Gazeta Mapo

Page 1

faqe 2-3

Alarm nga ortekët në zonat malore, evakuohen 26 familje Berisha ironizon opozitën për situatën e emergjencës: U kujtua një javë pas ngritjes së Komitetit. Rama: Shteti në çorodi, opozita po bën detyrën

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 19 shkurt 2012. Numër 509. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Jonida Shehu: Brenda meje kam qarë me ulërimë, por në ekran kurrë

Udhëzimi i ri

Ndryshon fondi, paratë e privatizimit të trojeve u kalojnë ish-pronarëve Një udhëzim i Ministrisë së Financave përcakton ndryshime në fondin prej 15 milionë eurosh, të caktuar për ish-pronarët për vitin 2012. Në këtë fond do të përfshihen paratë që vë në dispozicion buxheti i shtetit, të ardhurat e realizuara nga legalizimet e objekteve informale dhe të ardhurat nga shitja e trojeve në objektet e privatizuara

Gazetarja Jonida Shehu rrëfen pasionet jashtë ekranit, ëndrrën e fëmijërisë për t’u bërë aktore dhe nga planet e saj për të ardhmen, ku tregon se ende nuk e mendon veten të veshur me fustan të bardhë Faqe 16-17 telenovela

intervista

“Ezelo-mania” në Shqipëri konkurron edhe “Champions League”

Gruaja e Ramush Hardinajt: Në jetë do ndryshoja rastin e Hagës

Faqe 19

Faqe 18

Braçe: Pa kushtet për zgjedhjet, të mos ketë asnjë konsensus PD-PS Deputeti i PS-së, Erion Braçe, shprehet se është koha që PS-ja t’i vendosë kushte PD-së

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Përralla me Pavarësi e 28 Nëntorit

koment Ndrek Gjini

Shpërthen depozita e naftës pranë kompleksit në Mullet, 4 të plagosur Panik në periferi të Tiranës, pas shpërthimit të depozitës së karburantit pranë një kompleksi të njohur. Policia: Shkaku i shpërthimit ishte saldimi i një skare hekuri, fare pranë depozitës që furnizonte gjeneratorin. Punëtorët Domi e Pojani në gjendje të rëndë

Një shpërthim i fuqishëm në një depozitë karburanti ka tronditur dje zonën e Mulletit, pak kilometra në periferi të kryeqytetit. Ngjarja që la katër të plagosur ndodhi rreth mesditës në ambientet e një kompleksi privat, si pasojë e një gabimi nga ana e punëtorëve që po kryenin disa punime pranë vendit ku ndodhej depozita e karburantit... Faqe 5

analizë / 10

deklaratat

Ambasada e Kosovës: Ftuam gjithë autoritetet, Presidenca: Topi, pa ftesë

Artan Fuga

Faqe 4

President pa brejtje ndërgjegjeje

Kultura politike gjermane

koment Beqë Cufaj

në objektet e privatizuara. Një udhëzim i ri i Ministrisë së Financave ka përcaktuar modalitete të reja për administrimin e parave për ish-pronarët, të cilat do të kalo... Faqe 7

Dje pas shpërthimit

Për mëse 20 vjet, Sali Berisha e përdori politikën për të bërë histori...

Është një ngjarje e cila duhet të shënohet. Edhe pse politike deri në thelb, megjithatë ajo ...

Fondi për kompensimin e pronave këtë vit, i cili në total është 1.8 miliardë lekë ose 15 milionë euro, pritet të pasurohet edhe me paratë që do të sigurohen nga shitja e trojeve

Kënga e korbit

Kompetenca që duhet shtuar për Presidentin e Republikës është e drejta e tij për të shpërndarë Kuvendin e Shqipërisë. Fjalia përmblidhet në disa fjalë, nuk do vështirësi as për t’u kuptuar, as për t’u kthyer në...


2

MAPO

e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

politika

“Të papërgatitur psikologjikisht” “A na gjeti pa përgatitur ky dimër? Psikologjikisht, po. Materialisht, jo. Pse? Do ju jap një fakt. Gjashtë vjet më parë ne kemi pasur një dimër të ashpër, jo si ky, por kemi pasur bllokime rrugësh. I gjithë vendi

kishte 7 borëpastruese. Sivjet vetëm në rrethin e Kukësit kanë funksionuar mbi 30. Pse? Falë outsorciumit që ne bëmë me kompanitë e mëdha private për mirëmbajtjen e rrugëve...”

Berisha: Situata nën kontroll, opozita u kujtua pas një jave Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje nga Korça se situata është nën kontroll, ndërsa akuzoi opozitën si jo serioze me qëndrimin e saj TIRANË Në përfundim të mbledhjes së shtabit të emergjencës, që u zhvillua në Korçë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se situata u dominua, me objektivin kryesor atë të sigurimit të jetës. Në një takim me përfaqësues të medias, Berisha ka ironizuar në të njëjtën kohë edhe qëndrimin e opozitës dhe paketën e ofruar prej saj për normalizimin e situatës. “Në tërësi është një situatë e dominuar, një situatë e cila u përballua me objektivin më madhor në sigurimin e jetëve të njerëzve, por edhe në aspektet e tjera. Situata është në ecuri përmirësimi progresiv dhe të qartë. Nuk ka pasur dhe nuk ka të zhdukur. Shqipëria ka telefoninë mobile 29% mbi mesataren e Europës dhe ky ka qenë një faktor i jashtëzakonshëm komunikimi, por unë mendoj se nuk është e drejtë të merret zhdukja e sinjalit për zhdukje familjesh”,- tha Kryeministri. I pyetur për planin e përgatitur nga opozita, Berisha u përgjigj: “Prapë më shkon mendja tek ajo historia e druvarit me Njazin, që i tha: -‘I shkoi si mik dhe i thotë çfarë të bëj unë, se nuk rri dot pa punë? Natën e parë e priti shumë mirë, të nesërmen në mëngjes i

thotë Njazi, e kam të vështirë nuk rri dot pa punë. Jo më ke ardhur mik, por ai këmbëngulte nuk rri dot pa punë. Mirë, i thotë, shiko çfarë mund të bësh. Doli dhe pa njërin që po priste dru, e gjeta tha po bëj ‘ëëë’. Kështu edhe opozita”. Kryeministri shtoi se opozita është e çakorduar dhe se asnjë prej deputetëve të saj nuk ka qenë i pranishëm gjatë emergjencave: “... Mund të them se opozita u kujtua se kishte rënë borë në Shqipëri, një javë pasi Kryeministri kishte ngrit u r m e u r d h ë r Ko m it e t i n e Emergjencës. Merrni kronikat e lajmeve të televizionit tuaj dhe fjalimin që ju çoi si i ati i tij shpirtëror,

“Qeveria disponon të gjitha mundësitë për të përmbushur me shpejtësi çdo nevojë mjekësore, qeveria disponon mundësitë për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar familjet në nevojë”

që tha se “Nuk po ma lexoni mirë, por do ta lexoj vetë tani”. Berisha deklaroi gjithashtu se ky dimër e g jeti vendin të papërgatitur psikologjikisht, por jo materialisht. “A na gjeti pa përgatitur ky dimër? Psikologjikisht, po. Materialisht, jo. Pse? Do ju jap një fakt. Gjashtë vjet më parë ne kemi pasur një dimër të ashpër, jo si ky, por kemi pasur bllokime rrugësh. I gjithë vendi kishte 7 borëpastruese. Sivjet vetëm në rrethin e Kukësit kanë funksionuar mbi 30. Pse? Falë outsorciumit që ne bëmë me kompanitë e mëdha private për mirëmbajtjen e rrugëve. A ishim ne të pa përgatitur në Korçë, kur rrugët kombëtare pothuajse nuk u bllokuan për asnjë moment përveç orëve të vona? Ne mund të ishim psikologjikisht, por ne nuk ishim dhe nuk jemi materialisht. Ju siguroj unë ju, se ky vend nuk është kurrë i papërgatitur për t’u përballur me emergjenca. Dhe ne e kemi faktuar këtë. Tjetër, dëbora ishte shumë e madhe, siç e keni parë. Çfarë kërkon kjo? Pa diskutim kjo kërkon fonde për mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që kompanitë të mund të kontraktojnë borëpastruese më të fuqishme të të gjitha kalibrave dhe ne këtë do ta bëjmë. Q eve r i a d i s p o n o n t ë g j it h a mundësitë për të përmbushur me shpejtësi çdo nevojë mjekësore, qeveria disponon mundësitë për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar familjet në nevojë”, - tha ai.

Kryeministri Berisha, dje në këshillin e emergjencave

Rama: Shteti në çorodi totale, opozita po bën detyrën e saj Kryetari i PS-së: “Askund tjetër nuk ka bërë vaki që salla e Këshillit të Ministrave të jetë kthyer në një teatër parodish të përjavshme me aktor protagonist Kryeministrin” TIRANË Ndryshe nga kryeministri Sali Berisha, kryetari i opozitës, Edi Rama, në komentin e tij të përjavshëm të publikuar në faqen e tij personale, shprehet se shteti ndodhet në çorodi totale. ”Ajo çka nuk bën vaki askund tjetër është çorodia totale e shtetit dhe sulmet e çoroditura të pushtetit ndaj opozitës. Pa llogaritur këtu shfaqjet banale të Kryeministrit në sytë e publikut mbi tema pa asnjë lidhje me realitetin e vështirë të vendit, me nevojat imediate të dhjetëra mijëra familjeve apo thjesht me detyrën funksionale të tij e të Këshillit të Ministrave. Askund tjetër nuk ka bërë vaki që salla e Këshillit të Ministrave të jetë kthyer në një teatër

parodish të përjavshme me aktor protagonist Kryeministrin, i cili nuk kuptohet nëse tallet me popullin e me detyrën, apo vërtet ka probleme të funksionimit të aparatit logjik kur flet me orë të tëra budallallëqe turpëruese jo vetëm për qeverinë e vendit po për vetë vendin. Por kjo e fundit është një temë më vete. Akuzat vulgare të tij e të kanakarëve të tij ndaj opozitës në kushtet e emergjencës humanitare janë alarmante për faktin se dëshmojnë edhe njëherë në çfarë gjendje është mendja dhe morali i këtij pushteti të paaftë e të korruptuar deri në thonj”, - shkruan Rama. Kryetari i PS-së sqaron gjithashtu se opozita po bën vetëm detyrën e saj. “Opozita as mund të heshtë kur sheh të vërteta rrëqethëse siç është në këtë rast çorodia totale e shtetit të degraduar në pikën që s’arrin dot të parashikojë, parandalojë e planifikojë asgjë në situata si kjo, dhe as mund të mjaftohet vetëm duke thënë kështu nuk shkon. Të thuash se me këtë rast opozita po kërkon të mbledhë vota në dëborë pikërisht sepse po bën asgjë

Edi Rama në komitetin e emergjencave në PS

më pak se sa detyrën e saj, është njësoj si të kërkosh që opozita të heshtë teksa njerëzit në hall që telefonojnë nga zonat e bllokuara qeveria i quan provokatorë e paniknxitës të mobilizuar nga opozita për të telefonuar nëpër media nga kafenetë e Tiranës. Ose, është po njësoj si të thuash se opozita nuk duhet të dalë në dëborë e të flasë me njerëzit të cilëve u çon ndihma aty ku s’ka shkelur këmbë shteti, pavarësisht se ata mund të je-

“Të parandalosh, do të thotë të kesh struktura të afta për ta bërë një gjë të tillë dhe shteti ynë nuk i ka më as ato pak që ka pasur”.

në në pikën e fundit të mundësive të mbijetesës”, - shkruan Rama. Kryetari i opozitës shprehet se të parashikosh duhet që të kesh struktura të specializuara. “Të parandalosh do të thotë të kesh struktura të afta për ta bërë një gjë të tillë dhe shteti ynë nuk i ka më as ato pak që ka pasur. Të planifikosh do të thotë të kesh struktura të mirëpërgatitura për këtë dhe shteti ynë nuk i ka më as ato pak që ka pasur. Të gjitha janë shkatërruar e katandisur në miniatura pa asnjë peshë, në qoshera pa asnjë dritë e në zyra punësimi pa asnjë qëllim tjetër përveç harxhimit të parave të publikut për të paguar rrogëtarë të partive të qeverisë deri në turravrapin elektoral të radhës. Emergjencat janë sfidë e madhe për çdo shtet, po janë edhe teste të qarta që vënë në provë organizimin e shtetit dhe kapacitetin menaxhues të qeverisë. Përsëritja e përvitshme e tyre kohët e fundit e ka nxjerrë cullak të vërtetën se organizimi ynë shtetëror ka rënë në një pikë pas së cilës s’ka më asgjë...”, shkruan Rama.


e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Franca dhuron 10 mijë euro për të izoluarit Franca sjell ndihma për banorët e qarkut të Elbasanit, të bllokuar nga reshjet e borës. Për të shprehur solidaritetin e Francës me qytetarët shqiptarë të bllokuar nga reshjet e borës, ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Europiane i ka akorduar Ambasadës së Francës një shumë prej 10 000 eurosh për ta përdorur për ndihmë

urgjente. Ndërkaq, është bërë e mundur grumbullimi i 8,5 tonë ushqimeve si dhe barna, të cilat do të shpërndahen të dielën për banorët e fshatrave të bllokuar në qarkun e Elbasanit. Lista e ushqimeve dhe barnave të dhuruara nga Franca është bashkërenduar me përfaqësuesit e popullsisë së prekur dhe i përgjigjet nevojave

materiale të përcaktuara qartë. Organizimi i shpërndarjes është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare, civile dhe ushtarake. Vetë ambasadorja e Francës, znj. Christine Moro, do të jetë e pranishme të dielën në Librazhd dhe më pas do të udhëtojë drejt Steblevës.

Alarm nga ortekët në zonat malore evakuohen 26 familje Shpërngulen 26 familje në Dibër nga frika e rrëshqitjeve të dëborës, një ortek tjetër bllokon disa fshatra në Skrapar Prej tri ditësh 26 familje nga fshati Grykë-Nokë, të komunës Arras, në rrethin e Dibrës, janë evakuuar nga pushteti lokal, pasi këta i trembeshin rënies së ortekëve. Ndërkohë një ortek masiv në zonën e Beratit ka bllokuar disa fshatra malorë të Skraparit, pak orë pasi për atje ishte hapur rruga. Evakuimi

Prefekti i Qarkut të Dibrës, Genc Sharku, dhe kryetari i komunës Arras, Sali Tërshalla, kanë rënë dakord që 26 familjet viheshin në rrezik të lëviznin nga shtëpitë e tyre të banimit, sepse kjo zonë njihet si e rrezikuar nga ortekët. Banorë të këtij fshati janë shprehur se në dimrin e vitit 1978, 8 banorë të fshatit GrykeNokë humbën jetën tragjikisht për shkak të ortekëve të borës. Me urdhër të kryetarit të komunës 10 familje janë siguruar në shkollën 9-vjeçare të fshatit, ish-magazinë e rezervave të shtetit, ndërkohë 16 familjet e tjera janë sistemuar te njerëzit e tyre të afërm, kryesisht brenda komunës, pasi lëvizja në drejtim të komunave të tjera është e pamundur. Sipas prefektit të Qarkut Dibër, Genci Sharku, për familjet e vendosura në shkollën e fshatit janë dërguar ndihma në ushqime dhe veshmbathje. Edhe kryetarët e komunave Zallë-

Shtëpi nën dëborë në zonat veriore

Prej tri ditësh 26 familje nga fshati Grykë-Nokë, të komunës Arras, në rrethin e Dibrës, janë evakuuar nga pushteti lokal nga rreziku i ortekëve

Dardhë e Zallë-Reç në rrethin e Dibrës kanë deklaruar se në njësitë ku ata drejtojnë mund të evakuohen njerëz, pasi dekada me parë në këtë zonë ka pasur ortekë. Skrapar

Ndërkohë një ortek i përmasave të mëdha ka izoluat disa fshatra në

Aksidentohet kryetari i komunës Gjoricë, Nishani dhe Ruli në Pukë: të një 70-vjeçare dërgohet në Maqedoni përshpejtohet zhbllokimi i rrugëve BULQIZË-Ka ardhur duke u përmirësuar situata në disa komuna të Qarkut të Dibrës, por përsëri mbeten të izoluar shumë fshatra të thellë në Bulqizë e Peshkopi. Dy nga ngjarjet kryesore të ditës së djeshme duhen konsideruar aksidenti i kryetarit të komunës Gjoricë, Vehbi Xheka. Automjeti me targa AA 939 RO i drejtuar nga ana e tij ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Pishat, pak kilometra larg qytetit të Klosit, në rrethin e Matit. Shkak për aksidentin është bërë akulli në rrugë. Në momentin e aksidentit Xheka ishte i vetëm në fuoristradë. Pasi mjeti ka pësuar disa saltro, kryetari i komunës është gjetur nga shoferët e linjës Burrel-Peshkopi dhe është transportuar për në spitalin e qytetit të Burrelit. Mjekët thanë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dje në orët e mëngjesit banorë të Trebishtit nuk kanë njoftuar autoritetet lokale dhe ato shtetërore për helikopter, por kanë transportuar një 70-vjeçare, me krahë deri në

zonën kufitare me Maqedoninë. Kryetari i komunës Trebisht, Fitim Balla, tha se të afërmit e gruas së sëmurë nuk kanë pritur mbërritjen e helikopterit, por e kanë dërguar atë në pikën më afërt kufitare. Një mjet i spitalit të Dibrës së Madhe ka transportuar gruan nga Trebishti drejt tij.

P. HASA

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka udhëtuar dje sërish drejt Pukës për situatën me emergjencat, i shoqëruar dhe nga ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. Dy ministrat kanë zhvilluar takime me Shtabin e Emergjencave Civile, ku autoritetet vendore informuan për situatën që, sipas tyre, po shkon drejt përmirësimit. Nishani dhe Ruli kanë inspektuar dhe aksin rrugor të QafëMalit deri atje ku ishte i mundur qarkullimi, ndërsa u kanë premtuar banorëve mbështetjen e qeverisë deri në kapërcimin e situatës. “Duke marrë parasysh këtë angazhim të madh, por edhe nevojat, që nga dita e djeshme qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të komitetit ndërministror të menaxhimit të emergjencave civile dhe një fond tjetër, që do të shkojë natyrisht në

adresë të komunave për të vijuar kontratimin e mjeteve që përdoren për hapjen e rrugëve. Mbrëmë është konfirmuar ardhja e një helikopteri nga qeveria e Luksemburgut, që ka kapacitetet për të fluturuar në kushtet më të vështira dhe do të vihet në dispozicion për rrethet më problematike”, tha Nishani. “Sfida nuk ka mbaruar ende. Sfida e shtetit, e pushtetit vendor dhe qendror mbaron ditën që do të zhbllokohet dhe familja më e fundit e izoluar nga bora”, theksoi Ruli. Ministrat e kabinetit kërkuan përshpejtimin e punës për nxjerrjen e banorëve nga izolimi. Fshatrat e Pukës janë prej 18 ditësh të bllokuara, ndërkohë që në segmentin rrugor të Iballës ende nuk janë angazhuar forca për hapjen e rrugës.

zonën e Skraparit. Orteku ka rënë në një zonë malore, e njohur për fenomene të tilla për shkak të dëmtimit masiv të bimësisë në zonë për të nxjerrë mermer. Dy ditë më parë atje ishin mjetet e Shtabit të Emergjencës së Beratit, që nën drejtimin e prefektit Bujar Hoxhaj nisën punën për hapjen e rrugës së bllokuar nga dëbora. Rruga e hapur do shërbente për fshatrat Gjerbes, Potom, Çepan, duke normalizuar lëvizjen në Qaf-Dëvrinë dhe drejtimin e rrugës për në Gradec. Por rruga qëndroi e hapur vetëm për disa orë. Një ortek i madh e bllokoi tërësisht atë. Ndërkohë dje kalimi në këtë zonë ka qenë i mundur vetëm për këmbësorë.

Plus, ndihma dhe karta telefoni falas për banorët e zonave të izoluara PLUS Communication, në përgjigje të situatës së motit të keq të krijuar në zonat malore të vendit, dhuron qindra pako me ushqime bazë si dhe karta telefoni me kohë bisede falas. “PLUS ka vënë në dispozicion të banorëve të zonave të bllokuara nga reshjet e dëborës pako me ushqime bazë për mbijetesë. Me këtë nismë janë solidarizuar edhe punonjësit e operatorit celular PLUS, që gjithashtu kanë kontribuar vullnetarisht në këtë donacion”, njoftoi dje kompania. Operatori celular PLUS ka vendosur gjithashtu të shpërndajë 1000 karta SIM PLUS me kohë bisede falas, për përdorim nga ana e banorëve të bllokuar nga dëbora, me qëllimin për të lehtësuar komunikimin e të gjitha problematikave në kohë reale, pa asnjë vonesë.


