Gazeta Mapo

Page 7

E enjte 14 shkurt 2013 www.mapo.al

kronikë

7

MAPO

Reagon Zamira Durda: Është turp z.kryetar, mos u largoni ashtu. Ky është një turp!

Apeli zbut dënimet për Gërdecin, Prokuroria bën gati 15 urdhër-arreste reagimi

Gjykata e Apelit ul 1/3 e dënimit për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin dhe shton dënimet për ushtarakët. Pronari i “Albademil” pritet të rikthehet vetëm për 3 muaj në qeli. Prokuroria numëron ditët e burgut dhe bën gati urdhër-arrestet

Familjarët e viktimave: Jeta, biznes i mirë për drejtësinë Tiranë Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit reaguan familjarët e viktimave, të cilët thanë se e ndoqën me mosbesim dhe dhimbje këtë vendim që zbut dënimet për fajtorët e Gërdecit. Familjarët e viktimave kritikojnë mënyrën e shpalljes së këtij vendimi, duke e cilësuar si jo normale situatën, ku edhe pse ishin prezente, me dënimin përfundimtar të të pandehurve janë njohur nëpërmjet medias. “Kemi jetuar me indinjatë të thellë të gjithë atmosferën që pararendi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe me dhimbje e mosbesim dispozitivin që përcaktoi dënimet e zbutura për fajtorët e tragjedisë që simbolizon momentin më korruptiv të shtetit”, - thuhet në deklaratën e familjarëve të viktimave të Gërdecit. Sipas tyre, masat e policisë dje në Gjykatën e Apelit ishin vetëm për të kontrolluar rreptësisht viktimat e vërteta të kësaj tragjedie. “Gjykata e Apelit sot ishte e rrethuar me mbi 100 efektivë të policisë të cilët patën vullnetin dhe kujdesin të na kontrollonin imtësisht përpara se të futeshim në sallën e gjyqit. Kontrolli ishte i rreptë dhe serioz por ndaj personave të gabuar, viktimat e vërteta të kësaj ngjarjeje të kobshme. Viktimat e vërteta pasi kaluan kontrollin serioz e një shteti që nuk ekziston nuk mundën të dëgjonin vendimin e gjykatës në kushtet normale për shkak se ngelën jashtë dyerve të sallës ku u mor ky vendim”, - thuhet në deklaratë. Më tej familjarët e viktimave shprehen se në pamundësi për të patur drejtësi, i drejtohen opinionit publik për të denoncuar drejtësinë që sipas tyre krijoi të gjitha kushtet që fajtorët të mos merrnin dënimin e merituar. “Është e dhimbshme që pas 5 vjetësh rropatjesh në dyert e drejtësisë kemi zbuluar vetëm se jeta vlen shumë pak për viktimat dhe është biznes shumë i mirë për të ashtuquajturin sistem të drejtësisë shqiptare”, - përfundon reagimi i familjarëve të viktimave të Gërdecit.

Leonard Bakillari Tiranë Në prag të 5-vjetorit të tragje-

disë së Gërdecit, të paktën 12 nga 28 të pandehurit duhet të kthehen në qeli si përgjegjës për shpërthimin që shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur. Vendimi i Gjykatës së Apelit rikthen në qeli të pandehurit kryesorë të këtij procesi, si dhe ushtarakët që janë dënuar nga 1 deri në 3 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Tashmë vendimi është i formës së prerë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe për këtë arsye, prokurorët kanë nisur nga puna për përllogaritjen e afateve të paraburgimit dhe pritet të urdhërojnë arrestimin e zyrtarëve të dënuar me burg. Trupi gjykues i kryesuar nga Alaudin Malaj shpalli dje vendimin ndaj 29 të pandehurve, përfshi edhe kompaninë “Albademil”, duke reduktuar ndjeshëm vendimin e Gjykatës së Tiranës, të paktën për tre nga katër të pandehurit kryesorë. Në një sallë të tejmbushur, ku familjarët e viktimave të tragjedisë mbetën në korridorin e gjykatës, kreu i trupit gjykues tha se lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, me disa ndryshime. Sipas këtij vendimi, ish-drejtorit të ndërmarrjes “Meico”, Ylli Pinari, i ulen 8 vjet nga dënimi i mëparshëm duke e dënuar përfundimisht me 10 vjet burg. Pinari dhe dy të pandehurit e tjerë, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli përfituan uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkesë e cila ishte rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës. Në bazë të përllogaritjeve rezulton se Mihal Delijorgji, pronari dhe administratori i kompanisë “Albademil” që zhvillonte veprimtarinë e demontimit të predhave në Gërdec, dënohet përfundimisht me 6 vjet e 7 muaj burg. Deri tani Delijorgji ka vuajtur rreth 6 vjet e 4 muaj burg dhe tashmë duhet të rikthehet në qeli për të shlyer edhe tre muaj të tjerë burg sipas vendimit të Gjykatës së Apelit. Ulja e një të tretës së dënimit ka lehtësuar edhe ish-drejtorin e punishtes së demontimit, Dritan Minxolli, i cili dënohet përfundimisht me 12 vjet burg. I vetmi që nuk ka përfituar ulje dënimi është specialisti i ndërmarrjes “Meico”, Sokol Ngjeçi, për të cilin ka mbetur në fuqi dënimi me 10 vjet burg i dhënë nga Gjykata e Tiranës. Gjithashtu, Gjykata e Apelit hoqi dënimin me gjobë për disa nga të pandehurit dhe reduktoi me një të tretën masën e dënimit ndaj kompanisë “Albademil”, e cila nga 25 milionë lekë gjobë tashmë duhet ta paguajë 16.6 milionë lekë. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për disa ushtarakë e zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët ishin shpallur të pafajshëm, ndërsa u dënuan në Shkallën e Dytë me

