Gazeta Mapo

Page 7

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2013

7

Prokuroria çon “Gërdecin” në Gjykatë të Lartë Tiranë Në prag të përvjetorit të pestë të tragjedisë së Gërdecit, prokuroria ka vendosur të kundërshtojë vendimin e Gjykatës së Apelit, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë. Para pak ditësh, prokurorët e Apelit kanë depozituar në shkallën më të lartë të gjyqësorit rekursin ndaj vendimit që ndryshoi akuzat dhe uli masat e dënimeve për të pandehurit e dosjes “Gërdeci”. Në materialin prej 180 faqesh, që tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Lartë, prokuroria vazhdon t’u qëndrojë akuzave fillestare ndaj të pandehurve. Një nga akuzat më të rëndësishme që është rrëzuar nga dy shkallët e gjyqësorit është vrasja në rrethana të tjera cilësuese, me rrezikshmëri për jetën e shumë të tjerëve që u ngrit

ndaj katër të pandehurve kryesorë të procesit. Të pandehurit e akuzuar për vrasje nga prokuroria u dënuan për shkelje të rregullave në punë dhe shpërdorim detyre, madje përfituan edhe uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar në Apel. Një tjetër moment që kundërshtohet nga prokuroria ka të bëjë me vendimin e pafajësisë që shkalla e parë dhe Apeli dhanë për disa nga të pandehurit. Prokuroria thotë se ata duhet të shpallen fajtorë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kjo akuzë tashmë është e provuar. Aktualisht kërkesa që do të përfaqësohet nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është hedhur ende në short nga Gjykata e Lartë, e cila pritet

të përzgjedhë edhe pesë gjyqtarët që do të kenë “në dorë” fatin e një prej dosjeve më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare. Rreth një muaj më parë Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humben jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Apeli shpalli të pafajshëm pesë të pandehur, ndërsa shkalla e parë kishte dhënë pafajësi për 9 prej tyre. Po ashtu, në Gjykatën e Apelit u ul me një të tretën masa e dënimit për të pandehurit Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji.

Përgjimet për policët dhe një aferë në doganën e Shkodrës Dy punonjës policie dhe një nënoficer ushtrie janë nën hetim për fletë-hyrjet e falsifikuara të automjeteve. “Është oficer policie, o vlla, me tre yje, kryekomisar t’thom o. Porosia e ‘gomës’ shkon deri në dyqind mijë lekë, pasi një vit më parë ia kishte bërë një shoku tjetër me 150 mijë lekë të vjetra” Tiranë Dy punonjës policie dhe një nënoficer ushtrie janë përfshirë në një aferë të dyshuar korruptive, për të siguruar kundrejt pagesës një fletë-hyrje automjeti të falsifikuar. Historia nis me kërkesë të kallëzuesit, i cili dispononte një automjet që kishte hyrë në Shqipëri në vitin 2009. Për ta pajisur automjetin me dokumente të rregullta, ai kërkoi ndihmë te një i njohuri i tij, me detyrë nënoficer në repartin “Zall Herr”, që kishte njohje me përgjegjësin e policisë kufitare në Shkodër. Kaq do të mjaftonte që ndërmjetësi Artan Tafani të prezantonte oficerin e policisë si “shefin e Shkodrës” që do e zgjidhte këtë punë për një shumë parash. Por sipas tij, ndryshe nga disa kohë më parë, tashmë çmimi ishte rritur. “Është oficer policie, o vlla, me tre yje, kryekomisar t’thom, o”thotë në një nga bisedat e përgjuara Artan Tafani, teksa i prezanton kallëzuesit oficerin e policisë Arben Sinani. Ai thotë se porosia e “gomës” shkon deri në dyqind mijë lekë, pasi një vit më parë ia kishte bërë një shoku tjetër me 150 mijë lekë të vjetra. Në një tjetër bisedë mes Artan Tafanit, Arben Sinanit dhe kallëzuesit E.H., Tafani thotë se “ky është vetë shefi i madh, shefi i Shkodrës”. “Si... asht shef i madh mor ti... ky është shefi vet o vllai tem, është shefi Shkodrës. Ky e bën direkt or vlla, e thotë tak-tak, vet tak”- thotë ndërmjetësi teksa prezanton oficerin e policisë te personi që do t’i ofrohet shërbimi. Ndër të tjera, Artan Tafani thotë se një gjë të tillë e kishte bërë edhe katër muaj më parë, kur kishte kryer një porosi për një “Benc ML”. I pranishëm në këtë bisedë, oficeri i policisë, Arben Sinani, e miraton kërkesën për nxjerrjen e fletë-hyrjes së automjetit dhe thotë se fillimisht duhet bërë kjo gjë, e më pas procedurat e tjera. “Hyrja bën njiqind e pesëdhjetë mijë lekë dhe pastaj vazhdojmë me t’tjerat”- thotë në bisedën e përgjuar Arben Sinani. Më 9 shkurt të këtij viti, të tre personat takohen sërish mes tyre, por këtë radhë “ndërmjetësi” thotë se Beni po e bën për shoqëri këtë punë, madje i drejtohet kallëzuesit E.H., duke i

thënë: “Un e kam bezdi me i ra pesë herë nji personi në qafë. Ai biles prej meje të ka respektu më shumë... në Murqan e në Han të Hotit. Beni është përgjegjësi, shefi. Që ta dish”. I pranishëm në bisedë, Arben Sinani merr përsipër nxjerrjen e fletëhyrjes së automjetit duke caktuar ditën e hënë si afat për marrjen e saj. “Unë të hënën jam në punë... fletëhyrjen ta bëj unë o burrë.. kurdo si t’i bish, kur do vish është në rregull kjo punë”- i thotë oficeri i policisë kallëzuesit. Ata takohen sërish në datën 10 shkurt, kur E.H. i jep shumën prej 150 mijë lekësh Arben Sinanit, të cilat i numëron dhe e pyet dy herë nëse janë në rregull. “I.H.: E ke marrë shënim ti... pezjet, njëq-

