Gazeta Mapo

Page 5

kronika e ditës opozita

Gazeta Gazeta MAPO MAPO

www.mapo.al www.mapo.al//gazetamapo@gmail.com gazetamapo@gmail.com

Këshilla “Koalicionet partiake shtojnë votën partiake, por nuk thithin votën e interesave, që lidhen drejtpërdrejt me të majtën. Unë mendoj se PS-ja ka shpallur koalicionin, që ka parti me interesa partiake… PS-ja duhet të zgjerojë koalicionin, me gamë të ndryshme interesash, dhe jo vetëm me tryeza.”

27.02.2013 14.03.2013

57

Privatizimet “Në rast se në Kushtetutë thuhet se prona publike është e barasvlershme me pronën private, natyrshëm duhet që qytetarët të jenë pjesë e procesit dhe kjo gjë s’ka ndodhur dhe s’po ndodh me asnjë proces privatizimi. Kjo ka sjellë dështim të privatizimeve, nxitimi për t’i privatizuar në këtë periudhe krize, pa e zgjidhur krizën, tregon tendencën abuzive të qeverisë Berisha.

Erion Braçe: PS të dalë jashtë formimit të një koalicioni partiak Deputeti i PS: “Në opinionin tim do të duhet që të përfaqësohen shtresat dhe kategori sociale që duhet të mbrojnë interesat e tyre, brenda koalicionit, pse jo punëtor, pse jo sipërmarrës që janë jashtë suazës së klientelës politikës. Ata që kanë ngritur biznesin me djersën e ballit, pa interesa politike, koncesione e tendera.” TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion

Braçe, i mbetet mendimit se për listat e kandidatëve për deputetë duhet të zbatohet modeli i primareve në ShBA, ndërsa jep një këshillë për kryetarin Edi Rama, lidhur me koalicionet, që duhet të formojë PS-ja. Lista e kandidatëve

“Kjo është një çështje e brendshme e PS-së. Unë pres të flas në forumet e partisë, me gjithë dimensionin që ka, duke filluar nga mënyra më e mirë si mund të ndërtohet një listë me kandidatë për deputet. Veçanërisht në kushtet e këtij sistemi elektoral, që s’ka ballafaqim të drejtpërdrejtë të deputetit me qytetarin. Kriteret duhet të jenë themelore, deri te mënyra e përzgjedhjeve, unë jam partizan i modelit të primareve në ShBA”, tha dje Braçe në një intervistë për “News24”. Koalicionet

Erion Braçe shprehet se për të maksimizuar votat duhet të dilet jashtë koalicioneve partiake. “…Koalicionet partiake shtojnë votën partiake, por nuk thithin votën e interesave, që lidhen drejtpërdrejtë me të majtën. Unë mendoj se PS-ja ka shpallur koalicionin, që ka parti me interesa partiake… PS-ja duhet të zgjerojë koalicionin, me gamë të ndryshme interesash, dhe jo vetëm me tryeza…”, tha Braçe, duke shtuar se duhet zgjeruar përfaqësimi me kategori sociale zëri i të cilave pak dëgjohet. “…Në opinionin tim, do të duhet që të përfaqësohen shtresat dhe kategori sociale që duhet të mbrojnë interesat e tyre, brenda koalicionit, pse jo punëtor, pse jo sipërmarrës që janë jashtë suazës së klientelës së politikës. Ata që kanë ngritur biznesin me djersën e ballit, pa interesa politike, koncesione e tendera. Sipërmarrës që janë ngritur nga toka me punën e tyre të ndershme. Pse jo kategori socia-

Topi siguroi se FRD-ja do të kushtëzojë çdo lloj aleance në qeveri dhe vendimmarrje, me detyrimin për të shlyer kompensimin përfundimtar të ish-të përndjekurve

le për të cilat flasim shumë po bëjmë pak, si para ose tetraplegjikët. Këta persona janë shumë më të shkolluar, madje të mbishkolluar, se një pjesë e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Do të duhet të jenë në Kuvend që të mbrojnë interesat e tyre në Kuvend, dhe për fat të mirë interesat e tyre përputhen me ato të së majtës”, - tha ai. Braçe foli edhe për kategori të tjera, si ish-ushtarakët, të papunët, të cilët mund të përfaqësojnë më mirë se kushdo interesat e tyre. Privatizimet

