Gazeta Mapo

Page 21

sport

Renditja FIFA

E premte, 15 shkurt 2012 www.mapo.al

21

MAPO

Shqipëria zbret 7 vende, Spanja e para Shqipëria në pikiatë në renditjen e FIFA-s. Përfaqësuesja kuqezi humbi 8 pozicione nga klasifikimi i një muaji më parë, duka zbritur nga vendi 63 në të 71. Disafata e paparashikuar në miqësoren me Gjeorgjinë në “Qemal Stafa” ka ndikuar direkt në përllogaritjen e koeficientëve, që nuk kanë folur në favor të skuadrës së De Biazit. Rezultatet e miqësoreve të muajit shkurt kanë

favorizuar skuadra të tilla si Bjellorusia, Skocia apo Gjeorgjia, që një muaj më parë renditeshin poshtë Shqipërisë, ndërsa në renditjen aktuale pozicionohen më mirë së formacioni i De Biazit. Kombëtarja kuqezi mund të humbasë edhe më shumë terren pas eliminatores së marsit me Norvegjinë në transfertë, ku shanset për të marrë rezultat pozitiv nuk janë shumë të mëdha. Nuk ka

ndryshime të ndjeshme sa i përket 10-shes së parë të renditjes së FIFA-s. Spanja, Gjermania dhe Argjentina kanë ruajtur pozicionin e tyre në 3 vendet e para, Anglia ka fituar dy vende duke zbritur një pozicion më poshtë si Italinë dhe Kolumbinë. Portugalia ngjiten në në të shtatin, Holanda mbetet në vendin e 8, ndërsa 10-shja më e mirë mbyllet nga Kroacia dhe Rusia.

Rubin befason kampionët e Atletikos paqe mes Canës e Xhakës, Interi “ok” 34

Janë luajtur ndeshjet e para të turit të 1/16-ave të Europa League. Çelsi dhe Benfika fitore në transfertë, Zeniti dhe Anzhi “likuindojnë” Liverpulin e Hanoverin Jeton Selimi

Atletiko e Madridit, kampionët në fuqi të Europa League, janë befasuar në shtëpi, ndërsa janë mposhtur 0-2 nga rusët e Rubinit të Kazanit, duke bërë që ekipet ruse të arrijnë tre fitore në tre përballjet e djeshme. Ky rezultat e bën thuajse një mision të pamundur ndeshjen e kthimit. Gëkdeniz Karadaniz do të shënojë që në minutën e gjashtë, ndërsa dalja me karton të kuq e Sharomov do të japë iluzionin e përmbysjes së sfidës në pjesën e dytë nga ana e madrilenëve. Por, pavarësisht presionit të ekipit vendës, ata që do të shënojë janë sërish rusët, të cilët do të realizojë golin e dytë në sekondat e fundit të shtesës, atëherë kur edhe gardiani bardhekuq ishte hedhur në zonën e skuadrës ruse. Liverpuli është mposhtur nga Zenitit në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Europa League. Pjesa e parë e takimit ishte e barazpeshuar ndërsa në pjesën e dytë Zeniti arriti të krijojë epërsinë. I pari shënoi sulmuesi Hulk në minutën e 69-të, ndërsa tre minuta më vonë Sergej Semak rriti epërsinë në 2-0, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Pas këtij rezultati, Liverpuli e ka të vështirë në ndeshjen e kthimit të kualifikohet në Europa League. E njëjta situatë vlen të theksohet edhe për Hanoverin, që është mposhtur nga Anzhi 3-1. Megjithatë, goli

Ekipi i Rubin Kazan

i shënuar në fushën kundërshtare bën që Hanoveri të ketë ende një gjysmëshprese. Çelsi është gjithashtu pranë kualifikimit në 1/8-ën e Europa League pas fitores minimale në udhëtim te Sparta Pragës. Në gjithë ndeshjen vendasit luajtën mirë, por edhe Çelsi nuk u spraps dhe në fund u tregua përvoja e klubit anglez shumë kruciale. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Oskar, pas një kombinimi të përkryer me Eden Hazard (82’). Në skuadrën çeke, Bekim Bala, nuk bënte pjesë as në stol, ndërsa trajneri ka preferuar alternativa të tjera. Interi ka konfirmuar veten pas

Pistoruis në pranga, vret të fejuarën e tij, modelen Stinkamp Sprinteri jugafrikan deklaroi se e kishte shkëmbyer modelen për një hajdut. Policia e përgënjeshtron Nuk janë të qarta ende të gjitha detajet, por një tragjedi ka goditur Oskar Pistoriusin, atletin më të famshëm paraolimpik (që garon dhe me atletët “normalë”). Jugafrikani ka vrarë të fejuarën e tij, modelen Reva Stinkamp, duke i shtënë në kokë dhe në krah në shtëpinë e tij në Pretoria. Në një moment të parë dukej se Pistorius e kishte shkëmbyer vajzën për një hajdut, por policia e ka përjashtuar gabimin: akuza është ajo e vrasjes me dashje. Pistorius u ka thënë agjentëve se ka dëgjuar zhurmë në shtëpi dhe se qëlloi ndaj vajzës duke menduar se ishte një hajdut, ndërsa komshinjtë kanë folur për të bërtitura dhe zhurmë gjatë asaj kohe. Menjëherë më pas vjen

