Gazeta Mapo

Page 14

14

MAPO

E premte, 13 janar 2012 www.mapo.al

sociale

Linjat urbane kërkojnë rritje të çmimit të biletës Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon rritje të çmimit të biletës për transportin urban në kryeqytet. Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Ferdinand Ibrahimi, argumenton se me rritjen e çmimit të karburantit dhe kostot e tjera funksionimi i këtij sektori po bëhet i papërballueshëm.

Ibrahimi tha se në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kjo kërkesë ishte pranuar. Ndërsa kërkesës së kreut të Bashkisë për të krijuar lehtësi për disa kategori të veçanta, si pensionistët dhe studentët, Ibrahimi i përgjigjet se shoqata është dakord vetëm

për studentët dhe për asnjë kategori tjetër. Dy ditë më parë Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën, ku diskutuan për problemet që ka ky sektor dhe se çfarë mund të bëhet për përmirësimin e kushteve të tij.

Pullat fiskale, rrezikohet furnizimi i farmacive me ilaçe Reagon Unioni i Biznesit Farmaceutik, Armer Juka: Nëse pulla dyfishe do t’i ngjitet ambalazheve të ilaçeve në fabrikat e vendeve ku ato prodhohen, mund të rrezikohet furnizimi i duhur me barnat e tregut të domosdoshme për të sëmurët Jonida Tashi

Tregu farmaceutik në vend rrezikon të ketë probleme me furnizimin me ilaçe, nëse pulla e re fiskale do t’u vendoset medikamenteve në fabrikat e vendeve ku ato prodhohen. Paralajmërimi vjen nga Unioni i Biznesit Farmaceutik, ku bëjnë pjesë prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë, të cilët thonë se tregu farmaceutik rrezikon

të mos furnizohet me barna nëse vendoset përfundimisht që pulla fiskale dyfishe t’i ngjitet ambalazheve të ilaçeve në fabrikat e vendeve ku ato prodhohen. “Ne si union kemi shprehur shqetësimin tonë të madh, në lidhje me një aspekt të reformës që kërkon që pulla dyfishe të vendoset në fabrikën e prodhimit në vendin e huaj. Ky operacion është teknikisht i parealizueshëm. Ne u jemi drejtuar institucioneve kompetente dhe presim një trajtim të përgjegjshëm të këtij problemi. Rreziku është serioz dhe, në rast se nuk merren vendimet e duhura, mund të rrezikohet furnizimi i duhur me barnat e tregut të domosdoshme për të sëmurët”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i Unionit të Biznesit Farmaceutik, Armer Juka. Unioni i Biznesit Farmaceutik deklaron se vendosja e pullës dyfishe të ilaçeve nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të tyre. Sipas përfaqësuesit të këtij

unioni, Armer Juka, do të jenë grosistët që do të përballojnë vetë koston e pullës së re, që pritet t’i shtohet në muajin shkurt çdo medikamenti. Ndaj, Unioni i Biznesit Farmaceutik është dakord me vendosjen e pullës dyfishe, pasi, sipas tyre, ajo nuk do lejojë abuzimet që bëhen me rimbursimin e barnave, si dhe do të rrisë kontrollin e cilësisë së barnave nga autoritetet shtetërore. Gjithashtu, Unioni i Biznesit Farmaceutik kundërshton deklaratat e Urdhrit të Farmacistëve për rritjen e çmimeve të medikamenteve. “Unioni distancohet nga disa deklarime të pasakta, që janë bërë ditët e fundit nga presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, sipas të cilit vendosja e pullës dyfishe do të rriste me 20 për qind çmimin e barnave. Ky deklarim është spekulativ, aq më tepër që deri më sot nuk ka asnjë akt zyrtar që përcakton çmimin e pullave. Pulla e kontrolleve nuk ka

Armer Juka

“Ne si union kemi shprehur shqetësimin tonë të madh në lidhje me një aspekt të reformës që kërkon që pulla dyfishe të vendoset në fabrikën e prodhimit në vendin e huaj. Ky operacion është teknikisht i parealizueshëm. Ne u jemi drejtuar institucioneve kompetente dhe presim një trajtim të përgjegjshëm të këtij problemi. Rreziku është serioz dhe, në rast se nuk merren vendimet e duhura, mund të rrezikohet furnizimi i duhur me barnat e tregut, të domosdoshme për të sëmurët.”