4

MAPO

E diel, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

politikë

Deputeti i PS thotë se duhet të ketë kushte për lista reale të zgjedhësve, karta të kontrollueshme dhe numërim elektronik

Braçe: PS t’i thotë ndal PD, të vendosë kushte për zgjedhjet Deputeti i PS-së, Erion Braçe, shprehet në faqen e tij në Facebook se është koha që PS-ja t’i vendosë kushte PD-së me qëllim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme TIRANË “Sali Berisha kërkon të vjedhë përsëri e përsëri! Listat e zgjedhësve reale, të ndershme, të kontrollueshme dhe elektronike; Kartat e identitetit të kontrollueshme elektronikisht; Numërimi elektronik i çdo vote, transparent dhe lehtësisht i verifikueshëm; Reklama qeveritare e financuar nga paratë publike e ndaluar”. Këto janë kërkesat pa të cilat, sipas deputetit socialist Erion Braçe, nuk mund të ketë zgjedhje. Ndryshe nga qëndrimi i deritanishëm i PS-së, Braçe shfaqet i prerë në faqen e tij në Facebook sa i përket kërkesave që mazhoranca duhet të plotësojë me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. Deputeti socialist shprehet se është momenti që PSja të thotë ndal dhe të vendosë kushtet sa më sipër, pasi, sipas tij, nuk mund të ketë konsensus për

asnjë çështje tjetër. “Nuk mund të diskutohen në çdo rast! Pa to nuk mund të ketë zgjedhje! Tani është pikërisht momenti që PS të thotë NDAL. Pa minimumin, pra pa kushtet e mësipërme që garantojnë zgjedhje të lira e të drejta nga pikëpamja teknike nuk mund të ketë konsensus për asnjë çështje tjetër!! Ka apo nuk ka lidhje me zgjedhjet!”, shkruan Braçe ne Facebook. Pak ditë më parë në komisionin për reformën zgjedhore dy forcat kryesore politike në vend nuk gjetën konsensusin për propozimin e PSsë, e cila kërkon që 9 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të mos ketë asnjë reklamë dhe spot qeveritar a shtetëror që tregon punën apo arritjet e qeverisjes. Ndërsa demokratët kanë mbështetur idenë se reklamat qeveritare duhet të ndalohen vetëm në fazën e fushatës zgjedhore, por jo më parë. Ndërkohë, komisioni i reformës zgjedhore ka arritur një tjetër produkt konsensual për miratimin e paketës së propozimeve për të forcuar masat ndëshkuese për krimet elektorale dhe për t’i përfshirë ato në Kodin Penal. Përkundër diskutimeve që po zhvillohen, qëndrimi i deputetit socialist Erion Braçe lidhet pikërisht me mangësitë

kryesore që u shfaqen në zgjedhjet e fundit parlamentare, por edhe ato lokale, duke kërkuar që disa prej tyre të kthehen në kushte të domosdoshme në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Deri më tash, PS nuk ka mbajtur qëndrim kushtëzues për asnjë prej pikave të diskutuara lidhur me reformën. Gjithçka sipas zyrtarëve të lartë të kësaj partie do të diskutohet rast pas rasti dhe në kohën e duhur. Ndërsa deputeti Braçe paralajmëron se tani është koha e duhur që PS-ja të thotë ndal për disa nga çështjet delikate të reformës zgjedhore.

Deputeti socialist shprehet se është momenti që PS-ja të thotë ndal dhe të vendosë kushtet sa më sipër, pasi, sipas tij, nuk mund të ketë konsensus për asnjë çështje tjetër. “Nuk mund të diskutohen në çdo rast! Pa to nuk mund të ketë zgjedhje!

Ambasada e Kosovës: Ftuam gjithë autoritetet, Presidenca: Topi, pa ftesë Një ditë pas mungesës së Presidentit në inaugurim, Ambasada e Kosovës thotë se kishin ftuar të gjitha autoritetet e larta të shtetit shqiptar. Presidenca e hedh poshtë: Nuk kishim ftesë Tiranë E ideuar si një ngjarje që bashkon politikanët e dy shteteve të të njëjtit komb, 4-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, i cili kulmoi me inaugurimin e Ambasadës në Tiranë nuk i shmangu ndasitë. Mungesa e presidentit Bamir Topi gjatë inaugurimit, e komentuar nga media, ka shtyrë Ambasadën e Kosovës në Tiranë të sqarojë pozicionin e saj mbi këtë aktivitet. “A mb a s ad a e Re p ub l i k ë s s ë Kosovës, në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar”,-thuhet në njoftimin e shpërndarë dje nga kjo seli diplomatike. Më tej shtohet se inaugurimi është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë dhe se protokolli i shtetit shqiptar nuk kishte akses në këtë eveniment. “Sqarojmë median dhe opinionin publik se ceremonia e organizuar me rastin e 4- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përurimi i selisë së Ambasadës së

Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës, janë organizuar nga Aambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova” ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës”thuhet më tej në këtë njoftim. *** E ndërsa Ambasada e Kosovës nënkupton se ka pasur ftesë edhe për presidentin Bamir Topi, burimet zyrtare nga Presidenca e kundërshtojnë këtë deklaratë. “Rikonfirmojmë se Presidenti nuk ka marrë ftesë për inaugurimin e Aambasadës së Kosovës në Tiranë, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në këtë aktivitet”,-i thanë dje MAPOs burime zyrtare nga Presidenca. Kundërshtia e deklaratave për ftesën e Presidentit të Republikës në këtë aktivitet nuk është sqaruar plotësisht edhe nga i dërguari me punë i Kosovës në Tiranë, zoti Gani Veselaj. I pyetur dje nga MAPO për arsyet e mungesës së ftesës për presidentin Topi, zoti Veselaj tha se “Ambasada e Kosovës ka ftuar në këtë aktivitetet të gjitha autoritetet e larta të shtetit shqiptar”,-tha ai. *** Mungesa e presidentit Bamir Topi dhe e liderit të opozitës, Edi Rama, gjatë inaugurimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë nuk

kaluan pa vëmendjen e të pranishmëve. Ndryshe nga Rama, Presidenti nuk ka qenë i pranishëm edhe në pritjen e organizuar mbrëmjen e së premtes nga Ambasada e Kosovës në hotel “Sheraton”, ku ndodheshin një numër i madh politikanësh të Sh q ip ë r i s ë d h e Ko s ov ë s . N ë kushtet kur organizatori i aktivitetit pohon se kanë qenë të ftuar të g jitha autoritetet e larta të shtetit shqiptar e Presidenca pohon të kundërtën, mbetet ende e paqartë se ku ka përfunduar ftesa për presidentin Topi.

MPJ: Inaugurimi, jo nga protokolli i shtetit Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një deklarate për mediat ka përjashtuar dje veten nga organizimi i festës së inaugurimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë. “Protokolli i Shtetit, në bazë të ligjit, nuk ka asnjë detyrë funksionale apo përgjegjësi institucionale për organizimin e aktiviteteve të ambasadave të shteteve të tjera, të akredituara në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim. Duke shprehur shqetësimin për deformimet në media, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se “nuk mund të përziejnë raportet midis faktorëve të brendshëm politikë me marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.


e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

kronikë

5

MAPO

Zjarr në një vilë në Kamëz, digjen 3 makina Tiranë Një familje në afërsi të Kodër-Kamzës, në periferi të Tiranës, ka rrezikuar jetën gjatë një zjarri të rënë në mesditën e djeshme në banesën e tyre, një vilë trekatëshe. Gjatë këtij zjarri fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, përveç dëmeve materiale. Burimet thonë se ngjarja është raportuar me telefon në sallën

operative të komisariatit të Kamzës rreth orës 13:00 dhe menjëherë pas këtij njoftimi forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë mbërritur në zonën ku ishte raportuar ngjarja. Policia tha se si pasojë e flakëve është dëmtuar i gjithë kati i parë i ndërtesës, si dhe janë shkrumbuar tërësisht tre automjete, mes të cilëve një mjet furgon dhe

dy “Volksvagen”. Te tre automjetet, thanë burimet e policisë, ndodheshin në ambientet e katit të parë të ndërtesës së përfshirë nga flakët, i cili përdorej si servis automjetesh. Ndërkohë burimet shtuan se pas këqyrjes së parë dhe ekspertizës në vendngjarje rezulton se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike.

Shpërthen depozita e naftës pranë kompleksit në Mullet, 4 të plagosur Panik në periferi të Tiranës, pas shpërthimit të depozitës së karburantit pranë një kompleksi të njohur. Policia: Shkaku i shpërthimit ishte saldimi i një skare hekuri, fare pranë depozitës që furnizonte gjeneratorin. Punëtorët Shkëlzen Domi e Xhevdet Pojani në gjendje të rëndë Leonard Bakillari

Tiranë Një shpërthim i fuqishëm në

një depozitë karburanti ka tronditur dje zonën e Mulletit, pak kilometra në periferi të kryeqytetit. Ngjarja që la katër të plagosur ndodhi rreth mesditës në ambientet e një kompleksi privat, si pasojë e një gabimi nga ana e punëtorëve që po kryenin disa punime pranë vendit ku ndodhej depozita e karburantit. Sipas burimeve pranë policisë, mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur rëndë Shkëlzen Domi dhe Xhevdet Pojani, të cilët kanë pësuar djegie të shumta si pasojë e shpërthimit të menjëhershëm. Dy punëtorë të tjerë janë lënduar gjithashtu nga shpërthimi në depozitën e karburantit. Nga hetimet e para rezulton se dy punëtorët kanë qenë duke salduar një skarë hekuri pranë vendit ku ndodhej depozita e karburantit, e cila furnizonte gjeneratorin e kompleksit gjatë mungesës së energjisë elektrike. Sipas të dhënave të policisë, rezulton se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike nga saldimi që kryhej fare pranë depozitës së karburantit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëset, pasi shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm duke alarmuar banorët e zonës, por edhe bizneset e tjerë që ndodhen aty. Fillimisht u dyshua se zjarri që ndodhi në pjesën lindore të kompleksit mund të rrezikonte edhe bizneset pranë tij, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve situata u vu nën kontroll, duke u normalizuar. Dilaver Laçi, shefi i Shërbimit të

Pas shpërthimit të djeshëm

Zjarrfikëseve në Tiranë, në momentin e shpërthimit bëri me dije se flakët nuk rrezikojnë dëme të tjera dhe situata ishte në kontroll. Ai sqaroi se katër punëtorë kanë qenë duke salduar, kur ka shpërthyer depozita e karburantit, e cila ka qenë e lidhur me tuba plastikë me ambientet e kompleksit. “Dy punëtorë kanë marrë plagë të rënda djegieje dhe janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe kanë në kontroll zjarrin, por të mos përfshirë objektin. Rezerva e karburantit përdorej për ngrohjen e biznesit dhe shërbimet në ambiente e tij. Zjarri është 100 metra larg biznesit, situata është në kontroll”,- tha dje kreu i Zjarrfikësve.

Ndërsa dëshmitarë në vendngjarje pohuan për gazetën “Mapo” se shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, duke konfirmuar gjithashtu se gjithçka ndodhi si pasojë e saldimit që po kryhej pranë tij. “Rreth mesditës dëgjuam një shpërthim të fuqishëm fare pranë lokalit tonë. Shpërthimi ndodhi ngaqë punëtorët po saldonin diçka pranë depozitës së karburantit, e cila mbahej për furnizimin e gjeneratorit dhe përdorej edhe për ngrohje”- tha për gazetën pronari i një lokali që ndodhet fare pranë kompleksit ku ndodhi shpërthimi. Sipas tij, të plagosurit ishin punëtorë që po punonin në momentin kur shpërtheu depozita e karburantit. Situata e panikut ka zgjatur për rreth një orë, pasi policia

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe kanë në kontroll zjarrin, por të mos përfshirë objektin. Rezerva e karburantit përdorej për ngrohjen e biznesit dhe shërbimet në ambiente e tij

dhe zjarrfikësit kanë rrethuar perimetrin e vendit ku ndodhi shpërthimi. Rreth pasdites, gjithçka është normalizuar, ndërsa punonjësit kanë riparuar dëmet që janë shkaktuar nga shpërthimi. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, duke marrë në pyetje edhe persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit ku shpërtheu depozita e karburantit. Burime pranë policisë thanëse pas marrjes së dëshmive do të kryhen edhe ekspertimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të njëjtat burime sqarojnë se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy punonjësit e tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Plagosja pranë gjimnazit, policia arreston autorin 16-vjeçar Një ditë pas plagosjes së 18-vjeçarit Qoshja, policia i vë prangat autorit të ngjarjes. Adoleshenti sqaron sherrin në komisariat Tiranë Policia e Tiranës njoftoi dje se ka arrestuar 16-vjeçarin e dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të gjimnazistit R. Qoshja, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë pranë shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se arrestimi i 16-vjeçarit

B.P. është realizuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së premte, disa orë pas sherrit që përfundoi me plagosjen e një 18-vjeçari. I arrestuari, gjithashtu nxënës i gjimnazit “Ismail Qemali”, ka treguar për policinë versionin e tij për ngjarjen me pasojë plagosjen e gjimnazistit R. Qoshja, duke thënë se gjithçka ka ndodhur në grindje e sipër për motive banale. Sipas policisë, 16-vjeçari do të hetohet për akuzat “plagosje e lehte me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ngjarja për të cilën ai u arrestua ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë gjimnazit “Ismail

Qemali”, ku ndodheshin edhe dy adoleshentët. Sipas policisë, R. Qoshja është qëlluar me armë zjarri nga 16-vjeçari B.P., po ashtu nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, pas një sherri për motive banale. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditen e së premtes në një lokal pranë gjimnazit,’Ismail Qemali’, në sytë e nxënësve të tjerë të shkollës. Burime të policisë së komisariatit numër 1 thanë se dy të rinjtë që nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin janë konfliktuar me fjalë mes tyre, teksa qëndronin në të njëjtin lokal pranë shkollës. Debati me fjalë është pasuar nga konfrontimi fizik

dhe përleshje mes tyre, kur 16-vjeçari B.P., nxënës në vitin e dytë ka mundur të largohet nga sherri, duke nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë. Menjëherë ai ka shkrehur dy plumba ndaj shokut të tij të shkollës R.Qoshja 18-vjeç, por fatmirësisht plagët kanë qenë pa pasoja për jetën. I riu është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, 18-vjeçari është plagosur lehtë në dorë, ndërsa mjekët konfirmuan se ka edhe një gërvishtje në pjesën e kokës.

L.Bakillari


6

MAPO

e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

CEZ: Kompensimi për invalidët, dokumentet deri më 15 mars CEZ Shpërndarje nëpërmjet një njoftimi për median vë në dijeni se personat me aftësi të kufizuar që kanë fituar statusin e invalidit paraplegjik, tetraplegjik,ose statusin e të verbrit, duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar brenda 15 marsit të këtij viti. Dokumentet që ata duhet të paraqesin janë fotokopja e noterizuar e librezës së

invaliditetit e lëshuar nga organet kompetente shtetërore, fotokopje e noterizuar e kartës së identitetit të personit me aftësi të kufizuar që gëzon statusin e invalidit paraplegjik, tetraplegjik ose statusin e të verbrit. Një tjetër dokument që duhet paraqitur është fotokopja e librezës së energjisë elektrike. CEZ bën të ditur se,

kur kontrata e energjisë është në emër të një pjesëtari të familjes së personit që gëzon statuset e sipërpërmendura si baba, nënë ose fëmijë, atëherë duhet të depozitohet dhe certifikata familjare që provon lidhjen e personit me aftësi të kufizuar me personin në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike.

SHKURT

Moti i ftohtë shkakton dëme në bujqësi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

BSH, dy skenarë për ecurinë e ekonomisë këtë vit Kriza në Eurozonë bën të pasigurta zhvillimet ekonomike në Shqipëri. Banka e Shqipërisë po përdor dy skenarë për parashikimet e treguesve të ekonomisë së vendit Blerina Hoxha

Banka e Shqipërisë parasheh dy skenarë për zhvillimet ekonomike të këtij viti. Të dy këta skenarë janë të ndikuar nga kriza në Eurozonë dhe ndikimet që ajo do të reflektojë në të dy rastet në zhvillimet e brendshme ekonomike të vendit Skenari i parë (normal)

Skenari i parë nëpërmjet të cilit Banka e Shqipërisë ka parashikuar ecurinë e ekonomisë këtë vit, konsiderohet normal. Ai është i bazuar në stabilitet makroekonomik. Rritja ekonomike, sipas këtij skenari, do të jetë nën potencial, por pozitive. Ndërsa me një siguri 90%, inflacioni i çmimeve të konsumit do të luhatet në bandën 1–3%. Në këtë skenar zhvillimi politika monetare e Bankës së Shqipërisë do të ruajë natyrën e saj stimuluese përgjatë vitit 2012. Në të njëjtën kohë, deficiti i llogarisë korrente parashikohet të mbetet i qëndrueshëm dhe bilanci i përgjithshëm i pagesave pritet të mbetet i ekuilibruar. Po ashtu, sipas parashikimeve buxhetore dhe nivelit të deficitit të miratuar në Kuvend, borxhi publik parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe më i ulët se ai i vitit

2011. Si rrjedhojë, me këtë skenar paraja në qarkullim do të rritet me 6.8% gjatë vitit 2012. Kjo rritje vlerësohet të jetë në linjë me kërkesën e ekonomisë për para reale. Rritja e parasë së gjerë do të marrë kryesisht formën e rritjes së depozitave, ku depozitat në valutë parashikohet të kenë një rritje më të shpejtë prej 10.4%. Kredia për ekonominë parashikohet të rritet me 11.8% gjatë vitit 2012, si pasojë e përmirësimit të kushteve të financimit dhe e rikuperimit të kërkesës për kredi. Gjithashtu, reduktimi i kërkesave të qeverisë për financim do t’i krijojë më shumë hapësira sistemit bankar për financimin e sektorit privat dhe do të orientojë rritjen e ndërmjetësimit financiar drejt këtij sektori. Aktiviteti kreditues parashikohet të mbështetet nga zgjerimi i njëjtë i kredisë në monedhë të huaj dhe asaj në lekë. Buxheti i vitit 2012 parashikon që deficiti buxhetor për vitin 2012 do të jetë më i ulët se ai i

Banka e Shqipërisë parashikon që evoluimi i situatës së huaj apo të brendshme ekonomike mund të shmangë ekonominë shqiptare nga skenari i parë që konsiderohet edhe normal

shkak të reshjeve të mëdha të borës, kanë krijuar probleme me pemtarinë. Kemi të dhëna se ka probleme në disa zona, atje ku trashësia e borës ka kaluar 2 metra. Kemi të dhëna se ka dhe dëmtime, megjithatë nuk mund të flasim për një numër të saktë, por me përmirësimin e kushteve të motit do të bëjmë edhe evidentimin e gjithë pemtarisë së dëmtuar, vreshtarisë, nëse ka, dhe të japim edhe rekomandimet e nevojshme dhe ndërhyrjet e nevojshme”tha Fasllia. Bllokimi i rrugëve dytësore dhe atyre rurale ka penguar furnizimin me ushqimi për bagëtitë, por sipas zëvendësministrit ende nuk ka njoftime për mungesa në ushqim. Ndërkohë, bordet e Kullimit në çdo rreth kanë punuar për të mos penguar kullimin e tokave dhe bllokimin e kanaleve.

FMN gati kredinë 13 mld euro për Greqinë Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të kontribuojë me një kredi prej 13 miliardë eurosh në kuadër të planit e ri për Greqinë, konfirmoi dje e përditshmja ‘’Wall Street Journal’’ në faqen e saj të internetit. “Shuma e kontributit nga FMN nuk është vendosur ende, por institucioni po mendon aktualisht për këtë shumë’’, theksoi e përditshmja, duke cituar persona të afërt me këtë çështje. FMN-ja i akordoi Greqisë në muajin maj 2010 një kredi prej 30 miliardë eurosh, në

vitit 2011 dhe pjesa më e madhe e deficitit pritet të financohet nga jashtë. Për pasojë, huamarrja e brendshme për financimin e deficitit fiskal do të jetë më e ulët se në vitin 2011. Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë parashikohet të mbulojë mesatarisht 4.2 muaj importe gjatë vitit 2012, ndërsa mjetet valutore të bankave tregtare pritet të mbyllin vitin me rritje të moderuar. Skenari i dytë (Jo normal)

Banka e Shqipërisë parashikon që evoluimi i situatës së huaj apo të brendshme ekonomike mund të shmangë ekonominë shqiptare nga skenari i parë që konsiderohet edhe normal. Banka lajmëron se, në veçanti, goditjet që mund të vijnë nga përkeqësimi i mëtejshëm i situatës në Eurozonë do të goditnin rritjen ekonomike dhe ekuilibrat e brendshëm makroekonomikë. Kjo situatë do të sillte reagime krejt të kundërta të politikës monetare, mbikëqyrëse e rregullatore të Bankës së Shqipërisë. Po kështu, një ri-aktivizim më i ngadaltë se parashikimi i kërkesës së brendshme mund të shoqërohej me ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike, duke kushtëzuar ndjekjen e një politike monetare më agresive nga Banka e Shqipërisë. “Gjithsesi dhe në çdo rast, politika jonë monetare do të mbetet e orientuar drejt respektimit të objektivit tonë të inflacionit, ndërsa masat mbikëqyrëse e rregullatore do të synojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit në nivel makro e mikroekonomik”, cilëson Banka Qendrore e vendit.