tragjedia. Zëdhënësi i forcave lokale të rendit, Katlego Mogale, është limituar duke thënë se “një 26-vjeçar është arrestuar (Pistorius është pikërisht 26 vjeç) dhe se në shtëpi kemi gjetur një pistoletë të kalibrit 9 milimetra”. Pistoruis do të dalë sot përpara gjykatës së Pretorias. Viktima, modelja Reva Stinkamp, ishte 30 vjeç dhe, sipas policisë, ka mbetur e vdekur në vend. Një mik i familjes së modeles është shprehur se prindërit e saj janë të rrënnuar nga kjo tragjedi që goditi familjen e tyre, ndërsa babai i Pistoruis ka mbetur pa fjalë nga aj që ka ndodhur, duke u befasuar nga veprimi i djalit të tij. Por ka edhe një mister të mbetur në Twitter dhe mund të jetë e lidhur ose jo me tragjedinë. Pak orë përpara se të vritej, modelja kishte shkruar në rrjetin social “cili është asi juaj nënn mëngë për Shën Valentinin nesër?” Mbase Reva po përgatitej për të bërë ndonjë surprizë në orët e natës dhe është vrarë, por këtë do ta zgjidhë hetimi.

Europa League Të enjten Anzhi – Hanover Zenit – Liverpul Ajaks – Steua Bate – Fenerbahçe Leverkusen – Benfika Dinamo Kiev – Bordo Levante – Olimpiakos Napoli – Plzen Sparta Pragë – Çelsi Atletiko Madrid – Rubin Kazan Bazel – Djepnër Inter – CFR Kluzh M’Gladbah – Lacio Njukastëll – Metalist Shtutgart – Genk Totenham – Lion

3-1 2-0 2-0 0-0 0-1 1-1 3-0 0-3 0-1 0-2 2-0 2-0 3-3 0-0 1-1 2-1

triumfit ndaj Kievos në kampionat. Dy gola të argjentinasit Palasio, një për çdo pjesë loje, do ta bëjnë ndeshjen e kthimit një formalitet për zikaltërit. Megjithatë, dalja me barrelë e Diego Militos të sapokthyer nga dëmtimi do t’ua prishë festën tifozërisë zikaltër. Ndeshja më spektakolare e mbrëmjes është zhvilluar në Gjermani, ku Borusia e Munshengladbahut e Granit Xhakës priste Lacion e Lorik Canës, me shqiptarët që u aktivizuan në pjesën e dytë si zëvendësues. Në minutën e 17-të Stranzl do të shënojë golin e parë për vendësit, por me kthimin nga dhomat e zhveshjes, Lacio do t’u japë dy shuplaka gjermanëve me

anë të Flokarit dhe Kozak në harkun e shtatë minutave. Më pas, gjyqtari do të japë një penallti për vendësit, që do t’i kushtojë kartonin e kuq Diasit, por nga pika e bardhë Stranzl do të gabojë. Sidoqoftë emocionet nuk kanë mbaruar. Gjyqtari do të bëhet sërish protagonist me penalltinë e tretë të mbrëmjes, sërish për gjermanët, ndërsa Cana do të jetë shkaktari. Borusia barazon dhe katër minuta më pas, në të 88-ën, do të kalojë sërish në avantazh. Por Lacio nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, ndërsa do të gjejë forca e do të barazojë sërish me Kozak, për ta vënë veten një hap para gjermanëve në sfidën e kthimit.

Serie A

Alegri: Të kalojmë Parmën, pastaj të mendojmë për Barçën Milani duhet të kalojë pengesën Parma dhe më pas mund të mendojë për Barcelonën. Masimiliano Alegri kërkon që skuadra e tij të ruajë përqëndrimin në prag të sfidës delikate kundër emiljanëve në “San Siro” sepse hapat falsë në kampionat mund të rezultojnë vendimtarë në garën për një vend në Champions L eague. “D jemve u kam kërkuar shumë përqëndrim pa harruar se mund të kapim përkohësisht Lacion derisa të zbresë në fushë të hënën”. Me pak fjalë, një sfidë kyçe për sezonin e kuqezinjve, nga e cila do të varet shumë edhe humori i skuadrës për ndeshjen ndaj gjigandëve katalanas. “Kemi pësuar shumë nga goditjet standarte, por mbi të gjitha nga goditjet me kokë. Duhet të punoj më shumë me fazën mbrojtëse por e pranoj se në Kajlari hasëm shumë vështirësi”. Dualizmi mes El

Sharauit e Balotelit për Alegrin është një shpikje e mediave. “Duhet të presim për të marrë përgjigjet e dëmtimit në tendinën e tij sepse prej tre ditësh nuk po stërvitet. Por kjo është e kuptueshme sepse ka luajtur plot 2470 minuta. Gjithsesi në sulm nuk kemi probleme sepse të dy lojtarët mund të luajnë bashkë pasi kanë karakteristika të ndryshme”. Super-Mario po i jep forcë morale skuadrës dhe kjo duket qartë, por tekniku livornez ka një këshillë për të. “Është një djalë normal si gjithë të tjerët por me mbërritjen në Milano duhet ta menaxhojë më mirë jetën private, ashtu siç duhet të bëjnë gjithë të rinjtë në nivelin mediatik. Duhet të bëhet më dinak sepse ai stërvitet shumë dhe unë jam i kënaqur nga puna që bën. Në këto momente ka mbi supe rolin e protagonistit dhe mund të transformohet një lojtar i kalibrit botëror”.

Massimo Alegri Serie A Të premten Milan – Parma Të shtunën Kievo – Palermo Roma – Juventus Të dielën Katania – Bolonja Xhenoa – Udineze Napoli – Sampdoria Peskara – Kajliari Torino – Atalanta Fiorentina – Inter

20:45 18:00 20:45 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.