“Si... asht shef i madh mor ti... ky është shefi vet o vllai tem, është shefi Shkodrës. Ky e bën direkt or vlla, e thotë tak-tak, vet tak” ind. Arben Sinani: Shumë në rregull. I.H.: Edhe pezjet, a jan në rregull? Arben Sinani: Shumë në rregull”- citohet në transkriptet e përgjimeve. Në datën 14 shkurt, kallëzuesi dhe oficeri i policisë takohen sërish, ku Arben Sinani i thotë se kishte mbaruar punë dhe i jep kallëzuesit një flet-raport të marrë nga sistemi TIMS, sipas të cilit automjeti që dispononte E.H. kishte hyrë në Shqipëri në datën 9 shkurt 2013.

Dogana e Morinit

Përgjimet për aferat në polici 1 Shkurt 2013 Artan Tafani në bisedë me kallëzuesin E.H. Artan Tafani: “... të marr fletëhyrjen, i them e bo, s’e bo, ene çmimin... nuk të pret doganë ai, të pret flet-hyrjen që ke hy n’filan... ene kaq. Këtu mbaron detyra e atij, si t’japi fletë-hyrjen që kjo ka hyrë dje... ta kryej unë, hiç për zotin... kët punë t’a kryj unë o I.., jo jo, do. M’jep fletë-hyrjen e fotokopjume m’u se e ka pas bë njëqind e pesdhjetë mijë lekë para një viti kur ja kam ba nji shoku tjetër unë. Është ngrit pazari. Është oficer policie o vlla, me tre yje, kryekomisar t’thom, o I., po a jo. Porosia e gomës, goma shkon dyqind mijë lekë ose njiqind e pesëdhejtë mijë lekë” 4 shkurt 2013 Artan Tafani, Arben Sinani dhe E.H Artan Tafani: “Si... asht shef i madh mor ti... ky është shefi vet o vllai tem, është shefi Shkodrës. Ky e bën direkt or vlla, e thotë tak-tak, vet tak... unë ja kryva porosinë para katër muajsh, ja kam mbau njonit, mi maroj ky. Benc ML i shkurtën” Arben Sinani: “Po ashtu, duhet me bo ne hyrjen njiherë... bëjmë hyrjen, që t’vazhdojmë

procedurat. Hyrja bën njiqind e pesdhjetë mijë lekë dhe pastaj vazhdojmë me t’tjerat... atëherë ja lemë n’dorë. Këtë hyrjen mun me e bë ene sot...” 9 shkurt 2013 Artan Tafani, Arben Sinani dhe E.H Artan Tafani: “Nuk ke nevojë me shku fare atje se e kryen lali vetë atë punë. Nuk ka nevojë... o I. Keje kartën, jepja Benit e ka mbaru punë ai për çat flet hyrje. Pastaj të tjerat... ke punë me mu. Me Benin nuk ke asnjë lloj pune në botë. Beni s’merret me këtë punë, por për shoqni po e bën... a më kuptove? Për shoqni, edhe Benin s’e njeh kurkun, a e njeh Benin? ...ene këtë s’e njeh fare. Me njeri në botë s’ke punë. Vetëm me mu. Ene ku të vij puna, jam unë prap. A e kuptove I.? Dëgjo me Benin unë kam maru shkollën. Beni më njeh mirë mu. Un e kam bezdi me i ra pesë herë nji personi në qafë. Ai bilës prej meje të ka respektu më shumë... në Murqan e në Han të Hotit. Beni është përgjegjësi, shefi. Që ta dish.” Arben Sinani: Të hënën del ajo... po mirë pra. Pasaportë biometrike, a ke ti? Ke dalë

ndonjëherë me kartë? Unë të hënën jam në punë... fletë-hyrjen ta bëj unë o burrë.. kurdo si t’i bish, kur do vish është në rregull kjo punë. Nëqoftëse je nesër me i pru mirë, nëqoftëse ashtu, mbas nesër jam në punë. Kur të vij tjetërpasnesër”. 10 shkurt 2013 Arben Sinani dhe I. H. I.H: Tash, a t’i jap lekët unë ty, se letrat i ke tij. Arben Sinani: Kartën a e more me vete sot? I.H: E ke marrë shënim ti.. pezjet, njëqind. Arben Sinani: Shumë në rregull I.H: Edhe pezjet, a jan në rregull? Arben Sinani: Shumë në rregull I.H: Kurse tash, kur t’vish a do më ndihmosh.. targa a nga kto, se s’njof kënd mor burr. Arben Sinani: Po ato targat, po ore te targat e der te dogana mor vlla. I.H: Te targat e te dogana Arben Sinani: Të gjitha mor ti kryj un ore. I.H: Ti nesër ça ore nisesh? Arben Sinani: Nisem nesër nga ora gjashtë, nga ora tetë jam aty, nga ora dhet është e kryme.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.