Kushtet ekstreme me të cilat përballen shumë zona në Shqipëri, veç dëmtimeve aktuale, do të sjellin dhe vonesa në prodhimet bujqësore. Duke parë situatën dhe parashikimet për javët e ardhshme, drejtues në Ministrinë e Bujqësisë thonë se në zonat e ulëta serat janë përfshirë nga temperatura të ulëta për sezonin. “Në Ultësirën Perëndimore të vendit për shkak të rënies së temperaturave do kenë ndikim në prodhimin në sera. Prodhimi i këtij viti mund të jetë 7-10 ditë më i vonë dhe do vijë më vonë se sa sezoni normal në vitet e kaluara”- tha zëvendësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia. Situta mund të jetë më problematike në zonat malore, ku reshjet e dëborës kanë mbuluar gjithçka. “Kushtet e vështira të motit, të krijuara sidomos për

kuadër të një plani ndërkombëtar prej 110 miliardë eurosh. Kjo e fundit nuk ka mjaftuar për rimëkëmbjen e ekonomisë greke, që është zhytur në një recesion të rëndë. Ministrat e Financave të zonës euro do të mblidhen të hënën në Bruksel për të shqyrtuar nëse janë plotësuar kushtet për zbatimin e një plani të dytë në mbështetje të Athinës, duke përfshirë një komponent publik prej 130 miliardë eurosh dhe një fshirje të pjesshme të borxhit mbështetur nga kreditorët privatë.

Hungaria është gati për euron

@ mapo.al/

ekonomi

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, János Martonyi, avokat dhe profesor universitar, përveçse politikan karriere, ka deklaruar se “Eurozona ka shpëtuar sepse Italia ka shpëtuar”. Sipas tij, duke shpëtuar vetveten, Italia ka shpëtuar Eurozonën. Martonyi është i bindur se piku i krizës tashmë ka kaluar dhe se euroja do të mbijetojë, pasi qeveria Monti ka rifituar besimin e tregjeve. “Sfidat me të cilat duhet të përballen

Europa dhe Italia janë të mëdha, por Eurozona ekziston dhe nuk do të shkrihet. E ndërkaq, edhe Hungaria do të hyjë në Zonën Euro”, nënvizoi ministri i Jashtëm hungarez. Ky vend ka kryer progres përsa i përket deficitit strukturor. Deficiti në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ka qenë 10%, tani është nën 3% dhe këtë vit do të jetë 2,4%, për të vijuar me këtë ecuri duke zbatuar masat shtrënguese.


e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

7

Serbia nuk mbyll tranzitin e energjisë me Shqipërinë Serbia ka deklaruar së fundmi se nuk ka prekur tranzitin, por thjesht energjinë e saj nuk mund ta shesë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Janë mbi 40 kompani vendore e ndërkombëtare që blejnë nga Serbia, e më pas i shesin shteteve të tjera. Vetë Korporata nuk bën marrëveshje me industritë e

shteteve tjera, por ka mundësi që shumë kompani private ta bëjnë këtë. Zëvendësdrejtori i Korporatës Serbe EPS, Zoran Manasijeviç, është shprehur se në shtetin e tyre kanë kursyer energjinë duke mbyllur kompanitë e ndryshme, fabrikat, dhe ata që tërheqin më shumë. Janë mbyllur

rreth 1500 kompani për të kursyer në favor të qytetarit. Ai tha se, megjithatë, tërë rajoni është importues i energjisë, përfshirë edhe vetë Serbinë. Sipas tij, problemi duhet zgjidhur duke financuar projekte të përbashkëta, por edhe projektet që duhet të ndriçojnë janë nën errësirën e politikës.

Ndryshon fondi, paratë e privatizimit të trojeve u kalojnë ish-pronarëve Një udhëzim i ri i Ministrisë së Financave përcakton ndryshime në fondin prej 15 milionë eurosh për ishpronarët. Në këtë fond do të përfshihen paratë që vë në dispozicion buxheti i shtetit, të ardhurat e realizuara nga legalizimet e objekteve informale dhe të ardhurat nga shitja e trojeve në objektet e privatizuara Blerina Hoxha

Tiranë Fondi për kompensimin e pronave këtë vit, i cili në total është 1.8 miliardë lekë ose 15 milionë euro, pritet të pasurohet edhe me paratë që do të sigurohen nga shitja e trojeve në objektet e privatizuara. Një udhëzim i ri i Ministrisë së Financave ka përcaktuar modalitete të reja për administrimin e parave për ish-pronarët, të cilat do të kalojnë si një llogari e veçantë në thesarin e shtetit. Sipas Ministrisë së Financave, fondi i kompensimit të pronave do të mbahet në një llogari speciale të thesarit në Bankën e Shqipërisë. Udhëzimi i ri përcakton se në këtë fond do të përfshihen paratë që vë në dispozicion buxheti i shtetit, të ardhurat e realizuara nga legalizimet e objekteve informale dhe të ardhurat nga shitja e trojeve në objektet e privatizuara. Ky i fundit, është një zë i shtuar në buxhetin e përcaktuar për ish-pronarët, jo vetëm për këtë vit, por edhe në vitin e ardhshëm. Pasi një pikë tjetër e udhëzimit të nxjerrë nga Ministria e Financave është edhe mosdjegia e fondit të vitit 2012, për vitin e ardhshëm. Fondet që vë në dispozicion buxheti, që janë të ardhura nga taksapaguesit, jepen bazuar në planin e parashikimit të pagesave nga AKKP të depozituar më parë në Ministrinë e Financave. Në këtë fond do të depozitohen gjithashtu të ardhurat e

Ish-pronarët në protestë

realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore si dhe të ardhurat e realizuara nga shitja e trojeve nën objekte të privatizuara në vite, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ministria e Financave nga ana tjetër rakordon çdo muaj me strukturën përgjegjëse për administrimin dhe shitjen e pronës, si dhe me strukturën përgjegjëse për thesarin për të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore. Bazuar në akt-rakordimet e konfirmuara, Ministria e Financave autorizon transferimin e parave në llogarinë e fondit të kompensimit të pronave pranë Bankës së Shqipërisë, të asaj pjese të të ardhurave që i takon kompensimit të pronave, në masën e vendosur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Nga

ana tjetër të ardhurat nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, rrjedhojë e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, derdhen nga individët në llogarinë e të ardhurave të strukturave të Thesarit në degë. Për këto fonde ALUIZNI rakordon periodikisht me Ministrinë e Financave. Bazuar në akt-rakordimin përkatës, Thesari autorizon transferimin e fondeve në llogarinë e fondit të kompensimit të pronave pranë Bankës së Shqipërisë. Ministria e Financave përcakton se çdo e ardhur tjetër për llogari të fondit të kompensimit të pronave, të krijuar sipas kuadrit ligjor në fuqi, depozitohet direkt ose nëpërmjet strukturës përgjegjëse për thesarin, në llogarinë e fondit të kompensimit të pronave pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas modaliteteve më të fundit për

Buxheti i fondit për kompensimin pronarëve për vitin 2012 Totali 1 800 milionë lekë Nga të cilat: - të ardhura të tjera 1 500 milionë lekë - transferimet nga Buxheti i Shtetit 300 milionë lekë fondin e pronave, ministri i Financave hap llogari pagesash në një bankë të nivelit të dytë me emërtimin ”Pagesa nga fondi i kompensimit të pronave”. Transferimet e

mjeteve monetare nga llogaria e fondit të kompensimit të pronave në Bankën e Shqipërisë në llogarinë e bankës së nivelit të dytë kryhet me kërkesë Agjencisë së Kthimit të pronave. AKKP nga ana e saj njofton publikisht në media dhe nëpërmjet faqes së vet zyrtare listën e personave që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave për periudhën përkatëse. Subjektet përfituese, në emër dhe për llogari të tyre, hapin një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë. Vërtetimin e lëshuar nga banka për hapjen e llogarisë e dërgojnë pranë AKKP-së, e cila ia bashkëlidh dosjes së aplikimit. Raportimi i AKKP te Ministria e Financave kryhet çdo datë 5 të muajit për pagesat përfituesve, të kryera gjatë muajit paraardhës nga llogaria në bankën e nivelit të dytë.

Dojçe Vele: Situatë e vështirë e kthimit të pronave në Shqipëri Dojçe Vele në një artikull dje për pronat në Shqipëri citoi se Banka Botërore parashikon që moskthimi ende i pronës te pronarët e ligjshëm dhe mungesa e titujve të pronësisë të kthehet në një pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE Marrja e pronës në Shqipëri mbetet ende një ëndërr. Kështu e përshkruan situatën lidhur me pronat Banka Botërore në raportin e saj në një artikull të botuar dje në Dojçe Velle. Ajo shkon më tej kur thekson se shkak për këtë situatë është “kaosi proced-

uarial, ligjor dhe korrupsioni”. Numri i pronarëve, për të cilët marrja e pronës dhe e titujve të pronësisë mbetet një ëndërr, është jo i vogël. Njëri prej tyre, Drini Kurti, thotë për programin shqip të DW: “Nuk i kam marrë ende pronat në Krujë, që i trashëgoj nga prindërit e mi, të shpronësuar nga regjimi komunist. Janë bërë shumë padrejtësi: janë falsifikuar dokumente, janë marrë pronat e të tjerëve. Ku nuk kam shkuar për të marrë pronat e mia... në qeveri, në Parlament, në gjykatë, por asgjë nuk kam arritur. Të gjithë më kanë sorollatur dhe të drejtën time nuk e kam gjetur.” Kjo situatë është në bazë të konstatimit të Bankës Botërore, se “qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së

pronës.” Raporti i BB vë në dukje se një dështim i tillë ka filluar që me regjistrimin e paplotë fillestar të titujve të pronësisë, mungesën e kartelave të sakta kadastrore dhe informacioni të paplotë për pronësinë. Dhe më pas është rënduar nga zbatimi i paplotë ose moszbatimi i legjislacionit, të hartuar enkas për kthimin ose kompensimin e ish-pronarëve, pronat e të cilëve u konfiskuan nga regjimi i kaluar. Dështimi i shtetit dhe i gjykatave për të zgjidhur çështjen e pronës ka sjellë ndërkohë vetëgjyqësi, konflikte dhe përçarje sociale, vëren BB. Agim Toro, sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se janë shtuar së tepërmi konfliktet dhe vrasjet për pronën. “Rastet e konflikteve për

tokën dhe pronën janë 4979 në fshat dhe 3163 në qytet. Të dyja bashkë e kalojnë shifrën e 8 mijë vetëve. Është fjala për raste kur ka gjak të derdhur, kur ka të vrarë”, thotë z. Toro. Banka Botërore në raportin e saj e sheh edhe ekzistencën e qindra ndërtimeve të paligjshme në Shqipëri pikërisht me moszgjidhjen e çështjes së pronës. 1/3 e gjithë ndërtimeve të kryera në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve, thekson raporti, janë të paligjshme. Sipas raportit, përgjegjësia “për këtë situatë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë penguar zënien e paligjshme të tokës”. Krahas numrit të madh të ndërtimeve të paligjshme, mungesa e titujve të pronësisë ka sjellë në Shqipëri edhe një fenomen tjetër: pronat e papërdorshme.



e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

9

Shkodër, 2 plagosje e 1 grabitje në 30 minuta Dy plagosje dhe një vjedhje banese kanë ndodhur në harkun kohor të 30 minutave në Shkodër. Ka qenë ora 22 e së premtes, kur një 14-vjeçar me banim në komunën Rrethina është plagosur me një armë zjarri automatik. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar një 15-vjeçar, shok me të dëmtuarin, i cili ka bërë fshehjen e armës. Vetëm disa minuta më vonë, persona të paidentifikuar kanë plagosur në këmbë 50-veçarin

Ali Nikshiqi, me profesion kambist, vetëm pak metra larg banesës së tij, pas teatrit “Migjeni”. Errësira ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve nga i dëmtuari. Në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina, policia ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin Mark Mhilli, i cili po tentonte të vidhte banesën e shtetases Pashka Roni. Policia, e cila po ndiqte lëvizjet e dyshimta të 27-vjeçarit, i cili ishte person i skeduar prej saj, ka ndërhyrë duke e kapur atë në flagrancë.

Hedhja në erë e shtyllave, një elektricist i shkarkuar nën hetim Prokuroria e Lezhës dyshon se grupi i arrestuar për vendosjen e eksplozivit në shtyllat e tensionit të lartë është shtyrë nga një elektricist i hequr nga puna, mik i tyre. Nëntë të arrestuarit mbeten në burg Lezhë Një tjetër person, i dyshuar se ka mbështetur të arrestuarit për hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë, pritet t’i bashkohet listës së të përfshirëve në hetimet e nisura nga Prokuroria e Lezhës. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër të arrestuarve si të dyshuar, ata kanë pranuar se kanë vendosur eksploziv në dy shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës, në ditët e para të këtij viti. Sipas hetimeve të deritanishme nga Prokuroria e Lezhës, rezulton se ka dyshime edhe për përfshirjen e një tjetër personi në këtë veprimtari, që nga policia e këtij qarku u konsiderua si akt terrorist. Dyshimet e para bien mbi një elektricist të zonës, i cili duke shfrytëzuar miqësinë dhe njohjen me të arrestuarit, dyshohet se i ka nxitur ata për hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë, me qëllim hakmarrjen për largimin e tij nga puna. Kjo pistë aktualisht është duke u verifikuar nga Prokuroria e Lezhës, e cila dje ka përfaqësuar akuzën në gjykatë për katër nga gjashtë të arrestuarit për veprën penale të dëmtimit të pronës me dashje. Në gjykatë e Lezhës janë paraqitur të arrestuarit Besnik Lugina, 25 vjeç; Xhevahir Lugina, 23 vjeç; Aleksandër Boka, 28 vjeç; të tre nga Balldreni i Lezhes si dhe Gazmir Dedaj, 22 vjeç, nga fshati Torovic, Lezhë. Për të katër të arrestuarit prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, si personat e dyshuar që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur në erë shtyllat e tensionit të lartë. Prokuroria ka argumentuar se akuza që dyshohet se kanë konsumuar të arrestuarit është tepër e rëndë, dhe për

këtë arsye katër të arrestuarit duhet të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Të ndaluarit, të pranishëm në sallën e gjyqit, kanë pranuar vendosjen e eksplozivit në dy shtyllat e tensionit të lartë, por jo për motive terroriste. Dyshimet e prokurorisë janë përqendruar mbi një hakmarrje të mundshme të një elektricisti të pushuar nga puna, i cili dyshohet se ka nxitur të ndaluarit për kryerjen e veprimeve të tilla. Gjykata e Lezhës pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorit dhe avokatit të të ndaluarve, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Lezhës për këtë çështje. Po dje, Gjykata e Shkodrës ka marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “ar-

rest me burg” ndaj dy personave të tjerë, banorë të rrethit Shkodër, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me katër lezhianët janë përfshirë në veprimtarinë e vendosjes së lëndëve shpërthyese në shtyllat e tensionit të lartë. Prokurori ka argumentuar se dy të ndaluarit janë duke u hetuar për akuzën që janë arrestuar. Gjykata e Shkodrës vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mhill Thepin, i dyshuar si bashkëpunëtor i katër lezhjanëve që kanë marrë dje të njëjtën masë sigurimi nga Gjykata e Lezhës. Bashkë me gjashtë personat e dyshuar për vendosje eksplozivi në shtyllat e tensionit të lartë, policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrës ka arrestuar edhe disa persona të tjerë, që dyshohen për disa vjedhje të ndodhura në qarkun

Të arrestuar 1. Mhill (Nikollë) Thepi, vjeç 20, banues në fshatin Spathar, Shkodër 2. Besmir Lugina, vjeç 25, banues në fshatin Balldren, Lezhë 3. Xhevahir Lugina, vjeç 23, banues në fshatin Balldren, Lezhë 4. Agron Thepi, vjeç 21, banues në fshatin Spathar, Shkodër 5. Ndue Ara, vjeç 25, banues në Balldren, Lezhë 6. Nikolin Pjetri, vjeç 25, banues në Laç Vau i Dejës, Shkodër 7. Dedë Thepi, vjeç 25, banues në fshatin Spathar, Shkodër 8. Pjetër Huba, vjeç 25, banues në fshatin Mnelë, Shkodër 9. Gjin Marku, vjeç 24, banues në fshatin Kryebushat, Shkodër

Lezhës dhe Shkodër gjatë kohëve të fundit. Disa prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Grabitqari”, zhvilluar tre ditë më parë, dyshohet se janë autorët e hedhjes në erë të dy shtyllave të tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës në fillim të këtij viti. Menjëherë pas arrestimit policia e Lezhës tha se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin si qëllim hedhjen në erë të këtyre dy shtyllave dhe nxjerrjen jashtë funksionit të hidrocentraleve të Komanit dhe Fierzës, me qëllim krijimin e një gjendje paniku dhe destabilizim të popullsisë, pasi do të lihej në errësire me shume se 70% e vendit. Kjo çështje aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, e cila pritet të urdhërojë arrestime të tjera për akuzën e “shkatërrimit të pronës me eksploziv” kryer në bashkëpunim.

Vjedh 50 mijë euro në shtëpinë e xhaxhait, arrestohet Policia e Elbasanit ka çuar në pranga një 18-vjeçar, të dyshuar për vjedhjen e parave nga kasaforta e xhaxhait të tij Elbasan Një 18-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së 50 mijë eurove në banesën e xhaxhait të tij. Sipas

policisë, vjedhja e ndodhur tri ditë më parë në qytezën e Belshit në Elbasan dyshohet se mban autorësinë e 18-vjeçarit Panajot Tafani, i cili tashmë është arrestuar dhe do të hetohet për akuzën e vjedhjes. Burime pranë policisë së këtij qyteti bëjnë me dije se vjedhja e 50 mijë eurove ka ndodhur tri ditë më parë, kur D. Tafani, 56 vjeç, ka denoncuar zhdukjen e shumës së parave nga kasaforta në banesën e tij.

Biznesmeni ka treguar për policinë se paratë në kasafortën e tij ishin zhdukur, duke hedhur edhe dyshime mbi autorët e mundshëm të vjedhjes. Pas hetimeve triditore policia mundi të arrestojë 18-vjeçarin Tafani. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut u gjendën 20 mijë euro dhe 3 milionë lekë, të cilat dyshohet se i përkasin shumës prej 50 mijë euro të vjedhura në banesën e xhaxhait

të tij. Sipas hetimeve të para, rezulton se 18-vjeçari kishte kohë që studionte vendin ku xhaxhai ruante valutën, të cilën e kishte grumbulluar nga aktiviteti si pronar i një shoqërie transporti në linjën Belësh-Greqi. Ende nuk dihet se si është shpërdoruar shuma tjetër e të hollave. Hetuesit kanë marrë në pyetje të riun për të zbardhur e grabitjes. Ndaj tij është ngritur akuza e vjedhjes.


