Gazeta Mapo

Page 11

E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

kinematografia

MAPO

11

Nik Xhelilaj duket se do të jetë ylli më i ri i telenovelave turke. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për aktorin e njohur shqiptar

Almeda Abazi, Missi që shkëlqeu në Turqi

Nik Xhelilaj

konkurron Ezelin dhe Mehmetin, ylli i ri në serialet turke Jonida Hitoveizi

por si një aktor i afirmuar, nga i cili pritshmëritë janë të mëdha.

N

ik Xhelilaj duket se do të jetë ylli më i ri i telenovelave turke. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për aktorin e njohur shqiptar, Xhelilaj. Niku, i cili kohëve të fundit nuk është angazhuar në ndonjë projekt në filmiografinë shqiptare, shumë shpejt do të jetë protagonist në një serial turk. “Kayıp Şehir” është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk “Kanal D”, i cili do të nisë të shfaqet në Turqi duke filluar nga muaji shtator. Shqiptari Nik Xhelilaj në këtë serial do të ketë rol protagonist. Ai do të jetë njëri nga 5 fëmijët e një familjeje që përjeton shumë drama. Kadir është emri i personazhit që Niku do të ketë në këtë film. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave turke ka qenë talenti dhe filmat ku ka luajtur më parë Niku. Ato e kanë cilësuar atë si një aktor të ri dhe premtues. Megjithatë, lidhjet e Nikut me Turqinë janë pak më të hershme. Në moshën 14-vjeçare familja e dërgon Nikun në Turqi për të vazhduar shkollën ushtarake, të cilën ai e braktisi për t’u rikthyer në Tiranë dhe për të nisur Akademinë e Arteve për aktor. Tani Niku nuk shkon më në Turqi si nxënës,

Shqiptari Nik Xhelilaj në këtë serial do të ketë rol protagonist. Ai do të jetë njëri nga 5 fëmijët e një familjeje që përjeton shumë drama. Kadir është emri i personazhit që Niku do të ketë në këtë film.

Historia Të humbur në qytet, tregon jetën në rrugët e pasme të Stambollit, të tragjedive njerëzore të shkaktuara nga varfëria, gratë, jevgjitë, transvestitët por edhe diskriminimi i zezakëve, çështjet e punës dhe fëmijët e rrugës që punojnë në një botë të dhunshme janë disa nga çështjet që ngrihen në këtë film. Një film, i cili flet për qytetet e mëdha dhe njerëzit shpesh të vegjël e të papërfillshëm që i popullojnë. Pas çdo njërit prej tyre qëndron një histori e tërë. Pikë qendrore e gjithë kësaj historie që ndodh në këtë lagje, është ajo e familjes Toptaş që vjen nga Deti i Zi. Pas zhdukjes së kryefamiljarit Merjemja, gruaja e tij dhe fëmijët fillojnë të kërkojnë babain e tyre të dashur. Por papritur Merjemja me 5 djemtë dhe një vajzë do të mbetet e ve me gjashtë fëmijë. Nik Xhelilaj luan rolin e 22-vjeçarit Kadir, që është një nga djemtë e familjes Toptas. Seriali nëpërmjet dramës së familjes Toptas përshkruan luftën për mbijetesë, por edhe në rrugët e errëta të Stambollit, të cilat sjellin në ekran një dramë njerëzore.

Lidhjet e Nikut me Turqinë janë pak më të hershme. Në moshën 14-vjeçare familja e dërgon Nikun në Turqi për të vazhduar shkollën ushtarake, të cilën ai e braktisi për t’u rikthyer në Tiranë dhe për të nisur Akademinë e Arteve për aktor. Tani Niku nuk shkon më në Turqi si nxënës, por si një aktor i afirmuar, nga i cili pritshmëritë janë të mëdha.

Almeda Abazi, bukuroshja e shpallur “Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe”, sot është shumë e njohur në Turqi. Ajo filloi të punonte si modele dhe më pas u bë e njohur në telenovela dhe filma në Turqi. Fama e saj në Turqi arriti kulmin kur ajo ishte një nga konkurrentet më të forta në “Dancing with the stars” në këtë vend. Almeda shpesh është shprehur se ishte më e lehtë për të pasur oferta në Turqi sesa në Shqipëri. “Shqiptarët atje më kishin. Fitova ‘Miss Shqipëria’ dhe ‘Miss Globe’ dhe ndenja për shumë kohë aty dhe nuk mora asnjë ofertë nga mediat shqiptare, as për reklama. Kështu që vendosa të iki në Turqi”, - është shprehur ajo kohë më parë në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare. Duket se Turqia po bëhet destinacioni i ri i shumë të rinjve që duan të provojnë suksesin jashtë kufijve shqiptarë. Megjithatë këtë nuk mund ta themi me siguri për Nikun pasi vetëm në një kohë të shkurtër ai ka pasur mjaft role në filmat shqiptarë. Ajo që mbetet fakt është se këta të rinj po ia dalin mbanë në një vend tjetër, në një vend ku talenti i tyre po triumfon mbi çdo burokraci të mundshme.

Serialet turk më të ndjekura në Shqipëri vitet e fundit Gjatë vitit 2011-2012 serialet turke në Shqipëri kanë qenë ndër më të ndjekurit. Si fillim ishte historia e Gymyshit dhe Mehmetit ajo që mbërtheu para ekranit shumë teleshikues, e më vonë Ezeli, seriali që theu çdo rekord audience. Kudo flitej për të nga të gjitha shtresat. Madje aktorët që interpretojnë Mehmetin dhe Ezelin mund të themi se u bënë të preferuarit e fermave shqiptare. A do ndodhë kështu edhe me Nikun kur seriali të nis të transmetohet në Turqi? Urojmë që po.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.