Një tjetër çështje për të cilën u pyet dje Brace lidhet me qëndrimin e PS-së ndaj privatizimeve të fundit. “…Një pjesë e çështjeve që janë diskutuar në Parlamentin e Shqipërisë kanë qenë të depozituara në Kuvend prej 2 muajsh. Lotaria kombëtare, për shembull, ndërsa hidrocentralet erdhën vonë dhe u futën për votim jashtë procedurave parlamentare. Natyrisht ne e kontestuam, sepse bëhet fjalë për pasuri kombëtare të shqiptarëve. Dhe nga ana tjetër kemi privatizimin e të drejtës monopol të Lotarisë Kombëtare, pa pasur transparencë. Por kur flas për transparencë e kam fjalën jo për publikim të kontratës, por transparencë të të gjithë procesit, thithjen e mendimit, të opinionit e të grupeve të interesit, që lidhen drejtpërdrejt me këto procese privatizimi, apo dhe të drejta të tjera ekskluzive monopol që po jep qeveria”, - tha Braçe. Më tej ai shtoi: “…në rast se në Kushtetutë thuhet se prona publike është e barasvlershme me pronën private, natyrshëm duhet që qytetarët të jenë pjesë e procesit dhe kjo gjë s’ka ndodhur dhe s’po ndodh me asnjë proces privatizimi. Kjo ka sjellë dështim të privatizimeve, nxitimi për t’i privatizuar në këtë periudhe krize, pa e zgjidhur krizën, tregon tendencën abuzive të qeverisë Berisha”.

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe

“Kemi privatizimin e të drejtës monopol të Lotarisë Kombëtare, pa pasur transparencë. Por kur flas për transparencë e kam fjalën jo për publikim të kontratës, por transparencë të të gjithë procesit

Mediu-vëzhguesve: Ky është Kod antidemokratik TIRANË Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e cilësoi Kodin

aktual Zgjedhor tërësisht antidemokratik, gjatë një takimi që ai zhvilloi me përfaqësuesit e misionit të OSBE-ODIHR-it. Mediu theksoi se është e nevojshme një prani sa më e madhe e përfaqësuesve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, për të garantuar një proces zgjedhor transparent. “Ky është një Kod tërësisht antidemokratik” - u shpreh Mediu. Për pasojë, pjesëmarrja sa më e gjerë e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, do të ishte një mbështetje për partitë e vogla, të cilave, sipas tij, u është mohuar çdo e drejtë mbi procesin, duke mos u lejuar as vëzhgues e as numërues.

Topi: Do kushtëzojmë aleancat për ish-të përndjekurit

16 vjeç votues, Ruçi-Patozit: Nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës

TIRANË Fryma e Re Demokratike organizoi dje një tryezë me ish-të përndjekurit politikë, ku u pasqyrua edhe programi i saj kundrejt kësaj kategorie. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, tha se në themel të saj FRD-ja kërkon të trajtojë një program me probleme dhe premtime të realizueshme. “FRD-ja ka hartuar një program, i cili tingëllon paradoksal, sepse synon të zgjidhë ato probleme që duhej të ishin zgjidhur gjatë këtyre 22 viteve”, - tha ai. Topi siguroi se FRD-ja do të kushtëzojë çdo lloj aleance në qeveri dhe vendimmarrje, me detyrimin për të shlyer kompensimin përfundimtar të ish-të përndjekurve brenda 3 viteve, duke filluar nga viti i parë i qeverisjes. Në programin e saj FRD-ja ka përfshire edhe nismën ligjore për hapjen e dosjeve të kohës së diktaturës, miratimin e një ligji të ri mbi lustracionin, dhe hapjen e dosjeve për të vrarët pa gjyq. Së fundmi, kjo forcë politike ka përfshirë edhe një tjetër pikë, që lidhet me hartimin e një nisme ligjore për të shfuqizuar të gjitha nderimet zyrtare dhe titujt për diktatorin Hoxha dhe kupolën e lartë drejtuese të PPSh-së, kërkesë kjo e parashtruar pak kohë më parë nga ish-të përndjekurit gjatë një takimi me presidentin Nishani.

TIRANË Propozimit të kryeministrit Sali Berisha i doli tym

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, është shprehur se nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës tre muaj para zgjedhjeve

i zi në përpjekjen e tij për të përfshirë 16-vjeçarët me të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka mjaftuar një takim njëorësh mes kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, dhe atij të PS-së, Gramoz Ruçi, për të rrëzuar kërkesën e Berishës, të bërë publike në fillim të javës, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, është shprehur se nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës tre muaj para zgjedhjeve. Ai radhiti disa problematika që po shoqërojnë përgatitjen e zgjedhjeve, siç janë listat e votuesve, duke përmendur edhe një tjetër çështje të pazgjidhur, ajo e votimit të emigrantëve. Pavarësisht dështimit të negociatave, kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e qeverisë se nuk do të ndalojë në përpjekjen e tij, derisa 16-vjeçarët të kenë të drejtën e votës në zgjedhje. “…Unë i siguroj 16-vjeçarët e këtij vendi se nuk do të ndaloj kurrë përpjekjen time, derisa ata të votojnë si qytetarët me të drejtë vote të barabartë me qytetarët e tjerë…Ftoj të gjitha forcat politike që të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh, por ta marrin këtë si një çështje të drejtë dhe themelore, së paku të 100 mijë qytetarëve shqiptarë, që mezi presin të paraqiten ditën e votimit të firmosin me përgjegjësi me votën e tyre për vendin e tyre në katër vitet që vijnë”, - tha ai.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.