtojnë me ironinë e tyre, që merr herë pas here trajta të paimagjinueshme; na ndihmojnë gjithaq të përmirësojmë shikimin nëpërmjet efekteve (me të vërtetë) speciale. Në një kohë kur secila nga ne kërkon maksimumin e prakticitetit dhe funksionalitetit, edhe syzet janë bërë në mënyrën e tyre multitasking, duke përshtatur dizajnin dhe karakteristikat bazë me shpejtësinë që ecën jeta jonë, për t’u bërë miq të domosdoshëm dhe origjinalë të çdo dite.

Ja disa nga syzet më të reja Fabia janë syzet e diellit të realizuara me teknologjinë spin&stow (bishtat rrotullohen rreth vetes kur syzet hiqen) të realizuara nga Götti, firmë zvicerane e sofistikuar dhe minimaliste, që e ka zhvilluar këtë mënyrë të veçantë falë së cilës bishtat fitojnë një rrotullim të plotë dhe syzet mund të futen në çdo çantë e xhep pa frikën mos thyhen.

Dr. Ihab nga ic! berlin limited edition. Syzet vijnë në dy variante të pjesës ballore, e para klasike dhe elegante, e dyta më e pazakontë, që bën që këto syzet e fundit të vihen në sy dhe të hiqen sipas situatës. Kiss&Kill janë shumë funksionale: kanë lente fotokromatike që ndryshojnë për t’u përshtatur ndaj rrezeve të ndryshme, funksionojnë jo vetëm me rrezet e diellit, por edhe para një ekrani 3D.

Orgesa Zaimi

Italia Independent I-Chromic: xhamat e para 24 orëshe të realizuara me teknologjinë fotokromatike. Lenteve I-Chromic iu bëhet një trajtim që garanton qëndrueshmërinë e ngjyrës. Vijnë në nuanca shumë të bukura, lejla, qelibar, jeshile..., mund të mbahen tërë kohës. Ngjyra e tyre e hapur mund të intensifikohet dhe të errësohet sipas dritës së diellit. Lentet, duke qenë se janë antirefleks, kanë efekt çlodhës për sytë, ndërkohë që ngjyra delikate e fillimit çlodh beben e syrit.

Mylon nga Mikita. Janë të ndërtuar me një material që i jep liri kreativitetit dhe ka fleksibilitet maksimal. Janë super të lehta dhe sigurisht shumë fashion.

67


Stil Arredimi

SI T’I ZGJEDHËSH ngjyrat që shkojnë me ndriçimin e shtëpisë 68

shtator 2011


NËSE ARRIN TË KOMBINOSH NGJYRËN E DUHUR TË MUREVE ME NDRIÇIMIN E SHTËPISË, REZULTATET MUND TË KENË EFEKTE MAGJIKE. POR GJETJA E KOMBINIMIT TË DUHUR KA CA KLEÇKA. E KËSHTU NE KEMI VENDOSUR T’JU NDIHMOJMË TË GJENI KOMBINIMIN E DUHUR MES TË DYJAVE Gjeografia Gjëja e parë që duhet bërë është të shohësh dritaret. Nga ç’anë e horizontit janë dhe nga është Veriu? Pozicioni përcakton nëse dielli bie paradite, apo pasdite. Në dhomat pa dritë të drejtpërdrejtë për shkak të vendit, drejtimit, specialistët rekomandojnë ngjyra të ëmbla me dritë. Nëse në dhomë bie shumë dritë natyrale, muret duhen lyer me ngjyra më të ftohta. Funksioni Pyesni veten se për çfarë është dhoma. Nëse e përdorni dhomën vetëm në mbrëmje do shkonte një ngjyrë çokollatë e ngrohtë. Kjo ngjyrë duket fantastike në dritën e abazhurit. Në të kundërt, nëse do lyeni një dhomë, në të cilën zakonisht kaloni kohë në mëngjes, ngjyra duhet të jetë e qartë dhe e ëmbël, sepse ngjyrat neutrale dhe të bardhat duken të ftohta. Nëse dhoma është e ftohtë dhe e errët, shto ngrohtësi. Nëse është me shkëlqim, e ndriçuar, zgjidh ngjyrat neutrale ose shto ngjyra të ftohta me nuancat e blusë.

“Nuk duhet të jesh i kualifikuar për të gjykuar një ngjyrë. Thjesht shiko kampionin në mur gjatë ditës dhe në mbrëmje. Nëse të duket mirë, atëherë çdo gjë në rregull”

Konteksti Çfarë ka tjetër në dhomë? Nëse keni një rrugicë, ose diçka tjetër të madhe, me ngjyrë lejla të errët ose kafe, ajo do e bënte çdo nuancë në dhomë të dukej ndryshe nga ç’është. Mënyra si drita reflektohet nga një ngjyrë në tjetrën ka impakt të fortë. “Marrëdhënia ndërmjet ngjyrave në një dhomë është e

rëndësishme” , thonë specialistët. “Duhet të marrësh në konsideratë të gjithë elementët që ndodhen në dhomë dhe të gjesh ngjyrën që bashkëvepron me ata, diçka që do e bënte çdo gjë tjetër të dukej më mirë.” Poçat e llambave dhe ndriçimi në përgjithësi e ndryshojnë gjithashtu mënyrën si duket ngjyra në mure. “Njerëzit po përdorin poça me dritë fluoreshente dhe duke qenë se dritat energjikursyese janë përmirësuar, janë bërë të ngrohta, e përcjellin më mirë ngjyrën, njerëzit e shohin ndryshimin. Ndonjëherë drita bëhet më e kuqe, herë të tjera bëhet me e gjelbër. Kështu që merr copa me ngjyrë të ndryshme dhe shiko se si duken me ndriçimin që keni. Prova dhe gabimi Për të pasur rezultatin më të mirë, të gjithë specialistët e arredimit bien dakord për të njëjtën zgjidhje: merr një kampion të vogël që ta provosh para se ta kthesh në fakt. “Merr një letër të madhe posteri dhe lyeje me ngjyrën që po mendon”, thonë ata. “Jeto me të për disa ditë. Lëvize nëpër dhomë për të parë se si ndikon drita te ajo”. Në fund, ata thonë t’u besosh syve. “Nuk duhet të jesh i kualifikuar për të gjykuar një ngjyrë. Thjesht shiko kampionin në mur gjatë ditës dhe në mbrëmje. Nëse të duket mirë, atëherë çdo gjë në rregull”. Nëse ti e sheh dhe të pëlqen, do ndihesh mirë.

69


Vit Të mbarë

AXHENDA JOTE E BUKURISË

2012

SHËNO KËTO PIKA STRATEGJIKE TAKIMI ME TË NDJERIT MIRË. DHE DO KALOSH NJË VIT NË FORMË TË SHKËLQYER Do regjistrohesh në palestër dhe do e frekuentosh rregullisht. Nuk do takohesh me atë shtrigën që të bën të ndihesh keq sa herë e sheh. Do vendosësh më shumë autoritet në zyrë. Sa vendime ke vendosur për këtë vit në axhendë? Me siguri shumë. Por ka një më të rëndësishëm nga të gjitha: të kujdesesh për veten. Ja kalendari i ndarë sipas atyre që duhet të bësh në çdo sezon të vitit. Bukuria, shëndeti, forma e mirë duken si një punë me kohë të plotë, por kjo është puna më e rëndësishme.

Nga janari deri në mars

Merr shumë Omega 3. Këto acide yndyrore thelbësore ushqejnë lëkurën dhe bëjnë që ajo mos ta humbë nga të ftohtët elasticitetin dhe hidratimin. Ha më shumë ushqime që janë të pasura me to (salmon, sardele dhe fruta të thata) ose merri si plotësues ushqimor. Kërkoji estetistes një trajtim ushqyes për fytyrën që përfshin edhe një masazh për të riaktivizuar qarkullimin: shërben për t’i

70

shtator 2011


Periudha prill - qersho

r

1. Jepi me vitaminën C! Për një muaj, përveç kre në fytyrë një serum të përqendruar me vitaminë mit të zakonshëm, apliko C, apo lëngun vajor që ndodhet brenda kapsul ave të vitaminave C: ene rgji e pastër për qelizat. 2. Aktivizo ngjyrën. Në vend që të rrezatoh esh me llamba, për një të shëndetshme, kërkoj ngjyrë i estetistes një peeling eks foli qarkullimin e gjakut dhe një trajtim me substanca ant, një masazh për nxitëse. 3. Fillo të sulmosh cel ulitin. Shko tek derma tologu për të zbuluar problemin tënd. Është çasti produkte me bazë substa i duhur për të përdorur në mënyrë konstante ncash farmaceutike (si levotiroksina e shoqëruar me eskinën, e cila ka aft ësinë të veprojë në the llësi, të reduktojë grumbullimin e ujit dhe yndyranve dhe lëshimin e lëkurës). Trajtimet bëh në cikle: 4 javë kurë, 4 en pauzë, pastaj përsëri 4 të tjera trajtim e me rad 4. Gjej plotësuesin tën hë. d ushqimor. Që të kes h duhet ta nisësh në prill. rezultate në qershor, Zgjidh atë që është më i përshtatshëm për ty: drenazhues (ekstrakt far ash rrushi, çaj jeshil, bo ronica); kundër fryrjes (ananas) ose kundër yn dyrnave (kafeinë, fikus). Por mos i përziej kurrë integratorët: mund të red uktojnë efikasitetin e tje trit. Këshillohu me mje për të shmangur koktej kun e të panevojshëm ose të rrezikshëm. 5. Kontrollo nishane t Pranvera është periud ha kur parandalimit onkologjik, duhet t’i kushtohemi edhe të lëkurës. Lër një vizitë te dermatologu për bërë një hartë të nishan eve dhe për të vlerësuar të nëse ndonjë paraqet rre 6. Shko në një spa. Lë zik. kura, që nuk është më e sulmuar nga i ftohti dh nuk është ekspozuar end e as e në diellin e fortë, është gati për të përfituar në maksimum nga skrabi, masazhet dhe kurat hid ratuese. 7. Programo 2 javë de tox (në faqet e revistës ke një program të plotë detoksikimi) Jo ushqime të skuqura, të paketuara, djathëra të stazhi përpunuara, të ëmbla me krem, pana dhe çokollatë. onuar, pjata të Kujdes me kripën, e cila favorizon grumbullimin e ujërave. Kufizo çajin, kaf en dhe pijet alkoolike. Zg brumëra dhe oriz integr jidh al dhe fruta e perime për t’i pastruar me themel zor Po gatimeve të lehta: pje rët. kies 8. Kontrollo kondicion për mishin dhe avullit për perime. erin. Para majit thirr tek nikun: në filtra grumbullohen pluhur dh e papastërti që mund të favorizojnë alergjitë dh astmën. e

dhënë kompaktësi dhe lëmueshmëri lëkurës së acaruar, me shenjat e shprehive të theksuara nga të ftohtët. Hiq njollat, nishanet, kapilarët dhe qimet me lazer. Është momenti i duhur për trajtimet që eleminojnë papërsosmëritë që shkakton përqendrimi i melaninës: ato bëhen në lëkurë jo të nxirë dhe është e ndaluar të marrësh diell në 6 javët pasuese. Për sa i takon kapilarëve sipërfaqësor (të shkaktuara për shembull nga pilulat e kontraceptivëve), stina e çorapeve të pambukta është ideale për t’i fshirë me lazer. Ok dhe për depilimin përfundimtar: ia vlen nëse ke lëkurë të bardhë dhe qime të errëta. Lazeri lëshon një dritë që shkatërron rrënjën e qimes brenda 6-8 seancash për 4-6 javë. Bëj banjo turke dhe sauna. Ndihmojnë për të nxjerrë jashtë papëstërtitë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Në dimër është më mirë e para sepse avulli i bën mirë mukozave të rrugëve të frymëmarrjes, ndërkohë që ajri i thatë i saunës mund t’i acarojë. Ajros shtëpinë. Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët për mos të ç’ekuilibruar orën tënde biologjike, sepse temperatura e trupit bie kur je duke fjetur. Bëji vetes një dhuratë në llixha ose banja të ngrohta. Lëkura vuan sepse era, i ftohti dhe mjediset e brendshme të ngrohura shumë e dehidratojnë. Llojet më të rekomanduara të ujërave janë: me squfur nëse e ke lëkurën të yndyrshme, me arsenik dhe hekur nëse është delikate dhe solfat-bikarbonat nëse është e acaruar. Bëje efikase dietën që je duke ndjekur me këtë lloj çaji: ziej për 3 minuta në 1 litër ujë dyzet gram fikus, njëzet gram frashër, 25 gram bar blete, 15 gram rrënjë jamballi. Pije veçmas vakteve.

Kujtesë për disa veprime shumë të rëndësishme ÇDO DITË Rituali i zgjimit. Kalo mbi fytyrë një tampon pambuku me ujë të aromatizuar me veti qetësuese. Pastaj përhap një krem hidratues dhe antioksidues. Bëj një shëtitje. Forma më e lehtë për të pasur kofshë dhe vithe të tonifikuara? Ec me hap të shpejtë për nja gjysmë ore. Ose një çerek ore në mëngjes dhe një orë pasdite. Jeto eko-fit. Ngjitu dhe zbrit një stacion më parë, mos merr ashensorin dhe mos e përdor makinën përveçse në raste të domosdoshme. Rituali i natës së mirë. Apliko në fytyrë qumështin pastrues, masazhoje me mollëzat e gishtave dhe shpëlaje me ujë; apliko tonikun, tamponoje dhe përfundoje me kremin kundër rrudhë. Nxirre stresin para se të flesh. Për të lënë pas shpatullave tensionet e ditës, bëj këtë ushtrim joge: ulu me këmbët e kryqëzuara, duke e mbajtur shpinën drejt, mbylle vrimën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë dhe merr frymë me vrimën e majtë të hundës , pastaj mbyll vrimën e majtë të hundës me gishtin e madh të dorës së majtë dhe merr frymë me vrimën e djathtë të hundës. Vazhdo kështu për 5 minuta. Rregulli i pesës. Po të hash 3 racione perimesh dhe 2 frutash në ditë do e kesh më të lehtë seç e mendon: fillo në mëngjes me një frut të stinës, ha një vakt të ndërmjetëm me perime të gjalla (karota, selino, rrepa), në drekë ha perime të gatuara (spinaq, lakra, kunguj) ose një sallatë, si snack një gotë me perime të centrifuguara ose një frut dhe në darkë supë.