OpEd

10

MAPO

E diel, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Mos e perplas asnjehere deren; mund te duash te kthehesh perseri prej andej. Don Herold

02

Kur nje mik eshte ne telashe, mos u be i merzitshem duke e pyetur nese mund te besh ndonje gje per te. Ajo qe mund te besh eshte te mendosh dicka te vlefshme dhe thjesht ta besh. Edgar Watson Howe

03

Kur genjehet, duhet te jemi empatike dhe te indinjuar, duke u sjelle sa me teper si femijet tane. William Feather

Nga Bujar Kapexhiu

President pa brejtje ndërgjegjeje (Vijon nga dje) ompetenca që duhet shtuar për Presidentin e Republikës është e drejta e tij për të shpërndarë Kuvendin e Shqipërisë. Fjalia përmblidhet në disa fjalë, nuk do vështirësi as për t’u kuptuar, as për t’u kthyer në projektligj kushtetues. Kush dëshiron të jem më i drejtpërdrejtë në gjykimet e mia, jà ku më ka! Presidenti nuk ka përse të jetë kundër kësaj kompetence. As qytetarët. Mund të jenë kundër një pjesë deputetësh, por jo të gjithë. Megjithatë, meqenëse ky propozim shkon në kundërshtim të interesave të këtij grupi deputetësh, atëherë nuk ka kuptim që të kërkohet të votohet prej tyre. Mundësia e vetme është që ky projekt të ketë mundësi të shtrohet përpara qytetarëve shqiptarë në një referendum. Pa dyshim që do ta përkrahnin një shumicë dërmuese e tyre. Ata kanë nevojë të kenë një përfaqësues të tyre në shtet, qoftë edhe pa e zgjedhur vetë drejtpërdrejt, por duke i dhënë funksione ku një pushtet ekuilibron pushtetet e dala nga partitë politike dhe të lidhura me to, sikurse është Kuvendi. Referendum. Nuk mund të pranohen më situata kur bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbulohet nga flakët, tymi, trupat e plagosur, viktimat që humbën jetën, policët e traumatizuar dhe të goditur. Presidenti nuk vepron, sepse edhe sikur të dojë nuk mundet, i ka të lidhura duart nga vetë kuadri juridik i Kushtetutës në fuqi. E vetmja gjë që mund të bëjë është të dërgojë mesazhe moralizuese! Është në krye të forcave të armatosura, por nuk i përdor dot ato; është në krye të instancës drejtuese të drejtësisë, por nuk e detyron të japë drejtësi; është përfaqësues i unitetit të kombit, por nuk ka fuqi as një tryezë politike të thërrasë, se nuk ka asnjë fuqi që të influencojë mbi politikën. Ndërkohë kryeqyteti digjet, njerëzit vriten, forcat e ruajtjes së rendit copëtohen... Kuptohet që kuadri juridik i tanishëm i ka dhënë vendit një kryetar shteti, por i ka hequr atij çdo kompetencë për të ushtruar detyra që burojnë nga ky post. Në kushtet e krizave të dhunshme, që kemi lënë pas dhe nga ato që do të njohim ndofta edhe më pas, asgjë nuk përjashtohet, një kryetar shteti që nuk vepron dot shndërrohet në një brejtje ndërgjegjeje kombëtare, në një përgjegjësi morale historike, që askush nuk duhet të pranojë ta mbajë më. Do të ishte një kryetar shteti me mungesë. Përndryshe do të kërkojë karrigen, por nuk do të dëshirojë t’i shërbejë vendit. Deri tani, edhe mund të kishim iluz-

K

analizë Artan Fuga

Nuk ka arsye njerëzore që e pranon këtë absurditet, i cili na ka mbetur si relikte nga disa vite kur tekstet ligjore bëheshin për qëllime politike shumë afatngushta dhe të qorrollepsura. Sigurisht që Presidenti nuk ka si të jetë kundër kësaj kompetence, sepse në të kundërt ai vetë do të ishte thjesht një i “burgosur” i pallatit presidencial, do të ishte si një bilbil i mbyllur në një kafaz të artë, por gjithsesi një kafaz

ione dhe të justifikohej gjithçka, por këtej e tutje situata është qartë nga vetë përvojat që kemi kaluar. Të ketë vetëm një të drejtë të “vockël” negative. Pra, jo të prodhojë politikë, por të jetë një lloj “rojtari” i politikës, duke pasur të drejtën e shpërndarjes së Kuvendit si produkt politik. Jo sipas qejfit dhe jo kurdoherë që dëshiron. As në fillim dhe as në fund të mandatit të detyrave të tij. Jo pa kritere, por vetëm kur plotësohen disa kritere që përbëjnë krizë politike me dëme kombëtare, sikurse politika i ka shkaktuar Shqipërisë dhe neve, qytetarëve të saj, më 1997, 1998, 2001, 2011. Jo në mënyrë individuale, por pas konsultimesh. Por, amà, të drejtën ta ketë. Në këtë mënyrë edhe deputetët do të jenë të ndërgjegjshëm se nuk përbëjnë atë që gabimisht e kanë quajtur “tempulli i demokracisë”. Demokracia nga vetë përkufizimi i saj nuk ka tempuj, është një komunitet i lirë qytetarësh që “Zot” kanë veten e tyre. Vetëquajtja e deputetëve si pjesëtarë të një “tempulli” pikërisht fsheh, apo nxjerr pa dashje në dritë atë mentalitet të shtrembër që i konsideron deputetët si majën sipërore, të pagabueshme, të paheqshme brenda një mandatit, nga asnjë pushtet tjetër korrigjues. Tempujt nuk gjykohen, venerohen. Këtu ka mbaruar balanca dhe kontrolli mes pushteteve. Kuvendi, pra partitë politike, prodhojnë gjithçka nga pushtetet e tjera, kurse Kuvendi, çfarëdo të bëjë, edhe sikur tre të pestat e deputetëve, largqoftë, të çmenden, përsëri janë ata që vazhdojnë t’i bëjnë ligjet. Nuk ka arsye njerëzore që e pranon këtë absurditet, i cili na ka mbetur si relikte nga disa vite kur tekstet ligjore bëheshin për qëllime politike shumë afatngushta dhe të qorrollepsura. Sigurisht që Presidenti nuk ka si të jetë kundër kësaj kompetence, sepse në të kundërt ai vetë do të ishte thjesht një i “burgosur” i pallatit presidencial, do të ishte si një bilbil i mbyllur në një kafaz të artë, por gjithsesi një kafaz. Në vend të ushtrimit të funksioneve të vërteta politike, atij do i duheshin të shpikte gjithë kohën evente mediatike dhe marrëdhënie publike duke shkuar nga njëra paradë ushtarake te tjetra, nga njëra pritje diplomatike te tjetra dhe duke bërë çmos për të gjetur një hapësirë ku mund të shfaqte rolin e vet. Këtë kompetencë Presidenti do ta ushtronte për qytetarët kundër deputetëve, nëse këta të fundit, sikur nuk përjashtohet të ndodhë, do të çmendeshin, largqoftë, ose do të përbënin një kastë me interesa grupore që gjoja do të ishin ndarë në mënyrë partiake, por në fakt do

Kënga e korbit të kishin qenë të përbashkëta nga e djathta në të majtë të sallës së Kuvendit. Nëse kjo ndodh, Presidenti në emër të qytetarëve mund ta çonte vendin në zgjedhje. Do t’i mjaftonte kjo që të kthente dinjitetin e këtij posti, por edhe duke mos e ndryshuar standardin e vendin si një republikë megjithatë parlamentare, ku Kryeministri sigurisht ka rolin e vet më aktiv. Parë kështu, Presidentit nuk do t’i duheshin më disa kompetenca që as i ushtron dot, por edhe as janë në përputhje me parimet demokratike të ndarjes së pushteteve. Nuk mund të supozohet se Presidenti mund të drejtojë në një farë mënyre sistemin e së drejtës duke qenë në krye të Këshillit të lartë të drejtësisë. Me një votë të vetme, atë të tijën, ai nuk drejton dot asgjë, por drejtohet nga shumica sikurse edhe janë procedurat e këtij institucioni që një Zot e di si është organizuar ashtu dhe përse. Çfarë sociologjie institucionesh politike kanë aplikuar duke e konfiguruar në atë mënyrë? Nuk është Presidenti që drejton sistemin e drejtësisë, është sistemi që merr “peng” në këtë mënyrë në forma të ndryshme Presidentin, pavarësisht se cili është ai. Kuptohet që nuk mund të jetë PresidentikryetariKëshillittëLartëtëDrejtësisë, por ai ka të drejtë që brenda disa kriteresh të caktojë disa nga anëtarët e tij. Presidenti mund të bëhet një faktor politik kur ka të drejtë të caktojë anëtarë në të gjitha institucionet e dala nga Kuvendi. Në këtë mënyrë ai proporcionalisht do të ushtrojë pushtetin e vet ndikues, sikurse Kuvendi, por pa ushtruar personalisht vetë kompetenca të tjera kushtetuese. Si mundet që Presidenti edhe të jetë nga pushtetet më të larta kushtetuese, si person, por edhe të drejtojë pastaj edhe pushtete më të ulëta të dala nga Kuvendi? Nuk ka absurditet më të madh. Më sa paku është një konflikt i pastër interesi, ku Presidenti duhet të kontrollojë në një farë mënyre dhe të jetë garant i vetes së vet si drejtues pushtetesh shtetërore, për të cilat është garant vetë ai. Cili jurist konstitucionalist do të mund të pajtohej me këtë? Veç ndonjërit që trupin e ka në drejtësi, dhe mendjen e ka në partinë e vet politike. Përderisa Presidenti do të merrte kompetencën e shpërndarjes së Kuvendit, atij do t’i duhej të kishte një legjitimitet të konsiderueshëm që nuk mund të sigurohet nëse ai zgjidhet me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Zgjedhja e tij me gjysmën e thjeshtë të deputetëve bën që legjitimiteti dhe prestigji i Presidentit të jetë më i ulët se ai i një ligji që

kërkon të votohet me shumica të cilësuara. Argumenti që partitë politike na ka dhënë, sipas të cilit u amendua neni që kërkonte tre të pestat e deputetëve për të zgjedhur Presidentin e Republikës, është për të shpëtuar vendin nga krizat e stërzgjatura. Dhe vërtet, neni i mëparshëm, duke kërkuar medoemos një shumicë të tillë, përndryshe vendi shkonte nga zgjedhjet në zgjedhje brenda disa muajve, ishte fare pa bazë. Por, ai nen mund të amendohej jo duke ulur numrin e votave në Kuvend për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Mund të gjendeshin rrugë të tjera. Për shembull, Presidenti mund të zgjidhej nga një asamble e përbëre nga deputetët dhe nga të gjithë të zgjedhurit lokalë në formën e një “Dhome të dytë”, të Kuvendit. Këtu ai mund të zgjidhej me shumicë të thjeshtë dhe do të mbartte një legjitimitet shumë më të madh në vetvete. Cilat janë përfundimet e mia në këtë analizë që zgjati pesë numra të gazetës “Mapo”? Së pari, përqendrimi i debatit te mënyra e zgjedhjes të Presidentit është një zhvendosje nga problematika thelbësore që ka vendosja mbi baza të shëndosha e këtij posti të rëndësishëm shtetëror. Çdo mënyrë zgjedhjeje e Presidentit, sa kohë funksionet e tij janë të pagjetura, nuk sjell asgjë, por riprodhon një gjendje që vazhdon prej disa mandatesh presidencialë. Së dyti, me kompetencat që ka, për të mbijetuar në skenën politike të vendit, këshilltarët e Presidentit janë të shtrënguar, nga e keqja, të shpikin dhe aktivizojnë funksione dytësore, më shumë publicitare, për të cilat vendi nuk ka nevojë. Së treti, halli me statusin e sotëm të Presidentit është se ai është i shpërndarë në disa lloje pushtetesh, pa arritur në fakt të shprehet si duhet në asnjërin prej tyre. Ai është një lloj oponenti ligjërimor i pushteteve të tjera dhe askush nuk ia vë veshin realisht. Është eklektik si funksion. Së katërti, problemi zgjidhet me një reformë të thjeshtë të kompetencave të Presidentit dhe kryesisht duke i dhënë atij të drejtën që në rast krize të zgjatur politike të mund të shpërndajë Kuvendin dhe ta çojë vendin në zgjedhje. Kjo do ta bënte atë një aktor të rëndësishëm të skenës politike të vendit dhe do ta ekuilibronte thelbësisht politikën shqiptare. Përndryshe, ne do kemi, si ripërsëritje reminishencash plot makth, një flakë të madhe, klithma, gjak, makina me ujë, sirena, në bulevard, dhe një kryetar shteti që ligja i lidh duart për të marrë mbi vete përgjegjësi.


E diel,1319qershor shkurt 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Meqenëse është vendosur të bëhen këto festime madhështore, së paku duhej të bëheshin disa korrigjime të domosdoshme, si për shembull të thuhet që Ismail Bej Vlora që ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912, (flamur që realisht ishte ngritur më parë edhe në Tiranë, Prizren, Mirditë apo dhe në Iballë të Pukës,) nuk e kishte mbiemrin Qemali, por ‘Bej Vlora’ — Ndrek Gjini

Përdorimi politik i 28 Nëntorit ose përralla me Pavarësi P

ër mëse 20 vjet, Sali Berisha e përdori politikën për të bërë histori, dhe ia doli mbanë me sukses. Ai me rolin dhe kontributin e tij dominoi skenën politike shqiptare gjatë gjithë periudhës së tranzicionit që bëri Shqipëria nga regjimi komunist drejt instalimit të sistemit demokratik. Tani, pas mëse 20 vjetësh demokraci në Shqipëri, Sali Berisha në rolin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, po përdor historinë për të bërë politikë. Këtij aksioni politik ai do t’ia dalë me sukses, pasi, si doktor që është, ka dhënë prova se e njeh mirë psikologjinë e shqiptarëve. Pra, e di se në thelb shqiptarëve u pëlqejnë vetëmburrjet me heronj, luftëra e data, qofshin këto dhe të sajuara. U pëlqejnë përvjetorët e festimet, pavarësisht ngjyrave politike apo fetare. Ai e di fare mirë se shqiptarët veç sebep duan për të festuar. Këtë 100-vjetor të ‘Pavarësisë së Shqipërisë’, Berisha me vetëdije të plotë po e përdor për të shtuar kreditet e tij politike. Normalisht, ai ka lexuar aq libra të historianëve të huaj ku shpaloset e vërteta rreth kësaj ngjarje, dhe thellë në subkoshiencën e tij e kupton se ai akt nuk solli pavarësinë e vendit. Ngritja e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, sipas historiografisë shkencore (jashtë glorifikimeve folklorike shqiptare), ishte thjesht një akt sporadik i nacionalizmit utopik shqiptar, dhe pati një influencë veç disajavore, dhe jo më gjerë se në Vlore dhe rrethinat e saj. Shqipëria në atë kohë realisht kontrollohej nga Turqia, Austro-Hungaria, Italia, Greqia, Serbia, Mali i Zi etj. Shqiptarët dhe liderët e tyre në ato vite Perandorinë Osmane e kishin si të vetmen mburojë për mbrojtjen e tyre kundër synimeve për aneksimin e trojeve Shqiptare nga serbo-malazezët, italianët apo grekët. Meqenëse është vendosur të bëhen këto festime madhështore, së paku duhej të bëheshin disa korrigjime të domosdoshme, si për shembull të thuhet që Ismail Bej Vlora që ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912, (flamur që realisht ishte ngritur më parë edhe në Tiranë, Prizren, Mirditë apo dhe në Iballë të Pukës,) nuk e kishte mbiemrin Qemali, por ‘Bej Vlora’. Festimi i 28 Nëntorit si ditë e pavarësisë së Shqipërisë i ka fillesat e saj që në vitet e para të qeverisjes së Ahmet Zogut. Turkofilët shqiptarë, që ishin gati mazhorancë në ato vite në Shqipëri, po i prishnin planet Zogut, i cili kishte si synim të tijin orientimin e Shqipërisë drejt Europës Perëndimore. Kështu që ai, për të ngritur ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, vendosi të glorifikonte këtë datë, si dhe emrin e Ismail Bej Vlorës. Kjo pasi shqiptarët e njihnin faktin se kishte qenë pikërisht Europa Perëndimore ajo që e kishte ndihmuar Bej Vlorën në aksionin e tij nacionalist politik të 1912-ës.

koment

Ndrek Gjini

Mungesa e interesit dhe e dëshirës për të korrigjuar mbiemrin e sajuar të tij, ‘Qemali’, tregon qartë se kjo zhurmë festive me emrin ‘100-vjetori i Pavarësisë,’ bëhet për të fituar kredite politike... Kur Zogu u largua nga froni, kjo datë dhe festimet rreth saj u harruan për shumë vite, derisa Enver Hoxha filloi ta përdorë sërish këtë datë për interes të regjimit të tij, duke ndryshuar mbiemrin e Ismailit, pra duke i vënë atij si mbiemër emrin e dytë Qemal, emër i cili nuk përfaqëson as mbiemrin real, dhe madje as emrin e babait të tij. Enver Hoxha dihej se kishte urrejtje nga mbiemri ‘Bej’, ashtu sikundër nuk duronte as atë ‘Vlora’, pasi mendonte se ky lloj mbiemri i bënte karshillëk Gjirokastrës nga ai vinte. Mungesa e interesit dhe e dëshirës për të korrigjuar mbiemrin e sajuar të tij, ‘Qemali’, tregon qartë se kjo zhurmë festive me emrin ‘100-vjetori i Pavarësisë,’ bëhet për të fituar kredite politike. Gjithsesi, duke e njohur mirë historinë, si dhe duke qenë i ndërgjegjshëm rreth fakteve dhe ngjarjeve reale të kësaj periudhe historike të Shqipërisë, Berisha në fjalën e tij ishte i kujdesshëm në deklaratat që bëri në hapjen e këtyre festimeve. Ai jo pa qëllim përmendi edhe fjalinë, ‘të mos glorifikojmë gjëra dhe ngjarje jo reale’. Kjo gjë, në thelb, shpreh atë që ai si person padyshim ka lexuar shumë nga tekstet atlernative të historisë së Shqipërisë, të shkruara në anglisht apo dhe në frëngjisht, tekste në të cilat shprehet e vërteta reale e atyre ditëve dhe viteve. Ai thellë në nënvetëdijen e tij e kupton se 28 Nëntori 1912 ishte thjesht një show i disa liderëve utopikë dhe iluministë shqiptarë. Show nga ato që ishin në modë në ato vite në krejt Ballkanin dhe Europën, për shkak të valës së nacionalizmit që kishte shpërthyer ngado. Berisha e di fare mirë se Shqipëria më 28 Nëntor 1912 nuk u bë e pavarur. Ai i di kalvaret përmes të cilave kaloi Shqipëria derisa u njoh nga Lidhja e Kombeve. I di dhe emrat e atyre që kontribuan për këtë njohje, duke filluar nga Aubrey

Herbert, Margaret Hasluck, Edith Durham, dhe plot të tjerë. Është e drejtë e tij që për një arsye apo për një tjetër ta përdorë 28 Nëntorin e vitit 1912 për motive politike. Kjo është politika, dhe kjo gjë duhet mirëkuptuar. Por detyra a atyre që paguhen ta këshillojnë është që t’i shpjegojnë atij realisht dhe objektivisht sesi kjo datë mund dhe duhet të përdoret për të rivlerësuar disa figura, personalitete apo dhe data të tjera, të lëna me qëllim në harresë (për xhelozi nga Zogu, apo për motive politike nga Enver Hoxha.) ‘Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë’ më 28 Nëntor 1912, siç e thashë me lart, ishte veç një aksion nacionalistësh iluministë, i organizuar me lejen e AustroHungarisë dhe Turqisë. Kjo ngjarje realisht nuk solli pavarësimin e Shqipërisë nga administrata ekzistuese otomane, austo-hungareze, apo italiane. Delegatët që u mblodhën aty pas deklaratës së shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë, (deklaratë që u shkrua në shqip dhe turqisht), ngritën dhe një qeveri, e cila nuk i ushtroi asnjëherë funksionet e saj më gjerë se në Vlorë dhe rrethinat e saj. Delegatët shprehen aty edhe nevojën për bërjen e një kushtetute për vendin, gjë që nuk u arrit të realizohej. Realisht aty u hartuan vetëm disa dokumente të përkohshme. Në fund të 1913-ës, kur Shqipëria u njoh nga fuqitë europiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashte Fuqitë e Mëdha i dhuruan Shqipërisë Kushtetutën e saj të parë, të quajtur ‘Statuti Organik’. Ky ligj qëndroi në fuqi për pak muaj gjatë 1914-ës. Qeverisja e vendit në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetutash të përkohshme të pakodifikuara. Historiografia shkencore që vepron mbi bazën e fakteve dhe jo të miteve mund të pranojë si ditë të pavarësisë së Shqipërisë ditën kur Shqipëria u njoh si shtet i pavarur nga Lidhja e Kombeve; pra 17 Dhjetorin e vitit 1920. Ditë, kur Lidhja e Kombeve e hodhi në votë çështjen e pranimit të Shqipërisë në gjirin e saj, dhe e njohu atë si shtet të pavarur. Relatues i pranimit të Shqipërisë në këtë Lidhje ishte lordi Robert Cecil. Emri i këtij Lordi fatkeqësisht nuk përmendet nga askush, ndërkohë që ai meriton një përmendore në Shqipëri. Kjo pasi roli dhe kontributet e tij në ndihmë të vendit tonë ishin të jashtëzakonshme. Ekspozeja e tij për Shqipërinë në atë mbledhje ishte brilante. Pas fjalës që ai mbajti, propozimi i tij për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, dhe njohjen e saj si shtet dhe komb i pavarur, u hodh në votë dhe me 35 vota pro e me shtatë abstenime Shqipëria u bë anëtarja e 43-të e Lidhjes së Kombeve, duke vulosur kështu përfundimisht pavarësinë e saj. Gjithçka tjetër është thjesht përrallë, ose, e thënë me gjuhën e Fatos Lubonjës, ‘folklor’.