asnjë efekt financiar mbi pacientët. Janë importuesit farmaceutikë që përballojnë ekskluzivisht koston e pullës, siç kanë përballuar shkurtimin e marzheve të tregtimit dhe humbjet për shkak të kursit të këmbimit. Pullat dyfishe do të ndihmojnë jo vetëm të shmangen abuzimet me rimbursimin e ilaçeve, po do të rrisin dhe kontrollin e cilësisë së barnave që përdorin pacientët shqiptarë”, - deklaroi Juka. Por, deklaratat e Unionit të Biznesit Farmaceutik janë kundërshtuar përsëri nga presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari. Ky i fundit reagoi, nëpërmjet një komunikate të shkruar, se kostoja e çdo pulle është llogaritur të jetë të paktën 10 lekë. Jaupllari shton se dhe rritja e vlerës së euros kundrejt lekut do të sjellë edhe një tjetër rritje të medikamenteve dhe për pasojë, sipas tij, çmimi për çdo medikament pritet të rritet me 20 për qind më shumë.

Barnat me rimbursim, kërkesat për rishkim deri më 20 janar Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme ka miratuar formatin e propozimeve për ndryshime në listën e barnave të rimbursuara Nisin propozimet për ndryshime në listën e barnave me rimbursim 2012. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur për të gjithë subjektet e interesuar se propozimet për barnat që do të rimbursohen duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë Farmaceutike deri në datën 20 janar 2012. Ndërkaq, Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme ka miratuar edhe formatin e propozimeve për ndryshime në

listën e barnave të rimbursuara. Propozimet për në listën e barnave të rimbursuara mund të jenë të dy kategorive: ndryshime në listën e barnave të rimbursuara për sëmundje trajtimi i të cilave është i rimbursuar; ndryshime në listën e barnave të rimbursuara për sëmundje trajtimi i të cilave rimbursohet pjesërisht ose nuk rimbursohet. Më konkretisht, ndryshimet në listën e barnave të rimbursuara për sëmundje trajtimi i të cilave është i rimbursuar, mund të konsistojnë në: ndryshime të kritereve të listës së barnave që rimbursohen; ndryshime të formëdozave (fuqisë dhe formës farmaceutike) të një bari të listës së barnave që rimbursohen; ndryshime të dozave apo protokol-

leve të përdorimit të një bari të listës së barnave që rimbursohen; shtimi i një alternative tjetër brenda grupit kimiko-farmakologjik ose terapeutik. Për alternativë brenda grupit kimiko-farmakologjik, sqarohet se ky term nënkupton një bar që nuk është në listën e barnave të rimbursuara, që nga struktura kimike dhe/ose vetitë farmakologjike ngjason dhe që ka të njëjtin indikacion me një bar të listës së barnave që rimbursohen. Për shembull, Famotidina është alternativë e Ranitidinës dhe Cimetidinës, ose Lisinoprili është alternativë e Kaptoprilit dhe Enalaprilit. Ndërsa alternativë brenda grupit terapeutik, nënkupton një bar që nuk është në listën e barnave të rimbursuara dhe që përdoret për të njëjtin indikacion

Ndryshimet në listë Ndryshime në listën e barnave të rimbursuara për sëmundje trajtimi i të cilave rimbursohet pjesërisht ose nuk rimbursohet mund të konsistojë në: 1. Përdorimi i një bari të listës së barnave që rimbursohen për indikacione që nuk lejohen nga kriteret e listës së barnave që rimbursohen. P.sh. përdorimi i Atenololit në parandalimin e atakut të migrenës, përdorimi i Azatioprinës në trajtimin e artritit rheumatoid. 2. Përfshirja e një bari në listën e barnave që rimbursohen për trajtim specifik të sëmundjes. P.sh. futja në listën e barnave që rimbursohen e Aciklovirit për trajtimin e infeksioneve virale (herpetike).

që përdoret edhe një bar i listës së barnave që rimbursohen. Për shembull, Omeprazoli është alternativë e Ranitidinës (trajtimi i ulçerës peptike), Tiklopidina është alternativë e Aspirinës (trajtim antiagregant), Valsartani është alternativë e Enalaprilit (trajtimi i hipertensionit alterial). Tashmë, mjekët e shërbimit parësor, të QSUTsë, shoqatat e të sëmurëve me status etj., duhet të dorëzojnë në Ministri propozimet e tyre për barna të reja ose ndryshime në listë, të cilat u vijnë më shumë në ndihmë pacientëve për kurimin e sëmundjeve. Pas marrjes dhe shqyrtimit të propozimeve, do të hartohet edhe lista përfundimtare e barnave me rimbursim për vitin 2012, e cila do të kalohet për miratim në qeveri, për të hyrë pastaj në fuqi.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.