71


Vit Të mbarë DY HERË NË JAVË

Shko në palestër. Kombino aktivitetet për forcimin e muskujve që të tonifikohesh me ato kardio që të dobësohesh ose të qëndrosh e dobët. Shembull: vegla dhe vrap, joga dhe ushtrime toke.

NJË HERË NË JAVË Nga korriku në shtator

Nga tetori në dhjetor

1.Ndal peeling-ut shumë eksfoliues: e bën më të hollë epidermën që në diell rrezikon të digjet ose të mbushet me njolla. Forcoje me gommage të lehta që eleminojnë qelizat e vdekura, papastërtitë dhe yndyrën e sipërme. Ok maskave me bazë acidesh frutash dhe kremrave antioksidantë me vitaminë A dhe C, ginkgo biloba dhe ginseng: mposhtin radikalet e lira që rriten me ekspozimin në diell. Çdo mbrëmje masazho bërrylat dhe gjunjtë me lëng limoni. 2. Abronxohu së brendshmi. Ndihmohu nga një integrator specifik: substancat e duhura janë betakaroteni, likopeni, luteina dhe seleni. Fillo në prill me një kapsul në ditë dhe dyfishoje dozën 15 ditë para se të ekspozohesh në diell. Vazhdoje gjatë pushimeve dhe 7 ditë pas kthimit. Nuk të pëlqejnë integratorët? Mbrohu duke ngrënë kos probiotik, që forcon mbrojtjen natyrale të lëkurës. Shto në menu karota, speca, domate, pjepër, kivi, mango: të gjitha kapin rrezet e diellit. 3. Shpalli luftë fryrjes. Apliko në vithe, kofshë dhe bark një përzierje balte termale dhe rrotullo rreth vetes një cipë transparente për 15 minuta. Pastaj bëj një banjë në vaskë ku ke hedhur gjysmë kile kripë të ashpër për drenazhim. 4. Bëj ca seanca solari. Për të shmangur sikletin e lëkurës qumështore dhe për të tharë puçrrat e fytyrës, shpinës dhe dekoltesë. Por ki parasysh se abronxatura artificiale nuk e riparon nxirjen pjesë-pjesë. 5. Ngrije tensionin Nëse ngritjet e para të temperaturës të vënë poshtë, pije këtë çaj dy herë në ditë: ziej për tre minuta 5 gram jamball, ginseng, 15 g tërshërë dhe murriz, 20 g bar mjekësor. Mbaje kanën në frigorifer. 6. Prenoto një seancë pedikyri me veti kuruese dhe estetike, duke qenë se sandalet do jenë elementi kyç i look-ut tënd. Kujdesi për këmbët do të ndihmojë edhe për të parandaluar infeksionet dhe dëmtimet e thonjve kur të veshësh përsëri këpucët.

1. Bëj pastrime me themel. Kërko në qendrën estetike një pastrim të thellë fytyre me gommage, për të eleminuar pikat e zeza të nxitura nga dielli. Është çast i përkryer për një kujdes rigjenerues me bazë acidi salicilik ose retinoli, që ta përdorësh si krem dite ose serum në mbrëmje. 2. Ndalo rënien e flokëve, që intensifikohet në këtë sezon. Stimulo rrënjën e flokëve, për tre muaj, duke marrë nga goja kapsula vitamine B5, B6 dhe B8, zink dhe cisteinë. 3. Ruaj shkëlqimin. Mund të nisësh në çdo moshë të përdorësh përbërësit aktivë që mbrojnë lëkurën nga plakja. Antioksidantët me efikas janë: vitamina A, E, C, seleni, koenzima Q10, polifenolet dhe likopeni. Dhe pi një litër ujë në ditë: kur fillon të ftohtët, nuk të vete mendja për të pirë ujë dhe rrezikon të dehidratohesh. 4. Fuqizo mbrojtjen. Furnizohu me ushqime të pasura me zink: peshk (zëvendëso mishin në drekë dhe darkë), drithëra (në mëngjes, por edhe makarona dhe oriz të kombinuara me perime bishtajore ose të shtuara në supa), fruta të thata. Çdo 10 ditë ha një biftek mëlçie: i përmban të gjitha vitaminat e grupi B që stimulojnë formimin e antitrupave. Ëmbëlsoje çajin, kafen dhe qumështin me mjaltë, është një antibakterial natyral. Ashtu si dhe hudhra që mund t’ua shtosh gatimeve (në darkë J) 5. Parandalo rrufën. Vaksina zvogëlon mundësinë për t’u sëmurur ose, nëse ndodh, pakëson simptomat. Për mbulim maksimal, duhet bërë brenda nëntorit. 6. Check-up please. Analizat dhe kontrollet për gjendjen e përgjithshme mund t’i bësh gjatë gjithë vitit, por çasti më i mirë është kur kthehesh nga pushimet, kur je në kulm të formës. 7. Mendo për pushime. Vërtet, në këtë periudhë sapo je kthyer, por të pushosh vetëm një herë në vit, nuk është dhe aq e shëndetshme për zemrën dhe arteriet. Prandaj, axhendën në dorë dhe shëno gjithë mundësitë (pushime zyrtare dhe fundjava të gjata) që të presin.

72

Bëj maskë. Vendos në flokë një maskë ushqyese dhe lëre të veprojë për një çerek ore. Përfito për të bërë një peeling të lehtë në fytyrë pasuar nga një maskë pastruese nëse e ke lëkurën e yndyrshme, hidratuese nëse e ke të thatë dhe kundër rrudhave nëse të janë shfaqur ca vija. Madame Mapo iu ka furnizuar në numrat e mëparshëm me maska të shumëllojta dhe specifike e do e bëjë këtë gjë vazhdimisht. Mbaje 5-10 minuta, shpëlaje dhe përhap kremin mbi fytyrë. Nëse i ke flokët e thatë, para se të shkosh për të fjetur, vër një vaj trajtues specifik dhe mbaje gjithë natën.

NJË HERË NË MUAJ

Mos harro dyllin. Vetëm në tregohesh e rregullt, qimet do rriten më ngadalë dhe më të rralla. Depilohu kur afron hëna e plotë: qimet rriten më ngadalë në fazën e ngrënies. Dezintoksikohu. Fundjavën e parë të muajit për shembull, hiq dorë nga karbohidratet (bukë, makarona, pica), ëmblsirat dhe yndyrnat shtazore dhe ushqehu me perime dhe fruta, një racion mish të bardhë ose peshk pa yndyrë me pak oriz integral në drekë dhe darkë. Një masazh. Nuk është luks: kërkimet shkencore thonë se masazhet ulin nivelin e kortizolit, hormon i stresit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve.

ÇDO TRE MUAJ

Në palestër, ndrysho rutinë Jo thjesht që mos të mërzitesh, por edhe sepse trupi yt mësohet me ushtrimet që nuk kanë më dhe aq efekt pastaj: regjistrohu në palestra që kanë programe të reja, ose ndrysho programin me instruktorin e palestrës tënde. Hidh furçën e dhëmbëve Fibrat konsumohen, përveç se mbushen me baktere, nuk pastrojnë mirë. Shënoji te bishti me një penel datën e skadencës.

NJË HERË NË VIT

Lër orar te dentisti. Pastron gurëzat e njeh situatën. shtator 2011


RECETA VIP Me shijen e të famshmeve NË ÇIFT 10 mënyra që ai të të dojë EROS Check up fantazive seksuale LUMTURI VIRTUALE Kur Facebook-u të bën të ndihesh keq 73


Vetë Marketohu

Hodha një kartolinë mu në postë… Po erdhën festat do sjellin, patjetër me vete edhe déjà vu. Gjithmonë pema, ëmbëlsirat, gjeli i detit, qyteti i zbukuruar, mania e dhuratave...Duket se asgjë nuk ndryshon! Ose...dale: ndoshta ca gjëra dhe kanë ndryshuar. Si dërgimi i kartolinave me postë, për shembull. Në kohën e sms-ve, kush do dërgojë më kartolina?! Ky është mendimi i parë që të vjen në mendje. Por ndoshta nuk duhet të nxitohemi. Menduam që më mirë të trokasim në dyert e Postës Shqiptare, atje ku para viteve ’90, në këtë periudhë të vitit bëhej nami, për të parë çfarë ndodh tani. Për ta mësuar saktë, bëmë një intervistë me drejtoreshën e Shërbimit Postar Arta Kazazi (Kristo) dhe e dini çfarë? Patëm përsëri një deja vu....

Një markë e njohur si

UNË

Në terma teknik quhet “self brand”. Në fjalë më të thjeshta është arti i zbulimit dhe i vlerësimit në maksimum të veccorive të tua dhe shfaqjes së tyre në publik në mënyrën e duhur. Kështu ti do kesh markën tënde

N

ë botën e furishme të Internetit, lap topit dhe celularëve, njerëzit vendosin se sa inteligjente, e shkëlqyer, e besueshme dhe e suksesshme je ti, në shtatë sekondat e para: është teoria e Haydee Antezana, në krye të Professional Impressions, një shoqëri që merret me menaxhimin e përshtypjeve, ose ndryshe kontrollit të përshtypjeve që krijon dikush me imazhin dhe mënyrën e vet të prezantimit. “Nuk ka qenë kurrë

74

shkurt 2012


kaq e rëndësishme sa në ekonominë e sotshme konkurrenciale ndërtimi i një marke individuale”, konfirmon life coach Mariaan van Zyl. “Po të krijosh dhe menaxhosh një të tillë të ngre dhe të ofron një avantazh të madh konkurres. Sepse ka diçka që konkurrenti s’mund ta ketë kurrë: ti”. Nëse arrin të identifikosh pikat e tua të forta dhe stilin tënd, mund të përshtasësh një “fushatë lançimi” të suksesshme për veten dhe të ecësh përpara duke adoptuar të njëjtat strategji marektingu që përdorin njerëzit e famshëm dhe sipërmarrësit për të promovuar veten dhe produktet e tyre. Që t’ia dalësh, duhet, para së gjithash, të sigurohesh që kredencialët e tu janë të dukshëm. “Ti je një CV e gjallë”, shpjegon Antezana. “Që të adminsitrosh me sukses markën tënde personale, duhet të rregullosh dhe ndikosh mënyrën si të perceptojnë të tjerët, që nga fëmijët e tu, te mikeshat dhe kolegët dhe është e rëndësishme që taktikat e tua të promocionit vetjak të jenë të studiuara mirë”. Ja hapat që duhet të bësh për ta çuar punën në fund.

1 Përcakto markën tënde “Zbulo autenticitetin tënd dhe do gjesh veçorinë tënde të veçantë” Sarah Breathnach, shkrimtare. Në fillim duhet të kuptosh kush je dhe çfarë kërkon. Specialisti amerikan i mediave sociale Dan Schawbel, autor i personalbrandingblog.com, sugjeron të zbulosh çfarë do të bësh gjatë jetës duke vendosur objektivat dhe duke shkruar misionin tënd: “manifesti” ku thua çfarë bën dhe çfarë të dallon nga të tjerët. “Duhet të mësosh se si të perceptojnë të tjerët”, thekson autorja e librit SelfBrand. Bëjeni veten një markë autentike. Mund të jetë me vlerë që të pyesni prindërit, familjarët, miqtë se ç’mbiemër do përdornin

për të të përshkruar: “Do gjesh markën tënde kur përshtypja që ke për veten korrespondon me atë që të tjerët kanë për ty”, thotë Schawbel. Jeta e përditshme na jep disa shembuj njerëzish që ia kanë dalë të bëhen dikushi. Për të pasur sukses duhet të gjesh diçka shumë të veçantë. Dhe të kesh fat ta gjesh në çastin e duhur.

2 Zhvilloje markën tënde “Nuk është kurrë shumë vonë për të qenë kush do kishit mundur të ishit” George Eliot, shkrimtare. Ashtu si kompanitë investojnë kapitale për të përmirësuar markën e tyre në mënyrë që të jetë gjithmonë konkurruese, edhe ti duhet të zhvillosh tënden. Identifiko pikat e tua të forta dhe investo mbi ato. Shpesh sekreti qëndron te thjeshtësia: përcill mesazhe verbale dhe jo verbale të lehtë dhe të saktë. Marka jote duhet t’i përmbajë ato: vetëm kështu do jetë e besueshme.

4

3 Zbato strategjinë tënde “Më mirë pak rroba, por që na përfaqësojnë mirë”, Vivienne Westwood, stiliste. Për të pasur sukses duhet strategji, por nuk ekzistojnë formula matematike: duhet të bësh përpjekje dhe të qëndrosh gati për të ndryshuar taktikën, nëse nuk jep rezultate në kohën e duhur. E gjitha varet nga pikat e forta, të cilat duhen vlerësuar, duke lënë pikat e dobëta në hije. “Duhet të ndash me veten në mënyrë të ndërgjegjshme si t’ua bësh të qartë bashkëfolësve të tu atë që është pozitive. Dhe të kapërcesh, modifikosh, rregullosh (jo të fshehësh) atë që është më pak”, thotë një ekip studiuesish mbi markën. Edhe kur të duket se nuk ke asgjë të veçantë, duhet të përpiqesh të gjesh një sepse të gjithë kanë një pikë të fortë. Nuk të vjen asgjë në mendje, (nuk të duket vetja e bukur, nuk ke ndonjë CV për të shqyer sytë) veç faktit që kur mblidhesh me shoqe, ato shkrihen së qeshuri. Ja pra pika jote e fortë. Përqendrohu te autoironia dhe ktheje në tiparin tënd dallues.