Kultura politike gjermane koment

Beqë Cufaj

Rasti i Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Wulff, i cili dje dha dorëheqje nga posti më i lartë shtetëror në këtë shtet, tregon sesi pikërisht roli i medieve jo vetëm që është esencial për shpirtin dhe para së gjithash funksionimin e një demokracie

Ë

shtë një ngjarje e cila duhet të shënohet. Edhe pse politike deri në thelb, megjithatë ajo është një peizazh dhe leksion njëkohësisht, sesi politika, ose thënë edhe më saktë politikanët - qofshin ata edhe në postet më të larta të mundshme, nuk mund t’i rezistojnë asaj që quhet opinion publik. Me opinion publik mund të përmbledhim këtu: mediet dhe ndikimin e tyre te qytetarët (votuesit?), por edhe drejtësia, e cila e kryen punën e saj, sepse në bazë të asaj që mediet printojnë a emetojnë edhe reagojnë. Rasti i Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Wulff, i cili dje dha dorëheqje nga posti më i lartë shtetëror në këtë shtet, tregon sesi pikërisht roli i medieve jo vetëm që është esencial për shpirtin dhe para së gjithash funksionimin e një demokracie, por në pah nxjerr edhe një të vërtetë të madhe, e cila i ka dy anë të cilat mbase janë një dhe e vetmja gjë: sado që një shtet të ketë traditë dhe institucione të shëndosha, megjithatë politika dhe politikanët dinë të jenë të korruptuar. Por ja që janë mediet, është dimensioni i “pushtetit të katërt”- pra i medieve, ai i cili, edhe pse jo i shkruar në kushtetutat e vendeve demokratike, megjithatë si aktorë qenësorë luan këtë rol kaq të rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e shteteve nga sëmundjet e korrupsionit, joligjshmërisë e jokorrektësisë. Pak a shumë e kësaj natyre mund të quhet historia e ngritjes dhe rënies së ish-presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff. I zgjedhur si President i Gjermanisë, post ky i cili ka më shumë karakter etik dhe reprezentativ dhe për këtë është edhe mëse i çmuar për çdo politikan, Wulff ishte i përzgjedhuri i kancelares Angela Merkel, por edhe partnerëve të saj të koalicionit nga liberalët. Me shtrëngime dhëmbësh-pse ishte i ri nga mosha, pse prapa vetes linte një post të Kryeministrit të Niedersachsen-it, pse ishte tepër afër Kancelares (para dy vitesh kishte deklaruar edhe vetë që nuk donte dhe nuk do të bëhej kurrë Kancelar i Gjermanisë, as pas Merkelit)... disi u arritën votat në Asamblenë Federale të Gjermanisë dhe Wulff fitoi. Dhe kjo u bë pas turbulencave që ngjanë kur Horst Koehler, paraardhësi i tij, në mënyrë befasuese pati dhënë dorëheqje sepse ndihej i injoruar nga Kancelarja. Gjë kjo e cila dihej dhe deri diku edhe u kuptua si një ndërskamcë e kësaj gruaje me talente të jashtëzakonshme, si për politikë të brendshme ashtu edhe të jashtme. Wulff, pra, ishte i përzgjedhuri i saj dhe është vërtet larg mendsh që Merkel ishte prapa lojërave që Presidentit të saj dhe të Gjermanisë dalëngadalë por sigurt t’i nxirreshin në shesh afera të mëdha dhe pak më të vogla të cilat atë e detyruan që dje të jepte dorëheqje. Thjesht-politikanët jo rrallë dinë ta luajnë edhe mikun në publik dhe armikun në prapavijë. Këtë gjë e kemi ne, e kanë gjermanët, francezët e amerikanët. Por kauza Wulff, kjo gjë nuk vlen. Natyrisht që për pikëshikimin tonë-ajo që Wulff kishte bërë, nuk ishte asgjë. Ose ishte diçka që nuk do t’ia vlente të përmendej sepse... sepse te ne politikanët bëjnë... e ç’nuk lënë pa bërë dhe janë aty ku janë. Edhe më të fortë sesa mund të imagjinojmë. Christian Wulff-in e kishte përcjellë me vete posti i Kryeministrit të Niedersachsenit. Atje, duke e mbajtur këtë post- ai kishte marrë një kredi private nga një ndërmarrës i madh gjerman dhe atë kredi nuk e kishte lajmëruar siç e do rregulli. Këtu-kur ky lajm u bë i ditur Wulff bëri gabimin e tij fatal. Nga Arabia kishte kapur telefonin dhe i kishte thirrur një kryeredaktori të një gazete (asaj më të madhes dhe më të verdhës) “Bild Zeitung” dhe pas tij edhe shefit të krejt Imperiumit Axel Springer-dhe të dyve u ishte kërcënuar me “luftë” nëse do ta botonin lajmin në fjalë... Më pas, si në formë të një orteku bore... nuk u ndalën ngjarjet me dhe rreth presidentit. Përkundër mbrojtjes morale e publike që Kancelarja e koalicioni i bënin, mediat në formë sistematike zbuluan që kredia që e kishte marrë për kthimin e borxhit ishte kthyer me një kamatë shumë më të ulët sesa qytetarët e tjerë e paguajnë. Që kishte udhëtuar e pushuar me kostot e miqve të tij bujarë të biznesit në pjesë të ndryshme të botës... dhe ata për këtë kishin marrë privilegje nga ky sa ishte Kryeministër. Një aferë, jo dramatike por për këtë sistematike ku dilte e qartë që të qenit politikan atij i jepte privilegje-të cilat ky ua kthente miqve të tij. Rreth 4 muaj luftë mediale dhe zigzage mes Presidentit dhe medieve të pavarura gjermane-të të gjitha ngjyrave. Derisa parmbrëmë, prokuroria e Hannoverit kërkoi nga Bundestagu që të fillonte me procedurën e heqjes së imunitetit të Presidentit të Gjermanisë. Për herë të parë në historinë e këtij shteti. Nuk mjaftuan as 12 orë... dhe Wulff shkoi. Përgjithmonë dhe i përulur ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe... kulturës politike gjermane. Kaq.




14

MAPO

e diel, 19 SHKURT 2012 www.mapo.al

sociale

Në provim, kush nuk merr kreditet Nëse profesionistët nuk arrijnë të mbledhin numrin e përgjithshëm prej 150 kreditesh për ciklin e parë të programit të ricertifikimit deri më 31 dhjetor 2014, ose numrin e përgjithshëm prej 250 kreditesh për ciklet pasuese, ata do t’i nënshtrohen një provimi njohurish dhe kompetencash. Profesionistët, të cilët dështojnë në provimin e parë, ose për arsye të ndryshme nuk i nënshtrohen atij, kanë

mundësinë që brenda 6 muajve nga përfundimi i ciklit të programit të ricertifikimit t’i nënshtrohen një provimi të dytë, ku shpenzimet për kryerjen e testit do të mbulohen nga vetë profesionisti. Në rastet kur profesionisti dështon edhe në provimin e dytë ose nuk i nënshtrohet atij, atëherë profesionistit mund t’i pezullohet kontrata me institucionin ku është punësuar deri në

momentin e kalimit me sukses të provimit. Specialistët e QEKV-së sqarojnë se duhet të mblidhen 150 kredite gjatë ciklit të parë të programit të ricertifikimit, i cili përfundon në dhjetor 2014, nga të cilat, jo më shumë se 50% mund të përfitohen duke ndjekur aktivitete të të mësuarit në distancë, dhe jo më shumë se 20% nga aktivitete të vetëraportuara.

Ricertifikimi i mjekëve, ndryshojnë kriteret për kreditet Njihen kreditet edhe për kurset e akredituara pasuniversitare, si do të bëhet konvertimi

Ministri Vasili duke vizituar pacientin e operuar nga aorta

Operacion i rrallë në QSUT, shpëton 64-vjeçari me aortë të çarë Në një operacion që ka zgjatur 10 orë, mjekët e Shërbimit të Kardiokirurgjisë kanë realizuar me sukses të parën ndërhyrje në zemër, për të zëvendësuar pjesën e plasaritur të aortës me një tub prej materiali sintetik Jonida Tashi

Nëpërmjet një operacioni që ka zgjatur 10 orë, mjekët e Shërbimit të Kardiokirurgjisë në spitalin “Nënë Tereza” kanë realizuar me sukses të parën ndërhyrje në zemër, për të zëvendësuar pjesën e plasaritur të aortës me protezë vaskolare te një pacient 64 vjeç. Pacienti Agim Kodra, 64 vjeç, nga Durrësi, është paraqitur para pak ditësh në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në kraharor. Pas kryerjes së një skaneri, 64-vjeçarit iu bë i mundur përcaktimi i diagnozës: “Diseksion i aortës ashendente dhe i harkut të aortës”, që do të thotë çarje ose plasaritje e shtresës së brendshme të aortës dhe rrezik i lartë çarje totale e aortës. Sipas mjekëve, nëse në këto raste nuk ndërhyhet që në momentin e parë, pacienti rrezikon të humbë edhe jetën. Operacioni, i cili është kryer për herë të parë në Shqipëri, që quhet Bental Operation me Elephant trunk i modifikuar do të thotë zëvendësim i aortës ashendente dhe i harkut të aortës me një protezë vaskolare (tub prej materiali sintetik) dhe reimplantim i të tre arterieve që furnizojnë trurin me gjak te kjo protezë vaskolare.

Altin Veshti dhe Edvin Prifti

10

orë ka zgjatur operacioni i zëvendësimit të aortës së plasaritur me një tub prej materiali sintetik

47

minuta pa qarkullim gjaku në tru ka qëndruar pacienti gjatë punës që është bërë në harkun e aortës

Mjekët e Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT që kanë kryer edhe ndërhyrjen në aortë japin disa detaje mbi operacionin, i cili ka zgjatur 10 orë dhe gjatë punës që është bërë në harkun e aortës pacienti ka pasur një periudhë prej 47 minutash pa qarkullim gjaku në tru. Kjo ka bërë që temperatura e pacientit të ulej në 20 gradë gjatë kësaj procedure për të

mbrojtur trurin, por fatmirësisht pacienti është zgjuar pa probleme dhe ekokardiogramat e bëra pas operacionit tregojnë funksion normal të zemrës dhe të aortës. “Vetëm 9 ditë më parë ne realizuam këtë ndërhyrje, e quajtur “elefant rong”, e cila është një procedurë që kërkon zëvendësimin e harkut të aortës së zemrës, arteriet që furnizojnë trurin me gjak. Kjo ka qenë ndërhyrja e parë e këtij lloji në vendin tonë, te një pacient 64 vjeç, ku i zëvendësohet ajo pjesë e aortës me pjesë sintetike”, - ka pohuar shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti. Ndërsa kardiokirurgu i njohur për operacionet e vështira në zemër, që ka shpëtuar me qindra jetë fëmijësh, Altin Veshti, ka shpjeguar me anë të fotove të gjithë procedurën e kryer gjatë 10 orëve operacion. Gjatë ditës së djeshme pacienti Kodra është vizituar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili i ka uruar atij shërim të shpejtë, duke pohuar se institucioni që ai drejton do të mbështesë të tilla ndërhyrje. “Pas ndërhyrjes kemi rikthimin e pacientit në mënyrë të suksesshme, falë një pune dhe ndërhyrjeje shumë të gjerë dhe që në fund të fundit të jetë një hap shumë i madh në mjekësinë tonë.”, - ka pohuar ministri Vasili. Sipas tij, ndërhyrje të tilla rrisin besimin e klasës mjekësore, e cila nuk duhet të bëjë mbrapa e nuk duhet të ketë ndrojtje me atë që shkenca ofron përpara. Gjithashtu, ministri Vasili ka garantuar mbështetje për Shërbimin e Kardiokirurgjisë në aparatura, duke bërë publike përfundimin e procedurave për blerjen e tyre.

Ndryshojnë kriteret për njohjen e krediteve në aktivitetet e edukimit në vazhdim, që do të shërbejnë për ricertifikimin e bluzave të bardha. Bordi Kombëtar i Ricertifikimit dhe Akreditimit gjatë mbledhjes së tij të fundit ka miratuar disa ndryshime, përkatësisht në Kuadrin Rregullator të Ricertifikimit dhe atë të Akreditimit. Përsa i përket akreditimit, ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me aktivitetet e përsëritura, të cilat, duke nisur nga shkurti i këtij viti, kanë detyrimin të dërgojnë pranë QKEV-së një njoftim me shkrim, të shoqëruar me programin e aktivitetit, të paktën 7 ditë kalendarike përpara zhvillimit të tij. Gjithashtu, Bordi i ka dhënë të drejtën QKEV-së, të mos miratojë me kredite ato tema të programit që kanë mangësi në dokumentacion si dhe të anulojë akreditimin e ofruar, apo të rishikojë numrin e krediteve. QKEV-ja, nisur nga ndryshimet e bordit, mund të ngarkojë jo vetëm një, por edhe disa ekspertë të pavarur njëkohësisht, të cilët mund të sugjerojnë se cilat tema duhen konsideruar ose jo në llogaritjen e krediteve. Vlen për t’u theksuar se me ndryshi-

met e reja do të përjashtohen nga tarifat për akreditimin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim të gjitha institucionet shëndetësore publike, të cilat organizojnë aktivitete të edukimit në vazhdim vetëm për profesionistët e organizatës së tyre. Bordi Kombëtar i Ricertifikimit dhe Akreditimit ka vendosur që për çdo temë të referuar në aktivitet, referues/lektorë do të konsiderohen vetëm dy autorët e parë si dhe profesionistët që janë organizatorë të aktivitetit dhe do të përfitojnë kredite që përllogariten në bazë të kriterit 1 orë - 2 kredite. Veç kësaj, Bordi ka miratuar ndryshime edhe përsa i përket përllogaritjes së aktiviteteve të vetëraportuara, botimeve/kërkimeve, për të cilat janë vendosur limite pavarësisht numrit të abstrakteve apo edhe numrit të pjesëmarrjes në vizita studimore brenda apo jashtë vendit. Bordi ka miratuar edhe shtimin e një pike të re në programin e ricertifikimit që ka të bëjë me programet universitare të akredituara. Kjo kategori aktivitetesh përfshin kurset e akredituara pasuniversitare me afat të shkurtër, programet e nivelit master dhe programet e doktoraturës, brenda ose jashtë vendit. Konvertimi i krediteve universitare në kredite të edukimit në vazhdim do bëhet në bazë të kriterit 1 kredit universitar = 25 kredite të edukimit në vazhdim.

Maturantët para 2012-s, nuk ka përmirësim notash Maturantët që i janë nënshtruar gjatë viteve të mëparshme provimeve me zgjedhje dhe kanë marrë vlerësime kaluese, nuk do të rifuten këtë vit në testime për të përmirësuar notat. Ato do të kenë të drejtë të plotësojnë formularët e nevojshëm për të hyrë në garë vetëm me pikët që kanë marrë kur janë testuar. Specialistët e arsimit thonë se u pa e domosdoshme që ky ndryshim të bëhej me qëllim që të gjithë të hynin në garë të barabartë. “Maturantët, të cilët para vitit 2012 kanë dhënë provime me zgjedhje të detyruara dhe rezultojnë kalues nuk mund të japin dot provime me zgjedhje, por dhe me ato rezultate që kanë, gjithashtu kanë të drejtën të plotësojnë Formularin A2 dhe të jenë kandidatë potencialë për institucionet e arsimit të lartë publik”, - thotë Ndriçim Mehmeti, specialist në MASH. Ndryshimet e rregullores së

Maturës 2012 këtë vit prekin edhe maturantët që studiojnë në shtete të tjera dhe duan të aplikojnë për të fituar një vend në auditorët e universiteteve shqiptare. “Në rast se një maturant, i cili nuk mundet dot t’i dorëzojë dokumentet në periudhën prill-maj, por përfundon në muajin qershor Maturën Shtetërore në një vend të huaj dhe është e barasvlershme me Maturën tonë, që do të thotë se ai ka dhënë provime me zgjedhje të detyruar, atëherë ne i japim atij mundësinë që në muajin korrik të plotësojë Formularin A2”, - shpjegon Mehmeti. Këtë vit është propozuar që të ndryshohen edhe ambientet ku do të zhvillohen provimet. Është parashikuar që ato të organizohen në sallat e mëdha të universiteteve, ndërkohë që po diskutohen edhe mundësitë për vendosjen e kamerave të vëzhgimit.


Jonida Shehu:

"Unë dua nuk e me in ekran mëri. Më sdosh këtë domo ë jetoj në t nt he pëlqe ient që qu ia në amb e med on os çfarëdo i z i v tele ithësi, e përgj oji qoftë" ll

Pasionet e mia jashtë ekranit, kam dashur të bëhem aktore Nuk ka kohë ideale për të krijuar familje Jonida Hitoveizi

MAPO

Jonida Shehu, gazetarja, e cila prej nëntë vitesh është pjesë e botës së medias, rrëfen në këtë intervistë pasionet e saj jashtë ekranit të madh, ku jemi mësuar ta shohim përherë. Ajo vjen në këtë intervistë me çiltërsinë e një vajze të re, e cila ka ditur dhe ka luftuar t’ia dalë mbanë dhe të realizojë ëndrrat e saj. Televizioni dhe gazetaria ka qenë njëra nga ato, por Jonida tregon se një pasion i hershëm i fëmijërisë së saj ka qenë edhe aktrimi. Gjithashtu, në kohën e lirë Jonida Shehu tregon se pëlqen të pikturojë. Ndërsa sa i përket gazetarisë, ajo i sheh gjërat me një këndvështrim tjetër. Jo më kot ajo është

Anila Dervishi:

“Gruaja në çdo luftë është konsideruar si një objekt”

18 intervistë

Gruaja e Hardinajt Anita: “Në jetë do ndryshoja rastin e Hagës” Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës është fytyrë shumë e njohur dhe e përfolur në mbarë Kosovën. Ajo punon si moderatore e lajmeve në RTK, por gjithmonë gjendet...

“Ezelo-mania”

në Shqipëri konkurron edhe “Champions League” Ezel është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani…një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht në “Klan” nga e hëna në të enjten, në prime-time në ora 20:05. Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin, kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011.

drejtuesja e “Dritëhije”, në ekranin e “Albania Screen”, për të cilin thotë: “Është kaq e thjeshtë sa të duash të analizosh gjërat e jo thjesht t’i marrësh të mirëqena, janë kështu dhe pikë. Por, është e vështirë ta bësh këtë moto mentaliteti te të gjithë, sepse shumë janë lodhur nga analiza e situatave, sepse kuptojnë që gjithsesi gjërat ndryshojnë me vështirësi”. Jonida rrëfen edhe disa sekrete nga fëmijëria dhe njëkohësisht edhe nga planet e saj për të ardhmen, ku tregon se ende nuk e mendon veten të veshur me fustan të bardhë. “Nuk ka kohë ideale për këtë gjë. Unë nuk mendoj për kohën, nuk planifikoj gjëra të tilla”-thotë ajo Faqe 16-17


16 18 4

MAPO

E 19 shkurt 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervistë

Televizioni dhe gazetaria ka qenë njëra nga ato, por Jonida tregon se një pasion i hershëm i fëmijërisë së saj ka qenë edhe aktrimi. Gjithashtu, në kohën e lirë Jonida Shehu tregon se pëlqen të pikturojë

Jonida Shehu:

Pasionet e mia jashtë ekranit, kam dashur të bëhem aktore Nuk ka kohë ideale për të krijuar familje. Unë nuk mendoj për kohën

Jonida Hitoveizi

Jonida Shehu, gazetarja, e cila prej nëntë vitesh është pjesë e botës së medias, rrëfen në këtë intervistë pasionet e saj jashtë ekranit të madh, ku jemi mësuar ta shohim përherë. Ajo vjen në këtë intervistë me çiltërsinë e një vajze të re, e cila ka ditur dhe ka luftuar t’ia dalë mbanë dhe të realizojë ëndrrat e saj. Televizioni dhe gazetaria ka qenë njëra nga ato, por Jonida tregon se një pasion i hershëm i fëmijërisë së saj ka qenë edhe aktrimi. Gjithashtu, në kohën e lirë Jonida Shehu tregon se pëlqen të pikturojë. Ndërsa sa i përket gazetarisë, ajo i sheh gjërat me një këndvështrim tjetër. Jo më kot ajo është drejtuesja e “Dritëhije”, në ekranin e “Albania Screen”, për të cilin thotë: “Është kaq e thjeshtë sa të duash të analizosh gjërat e jo thjesht t’i marrësh të mirëqena, janë kështu dhe pikë. Por, është e vështirë ta bësh këtë moto mentaliteti te të gjithë, sepse shumë janë lodhur nga analiza e situatave, sepse kuptojnë që gjithsesi gjërat ndryshojnë me vështirësi”. Jonida rrëfen edhe disa sekrete nga fëmijëria dhe njëkohësisht edhe nga planet e saj për të ardhmen, ku tregon se ende nuk e mendon veten të veshur me fustan të bardhë. “Nuk ka kohë ideale për këtë gjë. Unë nuk mendoj për kohën, nuk planifikoj gjëra të tilla”-thotë ajo Jonida, keni një kohë të gjatë në television. Kur e ktheni kokën prapa, çfarë i thoni vetes? U bënë plot nëntë vjet në televizion dhe në ekran. I them shumë gjëra vetes kur kthej kokën prapa, si të gjithë. Mendoj që ka momente që duhet të kisha bërë më shumë, duhet të kisha luftuar më shumë, më fortë, të kisha mbytur një mal me pasiguri, që ndonjëherë ngrenë krye. T’u kisha thënë stop dyshimeve, nëse po bëj gjënë e duhur në jetë etj. etj. Por kur e mendoj gjatë, s’do të kisha ndryshuar dot asgjë, sepse, të shohësh nga shkalla e dhjetë poshtë, e të shohësh nga shkalla e parë, e dytë, e tretë, e katërt e me radhë lart, nuk është e njëjta gjë. Mendoj se çdo gjë ka qenë pak fat, shumë punë, shumë përkushtim, shumë net pa gjumë. I them vetes “bravo, ia ke dalë. Mund edhe të ishe rrëzuar…!” A e kujtoni momentin e parë para kamerave? Si ishte ai moment? Ai është një moment që nuk harrohet kurrë, por që është shumë e vështirë të


E diel, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

Unë nuk e dua ekranin me domosdoshmëri. Më pëlqen të jetoj në këtë ambient që quhet televizion ose media në përgjithësi, e çfarëdo lloji qoftë. Për momentin jam në ekran, megjithatë kjo mund të ndryshojë një ditë. Nuk i dihet

është. Është kaq e thjeshtë sa të duash të analizosh gjërat e jo thjesht t’i marrësh të mirëqena, janë kështu dhe pikë. Por, është e vështirë ta bësh këtë moto mentaliteti te të gjithë, sepse shumë janë lodhur nga analiza e situatave, sepse kuptojnë që gjithsesi gjërat ndryshojnë me vështirësi. Keni thënë se e doni ekranin dhe televizonin, kur e kuptuat që aty ndiheshit pikërisht më mirë? Vlen përgjigjja më sipër. Unë nuk e dua ekranin me domosdoshmëri. Më pëlqen të jetoj në këtë ambient që quhet televizion ose media në përgjithësi, e çfarëdo lloji qoftë. Për momentin jam në ekran, megjithatë kjo mund të ndryshojë një ditë. Nuk i dihet. Çfarë mendon përpara një transmetimi, veç gjërave teknike? Gjithë pyetjet që kam në kokë për çështjet. Si të mos më shmangen të ftuarit nga përgjigjet që teleshikuesit duan, e shumë detaje të tjera të dy orëve transmetim.

