Gazeta Mapo

Page 6

6

MAPO

e SHTUNë, 21 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

KLSH: Shpërdorimi i zbuluar më 2011, 7 mld lekë Korrupsioni në administratë gjatë periudhës 2008-2011, i zbuluar gjatë vitit që sapo lamë pas shënon 7 027 566 mijë lekë. Gjatë analizës së punës të Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me auditimin e institucioneve, drejtori i Përgjithshëm, Robert Gjini deklaroi se OST, Albpetrol, dhënia me qira dhe shitja e aseteve shtetërore, doganat, prokurimet publike, shpërblimet, urbanistika, tatim-taksat janë sektorët që kanë dëmtuar më shumë të ardhurat e buxhetit të shtetit. Referuar raportit, në përfundim të kontrolleve të ushtruara gjatë vitit 2011, kontrollorët kanë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në

shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 7 027 566 mijë lekësh. Nga kjo vlerë dëmi është rekomanduar shpërblimi i tij në masën 100%. Ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare të ushtruar në periudhën kohore 2008-2011. Drejtori Gjini u shpreh gjatë raportit se KLSH, për të gjitha të metat, parregullsitë dhe shkeljet e ndryshme të ligjshmërisë dhe ato financiare me pasojë dëm ekonomik, të konstatuara gjatë vitit 2011, u ka dërguar zyrtarisht subjekteve të kontrolluara raportet përfundimtarë të kontrolleve së bashku me rekomandimet për përmirësimin e gjendjes.

Shpërdorimet sipas sektorëve Në fushën e pasurisë shtetërore Në fushën e prokurimeve publike Në sektorin doganor Në fushën e shpërblimeve Në fushën e urbanistikës Në sektorin e tatim-taksave Në fushën e sistemit të pagave Në fushën e shpenzimeve operative Mungesë materiale në shumën Në fusha dhe sektorë të tjerë

352,232 mijë lekë 210,324 mijë lekë 184,104 mijë lekë 149,359 mijë lekë 87,663 mijë lekë 49,052 mijë lekë 36,614 mijë lekë 25,087 mijë lekë 55 mijë lekë 5,933,076 mijë lekë

Grupi amerikan SIVA i prezanton Berishës investimin 2 mld USD Në takimin e djeshëm në zyrën e Kryeministrit, Simon Elyakim, president i grupit SIVA prezantoi projektin “The Millennium Casino & Resort”, me vlerë 2 mld USD. Kompania, e interesuar edhe për tramvajin dhe Albpetrolin Grupi amerikan SIVA Partners i ka prezantuar dje kryeministrit Berisha një plan investimesh në sektorin e turizmit me vlerë mbi 1.2 miliardë dollarësh. Në takimin e djeshëm në zyrën e Kryeministrit, Simon Elyakim, president i grupit prezantoi projektin në fushën e turizmit dhe argëtimit, të quajtur “The Millennium Casino & Resort”. Ky është një grup i ri amerikan investimesh, që synon gjetjen e vendeve të përshtatshme për realizimin e projekteve të tyre të mëdha. Në këtë projekt përfshihet ndërtimi i një resorti turistik me vila dhe hotele, fusha tenisi, golfi dhe kazino. Ky projekt, tha ai, “është rezultat i klimës tërheqëse të biznesit në Shqipëri, i gjeografisë së saj dhe klimës shumë tërheqëse për turistët. Ai synon krijimin e një qendre të madhe turistike në Ballkan. Gjithashtu, Elyakim i prezantoi kryeministrit Berisha portofolin e interesave të grupit për investime në Shqipëri në fushë e infrastrukturës, në rrugë, hekurudha, ku përfshihet edhe hekurudha Shqipëri – Kosovë, si dhe vepra të tjera si tunele, porte; në fushën e hidrokarbureve, përfshirë edhe privatizimin e Alb-

Kryeministri Berisha gjatë takimit të djeshëm

petrolit etj. Interesi i grupit përmblidhte edhe ndërtimin e Tramit të Tiranës. SIVA Partners janë duke planifikuar të investojnë mbi 10 miliardë dollarë në vendet e Ballkanit, në fusha të ndryshme si pasuritë e patundshme, shërbimet financiare, turizëm, teknologji, bujqësi dhe energji. Ky grup përfaqësues i SIVA Partners, do të takohet me biznesmenë që kanë projekte të ndryshme dhe kanë nevojë për burime të sigurta financimesh, ose të hynë në partneritet me ta. SIVA Partners dëshiron të bashkëpunojë vetëm me individë me eksperiencë që kanë krijuar një emër në fushat e tyre

përkatëse. Drejtuesit e SIVA Partners kanë një metodë tepër të avancuar në lidhje me mënyrën se si investojnë dhe janë të njohur për stabilitetin e tyre financiar, përdorimin e kujdesshëm të marrjes së huave si mjet financues i investimeve të tyre, si dhe marrëdhëniet e fuqishme me institucionet kreditore. Masterplani i projektit të SIVA Partners do të jetë në një gadishull të vogël, të rrethuar nga deti Adriatik. Ky projekt do të ketë marinën më të madhe në Shqipëri e në rajon me 800 vende për jahte ose objekte të tjera lundruese. Epiqendra e resortit turistik do të jetë kazinoja dhe