Vazhdo të rivlerësosh veten herë pas here

“Moda ndryshon, stili mbetet” Coco Chanel, stiliste. Strategjitë për të pasur sukses në jetë nuk janë evergreen. “Çdo moshë ka të sajin”, shpjegon një stiliste italiane. “Mjafton të jemi të zonjat që të kapim momentin kur duhet ta ndryshojmë”. Ashtu si në modë, duhet që të jemi në një hap me kohën. Vlerëso pamjen tënde, stilin, gjuhën e trupit, sigurinë, impostimin e zërit dhe aftësinë për të komunikuar me të tjerët. Për sa i takon koherencës, mund të jetë e rëndësishme që nëse një strategji nuk ecën më, ndjen se marka jote po humbet pjesë tregu në mjedisin ku operon (djemtë nuk të vënë re, nuk të vijnë ftesa dhe propozime) ta riformatosh dhe të bësh ndryshimet që duhen. Të gjitha mund të kemi njohur një vajzë që vishej si djalë dhe kur ka ndërruar stil, ka pasur sukses me djemtë. Apo diçka të ngjashme. Ndryshime duhen bërë në jetë.

75


Vetë Marketohu

6 Kujdes paketimin online “Inovacioni dallon një leader nga një folloëer”, Steve , shpikës. Site-i yt, blog-u yt, açount-i yt duhet të shprehin çfarë je dhe çfarë do. “Të shfaqesh me sinqeritet është hapi i parë”, thonë studiuesit e markës. “Sekreti i një paketimi tërheqës qëndron në fotografi të mira, video dhe mesazhe efikase”, shtojnë life coach-ët. Ja këshillat. Gjej zërin tënd online Ji natyrale, fol si do flisje me një shoqe, ballë për ballë. Dhe mos gënje: njerëzit e kuptojnë kur dikush përpiqet të bëj dinakun. Krijo prespektivën tënde Vlera e shtuar qëndron në mënyrën personale se si i sheh gjërat. Duhet të përpiqesh të thuash diçka të re, jo të përsërisësh ato që thonë të tjerët.

5

Bëje të dukshme markën tënde me paketimin offline

“Nuk ke kurrë një mundësi të dytë për të lënë një përshtypje të parë”, Paul McKenna, hipnoterapist. “Imazhi është i rëndësishëm sepse shqisa e parë e komunikimit është të parit”, afirmojnë specialistët e markës. “Që me shikim të parë njerëzit krijojnë një përshtypje për ty, paketimi krijon pritshmëri”. Pra është e rëndësishme që veshja dhe truku të shprehë mënyrën si ti je. “Imazhi yt është mjeti i atypëratyshëm për t’u treguar të tjerëve, kush je, çfarë përfaqëson”, thotë Haydee Antezana, CEO e Professional Impressions. “Sekreti është theksimi i anëve më të mira, të minimizosh ato më pak tërheqëse dhe të rrethohesh nga cilësia, duke blerë gjërat më të mira që të lejon xhepi”. Nuk je e sigurt për stilin tënd? “Shfleto revistat e preferuara”, udhëzon Lynne McMaster, këshilltar imazhi. “Prit foto të personave që ua admiron shijen dhe bëj një kolazh që mund ta ngjisësh në dollap ose pasqyrë për t’u frymëzuar. Stili yt duhet të vër në pah individualitetin tënd. Te cilat veshje shkon instinktivisht kur bën shopping? Me çfarë rrobash të bëjnë më shumë komplimenta? Sajo një look të thjeshtë dhe plotësoje me aksesorë të zgjedhur: njerëzit do të mbajnë mend”. Përsëri, mund të sjellësh shembuj vajzash të thjeshta, por që spikasin në qytet për nga veshja (shikon që ia dilet?). Stili i veçantë, mos harro, nuk vlen thjesht si veshje, po të ndihmon edhe të gjesh tribunë tënde, të ngjashmit me veten.

76

Lër të shfaqet personaliteti yt Njerëzit dashurohen me qeniet njerëzore, jo me robotët. Kur ti tregon për vete, ata duan të krijojnë një ide se kush je në të vërtetë. Vendos kufijtë Ato që ekspozon online mund t’i shohin shumë njerëz: vendos se deri në ç’nivel do ekspozohesh, shmang publikimet kompromentuese dhe ruaj një farë modestie. Sindroma unë, unë, më vonë, të bën jopopullore. Krijo një komunitet Shfaq pavarësi në postimet e tua, zgjidh probleme dhe konsideroji njerëzit. Markat më të mira sjellin diçka me vlerë në jetën e të tjerëve. Për shembull një ide, do ishte që nëse nuk ke mundësi për një vend fizik të përshtatshëm për të strehuar pasionin apo krijimet e tua, mund të hapësh një site, apo një açount. E bëjnë shumë të rinj në flickr për shembull, site-n e njohur të fotografëve amator, ku ekspozojnë fotot e tyre.

shkurt 2012


Bëju një check up fantazive Sa argëtuese, përfshirëse dhe... të guximshme janë? Ja si t’i përdorësh në mënyrë të shëndetshme pa as një çikë përmbajtje ndjenje faji (dhe pa pikë rreziku)

V

etëm njerëzit e pakënaqur me seks kanë fantazi të pista. Nuk është titulli më i fundit sensacional i lajmeve të mbrëmjes në radio: këtë e mbështeste vetë doktor Frojdi. Sa keq që në këtë rast, themeluesi i psikoanalizës nuk ka qëlluar në shenjë, sepse sipas studimeve më të fundit, del që është komplet e kundërta: pra fantazitë, edhe më të guximshmet, kanë një lidhej të ngushtë me një jetë seksuale të fuqishme e të shëndoshë. Pra, të fantazosh është e pëlqyeshme. Shumë e pëlqyeshme, madje. Me kusht ama që mos të bëhet kompulsive një fantazi e vetme, sepse atëherë, ajo që mund të ishte një çelës që hap dyert e një seksualiteti të lirë edhe intrigues, do shndërrohej në një kambanë alarmi që nuk duhet nënvlerësuar. Por korrigjimi është i mundshëm. Specialistët tregojnë si

77

772012 shkurt


Dëshira Të nxehta Mendoj për femra

Çfarë do të thotë kjo? Çdo ditë kam një fantazi të re

Nuk është ca si shumë? “Jo, përkundrazi: të kesh një fantazi të re çdo ditë, të mundëson të mos bëhesh skllave e një mendimi të vetëm. Është një mënyrë e mirë për të zotëruar dëshirën dhe eksitimin, sidomos nëse këto aktivizohen gjithmonë pak a shumë në të njëjtën mënyrë: në seksualitet, imagjinata nënkupton çlirimin, nga mërzia dhe nga pengesat ndaluese, por edhe nga fiksimet, të cilat kur zgjasin nuk bëjnë kurrë mirë...” Në kokën time, është një publik...

Është gjë e mirë apo e keqe? “Të bësh seks në publik është një fantazi tipike femërore. Ndryshe nga meshkujt, të cilët eksitohen me detaje anatomike eksplicite (gjenitalet janë të parët) dhe situata pothuaj-pornografike, gratë ndërtojnë në kokën e tyre skena deri diku të pasura me detaje, me shumë dialogë e skenografi dhe përgjithësisht me spektatorë. Kur ndërton me mendje vende, skena dhe persona, e bën shumë të fortë fantazinë dhe e ke më të lehtë ta bësh fizikisht të vërtetë. Pastaj, kjo gjë ka një avantazh tjetër: na vë në kontakt me anën tonë ekzibicioniste, por duke na mbajtur të mbrojtura, sepse na çliron nga pesha e turpit (dhe ndoshta edhe nga ndjenja e fajit) që do kishim po ta bënim me të vërtetë. Në fakt, ka shumë mënyra për të eksperimentuar kufijtë e ndrojtjes, por pa rrezikuar që kjo gjë të na dëmtojë herët a vonë...”.

{

78

“Kjo gjë varet nga mosha. Sa kohë identiteti seksual nuk është konsoliduar, është normale të kesh fantazi me persona të seksit të njëjtë me ty. Është një korridor formues ku kalojnë pothuaj të gjithë. Nëse është një fantazi e kultivuar në moshë më të madhe ama, mund të shihet si një tregues: ndoshta është shenjë e diçkaje që kërkon të shfaqet, e një identiteti seksual të mohuar, ose mund të jetë thjesht një sfumim i seksualitetit tonë. E rëndësishme është mos ta gjykosh, por t’i lejosh vetes ta eksplorosh. Nuk është e nevojshme të dalësh nga fantazia për të hyrë në realitet, përkundrazi: e gjitha kjo na lejon të bëjmë paqe me disa kontradikta të brendshme dhe të pranojmë dëshira që përndryshe do prishnin ekuilibrin e jetës sonë, edhe në çift”.

Nëse nuk të vjen me të parën, shpike kështu Nuk është një roman kështu që kur provon të ndërtosh një fantazi seksuale, nuk ke nevojë të gjesh fillimin e një historie dhe ta vazhdosh me koherencë. Përqendroje vëmendjen në imazhe që prodhojnë në trup një reagim eksitues. Stërvitu vetë. Fillo t’i mendosh të gjitha fantazitë që të kalojnë në tru, edhe nëse të duken qesharake. Kështu aktivizon në tru sinapset e kënaqësisë, që do ndizen edhe kur t’i gudulisësh ato fantazi me partnerin.

{ shkurt 2012


Imagjinoj sikur bëj seks e lidhur

Është shumë e çuditshme? Më eksiton ideja e treshes

Është normale? “Sigurisht po. Vlen për gratë që përdorin këtë projektim për t’u ndjerë dyfish të dëshiruara dhe sidomos vlen për meshkujt, që e kanë këtë fantazi të ngulur në tru (është një mënyrë për t’i dhënë vlerë virilitetit të tyre pa e vënë fare në dyshim). Të qenit tre, të lejon të zbulosh kënaqësi të skajshme dhe një ekuilibër tjetër forcash (jemi ne që vendosim për regjinë dhe mund të shkojmë deri ku të duam), pa rrezikuar ekuilibrin e çiftit: kush mund të jetë xheloz për një kundërshtar imagjinar?”

Stop! Specialistët flasin për rastet kur nuk ke më kontroll ndaj fantazive.  Fillojmë me fantazitë: burrat dhe gratë i përjetojnë njëlloj? Burrat i mendojnë dhe i mbajnë për vete. Ndërsa gratë i ndajnë shpesh me partnerin dhe përpiqen t’i praktikojnë.  Por kur e vë në praktikë një fantazi, do të thotë se ka një problem? “S’do të thotë gjë, por duhet pasur kujdes. Varësia seksuale krijohet me kalimin e kohës, kur episodet përsëriten”.  Seksi kompulsiv është problem më shumë i meshkujve apo i femrave? “Përqindja e burrave dhe e grave është e njëjtë”.  Si dilet nga kjo gjendje? “Duke kërkuar ndihmë te një psikolog, më mirë i profilit konjitiv dhe i sjelljes”.

“Pse të jetë e çuditshme? Kujt nga ne nuk i pëlqen ideja ta lërë veten plotësisht në dorë të partnerit dhe pushtetit të tij? Do ishte e çuditshme nëse nga fantazi kalon në praktikë, por jashtë çiftit dhe pa e menduar mirë. Të shpjegohemi: të lidhurit dhe të mbyllurit e syve nuk është e keqe nga natyra, por nuk mund t’i besojmë veten dhe trupin njerëzve të tjerë dhe situatave mbi të cilat nuk kemi fare kontroll. Mund të na çonin larg pikës së nisjes dhe ndoshta edhe asaj që duam me të vërtetë”. Më pëlqen pak dhunë

Mund ta bëj apo jo? “Një superfantazi mbi fantazitë...Një dhunë (e lehtë), edhe pse duam ta mbajmë të mbyllur në mendjet tona, është pjesë e seksit: është i dhunshëm intensiteti i asaj që jemi duke bërë, është i dhunshëm vendimi për të rrëzuar një pengesë. Në këtë kuptim po, mund të bëhet. Ka vetëm një problem: nëse e gjitha kjo izolohet nga konteksti ose bëhet dominuese në sjelljet tona. Atëherë ngrihet një pyetje: jam e aftë të vë kufi ndërmjet asaj që mendoj dhe asaj që bëj? Nëse përgjigja është jo, kontrolli i fantazisë ka nevojë për një hetim të mëtejshëm”. Mendoj për seksin...shumë shpesh

Duhet të shqetësohem? “Teorikisht jo. Është gjithmonë çështje mase: mund të mendojmë kur dhe sa herë të duam për seksin, mjafton që mos të na heq mendjen nga punët (ose ndoshta dhe nga kënaqësitë) e jetës së përditshme. Le të marrim një shembull, që vlen sidomos për meshkujt: nëse një burrë sheh diçka pornografike dhe kolegët e kuptojnë, punë e madhe, nuk është fundi i botës. Por nëse fotot dhe videot e shpërqendrojnë aq sa ai bëhet i ngadaltë në punë, i hutuar dhe jo efiçent, atëherë problemi është më i rëndë. Alarmi i të gjitha fantazive është ky: kur mendimi i seksit bëhet aq i pranishëm sa të shqetëson po nuk i kushtove vëmendje të vazhdueshme, atëherë keni nevojë për ndihmë. Pa dyshime, drejtpërdrejt te një terapist”.