vendimi Të pandehur

Gjykata e Tiranës

Gjykata e Apelit

Ylli Pinari

18 vjet burg

10 vjet burg

Sokol Ngjeçi

10 vjet burg

10 vjet burg

Mihal Delijorgji

10 vjet burg

6.7 vite burg

Dritan Minxolli

18 vjet burg

12 vjet burg

Ardian Mullahi

I pafajshëm

I pafajshëm

Shkëlzen Madani

3 vjet burg Pezullimi i dënimit

Dashnor Çaushi

3 vjet burg

3 vjet burg

Armand Tartari

1 vit burg

1 vit burg

Luan Hoxha

6 vjet burg

5 vjet burg

Agim Lala

I Pafajshëm

I pafajshëm

Hilmi Laçaj

3 vjet burg Pezullimi i dënimit

Ndue Marku

1 vit burg

1 vit burg

Shpëtim Spahiu

4 vjet (pezullim dënimi)

I pafajshëm

Zija Baja

I pafajshëm

3 vjet burg (pezullim dënimi)

Agim Babameto

I pafajshëm

1 vit burg (pezullim dënimi)

Rezart Tërshana

I pafajshëm

1 vit burg (pezullim dënimi)

Besnik Dauti

I pafajshëm

3 vjet burg (pezullim dënimi)

Fatbardh Kuçi

1 vit burg

1 vit burg

Gëzim Oshafi

3 vjet burg

3 vjet burg

Jorgo Mino

3 vjet burg

3 vjet burg

Denis Hajdari

1 vit burg

1 vit burg

Fari Toska

3 vjet burg

3 vjet burg

Zenun Fero

3 vjet burg

3 vjet burg

Hysni Çoçka

3 vjet burg

3 vjet burg

Adriatik Mema

I pafajshëm

I pafajshëm

Juliana Margariti

I pafajshëm

I pafajshëm

Lavdi Shatro Kthim aktesh Lënë në fuqi Fiqiret Mato

I pafajshëm

I pafajshëm

“Albademil” sh.p.k

25 milionë lekë gjobë

16.6 milionë lekë gjobë

burgim nga një deri në tre vjet. Por ky dënim sipas kreut të trupit gjykues do të pezullohet, duke urdhëruar të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës. Përfundimisht, të pandehurit që do të shkojnë në qeli përveç katër të akuzuarve kryesorë janë: ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, i dënuar me 5 vjet burg, Dashnor Çaushi, Armand Tartari, Ndue Marku, Fatbardh Kuçi, Gëzim

Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari, Fahri Toska, Zenun Fero dhe Hysni Çoçka. Por vendimi i Shkallës së Dytë u prit ashpër nga Zamira Durda, nëna që humbi djalin e saj 10-vjeçar në shpërthimin tragjik të 15 marsit të vitit 2008. Menjëherë pas shpalljes së vendimit Durda tha se ky është një turp. “Është turp z. kryetar, mos u largoni ashtu, ky është një turp. E provofshi tek fëmijët tuaj!”- tha Durda.

Në një sallë të tejmbushur, ku familjarët e viktimave të tragjedisë mbetën në korridorin e gjykatës, kreu i trupit gjykues tha se lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, me disa ndryshime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 15, pika 3 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 342, datë 14.07.2000 “Për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë ”, z. Everest UKA është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST NË NJËSINË QENDRORE TË HARMONIZIMIT TË MENAXHIMIT FINANCIAR DHE KONTROLLIT NË MINISTRINË E FINANCAVE. Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare Nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937

www.pad.gov.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.