Ecni në mënyrë seksipile, duke u luhatur apo i zvarrisni shputat për tokë? Nga koka deri në këmbë jeni të veshura me rroba të prodhuesve me renome. Përse, pra, meshkujt në rrugë assesi të kthejnë shikimin nga ju? Përse shefi juaj, edhe pse jeni shumë e angazhuar në punë, projektet më interesante ua jep kolegeve tuaja, të cilat, krahasuar me ju, nuk kanë haber për ato projekte. Andaj, është rasti që diç të përmirësoni. Epo, nëse ai përmirësim nuk janë trupi apo gardëroba, atëherë gjithsesi është ecja juaj. “Fshehtësia e kontrollit në atë sesi të tjerët ju shohin është në lëvizjen e trupit”, thotë një ekspert i njohur. Ndoshta nuk është e tëra në ecjen, mirëpo ajo mund të ndihmojë, madje mjaft. I kemi pyetur ekspertët sesi mësohet hapi seksipil.

Gazetaria apo lidhjet e drejtpërdrejta duan forcë, por edhe kontroll. Si ia bëni kur ka ngjarje me të vërtetë të hidhura ose tragjike? Ndërgjegjësohem që jeta është e vështirë. Unë kam zgjedhur të jem midis asaj që është duke ndodhur dhe publikut, të jem medium që informon. Në pamje të parë nuk shpreh asgjë, pa dashur të mbaj qëndrim, të përhap panik, apo të dëshpërohem. Megjithatë, brenda meje ndodh ajo që ndodh me çdo njërin që dëgjon lajme tragjike.

Befasia në dy këmbë Prezantimi juaj mund t’ju sigurojë - apo t’ju shkatërrojë - karrierën. “Mënyra sesi ecni u ofron njerëzve pasqyrën për ju edhe para se të hapni gojën. Ecja është çelës i rëndësishëm joverbal i karakterit”, thotë profesori i psikologjisë, Keri Kuper. “Në qoftë se nuk e shikoni personin me të cilin duhet të bisedoni kur hyni në dhomë, do të thotë se nuk keni posaçërisht besim të mjaftueshëm në vetveten”, vazhdon ai. “Në qoftë se dëshironi t’ju shohë si person dinamik, shikoni në drejtim të tyre dhe lini përshtypjen e personit serioz, në mënyrë që t’i bëni me dije se mezi pritni që t’i njihni. Njerëzit rrallë mendojnë për atë sesi ecin, mirëpo hapi tregon se çfarë mendojmë për vetveten”.

A keni qarë ndonjëherë në ekran? Asnjëherë. Unë jam e fortë. Brenda meje kam qarë me ulërimë, por në ekran kurrë.

1. Drejtohuni Në qoftë se jeni të përkulura sikur në shpinë të mbani tërë peshën e botës, dukeni të brengosura dhe jointeresante.

Jonida, përherë ju kanë cilësuar si një gazetare të veçantë në look. Sa kohë i kushton pamjes, të themi? Aq sa duhet për punën që bëj.

2. Lëvizni Atë ecje të ngadaltë këmbë pas këmbe ruajeni për kohën e pushimit - njerëzit të cilët ecin pa ndonjë qëllim të caktuar nëpër zyrë, duken se nuk kanë punë më të mençur.

Një gazetare dihet se nuk ka shumë kohë për veten apo për punët e shtëpisë, të themi. Ju si e menaxhoni këtë pjesë? Bëj aq sa duhet të bëj, aq sa mundem. Pjesën tjetër më ndihmon ime më për momentin.

3. Hapi dhe stili Ekspertët thonë se i përsosur është ai hap distanca e të cilit është sa një shputë e gjysmë. Në qoftë se hapi juaj është më i gjatë apo më i shkurtër, mund të dukeni si person dominant, përkatësisht personi i turpshëm.

Ju pëlqen të gatuani? Si i keni marrëdhëniet me kuzhinën? Më pëlqen të gatuaj dhe e bëj kur kam kohë.

4. Pak më ngadalë Mos “shqelmoni!” Provoni që në punë të mbathni këpucë të lehta, apo mokasina dhe lëshojeni lirshëm shputën në tokë.

A vazhdoni ta keni ende ëndrrën për t’u bërë aktore? Nëse do t’jua ofronin si mundësi të luanit një rol, do pranonit? Sigurisht që nuk e kam më atë ëndërr, megjithëse në pak momente e kam provuar ta bëj pak aktoren dhe pak gazetaren. Ka qenë në një film me regji të Joni Shanajt, në një episod të vogël, ku më është ofruar të bëj rolin që bëj në jetë, gazetaren. Ishte interesante, por më bëri të kuptoja që dua më shumë të bëj atë rol, sesa role të ndryshme.

Relaksi më i madh pas pune, apo pas një dite të lodhshme, cili është për ju? Shtëpia ime e ngrohtë, një film, një përkëdhelje e qenushes sime, një bisedë me shoqet apo një kafe me kushërirën time.

5. Mos kërceni Nuk jeni në audicion për rol kryesor në ndonjë film, ndaj nuk ka nevojë që të “kërceni”. Ecni sikur jeni duke rrëshqitur, në mënyrë që të dukeni më e pjekur dhe më e përsosur.

Dua të kthehemi pak në kohët kur keni qenë fëmijë. A mund të na tregoni sesi ka qenë Jonida Shehu? Fëmijë… si gjithë të tjerët. Me pak teka, me shumë ëndrra, me shumë karakteristika. Por fëmijë, kjo i thotë të gjitha.

Jonida, jeta profesionale dhe ajo private si shkojnë për ju? E keni arritur balancën mes të dyjave? Po, besoj që po. Nuk është kaq e pamundur të arrihet.

përshkruhet. Mbaj mend shumë mirë një gjë, që të flisje ishte e pamundur, sepse zemra rrihte aq fort sa ishte shumë e vështirë edhe të merrje frymë. Kjo i thotë të gjitha.

Mendoj që ka momente që duhet të kisha bërë më shumë, duhet të kisha luftuar më shumë, më fortë, të kisha mbytur një mal me pasiguri, që ndonjëherë ngrenë krye. T’u kisha thënë stop dyshimeve, nëse po bëj gjënë e duhur në jetë etj. etj.

Tendencë Si të ecni me stil dhe elegancë

Kur i keni thënë vetes që “do të bëhem patjetër gazetare”? Ishte kjo një nga ato ëndrrat e fëmijërisë kur dashurohesh me personazhet në ekran apo dëshironit diçka tjetër? Si të gjithë, unë kam pasur shumë ëndrra. Shumë dilema ç’do të bëj, a do të bëj dot atë që dua… Kjo ishte njëra nga ëndrrat e mia dhe kur fillova ta provoja vërtet sa e vështirë është ta bësh një ëndërr të vërtetë, atëherë thashë kjo është ajo që dua të bëj, sepse nuk është dhe aq e thjeshtë.

Mendoni edhe ju si shumë të tjerë “që fëmijëria ime ka qenë më e bukur se kjo tani”? Jo! Nuk e them dot këtë gjë. Kam përshtypjen që të gjithë fëmijët, në çfarëdo kohe që jetojnë, kanë të njëjtën lumturi, pavarësisht se për gjëra të ndryshme. Aktualisht po drejtoni “Dritëhije” në “Albania Screen”. Sa e vështirë është të ndriçosh shumë pjesë në hije të problematikave shqiptare? Nuk është fare e vështirë. Mjafton të duash të hedhësh pak dritë, të flasësh, të marrësh informacion se çfarë dhe pse ndodh diçka që na shqetëson… Është detyra e të gjithëve të kuptojmë dhe të duam të kuptojmë pse realiteti është ky që

Hobi juaj nuk është vetëm televizioni, besoj. Mund të na thoni disa nga pasionet e tjera tuajat? Të marr ca bojëra e të pikturoj siç unë di.

Kur e mendoni kohën ideale për të krijuar familje? Nuk ka kohë ideale për këtë gjë. Unë nuk mendoj për kohën, nuk planifikoj gjëra të tilla. Në një intervistë të mëparshme keni thënë se jeni e dashuruar. E shihni veten së afërmi të veshur me fustan të bardhë? Jo. Sekretet tuaja kujt ia besoni? Njerëzve të afërt. Dhe së fundi, për ju ka më rëndësi të jesh realiste apo ëndërrimtare? Të jesh realist është e domosdoshme, por që të mos humbasësh shpirtin duhet të ëndërrosh çdo ditë.

17


18 16 6

MAPO

E 19 shkurt 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervistë

Aktorja e njohur shqiptaro-belge Anila Dervishi, e sjell këtë për publikun shqiptar pas suksesit në skenat belge dhe pak muaj më parë edhe në atë të Prishtinës.

Gruaja e Ramush Hardinaj

Jam mrekulluar nga pritja që publiku belg i ka bërë kësaj shfaqjeje. Kjo për faktin se Brukseli është një vend ku kryqëzohen kulturat. Jo vetëm belgët, por ka pasur njerëz me origjinë çifute që kanë ardhur ta shohin

Anita: “Në jetë do ndryshoja rastin e Hagës”

Anila Dervishi:

“Gruaja në çdo luftë është konsideruar si një objekt”

T

ema e luftës dhe trajtimit të gruas vazhdon të mbetet një temë e cila për shkak të dramës që mbart në vetvete tërheq përherë vëmendjen e spektatorit. Megjithatë, drama bëhet edhe më e fortë nëse kemi parasysh që flitet për femrat shqiptare. Pikërisht për ato që panë tmerret dhe përjetuan ankthin e luftës së Kosovës. “Ditari i një gruaje nga Kosova”, është një shfaqje që është shfaqur edhe në Teatrin Kombëtar, pas një rrugëtimi të gjatë në teatrin belg, atë të Kosovës etj. Aktorja e njohur shqiptaro-belge Anila Dervishi, e sjell këtë për publikun shqiptar pas suksesit në skenat belge dhe pak muaj më parë edhe në atë të Prishtinës. “Ditari i një gruaje nga Kosova” është një performancë për të cilën regjisorin Zenel Laçi e kanë frymëzuar kronikat e luftës përshkruar nga Sevdije Ahmeti në librin me të njëjtin titull. Zëri femëror i profesionistes Dervishi tregon tmerre nga spastrimi etnik në luftën e Kosovës, të cilat i ka marrë drejtpërdrejt nga vetë viktimat. Pse po i riktheheni temës shqiptare pikërisht tani? Prej 20 vjetësh jetoj në Belgjikë, ku kam ndërtuar jetën në këtë vend dhe paralelisht një aktivitet artistik. Brenda aktivitetit të përditshëm, përpiqem që të mbaj gjallë teatrin dhe kinemanë, kuptohet në limitet e kushteve që më lejon koha dhe rrethanat. Po i rikthehhem temës shqiptare, për herë të dytë, pasi më parë kam punuar me një regjisore franceze që quhet Claire Gatineua, bazuar në librin e Ornela Vorpsit “Vendi ku nuk vdesim kurrë”. Duke pasur parasysh faktin që prioriteti im është përkthimi, kam pasur rastin që të njoh nga afër traumat dhe dramat që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Kujtimet më të pashlyeshme m’i kanë lënë dramat e femrave kosovare gjatë luftës. Gruaja në çdo luftë është konsideruar si një objekt për t’i mbërritur një qëllimi. Nëse shkatërron femrën, shkatërron familjen, shoqërinë e të ardhmen. Zenel Laçi, i lindur këtu dhe që ka studiuar skenografi dhe teatër, më propozoi të punojmë së bashku dhe pikërisht me një monolog

të ndërtuar nga libri i Sevdije Ahmetit, e cila është një militante kosovare. Ajo gjatë luftës është përpjekur të bëjë një rezistencë intelektuale duke dërguar e-maile për të alarmuar dhe treguar çfarë ndodhte në Kosovë. Libri është botuar në Francë dhe parathënien e ka shkruar Kushner. Pra, bëhet fjalë për një pjesë në gjuhën frënge? Po. Brenda kësaj m’u duk interesante që të bëj një punë të tillë, duke pasur parasysh se kjo nuk është trajtuar kurrë në teatrot belge. Sigurisht puna është ndërtuar në frëngjisht, që nga shkrimi i monologut dhe interpretimi, duke mos lënë mënjanë edhe shqipen, të cilën më është dashur ta përdor vetëm në momentet muzikore, duke pasur idenë se emocionet e forta shprehen vetëm në gjuhën e nënës. Vaji dhe përkëdheljet që i bën një foshnjeje nuk mund t’i nxjerrësh dot kurrë në një gjuhë të huaj, por vetëm në gjuhën e nënës. Cili është stafi i kësaj pjese? Kemi pasur gjithmonë dëshirë që stafi artistik të jetë vetëm shqiptar. Muzikanti që shoqëron monologun, Afrim Jahja, është gjithashtu shqiptar i rritur në Belgjikë, si dhe kineasti Nimetullah Parllaku. Ajo çka e karakterizon dhe përshkruan punën tonë është qëllimi që ne të mos mbështetemi vetëm në dramën kosovare, pasi të njëjtat ngjarje ndodhin kudo ku ka luftëra dhe dhunë, si: Sarajeva, Serbrenica, Çeçenia, Kongo etj. Si e ka pritur publiku belg? Jam mrekulluar nga pritja që publiku belg i ka bërë kësaj shfaqjeje. Kjo për faktin se Brukseli është një vend ku kryqëzohen kulturat. Jo vetëm belgët, por ka pasur njerëz me origjinë çifute që kanë ardhur ta shohin. Ata kanë gjetur vetveten aty brenda dramës. Një grua boshnjake pas shfaqjes na inkurajoi duke na thënë se kishim përmbysur një tabu, siç janë përdhunimet që kryhen në luftë. Ajo gruaja na tha: “E keni bërë këtë edhe për ne”.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës është fytyrë shumë e njohur dhe e përfolur në mbarë Kosovën. Ajo punon si moderatore e lajmeve në RTK, por gjithmonë gjendet në intervista në mediat e shkruara dhe televizive për shkak të sharmit dhe bukurisë që ka. Anita rrjedh nga një familje intelektualësh, artistësh të njohur. Ajo është e bija e Mustafë Muçajt prezantues i njohur po ashtu në RTK, ndërsa është nënë e tre fëmijëve, dy djemve e një vajze. Ajo vjen në një intervistë të shkurtër 60-sekondëshe duke rrëfyer diçka intime nga jeta e saj. Thekson se në jetë do të ndryshonte vetëm rastin e Hagës!!! Si nuk do të donit të vdisni? Në aksident trafiku. Gjëja më pozitive e vetes tënde? Njerëzia. Historia juaj më e keqe e dashurisë? Nuk kam! Për çfarë nuk po mendon në këtë moment? Për punë. Kur keni qarë për herë të fundit? Sot në mëngjes. Çfarë do të kishit ndryshuar në jetën tuaj? Hagën! Prezantuesi më i mirë i lajmeve? Babi. Çfarë do donit të thonë për ty pas vdekjes? Ka qenë njeri i mirë. A besoni se një ditë do të bëheni kryetare e shtetit? (Qesh) Gjithçka është e mundur. Vesi yt më i keq? Kafshimi i thonjve! A keni bërë kirurgji plastike? Jo. A ndodh të të gabojnë njerëzit në rrugë? Jo. Çfarë nuk duron te vetja? Kur reagoj shpejt. Çfarë nuk di të bësh në shtëpi? Rregullimin e tubave të ujit. A jeni xheloze? Deri në një masë të caktuar. A do ta kishit falur tradhtinë? No koment!


E diel, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

Serialet televizive turke kanë fituar popullaritet të menjëhershëm, falë teknikave në xhirim si dhe nga përzgjedhja e kastit të mirë të aktorëve. Jashtë Turqisë, serialet turke po thyejnë rekorde shikueshmërie nga Lindja e Mesme deri në Ballkan

MAPO

19

televizion

“Ezelo-mania”

në Shqipëri konkurron edhe “Champions League” Ezel është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani…një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht në “Klan” nga e hëna në të enjten, në prime-time në ora 20:05. Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin, kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011. Ezel është seriali më mediatik i momentit në të gjithë botën. Një nga eksportet më të mira të fundit nga Turqia që po “çmend” tashmë edhe shqiptarët që e ndjekin atë ekskluzivisht në Tv Klan, madje edhe publikun mashkullor, të cilët rrallë mund t’i “gozhdojë” para ekranit një serial, përveçse një ndeshje futbolli. Suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty, sa tashmë publiku është ndarë në mes: shumica duan vetëm “Ezel”, të tjerët duan

“Champions League”. Teleshikuesit shqiptarë janë të gatshëm që të sakrifikojnë emocionet e “Champions League” në “Tv Klan”, sepse ato që iu dhuron “Ezel” janë më të forta. Një duel preferencash ka lindur tashmë të martave dhe të mërkurave, që njihen si netët e “Champions League”, duke zënë vendin e “Ezel”. Drejtori i Programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në “Facebook” që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel”, - pohon Dumani. “Sepse “Ezel” është vërtet një serial i papërsëritshëm me një kast aktorësh të jashtëzakonshëm, skena të shpejta dhe emocionuese, regji dhe skenar tepër të vlerësuar”.

Serialet turke ‘rrëzojnë nga froni’ ato braziliane!

Fakte të “Ezel” •

• •

Hoteli ku janë xhiruar episodet e para ndodhet në veri të Qipros dhe është hoteli “Kaya Artemis”. Qendra e Artit të Stambollit është përdorur si shtëpia luksoze e Ezelit. Poemat që daja Ramiz thotë gjatë serialit iu përkasin filozofëve të famshëm, si Omer Hayyam, Rumi dhe poetëve Oscar Wilde, Shakespeare, Nazım Hikmet, Edip Cansever dhe Birhan Keskin. Makina sportive e përdorur në episodin e parë është “Shelby Cobra” e vitit 1965. Autoveturat e tjera të përdorura në serial janë: Maserati quattroporte, Bently Arnage T, BMW X5, BMW X6. Fred Perry ka rritur shitjet falë Ezel. Xhaketat dhe këmishat e veshura nga Ezel u bënë shumë të kërkuara në Turqi. Si pasojë e suksesit të Ezel, dega e Fred Perry në Turqi renditet e 5-ta në botë për nga shitjet. Palltoja kafe dhe syzet e Ezelit u bënë shumë të kërkuara nga fansat në mbarë botën dhe gjatë gjithë kohës, në kompaninë e prodhimit filluan të vijnë telefonata çdo ditë për të ditur markën e tyre.

Numrat e telefonit të Ezelit dhe Ejshanit që shfaqen në ekran, janë telefonuar nga miliona fansa të serialit, edhe pse ata numra ishin fals, nuk ekzistonin. Fansat në të gjithë botën kanë bërë kërkesë në kompanitë celulare të vendit përkatës, për të ndryshuar numrin e tyre, sipas numrit të Ezelit apo Ejshanit. Ezel është seriali më mediatik i momentit. Editoriale të shumta janë bërë enkas për fenomenin ‘Ezel’. Është vendosur 70 herë nëpër gazetat turke nga 39 editorialistë. Kıvanç Tatlıtug që shfaqet në seritë e mëvonshme, ka mahnitur audiencën dhe ka qenë lajmi më i klikuar në “Twitter”, si aktori turk më i ndjekur në të gjithë botën. Kerem Deren është njëri nga skenaristët e Ezel dhe është 38 vjeç. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Turqi, Angli dhe SHBA. Bashkë-skenariste është 29-vjeçarja Pınar Bulut, e cila ka përfunduar studimet për letërsi turke. Ezel është produkt i një pune 2-vjeçare nga dy skenaristë, të cilët krijuan një fenomen televiziv botëror.

Drejtori i Programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”.