79


10 Në Çift

mënyra që ai të të dojë Këshilla për të arritur atë që pret prej kohësh, ta bësh atë të bjerë brenda me ty, ashtu si ti vetë 1 Ji vetvetja! Rregulli fillestar për ta bërë atë të bjerë në dashuri me ty është të jesh vetvetja dhe pse në fillim të historive ne shtiremi si një person më i mirë seç jemi. Ai do e kuptojë këtë në çastin kur do lodhesh së u shtiruri si gruaja e ëndrrave të tij dhe do fillosh të jesh vetvetja. Çfarë do ndodhë atëherë? Atij mund të mos i pëlqejë ajo që do shohë, do ndihet i tradhtuar dhe me shumë gjasa do largohet prej teje. Fundja fare, ti ke aq respekt për veten sa të mendosh se do të dojë për atë që je, apo jo? 2 Trego vetëbesim! Nuk mjafton që thjesht të jesh vetvetja. Duhet edhe të kesh besim te vetja. Shumë gra mbeten single për shkak të vlerësimit të ulët që kanë për veten. Përpiquni të kujtoni ndonjë vajzë që njihni e cila nuk është e bukur, por mendon se mund të ketë çdo burrë që do dhe ia del. Filozofia e femrave me vetëbesim është: nuk ka rëndësi pamja, rëndësi ka ajo që ti mendon për veten tënde. Ia vlen ta provosh (pa u bërë qesharake sigurisht), sepse funksionon! Apo ti je shumë e ndrojtur dhe nuk di si ta promovosh veten. Ja një këshillë për t’u mbajtur në kujtesë: mendo cilat janë pikat e tua të forta. Ke sens humori? Përdore! Djemtë e pëlqejnë po aq sa femrat! 3 Mos e kalo masën! Kur të pëlqen dikush dhe do doje që dhe ai të të pëlqente ty, është shumë e thjeshtë të bësh figurë qesharake. Mos u bëj as shumë e zhurmshme,

80

as e padukshme, mos qesh kot, mos thuaj çdo gjë që të kalon në mendje. Kjo ndodh zakonisht kur je shumë në ankth se çfarë do mendojë ai për ty: nuk ka pse të futesh në stres. Thjesht merre qetë, merr frymë thellë dhe sillu sikur ai të ishte një nga shokët e tu. 4 Duku bukur! Përshtypjet e para janë gjithmonë të rëndësishme. Jo se të tjerat nuk kanë rëndësi, por nëse dukesh bukur sa herë ai të sheh, gjërat do i kesh më të thjeshta. Nëse je një nga ato vajza që nuk ia kanë haberin nga grimi dhe mezi dallojnë ndryshimin ndërmjet korrektorit dhe kremitpudër, lëre fatin e fytyrës tënde në duart e shoqeve dhe kutive të grimit! Ato do e vënë në pah bukurinë që të ka falur Zoti! 5 Ji miqësore: qesh dhe bëji komplimente Hapi i parë që ta bësh një djalë të të pëlqejë është t’i afrohesh atij. Kush mund t’i rezistonte shoqërisë së një fytyre miqësore dhe të qeshur? E keni vënë re se dhe pse burrat na komplimentojnë shumë, ne nuk bëjmë të njëjtën gjë? Ndryshoje këtë gjë. Thuaji sa i pashëm duket. Ai do e kuptojë që ti e pëlqen (ki parasysh që shumicën e herëve, djemtë nuk e kanë idenë që ti mund t’I pëlqesh ata). Shkrimtari Jean Giraudoux thotë rreth komplimentave: “Po të shohësh një grua që ndiqet nga një shpurë admiruesish nuk është se ata mendojnë se ajo është e bukur, por ajo u ka thënë atyre që janë të bukur”. shkurt 2012


6 Vëru veshin djemve! Nuk po themi se të gjithë meshkujt janë njëlloj, apo që ata e shohin botën njëlloj, por është gjithmonë me vlerë të marrësh ca këshilla të mira nga djemtë. Pyeti miqtë e tu nëse të dashurat e tyre thonë apo bëjnë diçka që ata e pëlqejnë shumë, ose e urrejnë. Dhe kur mëson gabimet e zakonshme që bëjnë vajzat në takime apo në lidhje, përpiqu t’i shmangësh! 7 Bëj të vështirën! Ky është një truk i vjetër që nuk del kurrë nga moda! Bëje xheloz, mos iu përgjigj në telefon dhe mos u trego gjithmonë e gatshme për të. Dil me djem të tjerë; lëri atij të mendojë se ti ke shumë admirues. Meshkujt janë kompetitiv nga natyra, kështu që ai do luftojë për të pasur vëmendjen tënde. Dhe sapo ta bëjë, do pyes veten: “Pse jam xheloz? Jam vërtet i interesuar për atë vajzë?”. Duhet ta dish se i ke fituar zemrën. 8 Luaj në fushën tënde! Ftoje në shtëpi për një çaj ose një film. Do ndiheshe shumë rehat po ta takoje në shtëpinë tënde. Mund të bësh shumë gjëra brenda shtëpisë. Për më tepër, mund ta ftosh edhe për të dalë me miqtë e tu. Ata janë njerëzit që dinë të bëjnë të dukesh edhe më interesante se sa ai mendon tani për tani se ti je! Ata janë të karikuar për të thënë diçka të këndshme apo për të treguar histori shumë të bukura rreth teje. 9 Njihe atë. Për t’i hyrë në zemër, duhet të hysh në fillim në mendjen e tij. Zbuloje çfarë tipi është. Pyet njerëzit që e njohin për të mësuar çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen. Është avantazh nëse ke gjëra të përbashkëta. Ndoshta dëgjoni të dy të njëjtën muzikë, ose ju pëlqen të dyve pokeri. Përfito nga informacioni që do marrësh. Sfidoje në një lojë letrash ose fillo një bisedë rreth grupeve që pëlqeni të dy. 10 Njih miqtë e tij! Për t’i pëlqyer atij, përpiqu t’u pëlqesh miqve të tij në fillim. Për meshkujt, miqësia është shumë e rëndësishme. Merre të mirëqenë që ai ka besim në mendimet e miqve dhe ndjek këshillat e tyre. Nëse ka diçka që e ndikon atë, ata janë miqtë…sepse për mamanë është ende herët. Kështu, sa më shpejt t’i njohësh dhe t’u hysh në zemër atyre, më shumë mundësi ke të lidhesh me të!

81


online

Shoqëri Në rrjet

Mbro reputacionin tënd MENDOHU PAK: ÇFARË DO DOJE QË SHEFI YT I ARDHSHËM TË DINTE PËR TY? OK, E KUPTOVE PSE DUHET QË CA GJËRA ME TË CILAT LË GJURMË T’I FSHISH NGA WEB-I Po të duash quaji shikime indiskrete. Janë ato që ti nuk i vë re kur je online. Sy që ngulen te fotot e tua, te ato që shkruan në forume, apo te porositë që bën. Sepse privacy në internet nuk ka. Ose ka, nëse ti kujdesesh për këtë punë. Ndoshta nuk e di, por ti nw internet lë gjurmë. E cila fiksohet në kujtesën e web-it, nëse vendos të regjistrohesh nëpër rrjete sociale. Mendon se askujt nuk do interesonte të rrëmonte në internet për ty? Eh, një nga mënyrat më të pëlqyera për të kaluar kohën e atyre që ti u çon CV-të ose e shefave aktualë është të gjejnë informacione të rezervuara për njerëzit që punojnë për ta. Kjo i ndihmon për t’i njohur më mirë. Në listën e kureshtarëve shto dhe njerëzit e familjes, koleget/ ët dhe ...shoqet ose shokët e vjetër të shkollës. Lajmi i mirë është se për t’u mbrojtur nga kureshtarët e Web-it nuk të duhet një truprojë. Mjafton të ndjekësh këto këshilla. 1) Kontrollo elementët e privacy-së në Facebook. Rrjeti social popullor

82

të ndihmon të vendosësh vetë se cili do doje ta shihte aktivitetin tënd dhe cili jo. Mjafton të klikosh te www.facebook.com/ stettings/?tab=privacy e pastaj të zgjedhësh opsionet që dëshiron. E ke në dorë ti të vendosësh kush i sheh fotot ku të kanë tagg-uar. Mund të zgjedhësh mes opsioneve “të gjithë”, “miqtë e miqve” dhe “vetëm miqtë”. Po të klikosh te “Custom” (opsioni i personalizimit) mund të zgjedhësh edhe se cilët miq mund të shohin ca gjëra dhe cilët jo. 2) Bëj një hap tjetër për personalizimin, duke i bërë fotot dhe videot e tua në Facebook të dukshme vetëm për miqtë e ngushtë. Me të hyrë në faqen e privacy-së, kliko te rreshti i modifikimit të privacy-së për videot dhe albumet ekzistuese. Të të shohin duke kërcyer mbi karrige pas vodka-redbullit të tretë duhet të jetë një privilegj për pak veta, nuk mendon?!

3) Zgjidh pseudonime të ndryshme për çdo sit që frekuenton. Eh: duke përdorur të njëjtin pseudonim për blerjet në eBay dhe diskutimet nëpër forume është më e lehtë të të gjejnë. Dhe shfaqet kështu i plotë mozaiku i jetës tënde private. Nuk të kishte shkuar mendja, ë? Përdor të paktën tre adresa email-i të ndryshme. Një për kontaktet e punës, një për miqtë e tu dhe Facebook-un dhe një për të hyrë në forume dhe në site shoppingu. Është shumë e lehtë të të gjejnë nëpërmjet email-it. Një shembull? Nëse fut një adresë email-i në rreshtin e kërkimit të Facebook, siti tregon menjëherë nëse i përgjigjet ndonjë personi me emër e mbiemër. Kur je e detyruar të lësh adresën e email-it në një site të rastësishëm që e kërkon detyrimisht regjistrimin, krijoni një të përkohshme në sitin http://notsharingmy.info. Mesazhet e marra do të vijnë edhe në adresën kryesore, por askush nuk do zbulojë adresën e vërtetë të emailit. shkurt 2012


Kur

të bën të ndihesh kot PARA SE TË TË DUKET VETJA E PAFAT, NDËRGJEGJËSOHU PËR DIÇKA. TË TJERËVE NUK U SHKOJNË GJËRAT VAJ, SIÇ DUKET. KËSHTU QË HIDHE POSHTË NJËHERË E MIRË SINDROMËN E “BRETKOSËS SË SHËMTUAR”

Anila ka 400 miq, ka alamet pune, ka bredhur nëpër gjithë Evropën dhe shkon pothuaj çdo mbrëmje, në vendet më cool të Tiranës. Nga e di ti? E di ngaqë ajo sa shkon në punë të nesërmen poston fotot në Facebook. Eh, nuk është e lehtë të ndihesh në lartësinë e duhur, nëse ai i mallkuar social network të detyron të përballesh në çdo hap me sukseset e të tjerëve. Po sa prej asaj që ti sheh është e vërtetë? Sipas një studimi të Universitetit të Stanfordit, pak: Fb nxjerr në pah triumfet e miqve, jo dështimet. Pa llogaritur që shumë edhe gënjejnë, sipas një studimi tjetër, e bëjnë 66 5 e evropianëve. Mos u gënje Rrëmimi nëpër profilet e të tjerëve mund të ketë efekt shumë negativ për vetëvlerësimin, veçanërisht nëse është ndonjë nga ato të ditët kur je poshtë me moralin. Ndihesh përtokë, të ka dalë dhe një alamet puçrre nga stresi... ndërkohë që mikeshat e tua shkëlqejnë! Normal që do pyesësh veten çfarë ka që s’shkon me ty. Sipas

“Një i afërmi im dhe e shoqja e tradhtojnë njëri-tjetrin prej vitesh. E megjithatë i shkruajnë njëri-tjetrit mesazhe dashurie në wall, ku i shohin të gjithë. Si të ishin një çift i përsosur”. Silva “Kam një shoqe që asnjëherë nuk është e kënaqur. Nga faqja e saj në Fb, të krijohet përshtypja e kundërt: party, komente pozitive. E di që nuk është kështu, por e mbaj gojën mbyllur. Këto gënjeshtra e ndihmojnë të ndihet më mirë, të ndihet më e pranuar”. Sara. Një ish-shoqe shkolle më mbushte me fotot e saj në ski, në aeroporte, festa...E kisha zili: ajo po që e shijonte jetën! Pastaj e takova një ditë dhe e kuptova që ishte vetëm, e athët dhe agresive”. Xheni.

psikoterapistes Henn Berman, asgjë. “Çdo profil është pak si një përzgjedhje me greatest hits: përmbledhje e pjesëve më të mira të jetës të gjithsecilit dhe nuk paraqet realitetin”. Plus që, shumë e përdorin Facebook-un për t’u promovuar. Sipas revistës Cyberpsychology, Behaviour and Social Networking, vajzat postojnë më shumë foto dhe i përdorin për t’u shfaqur më joshëse sesa janë në të vërtetë. Pa le pastaj që disa kanë mësuar të përdorin edhe photoshopin, ose kanë një shoqe a një shok që di t’u lëmoj hundët dhe t’u pastrojë fytyrën nëpër foto. E kështu rezultati është që, në Facebook ose librin e fytyrave, fytyrat janë më të bukura dhe më të qeshura. Përqendrohu të vetja “Vetëvlerësimi nuk varet nga social network, por nga ty dhe nga mënyra si e përdor atë”, shpjegojnë psikoterapistët. “Nëse kur sheh fotot e mikeshave të tua virtuale, të shembet vetëbesimi, atëherë ka shumë mundësi që të mungon edhe në jetën reale”. Por nëse ke një mendim të mirë për veten, mund të shfaqesh ashtu si je dhe t’i menaxhosh më së miri marrëdhëniet me njerëzit. “Nëse e përdor Fb për atë qëllim për të cilin kjo faqe është ideuar, pra si rrjet të lëvizshëm mbështetjeje, mund dhe duhet të bëjë vetëm mirë”, nënvizon Susan Krauss Withbourne, autore e The Search for Fulfillment. Fb është një stimul, jo një garë Popullariteti nuk matet me numrin e “like”-ve. Ndoshta në atë çast miqtë e tu janë offline. Ndonjëra të shet mend deri sa të acaron totalisht? Bllokoje dhe do zhduket nga jeta jote para se konkurrenca të të prishë terezinë. Dhe nëse ndonjë mik ka arritur diçka të rëndësishme, kjo nuk do të thotë që nuk mundesh ta arrish shumë shpejt dhe ti. Shikoji arritjet e të tjerëve si pararendëse të fitoreve të tua. Suksesi dhe lumturia janë ngjitëse.

