Gazeta Mapo

Page 5

e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

kronikë

5

MAPO

Zjarr në një vilë në Kamëz, digjen 3 makina Tiranë Një familje në afërsi të Kodër-Kamzës, në periferi të Tiranës, ka rrezikuar jetën gjatë një zjarri të rënë në mesditën e djeshme në banesën e tyre, një vilë trekatëshe. Gjatë këtij zjarri fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, përveç dëmeve materiale. Burimet thonë se ngjarja është raportuar me telefon në sallën

operative të komisariatit të Kamzës rreth orës 13:00 dhe menjëherë pas këtij njoftimi forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë mbërritur në zonën ku ishte raportuar ngjarja. Policia tha se si pasojë e flakëve është dëmtuar i gjithë kati i parë i ndërtesës, si dhe janë shkrumbuar tërësisht tre automjete, mes të cilëve një mjet furgon dhe

dy “Volksvagen”. Te tre automjetet, thanë burimet e policisë, ndodheshin në ambientet e katit të parë të ndërtesës së përfshirë nga flakët, i cili përdorej si servis automjetesh. Ndërkohë burimet shtuan se pas këqyrjes së parë dhe ekspertizës në vendngjarje rezulton se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike.

Shpërthen depozita e naftës pranë kompleksit në Mullet, 4 të plagosur Panik në periferi të Tiranës, pas shpërthimit të depozitës së karburantit pranë një kompleksi të njohur. Policia: Shkaku i shpërthimit ishte saldimi i një skare hekuri, fare pranë depozitës që furnizonte gjeneratorin. Punëtorët Shkëlzen Domi e Xhevdet Pojani në gjendje të rëndë Leonard Bakillari

Tiranë Një shpërthim i fuqishëm në

një depozitë karburanti ka tronditur dje zonën e Mulletit, pak kilometra në periferi të kryeqytetit. Ngjarja që la katër të plagosur ndodhi rreth mesditës në ambientet e një kompleksi privat, si pasojë e një gabimi nga ana e punëtorëve që po kryenin disa punime pranë vendit ku ndodhej depozita e karburantit. Sipas burimeve pranë policisë, mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur rëndë Shkëlzen Domi dhe Xhevdet Pojani, të cilët kanë pësuar djegie të shumta si pasojë e shpërthimit të menjëhershëm. Dy punëtorë të tjerë janë lënduar gjithashtu nga shpërthimi në depozitën e karburantit. Nga hetimet e para rezulton se dy punëtorët kanë qenë duke salduar një skarë hekuri pranë vendit ku ndodhej depozita e karburantit, e cila furnizonte gjeneratorin e kompleksit gjatë mungesës së energjisë elektrike. Sipas të dhënave të policisë, rezulton se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike nga saldimi që kryhej fare pranë depozitës së karburantit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëset, pasi shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm duke alarmuar banorët e zonës, por edhe bizneset e tjerë që ndodhen aty. Fillimisht u dyshua se zjarri që ndodhi në pjesën lindore të kompleksit mund të rrezikonte edhe bizneset pranë tij, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve situata u vu nën kontroll, duke u normalizuar. Dilaver Laçi, shefi i Shërbimit të

Pas shpërthimit të djeshëm

Zjarrfikëseve në Tiranë, në momentin e shpërthimit bëri me dije se flakët nuk rrezikojnë dëme të tjera dhe situata ishte në kontroll. Ai sqaroi se katër punëtorë kanë qenë duke salduar, kur ka shpërthyer depozita e karburantit, e cila ka qenë e lidhur me tuba plastikë me ambientet e kompleksit. “Dy punëtorë kanë marrë plagë të rënda djegieje dhe janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe kanë në kontroll zjarrin, por të mos përfshirë objektin. Rezerva e karburantit përdorej për ngrohjen e biznesit dhe shërbimet në ambiente e tij. Zjarri është 100 metra larg biznesit, situata është në kontroll”,- tha dje kreu i Zjarrfikësve.

Ndërsa dëshmitarë në vendngjarje pohuan për gazetën “Mapo” se shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, duke konfirmuar gjithashtu se gjithçka ndodhi si pasojë e saldimit që po kryhej pranë tij. “Rreth mesditës dëgjuam një shpërthim të fuqishëm fare pranë lokalit tonë. Shpërthimi ndodhi ngaqë punëtorët po saldonin diçka pranë depozitës së karburantit, e cila mbahej për furnizimin e gjeneratorit dhe përdorej edhe për ngrohje”- tha për gazetën pronari i një lokali që ndodhet fare pranë kompleksit ku ndodhi shpërthimi. Sipas tij, të plagosurit ishin punëtorë që po punonin në momentin kur shpërtheu depozita e karburantit. Situata e panikut ka zgjatur për rreth një orë, pasi policia

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe kanë në kontroll zjarrin, por të mos përfshirë objektin. Rezerva e karburantit përdorej për ngrohjen e biznesit dhe shërbimet në ambiente e tij

dhe zjarrfikësit kanë rrethuar perimetrin e vendit ku ndodhi shpërthimi. Rreth pasdites, gjithçka është normalizuar, ndërsa punonjësit kanë riparuar dëmet që janë shkaktuar nga shpërthimi. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, duke marrë në pyetje edhe persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit ku shpërtheu depozita e karburantit. Burime pranë policisë thanëse pas marrjes së dëshmive do të kryhen edhe ekspertimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të njëjtat burime sqarojnë se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy punonjësit e tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Plagosja pranë gjimnazit, policia arreston autorin 16-vjeçar Një ditë pas plagosjes së 18-vjeçarit Qoshja, policia i vë prangat autorit të ngjarjes. Adoleshenti sqaron sherrin në komisariat Tiranë Policia e Tiranës njoftoi dje se ka arrestuar 16-vjeçarin e dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të gjimnazistit R. Qoshja, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë pranë shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se arrestimi i 16-vjeçarit

B.P. është realizuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së premte, disa orë pas sherrit që përfundoi me plagosjen e një 18-vjeçari. I arrestuari, gjithashtu nxënës i gjimnazit “Ismail Qemali”, ka treguar për policinë versionin e tij për ngjarjen me pasojë plagosjen e gjimnazistit R. Qoshja, duke thënë se gjithçka ka ndodhur në grindje e sipër për motive banale. Sipas policisë, 16-vjeçari do të hetohet për akuzat “plagosje e lehte me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ngjarja për të cilën ai u arrestua ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë gjimnazit “Ismail

Qemali”, ku ndodheshin edhe dy adoleshentët. Sipas policisë, R. Qoshja është qëlluar me armë zjarri nga 16-vjeçari B.P., po ashtu nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, pas një sherri për motive banale. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditen e së premtes në një lokal pranë gjimnazit,’Ismail Qemali’, në sytë e nxënësve të tjerë të shkollës. Burime të policisë së komisariatit numër 1 thanë se dy të rinjtë që nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin janë konfliktuar me fjalë mes tyre, teksa qëndronin në të njëjtin lokal pranë shkollës. Debati me fjalë është pasuar nga konfrontimi fizik

dhe përleshje mes tyre, kur 16-vjeçari B.P., nxënës në vitin e dytë ka mundur të largohet nga sherri, duke nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë. Menjëherë ai ka shkrehur dy plumba ndaj shokut të tij të shkollës R.Qoshja 18-vjeç, por fatmirësisht plagët kanë qenë pa pasoja për jetën. I riu është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, 18-vjeçari është plagosur lehtë në dorë, ndërsa mjekët konfirmuan se ka edhe një gërvishtje në pjesën e kokës.

L.Bakillari


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.