Gjatë viteve të fundit serialet televizive turke kanë fituar popullaritet të menjëhershëm, falë teknikave në xhirim si dhe nga përzgjedhja e kastit të mirë të aktorëve. Jashtë Turqisë, serialet turke po thyejnë rekorde shikueshmërie nga Lindja e Mesme deri në Ballkan. Deri tani një total prej 65 serialesh turke duke përfshirë tituj si “Gymysh”, “Ezel”, “Jetë e hidhur”, “Dashuri e ndaluar”, “Dashuri dhe ndëshkim”, “Menekshe dhe Halili” etj., janë transmetuar në mbi 50 shtete, si Rusi, Uzbekistan, Kazakistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iran, Irak, Bullgari, Hungari, Greqi, Çeki, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. Kazakistani është vendi që kërkon më shumë seriale turke, i ndjekur nga Bullgaria. Drejtori i përgjithshëm i “Copyrights & Cinema” deklaron së fundi tek Agjencia e lajmeve “Anatolia” se sektori i serialeve turke ka pasur një rritje të dukshme në 7-8 vitet e fundit. Çelik rrëfen se zhvillimi i këtij sektori ka ecur paralel me zhvillimin e shpejtë të kinemasë turke gjithashtu. “Ne e shohim këtë në reflektimin e suksesit që kanë filmat dhe serialet turke të viteve të fundit në rang kombëtar, por dhe tregun ndërkombëtar. Në tri vitet e fundit ka pasur një avancim serioz në festivalet e fundit europiane, krahasuar me vendet e tjera në Europë”. Suksesi i prodhimeve televizive turke ka pasur një efekt pozitiv edhe në promovimin e Turqisë në të gjithë botën. “Falë serialeve dhe filmave turq ne po promovojmë vetveten, – shton Çelik. - Nëse deri dje kishte njerëz që nuk dinin asgjë për Turqinë, tashmë nuk është më kështu”. Televizionet dhe kompanitë turke po kapin

tanimë standardet e televizioneve të tjera europiane. Sipas një ligji të ri financiar turk në 2008-ën, që lejon rikthimin e taksës TVSH për të gjitha shpenzimet dhe fitimet për televizionin dhe kinemanë në Turqi, kompanitë e prodhimit tashmë sigurojnë fitime të mëdha për prodhimet e tyre që njihen si eksporte të mirëfillta televizive. “Nëse një episod dikur shitej për 50 dollarë, tani shitet deri në 50 000 dollarë”,- pohon Çelik. Seriali i parë turk i shitur jashtë Turqisë ka qenë “Zemër e çmendur”, me aktorin e famshëm, Kenan İmirzalıoglu (aktori që është bërë i famshëm tani në Shqipëri me interpretimin e tij tek “Ezel”) në 2001. Titulli më i shitur i të gjitha kohërave deri tani është “Gymysh”, duke u kthyer në një fenomen televiziv botëror “Made in Turkey”. Edhe pse 2009-ta ishte viti i një krize ekonomike globale, gjatë këtij viti u eksportuan 3650 orë televizive nga Turqia, duke shënuar një rritje prej 30% nga viti 2008. Turqia tashmë është një nga vendet e radhitura në rresht të parë në Europë për eksport të serialeve të suksesshme. Dje në Turqi shikoheshin shumë serialet apo telenovela braziliane, sot Turqia eksporton serialet e veta në vende të tjera. Serialet turke kanë thyer çdo rekord audience në shumë vende. Në një klasifikim renditen Kazakistani me 42 seriale turke të blerë, Bullgaria me 27 seriale, Azerbajxhani me 23, Maqedonia me 17, Vendet e Lindjes së Mesme me 14, Uzbekistani me 13, Greqia me 8 tituj, Shqipëria me 6, Kosova me 4, Iran me 3, Rumania dhe vendet e tjera me 2 tituj të shfaqur në televizionet përkatëse deri tani.


20

MAPO

FA CUP

E diel, 18 shkurt 2012 www.mapo.al

sport

Çelsi zhgënjen sërish, tifozët thërrasin emrin e Murinjos Çelsi barazoi 1-1 në “Stamford Bridge” me Birmingam Sitin në ndeshjen e turit të pestë në FA Cup. Skuadra londineze zhgënjeu edhe njëherë para shikuesve të saj, duke mos arritur të kualifikohet drejtpërdrejtë për në çerekfinale. Tani, skuadrat duhet të zhvillojnë edhe ndeshjen e kthimit në Birmingam.

Miqtë kaluan të parët në epërsi nëpërmjet David Mërfit, i cili realizoi në minutën e 21-të. Çelsi kishte një rast ideal të barazojë rezultatin, vetëm dy minuta më vonë, por Huan Mata nuk shënoi nga penalltia. Pjesa e parë mbaroi në epërsinë e Birmingamit dhe tifozët në “Stamford Bridge” filluan të brohorisnin

emrin e ish-menaxherit, Zhoze Murinjo, duke shtuar presionin ndaj Andre Vilash-Boashit. Por, strategu portugez gjeti pak lehtësim kur sulmuesi Daniel Starrixh barazoi rezultatin në minutën e 62-të, por, sidoqoftë, Çelsi nuk arriti të fitojë duelin. Si rezultat, do të ketë ndeshje të kthimit në Birmingam.

Interi në telashe, pa Champions financat në rrezik Teksa pritet që të futet në fuqi Fair-Play financiar nga UEFA, Masimo Morati e di mjaft mirë se pa të ardhurat e veprimtarisë më të madhe në Europë, e pret një sezon tejet i vështirë

Bonuçi ishin parë si dyshja e qendërmbrojtësve që do të ishte e ardhmja e kombëtares së Italisë. Deri më tani, kush më shumë e kush më pak. të dy kanë zhgënjyer. Por shqetësues është interisti, që kundër Bolonjës ka dhënë më të keqen nga vetja. Dhe tani do të jetë e vështirë që t’i rijepet besim. Ish-ët e Sampdorias

Jeton Selimi

Arratia e Moratit përpara fërshëllimës së trefishtë dhe kontestimet e “San Siros” pas humbjes 0-3 me Bolonjën janë burim i një çështjeje të vetme: falimentin e merkatos së Interit. Nga Alvarez te Zarate, duke kaluar nga Ranokia, Forlan dhe Kastanjos, të gjithë kanë zhgënjyer. Dora e Ranierit nuk ka bërë mrekullinë dhe në shenjestër kanë përfunduar edhe drejtori teknik Branka dhe drejtori sportiv Ausilio, fajtorë se kanë zgjedhur gabim për të rinovuar një skuadër që lëngonte. Zhgënjimet

Riki Alvarez, Dirgo Forlan dhe Mauro Zarate. Nuk ka diskutim se janë pikërisht ata zhgënjimet me të mëdha të merkatos zikaltër. Tek i pari ishin të gjithë të gatshëm të vinin bast, poor deri tani ka treguar pak karakter dhe talent edhe për faj të ndonjë ndalese më tepër. Ka justifikimin se vinte në një ambient më të madh nga ai ku ishte mësuar, gjë që nuk vlen për dy të tjerët. Për Zaraten dihej se ishte me rrezik sepse edhe te Lacio kishte dështuar, por tani e vulosi se nuk e ka “kokën” për të qëndruar në një skuadër të madhe. Forlan është ndalur nga dëmtimet, por kur zbriti në fushë nuk ka qenë ai që prisnim. Nëse shtojmë edhe pamundësinë për ta aktivizuar në Champions… Premtimi që s’u mbajt

Pak vjet më parë, Andrea Ranokia dhe juventini Leonardo

Mesfushua zikaltër kishte nevojë për forca të freskëta dhe ato mbërritën nga Sampdoria. Në fillim Andre Poli e më pas Anxhelo Palombo. I pari ka qëndruar në bokse për shkak të një dëmtimi të gjatë, por nuk ka qenë më i keqi tek Interi. I dyti ka pak që ka mbërritur, por duket se nuk i ka hyrë në zemër Ranierit. Të rinjtë

Askush nuk e priste se Luk Kastanjos do t’u rrëmbente vendin lojtarëve si Pacini, Milito, Zarate apo Forlan, por të paktën të ishte gati kur ta thërrisnin në dëtyrë. Por pati vetëm një rreze në Siena dhe më pas mbeti anonim. Zhuan Zhesus, përkundrazi, mbërriti në merkaton e janarit. Dukej i destinuar që të shkonte në huazim që të rritej, por mbeti në “Pinetina” për të bërë një dreq e di se çfarë. I fundmi që mbërriti

Fredi Guarin mund të ishte dhe mbase është, goditja e janarit. Mesfushori kolumbian, ish-lojtar i Portos, nuk vihet në diskutim, por mëkat që erdhi i dëmtuar dhe tifozët duhet tëp resin për ta parë në fushën e lojës. Por nëse Juventusi preferoi Kasaresin (që nuk është Mesi) përpara tij, një motiv duhet të jetë… Shitjet

Askush nuk qahet për largimet e Xhonatan, Kutinjos, Muntarit apo Marigas, por nëse atyre do u shtojmë edhe emrat e Eto’o dhe Tiago Motas, që erdhën si një rrufe në qiell të hapur, atëherë situata ndry-

shon. Sepse me ta u larguan një lojtar i klasit absolut që e ka mbajtur skuadrën i vetëm, kamerunazi, dhe një element që cilësohej thelbësor nga Ranieri për të mbajtur të bashkuar mbrojtjen dhe mesfushën, braziliani. Është e vërtetë se u përftuan shumë para, por ato lekë mund të shkojnë dëmm nëse skuadra nuk arrin të kualifikohet për në Champions League.

Morati mendon ndryshimin, ikën Ranieri, vjen Luis Figo Humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, ku duhet shtuar edhe eliminimi nga Kupa e Italisë, mund t’i kushtojë vendin Klaudio Ranierit. Numri një i Interit, Masimo Morati, është parë shumë i irrituar në përfundim të ndeshjes kundër Bolonjës dhe mund të vendosë që të ndryshojë teknikun e tij të dytë në këtë sezon dhe t’ia japë skuadrën Luis Figos përpara ndeshjes së Champions League kundër Maresjës. Nata e presidentit zikaltër duket se ka qenë shumë e gjatë dhe e vështirë. Morati ka kuptuar se Ranieri nuk e ka më në dorë skuadrën dhe se, mbi të gjitha, nevojitet një shkundje vendimtare për të evituar falimentin edhe në Europë. Problemi është të zgjedhësh në momentin e duhur. Pas pak ditësh Zane-

ti me shokë do të luajnë atë që mbetet nga sezoni me Marsejën dhe eliminimi nuk është marrë në konsideratë

nga klani interist. Ndaj, çfarë duhet bërë? Gjithçka rrotullohet këtu sepse Morati, që e ka braktisur stadiumin përpara kohe, duhet të vendosë me shpejtësi nëse duhet t’ia lërë Ranierit skuadrën deri në sfidën me francezët, apo ta shkarkojë menjëherë dhe t’i vendosë zikaltërit në duart e Luis Figos. Portugezi, shumë i vlërsuar në rrugën “Vittorio Emanuele”, mund të jetë trajneri klasik i pritjes së ndryshimeve të mëdha, që mund të jetë një mes Guardiolas, Vilas Boas dhe Kapelos. Por, për nesër ka kohë, edhe sepse Interi duhet të shpëtojë të sotmen. Champions është pas qoshes, mbetet të kuptohet se cili do të jetë në timonin e Interit për të drejtuar anijen zikaltër larg stuhisë.

Merkato Krisje mes Pikes dhe Barças, Junajtid është gati Spekulimet për të ardhmen e mbrojtësit të Barcelonës, Zherard Piku, janë duke u rritur, pasi mediat angleze dhe spanjolle besojnë se i fejuari i Shakirës mund të largohet nga “Camp Nou”. Pike ishte lënë jashtë sfidës ndaj Leverkusenit pas paraqitjes së dobët ndaj Osasunës, ndërsa jo ka brengosur qarqet katalanase. “El Economista” shkruan se Mançester Junajtid mbetet top klubi i interesuar për shërbimet e Pikes dhe, veç “Djajve të Kuq”, sinjalin zyrtar për shitjen e Pikes janë duke e pritur edhe klube si Çelsi, Mançester Siti, Milan dhe Juventusi.

Agjenti: Gëce nuk do të largohet nga Dortmundi Menaxheri i Mario Gëces ka mohuar spekulimet se mesfushori i Borusia Dortmundit, në fund të këtij sezoni mund të transferohet te Mançester Junajtid ose Juventusi. Më herët gjatë javës spekulohej se “Djajtë e Kuq” dhe bardhezinjtë ishin favoritë për të siguruar shërbimet e yllit të ri gjerman. Por, Volker Struth ka theksuar se Gëce do të vazhdojë në Dortmund. “Ne të gjithë jemi pajtuar që ai të luajë në Dortmund edhe

sezonin e ardhshëm” deklaroi Struth. Gëce, ka kontratë me Dortmundin deri në qershor 2014.

Rehagel rikthehet në Bundesliga, merr Herthën Trajneri veteran, Oto Rehagel, do të emërohet trajner i ri i skuadrës nga Bundesliga, Hertha Berlin, kanë njoftuar mediet gjermane të shtunën. Agjencia e lajmeve DAPD ka bërë të ditur se 73-vjeçari Rehagel ka pranuar të zëvendësojë Mikael Skiben, i cili u shkarkua të dielën e kaluar pas vetëm pesë ndeshjeve në drejtim të ekipit, të gjitha humbje. Hertha gjendet dy pikë mbi zonën e rrezikuar, në vendin e 15-të, pas rikthimit në Bundesligë këtë sezon. Ajo kaloi një vit në divizionin e dytë.

Rinovimi i Pep Guardioloas është ende në ajër Të gjithë duan rinovimin e tij, por Pep Guardiola nuk kthen përgjigje. Ambienti katalanas me gjithë kualifikimin në finale të Kupës së Mbretit dhe ecurisë mjaft të mirë në Champions nuk është i qetë. Gjithsesi, gjithçka pritet të zgjidhet javën e ardhshme, pas një takimi kokë me kokë që Pep do të ketë me presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell.


E diel, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

Australi

sport

MAPO

21

Berisha shënon dy gola në fitoren e Brisbane Në ndeshjen e javës së 22-të të Ligës së Parë të futbollit në Australi, që u zhvillua ndërmjet kampionit aktual Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, në stadiumin Suncorp, vendësit fituan me rezultatin 3-2, duke arkëtuar tre pikë të vlefshme në luftë për titullin e kampion-

it. Në një ndeshje të bukur e me pesë gola të shënuar në të dy anët, shkëlqeu sërish kosovari Besart Berisha, i cili shënoi për Brisbane dy gola, njërin në minutën e 1-rë dhe tjetrin në minutën 38-të, derisa golin e tretë e shënoi Henrike nga penalltia. Te mysafirët, golashënues i dyfishtë ishte

lojtari i kombëtares australiane Herri Kjuell, në minutën 8-të dhe 49-të. Me dy golat e realizuar në këtë takim, Berisha kryeson listës e golashënuesve me 15 gola, kurse Brisbane Roar mban pozitën e dytë në renditje me 38 pikë të grumbulluara.

Juventusi përmbys Katanian dhe gdhin i pari Bardhezinjtë e nisin ndeshjen në disavantazh, por më pas rikthehen fuqishëm duke shënuar tre herë dhe duke rimarrë vendin e parë, që e bën ta presin të qetë sfidën e sotme të Milanit Jeton Selimi

Askush nuk e priste qëndresën e Katanias në “Juventus Stadium”, por kjo sidoqoftë nuk i ndali djemtë e Kontes që të merrnin suksesin e radhës. Skuadra siçiliane do të shënonte e para kur Barrientos do të bef asonte të gjithë të pranishmit në stadium me golin e tij të minutës së tretë. Deri në ato çaste, Juventusi kishte pasur dy mundësi të mira për shënim, por një e majtë e kalibruar e lojtarit do t’u jepte miqve avantazhin. Pas kësaj bardhezinjtë do të nisin “rrethimin” e Katanias në zonën e saj me sulme të njëpasnjëshme. Sidoqoftë, Katania do të kërkojë t’u bëjnë bardhezinjve presing sapo ata kanë kontrollin e topit. Megjithatë, pas shumë tentativave nga loja, Juventusi do ta gjejë zgjidhjen nga goditja e dënimit. Është Andrea Pirlo ai që sjell qetësinë në zemrat e tifozëve juventinë me golin e barazimit në minutën e 22-të dhe të parin për të me fanellën bardhezi. Ndeshja ndizet dhe është vërtet e bukur. Katania po tregohet një kockë e fortë dhe ruan rezultatin, pavarësisht rasteve të shumta për shënim. Kuajlarela e Borrielo do të tentojnë disa herë, madje Kuajla do të godasë edhe traversën, pak çaste përpara se Bergasio të bënte të nj ë j t ë n g j ë n g a p o r t a t j e t ë r. Meg jithë rastet e mira për

Bundesliga

shënim, pjesa e parë do të mbyllej në barazim. Juventusi do të zbresë më i motivuar në pjesën e dytë dhe do të nisë një fushatë intensive për të shënuar, por çdo goditje do gjejë devijime nga mbrojtësit dhe do të p ë r f u n d o j ë n ë k ë n d o r e. N ë minutën e 60-të Konte do të bëjë një ndryshim. Do të nxjerrë Padoin dhe do të hedhë Pepen, i rik-

La Liga

Dortmundi thellon hendekun me Bajernin

Reali nuk njeh pengesa, shkon +13 nga Barça

Borusia Dortmundit fitoi 1-0 në fushën e Hertha Berlinit, duke e çuar në 16 numrin e ndeshjeve ku nuk njeh humbje. Kevin Groshkrojtc shënoi në minutën 66-të për kampionët në fuqi të Bundesligës, që humbën në shtëpi ndaj Herthas në pjesën e parë të sezonit. Fitore në transfertë edhe për Borusia M’Gladbah, e cila mundi 2-1 Kaizerslauternin. Bajer Leverkuseni shpartalloi 4-1 Augsburgun, ndërsa Hamburger u mposht 1-3 në derbin e veriut nga Verder Bremen. Në takimin e mbrëmjes, Bajern Mynih, u ndal në transfertë, teksa barazoi 0-0 përballë Freiburgut. Borusia Dortmund renditet në krye të tabelës me 49 pikë, e ndjekur nga M’Gladbah me 46 dhe Bajern Mynih me 45 pikë.

Reali i Madridit vijon ecurinë e tij positive duke mos u ndalur as në sfidën e djeshme, ku përballë pati Rajsing Satanderin. “Los Blancos” nuk e vuri asnjëherë në diskutim triumfin dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve diferencë me Barcelonën, cila luan sot me Valencian në “Camp Nou”. Serinë e golave për madrilenët e hapi Kristiano Ronaldo me golin e tij të shënuar në minutën e gjashtë. Reali nuk toleron asnjë pëllëmbë fushë, ndërsa fitoren do ua bëjë më të lehtë Cisma me kartonin e kuq të minutës së 39-të. Pas këtij moment, Benzema do të shënojë golin e dytë kur duheshin edhe 120 sekonda nga fundi i pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës Di Maria dhe Benzema vulosin shifrat 4-0.

La Liga

Bundesliga

Të shtunën Getafe – Espanjol Real Madrid – Satender Të dielën Granda – Sociedad Bilbao – Malaga Gijon – Atletiko Madrid Majorka – Vilareal Levante – Valekano Barcelona – Valencia Të hënën Zaragoza – Betis

1-1 4-0 12:30 16:00 18:00 18:00 19:45 21:30 21:00

Të premten Hofenheim – Mainc Të shtunën Herta – B.Dortmund K’Lautern – M’Gladbah Hamburg – Verder Leverkusen – Augsburg Nurenberg – Këln Freiburg – Bajern Mynih Të dielën Shalke – Volfsburg Hanover – Shtutgart

1-1 0-1 1-2 1-3 4-1 2-1 0-0 15:30 17:30

Serie A – Java 24-ët

Të premten Inter – Bolonja Fiorentina – Napoli Të shtunën Juventus – Katania Të dielën Leçe – Siena Roma – Parma Çezena – Milan Xhenoa – Kievo Novara – Atalanta Udineze – Kajliari Palermo – Lacio

0-3 0-3 3-1 12:30 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00

t hye r n ga dë mt i m i . Sku adr a bardhezi nuk e heq këmbën nga gazi dhe kërkon me të g jitha mënyrat që të shënojë golin e fitores, atë gol që do e nxjerrë sipër Milanit në renditjen provizore, pasi kuqezinjtë luajnë sot në fushën e Çezenës. Marko Mota shkakton faullin e fundit në dëm të De Çeljes dhe shkon në dushe përpara kohe, por edhe me një lo-

jtar më shumë, bardhezinjtë hasin vështirësi. Por vuajtjet e Juventusit do të kurorëzohen me golin e Kielinit, që kërcen saktë në zonë pas harkimit të Pirlos dhe shënon golin e dytë me portën bosh, pasi portieri fluturon më kot në ajër. Në minutën e 81-të, Kuajliarela nuk do të gabojë më dhe do të shënojë golin e tretë, duke futur në kasafortë tre pikët.

Alegri i përqëndruar te Çezena: Kujdes, mund të hapin probleme! Trajneri i Milanit kërkon të shmangë edhe polemikat me Konten në lidhje me barazinë në gjykim që kërkojnë bardhezinjtë Fitorja me Arselanin tashmë i përket së shkuarës. Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri në vigjilje të sfidës kundër Çezenës karikon skuadrën e tij për të vazhduar me të njëjtin ritëm rrugën drejt titullit kampion. “Motivacionet duhet të mbeten të njëjtat, pasi Çezena është një skuadër që mund të krijojë probleme.” Nga ana tjetër Alegri i është përgjigjur dhe deklaratave të Antonio Kontes, por duke mos lënë vend për polemika. “Kam besim të madh tek arbitrat, nuk janë të kushtëzuar e për këtë dhe mund të gabojnë. Fjalët e Kontes për favorizim nga arbitrat, i kam dëgjuar por nuk më bezdisin. Sipas mendimit tim gjyqtarët mund të gabojnë ashtu si lo-

jtarët e mi.” Megjithatë e gjithë vëmendja e 44-vjeçarit është tek sfida e ditës së dielë ndaj Çezenës, ndërkohë që italiani thuri elozhe për Urbi Emanuelson, por nuk mund të mungonin dhe komentet për ndeshjen kundër Arsenalit. “Të kesh lojtarë si ai është shumë e

rëndësishme. Është kritikuar por ka zhvilluar ndeshje të mira. Zotëron teknikë dhe humb shum pak topa. Përsa i përket ndeshjes kundër Arsenalit mund të them që luajtëm mjaft mirë por duhet të kuptojmë rëndësinë e takimit me Çezenës, i fundit para takimit me Juventusin.”