83


NE TRYEZE

Kur jashtë bën shumë ftohtë Djathë i shkrirë 300 gramë djathë fontina 1 lugë qumësht 4 të verdha veze 30 gramë gjalpë 1 lugë të vogël miell Piper i bardhë Kripë Përgatitja Priteni djathin në feta shumë të holla dhe vendose në një tavë. Shtoni aq qumësht sa duhet për ta mbuluar dhe lëreni të rrijë për 4-5 orë. Shkri gjalpin në tavë me miell, përziej dhe pas një minute, hiqeni nga zjarri dhe shtoni djathin dhe qumështin. Gatuajini në banjëmari, përziejeni me një rrahëse vezësh. Përziejeni, deri sa djathi të shkrijë plotësisht. Shtojini të verdhat e vezëve. Sapo përzierja të jetë trashur, është gati: shtoni pak piper të bardhë.

Pasta me fasule Karakterstika: Pjatë e parë Përbërësit: 300 gramë pasta në formë tubash 1 kuti fasule të konservuara të kulluara 50 gramë gjalpë 4 lugë vaj ulliri 1 thelpi hudhër Majdanoz (në sasi të bollshme) 1 lugë miell i bardhë i llojit 00 1 lugë e madhe me salcë domateje të përqendruar Lëng perimesh (ujë i ngrohtë me koncentrat perimesh) Kripë dhe piper i zi Kulloni fasulet nga uji lëreni ujin në një anë dhe copëtoni me një pirun fasulet. Në një tavë të thellë vendosni gjalpin dhe vajin dhe shkrijini, pastaj shtoni majdanozin dhe hudhrën e grirë dhe vazhdoni t’i skuqni. Shtoni pastaj miellin, përziejini mirë dhe lëreni të skuqen, duke i përzierë, për pak. Shtoni ujin e fasuleve që keni lënë mënjanë dhe salcën e domates. Përziejini dhe shtoni fasulet dhe piper të zi. Mbajeni në zjarr dhe pak, pastaj shtoni makaronat e pagatuara dhe lërini të ziejnë si oriz, duke shtuar pak nga pak lëngun e ftohtë të perimeve. Rregulloni kripën. Në fund duhet të jetë një supë goxha e plotë. Servirja Shërbejeni të vakët me pak vaj ulliri. Ditën tjetër, e ngrohur është akoma më e mirë.

84

shkurt 2012


Sallatë me shegë Për 4 racione Përbërësit 1 shegë 3 lugë fara pishe 3 lugë vaj ulliri 125 gramë sallatë Kripë sipas dëshirës 1 lugë uthull balsamiko piper Përgatitja Ndani në copa shumë të holla bazën e sallatës, shtoni shegën dhe kokrrat e pishës. Përgatisni një përzierje me vaj, uthull balsamike, kripë dhe piper për t’ia hedhur sipër.

Tortë gështenje Koha: 60 min Për 4 persona Përbërësit 2 gota qumësht 1 lugë bukë e grirë 80 gramë fara pishe 3 lugë vaj ulliri kripë rozmarinë 400 gramë miell gështenjash 50 gramë arra 2 lugë sheqer Përgatitja Hidhni mbi tavolinë miellin e gështenjave dhe hidhini sipër pak qumësht, duke e përzierë me kujdes për mos t’u formuar kokrra. Shtoni 50 gramë pisha, 50 gramë arra të qëruara, rrush të thatë (që e keni lënë të vijë pak në ujë të vakët), sheqer, bukën e grirë, një lugë vaj, pak kripë dhe gjethet e rozmarinës. Përzieje dhe nëse është e nevojshme, shto pak ujë, në mënyrë që brumi të jetë i butë dhe jo shumë i ngjeshur. Lyej një tavë me pak vaj, zgjidheni në formën që dëshironi, po e rëndësishme është që trashësia e tortës të mos kalojë 2 cm. Vendoseni në furrë në 180°C për 45 minuta pak a shumë, deri sa në sipërfaqen e ëmbëlsirës të formohet një shtresë e errët e plasaritur. Shërbeje me porcione të vogla të shoqëruar me një gotë verë.

85


Recetat VIP

Me shijen e të famshmeve KUZHINAT QË SHËRBEJNË PËR PR DHE RECETAT VIP QË SHESIN LIBRA. NGA GRATË E PARA DHE AKTORET TE GAZETARET. TENDENCA E RE NË TREGUN SHQIP TË LIBRIT. JO VETËM ME PËRKTHIME, POR DHE ME SHIJET E ËMBLA TË FAMILJES KRYEMINISTRORE

S

humë shpesh nëpër intervista thonë se për të mbajtur formën e tyre nuk bëjnë asgjë dhe se e gjitha është dhuratë e mëmës natyrë. Edhe pse ndërkohë mund të jenë fanatike të palestrës dhe kanë vite që e mbajnë shpirtin me ndonjë fletë sallate dhe ndonjë karotë. Por ndërsa shumica e të famshmeve janë të tilla, ka disa të tjera që e kanë kuptuar që duhet të identifikohen me ato që i ndjekin në televizion apo faqe revistash. Dhe në vend të bëjnë snoben, tregojnë të vërtetë. Jo vetëm se e dashurojnë ushqimin,

86

por janë si gjithë të vdekshmet e tjera të planetit, kuzhinën e kanë vendin e preferuar. Dhe jo vetëm pozojnë me shumë qejf mes furnelave, por dinë të bëjnë dhe biznes me këto fotografi. Që nga Michele Obama e deri tek Kate, dukesha e re e Kembrixhit, që vizitën zyrtare në Kanada e ka shfrytëzuar edhe për të marrë leksione kuzhine, zonjat e sotme dijnë të jenë më sharmante në kuzhinë sesa nëpër sallone. Zonja e parë Amerikane e ka përdorur në këtë rast kuzhinën për të ftuar të tjerë. Kuzhina e Shtëpisë së

shkurt 2012


është komentuar edhe për ngjarje “asfare të këndshme”, si dysheme e rrëshqitshme e të tjera si këto, gjobat i ka marrë gjithsesi. Pas saj, renditet Gwineth Paltrow që kërkon doemos të konsumojë ushqime të shëndetshme e që të jetë e sigurt për këtë. Më mirë se ajo vetë nuk mund ta bëj kush tjetër, prandaj dhe recetat e saj i ka grumbulluar në libër, i botuar ndërkohë në shumë gjuhë të botës. Për ta bërë më të çmuar këtë botim, nga njëra faqe në tjetrën, ajo pozon në ambientet e kuzhinës me dy fëmijët e saj. Por surpriza ka qenë që veç ushqimeve makrobiotike, për të cilat ajo ka folur për vite me radhë, në libër kanë gjetur vend edhe përgatitja e hamburgerëve apo sanduiçëve me ton.

Bardhë është e hapur për studentët e kësaj fushe Me këtë rast, nuk mund të mos kthehet në popullore edhe ajo vetë. Rëndësia që i jep familja Obama marrëdhënieve me publikun dihet tashmë, e meqenëse kjo është rruga më e mirë e më e dashur, pse të mos e bënte të ditur botërisht këtë ‘nder’. RECETA QË VLEJNË... PARA Por jo vetëm për të rregulluar marrëdhëniet me publikun... Gatimet VIP mund të sjellin edhe të ardhura. Siç është rasti i aktores Eva Longoria. Dashuria për kuzhinën e bëri të hapte restorantin e saj... Gjithsesi, me gjithë reklamën dhe famën që nuk ka munguar, nuk ishte e thënë që punët t’i shkonin përherë vaj. Shija e mirë e aktores nuk mjaftonte, kështu që hera herës restoranti i saj

NGA EKRANI PËRTEJ Prezantuesen e ‘La Prova del Cuocco’, Antonella Clerici, në mos një herë një tjetër e kemi parë të gjithë. Karriera e saj në televizion ka nisur përpara viteve ’90 e megjithatë fama që i ka dhënë emisioni që drejton prej 10 vitesh nuk ka të krahasuar me drejtimin e festivaleve a emisioneve të ndryshme në Rai, madje as me suksesin e Sanremos. Për shkak të kësaj lidhje të krijuar, Antonella ka botuar gjatë këtyre viteve tre libra kuzhine. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Benedetta Parodi, gazetarja e drejtuesja e lajmeve në Canale 5. Veçse, ajo u tërhoq për fare nga profesioni i saj, për t’iu kushtuar e tëra, dashurisë së saj të re. Libri i Bendetës “Gatuaj e shijo’ është përkthyer edhe në shqip ndërsa ajo vetë ka premtuar që së shpejti do jetë këtu për të promovuar vetë recetat e saj.

Pothuajse hermetikë për të nxjerrë përpara publikut fotografi familjare në 20 vjet qëndrimi në politikë, ishte Sadije Berisha, nusja e djalit Shkëlzenit që në një libër me receta ëmbëlsirash, bashkë me recetat nxori dhe disa nga detajet më intime të shtëpisë, kuzhinën. Në një botim luksoz, me foto profesionale të realizuara nga Albes Fusha, ajo në çdo faqe libri, bashkë me recetat ka shkruar dhe nga një rrëfim të shkurtër për historinë e tyre, të shoqëruara me foto të kuzhinës së saj, fëmijëve të saj... Një libër pra që ia vlen jo vetëm të shfletohet përpara furnelave edhe tavolinës së gatimit, por edhe në kolltukun e dhomës së ndenjes. Sepse mund të lexohet edhe si tregim: tregimi i një gruaje që me anë të recetave të ëmbla mban të gjallë dashurinë në familje.

SEKRETE TË ËMBLA KRYEMINISTRORE Në Shqipëri një libër i tillë erdhi nga nuk pritej: nga familja kryeministrore.

87


Recetat VIP

Keku që magjepsi një burrë Receta e kekut me të cilin Sadije Berisha bëri për vete Shkëlzenin. Një recetë e thjeshtë që po e sjellim për ju. Mund ta provoni nëse keni ndonjë zemër për të fituar “E dini thënien: ‘Dashuria e një burri kalon nga stomaku?’ Kek krem çokollatë është ëmbëlsira e preferuar e bashkëshortit tim. Ai thotë se me këtë ëmbëlsirë ia fitova zemrën. Edhe pas shtatë vitesh ai është ende i dashuruar…pas kësaj ëmbëlsire dua të them”. Kështu e nis shpjegimin e kësaj recete Sadije Berisha, për të cilën “Ky kek është i lehtë për t’u gatuar, realizohet shpejt dhe është një sukses i garantuar. Kur kisha një kafene të vogël në Stokholm, kjo ëmbëlsirë ka qenë një nga të preferuarat dhe lavdi Zotit që nuk është e vështirë për t’u realizuar, pasi ne përgatisnim sasira të mëdha. Kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme me çokollatë mund të shërbehet e ngrohtë me akullore me shije vanilje. Ky kek është shumë i butë dhe bashkëshortit tim i pëlqen kështu. Ndërsa mua më pëlqen që ta shijoj ditën tjetër, pasi ka qëndruar një natë në frigorifer. Në këtë kohë, kjo ëmbëlsirë shijon pa masë e shoqëruar me një lugë panë të rrahur”. Mënyra e përgatitjes 4 kokrra vezë 4.5 decilitra sheqer 2 lugë çaji vanilje 6 – 8 lugë gjelle kakao 200 g gjalpë i butë 3 decilitra miell Një majë luge kripë

88

Ngrohet furra paraprakisht në temperaturë 150 gradë. Rrihen shumë shpejt sheqeri me vezët. Shtohen gjithë përbërësit e thatë, përveç miellit. Hidhet gjalpë shumë i butë dhe pastaj miell. Trazohen për disa minuta dhe masa shtohet në tavën e lyer me gjalpë dhe të spërkatur me miell. Tava ka një unazë të lëvizshme. Piqet në nivelin e mesëm të furrës për 18 – 20 minuta. Në pjesën e mesit ëmbëlsira duhet të jetë e butë. Lihet të ftohet për njëfarë kohe. Nëse e doni të ftohtë, bëni kujdes që të jetë ftohur plotësisht para se ta fusni në frigorifer.

shkurt 2012


1,2,3 DETOX! M

E KENI TEPRUAR KËTË JAVË? MOS U ALARMONI: MJAFTON PAK PËR T’U BËRË MË TË LEHTA. ME MENY QË REALIZOHEN LEHTË DHE CA GJESTE TË VOGLA. NDIQNI PROGRAMIN TONË

endon se është e vështirë të spastrosh organizmin? Aspak. Trupi ynë i ka të gjitha mekanizmat e nevojshëm të riparimit, por duhet ta ndihmosh duke zbatuar një program të caktuar. Si thotë dhe dietologu Dominique Chenot, “për të nisur detoksikimin, duhet reduktuar sasia e ushqimeve në një sasi më të vogël se nevojat e zakonshme. Kur organizmi nuk duhet të merret me alkoolin dhe yndyrnat, mund të angazhohet në pastrimin e qelizave”. Parimi: për të pastruar organizmin, për t’i dhënë lëkurës shkëlqim dhe për të rritur vitalitetin, duhet të hash perime (me gjethe të gjelbra), perime dhe përsëri perime. Pse? Të gatuara ose të gjalla, ndihmojnë për ta bërë më bazik organizmin, që është acidifikuar shumë nga abuzimet e të gjitha llojeve: yndyrna shtazore, sheqerna, duhan. Para çdo vakti, ia vlen të përsërisësh mantran: “perime+bishtaja ose drithëra integrale+fruta”, që shoqërohen me pak vaj ulliri, gjë që ndihmon për të boshatisur fshikëzën e tëmthit. Në dy ditët e para, më mirë kufizo sasinë e proteinave. Për të pirë, nuk ka asgjë më të mirë se çajrat, uji me limon dhe lëngjet e frutave dhe perimeve të përgatitur në çast. Si përfundim: organizmi ka nevojë të përqendrojë energjitë e tij në këtë operacion “pastrimi”, kështu që do ishte ideale të nisnim dezintoksikimin në fundjavë, larg streseve. Mos harroni se mund të shkaktojë dhembje koke, marrje mendsh, të përziera, ndjesi lodhjeje. Prandaj, bëni si Britney Spears e re: shkoni të flini herët.

