Madame Mapo

Page 79

thelbësore të kontrollosh mirë CVnë dhe referencat e kandidateve. Eksperienca që kanë është një nga faktorët vendimtar në zgjedhje. eMPatIa Raporti që krijohet nga takimi me fëmijën është shumë i rëndësishëm. Nuk duhen lënë pas dore as dëshirat dhe prirjet e më të voglit, simpatitë e tij personale. Por si mund ta marrësh këtë ndjeshmëri? Cilat janë sinjalet pozitive? Për ta kuptuar më thjeshtë të vjen në ndihmë gjuha e trupit. Shiko me vëmendje se si dadoja afrohet dhe lëviz me fëmijën, me çfarë toni zëri i flet dhe mënyrën se si e shikon. Po fëmija si reagon? Tregon entuziazëm, është i qetë, dëshiron të luaj dhe madje kërkon t’i ndajnë lodrat bashkë? Sa më shumë fëmija të jetë i lirshëm, aq më shumë ai dëshiron të të thotë se dadoja ka hyrë në sintoni me të. “Kujdes ama të mos bëheni konfuzë. Nuk duhet ngatërruar simpatia me zellin dhe pranimin e dados: këto nuk janë sinonim i empatisë”, shpjegojnë specialistët. HUMOrI Për një fëmijë që kalon gjithë ditën në kontakt me dadon, përvetësimi i humorit që ajo ka është i paevitueshëm. Për këtë është e rëndësishme që baby-sitter-i të ketë një karakter alegro. Jo, dadove shumë të ashpra apo ndëshkuese. Dhe mbi të gjitha, kujdes ndaj ndryshimeve të humorit. Vi re nëse është në gjendje të përshtatet

me nevojën për vëmendje të fëmijës, si dhe aftësitë për të hyrë emocionalisht në botën e tij. Ky është një tregues shumë i mirë i aftësive për të lënë mënjanë emocionet e saj dhe për tu përqendruar tek ato të vogëlushit. FLeKsIBILItetI Përballë situatave të paparashikueshme, dadoja ideale nuk duhet të tregohet e ngurtë në oraret dhe detyrimet. Ajo duhet të tregojë se e ka për zemër fëmijën dhe i intereson e mira e tij, përtej punës në kuptimin e parë. Por si mund të testohet elasticiteti i saj? Para së gjithash është e rëndësishme të jeni të qartë dhe duke respektuar oraret reciproke mund t’i kërkoni asaj edhe ndonjë përjashtim. Me një fëmijë, të papriturat janë nga më të ndryshmet. Temperatura e lartë apo një impenjim i minutës së fundit janë gjëra që ndodhin. Nëse nuk do të tregohej e kuptueshme para një urgjence të shëndetit të vogëlushit, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë. KOrreKtËsIa Është pa diskutim treguesi kryesor i seriozitetit. Nëse prezantohet në intervistë më vonesë, zor se mund ta meritojë vëmendjen tënde. Por, një personi që respekton me korrektësi orarin, sigurisht që nuk i

mungon të qenit e rregullt dhe e organizuar. Një dado e përpiktë, di gjithashtu të organizojë shumë mirë kohën që kalon me vogëlushin duke ia bërë orët më të këndshme. Pra bëni kujdes ndaj kandidateve që nuk e ka idenë e orareve dhe të lë të presësh. Organizimi, besueshmëria, respekti janë cilësi të domosdoshme, që një nga ato që vetëm vonohet, nuk ka gjasa që t’i ketë. KOHa e PrOvËs Në momentin që e ke përzgjedhur një dado të mundshme ideale për vogëlushin tënd, s’të mbetet veçse të programosh një fazë prove paraprake. Vetëm kështu mund të kuptosh vërtet nëse ke bërë ose jo zgjedhjen e duhur. Ndërkaq, mund të fillosh gradualisht ta lësh të voglin në shoqërinë e dados dhe të mos e braktisësh papritur në krahët e saj. Hap pas hapi, kështu ke për të verifikuar më lehtë nëse fëmija ndihet realisht mirë me personin që ti ke zgjedhur. Sa kohë duhet të zgjasë kjo periudhë prove? Specialistët sugjerojnë të paktën 15 – 20 ditë, periudhë kjo, gjatë së cilës duhen parë me vëmendje reagimet e bebes. Shenjat e para inkurajuese që do të vijnë do të jenë karakteristikat e pritshmërive të tua. Vogëlushi do të ndihet sa vjen e më rehat, duke mësuar ta ndajë kohën e tij midis mëmës dhe dados.

79


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.