22

MAPO

E diel, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

Miliarderi rus bleu apartamentin më të shtrenjtë në New York Penthouse në New York me pamje panoramike në Central Park, është bërë apartamenti më i shtrenjtë, i cili është shitur ndonjëherë në këtë qytet. Rusi Dimitrij Rybolovlec, i cili është i 93-ti në listën e njerëzve më të pasur të botës, shpenzoi 88 milionë dollarë për ta blerë këtë patundshmëri luksoze. Pronari i ri bleu apartamentin si dhuratë për ditëlindjen e 22-të të vajzës së tij Ekaterina Rybolovlev. Sipas BBC-së, apartamenti ka një sipërfaqe prej 6 744 metra, ndërsa pronar i saj ka qenë Sansford Weill, ish-drejtori i gjigantit të çelikut Citigroup. Penthouse gjendet në katin e 15-të të ndërtesës Central Park West, ndërsa atë e projektoi arkitekti Robert Stern. Ka një dhomë të madhe ndeje, librarinë, galerinë, dhomat e gjumit dhe tarracën me sipërfaqe 195 metra katrorë, e cila shtrihet përgjatë tërë apartamentit. Natyrisht, kjo nuk është patundshmëria më e shtrenjtë të cilën Rybolovlev e posedon në SHBA. Më 2011 ai investoi në një shtëpi në Florida rreth 100 milionë dollarë. Ndërmjetësues në blerjen e apartamentit të banesës në New York ka qenë agjencia Brown Harris Stevens, zëdhënësja e së cilës deklaroi se patundshmëritë elite në New York kryesisht blihen nga shtetasit e huaj.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Artisti punoi portretin e babait me 3.2 miliardë pika Në shikim të parë kjo pikturë duket si kopje e fytyrës së një burri e bërë me aparat të fotokopjes. Por nëse e shikoni me kujdes, bëhet e qartë se është punuar nga pika, në këtë rast me 3.2 miliardë pika, shkruan Daily Mail. Miguel Endara nga Miami kaloi gati një vit duke punuar në portretin e të atit me madhësi 11x17 inch. Secilën pikë të portretit e bëri me punë dore. “Jam adhurues i madh i kësaj teknike, kështu që kam vendosur të punoj portretin e babait tim. Gjithmonë kam dashur ta nderoj, pasi është një person i mrekullueshëm. Ai është një njeri i butë dhe është shumë miqësor me njerëzit. Ia kemi skanuar fytyrën, ndërsa portreti është përzierje e këtyre fotografive. Gjatë 11 muajve Miguel kaloi 210 orë duke punuar në portret dhe ka përdorur lapsin Sakura Pigma Micron, me majën e përmasave 0.2 milimetra. Videoja e tij është bërë sensacion në internet, të cilën e kanë parë më shumë se gjashtë milionë njerëz në faqen e internetit

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Është vështirë që lidhja juaj të kalojë momente më të mira sesa këto që po kalon. Evoluimi do jetë mjaft i mirë dhe do keni të papritura të këndshme. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të marrin vendime pa u menduar.

Venusi u premton beqarëve një ditë të lumtur. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e mbushur me bashkëpunim dhe do ketë edhe një rizgjim të sensualitetit. Edhe për beqaret dita do jetë plot të reja që do sjellin gëzim.

Nën influencën e Marsit partneri juaj do tregohet mjaft arrogant dhe lidhja juaj mund të marrë një kthesë mjaft shqetësuese. Kujdes! Beqarët që kanë kohë që ëndërrojnë një dashuri të zjarrtë do kenë mundësi ta fillojnë sot.

Për ata që janë në një lidhje dita do jetë mjaft e animuar. Venusi do bëjë që të mbretërojë sensualiteti dhe ngrohtësia. As dialogu nuk do të mungojë! Për beqarët do jenë në rend të ditës flirtet dhe jo lidhjet serioze.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ataqëjanënëçiftdokërkojnë më shumë qëndrueshmëri dhe besnikëri sesa pasion. Kujdes nga Urani i cili mund të provokojë trazira apoedhetradhti.Beqarëtdo kenëshumëmundësipërtakime, por do jenë të paktë ataqëdokrijojnënjëlidhjetë vërtetë.

Plutoni do merret me sektorin e dashurisë së çifteve por mos u varni tek ai për të rregulluar mosmarrëveshjet që kanë lindur mes jush dhe partnerit. Komunikoni më tepër dhe ndryshoni rutinën. Yjetdojenëmjafttëfavorshëm për beqarët.

DukeqenesedojetëSaturni aiqëdondikojënëjetënsentimentaletëçifteve,atmosfera dojetëpaketensionuar.Mundohuni të tregoheni pak më tolerantëdhetëkuptueshëm meatëqëkeninëkrah!Beqarëve,planetëtupropozojnëtë jenëseriozëmetakimetqëdo tëkenë.Dokenifat!

Ju që jeni në çift do merrni një vendim përfundimtar përtëcilindopendohenimë vonë.Shumëshpejtdoishihni gjërat me sy tjetër dhe doikuptonigabimetqëkeni bërë. Beqarët nuk duhet të mundohen më kot sepse nuk kanë për ta gjetur personin që po kërkojnë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Ata që janë në një lidhje do pëlqejnë ta vendosin partnerin përballë situatave të vështiradhetëprovokojnë xhelozinë e tij. Kujdes sepse mund të lindë edhe njëtensiongoxhaimadh.Ju beqarëdokalonimomente mjafttëlumtura,tëcilatdo ju sjellin mjaft kënaqësi.

Nëse jeni beqarë do ndiheni mjafttëlumtur.Nëfaktpota mendonimirëdoekuptonise lidhjet serioze apo martesat nuk janë për ju. Influenca e Mërkuritnëjetëneçiftevedo bëjëqësadotëzënëtëjenime pune të gjeni momentin për të kaluar çaste romantike pranëatijqëdoni.

Pasnjëperiudhetëmbushur me dyshime kundrejt partnerit sot do mund të rifitoni paksa besimin dhe të mund të jeni të qetë. Mbrëmja në fakt pritet të mbyllet me sensualitet.Beqarëtpërsëri do jenë vetëm dhe kjo do i lëndojëpaksa.Gjithsesimos qëndroninëstrofullëntuaj.

Kjoditëdojetëmjafteerrët për të gjithë ata që janë në çift. Bëni kujdes me ato që do thoni sepse nuk do ketë kthimprapa.Fjalëtepamatura dhe për më tepër premtimet e tepruara do prishingjithëambientin.Beqarët do duan vetëm të argëtohen.

Horizontalisht: 1. Afrimitet me dikë, të cilit mund t’i thuhen gjëra që tregohen të tjerëve. 7. Quhej princi trojan që u vra nga Akili. 11. Vend i gjelbëruar në shkretëtirë. 12. Vendi Organizativ. 13. Notë muzikore. 14. Pleh kimik. 15. Skuadra e Kuçovës. 17. Skuadër futbolli e njohur angleze. 19. Rërë në dialekt. 20. Fusha më e madhe në rrethin e Lezhës. 22. Metal për bizhuteri. 23. Përemër vetor. 24. Një bimë që përdoret kryesisht për sallatë. 26. Postë Telegraf. 28. Çorovoda në makina. 29. Miratim. 30. Shtet në Afrikë. 32. Repart Grumbullimi. 34. Janë në mes të kolonave. 35. Të fikët në dialekt. 36. Një det i mbyllur në Azi. 37. Një lloj kërpudhe që përdoret si ushqim. 40. Pas kohës së caktuar a pas kohës së zakonshme. 41. Kat përdhes për të mbajtur bagëtinë. 42. Ndodhet në kokë. 45. Vende të gjera fushore pa drurë, me bimësi të varfër barishtore. 47. Është zakonisht pjata e parë. 48. Parietti e kinemasë italiane. 49. Ngjyra e melankolisë. 50. Organizatë terroriste.

Vertikalisht: 1. Gjel në dialekt. 2. Emër i dytë që i vihet dikujt për tallje, a për shaka. 3. Dëftesë ku është shënuar sasia e një malli që shitet dhe çmimi i tij. 4. I vogli i kalit, mbrapsht. 5. Arratisje nga burgu. 6. Kelmendi, heroinë. 7. Pajtim në mendime e në qëndrime me dikë, të shkuar mirë e pa fërkime. 8. Këngëtare e njohur kosovare. 9. Mbahet në dorë. 10. Që varet a kushtëzohet nga diçka tjetër. 13. Konica i njohur i letërsisë. 16. Seferi, luftëtar patriot. 18. Shijaku, piktor i njohur. 21. Shtet në Europë. 23. Është peshk i ujërave të ëmbla. 25. Bimë e vendeve të ngrohta, me gjethe shumë të gjata, të trasha, me tul. 26. I zoti i diçkaje. 28. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora. 31. Fabulist i letërsisë antike greke. 33. Grumbull frymorësh a sendesh. 37. Enë për të ngrënë. 38. Trung që përdoret për ndërtim. 39. Trup gjeometrik. 43. Reparti Lindjeve. 44. U rrëzua. 45. Saranda në makina. 46. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 015, 021, 125, 632, 657, 835, 910, 958. Numra me 4 shifra: 1259, 1457, 1526, 2285, 4571, 5232, 8542, 9999. Numra me 5 shifra: 08245, 11499, 14316, 14669, 21015, 35939, 44355, 48541, 52632,

59652, 71158, 74515, 76046, 85740, 89229, 89652. Numra me 6 shifra: 126321, 132015, 142563, 152211, 153122, 295529, 295784, 322215, 625152, 665156, 692159, 692221, 725552, 789941, 818661, 965126.


retro 1473 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

23

19s hk u rt

Lindi Koperniku, njeriu që tha se Toka rrotullohej rreth Diellit Nikolaus Koperniku u bë njëri nga astronomët më të shquar europianë me teorinë e tij të lëvizjes së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pasmesjetar. Përveç kësaj, ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikan, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtar. Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19-të u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gjë është e qartë, se ai ishte ose polak, ose gjerman. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e paqartë. Qyteti i tij i lindjes, Torn, pak kohë pas lindjes së

tij, kaloi nën sundimin e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak. Në Krakov dhe shumë universitete ai studioi matematikën, astronominë, teologjinë, drejtësinë dhe mjekësinë. Që nga viti 1512 derisa vdiq, më 1543, jetoi në Frauenburg, një qytet i vogëlth në Prusinë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale. Koperniku, në fakt, është specialist i të drejtës kanunore, disiplinë në të cilën arriti gradën “Doktor”. Puna si kanonik në katedrale i plotësonte nevojat ekonomike, kështu që mund t’u kushtohej hulumtimeve shkencore të trupave qiellorë.

Astronomia ishte disiplina e preferuar e tij. Pozicioni gjeografik i Frauenburgut, që ndodhej në bregdet, e favorizonte punën. Koperniku e vendosi observatorin dhe vendbanimin në një nga kullat mbrojtëse të bregut. Ndihmesa e tij në astronomi, që është një ndihmesë mjaft e madhe, qëndron në një teori: në kundërshtim me idetë e pranuara deri atëherë, nuk është kupa qiellore që bën një rrotullim të përditshëm përreth Tokës, por është Toka që rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar, dhe përshkon në të njëjtën kohë një rrotullim rreth Diellit.

Wolfgang Schäuble

Të ndihmosh për të qenë i urryer

Arsye patriotike Gjergj Bubani “Jo arsye politike, por arsye të forta patriotike kanë shkaktuar projektligjin që ndalon martesën e nëpunësve të Mbretnisë Shqiptare me gra të huaja”, -deklaroi në dhomë, nënkryetari i saj dhe propozuesi i dekretit, z. Hiqmet Delvina. Dhe me shumë të drejtë. Këtu nuk është fjala për besim a mosbesim. Te nëpunësi shtetnor shqiptar, civil ose ushtarak, Qeveria dhe Dhoma kanë besim të plotë. Karakteristika e shqiptarit është besnikëria dhe burrnia. Nëpunësi shqiptar, edhe i martuar me të huaj, nuk është e mundur t’i humbasë virtytet e tij: di të jetë burrë dhe besnik ndaj gjakut e kombit të vet, di të jetë pikësëpari shqiptar. Jo, pra, arsye politike, por arsye të forta patriotike e shkaktuan ndalimin në fjalë. Cilat janë këto arsye? S’ka dy javë që kombi mbarë shqiptar, duke folur me anë të përfaqësuesve të tij dhe duke ndjekur vijat e mëdha reformatore të hequra nga Prijësi Sovran, vendosi, me një zë, çrobërimin e motrave tona, ngritjen e gruas shqiptare në nivelin që ajo meriton, në nivelin ku i ri bukur të qëndrojë mëma, motra edhe gruaja e një populli i cili pretendon të zërë një vend të caktuar midis popujve të qytetëruar. Për t’u realizuar kjo, s’do të mjaftonte heqja e mbulesës së fytyrës. Gruaja shqiptare, e çrobëruar sot nga zakonet e ndryshkura dhe nga bestytnitë prapanike që i mohoni të drejtën më elementare të njeriut-të drejtën të shohë me sy të çelur diellin, botën dhe njerëzit- ka nevojë për një përkrahje të fortë morale dhe materiale, ka nevojë për gjithë kujdesjen dhe dashurinë tonë atnore dhe vëllazërore, që të mundë të përkëmbet ne jetën e re. Gruaja shqiptare e ditëve tona nuk është e përgatitur ta përballë këtë jetë drejtëpërsëdrejti, duke luftuar braz me burrin për të fituar dhe siguruar ekzistencën e vet. Ajo s’është e pregatitur as për shkencëtare, as për nëpunëse, as për tregtare, si shoqet e saj të Evropës. E vetmja mbështetje e gruas shqiptare, i vetmi ideal i saj, i vetmi sigurim i saj është vatra familjare. Ajo di të jetë vetëm shoqe e ndershme dhe mëmë e denjë. E kemi për detyrë, pra, të mos lejojmë që kjo e drejtë e gruas shqiptare, që është së bashku edhe misioni i saj i

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

vetëm, të shkelet. E mira do të ishte që, pa kurrfarë shtrëngese, pa ligj të posaçëm dhe pa urdhra qeveritare, të gjithë ata sa e ndiejnë veten shqiptarë të vërtetë, krenarë për gjakun e tyre dhe për virtytet e racës sonë, vullnetarisht dhe unanimisht ta merrnin, secili për vete, vendimin që përfshin ligji në fjalë. Dhe, c’’është e drejeta, shumica e madhe e popullit, kështu ka gjykuar dhe kështu ka vepruar. Nuk janë as një, as dy, por të panumërta rastet kur djem shqiptarë, qysh në vogëli të mërguar nëpër kurbete të largme, janë kthyer pas 10-15 vjetësh që të martohen në atdhe, me nga një gocë shqiptare, ndonëse në rrugën e jetës me mijëra gra kanë hasur dhe mijëra herë kanë pasur rastin të tërhiqen e të pushtohen prej bukurisë së tyre, të armatosur me gjithë shpikjet mjeshtërore të toaletës moderne. Ata, ndonëse sovranë mbi veten e tyre dhe mbi xhepin e tyre, ndonëse të ndodhur mijëra dhe mijëra kilometra larg Shqipërisë, rezistuan dhe, kur u erdhi koha e volitshme, u nisën nga Bostoni dhe nga Misiri, f.v.., për në katundin e vet që të martohen me goca shqiptare të thjeshta, të cilat shumë herë kanë rastisur t’i marrin me vete edhe në mërgim. A nuk pasqyrohet në këto martesa, në këto gjeste të popullit, gjithë krenaria jonë kombëtare? Ndërkohë, u vu re se disa të tjerë, çuna të parritur, të lartësuar me shpenzimet e kolektivitetit shqiptar në një nivel kulture dhe qytetërimi, të dërguar me bursa të Shtetit përjashta, dashurohen shpejt dhe keq dhe s’mundin të rezistojnë, por, ala me mustaqe të padjersitura, në kohën kur kujdesja e tyre te vetme duhet të jetë shkolla, fejohen dhe lidhin martesa nëpër botë. Kësaj rryme që kishte mbërritur të bëhet një modë midis të rinjve tanë intelektualë, ligji në fjalë erdhi t’i thotë: stop! Kombi shqiptar që po i mëson, kombi shqiptar që do t’i ushqejë një jetë të tërë me rrogë, rrogë të paguar nga djersa e këtij populli, ka tërë të drejtën të pretendojë që pranë tyre të gëzohen dhe prej rrogës së tyre të ushqehen nga goca shqiptare dhe jo të huaja. Asnjë arsye politike, pra, por arsye të forta kombëtare e imponuan këtë masë, të cilën populli shqiptar e duartroket me gjithë zemër. Botuar më 1937

Shqiptarët shikojnë ndërsa një traktor amerikan tërheq plugun në një fermë eskperimentale Shqipëri, vitet 1918

© CORBIS

Ministri gjerman i Financave kërkon vazhdimisht më shumë angazhim nga Greqia, në mënyrë që ajo t’i shpëtojë krizës. Këmbëngulja e tij për reforma drastike që do mund të shpëtonin vendin nga falimenti, e ka kthyer njëkohësisht në një prej figurave më të urryera në Greqi bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Së fundmi, disa herë gazetat greke e kanë pikturuar atë si një oficer nazist, ndërsa kundër Schaubles u ‘vërsul” edhe Presidenti i Greqisë, që e akuzoi atë se po e nëpërkëmbte Greqinë. Është një situatë e komplikuar për sy të jashtëm, që nuk i njohin mirë arsyet dhe pasojat e krizës greke, por nëse i referohesh medias gjermane (dhe jo vetëm asaj), njeriu i urryer ka firmosur çeqe me disa dhjetëra miliardë euro në ndihmë të Athinës. E megjithatë, grekët e revoltuar po e zbrazin dufin, atë që mbetet pasi kanë protestuar në rrugë kundër këtij burri të paralizuar nga gjoksi e poshtë që pas një atentati në fillim të viteve ’90, nga një person me probleme mendore. Schauble në fakt mund të quhet një politikan i vendosur dhe ndoshta ca më shumë i ashpër sesa duhet, por është edhe mendja kryesore pas përpjekjeve të mëdha që po bëhen për të shpëtuar euron dhe nxjerrë Europën nga kriza. Ai mori postin e ministrit të Financave në një kohë kur kriza sapo kishte nxjerrë dhëmbët dhe përmasat e saj nuk dukeshin ato që janë sot. U zgjodh aty pikërisht sepse, siç duket, ishte figura e duhur për të krijuar besim. Një konservator i hershëm, i vetmi në qeverinë e Merkelit që kishte punuar më herët nën 3 herë kancelarin Helmut Kol dhe një nga negociatorët kryesore të bashkimit të dy Gjermanive. Ai ishte parë deri vonë si trashëgimtar i “fronit” të Kol dhe ndoshta do të ishte bërë sikur të mos kishte qenë skandali i financimit të fushatës në kohën kur Kol drejtonte vendin. Schauble pranoi atëherë që kishte marrë paratë me të cilat do të financohej fushata, por mohoi të kishte bërë shkelje ligjore, sidoqoftë me ndihmën e Merkelit ai u spostua nga radha për të qenë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Përfshirja që i bëri më vonë Merkel në kabinet erdhi si surprizë. Por duket se Kancelaria kishte nevojë për një njeri me mjaft eksperiencë për të menaxhuar krizën, dikë që është i aftë të mbajë pesha të rënda dhe marrë vendime jo fort të pëlqyeshme në pjesën më të madhe të kohës. Një eksperiencë që duket se ka vlejtur deri më tani (përjashto Greqinë), pasi ka shtrënguar radhët në Eurozonë dhe ka sjellë miratimin e një projekti fiskal mjaft të rëndësishëm që do të bëjë më të forta lidhjet mes shteteve të BE. E ndërsa tashmë shihet herë me ironi e sarkazëm e herë më simpati si “superministri i Financave” për BE apo si njeri që po përcakton buxhetet e vendeve në krizë, Schauble i duhet të përballet me urrejtjen që ka ardhur prej kësaj. “Ne nuk jemi kokëfortë apo të pashpirt. Unë e kuptoj frikën e popullit grek. Ne kemi përgjegjësi jo vetëm ndaj Parlamentit gjerman, por edhe ndaj taksapaguesve tanë”, tha ai pas deklaratave të Papulias, që e akuzonte se kishte marrë nëpërkëmbë dinjitetin e Greqisë. Dhe duhet thënë, Presidenti i Greqisë është ndër zërat më pak të ashpër në këtë drejtim, pasi partitë e ekstremeve kanë filluar të flasin për luftë apo për nazizëm. Vetë Schauble duket se ka dashur të shpjegohet në një intervistë të dhënë për një të përditshme gjermane: “Unë preferoj solidaritetin dhe ndihmën. Megjithatë, fuçia duhet të ketë një fund”, tha ai. Dhe Schauble e ka treguar që nuk është kurnac, ai ka firmosur dhe ka lobuar për çeqet 30 miliardë apo 110 miliardë Euro që ka marrë Greqia dhe që e kanë mbajtur vendin të mos bjerë në katastrofë, mirëpo një ministër Financash nuk mund të jetë xhepshpuar dhe pikërisht kërkesa e tij për t’u siguruar se paratë që hidhen nuk do të shkojnë kot, është ajo që ka ndjellë edhe më shumë urrejtjen ndaj tij. Grekët, sidoqoftë, do duhet t’i gjejnë pak kohë më vonë një vend në krah të heronjve ose në krah të të këqijve. Përgatiti:Vladimir Karaj

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.