89


JavaNë formë

E hënë Sa të zgjohesh: pi një gotë të madhe me ujë të vakët (30 gradë C) me lëngun e 1 limoni, 30 minuta para se të hash mëngjes. Mëngjesi: racion muesli bio+boronica të kuqe të ngrira+1 lugë mjaltë+1 filxhan çaj jeshil. Dreka: një sallatë fasulesh të bardha me groshël: lani dhe kulloni një tufë groshël. Prisni për së gjati (alla julienne) 4 rrepa të kuq, 1 karotë dhe ¼ sallator. Përziejini fasulet me groshëlin e perimet e freskëta. Shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, fara pishe të pjekura, pak lëng limoni. Shijojnë me një fileto peshku të pjekur me avull. 1 qitro. 1 çaj farmaceutik. Zemra (me dëshirë): djathë i freskët dhe 3 lugë lëng boronice. Një përzierje lëng limoni dhe mjalti. Darka: një supë kungulli: skuqni një qepë me vaj ulliri. Shtoni 500 gram kunguj dhe lëreni të ziejë për 20 minuta me pak ujë, dy kuba me koncentrat bio. Kthejeni në pure. Mashurka jeshile dhe kunguj me majdanoz, të gatuara me avull: gatuani në avull për 10 min. 150 gram mashurka të qëruara+1 kungull të vogël të prerë në feta të holla. Në një tigan të madh, skuqni në zjarr të butë 1 thelpi hudhër dhe 1 qepë të prerë në një lugë vaj ulliri. Hiqini nga zjarri dhe shtoni borzilokun, 1 lugë salcë soje dhe 1 lugë vaj ulliri. Shtojini salcën perimeve bashkë me një dorë noodels. Komposto molle me kanellë (pa sheqer)+ djathë të freskët.

E martë Sa të zgjohesh: pi një gotë të madhe me ujë të vakët (30 gradë C) me lëngun e 1 limoni, 30 minuta para se të hash mëngjes. Mëngjesi: 1 filxhan çaj jeshil bio+1 ose 2 feta bukë integrale+1 lugë mjaltë trumze bio. Dreka: Një sallatë thai: zieni 50 gram fije orizi (spageti tajlandez). Përziejini me 150 gram lakër të bardhë të grirë, 2 karota të grira dhe 1 qepë të kuqe. Marinojini për 30 minuta me një lugë nuoc-mâm dhe 1 lugë uthull orizi. Kullojini spagetit dhe pritini me gërshërë kuzhine. Përziejini të gjitha. Shtoni koriandër të grirë, 1 lugë fara susami dhe 100 gram gjoks pule të prerë imët, të gatuar në avull. Një sallatë me portokaj dhe xhenxhefil: përzieni fetat e portokallit me xhenxhefil të freskët. Një çaj farmaceutik. Zemra (me dëshirë): një komposto molle pa sheqer dhe dy kumbulla. Një gotë me ananas, karotë dhe portokall të centrifuguar në kombinatin ushqimor. Darka: një supë perimesh me elb: në tenxheren me presion, hidhni për të zierë një karotë dhe 1 kërcell selinoje të prerë në kuba, 1 presh i prerë në rrota dhe 1 qepë e prerë me një lugë vaj ulliri. Shtoni 1 litër ujë, 100 gram elb dhe një kub koncentrat vegjetal bio pa yndyrë. Ziejini për 20 minuta. Hummus me koriander të freskët: përzieni një kuti qiqrash të kulluara me lëngun e një limoni, 2 lugë tahine (kremi i farave të susamit) dhe 1 dl ujë. Shtoni dhe një tufë majdanoz të freskët të grirë. 1 gotë kos deleje me mjaltë.

Ca këshilla Për të përfituar sa më shumë nga një kurë dezintoksikuese, ndiq 4 këshillat e doktor Herve Grosgogeat: • Izolohu nga ndotja dhe zhurma (ideale do ishte ta ndiqje këtë kurë në vend të hapur). • Mbaj një ditar për të larguar mendimet e këqija. • Ec, të paktën 1-2 orë në ditë, në zemër të natyrës. • Thith ajrin thellë, medito, nxirre ajrin...

90

E mërkurë Sa të zgjohesh: pi një gotë të madhe me ujë të vakët (30 gradë C) me lëngun e 1 limoni, 30 minuta para se të hash mëngjes. Mëngjesi: një gotë çaj jeshil + 1 sallatë frutash (1 banane+1/2 ananas+ 1 portokall) Dreka: thjerrëza me panxhar dhe troftë: zie 200 gram thjerrëza, më pas kullojini. Përzieji thjerrëzat me 1 qepë të grirë dhe 1 panxhar të vogël të prerë në copa kubike. Shërbejeni sallatën me një fileto trofte të gatuar me avull. 1 banane. 1 çaj farmaceutik. Zemra (me dëshirë): 1 galetë orizi. 1 mandarinë. Një përzierje me lëng qitroje dhe mjaltë. Darka: një supë sallatori me mente të freskët: grini në grirës elektrik një sallator të qëruar që ia keni hequr farat me një gotë kos të trashë dhe mente të freskët. Një sallatë perimesh të gjelbra. 1 mollë. 1 gotë kos dhie me një lugë mjaltë.

E enjte Sa të zgjohesh: pi një gotë të madhe me ujë të vakët (30 gradë C) me lëngun e 1 limoni, 30 minuta para se të hash mëngjes. Mëngjesi: një racion muesli bio+boronica të kuqe të ngrira. 1 mandarinë. 1 filxhan çaj jeshil. Dreka: sallatë me oriz+selino+vezë: zieni 100 gram oriz integral për 20 minuta, pastaj kullojeni. Qëroni një patate, priteni në copa të vogla kubike dhe gatuajeni në avull për 10 minuta. Prisni në kube dy kërcej selinoje të larë mirë. zieni vezën. Përzieni kubat e patates, orizin, selinon dhe majdanoz të grirë dhe shtoni lëng limoni jeshil. Shërbejeni sallatën me vezë. 2 djathë. 1 çaj farmaceutik. Zemra (me dëshirë): një gotë lëng boronice bio. Një komposto dardhash dhe kumbullash. Darka: mashurka jeshile të gatuara me avull dhe selino: gatuani në avull 150 gram mashurkash jeshile. Prisni në kube 150 gram selino dhe kalojini në tigan për 15 minuta me 1 lugë vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër të grirë. Lani dhe thani ca gjethe sallatë. Përzieni bishtajat me sallatën dhe selinon. Shtoni lëng limoni dhe ca fara pishe të pjekura. Kos frutash: Përzieni në mikser 1 avokado me 2 lugë kos+pak piper të Cayenna-s dhe lëngun e një limoni jeshil. Një sallatë frutash. shkurt 2012


E premte Sa të zgjohesh: një gotë të madhe me ujë të vakët (30 gradë C) me lëngun e 1 limoni, 30 minuta para mëngjesit. Mëngjesi: një filxhan çaj jeshil bio+ 1 ose 2 feta bukë integrale+1 lugë mjaltë bio. Dreka: ragu thjerrëzash me presh dhe kurkuma: gatuani 1 qepë të grirë dhe 1 qepë të prerë hollë me një lugë vaj ulliri. Shtoni 150 gram thjerrëza jeshile, mbulojini me ujë, shtoni ½ kub koncentrat perimesh bio pa yndyrë dhe ziejini në zjarr të butë për 15 minuta. Shtoni për shije ½ lugë kurkuma. Shërbejeni me djathë të bardhë të përzier me ¼ sallator dhe 1 thelbi hudhër të grirë dhe me 100 gram gjoks pule të pjekur në avull. 1mango. 1 çaj farmaceutik. Zemra (me dëshirë): një gotë me përzierjen e centrifuguar të një panxhari+mollë+kivi. Një përzierje limoni dhe xhenxhefili të freskët me mjaltë Darka: një supë karotash dhe xhenxhefili: skuqni një qepë të grirë dhe 6 karota të prera në rrota me 1 lugë çaji vaj ulliri. Shtoni 750 ml ujë dhe pak koncentrat perimesh bio. Ziejini për 20 minuta. Jepini shije me një cm xhenxhefil të freskët të grirë dhe kalojeni në mikser. Kopër me fruta deti: prisni në feta të holla zemrat e pjesës jobarishtore të koperit. Kulloni dhe copëtoni një konfeksion me fruta deti rreth 150 gram. Në një tigan, skuqni në zjarr të mesëm, koperin në një lugë vaj ulliri. Shtoni gjysmë luge fara aromatike, lëreni dhe disa minuta. Shtoni frutat e detit të copëtuara dhe lëreni në zjarr dhe një minutë. Për shije, ca pika lëng limoni. Ca kumbulla Arabie dhe djathë të bardhë.

E shtunë Sa të zgjohesh: një gotë të madhe me ujë të vakët (30 gradë C) me lëngun e 1 limoni, 30 minuta para mëngjesit Mëngjesi: një filxhan çaj jeshil bio+1 ose 2 feta bukë integrale+1 lugë mjaltë bio Dreka: sallatë me angjinare dhe spinaq, me thjerrëza: zieni 100 gram oriz. Kaloni në tigan 250 gram spinaq të freskët me një lugë vaj ulliri. Prisni në feta të holla, pjesën qendrore të angjinareve (kutie). Shtroni në pjatë spinaqin, zemrat e angjinareve, orizin dhe lugë vaj ulliri, 1 lugë të vogël salce soje dhe ca fara drithërash. 1 banane+ 1 mandarinë. Një çaj farmaceutik. Zemra (me dëshirë): 1 gotë kos dhie+boronica të ngrira. Lëng limoni të aromatizuar me mjaltë trumze. Darka: supë me kunguj dhe rukola: kavërdisni në tigan një qepë me 1 lugë vaj ulliri. Shtoni 250 gram rukola, 1 kungull të vogël, 500 ml ujë. Gatuajini për 15 minuta dhe kalojini në mikser. Një tigan perimesh të përziera: lani dhe qëroni 2 pastinakë, 2 karota, ½ selino dh 100 gram kungull. Lërini në tigan perimet në zjarr të ulët për 30 minuta me një lugë vaj ulliri dhe 1 lugë çaji curry të ëmbël . Shërbejeni me djathë të bardhë kremoz. 2 kivi + djathë të freskët.

5

ditë për të rigjetur ekuilibrin dhe për të vënë rregull në mënyrën si ushqehesh”

E diel Sa të zgjohesh: një gotë të madhe me ujë të vakët (30 gradë C) me lëngun e 1 limoni, 30 minuta para se të hash mëngjes. Mëngjesi: 1 filxhan çaj+1 sallatë frutash (1 banane+1/2 ananasi+ 1 portokall) Dreka: një dahl thjerrëzash me perime: hidhni në tigan 1 qepë, 1 hudhër dhe 1 cm xhenxhefil të freskët me një lugë vaj ulliri. Shtoni 200 gram thjerrëza, 1 karotë në feta, 1 kungull të vogël prerë në feta të holla dhe ca kuba patëllxhan. Mbulojini me ujë dhe ziejini me kapak për 15 minuta në zjarr të ulët dhe pastaj shtoni gjysmë luge kurkuma, koriander të grirë dhe lëng nga 1 kokërr limoni e shtrydhur. Në fund, një çaj. Zemra (me dëshirë): 2 kajsi të thata dhe 3 kumbulla. 1 gotë me portokall dhe karota të centrifuguara. Darka: pure kungujsh me curry: skuqni 1 qepë me një lugë vaj ulliri. Shtoni tulin e një kungulli të vogël dhe 1 kub koncentrat vegjetal bio pa yndyrë. Mbulojeni me ujë dhe ziejini për 20 minuta. Bëjeni pure duke shtuar ½ luge curry të ëmbël. Perime të kripura me hudhër dhe limon jeshil: kaloni në tigan me zjarr të ulët, për rreth 10 minuta, një packoi (lakër e vogël jeshile kineze) me feta+ca brokoli+një thelbi hudhër të grirë. Hidhini lëngun e një limoni jeshil, 1 lugë salcë soje. Një pjatë me fruta të përziera.

91


IdeUjore

M

jaftojnë 15 minuta për ta pasur më të lëmuar lëkurën, më të butë flokët dhe më me shumë shkëlqim ngjyrën. Praktikisht: koha mesatare e një dushi. Nuk e beson? Sekreti qëndron te gjestet dhe te disa truke dinake për të maksimizuar rezultatet. Nxehtësia zbut lëkurën, uji e pastron dhe ndërkohë që liron poret, mund të riparosh flokët e dëmtuar, t’i bësh një maskë fytyrës, e të tjera, e të tjera. Nuk ke nevojë që të rrish më gjatë nën dush, përkundrazi: dermatologët këshillojnë të rrish nën ujë (më mirë të jetë i vakët dhe jo shumë i nxehtë) maksimumi një çerek ore sepse përndryshe lëkura rrezikon të humbasë hidratimin që është aq i vlefshëm. Përgatit me kujdes programin tënd duke ndjekur renditjen e disa hapave. Çdo minutë është e nevojshme.

Merri avantazhet e dushit deri në pikën e fundit KUSH THA QË SHËRBEN VETËM PËR T’U LARË? TË ZBULOJMË SEKRETET PËR TA SHNDËRRUAR KOHËN NËN UJIN E RRJEDHSHËM TË DUSHIT NË NJË RITUAL BUKURIE ME EFEKTE MAHNITËSE 92

shkurt 2012


Para se të hysh në dush Edhe pse mezi pret të futesh nën ujin e ngrohtë të dushit, kushtoji disa minuta këtyre gjesteve të vogla që të kursejnë kohë: Krih flokët me furçë për të prishur nyjet: më pas do jetë më e letë për larjen. Ke akoma gjurmë make-up-i te sytë? Masazho fytyrën me një produkt pastrues. Që të bëjë efekt, duhet ta mbash në kontakt me lëkurën për të paktën një minutë. Apliko një maskë mbi fytyrë: avulli i ujit të nxehtë

bën që lëkura të depërtohet më lehtë dhe më thellë nga përbërësit aktiv. Përhap mbi trup një vaj hidratues : nëse e ke lëkurën shumë të thatë, do e bëjë shumë të butë dhe pas dushit nuk do ngelet si e tharë. Përdor strishat zbardhuese. Provo AZ Whitestrips: këshillohet t’i mbash mbi dhëmbë për 30 minuta (çdo ditë për dy javë), por nëse i vendos para dushit, koha e pritjes do të duket e përgjysmuar.