Ky projekt do të ketë marinën më të madhe në Shqipëri e në rajon me 800 vende për jahte ose objekte të tjera lundruese. Epiqendra e resortit turistik do të jetë kazinoja dhe dy kulla 75-katëshe

dy kulla 75-katëshe me një arkitekturë moderne dhe madhështore e me një pamje fantastike të detit Adriatik, si dhe të 3 fushave të golfit, dizenjuar nga projektues me famë botërore. Kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e grupit për punën paraprake të bërë dhe për përzgjedhjen e vendit të tij si kryesor për investime me projekte të mëdha. Ai i njohu ata me potencialet konkrete investuese të Shqipërisë në shumë fusha, si në atë të infrastrukturës; rrugë, porte etj., në fushën e energjisë së rinovueshme; hidrocentrale, impiante ere, në hekurudha etj.

Leskaj: “Një libër gri” për punonjësit e korruptuar të administratës Për çdo punonjës të korruptuar të administratës shtetërore do të ketë ndëshkim. Kreu i ri i KLSH, Bujar Leskaj theksoi se do rivendosë marrëdhëniet me Prokurorinë Sabina Veizaj

Të gjithë punonjësit që përpiqen të përfitojnë dhe u shkaktojnë dëm ‘xhepave’ të shtetit, do të ndëshkohen. Madje ata do të jenë pjesë e një ‘libri gri’ që do t’i dorëzohet nga KLSH-ja çdo vit Departamentit të Administratës Publike, institucioneve qendrore dhe më gjerë. Bujar Leskaj, kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë analizës vjetore të punës së institucionit deklaroi se fundi i këtij muaji do të jetë afati për

deklarimet e shkeljeve të vitit 2011. “Pavarësia dhe integriteti i institucionit duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm se korrupsioni nuk ka ngjyrë, nuk është as i kuq, as blu, por është i zi. Auditimet e performancës së subjekteve nën kontroll kanë filluar të praktikohen 2-3 vitet e fundit dhe kanë qenë formale. Këto auditime nuk janë ushtruar dhe përgatitur sipas kërkesave të manualit përkatës. Të gjithë duhet të kuptojmë se nuk ka kontroll pa ndëshkim. Është e rëndësishme që ne të largojmë hijen e kontrolluesit gjobëvënës dhe të atij që abuzon me detyrën. Deri tani janë shumë pak masat për largimin nga puna të personave shkaktarë dhe përgjegjës të dëmeve të konstatuara. Konstatimet dhe masat e propozuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të jenë të efektshme dhe të ndihen në publik”, - u shpreh Leskaj. Sipas tij, duhet

Kreu i KLSH, Bujar Leskaj në analizën vjetore të KLSH

hequr dorë nga zbulimi i vjedhjeve hipotetike që s’ekzistojnë, për faktin se këto “zbulime” i shërbejnë mbulimit të korrupsionit të vërtetë. “Duhet të rifreskohet praktika e dërgimit të evidencave të sakta pranë DAP për masat administrative dhe

disiplinore të propozuara, në mënyrë që persona të implikuar në shkaktimin e dëmit të mos lëvizin lirisht në administratën shtetërore”, - tha Leskaj. Ai deklaroi se në mirëfunksionim të administratës shtetërore do të punojë për një bash-

këpunim intensiv me Departamentin e Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave dhe për një rivendosje të marrëdhënieve me Prokurorinë, të shkëputura këto prej disa vitesh. Referuar të dhënave zyrtare të KLSH-së, Leskaj deklaroi se gjatë këtij viti ky institucion ka kryer 152 kontrolle, ku janë konstatuar shkelje financiare me dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe ka rekomanduar shpërblimin e këtij dëmi ekonomik në nivel të lartë financiar në arkën e shtetit. “Janë propozuar 1605 masa korrigjuese administrative, nga të cilat 1108 janë zbatuar. Nga 720 masa disiplinore dhe administrative të rekomanduara janë zbatuar 536 prej tyre. Përgjithësisht më duhet të pohoj se janë masa relativisht të lehta. Gjithashtu, KLSH ka kryer kallëzim penal gjatë vitit 2011, pranë organeve të Prokurorisë në 6 raste dhe për 13 persona”.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.