Sapun kremoz Hammam, I Coloniali, 23 euro

Operacioni Shkumosje Nise dushin tënd ideal duke u shkumosur. Zgjidh një detergjent hidratues me pH neutral që nuk e ngacmon lëkurën dhe që e ka glicerinën dhe petrolatin në vendet e para të listës së përbërësve. Si të pëlqen të shkumosesh? Me një sfungjer natyral vegjetal, një dorashkë pambuku apo një sfungjer deti. Të gjitha bëjnë, por mos harro që t’i vendosësh dy të parat në lavatriçe dhe sfungjerin e detit në lavapjatë çdo javë për të eleminuar bakteret. Ajri me lagështi i banjës dhe qelizat e vdekura të lëkurës që ngelin sipër sfungjerit janë terren ideal për mikrobet. Nëse dëshiron një gommage rigjenerues home made merr pak kripë kokërrmadhe dhe shto 12 pika vaj esencial qitroje ose limoni. Pastaj fërko përzierjen mbi lëkurë me lëvizje rrethore, duke ushtruar më shumë forcë te bërrylat dhe gjunjët. Nëse do të rrisësh efektin relaksues të ujit të ngrohtë, merr pak trumzë të tharë dhe pak miell elbi, vendosi në një garzë dhe mbështilli. Pastaj lidhe poshtë kokës së dushit: përzierja do e ëmbëlsojë ujin duke bërë që prekesh nga një përbërje më pak gëlqerore.

Dhe tani kalo te larja e flokëve. Flokët duhet të jenë shumë të lagur nga uji në mënyrë që shampoja të përhapet njëtrajtësisht. Përndryshe shampoja ngelet e përqendruar në një zonë të vetme dhe flokët bëhen të rëndë dhe pa volum. Hidhni në dorë një sasi shampoje sa një monedhë, trete me pak ujë, fërko pëllëmbët me njëra-tjetrën dhe kaloji duart mes flokëve duke masazhuar kokën nga balli në zverk dhe nga një vesh te tjetri për 30 sekonda. Mos e zgjat procesin te majat dhe shpëlaje menjëherë. Shampoja shërben për të eleminuar papastërtinë që është grumbulluar në sipërfaqe: nuk është e nevojshme ta mbash kokën me shampo. Rëndësia e balsamit Pasi i shpëlan flokët, duhet të aplikosh gjithmonë një balsam. Por ki kujdes që t’u kushtosh kujdes këtyre 4 gjërave: 1 Zgjidh të duhurin: nëse i ke flokët me kaçurrela, mos mendo se me një balsam për flokë të drejtë, do të bëhen si makarona. 2 Kujdes dozën: përdor

Krem dushi Collistar, 16 Euro

Nga 0 në 3 minuta

gjithmonë gjysmën e sasisë që është e nevojshme sipas teje (gabimi i zakonshëm është që teprohet me balsam dhe flokët bëhen të rëndë).

3 Elemino ujin e tepërt nga flokët, sepse përndryshe balsami ka rrezik të rrëshqasë pa e bërë mirë punën e tij dhe pastaj aplikoje nga gjysma e gjatësisë deri te majat (mos i lyej rrënjët të cilat hidratohen nga gjëndrat e yndyrës që janë të lokalizuara në lëkurën e kokës). 4 Krihi flokët me një krehër më dhëmbëza me distancë nga njëra-tjetra për ta shpërndarë balsamin dhe pastaj shpëlaje duke e përfunduar me një dorë uji të ftohtë për të sheshuar fijëzat e vogla dhe për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

93


IdeUjore Krem eksfoliant Nutriextra Vichy 12, 50 Euro

Për të gjallëruar ngjyrën e flokëve nga një lyerje në tjetrën, Chroma Care, L’Oreal Proffesionel Paris 21, 30 Euro

Nga 10 në 15 minuta

Nga 5 deri në 10 min MERR BRISKUN Ja 3 gjëra që ndoshta nuk i di: 1 Ka të ngjarë që je mësuar të depilohesh në fund të dushit, por ja që momenti ideal për këtë është 5-10 minuta që nga koha kur ke hyrë nën dush sepse nxehtësia zbut lëkurën dhe qimet. Por nëse fillon të kesh ftohtë, lëkura me kokrra e vështirëson procesin e depilimit me brisk. 2 Për të përgatitur lëkurën, këshillohet kremi i rojës, xhelat ose shkumat specifike (funksionojnë edhe produktet e partnerit). Jo shampo trupi ose sapun. Në rastet ekstreme, mund të aplikosh mbi këmbë balsam flokësh: shërben që tehu të rrëshqasë më lehtë dhe të mos kesh irritime dhe prerje.

PËRQENDROHU TE DETAJET Të paktën dy herë në javë, puno me zonat më të ashpra si bërrylat, gjunjtë, këmbët: përdor një furçë me fije natyrale dhe bëj një masazh. Nis duke fërkuar shputën e këmbëve dhe ngjitu drejt bustit me lëvizje rrethore: shërben për të stimuluar qarkullimin dhe ndihmon për t’i dhënë shkëlqim lëkurës. Përgatit një eksfoliant duke përzier sodë buke me ujë: kur të përftosh një masë të njëtrajtshme, aplikoje në thembra, bërryla dhe gjunjë, si edhe në vithe. Mjafton t’i masazhosh në mënyrë delikate. Nëse i ke thembrat të ashpra, fërkoji me një gur të posaçëm. POST DUSHI Për t’u tharë mos e fërko lëkurën por tamponoje butësisht. Kur je akoma e patharë dhe mjedisi është plot me

avuj është çasti ideal për të aplikuar kremin hidratues: Epiderma e lagur sillet si një sfungjer, duke thithur në brendësi përbërësit aktivë. Ky është momenti edhe për të përgatitur flokët për styling. Nëse i ke të drejtë ose nëse ke ndër mend t’i shtrish me tharëse, thith me një peshqir sa më shumë ujë. Kështu do kursesh kohë për krehjen. Nëse i do të valëzuar ose kaçurrela, lëri sa më shumë të lagur me ujë dhe krihi me gishta duke aplikuar mbi flokë një produkt specifik për krehjen që do të realizosh. Ose më saktë një produkt që mban brenda flokëve lagështinë: kështu shmang kreshpërimin e flokëve dhe do kesh kaçurrela elastike dhe të buta. Perfect Slim Laser L’oreal 18, 40 euro

Për një depilimi të përkryer, Wilkinson Quattro For Women Bikini, 12 Euro

3 Që mos të krijohen qime nën lëkurë, përdore briskun në drejtim të qimes duke e lëvizur nga lart poshtë (dhe jo si të gjitha mendojmë nga poshtë lart!)

94

Ndërkohë që je nën dush, mund të rregullosh vetullat: nëse të dhembin kur i shkul, ky është çasti më i mirë sepse nxehtësia zmadhon poret dhe minimizon dhimbjen. Mjafton të pajisesh me një pasqyrë që nuk mbulohet me avull dhe mbaroi filmi! Para se të dalësh, dhuroji vetes pak energji duke shfrytëzuar ujin e vakët (idealja do ishte i ftohtë, por mos e apliko nëse nuk e përballon). Fillo nga këmbët për të shkuar te qafa duke bërë ca lëvizje rrethore dhe provo të hedhësh pak ujë të ftohtë edhe në flokë. Para se të dridhesh, kujtohu që kjo gjë u jep qelizave oksigjen, tonifikon indet dhe i bën flokët me shkëlqim!

PËR JU QË E KENI LËKURËN TË THATË DHE TË NDJESHME Ndiq këto 4 rregulla të thjeshta, nën dush: 1.

Temperatura e ujit nuk duhet të kalojë kurrë 37 gradët. Uji shumë i nxehtë e acaron lëkurën.

2.

Nëse lëkura acarohet me çdo gjë, përdor produkte hipoalergjik: kanë më pak ngjyrues dhe zakonisht nuk kanë aromë.

3.

Eksfolio fytyrën dhe trupin vetëm një herë në javë. Dhe gjithmonë në mënyrë delikate që të shmangësh irritimet.

4.

Aplikoje detergjentin dhe skrabin me pëllëmbët e duarve (mos përdor dorashka ose sfungjerë) që mos të dëmtosh epidermën. shkurt 2012


SHKURT

DASHI

21 Mars-20 Prill Së fundmi nuk je dukur vërdallë... shumë e zënë me punën, studimet ... apo me shpenzimin e parave për projekte të guximshme? Marsi është i tërhequr, rezultatet e pritura po vonojnë, je trokë dhe ëndërron Kaliforninë me diell. Nuk je ende në fazën e artë, por nga jashtë po të vijnë sinjale të vogla ndryshimi. Ndiqi, në pritje të stinës së bukur që do të ngrohë humorin. Ndërkohë Afërdita ndez zemrën që nga data 8 dhe grindjet në çift do harrohen: ti rigjen dëshirën për të joshur. Besnikëri po...por vetëm ndaj vetes.

GAFORRJA

22 Qershor - 22 Korrik Kur bëhet fjalë për punën bëhesh një nga luftëtaret e Zodiakut. Kurseje grintën, pas disa muajsh do të të duhet. Ndërkohë, ka diçka që të bën për të qeshur, me ndonjë drejtues, ose gjithë botën. Do kishe dëshirë të trokisje në dyer të tjera, por yjet po punojnë për këtë: rezultati i çdo copëze të impenjimeve të tua të përditshme, do shihet në vjeshtë kur Saturni i frikshëm do kthehet të jetë pozitiv. Afeksionet ngelen në vend të sigurt për t’u kultivuar, me kusht që mos ta çosh mendjen në histori të kaluara, tashmë të mbyllura.

PESHORJA

23 Shtator - 22 Tetor Uragani emocional ku je futur të ka sjellë një dëshirë të madhe për të rindërtuar gjërat: në mes të rrënojave, vish një fustan elegant, mbaj një shikim krenar dhe shumë vendosmëri. Ritmet janë të ngadalta, por ço përpara atë që ke në mendje qershori do jetë periudha më e mirë për të hedhur idetë. Dashuritë që u kanë rezistuar stuhive të fundit janë ato vendimtaret, vazhdojnë dashuritë me shikim të parë për single-at, familja mbetet vendi i sigurt dhe më i kërkuar i kohëve të fundit.

BRICJAPI

22 dhjetor - 20 janar Vazhdon të jesh e ndikuar nga lëvizjet e mëdha të planetëve: papritur do ndihesh më emotive me kokën kushedi ku. Je e pushtuar nga mendime të shpejta dhe ndryshime, ndjen se e ruan kontaktin me veten, por akoma nuk e di mirë ku do të arrish. Jupiteri dhe Marsi mbrojnë punën, mos i ul sytë dhe çoje përpara intuitën tënde! Nuk grindesh më për gjërat që nuk venë mirë në punë, sjellja jote e ëmbël, po fiton pikë në punë dhe në shtëpi. Është muaj i mirë për ta kuptuar nëse e ke seriozisht me dikë.

DEMI

21 Prill - 20 Maj Ju demushe mund të thoni pse 2011a që duhej të ishte viti juaj, nuk ju solli asgjë? Problemi mund të jetë ngadalësia dhe përtacia juaj. Shenja juaj ndryshon me shpejtësinë e një breshke, por ka një avantazh, sepse di të ndërtojë, të mbajë dhe të gjejë të bukurën dhe të mirën në atë që na rrethon. Në 2012-ën vazhdon Jupiteri të jetë i favorshëm, por i vetëm nuk mund të bëjë mrekulli: ka nevojë për bashkëpunim! Fundi i një dashurie nuk është fundi i jetës. Ndërkohë përkushtoju gatimit dhe në mars do e kuptosh më mirë.

LUANI

23 Korik - 23 gusht Ke marrë një vendim të rëndësishëm, do të ndryshosh diçka ose ke qenë e detyruar për ta bërë këtë ndryshim, por nuk je e sigurt. Pakënaqësia bëhet mbretëreshë e situatës, por për një shenjë si ty, kjo është edhe një sfidë e hapur, synon përmirësimin dhe ekselencën në çdo fushë. Çështje ekonomike dhe shtëpie të ndërthurura: ndonjë çift po kërkon nyjën e dashurisë, ndonjë është ndarë prej pak kohësh dhe duhet të bëjë gati bagazhet. Afërdita ndodhet në një shenjë mike, është ende e mundur të emocionohesh. Rri dhe do shohësh.

AKREPI

23 nëntor-22 dhjetor Do i rezistosh shkurtit, duke iu shmangur tersit: ajo që nuk të vret të bën më të fortë, të duhet vetëm kohë të tregosh këtë gjë para botës. Akrepi është një motor, niset ngadalë dhe ecën rrufe kur askush nuk e pret. Kurseji paratë, energjitë dhe mendimet: je shumë konfuze, një ditë do të rrish aty ku je, ditën tjetër do të bësh gati valixhet. Dritë hije dashurie mbi historitë e konsoliduara dhe mund të takosh burra të vërtetë. Dëshira për t’ia bërë gjërat vetes të vështira është gjithmonë e madhe.

UJORI

21 janar - 19 shkurt Dëshira për të festuar ditëlindjen nuk ishte në qiell, diçka të shqetëson në punë dhe gjërat nuk janë si do i doje. Këtë muaj nuk është e thjeshtë të të sjellin në humor...dhe pse keni një arsye të madhe për të festuar: Neptuni del nga shenja jote pas vitesh të tëra dhe ti do nisësh të ndihesh më e vendosur dhe të shohësh qartë. Këtë vit në veçanti do kuptosh që nuk jeton vetëm për t’u afirmuar profesionalisht. Dashuria mbretëron e pakundërshtuar, mund të jesh duke menduar të hedhësh hapa që dikur as nuk i imagjinonte një tip i pavarur si ty. Hapen rrugë të reja.

2012 BINJAKËT

21 maj-21 qershor Atmosfera ka nisur të ngrohet para kohe për ty: këtë muaj do kesh shenjat e para të fatit që ndriçon. Është viti në të cilin gjërat ndodhin papritur, bashkëpunëtor Urani, edhe karakteri yt kureshtar. Fillo të bësh diçka krijuese nëse puna jote të mërzit, të frekuentosh vende të reja dhe të qëndrosh me antenat e ngritura. Marsi sjell lodhje dhe shqetësime të vogla shëndeti, por shoqëria e një miku mund të jetë magjike. Shoqërohu dhe kënaqu me një Akrep.

VIRGJËRESHA

24 gusht – 23 shtator Këtë muaj mund të thuash me zë të lart: çfarë stresi kjo dashuria! Me Jupiterin dhe Marsin në pozicion të shkëlqyer do jetë e pamundur të shmangësh njeriun e duhur. Për shumë shenja kjo do jetë një fat dhe një objektiv, për ty mund të kthehet në burim ankthi dhe një angazhim më shumë për t’u menaxhuar, për t’u kontrolluar. Edhe pse herë pas here ngatërrohesh me njerëz që janë larg, tipa të pavarur, që aktivizojnë edhe ato manitë e tua prej stalkeri. Vërtet? Puna ecën shpejt, mbill ndonjë gjë para qershorit, e ke erën në anën tënde.

SHIGJETARI

23 nëntor - 21 dhjetor Mos thuaj jo: në shkurt je e detyruar të pranosh atë që të ofrohet: propozime pune, udhëtime në fund të botës dhe projekte për jetë në çift. Paratë mbeten problem i madh, për të gjitha ato që ke ndërmend të bësh të duhet një sponsor dhe duart e tua të shpuara nuk të ndihmojnë. Prano mbështetjen e Virgjëreshave dhe Akrepave, gjithmonë të gatshëm të racionalizojnë arratitë e mendjes tënde, por dhe të përjetojnë me ty emocione dhe udhëtime ekzotike. Marsi është kundërshtar, rrit polemikat në shtëpi dhe ankthet e vogla. Më mirë regjistrohu në një kurs joge.

PESHQIT

20 shkurt - 20 mars Edhe pse në mëngjes do të rrish nën jorgan, është koha të përfitosh nga idetë e bukura që të vijnë në ëndërr dhe t’i futesh punës për t’i realizuar. Mërkuri hyn në shenjë ditën e të dashuruarve, premton kthjelltësi në çdo nismë dhe autenticitet në marrëdhëniet me të tjerët. Por ngjarja e madhe e muajit është hyrja e planetit tënd Neptunit, që do të japë një aureolë edhe më shpirtërore se zakonisht. Nëse ke një intuitë, një ëndërr në sirtar, është koha të nisesh për ta realizuar. Udhëtimet e largëta favorizohen.

95


sh

të MesFle

Jeta është e shkurtër dhe dëshira pa kufi Patrick Lapeyre Përktheu: Blerta Hyskaj Roman Shtëpia Botuese: Toena Faqe: 292 Çmimi: 800 lekë

Kur dashurojnë (dëshirojnë) burrat Nga BLERTA HYSKA Një trio dashurie, ky është motivi i romanit të shtatë të shkrimtarit francez Patrick Lapeyre. Një vajzë, Nora, që të dashurit e saj e konsiderojnë si të parezistueshme, kthehet dy vjet pasi e ka lënë, tek i dashuri i saj, protagonisti kryesor Luis Blerio. Ai është i martuar, jeton në Paris dhe kërkon vetëm të dashurojë çmendurisht këtë vajzë, që aspiron të bëhet aktore, dhe i duket vetja si Nina te Pulëbardha. Nora është një personazh enigmatik, duhet të jetë shumë e bukur por nuk do të kemi asnjëherë provën për këtë. Nora mbetet shumë enigmatike, sepse ajo është objekt i dëshirës dhe kështu ndodh me objektin e dëshirës: hezitojmë gjithmonë, nuk e dimë asnjëherë me siguri. Dëshira në këtë roman vjen si një dritare që hapet mbi një jetë tjetër që mund të kishim pasur - ose jo. Të kesh mundësi të jesh dikush tjetër. Duam dikë, duam një botë, por kemi zemrën e hidhëruar nga pamundësia për të dashur dikë tjetër, në një botë tjetër. Narracioni është kompleks, herë tregohet nga pikëpamja e Luis, francezit, herë nga ajo e Mërfit, amerikanit, të dy të dashuruar me Norën. Kapitujt alternohen me njëri – tjetrin: disa përshkruajnë jetën e Luis Blerio që vrapon të takojë Norën, sapo e shoqja ka kthyer kurrizin dhe ata ku tregohet për Mërfin, të dashurin tjetër, trader amerikan që jeton në Londër, që Nora e braktisi për të rigjetur Lusin në Paris. Me nota komike dhe melankolike, autori jep një histori dashurie bashkëkohore nga pikëpamja mashkullore. Heronjtë e tij janë romantikë dhe të mefshët, ta pasionuar por të paaftë për akte pasionante, dashnorë pa staturë dhe sentimentalë të dëshpëruar. Ata e duan të dy Norën, por pa akte vendimtare, pa deklarata të forta. Si njëri dhe tjetri, janë të magnetizuar, po aq sa edhe të frikësuar nga një mungesë: ajo e fjalisë të pathënë kurrë që vajza mishëron, ajo lutje për t’u zgjedhur, kërkuar, shpëtuar, që nuk është thënë kurrë. Nora nuk kërkon gjë, nuk shpjegon gjë. Ajo gjatë gjithë romanit do të zhduket nga jeta e njërit, për t’u shfaqur në atë të tjetrit. Titulli Jeta është e shkurtër dhe dëshira pa kufi është marrë nga një poet japonez, prapa tij qëndron një histori që është sa bashkëkohore aq edhe pa kohë – bashkëkohorë janë dekori dhe toni, të pakohë janë dashuria fiksim, elektrike, e pamatë, pra fatale. Ky roman është si një pikturë e realitetit, synimi i shkrimtarit është ta bëjë jetën transparente para syve të lexuesit. Edhe pse historia mbyllet me fund tragjik, ajo mbetet një histori për lumturinë dhe fatkeqësinë e të dashuruarit. Lumturia është ajo që tregohet nga baleti i trupave dhe i dialogëve. Gjestet janë ato që kanë rëndësi, madje edhe ato më të parëndësishmet. Stili i të shkruarit është i qartë, dhe preciz, edhe pse ka nota melankolike, por nuk është pesimist, edhe pse sillet rreth trishtimit dhe dramës, rreth pasionit dhe zbehjes së dashurisë, dashurive paralele dhe pafundësisë se dëshirave. Më tepër rëndësi u jepet situatave dhe perceptimit të emocioneve të personazheve - kështu për shembull, kur thuhet për Norën dhe Luisin që po puthen “por shumë lehtë, si njerëz që nuk duan të shqetësojnë ekuilibrin e planetit” . Dhe kjo është një ironi e lehtë për kompleksitetin dhe vështirësinë e zanatit të vështirë të të jetuarit dhe të dashuruarit.

96

Libra I vetmuari

Gerard Donovan Shtëpia botuese: Dudaj Roman Përktheu: Teuta Barbullushi Nr. faqeve: 220 Çmimi: 700 lekë Është ora tre e një çerek e një pasditeje vjeshte. Një krismë. E një gjuetari mbase. Shumë afër madje. Juliusi është duke lexuar, si gjithnjë, pranë sobës në barakën e tij në pyjet e Meinit, ku jeton i vetëm prej vitesh. Në barakën e tij janë stivuar 3282 volume, të gjithë të lexuara e skeduara me kujdes më parë nga i ati e pastaj nga Julius, i cili i kalon kështu ditët e tij që kur ishte fëmijë. E vetmja shoqëri është ajo e qenit të tij, Hobs, i cili, në çastin e krismës, nuk ndodhet pranë zjarrit, afër tij... Qeni i tij është qëlluar nga gjahtarët nga pakujdesia apo mizoria? Kjo e çon Juliusin në një çmenduri të tejskajshme... Befas, ai mbetet më i vetmuar se kurrë: kishte qenë ashtu edhe me babanë e tij, derisa vdiq; pastaj me Klerën, e cila e la për një tjetër burrë; dhe pastaj me Hobsin, që ia kishte lehtësuar dhimbjet pas largimit të Klerës. E tani edhe Hobsi po ikën përgjithmonë...

Ngjarje në tokë Preç Zogaj Tirana Times Çmimi: 1000 lekë 366 faqe

Autori Zogaj flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë kohës që çoi drejt rënies së komunizmit në Evropën Lindore. Shumë nga vjershat janë shkruar në fillim të periudhës 1985-2010 dhe sjellin imazhe të trishta të një populli të traumatizuar, që në atë kohë jetonte në një vend të mbushur me armë. shkurt 2012


97

shtator 2011

97


En privé

lin e hershëm të ro r pë ur oh nj e , ia Psikiatr n në rdha”, zbulon vete ba të gë ru “R te s Zanë flitet ku pak, ose …aspak , ky si or ës et py ë nj kur gjithmonë je nd ka e që n li ro për Zanën, ë zbulohet shumë m e dh e ar pt qi sh t ia në med ua dhe psikiatre gr si ën id El r pë r tepë Tipari kryesor i karakterit tuaj? Forca dhe ndershmëria. Po ai për të cilin jeni më pak krenare? Nuk fal lehtë dhe kjo më bën t’i jap dikujt kohën që nuk meriton. Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit? Të mund të vlerësoj më shumë atë që ndodh “këtu” e “tani”, gjërat e vogla, momentin. Terapia juaj kundër stresit? Ju pyesni për terapi kundër stresit një psikiatre që mëson studentët se si ta menaxhojnë atë, apo ndihmon të semurët për këtë. Sigurisht që nuk jam e përjashtuar nga efekti i tij. Kam mësuar të tërhiqem e të rri me veten në situata të ngarkuara, të sistemoj idetë, të zbus zemërimet nëse kam, të ndaj problemin tim nga ai i tjetrit, të mos marr vendime në kushte të tilla, pastaj di dhe disa teknika relaksimi. Cila ëshë gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta? Jane dy djemtë e mi.Asgjë nuk mund të krahasohet me emocionet që të japin fëmijët. Tre detajet bazike të veshjes suaj? Thjeshtësia, rehatia dhe ngjyra. Ç’është eleganca për ju? Kulturë dhe art së bashku. Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën? Ajo më shërben për të konfirmuar atë që shoh tek vetvetja me sytë e mendjes. Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj? Dy djemtë me gratë e fëmijët e tyre dhe sigurisht im shoq përkrah meje. Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon? Në filmin “Sleepers”, personazhi i priftit katolik që, me gjithë devotshmerine e tij ndaj t së vërtetës, vendosi të gënjejë para

98

Elida Cangonji gjyqit për diçka që ai e gjykoi se duhet ta bënte për ata katër burra të perdhunuar pamëshirshëm në fëmijërinë e tyre seksualisht e psiqikisht e që kishin vendosur të vinin drejtësinë në vend, sigurisht me një kosto shumë të lartë. Dhurata që ju pëlqen të bëni? Gjithnjë ajo që mendoj se do i pëlqente personit që i bëhet. Për ju, luksi është…? Term i përdorur në fotometri, pra ka të bëjë me matjen e dritës apo ndriçimit. Kuptohet që përdorimet e tjera vinë në mënyrë simbolike: shkëlqim i tepërt, shtrenjtësi, hardalisje, salltanet, neps, epsh…..pra çdo gjë që është me tepri…dhe që unë nuk ja kam lejuar asnjëherë vetes. Talenti që do të doje të kishe? Talent për muzikë, të mund t’u bija disa veglave muzikore. Deri ku do arrinit për dashurinë? Për ato që zemra e shpirti më ndjen vërtet dashuri, do arrija dhe në vetësakrifikim, nëse rrethanat do ma kërkonin.

të tjerëve është “shikimi”, “vështrimi”, “sytë”, “tingulli i zërit” dhe pastaj fjalët që i shoqërojnë. Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit? Në atë që quhet “La belle époque”. Bëni bilance në fund të ditës? Jo gjithmonë. Ju trembin vitet që ikin? Nuk më trembin, por më trishtojnë. Frika duhet fshehur? Jo aspak, është gabim i madh. Për frikën duhet folur e kërkuar ndihmë. Frika është ushqimi më i mirë i vetë frikës, deri sa shndërrohet në panik dhe paniku ka shpesh pasoja të rënda për veten e të tjerë. Fola si psikiatre po përse jo, ma dhatë këtë rast dhe unë rastet nuk i lë të më ikin. Vdekja ju tmerron? Jo. Profesioni i psikiatres më ka ndihmuar të punoj me këtë nocion dhe mund të them se jam gati nëse do të vijë, por jo se e mirëpres.

Fjalët që ju hutojnë? Ndoshta jo fjalët në vetvete, por përmbajtja dhe rrethanat në të cilat thuhen. Fjala, cilado-qoftë, varet se si, se ku, se çfarë, se kush, se pse thuhet dhe në këtë kuptim, kam pasur situata që jam hutuar.

Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë? Nëse je në kushte për të zgjedhur, do kisha zgjedhur sigurisht të parën. Duhet më parë të plotësohet vetja dhe pastaj të pretendosh se je në gjendje të japësh jetë tjetër dhe të kujdesesh për të duke ja respektuar të drejtat.

Cila janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve? Në fakt ajo që do desha të dëgjoj prej

Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij? Kacafytje me zemrat e korruptuara. shkurt 2012


99


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.